“Tjetër plan vrasje për mua, Petrit Çinari do më ekzekutonte”/
Shkruan: Tom Doshi/
Sic e keni ndjekur, une po vazhdoj me force, pavaresisht se i braktisur nga Partia ime dhe Qeveria, rrugen e veshtire te denoncimit dhe faktimit te nje akti terrorist per te vrare dy deputete nga Kryetari i Kuvendit te Shqiperise.
Dua te ndaj me ju disa fakte dhe shqetesime lidhur me kete proces, dhe dua te deklaroj disa vendime te miat.
E para, dua te hedh poshte me vendosmeri akuzat qe serviren kunder meje se gjoja jam ne bashkepunim me Sali Berishen dhe PD. Tom Doshi nuk ka bashkepunuar kurre me Sali Berishen ne te shkuaren, dhe nuk do te bashkepunoje ne te ardhmen me kete person. Jam kundershtar politik me Sali Berishen dhe keshtu do te mbetem.
E dyta, kam informacione qe hetimet qe po behen per akuzat e mia ndaj Metes jane te dekonspiruara. Nje shoqe e Monikes raporton çdo dite per ato qe ndodhin aty. Pavaresisht se une nuk i paragjykoj hetimet, konstatoj se ato po nxitohen me qellim, per tu mbyllur shpejt, pa arritur ti behet nje zberthim shkencor cdo fakti.
Do ti kerkoj qe neser me shkrim Prokurorit te Pergjithshem qe te kerkoj ekspertize nderkombetare per hetimet. Ne kushtet qe Prokurori i Pergjithshem dhe ai i Krimeve te Renda kane ngjallur dyshime per mua, se bashkepunonin me te akuzuarit, rezultatet jane te kompromentuara. Akuza qe une kam bere ndaj Ilir Metes eshte shume e rende. Ajo duhet gjykuar nga nje grup prokuroresh shqiptare dhe te huaj, ashtu sic u hetua dosja e Azem Hajdarit, me europian e amerikan, qe kane experience dhe neutralitet ndaj te hetuarve.
Idea qe ka dhene sot nje eurodeputet eshte e mirepritur prej meje dhe me jep shprese se nderkombetaret duan zbardhjen e ketyre akuzave. Qe shqiptaret te kene besim tek drejtesia, hetimi me nderkombetar eshte detyre e shtetit. Le te pergjigjet Ilir Meta nese eshte dakord qe te ftohen zyrtarisht prokurore te huaj te hetojne keto akuza. Le t’ja kerkoj dhe ai zyrtarisht kete gje Prokurorit te Pergjithshem.
E treta, kam degjuar sot se Fatjon Skenderi paska ardhur ne Tirane me garanci nga shteti se nuk do arrestohet, per te folur ne Prokurori. Cili shtet jep nje garanci te tille? Pse trajtohet ky person ndryshe nga Durim Bami? Mos ka ndikuar Ilir Meta qe drejtesia ti ofroj ketij garanci? Media ka fshehur qellimisht historine kriminale te Tonit. Nga informacionet qe me ka sjell sot nje deputet i maxhorances ne Kuvend, rezulton se Fatjon Skenderi eshte i denuar per trafik nderkombetar droge nga gjykata shqiptare.
Shkalla e pare dhe Apeli i kane dhene 13 vjet burg per te vuajtur 9 vjet, meqe e kishte pranuar akuzen. Gjykata e larte ja uli denimin ne 4 vjet. Ky person eshte denuar ne shkalle te pare dhe nga Gjykata Italiane me 17 vjet burg para pak kohesh, dhe ceshtja eshte akoma ne Apel. Prokuroria dhe Ministria e Drejtesise duhet te informojne dhe informohen nga autoritetet italiane per kete person te rrezikshem.
Ilir Meta ka mohuar njohjen me kete person, por mua ma ka pranuar njohjen dhe takimin tek lokali VIVA. Prokuroria per te provuar kete genjeshter duhet te verifikoj me kujdes tabulatet e Tonit ne kohen kur trafikonte droge ne Kosove dhe Itali. Sa here ka folur ky person me Monika Kryemadhin ne kete periudhe? Eshte detyrim para shqiptareve qe keto gjera te zbardhen njehere e pergjithmone. Toni i Metes dhe i Monikes ka bere dhe porosi te tjera per vrasje, te cilat fatkeqesisht jane finalizuar ne krim. Se shpejti ai duhet te sqaroi se kush ka qene porositesi i vrasjeve te tjera. Njerezit po e vrasin friken dhe kane filluar te tregojne me shume se sa dime deri tani.
E katerta, jam informuar nga nje i njohuri im, se ne Prokurorine e Krimeve te Renda dje eshte bere nje kallzim penal nga Petrit Çinari, nje ish oficer nga Skrapari. Ne kete kallzim eshte deklaruar se babai i Ilir Metes, rreth 1 vit e gjysem me pare, e ka thirrur Petritin ne Gjirin e Lalzit dhe i ka kerkuar atij me porosi te Ilir Metes, qe te vras Tom Doshin. Ky person paska punuar bashke me Rrexhep Meten ne ushtri dhe paska qene qites i shkelqyer. Pas rikthimit te tij nga Amerika, babai Ilirit e paska gjetur, ftuar ne Gjirin e Lalzit dhe bere oferten makabre, e cila duket se nuk eshte pranuar nga Petriti. Ky person, me guximin e lavderushem qytetar ka shkuar me vullnetin e tij te lire dhe ka denoncuar kete porosi te re vrasjeje. Kete informacion mund ta konfirmoje Prokuroria.
Ky person menjehere duhet mbrojtur si deshmitar i drejtesise.
Nga disa media, analiste apo politikej, jam i habitur qe vazhdojne flasin per personin tim negativisht, sikur une jam kriminel ..
Une nuk pasur dhe nuk kam asnje problem me drejtesine, prandaj i bej thirrje ketyre personave te ndalin keto sulme te padrejta ndaj meje ,pasi duhet te marre fund politika e shpifjeve ne vendin tone.
Une do te vazhdoj te bej publike, sipas rastit, te verteta qe une mendoj se nuk demtojne hetimin dhe se ndihmojne daljen e se vertetes.
Ju falenderoj per mijera mesazhe qe me keni derguar keto dite. Ju jam mirenjohes.
“PARA PUSHKATIMIT…”
Nga Fritz RADOVANI/*
HAPNI DOSJET !
“Njoftoni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tyre të fundit! Enver Hoxha”/
1945…DOSJA Nr…/
■Isha fëmijë në Nandor të vitit 1945 kur shkova me Nanën me rregullue varrin e Babës, javën e të Vdekunve në Rrëmaji. Dikush tregoi se janë rregullue Varre mbas murit aty ku per çdo ditë ndigjohej shkrepja e automatikëve të “çlirimtarëve tanë trima”…
Si fëmijë shkuem me pa ata varreza që vërtetë ishin të veçanta, ishin tre me Kryqa dhe tre përballë me shenjën e Muslimanëve, sipër me zhovor të bardhë, gjashtë foto të mëdha dhe rreth varrit me cigare. Kush vinte aty, njena nga Nanat që ishte tek Koka e djalit saj, u epte cigare vizitorëve… Kujtoj se tek varri i Kolë Sokolit kishte edhe fruta… Mbas pak minutash u ndigjue një zhurmë makinash me disa ushtarë të armatosun … Kujtoj si tashti tmerrin e ardhjes së atyne kamjonëve me ushtarë të armatosun, kur po shihnim ata Varre, pra, janë plot 70 vjetë nga ajo ditë që nuk e harroj kurrë, mbas Murit të Varrezave të Rrëmajit… Kur ushtarët me armë në dorë vrrisnin si bishat e terbueme: “Largou…largou…!” e Nanat e Atyne djelmëve që ishin pushkatue, mbulue me futa të zeza e degermia të bardha, pranë atyne varrezave të rregullueme me aq kujdes, rrokën fotot e mëdha të Atyne djelmëve si sokola për gjoks… Kur ushtarët shkrepën armët e tyne vrastare në ajr, ne ikëm nga frika… Gjithshka aty u kthye në zallishtë si përpara…
■Dosja nr.1108 (1945) hapet kështu:
“ V.F.L.P.
Proçes- verbal
I mbajtur mbi vullnetin e mbramë të të dënuarve me vdekje, Ndue Mirash Pali dhe Caf Meti, nga Shkodra.
Sot më 15 gusht 1945, ditën e mërkure, ora 5.00 para drekë, unë prokuror i Gjykatës Ushtarake, kapiten i II Aranit Çela, shkova në vendin ku do të ekzekutoheshin kriminelët e luftës dhe armiqtë e popullit, Ndue Pali dhe Caf Meti nga Shkodra, për të marrë fjalën e fundit të tyre, në të cilën thanë këto:
“Ndu Pali: Nuk më vjen keq që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh, që pata nga fashistët dhe nazistët. Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin!
Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste: Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipëndente, me baza shoqnore moderne demokratike!
Rrnoftë Shqipnia e shqiptarëve! Të fala familjes.
CafMeti tha: Rroftë Komandant i Përgjithshëm Xheneral Kolonel Enver Hoxha.
Prokuror (Aranit Çela) d.v.”
■Kur Nana ime shkoi tek Burgu i Kishës së Fretenëve, me i çue ushqimin axhës së vet, At Mati Prennushit, i dënuem me vdekje në mensen e atij kuvendi pa e dëgjue njeri atë gjyq Burrash për të cilin Historia e Shqipnisë vazhdon me “heshtë”, mbasi komunistët u gjetën ngushtë ndaj padronëve jugosllavë, që kishin urdhnue me “futë armë në Kishë dhe me e shkatrrue atë çerdhe Atdhetarësh me kulm e thëmel… tue i detyrue në tortura me pranue se armët i kishin futë Fretnit e atij Kuvendi…”, Fretnit qendruen si Burra dhe u pushkatuen të gjithë Prelatët e Klerit Katolik Shqiptarë, pa pranue asnjeni akuzat!…
Ishte 11 Marsi 1948, kur Dulaq Lekiçi i tha Nanës sime: “Mos sill ma ushqime… I kemi pushkatue dhe e keni në Zallin e Kirit !..” Kurrë nuk më shkonte mendja se “njëditë” do të kishe mundësi me pa me sy dhe me lexue Dosjen e At Matisë me shokët e Tij…
■Përgjigje e shkresës Nr. 88 datë 8 mars 1948:
Ju njoftojmë se të dënuarit ME VDEKJE:
1. MONSINJOR FRANO PJETËR GJINI,
2. PADËR MATI KOL PRENNUSHI, dhe
3.DON NIKOLL ZEF DEDA, të gjithë nga Shkodra, u ekzekutuan me datën 11 mars 1948, ora 5.00 para dite dhe fjala e fundit ka qenë:
1. MONSINJOR FRANO P. GJINI tha se: Rroftë Krishti Mbret, Feja Katolike dhe Katolikët në botë, Rroftë Papa, gjaku dhe trupi i em mbetët këtu, por Shpirti dhe zemra është tek Papa. Rroftë Shqipnija!
2. PADËR MATI KOL PRENNUSHI tha se: Jam i pafajshëm, po vdes në krye të detyrës s’eme. Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Papa, Rrofshin Katolikët, Rroftë Shqipnija!
U bëj hallallë gjyqit dhe ato që do të shtijnë mbi trupat tonë të pafajshëm!
3. DON NIKOLL ZEF DEDA tha se: Rroftë Shqipnija, po vritem në punën teme. Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Populli Shqiptar!
P. Kryetar i Gjykatës
67 Rregj./1948 Kapiten i I-rë (Misto Bllaci) d.v.”
***
■Fjala e fundit e Don Ndre Zadejës ishte: “Ah, moj Shqipni, moj mizore e, shka të baj ma shumë për ty?!” (Simbas tregimit Don Mikel Koliqit 1993)
***
■“Sot ditën e hënë, datë 4-3- 1946 ora 05.00, në vendin e caktuar u ekzekutuan armiqtë e popullit, dhe vullneti i tyre i fundit ishte:
1. Prof. Gjelosh Lulashi: Thoni babës të më falin se e kam trazue. Të më falin shokët, se ndonji shpifje e kam ba prej zorit qi kam pasë. Nanës të fala dhe të mi puthin vllaznit. Borxhet që kam mbetë të mi paguejn prindët. I fali me zemër të gjithë ata që më kanë ba keq. Rrnoftë Shqipnia!
2. Patër Daniel Dajani: I fali ata qi më kanë ba keq. Jam kondend se po vdes i pafajshëm, ma mirë se fajtor. T’i japin prindët (far’e fisi), P. Zef Shllakut me pasë me më thanë dy meshë.
3. Patër Giovani Fausti: Jam kondend se vdekja po më vjen tue krye detyrën teme. Dërgoni shëndet Jezuitve, xhakojve, Apostolikve dhe Argjipeshkvit. Rrnoftë Krishti Mbret!
4. Patër Gjon Shllaku: Lamtumirë mi thoni shokve Françeskanë dhe të gjithë të njoftunve. Rrnoftë Krishti Mbret dhe Rrnoftë Shqipnija!
5. Mark Çuni: I fali të gjithë ata qi më kanë gjykue, dënue, si edhe ata që do të më ekzekutojnë. I thoni nanës që i kam Ludovik Rashës 15 napolona borxh dhe t’ja paguejnë. Rrnoftë Krishti Mbret dhe Rrnoftë Shqipnija!
6. Qerim Sadiku: I fali ata qi në çdo kohë mund të më kenë ba keq. I fali edhe ata që më kanë dënue me vdekje, dhe ata që do të më ekzekutojne. Rrnoftë Krishti Mbret, Rrnoftë Shqipnija! Prokurori Ushtarak (Tonin Miloti) d.v.”
Shënim (FR): Me datën 3 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës njoftohet:
“…Aprovohet ndëshkimi me vdekje i Frano P. Mark Mirakës.
Njoftoni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tij të fundit.
Frederik Nosi d.v.
***
■Prizren, 15 Nandor 1946: Nga “Katoliçeskaja Banda” Pushkatohen:
At Bernard LLUPI tha:
“Vdekja si kjo, vdekja për shqiptarizëm, asht kupë e artë!”…
Prof. Kol PARUBAJ: “Ma keni kujdes vajzën! Rrnoftë Shqipnia Etnike bashkë me Kosovën!” Maria SHLLAKU filloi me këndue Hymnin e Flamurit…
At Bernard Llupi atëherë i tha me za të naltë: “Të lumtë, bylbyli i shqiptarizmës!
Le ta marrin vesht bota si shkon me vdekë femna Shqiptare, me kangë në gojë!”
Maria ia këtheu me za të fortë:“RRNOFTË SHQIPNIA E MADHE!.. RRNOFTË BASHKIMI I SHQIPTARËVE!”
Mësuesi Gjergj Martini tha: Rrnoftë Shqipnia e Bashkueme. Rrnofshin Shqiptarët…”
***
■Me datën 28 Mars 1947 Ushtari Besnik i Atdheut dhe i Fesë Don Dedë MAÇAJ tha:
“Ja ku po e them para Zotit Tonë, që shpejt ka me më pritë, dhe para gjithë jush
ushtarë të shtrejtë që, po më vrasin vetëm për shkak se urrejnë Fenë Katolike.
I tham këto fjalë pa ligësi dhe pa urrejtje për ata që do të më pushkatojnë!
Rrënoftë Krishti – Mbreti Ynë! Rrënoftë Papa! Rrënoftë Shqipnia!”
***
■Prof. Prenkë Kaçinari shkruen:
“…Erdha këtu në Tiranë vetëm e vetëm për mos me ju qitë telashe ju. Në vendin ku do të vras vetën dëshroj të varrosëm.
Një dëshirë tjetër e që due ta plotësoni asht: të mos mbani askush shej zije për mue; zinë e mbani në zemër.
E tash lamtumirë përgjithmonë. E di se do të kishit dëshirue t’ju shkruajshe ma gjatë. S’ po më punojnë ma as mendja, as dora.
Përqafime e të puthuna të përmallshme; më kujtoni në bisedat tuaja, jam i juaji
Prenkë Kaçinari
Tiranë, 3.IX.1956 ora 5 mbasdreke.”
***
■Imzot Prof. Jul BONATTI njëditë i kishte tregue kushrinës që shkoi me e takue në një manikomjo ku, e derguen mbasi e dënuen 5 vjetë pa fakte…“Kam provue tortura të pandigjueme e të palexueme. Masakra me knaqë shpirtin e tyne pa asnjë arsye…”.
E gjetën të coptuem nga të “pavetëdijshmit” me 5 Maji 1951… (Dosja 3616, Arkivi)
***
■Imz. Ernesto Çoba: (1978), “Jam kenë gjithmonë kundër komunizmit, as nuk kam dashtë me ia ndigjue zanin, kam punue me shpirt me e zhdukë e do të vazhdoj me kenë kundër deri në vdekje!”
■25 PRILL 1968
Don Mark Hasi: (1968) tha në fjalën e fundit mbasi ju dha vendimi i gjyqit në Shkoder: “me vdekje, me pushkatim” , “…Ka me ardhë ajo ditë, kur do të ngrihet një Monument në Shqipni. Me shkronja të arta, do të daltohën emnat e të gjithë Martirëve dhe Deshmorëve të Lirisë së Atdheut, që luftuen për Demokracinë e vërtetë dhe ranë nën shpatën komuniste.”
■Zoti i pastë në Mbretninë Tij!
Vazhdon Pjesa V, “Respekti per të vdekunit…”
Melbourne, Mars 2015.
*Pjesa V.
Teatri i operës dhe baletit
Nga Ylber Vokshi -Ylli/
Janë disa çështje të cilat as imagjinata ma ekstreme nuk mundet ti parashikoi,pasi ato aspak nuk përkasin me logjikën e shëndosh të një shoqërie. I tillë është rasti me “lojën” e propozimit të lokacionit të ri të objektit të Teatrit,operës dhe baletit të Kosovës. Me tri (3) arsyetime të çuditshme, nga garnitura e re qeverisëse në Ministrin e Kulturës,dilet në opinion se:1. Akustika objektit ka telashe të mëdha, (përse është bërë revidimi i projektit,problematikën e akustikës mundet ta konstatojnë vetëm kompanitë e specializuar të cilat janë të rralla në botë). 2. Projektit të parë i ka kaluar afati ligjor,( e pa kuptueshme,cili është ai afat ligjor për ndërtimin e një objekti të rëndësi së veçantë për Kosovën). 3, Projekti i kaluar ka kosto rreth 30 milion euro,(kjo vlerë ka qenë publike në fillim,askush nuk e ka kontestuar,sa jep merr është rregull i ekonomisë të tregut në botë,ashtu edhe te ne).
Iu nevojitën MKRS afro nëntë (9) vite,që nëpër mes zëdhënësit të saj,të ia shpjegoi opinionit arsyet për braktisjen e projektit të vjetër dhe synimet e projektit të ri. Pas tërë këtyre sihariqeve ministrore,mund të them së këto arsyetime janë tërësisht të pa qëndrueshme. Përse të propozohet ndërrimi i lokacionit të objektit,i cili kishte filluar të ndërtohet në vitin 2009,apo pas tërë kësaj loje fshihet diçka tjetër,koha do ta vërtetoi. E ne ende mbetemi pa një objekt të rëndësishëm të kulturës,për të promovuar atë në mënyrë të dinjitetshme,ashtu si i ka hije çdo shoqërie të civilizuar.
MKRS tërë ketë proces,caktimin e lokacionit të ri,ia kërkon Komunës së Prishtinës e cila, sipas tyre,duhet të caktojë një lokacion të ri për ndërtimin e këtij objekti,i cili në vitin 2006 një herë ishte caktuar. Edhe atëherë mënyra e përzgjedhjes se lokacionit deri diku ishte konfuze,por u tolerua për hir të një qëllimi madhor. Aty është bërë inaugurimi solemnisht i fillimit te punimeve në vitin 2009, janë investuar mjete të mëdha materiale, e këto ditë në vend që të vazhdojnë punimet,Ministria e Kulturës del me propozime të reja për lokacion dhe projekt të ri,i cili kushtimisht duhet me qenë në qendrën e kryeqytetit. Për ketë duhet pësuar rrënime të shumta,ashtu si është vepruar në vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar dikur,e që është kritikuar nga njohësit e problematikës urbane të Prishtinës,por edhe nga të tjerët. Kjo me të vërtetë nuk përket as me normat elementare morale të një shoqërie ,që propozon të ndërron lokacionin sipas hireve të dikujt, pa u bazuar në argumentet profesionale urbane,si veprohet në tërë botën.
Se lokacioni i Teatrit të Operës dhe Baletit domosdo nuk duhet të jetë në qendrën e kryeqytetit e tregojnë rastet e shumta në tërë rruzullin tokësorë. Lokacioni i vjetër i caktuar që të plotëson kërkesat kryesore të komunitetit artistik dhe vizitorëve, në një zonë të qetë dhe atraktive,e që nuk është larg qendrës së qytetit,ky është avantazh i madh për kulturën kosovare. Duhet përmendur se edhe përpara kishte ide “përfituese”, edhe premtime të dyshimta se nëse gjendet një lokacion i ri mu në qendrën e kryeqytetit për ndërtimin e objektit, do të ndërtohet teatri i ri si donacion. Por ato qëllime abuzive me objektin ekzistues të teatrit dhe me identitetin urban të Prishtinës,me kohë u vërejtën dhe u stopuan,nuk u lejuan.
Është jashtë çdo aftësie profesionale të caktohen lokacionet e objekteve të rëndësishme,pa iu referuar dokumenteve ekzistuese hapësinore dhe urbane të Komunës të cilat edhe duhet rifreskuar kohë pas kohe. E jo të veprohet si deri me tani ku shumica e lokacioneve të ndara,nuk është e bazuar dhe nuk ka argumente të mirëfillta urbane. Kjo praktikë duhet ndërprerë një herë e për gjithmonë. Me mos respektimin e dokumenteve urbane ekzistuese,vetëm do të bëhen gabime ma të mëdha urbane, nëse përkrahën këto ide destruktive,të cilat nga aspekti financiar është vështirë të realizohen.
A thua se qytetet e vjetra në botë Venediku, Moska,Roma,Parisi,duhet të kishin pritur shekullin XXI për të ndërtuar operën në qendër të qytetit,jo ato objekte janë pjesë e qendrës urban të asaj kohe. Duhet analizuar se si kanë vepruar qytetet e mëdha në botë me caktimin e lokacioneve të reja të këtyre objekteve,specifike dhe me eskluzivitet të lartë shoqëror si janë rastet në Torino,Helsinki,Sofje apo afër neve në Shkup. Rasti i Sofjes dhe ndërtimi në periferi i objektit të operës së re,tregon një shembull interesant se si ka mundësi të plotësohen kërkesat e kohës,duke respektuar të gjitha kriteret e identitetit urban që i ka çdo qytet.
E tërë kultura e shtetit të Kosovës,në shekullin e ri,u zhvillua në mënyrën e vet në hapësira,të cilat as për së afërmi nuk i plotësojnë kushtet elementare për veprimtari e të gjitha kapaciteteve ekzistuese kulturore,të përthekuara në trupën e teatrit kombëtar,trupën e filarmonisë,trupën e baletit kombëtar dhe shumë institucioneve tjera që veprojnë në kryeqytetin tonë. Objekti ekzistues i Teatrit Kombëtar as për së afërmi nuk i plotëson kushtet elementare për të funksionuar trupa e teatrit dhe ajo e baletit kombëtar. Nevoja për ndërtimin e një objekti reprezentativ,me dashamirësi formalisht u aprovua nga vendimmarrësit Kosovarë të asaj kohe,por realiteti ynë e tregoi një të vërtetë të hidhët,se ne në Prishtinë deri sot nuk kemi asnjë hapësirë reprezentative ku do të luhej në pjesë teatrale,një shfaqje baleti,ndonjë opere apo ndonjë koncert i muzikës klasike.
Asaj që ma së shumti i jam frikuar,sot është realitet në fushën e kulturës dhe urbanizmit në kryeqytet. Është bërë modë që çdo grupacion që vjen në pushtet të bëjë ndryshime radikale, duke mos respektuar VAZHDIMËSINË e obligueshme institucionale, pa dhënë përgjegjësi për ato veprime. E tërë kjo bëhet për disa interesa të pa qarta duke mos qarë kokën për mjetet e shumta të shpenzuara materia. Njëherë është paguar për projektimin,revidimin,fillimin dhe vazhdimin e punimeve të objektit të Teatrit të operës dhe baletit të Kosovës në vitin 2006 gjegjësisht 2009,kur u vu gurë themeli i tij. Tani kërkohet një projekt i ri në emër të kush e di shkëfit,shpenzime të reja të parave të taksapaguesve kosovar. Në thelb,edhe pas shumë viteve ende Kosova po frymon dhe “funksionon” pa infrastrukturën elementare të kulturës ,por kjo fare nuk ka rëndësi për vendimmarrësit tonë. O tempora o mores!
Mjaft ma me rrënime,posaçërisht të objekteve apo komplekseve funksionale,të mendojmë dhe të veprojmë pozitivisht,të respektojmë fjalën dhe mendimin e profesionistëve,të jemi të ndërgjegjshëm që kur të propozojmë opsione të ndryshme,të kemi argumente të forta profesionale,të mësohemi që të respektojmë dokumentet e aprovuara hapësinore dhe urbane,të mos ndërhyjmë me caktimin e lokacioneve të ndryshme për disa objekte publike,që kanë ndodhur vitet e fundit në Prishtinë dhe Kosovë. Ky trend po ka tendenca të ketë vazhdimësi,por së pari duhemi me ia parashtruar vetë vetes pyetjen,përse po punohen dokumentet hapësinore dhe urbane në qytetet e Kosovës,kur askush nuk po i respekton. Është e pa mundur të udhëhiqet dhe të përparoi një shoqëri me filozofi provinciale e të menduarit urban.
Prishtinë arch. Ylber Vokshi -Ylli
09.03.2015 arkitekt i pavarur
ylberv@gmail.com
CAMERIA-KUJTESË PUBLIKE PËR PRESIDENTIN!/
KUJTESË PUBLIKE PËR PRESIDENTIN!/
Nga Rasim Bebo/
I nderuar, President i Republikës së Shqipërisë,/
zoti BUJAR NISHANI!/
Dëshiroj t’ju sjell në kujtesë publike, se Çamëria është Epiri me kryeqytet Janinën, një ndër katër vilajetet, më i përmenduri në histori. Por sot Greqia po shprehet hapur, se “Çamëria nuk ekziston”.Kaluan 70 vjet pa një Rezolutë Çame.Të pesë deputetët çamë, me Shpëtim Idrizin në krye, gënjejnë, mashtrojnë me votën e besimit që u dha populli i Çamërisë. E quajnë të miratuar Rezolutën Çame të vitit 2004, sikur gjoja këta e nxorën nga pluhuri i harresës pas 9 vjetëve. Pёr interesa të PD dhe PS, administrata e Kuvendit të Shqipërisë konkludoi se Rezoluta e vitit 2004 është miratuar dhe këtë Rezolutë e regjistruan në “Gazetën zyrtare” të parlamentit. Vetëm kaq. Por kjo Rezolutë nuk u shtrua në parlament për aprovim dhe të firmosej nga qeveria, për ta dërguar në forumet e larta të OKB, BE, dhe Kongresit Amerikan. Për t’i dalë përballë Rezolutës greke, të cilën ata ua dërguan këtyre forumeve para 10 vjetëve, me motivimin se “Çamëria nuk ekziston”. Ndërkohë deputetet çamë nuk i dolën për zot rezolutës sonë, por e vendosën në arkiv për gjumë, duke tradhtuar jo vetëm rezolutën, por edhe vetë Çamërinë. Si pasojë, greku në postblloqet e kufirit, u gris çamëve pasaportat dhe ua përplas në fytyrë, duke i ofenduar rëndë. Pra, këta janë sot deputetët çamë pa gjak shqiptari, që shkelin mbi amanetin e mijëra çamëve para masakrave të vdekjes.
Zoti President, Këta deputetë çamë duhen hequr nga parlamenti, si të padëshiruar nga opinioni kombëtar. Gjithashtu, për të mos thelluar më shumë penetrimin e grekut në Shqipëri, Janullatosi duhet larguar nga Shqipëria, dhe në asnjë mënyrë të mos i jepet nënshtetësia shqiptare, se do të ishte vdekje për kombin tonë. Këtu poshtë po rreshtoj disa ngjarje rrëqethëse nga Çamёria, duke i thirrur kujtesës:
KRIME MAKABRE TË NDODHURA NË ÇAMËRI
Koloneli anglez Kris Gudhaus, i dërgoi njoftim shtabit aleat të Mesdheut, duke i karakterizuar pjesëtarët e bandës së andartëve grekë si tipa ku: “nuk gjen asnjë katakter pozitiv, si një bashkim elementësh negativë”. Historiani grek Niko Zhango shkruan për kapiten Vasil Ballunin dhe çetën e tij të andartëve. “Ishte pleksur me krime ndaj shqiptaro-çamëve. Si hajdut të maleve grabisnin hallexhinjtë, përdhunonin dhe i vrisnin. Këtë aktivitet e kish filluar që nga gushti 1941, ishte një ndër zullumqarët e Çamërisë.”
Një ditë, disa andartë në Paramithi, panë një djalë të pashëm 17–18 vjeçar, të veshur me kostum dhe me qylaf të bardhë në kokë. Katër – pesë andartë të Vasil Ballumit e rrëmbyen menjëherë djalin, për t’ia çuar komandantit të tyre si kurban në prag të festave fetare. Vasili kur e pa këtë peshqesh që i sollën trimat e tij, u gëzua shume dhe vazhdoi të pinte më shumë me shokët e vet në tavolina. Pastaj duke qeshur e brohoritur vdekjen e shqiptarëve, urdhëroi të ndizej furra. Në mes të haresë dhe këngës, rrëmbyen djalin e Naile Gjinikasit, po nga Paramithia dhe e hodhën të gjallë në furrë… Kjo ngjarje u përhap si vetëtimë në të gjithë qytetin dhe rrethinat. Nuk kaloj shumë kohë, rreth 3-4 javë, paramithiotët kapën djalin e vetëm 17 vjeçar të Vasil Ballumit dhe ia shpunë zonjës Naile Gjinikasit për të marrë hak… Jo, u tha Zonja Naile, djalin tim nuk ma ka djegur ky djalë, dhe unë nuk mundem të marr hak te ky djalë, po do ta mbaj një javë në shtëpi ta ushqej siç ushqeja djalin tim. Mbas një jave, ajo ia dorëzoi djalin Vasil Ballumit, kriminelit të Çamërisë. Thonë, se atë ditë zervisti Vasil Ballumi u betua se ”nuk do të qëllonte më mbi shqiptarët e Çamërisë”. Por Vasil Ballumi, si grek që ishte, nuk e mbajti besën. (R. Bebo “Dodona…”, bot 2008, f. 506).
Më 27 qershor 1944, Myrvete Shehu, e bija e Haxhi Shehut nga Paramithia deklaroi: “Mbasdite hynë në shtëpinë tonë tre andartë të armatosur. Ata hëngrën dhe pinë, me gjellë të mira e mish qingji të pjekur, të gatuar nga nëna ime, sipas traditës çame të mikpritjes. Por shumë shpejtë andartët u kthyen në armiq të llahtarshëm. U ngritën nga sofra, morën babanë dhe e shpunë në qendër të qytetit, ku kriminelët zervistë e varën në një çengel kasapi duke e prerë copa- copa të gjallë. Gjatë këtij veprimi makabër, kanibalët talleshin duke britur me zë të lartë: “A doni një thelë mish nga Haxhi efendiu?… Sa kile doni? – E doni kofshë apo mëlçi?”… Dridhmat dhe masakrat ndaj fëmijëve, pleqve, grave e burrave vazhduan me muaj të tërë. Unë dhe nëna nga frika, morëm rrugën për t’u larguar nga qyteti, ashtu siç ishim të zbathur, por kriminelët zervistë na kapën dhe na futën në burg me 400 vetë të tjerë. Më datën 8 nëntor 1944, u nis karvani me 150 vetë nga Paramithia, në këmbë drejt kufirit shqiptar. Edhe gjatë rrugës torturat, masakrat e përdhunimet nuk u ndalën. Si përfundim, në kufi arritëm gjysma, 75 vetë, të tjerët kishin vdekur. (N. Merxhushi “PARAMITHIA”, bot 2011, f. 161).
Historiani grek Niko Zhangos, në librin e vet “Imperializmi anglez dhe qëndresa kombëtare 1940 – 1945”, shkruan për përbindshmërinë greke në Paramithi, ndër të tjera ai verën: “Barbarizmi në Paramithi, ditët që vijuan, ishte i tillë sa historia fsheh fytyrën e vet nga turpi.”
Pasditen e 24-9-1944, arriti në Filat reparti i komanduar nga zervisti, major Kranjai. Këtu, përveç popullatës së qytetit që nuk kishte ikur, gjendeshin edhe shumë fqinjë të fshatrave të rrethit dhe të rrethinave përtej lumit Kalama. Kranjai urdhëroi: “Andartë! Bëni ç’të doni! Vrisni pa dalluar e mëshiruar kërkënd, qoftë ky burrë apo foshnjë! Çnderoni kë t’ju pëlqejë, vajza, nuse të reja!” Nëpërmjet zëdhënësit ai shpall: “Asnjë shqiptarë të mos lini të gjallë; mos lini pa zhdukur asnjë shënjë të shqiptarisë myslimanie!”
Historiani grek Jan G. Sharra shënon: “Shumë çamër myslimanë, zervistët i rrëzonin të gjallë nga ura e Naçit pranë Filatit. Nënave u rrëmbenin fëmijët nga duart e nga gjiri, u ngulnin bajonetën dhe i ngrinin përpjetë. Po para syve të nënave, vrisnin djelmoshat 15 –18 vjeçar. Mbi 50 fëmijë i therën në djep, rreth 15 gra dhe fëmijë i hodhën në një pus dhe u mbyllën grykën, ku disa ditë u dëgjua ulërimat nga fundi pusit. Tabloja që paraqitnin, ishte rrëqethëse dhe e vajtueshme. (“Istoria tis…”, f. 665). Dhe historiku i Konispolit, f. 3, Fletoria “Zëri i Çamërisë” nr. 7, Tiranë 8-10-1946, f. 2).
Më tej historiani grek Niko Xhango, thekson se ata “njerëz të egër dhe barbarë që kërkonin lira e plaçka, hynin si zotër nëpër shtëpitë e Çamëve, dhunonin vajza e gra dhe vritnin kë të donin”. (historia tis… f. 689).
Analisti i problemeve Ballkanike, Xhejmës Petifer, shkruan: “Qeveria britanike ka një lidhje direkte, me trupat e Zervës, të cilat kryen krime nga më të rëndat ndaj çamërve, krime lufte dhe mizori, të cilat ishin nën kontrollin e C. M. Ë.”
Woodhouse, komandant të misionit ushtarak britanik në rezistencën greke. Oficeri britanik i kësaj rezistence greke, Najxhel Klajv, ka shkruar:“Ne kemi kryer gabime të tmerrshme duke mbështetur Zervën në atë mënyrë”. Prof. A. Kotini shkruan, Shën Kozmai ka thënë për çamët: “Një pjesë do të vriten, një pjesë do të ikin dhe një pjesë do të pagëzohen”. Kështu do të zhduket Çamëria. (“Tre gurët e zezë …”, f. 100). Pas 236 vjetëve të vrasjes së Shën Kozmait, si armik i shqiptarëve, sot misionin e tij e vazhdon Janullatosi, si një antishqiptar më i keq se Shën Kozmai.
Prof. Dr. Agron Fico citon Dervish Sulon nga Spatari: “Një të shtunë të shtatorit 1944, njëri prej batalioneve e quajtur “Tagma ton turkofagon” (Batalioni i turkngrënësve), pasi kaloi lumin Kalama, u ngjit në fshatin Spatar dhe rrethoi fshatin përqark. Ata u shpërndanë nëpër fshat për drekë, hëngrën e pinë mirë e mirë gjellët e zgjedhura, me mishra të pjekur sipas porosive të tyre. Mbas dreke, grumbulluan të gjithë popullatën përpara xhamisë. Zervistët filluan grabitjet dhe çnderimet ndër gra dhe vajza. Kriminelet u futën në çdo shtëpi, kërkonin flori, grabitnin atë që pëlqenin, çnderonin atë që donin, kurse në shtëpinë e plakut 80 vjeçar Dule sherifit, i prenë kokën. Në shtëpinë e Mete Brahos dogjën 20 persona. Në Kopshtin e Avdul Nurçes, u therën e u masakruan 20 persona, në shtëpinë e Dane Mehmetit vranë 5 gra dhe 3 fëmije pas grabitjes e përdhunimit dhe po të njëjtën veprim bënë në çdo shtëpi ku shkuan.” (Gazeta ILLYRIA 5-9-2005
Një ngjarje tjetër kuptimplote: Lulo Ahmet Qamili, nga fshati Janjar, femër shumë e bukur e martuar para një viti me spatarjotin Dalan Cullani, u kap në Spatar nga zervistët. Këta vranë të gjithë ata që zunë, ndërsa Lulon e ruajti një oficer për ta marrë me vete. Kjo sa dinake aq edhe trime, në fillim u duk sikur u bind me tërë mend. Oficeri i gëzuar se ia rriti qëllimit, vari automatikun në gozhdë dhe kaloi në të ndarën tjetër për t’u treguar shoqëruesve të tij. Ndërkohë Lulua rrëmbeu automatikun dhe me një shkathtësi e guxim të habitshëm vrapoi tek dera dhe i griu të gjithë sa ishin në të ndarën fqinje. Zervistët që ndodheshim rreth e rrotull, duke menduar se dikush prej tyre po vriste fshatarët, nuk u shqetësuan. Nga moskokëçarja e tyre, përfitoi trimëresha Lulo, e cila me automatikun nën një cipun (një lloj sharku i hollë) u largua pa tërhequr vëmendjen e askujt dhe kështu pas disa orë udhëtimi mundi të arrinte në Konispol.” (Gazeta ILLYRIA “Zëri i fuqishëm i Çamërisë trime”, 5-9-2005).
Androkli Kostallari që shoqëronte një hetues anglez tregon: “Kudo ku shkonim nëpër vendqëndrimet çame, ishte shumë pak të thuash se gjendja e tyre ishte e vajtueshme. Por njëri nga rastet ishte aq rrëqethës, saqë s’do të më shlyhet nga kujtesa. Duke kaluar nga një vendvendosje në tjetrën në Kllogjer, para tendës më afër nesh, ishte ulur një plak rreth 75 vjeç, kur iu afruam, u tmerrova; ishte kockë e lëkurë, aq sa s’e kuptoja dot se si i mbahej fryma në atë kufomë, megjithatë ai qëndronte aq madhështor, sa edhe një monument. Anglezi e shikoi me vëmendje dhe nëpërmjet meje i bëri disa pyetje të shkurtra. Edhe pse buzët e fishkura i dridheshin, çdo përgjigje e tij ishte dinjitoze e filozofike. Pamje disi të ngjashme, vumë re edhe në tërë atë vend, ku ishin vendosur me mijëra njerëz. Duke ikur anglezi më tha: “Shumë krenar qenkan këta çamërit! Sado që po treten dhe po shuhen në këmbë, nuk përkulen; askush s’po nder dorën të kërkojë lëmoshë”. Si përgjigje, unë përmenda disa vargje popullore të kohës së Ali Pashë Tepelenës. “Arvanites penemeni, / çamidhes iromeni”. (Shqipëtarë të lavdëruar/ çamërit krenarë). I thërrita kujtesës, dhe pashë se ne veten tonë e marrin nëpër këmbë.
Zoti President, këto fakte të gjalla nga kujtesën e dhimbshme, që shpalosa këtu për ju, besoj janë të mjaftueshme, për të rimarrë në konsideratën e Presidencës shqiptare, shqetësimin tonë madhor, për zgjidhjen e tejvonuar të çështjes Çame.
Rasim Bebo, Addison IL. USA, mars 2015
ZBARDHJA E VIDIOS MISTERIOZE TE TOM DOSHIT
Deputeti Tom Doshi publikoi mbrëmjen e djeshme një video 8 minutëhe, në të cilën dëshmitari kyç i ngjarjes, Durim Bami, njëkohësisht vrasës i porositur për eliminimin fizik, të dy deputetëve rrëfen skenarin si ishte planifikuar vrasja se dy deputetëve dhe sa do paguhej. Videoja është 8 minuta dhe pamjet xhirohen në një dhomë. Kamera është vendosur përballë Durim Bamit i cili rrëfehet para deputetit të Shkodrës Tom Doshi. Vetë deputeti nuk shfaqet në asnjë moment, vetëm dëgjohet zëri i tij. Gjatë videos, qartazi kuptohet se si Bami pohon se porositësi i vrasjes ishte Ilir Meta e madje, personi i kontaktuar prej tij, me emrin Toni, i kishte dhënë garanci të plotë se pse sipas tij porosia për vrasjen e dy deputetëve ishte: “Dorë Shteti” dhe rrugën e kishin të hapur nga Ilir Meta.
Në postimin e kësaj video, deputeti Tom Doshi deklaroi dje se pamjet dëshmojnë manipulimin e të vërtetës nga ana e shtetit. Ai ka deklaruar se Policia e urdhër ka manipuluar dëshmitarin dhe po fsheh të vërtetën duke akuzuar njerëz që skanë asnjë lidhje me vrasjen. “Po ju paraqes një video me të vërteta të frikshme për realitetin shqiptar. Një video që do tregojë kush na udhëheq dhe sa të sigurtë e kemi jetën. Një video që do nxjerr lakuriq deklaratat e deritanishme të shtetit. Prita deri sot reagimin e të gjithë institucioneve. I lejuam porositesit të vrasjes të tregonin edhe njëherë sa frikë kanë nga e vërteta. Manipuluan dëshmitarin, fshehën të vërtetën, akuzuan njerëz pa asnjë lidhje me vrasjen. Nxirreni vetë përfundimin se kush thotë të vërtetën” shkruan Doshi.
* * *
Durim Bami: Do ta them ngjarjen që në fillim, siç ka nisur. Erdhi Toni, më mori në telefon dhe më tha…
Tom Doshi: Duhet të jesh i qetë me veten dhe me Zotin
Durim Bami: Më tha që do të them një punë, për punën e Tomës. Kanë hedhur lekë për të, duhet me e mbaru.
Tom Doshi: Çdo do të thotë me e mbaru?
Durim Bami: Do të thotë me vra Tomën. A mund të nxjerrim ndonjë rob tha, me e bë. Ai përderisa erdhi tek unë, kuptohej që unë do t’ia mbaroja. Janë hedh 500 mijë euro. Nga këto 500 mijë donte të më linte diçka mua. I thashë s’ka problem kur të mbaroj punë.
Tom Doshi: Dhe si filloi puna, kur e keni filluar këtë punë?
Durim Bami: U bënë pesë muaj tani.
Tom Doshi: Ka filluar qysh në maj?
Durim Bami: Po se mbaj mend fiks por maj ka qenë. Si fillim tha hidhi 200, prandaj e anullova unë. Mendova se kjo punë është e rëndësishme, nuk është e parëndësishme. Ata vranë Azem Hajdarin dhe ngelën të gjithë në burg, u vranë, u sakatuan.
Tom Doshi: E çfarë të tha ty ai?
Durim Bami: Ai tha s’ka problem hiç ajo punë , s’ka për tu bërë zhurmë. Pastaj porosia që ka ardh, ne kemi mbrojtje tha. Sepse nuk i kanë porositur punët e Tomës rob që s’mund të na mbrojnë. Është dorë shteti kjo tha
Tom Doshi: Po kush mbronte në këtë mes, nuk e pyete ti?
Durim Bami: Tha Iliri është në këtë mes, Meta është tha, kështu që ne e kemi rrugën hapur për çdo gjë. Mirë mirë-I thashë-në rregull, por problem është se një gjë e vogël të na dale. Jo tha s’ka asnjë problem, po u bë kjo punë, ke për ta parë sa mirë do shkojnë punët.
Tom Doshi: Po si vazhdoi puna? Ju thatë se më keni ndjekur, më keni ruajtur….
Durim Bami: Po, po. Tek Sheratoni, Tek Dy Kyllat, me motor anash makinës tënde.
Tom Doshi: Më 21 qershor the…
Durim Bami: Po më 21 qershor.
Tom Doshi: Po si ishte puna me motorin?
Durim Bmai: Po sollëm motorrin, e lamë aty.
Tom Doshi: Jam kurioz të di se si e organizuat? Ku e morët tritolin? Motorin?
Durim Bami: Motorin e kam vjedhur vet, Në Paskuqan, nga këta papaqët, nga këta që shesin pica.
Tom Doshi: Dhe e montuat tek servisi i Tonit?
Durim Bami: Po e montuam tek servisi i Tonit, e bëmë gati. Ia dhamë një çuni ta montonte. E lamë aty tek makina tënde, ishe aty tek kullat.
Tom Doshi: Po ti ku ishe në këtë orë?
Durim Bami: Unë isha në makinë me Tonin.
Tom Doshi: Si do funksiononte kjo puna e dinamitit, se ma ke dhënë dje?
Durim Bami: Përmes telefonit, me C4.
Tom Doshi: E si?
Durim Bami: Telefonin e vë në siguri me dy fije
Tom Doshi: E ke marrë në shkodër?
Durim Bami: Po, në Shkodër.
Tom Doshi: Ku e bletë?
Durim Bami: Ja morëm një djali, ka qenë brenda ai.
Tom Doshi: E si ishin ato dy fijet? Si funksiononin?
Durim Bami: I fusim tek telefoni, lidhen me dy fije tek kapsolli, futet tek tritoli dhe ajo bën masë dhe shpërthen, kur i bie numrit.
Tom Doshi: Po atë natë si ishte, ti po bëje xhiro? Telefonin kush e kishte, që do ti binte?
Durim Bami: Një djalë i vogël që po priste atë tjetrin.
Tom Doshi: Cilin tjetër?
Durim Bami: Atë që po priste motorin?
Tom Doshi: Sa vetë ishin?
Durim Bami: Ne ishim pesë vet, ishte Toni, çuni xhajës së Tonit.
Tom Doshi: Po ky çuni i xhajës së Tonit çfarë roli kishte?
Durim Bami: Ky të ruante ty. Ku ishe.
Tom Doshi: Po kur dola unë?
Durim Bami: Ti ishe me shumë vet aty, 7 apo 8 veta.
Tom Doshi: E çfarë të tha, ta plasje?
Durim Bami: Jo i thashë, si t’ia plas, janë gjithë këta vet. Mirë që do të vrasësh këtë, po të tjerët.
Tom Doshi: Po më pas, çfarë më the për një deputet tjetër?
Durim Bami: Mhill Fufi. Edhe për atë më tha që ka porosi Iliri.
Tom Doshi: E sipas Tonit, me mua çfarë kishte Iliri?
Durim Bami: Siaps Tonit, për punën e videos që është bërë me Ilirin, a nuk e di se unë nuk e kam idenë, por për një punë videoje. Donte të të vriste. Fiks nuk e kam të fiksuar shumë këtë pjesë, sepse nuk më interesonte shumë kjo pjesë.
Tom Doshi: Po ti u more ndonjë lekë atyre?
Durim Bami: U mora 20 mijë euro.
Tom Doshi: E për çfarë i doje?
Durim Bami: Por për të ecur….
- « Previous Page
- 1
- …
- 681
- 682
- 683
- 684
- 685
- …
- 866
- Next Page »