• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“KURR MË… NUREMBERG” !!..

June 28, 2014 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/
Perdorej një shprehje nga të vjetrit në Shkoder: “Nuk janë do punë si do punë!..”
Atëherë, kur i ndigjuem emnin këtij Gjyqi na dukej se në Botë nuk ka ma “padrejtësi”!
Shtetet fituese të Luftës së Dytë Botnore nder këta tavolina do të zhduknin nga fletet e historisë së kohës së mbasluftes perfundimisht perdorimin dhe fjalen renqethëse “Gjenocid”, që deri atëherë kishte endè fjalor që nuk e kishin nder fletët e tyne… Viti 1945 ishte fillimi i Gjyqit.
Bota europjane dhe aziatike u “çlirue” nga ankthi i frikës nazi – fashiste…Sigurisht, u bane edhe ndryshime në perdorimin e terminologjisë juridike në gjithë Boten, deri në Australi, Brazil, Argjentinë e kudo ku mund të kishte vue kamben kjoftë edhe një nazi – fashist. Ndersa, nder shtetet e mëdha europjane fjala “diktaturë nazi – fashiste” u zevendsue me fjalen e re që do të perdorej me kuptimin e “mirë”; “diktatura e proletariatit”, e shpikun dhe e vume në jetë në Rusi “bolshevike”, që njihej me emnin Bashkimi Sovjetik, nga V.I.Lenin në 1917.
Né na i mësuen këto fjalë dy komunista jugosllav që “shoku” Tito” i solli në vitin 1941 tek “profesori” pashkollë i Korçës në Tiranë, “shoku” Enver Hoxha…që, ma vonë u instruktue per zbatimin e saj me “baben e vet” Stalin. Qendrat kryesore në Shqipni ishin nder të gjitha qytetet kinematë e tyne. Në Tiranë mbahet mend kinema “Kosova”, ndersa në Shkoder kinema “Rozafat”…Shumica e Atyne që u konsideruen “bashkpuntorë” të nazi – fashizmit nuk u muer mundimi me i çue nder kinema, mbasi partizanët “çlirimtarë” me “kengën e tyre në gojë” “bijtë e Stalinit jemi ne!” u jepnin nga një breshni automatiku dhe i hudhnin nder prroska, shpella ose lumej…Kështu u zhdukën edhe shumë intelektualë që u lidhën me vetë komunistët por që nuk kishin studjue nder shkolla ku ata kishin perfundue studimet fjalen “diktaturë e proletariatit” …Flitej “mirë” për një grup njerzish që ishin angazhue me disa “brigada ndjekje” që ndiqnin kamba-kambës “armiqt’ e popullit”, që jo, vetem i kapnin ata, po edhe i masakronin aqsa shumica e tyne ishin “mirnjohës” kur “shokët” e brigadave u jepnin plumbin dhe i pushkatonin pa i sjellë në “kinema”…
Ma vonë ky grup u quejt “sigurimi i shtetit komunist”, që kishte disa zyre nder qytete. Nuk mbahet mend kurrë që këta agjentë të këtij “sigurimi të shtetit” të jenë quejtë “sigurimi i popullit”…Të pakten unë nuk e kujtoj, se kur mora mend kam pa me sy kur njerzit ishin tue ecë në rrugen e re në Shkoder, ku ishte dega e punëve të mbrendshme apo “sigurimi i shtetit” për qytetin, aty secili ulej nga trotuari dhe ecte në asfaltin e rrugës së makinave, mbasi kalonte deren e “sigurimit” rreth 10 ml. ma andej hypte prap në trotuar, por ky veprim bahej instinktivisht dhe jo nga kujdesi…kjo do të thotë se “frika” u kishte hy qytetarëve shkodranë per palc, sa edhe ecnin pavetdije në rrugë të automjeteve. Nuk do të zgjatem me até që mund të ngjiste aty!
Shteti ma i vogel në Europen komuniste ishte RPS e Shqipnisë. Në vitin 1974 shifra e të vramëve, të mbytunëve nder hetuesi e burgje apo kampe pune dhe interrnimi, i ka kalue 50.000 vetë ndonse, edhe vetë të “burgosunit politik” flasin per një shifer që nuk dij ku asht gjetë!..
Shifra e popullsisë shqiptare që asht burgosë, dëbue, interrnue dhe asht perfshi në “luften e kllasave” i kalon 500.000 njerëz, kur popullsia nuk ishte gati as 2.000.000 njerëz…
Vetem shifra e Klerikëve Katolik Shqiptar të pushkatuem dhe të mbytun nder burgje e kampe të shfarosjes asht 61 klerikë, ndersa të burgosun me shumë vite i kalon 130 klerikët…kjo ngjante kur shifra e pergjthshme e Klerit Katolik Shqiptar ishte gati 200 klerikë.
Popullsia çifute në gjithë Gjermaninë e vitit 1933, ishte vetem 5% e së pergjithshmes.
Popullsia katolike në Shqipninë e vitit 1946 ishte 12%, kur gjithë popullsia ishte rreth 1.200.000 njerëz, nga rregjistrimi i atij viti. E megjithate tek ne, as ky nuk qyhet Gjenocid!..
Prof. Sami Repishti, ish Antar i Amnesty International në USA, bashkvuejtës i At Çiprian Nikës dhe Klerikëve të të gjitha besimeve të arrestuem, torturuem dhe pushkatuem në vitin 1946 e ma vonë në Shkoder, pak ditë ma parë shkruen: “Me çfarosjen fizike të klerit katolik shqiptar, krimi komunist ka ba edhe nji hap tjeter në zbritjen poshtë drejt ferrit: Gjenocidin! Teorikisht, ky Gjenocid asht planifikimi dhe ekzekutimi qellimisht në zhdukjen fizike të nji pakice të caktueme (këtu kleri katolik shqiptar) vetem sepse kanë qenë kundershtarë të vendosun të sistemit, jo thjeshtësisht si indidividë, por si nji grup shoqënor në vete, i cili kishte pranue vullnetarisht misionin e perhapjes dhe ruejtjes së fesë katolike në Shqipëri.” Dhe rikujton një nga vizitat ma të randsishme të bame në Shqipni, ku: “ Vetë Papa Gjon Pali II, gjatë vizitës së Tij në vitin 1993, deklaroi se ajo që ka ngja në Shqipëri nuk ka ngja në asnji vend të Europes, dhe Europa duhet ta dij këte!”
(Prof. S. Rrepishti, “Nji koment”, korrik 2012).
E Europa, tash 21 vjet shka bani!?..
***
Edhe pse dihet nga të gjithë se veprimtaria Atdhetare, fetare, gjuhsore, letrare artistike, ajo politike dhe shoqnore, per ndertimin e shtetit dhe të së Drejtes, ku nuk ka mungue asnjëherë rruga diplomatike dhe ajo etike mbi bazen e dialogut mes besimeve dhe krahinave, tue shkri dhe sakrifikue edhe jeten per “Atdhé dhe Fé”, e kryesisht, per formimin dhe mbarvajtjen e Shtetit të Pavarun dhe të Lirë Shqiptar, prapseprap në Shqipni, vazhdon me dominue e me dhunue ligjin e Gjenocidit shteti anadollak – komunist, kur edhe shtetet tjera “socialiste” e kanë dënue até.
Jam i sigurt se, sikur në vitin 1945 kur gjithë Bota dënoi Gjenocidin kunder Ebrejëve, të ishin kushtet politike dhe shoqnore të Europës së sotme të islamizueme, kurrë nuk do të dënohej Gjenocidi nazi – fashist, ashtu si sot, nuk dënohet Gjenocidi komunisto –anadollak i kryem tek né në Shqipni nga komunistët e Enver Hoxhes dhe Ramiz Alisë, që janë vetshpallë “vëllezërit e gjakut me turq”, kunder Katoliçizmit Shqiptar… e per ma teper sot, kur Shqipnia “socialiste” dhe “demokratike”, asht edhe tash 20 vjet antare e “Konferencës Islamike”…
Deklarata e Qeverisë Shqiptare sot do t’ishte: “Kurrmë Nuremberg!”
Tashti që u njohëm si vend kandidat i BE… A do të themi: “Kurr më Nuremberg”! ?

Melbourne 2014.

Filed Under: Opinion Tagged With: “KURR MË..., Fritz radovani, NUREMBERG” !!..

KËSHTU VRET VETËM MAFIA….

June 27, 2014 by dgreca

nga Kolec TRABOINI/
Vetëm pak kohë pasi kishte ndodhur, shkova e pash vendin ku u vra në mënyrë mizore një bisnesmen i njohur shqiptar që shkonte në punën e tij. Ashtu siç shkonte përditë. I rregullt deri në përsosje. I aftë, plot talente dhe i përkushtuar. Ai na tregonte se si duhet të shkohej në të ardhmen. Me punë , me përkushtim. Por dikujt nuk i shkonte për mbarë kjo rregullsi e ky sukses. Është pak vështirë të mendohet se kjo vrasje në publik, në mëngjez dhe në qëndër të Tiranës madje në prani të tre policëve, dy roje e një rrugor, do të kryhej për një hakmarrje. Dikush kërkonte ta zhdukte që ti hapej rruga për gllabërimin i bisneseve të Artan Santos. Dhe ato ishin të shumta dhe të suksesshme: Banka Credins, Universiteti Luarasi, Media grup Fokus, ku përfshihen News 24, Scan TV, Balkan Web, Gazeta Shqiptare Radio Rash. Indikacionet e rivaliteteve për këto bisnese kanë qënë të dukshme. Por gjithçka arrin të mbulohet me mister. Ne krime të tilla ku janë mpleksur fije të mafies kriminale me influenca në pushtet arrijnë të fshihen e kurrë vrasësit e vërtetë nuk dalin. Atyre as fytyrën nuk ua gjen dot. Janë si mjegull kudo dhe askund. Mund të kapën dy kriminelët, mund të dënohen por ata me siguri nuk do të flasin, nuk do të tregojnë gjithçka sepse e dinë si veprojnë ligjet e mafias. Rrezikon tërë familjen e fisin. Prandaj gjithçka që do të gjejmë, se mbase 100 mije euro venë për kapjen e vrasësve bëjnë punë, do të jenë vrasës profesionistë, që për një dorë para vrasin njeriun më të suksesshëm në këtë vend. Ata as e kuptojnë se duke qëlluar Artan Santon jo vetëm kanë larë hesapet e padronëve, bosave të mëdhej që paguajnë shuma marramendëse për kësisoj vrasjesh, po kanë vrarë edhe besimin e populli, gjithësesi ata janë thjeshtë mekanizma qorre. Makina vrasëse në duar të Mafias. Asaj mafie që nuk është çudi që pasi i dhanë plumba, u gjënden edhe në Sheraton për homazhe, për të hedhur lule mbi arkivolin e Artan Santos. Kështu veprojnë mafiat, madje nuk e kanë për gjë të dalin të thonë para mikrofonave të TV se e kishin mik. Një miqësi mortesh. Se vërtetë si na doli që e paskeshin pas mik të gjithë, kur javë a dy javë më parë e kishin sharë, e kishin mohuar, madje një ortak i tij e kishte ndaluar të hynte në institucionin ku ishte bashkëpronar. Sepse kështu kuptohet kapitalizmi në Shqipëri që të jesh ujk i pamëshirshëm përndryshe nuk bën përpara.
Në bllok, aty tek pema, pranë shkallëve të Credit Bank ku u vra Artan Santo dikush kish shkruar “Mafia po na vret!”. Po, e ka vra Mafia e mafia më së shumti rri në kupolën e shtetit, në trajtën e oligarkëve të respektuar.Po të mos kishte Padrino nuk do të kishte vrasës me pagesë. Po është e vërtetë që Mafia po na vret përditë pak e nga pak, herë këtu e herë atje, por Mafia është një përbindësh me shumë gjymtyrë e që koka e saj si një makinë që organizon vrasjet është brënda segmenteve të shtetit. Dhe kjo është katastrofale. Atje ku losin miliona, atje ku pangopësia është e lemeritëshme e që shteti nuk ka me çfarë i bën se i ka brënda tij të infiltruar, me imunitet, me rreth klanesh ku rrojnë si mbretër.
O shqiptare, Mafia po na vret! Shtet zgjohu! Prokurori, Gjyqësi, Polici zgjohuni, na shpëtoni ne edhe veten, sepse Mafia është e pamshirshme për këdo që nuk është në rrjetin e saj, ajo kurrë nuk e ndalon rrjedhjen e gjakut. Vrasja e Artan Santos, u bë prej kriminelëve në mes të Tiranës aty ku as që nuk mendohet se guxon të lëviz një vrasës, pikërisht atje qëllon sepse Mafia ka siguri dhe kërkon ta terrorizojë e gjunjëzojë këtë popull që kurrë nuk i pushuan travajat.
Po nuk u zgjuam të gjithë, ky vend ka marrë fund!

26 qershor 2014

Filed Under: Opinion Tagged With: KËSHTU VRET, Kolec Traboini, VETËM MAFIA....

KLASA POLITIKE PËRGJEGJËSE PËR VRASJEN E ARTAN SANTOS NGA MAFIA

June 27, 2014 by dgreca

Nga ELIDA BUÇPAPAJ/
Kur u mor vesh vrasja mafioze e Artan Santos – ishte fillimisht heshtja që e mbuloi këtë akt terrorist – e cila të jepte mundësi të kuptoje menjëherë degradimin e klasës politike shqiptare.
Në parlamentin e Shqipërisë u vazhduan punimet sikur të mos kishte ngjarë asgjë. Vetëm Ben Blushi e prishi heshtjen. Më vonë do të fillonin të dilnin deklarimet e para zyrtare – një pjesë e mirë në Facebook.
Opinioni publik, i shokuar, pa se si killerat u lanë të lëvizin të lirë. Shteti me të gjitha kapacitetet e tij, u tregua qyqan përpara dy vrasësve të paguar të cilët u fokusuan nga kamerat tek bridhnin të zinj me skafandra, duke e lënë të vrarë njeriun më të rëndësishëm të financave shqiptare të dergjej i pajetë, i vetmuar. Mafia tregoi dhëmbët për të friksuar popullin i cili është po aq i vetmuar sa Artan Santo.
Ne kemi klasë politike prej 23 vitesh post diktaturë por nuk kemi shtet. Ne kemi klasë politike dhe në vend të shtetit kemi mafie, që do të thotë se kjo klasë politike është në krah të mafies dhe jo të popullit, ashtu si nuk ishte as në krahun e Artan Santos që e la në mëshirën e terrorit.
Artan Santo mund të ishte kryeministri që i duhej Shqipërisë, njeri i financave, njeri i sistemit dhe tregut të lirë që krijon vlera me punë të ndershme e djersë të ballit, që nuk pasurohet brenda natës, brenda mandatit të deputetit.
Artan Santon e njihnin të gjithë, të majtë e të djathtë, ish-kryeministra e kryeministra, ish-kryeparlamentarë e kryeparlamentarë, ish presidentë e presidentë, ish-deputetë e deputetë, e njihte bota e biznesit, njerëzit e artit, bota mediale.
Artan Santo ishte njeriu më i rëndësishëm i sistemit. Themelues i Bankës së parë shqiptare, pas tragjedisë të piramidave mafioze, ishte themelues i sistemit që promovoi lirinë e tregut, themelues i kapitalizmit shqiptar të pastër dmth në luftë të hapur me informalitetin dhe mafien.
Prandaj e vrau mafia Artan Santon, killerat e paguar nga kupola e Tiranës. Kështu tha Avokat Ngjela.
E gjithë klasa politike aktuale është fajtore për këtë tranzicion mafioz që e vrau Artan Santon, ashtu si vret çdo ditë biznesmenë, në një vend ku rendi mund të merret nën kontroll shumë lehtë nga shteti nëse funksionon.
Artan Santo simbolizonte kapitalizmin shqiptar në antitezë të plotë me sistemin e korruptuar, me votat e prodhuara nga shit-blerja, në antitezë të plotë me sistemin që rrezikon të dështojë nga trafiku, nga republika e hashashit, ku drejtësia mban anën e krimit, ku drejtësia trimëron kriminelët, killerat e paguar që ta eleminojnë përfundimisht sistemin.

Jozefina Topalli tha se vrasja e Artan Santos është e përmasave të vrasjes së Azem Hajdarit. Azem Hajdari njihet si simboli i rrëzimit të diktaturës, Artan Santo si simboli i sistemit kapitalist, i lirisë së tregut dhe lirisë të individit, ku shteti është shërbëtor i sovranit dhe jo i gjunjëzuari nga mafia.
Artan Santo u vra kur shteti sapo bëri demonstrimin e parë në Lazarat për t’i marrë pushtetin mafies dhe kur BE i ndizi dritën jeshile Shqipërisë.
Vrasja e Artan Santos ishte një reagim i drejtpërdrejtë i mafies e cila është e inkurajuar nga mungesa e shtetit ligjor ne Shqipëri.
Mafia që vrau Artan Santon është e inkurajuar nga lufta politike në Parlamentin e Shqipërisë, ku deputetët shajnë me fjalë të ulta njeri-tjetrin, në vend që të kryejnë detyrimin ligjor që kanë ndaj Kushtetutës të vendit për të aprovuar ligje dhe ndertuar shtetin e së drejtës.
Opozita dje mungoi në Parlamentin që heshti kur mafia vrau Artan Santon, në Parlamentin që i vazhdoi punimet sikur në zemër të Tiranës të mos kishte ngjarë asgjë, sikur të kishte qenë një ditë e zakonshme, sikur jo 100 metra larg nga selia e premierit të Shqipërisë, në dritën për diell, mafia përmes killerave të paguar bashkë me Artan Santon,të mos kishte qëlluar në zemër edhe shtetin edhe sistemin dhe demokracinë.
Është klasa politike e Shqipërisë, fajtorja e këtij tranzicioni kriminal, që po e shpërqendron vemendjen e opinionit publik gjetiu, sikur populli shqiptar të jetë një popull primitiv, kur në fakt kjo klasë politike është përgjegjësja kryesore edhe për ikjen nga kjo botë të njeriut i cili ia kushtoi jetën ndërtimit të një shoqërie të lirë, të vlerave dhe lirisë të tregut, e cila e konsideron armike pa kushte mafien që e vrau Artan Santon.

Filed Under: Opinion Tagged With: Elida Buçpapaj, KLASA POLITIKE PËRGJEGJËSE PËR VRASJEN MAFIOZE

Europë hapi sytë , serbët po na vjedhin ardhmërinë!

June 26, 2014 by dgreca

Nga Fahri Xharra/
Shikoni se sa të vjetër qenkan serbët: “ Serbia antike ,në mbrendinë tokësore të saj është quajtur Dardania, sipas Dardanit,gjegjësisht Sardanit, Sarbonit që nga shekulli i XiV para krishtit, dhe Serbija antike përgjat bregdetit të Adriatikut është quajtur Iliria. Pra Serbia qenka para 34 shekujve ne këto anë . “Zbulim” epokal i serbëve. Europë e pranon këte “histori”?
“ Profesori Radivoje Peshiqi , bindshëm flet për përkatësinë serbo-sllave të Trojës: Me analizën komparativelinguiste të veprës së Homerit , me një saktësi të madhe e nxjerrë analogjinë ( ngjashmërinë) e gjuhëve parahelene, latine dhe sllave, dhe me saktësi të drejton në komponentën e fuqishme sllave te Pellazgishtja, dhe me këte e lëvizë rrethin pellazg në lindje, perëndim dhe veri ku ata (pellazgët,pra) do të na lënë një ndikim të madh edhe sot në gjuhën tonë ( pra,serbe) “.
E jona ku qëndron? të mbrojmë teoritë turke dhe serbe për historinë tonë dhe të bimdemi që jemi rishtas të ardhur?
Gënjeshtrën nuk e kemi hak e as që na nevojitet, se ne i kemi faktet dhe provat të cilat e trondisin botën e sinqertë. shkrimi nuk mëton të jetë studim historik ; por vetëm një kënd tjetër i vështrimit të pafytyrësise serbe në vjedhjen e historisë sonë.
“Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët. “”. (Johan Tunman, 1774, Leipzig).
E pse ishim të pannjohur ;edhe pse jemi populli kryesor, i lashtë, i rëndësishëm dhe se çdo historian ( jo serb, jo grek jo turk) na njifte dhe me historinë tonë e plotësonte zbrazëtin e madhe në historinë e vjetër të Europës.?
Ne ishim të nënshtruar, ne ishim fatkeq ne ishim të pa fuqishëm, dhe historianët
( serbët, grekët dhe dashamirët e tyre; dashamirët e falsifikimit të qëëllimshëm)) shpesh ishin aq të padrejtë, sa terësia e jonë historike u copëtua në copëza të pa përfillëshme.
Po sot, ku jemi sot? A i bindemi fakteve historike për ne, apo prap i nënshtrohemi diktatit të të tjerëve për shkruerjen e historisë sonë ?
Novak Andesiliq në librin e tij: “ Mali i Zi, djepi i Homerit, Gjuha trojane është sllave” shkruan: “ Autori Straboni ne librin e tij “Gjeografia” shkruan se Ilirët, Eporotët dhe Maqedonasit e flasin të njejtën gjuhë.duke qenë se Frigasit jetonin në mes të këtij trekëndëshi, e logjikshme është se eddhe gjuha e tyre ishte ilire, ne të të njejtën kohë maqedone dje epirote. Historiani i shek XIX-të, Xhon Kembel shkruan: ” Në perëndim të Maqedonisë jetonin Dardanët dhe Ilirët, dy emra që e shënojnë të njejtin popull- popullin serb” .
Europë , ne flejmë!
” Profesori Radivoje Peshiqi, bindshëm flet për përkatësinë serbo-sllave të Trojës: Me analizën komparativelinguiste të veprës së Homerit, me një saktësi të madhe e nxjerrë analogjinë ( ngjashmërinë) e gjuhëve parahelene, latine dhe sllave, dhe me saktësi të drejton në komponentën e fuqishme sllave te Pellazgishtja, dhe me këte e lëvizë rrethin pellazg në lindje, perëndim dhe veri ku ata (pellazgët, pra) do të na lënë një ndikim të madh edhe sot në gjuhën tonë ( pra, serbe) “
Ne kush jemi? :”Joseph Ritter von Xylander (1794-1854) në studimin e tij “Die Sprache der Albanesen oder Schkipetaren” (Frankfurt-1835) vijnë deri në përfundimin se “Gjuha shqipe, nuk ka marrë përkatësinë e saj evropiane për shkak të ndikimit të gjuhëve tjera evropiane, por ajo është njëra nga gjuhët bazë e themelore e gjuhëve të lashta evropiane”. Edhe më konkretisht dhe që më vonë e deri në ditët e sotme mbeti si teori e pakontestueshme në shkencën e gjuhësisë, është ajo e Franc Bopp (1791-1867), i cili në librin e tij “Uber das Albanische und….” (Berlin 1855) shkruan: “Padyshim që gjuha shqipe i takon familjes së gjuhëve indoevropiane, mirëpo në bazat dhe elementet e saja përbërëse ajo nuk ka asnjë gjë të përbashkët me gjuhët sanskrite perëndimore të globit, kështu që ajo del si një gjuhë në vete, një degë e veçantë e familjes së gjuhëve indoevropiane”. Me këto studime dhe qindra të tjera, të bërë në etapa të ndryshme kohore është vërtetuar shkencërisht se gjuha shqipe është një ndër gjuhët më të lashta të kontinentit.” (Xhemal Ahmeti)
” Sikur të shikonim nga e kaluara e flaktë e krejt Europës dhe gadishullit tonë, nga e cila njerzit e thjeshtë të Ballkanit janë bërë Zotërues të Botës, kurse Serbia është toka, nga e cila kanë dalur të mëdhenjt të cilët ia kaë zgjatur jetën perandorisë Romake për disa shekuj.Psh. Imperatori Julian i njohur si Juliani Renegat i lindur në vitin 332 në Carigrad (Konstantipol fxh) në familjën e Konstantinit të Madh , nuk është imperator serb por është i familjes që ka rrjedhur nga teritoret e tokave serbe dhe nga nga ai mes ento-kulturor ”(burime serbe).. Pra ?
” Kush janë shqipëtarët ? Pse lindën në vendin më ideal të Planetës Tokë? Pse e flasin mu këtë gjuhë , sa është e madhe kjo gjuha shqipe? A ka konspiracion ndërkombëtar botëror kundër gjuhës shqipe? ” Janë këto pyetje që ishim dashur ti bënim ne për vetvetën por edhe të tjerëve . E shifni që edhe në këtë aspekt na jemi viktima , dhe gjithmonë jemi flijuar nga të mëdhenjt.? Europë qeshu më në fund !

Michael Attaleiates (1034) shkruan; “Arvanitët janë njëri nga popujt më të çuditshëm, ata nuk i ka bindur Roma e as katolicizmi, nuk e dij se sa sukses do të kemi ne. Ata i mbahen ende origjinës së tyre pagane dhe nuk e braktisin vendin, por vetëm sillen rreth e rrotull në të njejtin vend”. Se shqiptarët nuk kanë hequr duar nga rezistenca e tyre dëshmojnë edhe fragmentet nga libri i Ana Komnenos (bija e sundimtarit Alexios I. Komnenos) “Alexias” (1107-08) e cila flet për një principatë “arvanite” të udhëhequr nga Progoni që është quajtur “Arbanon”. Principatë, që sipas historianit francez Alain Ducellier është shtrirë në mes të lumenjëve Mati dhe Devolli. (Xhemal Ahmeti, Shqiptarët dhe Europa ).
Serbia është ajo e njejta gjithë kohën .Serbët janë të njejtë që kur erdhen kendej pari, me të njejtat apetite për zvoglimin tonë apo edhe mundësisht zhdukjen tonë të tërësishme si komb.Ata e dinë se ku të qëllojnë, i kanë caqet e tyre të shenjuara mirë, i kanë planet e tyre, i kanë stratëgjitë e tyre kundër nesh. Në çdo kohë janë të gatshëm dhe të përgatitur me ”argumentet” e tyre që të na sulmojnë. E ne heshtim, mashtrohemi dhe bijmë pre e propagandave armiqësore të përgatitura posaçërisht për ne.
A jemi shtet islamik ? Jo. A po manifestohemi si i tillë ? Po. Nuk futet muzdraku në thes.
I kam me mijëra pyetje të cilat lypin përgjegje nga të gjithë ne, por kryesorja është se si po arrinë Serbia të na mashtron ( neve dhe juve Europë ) me lojën e radikalizmit islamik.
Te kalojmë në planet e tyre, në ato plane që janë në publik, të cilat çdo shqiptar që di shkrim -lexim mund ti kupton dhe ta sheh vetën se a është lojtar në lojën e përgaditur antishqiptare.
Botës dhe neve , na janë të njohura planet e Garashaninit, Çubriloviqit dhe Ivo Andriqit.
Ato janë dhe me ato shërbehet edhe sot politika serbe . Por e keqja që ne nuk i lexojmë dhe nuk bindemi që ujku është gjithnjë tek dera.Dhe, i besojmë buëqeshjës së tij.
A e dhe ti Zonja Europë , iu beson ?

Fahri Xharra, 25.06.12
Gjakovë

Filed Under: Opinion Tagged With: Europë hapi sytë, Fahri Xharra, serbët po na, vjedhin ardhmërinë!

Të lindet një njeri që e shkruan të vërtetën!

June 23, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
“Të gjithë kombet po dehen n’epopea të veta,/
flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyrat/
dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat,/
e nën kambë e mbi krye tinzë po na ik jeta..”… si mendojnë turqit e sotit që ashtu të dehur që janë në epopea t`veta ,të na ndërrojnë mendjen , bindjen dhe të shkruarën si me libra ashtu edhe me jetën tonë, ta ndërrojmë dhe të kërcejmë në vallën e tyre të lavdisë mbi ne? – Periudha e Perandorisë otomane ka qenë pushtim, nga fillimi e deri në fund. Ky është qëndrimi i historianëve shqiptarë. Drejtori i Institutit të Historisë në Tiranë, Beqir Meta, dhe historiani Romeo Gurakuqi, i kanë kundërshtuar historianët turq, me argumente dhe fakte që dëshmojnë se shqiptarët kanë qenë vazhdimisht të shtypur dhe të detyruar që të bëjnë luftëra të përgjakshme, 500 vjet radhazi.
“Liri! – Po, liri dhe gaforrja gëzon,
por gaforre asht…
Liri, ku plogsi ndërgjegje gjallon,
jo, liri nuk asht!”… . “Turqit në Shqipëri dhe Ballkan kanë ardhur si pushtues. Shqiptarët kanë bërë luftërat më të përgjakshme, me kostot më të larta në historinë e tyre, si popull. Nuk mund të justifikohet pozitivisht fakti që disa nëpunës të Perandorisë paskan qenë shqiptarë, sepse ata ishin një pakicë e vogël. Ata nuk përfaqësonin interesat e kombit shqiptar, por ishin thjesht nëpunës otomanë. Turqit, sigurisht që kanë qenë timoni drejtues, forca dhe pesha e kësaj perandorie. Këtë nuk e vë në dyshim askush”, Ajo kohë ishte sipas Migjenit – liri e gaforrës !
Të lindet një njeri
i madh si madhni
dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni
për një ide të re, ideal bujar,
për një agim të lum e të drejtë kombtar……. “Qeveria turke nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në historiografinë e një vendi tjetër. Kanë gjithë të drejtën e zotit që të debatojnë me të gjitha termat e parametrat. Pastaj, sa të sakta dhe sa të pasakta janë ato, do të del nga rezultatet e këtij debati”, tha Meta. Ndërsa Gurakuqi tha se e vetmja ndërhyrje që mund të jetë e pranueshme, është zbatimi i kritereve shkencore.
Të dali një njeri!
Të mkambi një Kohë të Re!
Të krijojë një Epope!
Ndër lahuta tona të këndohet Jeta e Re… e jo të zhveshë nga uni dhe identiteti ynë , e jo të na lind mjë komb të ri , një incest , një përbindësh të vetvetës që me kalimin e kohës ka për të përpirë tërë të kaluarën tonë. Nuk ka komb Kosovar e as gjuhë Kosovare. Nuk ka pjella të reja të rritura në inkubatorët e atyre që nuk munden me shekuj të na zhbënin , por që nuk ndalin së fabrikuari shiftarë , arbanas dhe tani kosovarë.
Historianët komentojnë se qeveria turke nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyj në historinë e një shteti tjetër, me qëllim zbutjen ngjarjeve që zgjatën 5 shekuj. Por , edhe të dalë një njeri që i thot boll marrëzinave shmitiane dhe nexhmedinspahiane.

Të lindet një njeri!
Me hyll në ball dhe që me fjalë të pushton,
që të rrëmben qetsin e ban gjakun të të vlojë rrkajë… dhe të tregoj se : Osmanët kanë qenë pushtues. Beteja me shqiptarët ka qenë e përgjakshme ,dhe të na lerë të qetë në ardhmërinë tonë që na gëdhiu ashtu si nuk e kemi besuar kurr por punuar dhe ëndërruar gjithmonë. . Boll mo! “Shqipëria ka qenë për pesë shekuj e pushtuar nga perandoria osmane. Gjëja e parë që e kemi bërë ishte ndarja e një shteti të së kaluarës me një shtet aktual ,sepse për atëherë bëhet fjalë për një pushtim të mirëfilltë,”

Të lindet një njeri
nga gjin’ i dheut tonë të rim me lot të vakët,
nga thalb’ i shpirtit tonë që shkrihet në dëshirë të flakët
për një gen të ri, … për një vazhdimësi historike ashtu si na ka hije , ashtu si e kemi përjetuar dhe ashtu si do ta kapim të ardhmën si vendas mijëra vjeçar , ashtu si do ta mbjellim farën tonë të re në gjuhën shqipe me një gjuhë që edhe perënditë flisnin.

“Shqipëria dhe të gjitha tokat shqiptare kanë qenë për pesë shekuj të pushtuara nga perandoria osmane. Gjëja e parë që duhet bërë është ndarja e një shteti të së kaluarës me një shtet aktual. Bëhet fjalë për një pushtim të mirëfilltë,” …. Të lindet një njeri që na e mbushë mendjen së pari neve.

( Migjenit dhe lajmeve të reja tronditëse ; falëmnderit për këtë që e shkrova)

Fahri Xharra
21.06.14, Gjakovë

Filed Under: Opinion Tagged With: e shkruan, Fahri Xharra, Të lindet një njeri që, të vërtetën!

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 738
  • 739
  • 740
  • 741
  • 742
  • …
  • 865
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN
  • ÇËSHTJA KOMBËTARE NË POLITIKËN E TIRANËS TË VITIT 1920
  • Në ditëlindjen e Vaçe Zelës, legjendës së gjallë të këngës, zërit që i dha shpirt një epoke
  • 115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit në Deçiq
  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT