Ajo është autore e disa veprave të rëndësishme letrare dhe drejtuese e një organizmi letar të përmasave kontinentale e mëtej. Penda e saj është e nje krijueseje të mirëfilltë, të talentuar dhe poezia dhe proza e saj janë të një niveli të lart artistic dhe të një stili bashkëkohor që të imponon nderim dhe besim për një autore të shquar.
Dorëheqja e saj nga buka e gojës, duke ju drejtuar kryeministrit te Shqipërisë Edi Rama, është akt i rëndësishëm deri në madhështi i një intelektualeje antikonformiste.
Më kujtohet, dhe më kanë ngelur në mend fjalët e një djali të intervistuar nga një TV kur u pyet se pse do të emigronte në Gjermani. Ai ish rreth 17 vjec mjaft i trishtuar, i bindur se do gjente lumturinë në një vend tjetër. Tha pikërisht: Do iki, …Le ta gëzojnë Shqipërinë Sali Berisha, Edi Rama, Lulëzim Basha…!” Këtë britmë të tij besoj se nuk e kam dëgjuar vetëm unë, por askush, as unë, nuk shkruam për këtë britmë. E lamë tëzhdukej në shkretëtirën e heshtjes që përfshin tërë Shqipërinë, ku edhe vdekja është bërë e zakonshme, sado tragjike qoftë ajo.
Ndoshta ish e domosdoshme të shtohej britma e Entela Kasës:
“ E keqardhur , por e bindur në parimet në të cilat besoj , po ju them publikisht se unë nuk i kthehem ushtrimit të detyrës sime si mësuese e gjimnazit Qemal Safa, deri ditën kur prej atij institucioni të jenë larguar mercenarë të terrorrit politik…”
Në essenë për romanin e saj dinjitoz “Të korrat e krishtlindjeve,” kam proferuar titullin “ Britma universale e Entela Kasës” …Po, përvec romanit të saj ne kemi aktin dhe britmën e saj universale për “cminimin” e Shqipërisë nga mediokrriteti, dhuna psikologjike, mosvlerësimi i njerzëve ta aftë, të ndershëm, idealist.
Vlerësimi deri në parlament i përfaqësuesve të ligjvënies nga mediokërr e injorantë klasikë, vlerësimi më shumë i një zuzari se sa injë shkrimtari,i një krimineli shumë më tepër sesa i njeriut të ndershëm eshte britma reale e Enteles. Mbarsja e atmosferës shqiptare me dhunë, krime, hemoragji intelektuale, shkatërrim ekonomik, mos ndëshkim të kriminelëve, gjykatësësve që vetëm gjykatës s,mund të jenë, me mjekë që të vrasin pa pikën e pendesës,me shkencëtarë pa një vepër shkencore,me akdemikë pa një vepër intelëktuale krijuese, me universitete që prodhojnë diploma si tullat e fabrikave, me analistë që marrin leje nga Padronët, me media që jetojne nën ankthin se ja sot ja nesër mund ti priten tërë arteriet në emër të ligjit etj etj , ja kojo eshte britma e Entela Kases.