• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ç`ke, o Abdi Baleta?

February 15, 2015 by dgreca

Nga Fahri Xharra/
Ç’kini, mor të mallëkuar,/
Me këtë vënd të bekuar?/
Ç’kini ju me Shqipëtarë/
Që doni t’u bëni varrë? (Çajupi )/
Shqipëri do të thotë : “Atdheu i i dijetarëve të vegjël, rezervuar i qytetërimit dhe i fuqisë natyrore vend i cili nuk i bindet as vetes dhe as të tjerëve. Ky komb, sipas tij, vetmohoet, anarkia dhe paqeverisja janë shëmbëlltyra e shpirtit dhe e kuptimit të jetës së tyre. Dallohen para së gjithash nga bukuria kombëtare dhe sakrificat e mëdha por nuk i shpëtojnë të gjitha të këqiave të skllavërisë.( Ph. Fallmerayer)
Shqiptarë.,në karakterin e tyre janë kurdoherë miqësorë, kryengritës, të pa fe, të krishterë(dhe mysliman) të ashpër dhe patjetër të zhdërvjellët,të pamposhtur, të zgjuar, bujq dhe ushtarak, nuk iu pëlqenin idet e përgjithshme, ndjenjat politike, përveç mendësisë dhe filozofisë për mençurit e botës. (Ph.Fallmerayer).
Dhe ne, cilës valleje po ia mësyejmë? kush po bie intrumentave e ne vetëm po vallëzojmë të pakrye ? Ç`farë “muzike” po na luejnë ?
Që nga vdekja e Skënderbeut janë hiq më pak se 547 vjet. 547 vjet peripeti , vuetje,çkombëtarizim, mërgime , asimilim , dhunë dhe dëshprim. Nga një komb që vetmohohet arrijtëm që anarkija dhe paqeverisja të bëhën shëmbëlltyra kombëtare .
Shqipëtarët me karakterin tonë kryengritës dhe të pa fe , u shndërruam në dele të zezë .
Kadare thotë “Edhe para ardhjes së turqve ne ishim mësuar me bashkëjetesën e dy besimeve të krishtera. Më pas u bënë tri besime, s’kishte arsye të ndryshonim.” .Jo ,pra!
Por ne po ndryshojmë , po përplasemi dhe vetëtjetërsohemi , dhe po e humbim zhdërvjelltësinë , zgjuarsinë dhe krenarinë të cilën e kishte vërejtur edhe Fallmerayeri në kohën e tij. Kur e vranë Negovanë , Çajupi na shkroi : “Musliman’ e të Krishterë ,Qajni me lot që të tërë!”
Pak historik nga goja e Kadaresë” Një pjesë e popullsisë së varfër, u detyrua të konvertohej me dhunë. Disa të tjerë ndërruan kamp për arsye ekonomike, disa të tjerë për një fenomen tepër të rëndësishëm për shqiptarët, pasi vetëm një mysliman kishte të drejtë të mbante armë. Shqiptari ishte para dilemës: si do mundte ai të mbronte dinjitetin e familjes së tij pa armë? Ndodhte që një vëlla i po të njëjtës çati konvertohej dhe një tjetër jo.”
Pas rënies së diktaturës, fetë e mëdha, nëpërmjet emisarëve të tyre u përpoqën të riinvestojnë shoqërinë shqiptare . Një ndër “ pushtuesit “ më të mëdhenj të mediumeve të shkruara , me një qëllim të porositur ishte dhe ende është Abdi Baleta.

Na , psikologjikisht ishim të përgatitur ndaj një jete sociale të tolerances,por abdibaletët në misonin e tyre duhet pa tjetër të jetësojnë udhërat :” nëpërmjet fesë së Islamit, Turqia përpiqet përsëri të ndikojë dhe modifikojë konceptin tonë të jetës sociale. Perandoria otomane duket se po rivjen në një tjetër formë.”(I. Kadare)
Por Abdi Baleta ,çirret e përmjerrët : “ Trakti i shpërndarë në Kosovë e Shqipëri, po ashtu, drejtohet vetëm kundër islamizmit dhe myslimanëve, e mbështetë në heshtje ortodoksizmin kur nuk e përmend si një rrezik për shqiptarët dhe e mbështetë hapur duke thirrë shqiptarët të ndjekin shembullin e ‘patrikut’ katolik shqiptar, Pjetër Bogdani, që u bashkua me patrikun serb, Cërnojeviç, kundër myslimanizmit. Në qoftë se ndiqet shembulli i Pjetër Bogdanit sot kjo do të thotë të bashkohet Lush Gjergji, Mark Sopi etj., me atin Sava të serbëve të Kosovës, ose Artemijen, në luftë kundër myslimanëve, e kjo do të thotë shqiptarëve sepse serbë mysliman nuk ka. “ . Çfarë pshtjellime , çfarë mashtrimesh për të pa informuarin ? Po ku jeton ti or “mik” i shqiptarisë?
Abdi Baleta e ka gjetur qelsin e shpëtimit kombëtar “

Shikoni , sa sa largë dhe në mënurë shumë qëllim keqe i deformon gjërat:” Në Shqipërinë londineze kjo do të thotë bashkim i Rrok Mirditës me Janullatosin, kundër ‘armikut të përbashkët’ të tyre, myslimanëve shqiptar, sepse mysliman grek nuk ka. Për Janullatosin që është grek kjo aleancë është shumë e dëshiruar, ndërsa Mirditës do t’i duhet të luftoj kundër bashkëkomabsve të vetë. Ky është problemi i bashkimit të shqiptarëve nën termin ‘kristianizëm’: për serbët e grekët është bashkim për luftë kundër shqiptarëve si një komb tjetër, ndërsa për shqiptarët është bashkim me serbët e grekët për luftë kundër bashkombasve të vet.” . sipas tij u bashkuan shqiptarët katolik me ata ortodoks kundër shqiptarëve musliman ? !? Poshtërsi e Baletës , ish enveristi i përbetuar !
“Edhe para ardhjes së turqve ne ishim mësuar me bashkëjetesën e dy besimeve të krishtera. Më pas u bënë tri besime, s’kishte arsye të ndryshonim.” ku është qëllimi yt
Abdi Baleta?
Meqë po jetojmë në një kohë shumë amorfe atëherë po i persirës fjalët e Çajupit:
” E gjeçin nga Perëndia
Të ndanë nga Shqipëria!
Ç’kini, mor të mallëkuar,
Me këtë vënd të bekuar?

\
14.02.15. Gjakovë

Filed Under: Opinion Tagged With: Ç`ke or Abdi Baleta?, Fahri Xharra

Lëreni Visarin

February 14, 2015 by dgreca

Nga Ilir Levonja-Florida/
Mund të jetë për momentin emri më i lakuar ky i Visarit. Dhe ta themi që në krye, e tepruat. E tepruam. Të gjithë. Ndërkohë që duhet ta lëm Visarin në shenjtërinë e tij. Biles kësaj vale aludimesh, përplasjesh, iu shtuan edhe gjoja shërbesat poetike të padobishme që poeti ka bërë me libra kushtuar liderëve. E kam fjalën për vëllimin poetik Si shkohet në Kosovë. (Toena 2000) Kush e ka lexuar librin, do qeshi. Do qeshi me aludimin se ky libër i është kushtuar Berishës. Ky libër i është kushtuar fatit tonë të mbrapsht. Shqiptarizmës. Gjindjes njerëzore, gjindjes së asaj pjese të ballkanit perëndimor e cila më mirë se sa të shfarosin njëri-tjetrin, vetveten nuk dinë asgjë tjetër. Ai është një libër baladik si fati ynë. Unë e kam përcjellur në shtyp që atëhere. Që kur pa dritën e botimit. Eshtë një ndërthurje e përkryer e folklorit me lirikën moderne përmes simbolit të pegasit. Kalit të bardhë mitik nga arti grek. Pra një populli po ballkanas. Me barrierë habinë e kufijve. Kufijve në mesin tonë, shqiptarëve. Shqipërisë që i ka rënë për pjesë të kufizohet me shtete nga ashti i saj. Shqipërisë që kufizohet nga shqiptarët. Dhe që mbyllet me një triumf njerëzor;

Mirëmbrëma Prishtinë!
Sa e kam pritur këtë natë
të hyje mes netëve të mia.

E tepruam edhe me myslimanizmin, katoliçizmin ndërkohë kur çuam katër fetarë dhe bëm show në rrugët e Parisit për harmoninë fetare. Për të thënë si gjoja gjithë qytetërimi i moderuar Je suis Charli Hebdo. Me mëshimet e vazhdueshme mbi përfaqësimin e shtresave të shoqërisë në nivelet e larta. Nuk e di pse këmbëngulim në këto ide, në këto deviza, strategji përfaqësimi të tipit anadollak. Përfaqësimi i katolikëve, i myslimanëve, i ortodoksëve çamëve. Ndërkohë kur brohorasim Pashko Vasën se feja e shqiptarit është shqiptarija. (Sa ironi).
E tepruam Kryeministër.
E tepruam Presdient.
Ne shqiptarët nuk kemi nevojë që përmes deklaratsh e statute twiteri, fb, instagrami, blogje etj. Të shohim lojrat e juaja. Inatet provinciale midis jush. Ashtu sikur nuk kemi nevojë që të shohim njerëz, grupe shoqërore, popull të dyzuar në të majtë e të djathtë. Në popull që njëra pal bën hosana pas palës përkatëse. Dhe ju që bëni show edhe në kohë fatkeqësish natyrore. Që ndani ndihma me tifozeri. Dhe që njihni vlerën e shtetit vetëm kur e drejtoni ju. Janë strategji kalamajsh jo nuk më pyeti mua Kryeministri. Janë strategji kalamajsh ridënimi që konstaton Ti nga Presidenti. Apo konstatimet jo i burgusori i diktaturës, fatkeqi etj. Elementët e mëshirës nuk janë grada, nuk janë kompontentët që e kanë bërë Zhitin poetin e dashur. Apo edhe ambasador. Biles është për të ardhur keq që ofren nga ju.
A e di, Kryeministër, President e çfarë tjetër…, është shumë e thjesht. Uluni e bisedoni. Ia thoni njëri-tjetrit dhe jo neve. Duke pritur nga ne si zakonisht, pjesëmarrje prej tifozësh. Pjesëmarrje të ndarësh. Me gurë njeri-tjetrin e gjuajnë kalamajt.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, Lereni Visarin

Është më se normale që të mos provokosh besimin e të tjerëve

February 13, 2015 by dgreca

Shkruan: XHAVIT ÇITAKU*/
“ Është më se normale që të mos përdhosësh dhe provokosh besimin e të tjerëve. Nuk mund të bësh shaka me fenë e të tjerëve” pati thënë gjatë fluturimit për në Filipine kreu i kishës katolike Franesko. Sigurisht që ai me këtë deklaratë deshi t’ua tërheq vëmendjen të gjithë atyre personave që në disa raste në mënyrë të paskrupullt po ofendojnë figurën e shenjët të fesë islame, profetin Muhamed. Pra, këto fjalë domethënëse të kreut të Vatikanit kanë një mesazh të qartë për të gjithë ata persona apo grupe të ndryshme që të ndalojnë veprimet e tyre rreth ofendimit të kësaj figure të rëndësishme, të respektuar dhe të dashur islame. Ofendimet dhe shakat me fenë tjetër nuk kanë të bëjnë asgjë me lirinë e shprehjes, përkundrazi kjo ka të bëj me një vepër që prodhon urrejtje ndërfetare dhe deri sa është kështu ajo është e kundërligjshme dhe e dënueshme për të cilën gjë duhet të merren organet e drejtësisë dhe prokurorisë.
Vrasjet dhe kidnapimet ishin një episod i tmerrshëm në Paris, në kryeqytetin francez. Ishte, pra, ky një veprim jashtë çdo logjike njerëzore që u dënua nga mbarë opinioni dhe të gjitha religjionet, ama ata që po ofendojnë dhe bëjnë shaka duhet ta kuptojnë e respektojnë edhe fenë tjetër mos për asgjë tjetër për hir të qindra miliona besimtarëve islam, që në numër të madh jetojnë edhe në mesin e tyre. U pa e u dëshmua edhe rasti i fundit i paraqitjes së karikaturës së Profetit Muhamed në gazetën satirike “Charlie Hedbo” se sa u ngrit tensioni dhe sa i fuqishëm ishte reagimi në shumë shtete ku dominon feja islame. Për fat të keq u dogjën edhe godina të kishave si shenjë “ hakmarrjeje” .
Ndaj do të ishte më së e domosdoshme që veprime të tilla të mos paraqitën më, por të ndërtohen “ ura” miqësie ndërmjet të të gjitha feve sepse vetëm kështu mund të jetojmë së bashku pa frikë se do të mund të ndodhin gjera të tmerrshme të ngjashme me atë që ndodhen në kryeqendrën franceze. Pra, të respektojmë dhe të mos e ofendojmë fenë tjetër Kjo do të ishte porosia më e qëlluar dhe më së e domosdoshme hëpërhë.
*Bashkepunetor i Gazetes Dielli ne Nju Jork

Filed Under: Opinion Tagged With: besimin, e të tjerëve, Është më se normale, që të mos provokosh, Xhavit Citaku

SHIK-u qëndron prapa vrasjeve me motive politike!

February 13, 2015 by dgreca

Nga Faik Krasniqi/*
SHIK-u duhet ta paguaj barrën e vrasjeve politike që kanë ndodhur pas luftës në Kosovë. Pas zbulimit të këtyre vrasjeve politika e Kosovës do të kthehet në normalitetin e saj. Gjykata Speciale e cila pritet të formohet tashmë pas raportit të prokurorit Clint Williamson ndër të tjera do të merret edhe me hetimin e vrasjeve dhe burgosjeve që u bënë me motive politike.
Tashmë ka ardhur koha që shumë familjarë të marrin vesh të vërtetën për vrasjen e më të afërmeve të tyre dhe autorët të dalin para drejtësisë.
Do të ishte lehtësim për familjarët nëse autorët do të merrnin dënimin e merituar, thotë publicisti Faik Krasniqi.
“Krimi është krim dhe duhet të dënohet, pavarësisht se kush e ka urdhëruar. Njerëzit që janë vrarë nuk kthehen më. Por do të ishte lehtësim i madh për familjarët e viktimave që janë vrarë për motive politike apo për motive të tjera, kur të marrin dënimin e merituar kushdo që ka urdhëruar vrasjen e tyre. Do të ishte edhe në të mirë të shtetit të Kosovës kur do të dalin para drejtësisë urdhërdhënësit dhe vrasësit, sepse sipas raportit të Williamsonit personat përgjegjës për vrasjet e pasluftës janë zyrtarë të lartë të qeverisë, deputetë, ish deputetë, ministra dhe ish ministra dhe zyrtarë të lartë të partive politike”!
Kemi me dhjetëra-qindra vrasje të veprimtarëve të LDK-së, ish pjesëtarëve të UÇK-së, gazetarë, publicistë, intelektualë duke filluar nga Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Shaban Manaj, Ekrem Rexha, Tahir Zemaj, Smajl Hajdaraj etj, e asnjëra sikurse edhe qindra vrasje të tjera nuk janë zbuluar deri më tash, që besoj për organet kompetente nuk janë të panjohur urdhërdhënësit.
Familjarët e këtyre viktimave presin drejtësi. Me që organet e drejtësisë së Kosovës dështuan ta zbardhin edhe një rast të vetëm, Gjykata Speciale mori përsipër t’i gjykoj edhe vrasjet e pasluftës. Bashkësia Ndërkombëtare nuk lejon ta fus në gjirin e saj një shtet që për udhëheqësh të shteti, ka njerëz që i kanë duart me gjak të atyre që i kanë konsideruar kundërshtar politikë apo pengesë për karrierën e tyre politike dhe interesat të ndryshme”, shton Krasniqi.
Ai thotë se prapa të gjitha vrasjeve politike të pasluftës qëndron SHIK-u bashkë me udhëheqësit e tij, duke shtuar se skena politike do të pastrohet kur të dënohen përgjegjësit e krimeve të pasluftës.
Derisa kreu i SHIK-ut Kadri Veseli, nuk del në opinion dhe të tregoj se kush i ka kryer vrasjet me motive politike, për mua e dyshimtë dhe qëndroj prapë në atë siç kam thënë gjithmonë, se prapa vrasje qëndron organizata kriminale SHIK-u( Shërbimi Informativ i Kosovës) me në krye Kadri Veselin, Xhavit Halitin, Azem Sylën, Adem Grabovci etj, po pa përjashtuar edhe kryetarin e PDK-së Hashim Thaçin, sepse edhe ai është një ndër themeluesit e SHIK-ut dhe pa dijeninë e tij nuk besoj të ketë ndodhur ndonjë vrasje. Kështu që SHIK-u duhet ta paguaj barrën për krimet e ndodhura pas luftës, qoftë për motive politike, qoftë për arsye të tjera. Vetëm kur të dënohen përgjegjësit për krimet e pasluftës, pastrohet skena politike në Kosovë nga ata që i kanë duart me gjak dhe shteti kthehet në normalitetin e saj. Përndryshe, e ardhmja e këtij shteti do të jetë tepër i zymtë”, përfundon publicisti Krasniqi.
* Gazetar, bashkepunetor i Diellit nga Prishtina

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, me motive politike!, prapa vrasjeve, SHIK-u qëndron

Duke kërkuar një burrë shteti për Shqipërinë

February 13, 2015 by dgreca

Opinion nga ARTUR AJAZI/
Shqipëria ka vite që kërkon një burrë shteti, një autoritet që të ndërlidhë shumë komponentë për të mundësuar ekuilibrat politikë e shoqërorë në këtë vend. Vendi ka vite që përjeton krizën e autoritetit, dhe pozicionin e burrave të shtetit e kanë pushtuar anonimët politik, të pamoralshmit, të korruptuarit, të ngriturit në majë sipas “shkatërrimokracisë”. Shqipëria në këto momente historike, ndjen nevojën e një burri të vërtetë shteti. Por eksperienca e 25 viteve të fundit, ka treguar se mosnjohja e vetes, i ka shtyrë shumë politikane të synojnë vetëm majën. Deliri i madhështisë mbetet një epidemi që ka prekur politikanët e këtij vendi, duke kultivuar mitin e vetvetes. Kjo garë që nuk njeh kushte dhe barriera ka “lojtarë” vetëm nga klasa politike ku shumica përbëhet nga mediokrit. Duke mos njohur veten, ata deklarojnë dhe ripërsërisin gjithmonë dhe kudo që “Jemi të Parët”. Paradoksi dhe absurdi, amoraliteti dhe anormaliteti, mediokriteti dhe miti i vetvetes përbëjnë një realitet. Sikur politikanët të votonin në mënyrë të fshehtë për presidentin e Shqipërisë, ne do të ishim dëshmitarë të absurdit, ku në fund secili prej tyre kishte fituar nga një votë. Një dukuri e tillë kur shfaqet në jetën politike të një vendi është mbushur me dhimbje, dramë, fatkeqësi, dhe fatalitete. Turrja pas karrierës, pushtetit, për të kapur majën , është tragjedia më e madhe e një populli që kërkon të ndërtojë dhe begatojë jetën e tij. Asnjë popull nuk mund të përparojë nëse në krye të drejtimit të tij, nuk ka burra shteti. Mungesa e këtyre burrave në drejtimin e vendit, përbën krizën më të rëndë politiko-shoqërore, duke prodhuar kriza të tjera si ajo ekonomike, e morale. Situata mbetet sa e zymtë dhe e trishtuar, pasi janë karrieristët dhe aventurierët , që deliri i ka çuar në marrëzi, në konflikte e armiqësi. Kriza politike që përsëritet shpesh , është rrjedhojë e krizës së autoritetit, e mungesës së një klase politike me mentalitet të ri , idealistë, demokratë dhe europianistë. Dhe mungesa e një klase të tillë politike, ka sjellë pasoja që kanë reflektuar direkt në jetën tonë, dhe kanë sjellë drama dhe fatkeqësi, më tepër se lumturi. Shpura e politikës që kanë zënë vendin e burrave të shtetit, kanë ndërtuar sistemin e tyre që funksionon si një rrejt i sofistikuar merimangash, duke hequr shpresën e shumicës së shqiptarëve. Krimi godet në mes të ditës, në qendër të qyteteve, mjerimi dhe varfëria është bërë e pranishme në shumicën e shqiptarëve, kurse pasuria shënon rritje të përvitshme tek të korruptuarit. Shtresa e intelektualëve ka vite që ka marrë rrugën e mërgimit, dhe këtu po mbeten “të parët” dhe pasuria e tyre e pamerituar. Në Shqipëri ata që merren me trafik dhe korrupsion, janë shtresa e pasur, një paradoks sa absurd dhe alarmant për fatet e një vendi. Në një situatë të tillë, vendi padyshim kërkon burrin e shtetit, të bëjë revolucionin, ndryshimin, progresin. Në një gjendje e tillë, çdo qeveri do të jepte dorëheqjen ose do të merrte mbi supe një mision të madh. Kushdo që jeton sot në Shqipëri e sheh të vërtetën objektivisht dhe jo i ndikuar nga ideologjia partiake, duke dalluar kaosin dhe mungesën e normalitetit. Deri tani korrupsioni po luftohet me slogane, deklarata, konferenca shtypi, komisione parlamentare, me akuza në dukje të rënda, dhe në fund , shumë zhurmë për asgjë. Akuzon opozita qeverinë si të korruptuar, pa asnjë kallëzim në prokurori për ndjekje penale. Vetë kryeministri Rama e pranon se “jemi zhytur në korrupsion, ndonëse na e la peshqesh PD”- përsërit ai shpesh. Megjithatë asnjë kallëzim për ndjekje penale, as për ish ministrat, as për ministrat e kabinetit të tij. E vërteta është se lufta me të korruptuarit është e vështirë për të mos thënë e pamundur . Përpara kësaj sfide ndodhet sot kjo qeveri. Por ata akoma nuk e kuptojnë këtë të vërtetë, akoma operojnë me praktika të vjetra, shumë zhurmë për asgjë, pasi sot disa pushtetarë dhe parlamentarë, na bëjnë të gajasemi kur deklarojnë se kanë një shtëpi me një dhomë e kuzhinë, kur flitet se janë pronarë të pallateve, resorteve, ortakë me biznesmenë etj . Korrupsioni është i vështirë për tu luftuar, kur janë të implikuar ata që do ta luftojnë atë nga pozita e qeveritarit, korrupsionin mund ta luftojnë vetëm ata që deri sot kanë dhënë prova që nuk janë implikuar, duke ndërgjegjësuar popullin, duke krijuar psikologji realiste, për të mbështur lëvizjet e guximshme politike, dhe për ti gjetur Shqipërisë Burrin e Shtetit.

Filed Under: Opinion Tagged With: Artur Ajazi, Duke kërkuar, një burrë shteti, per Shqiperine

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 686
  • 687
  • 688
  • 689
  • 690
  • …
  • 866
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIMENSIONET ETNOKULTURORE DHE NARRATIVE NË ROMANIN “SHTJELLË FATESH”
  • Mbreti Zog I, themeluesi i shtetit të parë modern shqiptar, burrshtetas, politikan dhe diplomat i rralle e shumë dimensional
  • 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮𝗻 𝗡𝗶𝗴𝗵𝘁 @ 𝗬𝗮𝗻𝗸𝗲𝗲 𝗦𝘁𝗮𝗱𝗶𝘂𝗺
  • 27 Vjetori i Betejës së Koshares – Një epokë lavdie, sakrifice dhe bashkimi kombëtar
  • Historia e Krizës së Kosovës 1999-2000 përmes Zarfave Postare
  • Ali Dino – deputeti i Çamërisë dhe artisti i shquar
  • “Rikoshete e fatit” dhe “Nusja e Topiajve”, botimet më të reja nga shkrimtarja Raimonda Moisiu -Sade
  • Zgjidhje urgjente për kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
  • STILISTIKA DHE BOTA E PERSONAZHEVE
  • Nga kërcënimi te kompromisi: Realpolitika e armëpushimit Trump–Iran
  • KRYENGRITJA E MALËSISË SË MADHE E VITIT 1911 DHE RËNDËSIA E SAJ HISTORIKE
  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT