• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kur e përqafon drogën, në dorë të ngelet skeleti i asaj që ke ëndërruar

September 21, 2015 by dgreca

Shkruan:Saranda R.Shala/

Shoqëria jonë krahas shumë dukurive negative që janë përciellë me vite, në ditët e sotme  përveç krizës ekonomike,ballafaqohet me një luftë të rëndë, përdorimin e substancave abuzive legale dhe jolegale. Mosha e cila atakohet me këtë dukuri padyshim janë të rinjët,por nuk përjashtohen as të rriturit,madje një “trendy” të tillë e ndjekin dhe shumë femra.Droga është një substancë toksike e cila mund të ndryshoj gjendjen e vetëdijes.Drogat janë substancë psikoaktive, të cilat pas futjes në organizëm shkaktojnë ndryshime në planin e sjelljes.Këto  mundë   të jenë çrregullime afatshkurtëra dhe  afatgjata.

Varësisht prej llojit të drogave disa prej tyre shkaktojnë varshmëri shumë më shpejt e më të rëndë. duke filluar nga humbja e të perceptuarit , lodhje të organizmit , humbje të oreksit , rënie në peshë , dhembje të shpeshta koke , sëmundje të organeve të frymëmarrjes , rënie të koncentrimit , sëmundje të lukthit , vjellje , zbehje , sëmundje të gjakut , mundësi e rritur për kancer, çrregullime të ritmit të zemrës , pagjumësi , halucinacione , ethe, të dridhura të shpeshta , temperatura të ulta trupore , varësi psiqike etj.

Zakonishtë,drogat më të njohura dhe ato që përdoren më së shpeshti janë: marihuana, hashashi, kokaina,heroina,LSD etj. Ato, merren kryesishtë duke e thithur atë përmes vrimave të hundës,e cila depërdon  deri në gjak.Përdoruesi  provon një efekt stimulus dhe gjendje shpirtërore të ngritur.  Në fillim nga lumturia mundë të shohin ëndërra me syhapur,por më vonë dukshëm vërehen pasojat. Marrja e dozave të mëdha të tyre mundë të nxisë paranojën,panikun dhe komplekse depresioni të thellë që mund të përfundojnë dhe me vdekje.

Përdoruesit nuk është  fare e lehtë ti dallosh,zakonishtë ata fokusohen ne grupe të vogla, të fshehur nëpër zgafellat e boshatisura.

Në mesin e tyre shpeshëherë përfshihen kontrabanduese femra të cilat bëjnë dhe transportimin,deri në vendin e parapërgatitur. Ndonjëherë këto grupe përdorin dhe  lidhjet familjare apo fisnore për të lehtësuar trafikimin e tyre.

Derisa një pjesë e njerëzve nuk kan bukë për të ngrëne, barrën më të rëndë padyshim e bartin prindërit,pasi xhepi i vogël nuk i përballon dot shumën e lartë. Kështu që shumë përdorues të lëndëve narkotive  me sjelljet e tyre,kanë problem të  rënda si financiare,shoqërore e familjare.

Prandaj puna më e mirë që do të duhet bërë, pikërishtë është parandalimi i kësaj dukurie vrastare sociale.Kjo mund të bëhet me ndihmën e gjithë atyre që kanë mundësi të ndikojnë në mënyra të ndryshme në ngritjen e vetëdijës tek të rinjtë duke filluar që nga familja , komuniteti, institucionet,media, pasi këo përfaqesojnë faktorë të fuqishëm në mbrojtjen dhe parandalimin e sjelljes delekuente,për të patur një rini dhe jetë më të shëndetshme.

.

Filed Under: Opinion Tagged With: Droga, perqafimi, Saranda R. Shala, skeleti

Vetëvrasje kolektive shqiptare- Ndërrimi i historisë sipas urdhërave të Turqisë

September 20, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/

Si të mësohet historia e periudhës otomane ? Polemika për këtë çështje ishte më se kërcnuese: a duhet ndërruar disa “pjesë  “të historisë së shkruar  në libra ndër shqiptar , aty ku flitet për Peandorinë Otomane ? Ministria e Arsimit e kishte mbledhur një komision dhe premtonte një “ zbutje “ të termave të përdorur . Por intelektualët e shumë numërt e kundërshtuan këtë intervenim të Ankarasë (« Kosovo : faut-il « adoucir l’occupation turque » dans les livres d’histoire ? », Le Courrier des Balkans, 29 mai 2013.)

Si duhej të mësohej ajo histori e periudhës osmane? Turqia është investitori kryesor në Kosovë, ajo ka një ndikim të fuqishëm mbi këtë vend të vogël… Bile , shumë ndikim të madh. Në pranverën e e vitit 2013 , pati shpërthyer një skandal i vërtetë, pasi që Ministria e Arsimit e kishte kërkuar një “korrigjim” në disa libra të historisë së Kosovës. Pra , ishte fjala , “ të zbusin” shumë formula të cilat e përshkruanin “dominimin” turk” . Kështu  shumë historian shqiptar u ngritën kundër ketij presioni “ të padurueshëm” Frashër Demaj , historian dhe autor i shumë librave  shkollor të historisë , e futi një kazuistikë të re: Sipas tij “ diplomacia e Ankarasë nuk duhej të përziej historinë me marrëdhëniet e shkëlqyera shqiptaro-turke” sepse “ Perandoria otomane ishte okuptaor i cili i kontrollonte territoret shqiptare  , për derisa Turqia është miku më rëndësishëm i Kosovës dhe e Shqipërisë”…( Pour la Délégation aux Affaires stratégiques Ministère de la Défense Marché n°1505414462 )

Pra , duke “ ndihmuar”   Kosovën ekonomikisht , filloi të shihet këmba e arushës së vjetër turke.  
A  ishim të gatshëm për një vetëvrasje kolektive , ndërrimi i historisë sipas urdhrave të Turqisë . Së pari librat , pastaj …. të shohim më vonë.

“Humbja e traditës në kombinim me dobësinë e shtetit, ka krijuar një masë kaotike të hutuar. Këtë më së miri e pamë te Shqipëria post-komuniste. Komunizmi kishte ndaluar traditën dhe kishte instaluar një shtet të hekurt autoritar, për ta zëvendësuar traditën. Fuqia, dhuna e shtetit dhe regjimi, ishte ajo qe e mbante nën kontroll të hekurt hutinë e shqiptarit, që vinte për shkak të mohimit të traditës (religjioneve dhe kanunit). Pasi shqiptari u lirua nga hekurat në të ’90-at, ai nuk e pati më traditën në shpirtin dhe moralin e tij, por doli prej komunizmit si një egërsirë qe del prej një kafazi të hekurt. Ta zhveshësh një individ nga tradita, veçanërisht shqiptarin, ai shndërrohet në egërsirë (*2). Viti 97 ishe shfr yerja kulminante e kësaj hutije kolektive. Kanë kaluar 18 vjet që nga ajo kohe. Shteti është duke u ri instaluar dalëngadalë, por dobësia e institucioneve të tij krijon një mosbesim të madh në masë, dhe në anën tjetër kjo shoqëri pa autoritet shtetëror, rikthehet ne kohërat homerike e mesjetare, kur shoqëria pa shtet ka funksionuar me kanunin e trashëguar në besim (*2). Por, tani tradita është ndërprerë në kohën e komunizmit, dhe kjo tendencë për rikthim të traditës bëhet në mënyrë të devijuar dhe të keqinterpretuar, sa që në emër të kanunit i ngujojnë edhe fëmijtë ( Besir Bajrami Hutia e shqiptarit !, )

vazhdon nga dje…
Ndërsa fakti qe tani politika ia bene kete ‘dhurate’ ASHAK-ut ka te beje edhe me lidhjet e disa shokëve ‘historiane’ te Schmitt-it ne Kosove, qe politikisht janë te afërt me ‘rilindjen’ ne Shqiperi, te çilet ‘historiane’ janë te ‘shkolluar’ ne universitetet evropiane, dhe (vetëm)  per kete arsye paraqesin ‚elitën‘ e re ‚shkencore‘ e politike. –
Shkrimtari i shquar Ismail  Kadare konfirmoi faktin se është në listën e intelektualëve që kanë firmosur peticionin kundër rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore turke. Po, tha Ismail Kadare, unë u jam bashkuar intelektualëve pasi mendoj se ky është një problem madhor. Por ai shtoi se nuk është ai nismëtari. Jam një nga firmëtarët dhe ndaj të njëjtin mendim me intelektualët e tjerë shqiptarë se ndryshimet e historisë me ekspertë turq përbëjnë një agresion kulturor që godet shtyllën kurrizore të kombit, ato janë një fyerje e papranueshme për shqiptarët dhe me pasoja për të ardhmen dhe identitetin tonë. Të gjithë tashmë e dimë se çdo ndërhyrje në histori sipas skenarëve të paracaktuar politikë cenon ADN-në e kombit shqiptar dhe ne nuk duhet ta lejojmë këtë, theksoi Kadare.
Nga Peticioni “Përpjekja për të trilluar një histori të paqenë, me pseudohistorianë dhe pseudokomisionerë shtetërorë, të drejtuar sipas një projekti të errët politik, s’i shërben as paqes dhe as miqësisë së vërtetë mes popujve dhe as projektit të një të ardhmeje që sjell paqe, harmoni e mirëkuptim. Përpjekjet që interpretimi i historisë të bëhet në funksion të pushtetit dhe jo në funksion të së vërtetës, janë të rrezikshme dhe vënë në pikëpyetje të ardhmen tonë.( Kadare: Pse e firmosa peticionin, kundër rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen turke )
Ndryshimi i historisë në formë arbitrare, duke i ardhur rreth oreksit të diplomacisë turke, krijon një precedent të rrezikshëm: pas disa vitesh edhe Serbia mund të kërkojë të shpallet vetëm një administratore në Kosovë dhe ajo të vlerësohet pozitivisht për lirinë, pavarësinë, kulturën dhe identitetin tonë. Paqja e bazuar në drejtësi është përvojë që i ka ndihmuar shumë popujve të kuptojnë të kaluarën, pa e mohuar atë, pa i fshehur ose shtrembëruar të vërtetat historike. “

Jo , dhe jo ndërrimeve arbitrare të historisë sonë !

***
Dans le monde albanais, la perception de l’Empire ottoman est particulièrement conflictuelle et polémique. En effet, les Albanais souffrent du « complexe » de s’être révoltés plus tard que leurs voisins contre les Ottomans. Encore lors de la Ligue de Prizren (1878), la revendication n’était que d’obtenir une autonomie pour les régions albanaises dans le cadre de l’Empire. Du coup, la tradition historiographique craint toujours la macule de la « collaboration »20. Pour mieux affirmer « l’européanité » et « l’occidentalité » des Albanais, tout un courant intellectuel, mené notamment par l’écrivain Ismail Kadare, rejette en bloc l’islam et tout l’héritage culturel et historique de l’Empire ottoman réduisant l’histoire albanaise à quelques figures, de préférence chrétienne comme Skenderbeg (1405-1468)21.

Dans cette construction nationaliste, allant des origines antiques plus ou moins mythifiées (Illyriens), les cinq siècles de domination ottomane deviennent une simple « parenthèse », un « accident de l’histoire » qui n’a pas affecté en profondeur « l’être national albanais », tout comme du reste le demi-siècle de dictature stalinienne…

Filed Under: Opinion Tagged With: Fahri Xharra, nderrimi i hstorise shqiptare, urdherat e turqise, vetvrasja kolektive

FSHEHJA

September 19, 2015 by dgreca

Mëshehja e pellazgëve  nga vet shqiptarët/

(Bisedë e imagjinuar me zot. Arif Mati (Mathieu Aref ) )
Mathieu Aref: Këtu jam në Alpet franceze …në Malësinë e stergjyshërve !/
– Ju përshëndesë Juve Z.Aref, dijetar i madh me zemër dhe shpirt të një Shqiptari të lavdishëm!
Pse dhe çka po ndodhë me historinë tonë të lashtë ?

M.A.: :Ja një rast  i cili më lejon që dënoj  vrullshëm disa qëllime të fshehta, të cilat e kanë për qëllim sabotimin e të gjitha studimeve SERIOZE që i përkasin PELLAZGEVE, të lashtët e shqiptarëve dhe paraardhësit e Grekëve në botën ballkanike, paraardhësit e Egjeut dhe Azisë së Vogël. Më duhet të them që sot të përmendësh  etnonimin “ Pellazgë” është  një mode që sjellë keqardhje apo ndryshe edhe e rrezikshme.  Karshi të huajve , kjo “modë “ e zbulon mospërputhjen e dukshme , gabimet në vrojtime,  kundërthëniet, kronologjinë e rreme,, mungesën e studime te thella e serioze dhe praktikisht mungesën e e referencave të besueshme të cilat vetë sa e errësojnë historinë dhe mbjellin farën e dyshimit , duke i vënë në pozitë shumë të vështirë studiuesit  meritor dhe serioz; e gjithë kjo vetëm  sa  e sjellë kënaqësinë e armiqve të tezës pellazgjike

-Pse dhe si arritëm këtu Zoti  Aref ?
M.A. : “ Pikë së pari , historia e vërtetë e popullit shqiptar ishte mëshehur për gjatë 45 vjetesh nga regjimi komunist i Shqipërisë. Historianë (dashtë e pa dashtë ) servilë të regjimit kishin urdhëruar që gjatë asaj kohe të flitej vetëm për Ilirët si para ardhës së shqiptarëve.
– Pse?

M.A.: “ Që të mos ketë fërkime me serb dhe grek, sepse ata mendojnë që janë të stërlashtët e civilizimit grek.  Ishte vetëm Sipro Konda , i cili në vitet e gjashtëdhjeta u mundua të bëj një studim mbi Pellazgët, por puna u ngulfat sa ishe si vezë. Drejtori i sotëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Myzafer  Korkuti ishte “vrasësi “ më i dhunshëm i kësaj teorie. – Pra e gjithë kjo shpjegohet , se pse edhe sot e ashtuquajtura akademi “shkencash” ende  nuk i beson Pellazgëve si të stërlashtit e parë të shqiptarëve?

M.A. – Po.  Mandej që nga rënja e komunizmit i shkruanim të gjitha, në ofiçinat gazetareske, forume të internetit, në artikuj të ndryshëm në Facebook si dhe në libra të ndryshem që i vërshuan libraritë e Shqipërisë , Kosovës dhe vendeve tjera   shqipfolëse ;por jo të vërtetën historike. Dhe çdo gjë në dëmtimin e tezës pellazgjike.

-Si e spjegoni ndryshe Zoti Aref ?

M.A.: “ Këtu shihet dora perfide e armiqve të trashëgimisë shqiptare :  dora e grekëve dhe e serbëve  dhe lakenjve të tyre shqiptar.

– Kë mund ta përmendim për të mirë?M.A.:” Robert D`Angely ,  Aristidh Kola,  Niko Stilos  (Les plus connus d’entre eux sont Aristidh Kola [1944-2000 (Gjuha e perendive, Plejad-2003, Tiranë)], Nikos Stillos [1946 – …(Historia e shenjtë e Arvanitëve, 2004 Pristinë)]. J’en ferai prochainement une critique approfondie.)

-Unë po iu përmendi juve: “Shqipëria-Historia dhe gjuha- Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”( (Albanie – Histoire et langue- ou l’incroyable Odyssée d’un peuple préhellénique)  , “ Greqia_ Mikenanasit”,  “Pellazgët apo zgjidhja e enigmes”

-Nga të  studiuesit e huaj , cilët  i kishit përmendur ?
M.A.L:” Edwin Jacques,  Robert Elsie,  Georges Castellan,  Serge Métais
Ju falemnderit , deri në takimin e vërtetë me  Ju, Zoti Mathieu Aref !

Fahri Xharra,19.09.16
Gjakovë




Filed Under: Opinion Tagged With: Arif Mati (Mathieu Aref ), Fahri Xharra, Pellazgishtja

Presioni ndërkombëtar mund t’i largojë kriminelët nga skena politike!

September 19, 2015 by dgreca

Faik KRASNIQI/

Bashkësia ndërkombëtare në njëfarë mënyre është duke e testuar drejtësinë e Kosovës, se a janë të gatshëm dhe të guximshëm të ballafaqohen më të gjitha krimet e natyrave të ndryshme, që kanë ndodhur deri më sot në Kosovën e pasluftës, nga ”peshqit e mëdhenj” të politikës dhe parapolitikës! Por, me këtë drejtësi kosovare të kapur nga mafia-politike dhe e biznesit, vështirë të besohet që gjykatësit dhe prokurorët e Kosovës do të kenë guximin dhe kurajën të ballafaqohen me ”peshqit e mëdhenj” të politikës dhe parapolitikës, prej të cilëve edhe janë emëruar! Prandaj dyshojë tek drejtësia e Kosovës, dhe nuk pres që do të ndodhë ”mrekullia” nga kjo drejtësi e kapur për fyti nga mafia-politike dhe mafiozët e biznesit. Edhe në rast se drejtësia e Kosovës do ta ketë këtë ”guxim”, jam shumë i bindur që do merret vetëm me këlyshët e tyre, të cilët vetëm i kanë zbatuar urdhrat e eprorëve të lartë të mafio-politikës, por s’janë njerëz që kanë ndonjë peshë të madhe në skenën politike.

Drejtësia e kapur për fyti nga mafio-politika!

Konsideroj që bashkësia ndërkombëtare ka bërë gabim që i ka kaluar lëndët tek vendorët, sepse këta gjykatës dhe prokurorë nuk kanë ardhur në ato pozita nga qielli, por janë emëruar pikërisht nga njerëzit me të cilët duhet të ballafaqohen, për krimet që i kanë bërë! Këta gjykatës dhe prokurorë, këtë gjë kanë mundur ta bëjnë edhe më herët, e jo të presin 16 vjet dhe ta lënë shtetin të shkatërrohet dhe degradohet në këtë masë, por nuk e kanë pasur as guximin dhe as kurajën, t’i hetojnë dhe t’i akuzojnë politikanët prej të cilëve janë emëruar! Prandaj nuk pres që do të ndodhë ”mrekullia” nga kjo drejtësi e kapur për fyti nga mafia-politike dhe mafiozët e biznesit. Kjo skenë politike e Kosovës i nënshtrohet vetëm presionit ndërkombëtar, sepse Bashkësia Ndërkombëtare, për çdo lider dhe politikan të Kosovës, ka argumente dhe e di se çfarë krime të natyrave të ndryshme kanë bërë, dhe një klasë politike kur ia zë bishtin me derë, edhe mund t’i imponosh çdo gjë, edhe për të mirë edhe për të keq.

Lëndët t’i kalojnë Gjykatës Speciale!

Nëse bashkësia ndërkombëtare e ka seriozisht dekriminalizimin e skenës politike dhe institucioneve të Kosovës, atëherë duhet ta ushtrojnë presionin e tyre ndaj këtyre kriminelëve të politikës, që të largohen nga politika, sepse falë këtyre mafiozëve të politikës, kemi dështuar të kemi një shtet ligjor dhe jemi në këtë gjendje të rëndë e të mjerueshme, e jo të vazhdojnë bashkëpunimin me këta kriminelë dhe të bëjnë improvizime duke larguar disa ”peshq të vegjël” nga skena politike. Këtë mund ta bëjë bashkësia ndërkombëtare, nëse dëshiron që Kosova të jetë një shtet i fortë ligjor, duke i izoluar dhe larguar nga skena politike, këta banditë dhe mafiozë, të cilët janë shndërruar në kancerin e shtetit dhe gjithë shoqërisë. Prandaj nëse me të vërtetë do të donim që të ndodhte mrekullia dhe të pastrohej njëherë e mirë pushteti, skena politike, institucionet shtetërore dhe drejtësia, nga këta hajna, banditë, kriminelë e hiena, që na shkatërruan jetën dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, atëherë të gjitha lëndët do të duhej t’i kalonin Gjykatës Speciale. Por, nëse edhe kjo Gjykatë vepron sikurse EULEX-i dhe UNMIK-u, duke u zhytur në korrupsion dhe një farë mënyre edhe bashkëpunëtorë të mafio-politikës në Kosovë, atëherë një Gjykatë e tillë s’ka çfarë të na duhet fare.

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, kriminelet e politikes, nderkombetaret

Një shqiptar denoncon shtetin italian

September 19, 2015 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/
Quhet Bardhok Lleshi nga qyteza e Rubikut dhe është drejtuar mediave në shqetësimin e tij prej disa vitesh. Ndër të tjera ai përshkruan në një letër atë brengë të madhe ndaj sjellim shqetësimin e tij përshkruar në letrën dërguar për portalin tonë:
Ai shkruan se kërkon që nëpërmjet gazetes të përcjellë kronologjinë  e problemit për t’ia bërë të ditur trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, si dhe Selisë shenjtë në Vatikan.
Po ju njoh shkurtimisht ka thënë në letrën zoti Bardhok Lleshi nga Rubiku.
1-Padrejtësisht drejtësia italiane më ka futur në listë e zezë dhe më është mohuar leja e qëndrimit si emigrant.
2. Padrejtësisht më është ushtruar presion psikologjik si dhe fizik. Kësisoj me datë 21.6.2006 më është thithur gjaku me shiringa, dhe më janë vënë gjoba të rënda.
Këta kanë ndodhur në shtetin italian dhe shkaqet janë nga denoncimet që unë kam bërë drejtësisë italiane për disa vrasje tek njerëz të pafajshëm.
Me datë 17.4.2015 ora 10.08 minuta jam takuar me zv/konsullin e Ambasadës italiane të cilit i kam kërkuar marrveshje bashkpunimi për padrejtësitë që më janë bërë. Ndërsa ai më është përgjigjur se rreth të tilla akuzave duhet të gjeni zgjidhje nga ndihmën e avokatëve. Unë dua të paraqes dëshmitë dhe provat që vërtetojnë për  konsullin italian dhe trupit diplomatik të ambasadës së SHBA-së të akredituar në vendin tonë.
Disa shërbëtorë kanë paguar për të eleliminuar fizikisht ku disa persona ruhen dhe mbrohen nga organet e akuzës në vendin tonë. Sakaq në disa raste është rrezikuar dhe jeta e fëmijëve, ku dua të kujtoj datën 17.5 2011 unë jam përballur me njerëz të panjohur të iniciuar nga disa njerëz nga kapot e pushtetit…..
Gjithashtu i drejtohem me këta pyetje ish- kryetarit të bashkisë në Rubik Gjok Vuka atëherë kur ishte në fushatë zgjedhore në vitin 2011. të cilin e kam denoncuar pë aferat koruptive nga paraardhësi i tij, si dhe premtimet që nuk janë realizuar.
 Një fakt tronditës është dhe ai i fillimit të muajt qershor 2014 nëpërmjet jush me telefon dhe në prani më keni kërcënuar duke më thënë se do më burgosnit, ndaj nuk e mësova përsenë e burgosjes time.
Ju drejtohem Ju kryebashkiakut në detyrë z. Ndrec Deda.
Me marrjen e detyrës tuaj si kreu i Bashkisë në Mirditë, si mund të luftoni korrupsionin si dhe krimin, dhe dua t’ju bëj këto pyetje pasi kur ju ishit me detyrën e Prefektit të Qarkut Lezhë, ju kam paraqitur ju fakte dhe dëshmi në zyrë tuaj, por kam marrë pëgjigjen tuaj: Qeveria nuk merret me luftëm kundër krimit apo dhe korrupsionin.
E bëj këtë pyetje sepse ku ju ishit prefekt, ju kam paraqitur në zyrën tuaj fakte dhe argumenta pë shkelje dhe abuzime, ndërsa përgjigja juaj ishte: Qeveria nuk merret me luftën ndaj korrupsionit.
 Ndërsa doja të drejtoheja dhe kryeministrit të vendit z. Edi Rama, si një individ dhe familje në nevojë si në kompesimin e energjisë elektrike. Ndërsa në projektbuxhet është miratuar fondi për të

tilla shtresa madje opozita ka braktisur sallën e kuvendit në miratimin e këtij buxheti, për tremujorin e katërt të vitit 2013, të detajuara si për familjet në nevojë ashtu dhe për kompesimin e ujit të pijshwm dhe energjisë elektrike. Sakaq për familjet në nevojë është miratuar projekt buxheti për vitin 2014 me dhjetë % zbritje të energjisë, ndaj duam të dijmë ku ka shkuar kjo faturë infromale pasi juristja e entit rregullator të energjisë në Tiranë është shprehur: Presim listën e atyre që përfitojnë nga ministria e Mirëqenjës Sociale.

 Unë personalisht kam kërkuar një përgjigje nga ky dikaster por pa rezultat, sakaq po pa rezultat kanë rezultuar dhe tratativat në kërkesën pë takim me ish- inistrin Erjon Velia. Ky një fakt tjetër ku pushtetarët nuk denjojnë të zgjidhin pikërisht çeshtjet e qytatetarëve të saj.
 I nderuar Kryeministër! Do ju drejtohem Ju pasi jetoj prej disa vitesh me ndihmë ekonomike 4200 lekë në muaj me katër anëtarë familje, por ajo që më shqetëson është terrori psikologjik, ndonëse kam kërkuar drejtësi mbi bazën e ligjeve në fuqi, si dhe dërgesat e letrave pranë institucionit të kryeministrisë si dhe Ju personalisht. Dhe ky fakt nuk është realizuar me gjithë kërkesat e disa institucioneve të tjera në vend.
 I nderuar zoti Kryeministër me datë 11.11.2013 ora 09.50.01 minuta ju kam dërguar një shkresë me dorëshkrim, ndaj kjo ndodhet në zyrat e institucionit tuaj, shkresë e cila mbart vlera madje dua ta bëj publike në institucionet ndërkombëtare.
 Sakaq po ju vë në dispozicion dhe numrat e protokollit si dhe datat me shkersat e dërguara si më poshtë
Shkresë 1- Kryeministrisë datë 31.12.2013 nr. prot. 4035/19
2- Kryeministria datë 4.4.2014 nr. prot. 31/19.
3- Min. Punëve të Brendshme datë 10.2.2014 nr. prot.17/1
4- Min Punëve të Brendshme datë 13.2.2014 nr. prot. 71/2
5- Min. Drejtësisë nuk rezulton data por vetë nr. prot. 360, pa vulë dhe firmë ku mban emrin e drejtorit të përgjithshëm Sokol Pasho, dhe më e saktë vërtetohet nga letra ime e dytë ku mban datën 22.4.2014 me serverin e zyrës së pritjes nga ora 12.30 min deri në 14.30 min.
6- Kryeministria me nr. prot. 3076/8 dhe min. e Drejtësisw me datë 27.11.2014 me nr. prot. 360/5.
Të gjitha këta që parashtroj janë dëshmi të qarta ndaj mua më mbetet t’ju kërkoj ndihmën e institucioneve:
Si të Ambasadës së SHBA-së dhe trupit Diplomatik në Tiranë, gjithashtu mundësimin e takimit me Misionit Apostolik të Selisë së Shenjtë në Tiranë në dhënjen e dëshimve të plota dhe kronologjinë me fakte dhe argumenta.
 Ndodhem në rrezik si familje nga ato që unë kërkoj të zbardh me përgjegjësinë e plotë, pasi familja ime është e kërcënuar nga disa pushtetarë të cilët kërkojnë eleminimin tim si dhe të familjes.
 Shpresoj tek mediat si ndër pushtetet më të besueshme në këtë denoncim , natyrisht dhe reflektim të pushteteve dhe atyre pushtetarëve për të mos heshtur ndaj dëshmive dhe fakteve, ndonëse mund të preken disa nga këta pushtetarë, por do të vijnë në ndihmë drejtësisë ashtu si ka premtuar kryeministri Edi Rama në vendosjen e shtetit ligjor, tolerancë zero nga krimit dhe kriminelëve që deri më sot kanë kapur shtetin.
 Shpresoj që pas publikimit në media të shqetësimit tim si dhe më shumë nga mua, disa institucione do të reflektojnë duke vendosur ligjin në zbardhjen e së shumë të vërtetave të cilave janë zënë ngërç nga individë të cilët abuzojnë mbi ligjet dhe drejtësinë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ahmet Zani, Bardhok Lleshi, Një shqiptar denoncon, shtetin italian

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 640
  • 641
  • 642
  • 643
  • 644
  • …
  • 868
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Antonio Bellushi (1934, Frasnitë – 19 qershor 2024) mbledhës i zellshëm dhe studiues i pasurive etnokulturore e gjuhësore të Arbëreshëve dhe Arbërorëve
  • Jetimi që nxori zbuluar shtetin…
  • Qyteti antik 2400-vjeçar i Çukës së Aitoit
  • Dita e Veteranëve, përkujtojmë shqiptarët që shërbyen me nder në Ushtrinë e SHBA
  • Lëvizjet e popullsisë shqiptare jashtë kufijve shtetërorë dhe vendosja e saj në Shqipëri: Një analizë historiko – hartografike dhe socio – ekonomike
  • “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”
  • 1928 / URA E ZOGUT MBI LUMIN MAT — RRËFIMI EKSKLUZIV I ERWIN SCHNITTER, INXHINIERIT ZVICERAN QË DREJTOI PUNIMET PËR NDËRTIMIN E SAJ
  • NIKOLLA NAÇO (1843–1913) – ATDHETARI QË E VURI PASURINË, DIJEN DHE JETËN NË SHËRBIM TË SHQIPËRISË
  • MURI I BERLINIT RA, POR MURET POLITIKE DHE IDEOLOGJIKE MIDIS SHQIPTARËVE VAZHDOJNË TË QËNDROJNË
  • Dy “Qemalët” e mëdhenj që themeluan dy shtete mbi rrënojat e një perandorie
  • THANK YOU to the City of St. Petersburg and Chief Anthony Holloway for Supporting Albanian School VATRA!
  • A egzistonte koncepti i kombit në kohën e Skënderbeut?
  • Dardane Halimi: “ALB Connection was created to give every Albanian-owned business in America a voice and visibility”
  • KRIJIMI I NJERIUT TË RI: NGA IDEOLOGJIA KOMUNISTE TE KULTURA E PËRFITIMIT NË SHQIPËRINË E SOTME!
  • Transpozimi poetiko-dramatik i veprës “Trungu ilir” të Sabri Hamitit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT