• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Bunjevci “ dhe “shokci”

September 23, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Një nga karakteristikat më të rëndësishme të zhvillimit demografik në një zonë të caktuar janë struktura e popullsisë. Ata gjithashtu pasqyrojnë faktorin e popullsisë. Strukturat drejtpërdrejt të përcaktuar popullsinë e përgjithshme, (shtegtare, migruese) lëvizjet natyrore dhe fizike të popullsisë. Në të njëjtën kohë, tendencat në rritjen natyrale dhe migrimi janë të rëndësishme në përcaktimin e tendencave themelore në zhvillimin demo-strukturore të popullsisë. Progresi dhe drejtimin e zhvillimit të strukturës së popullsisë ndikim (biologjik, socio-ekonomike dhe arsimore) dominuese ushtrohet tri udhëzime bazë – demografike, socio-ekonomike dhe politike. Determinantat politike të zhvillimit demografik i takon një grupi të quajtur. faktorët e jashtëm e zhvillimit të popullsisë, të cilët kryesisht pengojnë zhvillimin e qëndrueshëm. Konfliktet politike, luftërat dhe ndryshimet territoriale të shkaktuara nga proceset politike dhe / ose konfliktet ushtarake, sidomos nëse ata janë natyra e dhunshme, sjell dinamikën e duhur dhe ndryshimet strukturore në zhvillimin e popullsisë. Veçanërisht e rëndësishme të theksohet ndikimi  i migrimit të detyruar për zhvillim demografik. Në kuadër të sa më sipër, një nga aspektet më të rëndësishme dhe të treguesve të varësisë shkak-pasojë dhe në profesion të tendencave demografike dhe ndryshimet historike-politike dhe territoriale në një zonë të caktuar janë vetëm të ndryshojë strukturën etnike të popullsisë. Në këtë kuptim, struktura etnike e popullsisë është një tipar kyç, sepse i njëjti – në mënyrë të konsiderueshme më shumë se në disa karakteristika të tjera strukturore demografike të popullsisë të caktuar – të pasqyrojnë ndikimet ngjarjet e kaluara dhe të tanishme historike, sociale dhe politike. Me fjalë të tjera, drejtimi dhe ritmi i ndryshimit etnik në një zonë të caktuar kryesisht varet trendin e zhvillimeve të përgjithshme historike, politike, shoqërore dhe demografike dhe proceseve në këtë fushë. Roli vendimtar në dinamikën dhe drejtimin e ndryshimeve etnike kanë migracionit, dmth, të detyruar ose vullnetar, popullsia dominuese etnike të përcaktuara, emigrant-emigrant migrimit aktual.
Dy komunitete te harruara ( apo më shumë  , për ne  të pa njohura ) janë “ Bunjevci “ dhe  “Shokci” në Vojvodinë ( Serbia e sotme ) . Aty çdo gjë është e përzier : gjuhët që nuk dallohen nga njera tjetra, emrat, mbiemrat, prejardhja e pa dijtur dhe e pa qartë,zakonet popullore, këngët popullore  dhe këngët me lahutë , ushqimi.
Bunjevci dhe Shokci janë dy komunitete me “ prejardhja e pa ditur dhe e pa qartë”. Pse? Sepse , si të ardhur ( migruar ) në këto anë “ e kishin shpëtuar “ vetëm kokën , e shumë pak nga e kaluara e tyre. Por , nga të gjithë ata që jetojnë në Vojvodinë ( këtu jambi 22 kombësi të ndryshme ) këta e kishin  “gjuhën, këngët , lahutën , ushqimin, veshjet popullore” ndryshe nga të tjerët .
Qëllimi i shkrimit nuk është që këta të kthehen në gjirin e tyre të dikurshëm,  por më shumë  të iu bëhet e ditur si kroatëve dhe serbëve që vendlindja e Bunjevcave dhe Shokcave “ Pashallëku në Sanxhakun e Hercegovinës deri  me ardhjen a turkut , aty flitej shqip.
Në  qarkullim , ka shumë dokumente dhe libra që “shkruajnë “ se ata kanë prejardhje serbe
( në dëshirat e shkruara serbe , si serb katolik )  ose  kroate , sepse  kur zgjerohej kroatizmi në vitet e  30-ta ,parola e Vatikanit ishte : “Svi rimo katolici Balkana – Hrvati “ ( Të gjithë romano -katoliket jane kroat )“Edhe studjuesi çek, Jaroslav Šidak të gjithë Bunjevcat dhe Shokcat e Sllavonisë , Baranjes dhe Baçkes u fuste në grupin e kroatëve” – ankohen serbët.
Është një “luftë “ e madhe në mes serbëve dhe kroatëve se kujt i takojnë këto dy komunitete,
por , nga historianët shqiptar asgjë .  E vërtetë që ne që kemi mbetur këndej pari  “ende nuk po e dimë se çka jemi (?) “ : dhe nuk kemi kohë të merremi as me bunjevcët e sa shokcët, e as me Perrojasit e Istrisë.  Jemi çliruar nga kjo “barrë “ e rëndë ; serbet, kroatët dhe malazezët le të merren me ta  në “luftën “ e tyre për “zgjerimin” kombëtar.
Se Bunjevcat dhe Shokcat janë të ardhur dhe janë krejt ndryshe nga të gjithë ata aty, tregon  edhe tendenca e madhe e gjermanëve për ti “ gjermanizuar “ dhe e hungarezëve për ti “magjarizuar.”
(Askush nuk e thotë që Shocat janë popull nativ i Syrmiumit dhe Sllavonisë)

Pashallyku turk në Sanxhakun e Hercegovinës

Pak histori : ky Snxhak është formuar në vitin 1462 ,nga Perandoria osmane ,me qendër në Foqë. Më vonë selia e sanxhakut kaloi ne Plevle ( tur, Taslixhe) Me rëndësi te ceket se Sanxhaku i Hercegovinës i takonte Vilajeteve të Rumelisë ( Pra” e kuptuat si kush ishin banorët e atyre anëve ) . Pashallëku i Hercegovinës ishte nga keto qendra : : Prijepolje, Taslidžame  Kolašinin  dhe Šaranci  me Drobnjakum, Čajniče, Nevesinje, Nikšić, Ljubinje-Trebinje, Stolac, Počitelj, Blagaj, Mostar, Duvno .
Në shekullin osman , filloi islamizimi me dhunë i popullatës vendase ( që ishin shqiptar katolik )

Që nga viti 1605 janë të evidentuara lëvizjet dhe ikjet e bunjevcave dhe shok cave nga tokat e tyre. ( Identitet i etnogeneza primorskih Bunjevaca )
Cilët janë këto dy komunitete?
Fahri Xharra,23.09.16
Gjakovë
Për të interesuarit , ka shumë për të studjuar
*Šokci are considered to be a native population of Slavonia and Syrmia in Croatia.[2] Ljubica Gligorević (2004). “Etnološke znakovitosti”. Vukovarsko-srijemska županija (special ed.). SN Privlačica Vinkovci / Vukovar-Srijem County. pp. 60–69. Retrieved 2012-02-14.

*Matija Petar Katančić (1798). De Istro ejusque adcolis commentatio in qua autochthones illyrii ex genere Thracio advenae item apud illyrios a primis rerum publicarum temporibus ad nostram usque aetatem praesertim quod originem, linguam et literaturam eorumdem spectat deducuntur, aucto. typis Universitatis Pestinensis. pp. 109–.
*Ante Sekulić (1989). Bački Bunjevci i Šokci. Školska knj. ISBN 978-86-03-99172-7.*Ivan Ivanić (1899). Bunjevci i Šokci u Bačkoj, Baranji i Lici. Dr. Dimitrijević.

Filed Under: Opinion Tagged With: “Bunjevci “, dhe “shokci”, Fahri Xharra

DUKE PRITUR SKANDALIN E RADHES TE JANULLATOS & KOMPANI

September 23, 2015 by dgreca

SHKRUAN: ATE  NIKOLLA   MARKU/

Tashme eshte e qarte per cdo besimtar dhe shqiptar se cdo replike apo denoncim te puneve te Janullatosit nuk ja vlen ti drejtohemi atije personalisht,  sepse eshte e qarte qe ai personalisht eshte kthyer ne nje kukull, qe mbahet si dordolec nga te tjere, keta jane ‘banda Janullatos’.Janullatos tashme nuk ka asnje vlere, sepse detyrat e asfalise greke dhe shovinizmit  grek i mbaroi, tani puna do te vazhdoje me te tjere, me banden e tije pseudo fetare dhe drejtperdrejte shoviniste kunder atdheut tone.

Banda Janullatos, eshte e njohur per te gjithe shqiptaret. Banda fillon me pseudo prifterinjte greke brenda kishes ortodokse shqiptare, prifterinjte e shitur tek shovinizmi grek, partine bashkimi te drejtave te njeriut, shoqata biznesmene omonia, partia agimi i arte ne Greqi.

Jam plotesisht ne solidaritet dhe ne mbeshtetje te intelektualeve, gazetareve, politikaneve qe mbajten qendrim te shkelqyer kunder skandalit te fundit te bandes Janullatos ne lidhje me kishen e Dhermiut.

Nje bande, plot skandale brenda kishes ortodokse shqiptare, por dhe ne prishje te historise kishtare dhe asaj kombetare ne teresi, nuk mundet te beje krahasime te ngjashme me vitin 1967, kur diktatura burgoste klerike dhe prishte godina kulti. Sot, te mendosh se shteti Shqiptar, ka mendesi te viteve 1967, eshte kulmi i cinizmit dhe shprehje e nje farmaku te konservuar brenta mendjes shoviniste te vorio epirit. Per kishen e Dhermiut, u reagua nga banda Janullatos ne menyre me egersore, te krahasueshme me nje fortune anti besim, te ngritur nga  shteti shqiptar. Ndodhi, qe me e pakta qe u be, ishte se, reagimi mazhorance opozite i tregoi kufirin tek thana, duke i kujtuar bandes Janullatos, se e teproi qellimisht per te krijuar imazhin e nje Shqiperie  e cila demton besimet fetare. Sigurisht  ishte skandali i radhes i bandes Janullatos.

Banda Janullatos, ka perparuar shume ne dem te Shqiperise, ne shume drejtime duke filluar me financime aspak transparente, ndertime te ndryshme kishtare, klinika e shoqata te drejt perdrejta me programe vorio epirote dhe tjetersim te  origjines se besimit ortodoks shqiptar. Banda Janullatos tashme ka kryer nje invazion te rende brenda territorit te Shqiperise dhe me propogande te zeze deri ne bashkimin Europian e Shtetet e Bashkuara. Me te drejte shqiptaret pyesin.  Ku jane mrekullite e Janullatosit? Po e them me bindje se, mrekullite e ketije anti shqiptari deri ne neveri jane, perbaltja e Shqiperise dhe e sistemit shteteror te saje, me cdo menyre. E fundit ishte kisha e Dhermiut disa dite perpara takimit ne Tirane te mijra besimtareve nga e gjithe bota. Fatmirsisht nuk pyeti kush per balten e bandes Janullatos. Te krahasosh shtetin dhe shoqerine shqiptare me ngjarjet anti besim te vitit1967 eshte turp dhe genjeshter, kur ne te njejten kohe besimet tashme financohen nga shteti, madje dhe Janullatos me banden e tije.

Bandes Janullatos, duhet ti pergjigjemi fort, per te pastruar poshtersite dhe invazionin ekonomik teper te rrezikshem. Kete duhet ta kuptojme te gjithe dhe se kjo pune do burra shteti e patriotizem pa interes.

Skandali i rradhes do te jete kur Janullatos nuk do te jete kryepeshkop  per arsye te ligjeve te Zotit. Banda Janullatos do te zgjedhe perseri nje grek ne krye te kishes. Jane menduar te gjitha me kohe. Cfar do te bejme ne? Ne duhet te jemi bashke per ta shembur kete invazion te paster grek ne dem te Shqiperise.

Banda Janullatos nuk eshte ceshtje ortodoksesh shqiptare, eshte ceshtje e te gjitheve. Banda Janullatos shoqerohet ne historine e saje me skandale anti shqiptare, qe nga ndrrimi i statutit te kishes, cvarrimet ne Kosine, ngjarja ne Permet, regjistrimi i popullsise, mbeshtetja per agimin e arte, bllokimet ne kufi te emigranteve, operacionet fshesa te policise greke, heshtja per krimet e luftes ne Kosove, mos mbajtja e meshes per viktimat e genocidit Grek ndaj shqiptareve ne Cameri, perdorimi i gjuhes greke ne kishat shqiptare dhe forume nderkombetare, bizneset e tipit coza nostra ne Shqiperi, njohja si kryetare shteti dhe kryeminister jo te shqiperise por ata te Greqise, ndertime kishash te stilit Grek, zhdukjen e ikonave shqiptare me vlere historike, konvertim te shqiptareve ne greke, perdorim te shtetit Grek si presion ndaj Shqiperise si dhe shume te tjera. Dhe sa gjera duhet te beje banda Janullatos ndaj Shqiperise? Dhe sa njerez do te korruptoje me rryshfete per ti hedhur kunder atdheut te tyre?

Me kane telefonuar pa fund se pse nuk jap nje mendim. Po. Mendimi per kishen e Dhermiut eshte; Kisha ka historine e saje brilante, e cila duhet respektuar  se bashku me institucione historike, qeverisje, gjykate, te shtetit shqiptar. Shqiperia ka disa kisha unite, qe do te thote te bashkuara katolike dhe ortodokse.

Gjithmone ka zgjidhje. Banda Janullatos, do te shporret kur ne ortodokset e vertet te Shqiperise te mblidhemi ne nje kuvend mbar kombetar, per te  rivendosur statutin e Fan Nolit ne krye te kishes pavarur ortodokse kombetare Shqiptare, statut i punuar me dashuri dhe besim tek zoti dhe kombi.

Ne, si kisha shen Maria ne Elbasan, nuk levizim nga qendrimi yne asnje presje, sepse nuk mund te dalim kunder apo te fshijme veprat e rilindasve tane, qe jane dhe rilindja shpirtrore dhe identifikuese e kombit Shqiptar ne Ballkan.

 

 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: ate Nikolla marku, Janullatos, Skandali

Rilindja si model i tradhtisë së Pezës

September 23, 2015 by dgreca

Shkruan:Pirro GUREMANI/Rikthimi te Konferenca e Pezës, tashmë është bërë një model i tradhtisë së skalitur të Enver Hoxhës që u bëri shqiptarëve me mbështetjen e Miladin Popoviçit dhe “viçëve” të tjerë serbistë. Nëse Edi Rama si kryebashkiak dhe më pas si kryesocialist dhe tashmë si Kryeministër e ringriti Pezën e tradhtisë enveriste, vazhdimësi që po i bën Erion Veliaj, është hapur një trashëgimi e një tradhtie që nisi me Enver Hoxhën dhe po vazhdon me kryebashkiakun e Ramës si një pjellë e tradhtisë që po rilind edhe në 2015-ën Arsyet se përse ky njeri që pretendon në moral dhe vlera njerëzore shkon dhe bën homazhe në Pezë, është e qartë: ai është kryekëput një enverist dhe një diktator që beson vetëm tek ideologjia staliniste për një rikthim në filozofinë e nomenklaturës së kuqe që e ka pagëzuar me emrin “Rilindje”.
Është e vërtetë se t’i rikthehesh historisë dhe të rishkruash atë, do të jetë një sfidë e atdhetarizmit. Nëse për rreth gjysmë shekulli një populli iu mohua e drejta ta njohë historinë reale të shqiptarëve, është fatale që për mbi 25 vjet me radhë kjo histori ka vazhduar të mbajë peng të vërtetat e domosdoshme të asaj që është historia e shkruar me penën e burrave të shtetit shqiptar dhe personaliteteve që në një formë a në një tjetër u etiketuan “armiq” apo “tradhtarë”. Kështu donte filozofia e diktaturës sllavokomuniste. Starti i kësaj tradhtie të historisë dhe ngjarjeve të kohës nisi pikërisht në atë ditë, kur u mbajt Konferenca e Pezës më 16 shtator 1942. Them kështu, sepse të vetmen gjë pozitive që pati kjo konferencë komplotiste, ishte parrulla e shkruar e saj “Bashkim pa dallim feje, krahine, ideje”, sepse jo vetëm që asnjë presje e kësaj parulle madhore nuk u zbatua, por ata që menduan si idealistë në vlerat e kësaj konference, u vranë një e nga një, u eliminuan në forma të ndryshme, u etiketuan “tradhtarë”, sepse prapaskenat e kësaj konference i dirigjonin serbët e deleguar dhe të atashuar në PKSH.
Nëse sot pranojmë që Partia Komuniste Shqiptare ishte shtojcë e Partisë Komuniste Jugosllave, për vetë ndodhitë dhe realitetet e ndodhura kohë pas kohe dhe që u ndriçuan tërësisht në këto vitet e demokracisë, duhet thënë se çdo lloj konference apo takim, mbledhje apo marrëveshjeje, mori ngjyrën e zezë të tradhtisë kombëtare me inskenime serbe tipike të UDB dhe që kishin si objektiv qëllimin e madh strategjik të Titos për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, si republikë e shtatë.
Kështu u veprua edhe me Marrëveshjen e Mukjes, kështu u bë edhe në Konferencën e Beratit, kështu ndodhi me të gjithë ata që njiheshin si bij të devotshëm të kombit, edhe pse ishin komunistë, por që nuk e pranonin tutelën jugosllave të Miladin Popoviçit apo Dushan Mugoshës, Velimir Stojniçit apo emisarëve të herëpashershëm të Titos. Vrasjet e dyshimta të Qemal Stafës, të Vojo Kushit, Xhoxhi Martinit, Sadik Stavelecit, Perlat Rexhepit, Jordan Misjes, Branko Kadisë apo vrasjet e Vasil Shantos e Ali Demit, por edhe vrasja tipike e Mustafa Gjinishit dhe shumë e shumë personaliteteve të tjerë. 8 nëntori 1941 ishte fillimi i një skenari, kurse starti i tradhtisë së madhe nisi në Pezë, pikërisht nën mirëbesimin e pezakëve, Shyqyri Pezës dhe Myslymit, që u keqpërdorën për qëllimet e dyshimta të PKSH dhe PKJ.
Shqiptarët panë një shfaqje të radhës këto ditë në Pezë që riktheu drapër e çekanin, riktheu Enver Hoxhën, riktheu lavdinë e tradhtisë komuniste nën mbështetjen e kryebashkiakut të ri që si rilindas i Edi Ramës po bëhet një model i tradhtisë së idealeve të besimit të votës që në mënyrë të verbërt i dhanë këtyre pinjollëve.

Çfarë na solli realisht Konferenca e Pezës?

Është kjo pyetja që mund të bëjë çdo shqiptar. Realisht ajo solli një instalim të një filozofie tradhtare për interesat e një populli që aspiroi për “liri dhe demokraci” dhe jo për luftë klasash e diktaturë. Kujtimi që i bëhet një konference me ideale të tradhtuara, është njëlloj si të rikthehesh tek mendësia dhe filozofia e një kohe që mbolli zi dhe shkatërroi vlerat e një populli të tërë dhe që e provoi katërcipërisht koha se ku përfundoi ky vend dhe ky popull nën regjimin e stalinistëve enverisë që e nisën tradhtinë e tyre pikërisht në Pezë, në atë 16 shtator fatzi e të kobshëm për jetën e një vendi e një populli që e do lirinë dhe e dëshiron demokracinë. Për këtë themi që Konferenca e Pezës është starti i tradhtisë së madhe që e dëshirojnë aq shumë socialistët shqiptarë. Kjo të lë në mendje edhe arsyen se, përse çirren aq shumë dhe i mbajnë iso Edi Ramës socialistët tipikë dhe i rikthehen Pezës për të rregulluar shijet e sinkronizuar filozofinë e tyre me atë enveriste.

Disa fakte që duhen kujtuar

Kam dëgjuar dhe lexuar një intervistë të Xhemile Gjinishin, motrën e personalitetit Mustafa Gjinishi në Peqin, e cila ka thënë se, “vrasja e Mustafait nisi që në Konferencën e Pezës, të cilën ai e quajti tradhti, sepse veprimet që u bënë pas asaj konference ishin kundër interesave të shqiptarëve. Këtë Mustafai ia kish thënë edhe Myslym Pezës që e kishte mik për kokë dhe nuk ia merrte mendja kurrë që edhe babë Myslymin siç e thërrisnin aso kohe, do ta bëte për vete Enver Hoxha, se donte të mshifte pabesitë e veta. Unë e them gjithmonë se vëllanë tem e vrau Enver Hoxha dhe Myslym Peza, kur mori vesh se e kanë vra Mustafa Gjinishin, tha se “për Mustafën gjaku do të shkojë deri në gju të kalit”, por sa vajti në Tiranë edhe Myslymi heshti dhe u bë palë me komunistat vrasës. Ma kanë thanë se sapo Mustafa hyri në një mbledhje të përbashkët me jugosllavët, tha se “këtu ka mbet me fol vetëm serbisht”, se aq i fok ishte ai nga prania e jugosllavëve në vendin tonë dhe brenda PKSH. Kjo është e vërteta. S’ka kush t’ma ndrrojë mendjen mua për këtë gjë”. Atëherë çfarë i duhet sot një populli që aspiron për një të ardhme një konferencë që startoi tradhti kombëtare dhe që nuk i solli vendit asnjë prospertitet? Përse Edi  Rama nuk heq dorë nga Konferenca e Pezës.

Normalja e Elbasanit dhe Konferenca e Pezës

Në këtë fillim viti të ri shkollor pas rreth 73-vjetësh do të ishte e udhës të kujtohej një personalitet kombëtar si Ernest Koliqi, ideatori dhe frymëzuesi, po aq sa edhe zbatuesi i një filozofie të madhe për hapjen dhe konsolidimin e shkollave shqipe në gjithë trojet shqiptare. Ka qenë shtatori i vitit 1941, kur me një vendim të asaj kohe të Ministrisë së Arsimit, kur ministër ishte Ernest Koliqi, mbi 400 arsimtarë normalistë dhe të shkollës amerikane të Fullcit, shkuan në Kosovë, trojet shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi, si dhe në Çamëri. Një akt i tillë ka qenë dhe mbetet përjetësisht sublim se ai dha frytet e veta në hapjen e shkollave shqipe, në hapjen e dëshirës për të mësuar dhe rrënjosur shqipen në të gjithë trojet shqiptare. Frytet e atij akti janë sot Kosova e lirë, janë dëshira e mijëra e mijëra shqiptarëve të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Çamërisë për shqiptarizmin e tyre, si një krenari kombëtare. Pyetja që lind është se përse nuk kujtohet një akt i tillë që ka ndodhur po në shtator, një vit para Konferencës së Pezës që bëri të kundërtën e asj që bënë 400 normalistët shqiptarë.
Vendimet historike merren nga burra historikë, kudo ku ato janë ekzekutuar në çdo vend të botës. Kjo vlen veçanërisht edhe për personalitetin e ish-ministrit të Arsimit, Ernest Koliqi në kohën kur ai u bë dishepull i shqiptarizmës.
Ishin vite lufte, vërtet, por gjithsesi ata që drejtonin jetën publike të këtij vendi ditën të shfrytëzojnë gjithçka në shërbim të kombit. Vendimi i marrë në atë shtator, si sot e 74 vjet më parë, është gdhendur në kujtesën e brezave si një akt sublim i një shqiptari të madh. Vërtet ishte luftë, por shkollë gjithsesi bëhej ashtu si dhe sot. Ndryshimi qëndron në atë se shkollat shqipe nuk ishin të konfirmuara në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri, pikërisht atje ku gëlonte shqiptarizmi, se institucionet shkollore shqiptare ishin të ndaluara nga pushtuesit shekullorë serbo-grekë. Rreth 400 normalistë morën me vete bekimin dhe uratën e një ministri që nënshkroi vendimin prej shqiptari që djemtë dhe vajzat e arsimuara në Normalen e Elbasanit, tashmë 199 vjeçare, më tej të hapnin shkolla ku të mësohej shqipja dhe të shkruhej gjuha e ëmbël naimjane. Vërtet ishte luftë, por ministri i Arsimit i asaj kohe i shpalli luftë asimilimit të shqipes në trojet tona shumë shekullore. 400 normalistët nga e gjithë Shqipëria, pjesa më e madhe nga Elbasani, u kthyen në shqiponja të gjuhës dhe të këndimit, duke hapur shkolla në Prizren dhe në Tetovë, në Podgoricë dhe në Prishtinë, në Gostivar dhe në Gjakovë, në Ulqin dhe në Filat, vetëm e vetëm të fitohej beteja e shqiptarizmit.
Ernest Koliqi ishte ministri i Arsimit i kohës që sfidoi kohën dhe bëri atë që të meritonte nderimin e brezave të të tërë nxënësve që dolën nga bankat e shkollave shqiptare, atje, ku i thonë bukës bukë dhe ujit ujë. Për 74 vjet, shqipja triumfoi si ajo manushaqja bukuroshe e Naimit, që çeli mes ferrash për të kundërmuar si Lahuta e Malësisë që mbushi vendin me burrni. Askush tjetër nuk kishte bërë një akt të tillë, akt, i cili radhitet krah Shpalljes së Pavarasisë, radhitet krah Mbretërisë Shqiptare, ashtu siç do të doja ta renditja krah lëvizjeve të mëdha që sjellin po aq ndryshime të mëdha në jetën e një vendi. Çdo normalist kishte me vete në çantën e tij një vendim ministror të një njeriu të madh, vendim, i cili u jepte krenari, dinjitet dhe i bënte mësuesit e trojeve shqiptare ambasadorë të shkollës shqipe. Nuk ishte e pakët, aq më tepër e lehtë që në mes të pushtuesve greko-serbë të hapje shkolla shqipe.
Ernest Koliqi u persekutua nga regjimi sllavo-komunist, por ai, si dhe 400 normalistët e tjerë, një pjesë e të cilëve formuan edhe familje në tokat shqiptare, e kishin hedhur farën e rilindasve dhe ajo kishte zënë rrënjë. Nuk mund të harrosh dhjetëra dhe dhjetëra arsimtarë që në ato vite lufte me një flamur kuq e zi në gji, mes peripecive të kohës shkuan atje, ku e kërkonte momenti historik, duke i qenë mirënjohës ministrit të tyre, Ernest Koliqi.
Dhe vitet shkuan e shkuan plot 74 dhe ai akt historik i këtij burri ka mbetur në qerthullin e tranzicioneve i panderuar për vlerat që mbart, aq më tepër që bëjmë fjalë për një vendim të shkruar shqip nga një shqiptar, për një vendim të nënshkruar nga një ministër shqiptar për një Shqipëri të vërtet që duhej dhe duhet të flasë shqip. Nuk di se ç’duhet bërë për t’i dhënë vendin e merituar figurës së ministrit të Arsimit, Ernest Koliqi, që do të ishte edhe një rehabilitim i persekutimit që ju bë atij nga falangat sllavo komuniste. Kur mendon se, persekutori tipik  stalinist Enver Hoxha, njeriu që nuk mbaroi njëherë një shkollë të lartë, e mohoi veprën e Ernest Koliqit dhe e shpalli atë heretike, kjo të sjell në kujtesë kryqëzimin e Jezu Krishtit dhe mohimin e shenjtërisë së veprave të mëdha, aq më tepër që si e tillë ishte edhe shqiptarizmi.
Kur mendon dhe shikon se si pas 73-vjetësh kujtohet Konferenca e Pezës, konferencë, e cila vendimet i mori të mëdha, por realizimin e pati antishqiptar, këtu vihen ballë për ballë mes tyre Ernest Koliqi dhe Enver Hoxha, njëri ministër Arsimi i Shqipërisë së vërtetë, tjetri diktator i Shqipërisë së cunguar, njëri dishepull i shqiptarizmit, tjetri udhëheqës i anti shqiptarizmit.
Është mëkat dhe gjynah i madh të bësh krahasim mes Ernest Koliqit dhe Enver Hoxhës, se është një lloj sikur të vlerësosh Judën para Jezusit apo Profetit Muhamed. Janë dy epoka që vërtet ndryshuan, njëra solli bardhësinë e arsimimit të bijve të kombit kudo në trojet shqiptare, ndërsa tjetra solli robërimin e bijve të shqipes. Krahasimin e bëj vetëm si një kujtesë për këdo dhe kushdo qoftë ai sot, ministër Arsimi apo Kryeministër, politikan apo president se, rikthimi i kujtesës historike për Ernest Koliqin është rikthim në vlerat e vërteta. Ndërsa rikthimi i kujtesës diabolike për Enver Hoxhën është rikthim në diktaturë, duke nëpërkëmbur dëshirën e një populli vërtet për liri dhe demokraci dhe jo për drapër dhe çekan. Enver Hoxha e mohoi, e shpërfilli, e denigroi Ernest Koliqin, ndërsa vepra e ministrit të Arsimit Ernest Koliqi u lartësua vetiu se e tillë ishte ajo. Kurse një popull i tërë e errësoi, e denigroi e poshtëroi dhe e urren emrin Enver Hoxha, se i tillë ishte ai. Nuk mund të ketë më rikthim, por do të ketë vlerësim për aktet e mëdha që e përbëjnë kombin siç është gjuha, arsimi, të mbrujtura me shqiptarizëm.
Në këtë shtator 106 vjet më parë u mbajt edhe Kongresi i Elbasanit, që i dha shqiptarëve njohjen e gjuhës, hapjen e shkollës Normale dhe Universitetit të Parë Shqiptar. Pikërisht për këto, kurrë nuk flet dot Edi Rama, se ora i ka mbetur tek veprimet staliniste tipike diktatoriale dhe gjithçka i është thartuar në mendje nga droga e madhe që po i kapet dhe që po ia drogëzon qeverisjen që nisi si Rilindje dhe po përfundon si Ridiktaturë përmes drogmenëve të qeverisjes.

Filed Under: Opinion Tagged With: i tradhtisë, Pirro Gurmani, Rilindja si model, së Pezës

Deputetë, mos i harxhoni vezët, populli ka nevojë!

September 23, 2015 by dgreca

Shkruan: Saranda R. Shala/

Zhvillimet e fundit politike  ne Kuvend ,dhe diskutimet mes pozitës dhe opozitës,duken mjaftë të ashpërsuara.Kuvendi kohëve të fundit të ngjan tamam me një teatër,ku aktorët kryesorë janë deputë të cilët janë zgjedhur me votat e popullit.

Perveç mospajtimeve,kundërshtimeve nga të dyja palët,tash më  kanë filluar të përdorin dhe metoda nga më të ndryshmë të stilit “Kong fu”. Kuvendi  si një  institucion ligjvënës,duhet të dallohet nga” Koteci i pulave”,pasi vezet zakonishtë nuk e kanë vendin aty.

Nuk e di pasi vezet thyhen më lehtë mos më mirë ne vend të tyre do të kryente punë” Suxhuku”, në këtë rast. Deri më tani,sjelljet e pushtetarëve,ashtu si viteve tjera, na tregojnë  se kemi të bëjmë me një qeveri,  jo serioze,ku imazhin i tyre udhëhiqet për shfaqje e jo për punë.

Mbase si duket i kanë rregulluar punët dhe nuk po dinë më çfarë të bëjnë.Atyre nuk ju kërset e as nuk  brengosën fare  se a do të kenë bukë në sofër kur të kthehen nga puna:Nuk e kanë problem fëmijët e tyre a do të kenë mundësi për tu shkolluar, e as  nuk e bëjnë dert qe dikush nuk ka mundësi  një medikament të vetëm për ta blerë qoftë kur është në pyetje jeta e njeriut.Sapo të vijë koha e zgjedhjeve japin premtime nga më të ndryshmë,tregojnë aftësitë humane e ndërpersonale sa të ngjanë me altruista, mbase dhe Nëna Terezë me humanitetin e saj do të dukej e vogël para tyre. Luajnë role nga më të ndryshme deri të marrin votat e popullit.

Prandaj ky popull bashkë me shoqëritë civile,media,intelektualë,do të duhej të ngrehë zërin e tyre.Te mos lejoj të tallen më për të parë një skenë politik,ku shohim më shumë arrogancë sesa vepra.

Filed Under: Opinion Tagged With: mos i harxhoni vezët, populli ka nevojë!, Saranda R. Shala

Gjuha shqipe dhe shqiptarët ne “Encyclopedia of Muslim World “

September 22, 2015 by dgreca

Duke i lexuar serbët, turqit dhe disa nga lakejt e tyre  shqiptar , më shkonte mendja në një pyetje shumë të  rëndë : “ Vallë, pse ekzistojmë si komb? ose “ Pse duhet të jemi aq të përulur karshi historisë sonë , kur edhe me gojën tonë po e përdhunojmë të mjerën ?”
Kuzhinat më të errëta antikombëtare shqiptare përgatisnin çdo gjë të mundur që të ulim kokën e të “shajmë mëmë e at” pse na kanë lindur shqiptar. Në mëngjes kur zgjoheshim së pari duhej ( jo ,pse donim) të lexonim ato që as popujt më primitiv nuk e thonë për vetveten; na duhet të bindeshim se jemi popull që nuk ishim kurrë , që jemi komb i shpifur, që jemi të posa ardhur. Me mijëra faqe interneti , me dhjeta portale digjitale, të gjitha gazetat e shtypura ( me disa përjashtime ) në shërbim të një propagande të shfrenuar kundër vetvetes. Vallë, deri kur ?
Të etshëm për sharje , mohim, dezinformim , vjellje, pështymje, ndrydhje , cungim, shtrembërim, denigrim , baltosje , fshehje, errësim të çdo gjëje shqiptare,  kishim pasë qenë !  Turp!
Derisa bota qante për ne në vitet e 90-ta’; ne ia trumbetuam po asaj bote kundër sinjalin që e kishin gabim se çka kishin bërë për ne. Bota e krijoi imazhin e ri për ne pa përjashtim : “nuk çmojmë as babë e as babagjysh tonin “. Neve na sollën në gjendje të mos përmendim as histori as vuajtje as shnjerzimin moral të kaluar gjatë kohërave. Çdo gjë shqiptare ishte haram ! Të shkonte mendja se  mos jemi në vazhdën e një procesi “ kur popujt zhduken  dhe nuk kthen më  “
Fatbardhësisht , një shumicë e konsiderueshme e kuptuan të vërtetën kombëtare, e kuptuan se ishin të mashtruar , e kuptuan që ishin lodër në duar të qoftëlargëve; e kuptuan se dikush fliste nga jasht n`emër tonin.
Por ka ende të mashtruar , të pa bindur ende  , të dehur në manipulimet serbe-greketurke  për të cilët e kam përgatitur shkrimin e sotit.  Unë personalisht kam jetuar dhe punuar në tri kontinente; ia di erën dhe nxehtësinë e zallit të Afrikës dhe Azisë Lindore ; e njoh prapambetjen e popujve që ishin shkelur nga Aleksandri i Madh;  i njoh krenaritë dhe  dështimet e Europës : asaj Europe katolike por edhe të asaj ortodokse.
Duke shëtitur nëpër tituj , e gjeta një margaritar të shkruar nga vetë bota e  përparuar islame, të shkruar nga ata që nuk kanë pretendime islame por pushtim nga njëra anë e as poshtërim nga ana tjetër.
ENCYCLOAPEDIA OF THE MUSLIM WORLD

Në këtë sajt, të cilin çdo kush nga ne e ka të mundur dhe përdore “https://books.google.gr/books/about/Encyclopaedia_of_the_Muslim_World.html?id=p4TuO69MQFoC&redir_esc=y  “ e gjeta të shkruar  atë që e doja që ta thonin myslimanet  tonë. E gjeta atë që çdo njërin nga ne  e shtien të mendoj drejt që bota islame nuk është kundër nesh por  kundër nesh flasin vetëm “interesat” e të afërme tanë ;

E përkthyer nga Besir Bajrami , (të cilin e falënderoj shumë edhe për gjetjen e kësaj enciklopedie të Botës Islame ) lexoni se çka shkruan për ne: “E tillë është Shqipëria, një margaritar i harruar, në duart e njerëzimit. Jo shumë kombe mund të mburren për një histori të lashtë dhe shumë antike. Shumica i lidhin fillimet e tyre me migrimet nga kontinente ose vende të tjera, por jo Shqipëria. Shqiptarët janë ndoshta popullsia më e vjetër që banon rajonin e Mesdheut dhe një nga kulturat më të vjetra në historinë botërore. Ata nuk migruan ose erdhën nga diku tjetër, ata thjesht kanë ekzistuar në zonën e njohur si Ballkan.” dhe këte : “Shqiptarët, në thelb ishin luftëtarë, ku shembuj të mirënjohur janë Aleksandri i Madh, Konstandini i Madh, Justiniani dhe Diokleciani. Mbret i madh i Epirit u konsiderua si një konkurrent i madh i Perandorisë Romake. Strategjia luftarake e Pirros i dhanë atij kontroll mbi Epirin dhe në fqinjët.”

“Gjuha shqipe jep mjetin e vetëm të mundshëm për një shpjegim racional të kuptimit të emrave të Zotave të lashtë grekë si dhe të pjesës tjetër të krijimeve mitologjike, aq saktësisht sa të korrespondojnë me karakteristikat që u atribuoheshin këtyre hyjnive nga njerëzit e atyre kohëve. Shpjegimet konfirmojnë që mitologjia e lashtë greke ishte e huazuar, në tërësinë e saj, nga Iliro-Pellazgët. Për shembull, Zeus mbijeton si “Zot” në gjuhën shqipe. Lutja ndaj emrit të tij është formë e zakonshme betimi mes shqiptarëve të kohëve të sotme. Athena (Minerva Latine), Perëndesha e Urtësisë ashtu si shprehet në “E thëna.” Thetis, Perëndesha e Ujrëave dhe Deteve, do të ngjante me shqipen “Det”, që do të thotë “deti.” Në mënyrë interesante, fjala “Uliksi”, qoftë në trajtën e vet në latinisht apo në greqisht “Odiseus,” që do të thotë “udhëtim,” është e shkruar me “d” ose “l” dhe të dyja format janë të përdorura në Shqipëri.”

Më në fund të bindemi !

Fahri Xharra,21.09.15
Gjakovë

Filed Under: Opinion Tagged With: “Encyclopedia of Muslim World “, Fahri Xharra, Gjuha shqipe dhe shqiptarët ne

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 639
  • 640
  • 641
  • 642
  • 643
  • …
  • 868
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Antonio Bellushi (1934, Frasnitë – 19 qershor 2024) mbledhës i zellshëm dhe studiues i pasurive etnokulturore e gjuhësore të Arbëreshëve dhe Arbërorëve
  • Jetimi që nxori zbuluar shtetin…
  • Qyteti antik 2400-vjeçar i Çukës së Aitoit
  • Dita e Veteranëve, përkujtojmë shqiptarët që shërbyen me nder në Ushtrinë e SHBA
  • Lëvizjet e popullsisë shqiptare jashtë kufijve shtetërorë dhe vendosja e saj në Shqipëri: Një analizë historiko – hartografike dhe socio – ekonomike
  • “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”
  • 1928 / URA E ZOGUT MBI LUMIN MAT — RRËFIMI EKSKLUZIV I ERWIN SCHNITTER, INXHINIERIT ZVICERAN QË DREJTOI PUNIMET PËR NDËRTIMIN E SAJ
  • NIKOLLA NAÇO (1843–1913) – ATDHETARI QË E VURI PASURINË, DIJEN DHE JETËN NË SHËRBIM TË SHQIPËRISË
  • MURI I BERLINIT RA, POR MURET POLITIKE DHE IDEOLOGJIKE MIDIS SHQIPTARËVE VAZHDOJNË TË QËNDROJNË
  • Dy “Qemalët” e mëdhenj që themeluan dy shtete mbi rrënojat e një perandorie
  • THANK YOU to the City of St. Petersburg and Chief Anthony Holloway for Supporting Albanian School VATRA!
  • A egzistonte koncepti i kombit në kohën e Skënderbeut?
  • Dardane Halimi: “ALB Connection was created to give every Albanian-owned business in America a voice and visibility”
  • KRIJIMI I NJERIUT TË RI: NGA IDEOLOGJIA KOMUNISTE TE KULTURA E PËRFITIMIT NË SHQIPËRINË E SOTME!
  • Transpozimi poetiko-dramatik i veprës “Trungu ilir” të Sabri Hamitit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT