• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Intelektualët ortodoksë: Fushatë tendencioze, mbështesim Janullatosin

July 1, 2014 by dgreca

Lidhja e Intelektualëve Ortodoksë të Shqipërisë ka deklaruar hapur mbështetjen e vet ndaj kryepeshkopit Anastas Janullatos, ndërsa proteston ndaj asaj që e konsideron si fushatë tendencioze, të pavërtetë dhe që cenon harmoninë fetare në vend. “Megjithëse nga ngjarja historike e 1 qershorit ka kaluar afro një muaj, në media vazhdojnë sulme të përsëritura kundër Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe veçanërisht kryepeshkopit. Arritjet e këtij komuniteti nën drejtimin e Kryebariut, u treguan edhe nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kishës Orthodhokse, por edhe të gjithë vendit, Shenjtërimi i Kishës Katedrale ‘Ngjallja e Krishtit’, ku morën pjesë 4 Patriarkë, 4 Kryepeshkopë dhe përfaqësuesit e 4 Patriarkëve Orthodhoksë, me në krye Tërëshenjtërinë e Tij, Patriarkun e Konstandinopojës, Bartholomeu I dhe vlerësimet që ata u bënë këtyre arritjeve”, thuhet në reagimin e Lidhjes së Intelektualëve Ortodoksë. Lidhja, kujton se në shenjtërimin e Kishës Katedrale “Ngjallja e Krishtit”, morën pjesë gjithashtu Presidenti i Republikës Bujar Nishani, Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe personalitete të tjera shtetërore dhe politike, një gjest ky domethënës sipas tyre, se kisha është drejtuese dhe e vetmja përfaqësuese e denjë e Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë. Duke i konsideruar ‘qëndrimet përçarëse nga individë që kërkojnë të nxisin konflikte, si të pabaza dhe të pavërteta”, intelektualët ortodoksë, shprehin edhe njëherë përkrahjen e fuqishme dhe falënderojnë me nderim Fortlumturinë e Tij Anastasi.

Kisha Ortodokse: Nuk e refuzuam bustin e Nolit, po e fyeni/
Fatmira Nikolli/
Mënyra se si u veprua ditën e djeshme, nuk e nderon veprën e tij të jashtëzakonshme për kishën dhe vendin, por e ul dhe fyen atë. Ne dëshirojmë që busti i Imzot Theofan Nolit të jetë në Durrës, sepse aty i takon të jetë”. Kjo ka qenë deklarata e djeshme e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë sa i takon vënies së bustit të Fan Nolit në kishën “Shën Mëria” në Elbasan, kishë që drejtohet nga At Nikolla Marku (por që nuk njihet nga KOASH).
Prej ditës së shtunë, busti i Imzot Fan Nolit është kthyer në objekt përplasjeje mes Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe shoqatës “Foleja Kombëtare”, që përfaqësohet nga Lida Jorgoni. Jorgoni ka kërkuar vënien e bustit të Nolit në Kishën Ortodokse të Durrësit, ku Hirësi Theofan Noli ishte mitropolit. Por, ndërsa Jorgoni pretendon se bisedimet mes palëve dështuan dhe ajo u detyrua ta çojë përmendoren e Nolit në Elbasan, KOASH pretendoi se ka qenë gjithnjë dakord ta mbajë atë në Durrës, porse nuk iu ka ardhur asnjëherë një kërkesë zyrtare nga shoqata në fjalë.
Përplasja
Prej së shtunës, deklaratat e shoqatës dhe kishës përgënjeshtrojnë njëra-tjetrën. Krahas tyre, në meshën e mbajtur të dielën në Elbasan, toneve akuzuese e sqaruese të dy palëve, iu shtuan edhe akuzat e At Nikolla Markut. “Sot Kisha Ortodokse Kombëtare Shqiptare që Noli themeloi nuk është e pavarur dhe është e pushtuar nga grekë dhe shovinistë me një të ashtuquajtur Janullatos. Fatkeqësisht, sot kisha nuk është e shqiptarëve, por e shovinistëve vorio-epirotë dhe atyre që kanë bërë gjenocid ndaj shqiptarëve që në Çamëri e në Kosovë. Së bashku me kryepeshkopin serb duan gjunjëzimin e kombit shqiptar nga Ballkani dhe trojet etnike shqiptare…”, – tha të dielën, At Nikolla Marku nga Elbasani. Ndërkaq, ditën e hënë, në një deklaratë për mediat, Kisha ortodokse, Apostull Pavli dhe Shën Asti Durrës, u shpreh se “kemi qenë dhe jemi dakord që busti i Imzot Theofan Nolit të vendoset në Durrës. Theksojmë se: Ishte organizata ‘Foleja kombëtare shqiptare’ që i ndërpreu bisedimet, për arsyet që ata i dinë dhe për asnjë moment për shkakun tonë. Sigurisht, këto çështje nuk zgjidhen as me pamflete dhe as me ultimatume, por duke dialoguar me të gjitha palët. Për të realizuar këtë ne do të kërkojmë edhe bashkëpunimin e autoriteteve lokale vendore të qytetit”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i shoqatës “Foleja Kombëtare”. Përmes një njoftimi për mediat, kjo e fundit u shpreh se “denoncon hipokrizinë e reagimit të sotshëm të Kishës Ortodokse në Durrës, e cila thotë se është ‘dakord që busti i Imzot Theofan Nolit të vendoset në Durrës’. Nëse priftërinjtë e KOASH-it mendojnë se janë kryebashkiakë, ky është problemi i tyre. Kërkesa e dorëzuar që më datë 18 qershor kërkon që busti të vendoset. ‘Foleja Kombëtare’ nuk ka bërë as pamflete e as ultimatume”. Më tej, shoqata shton se nëse ata (kisha) duan të japin përgjigje pozitive që busti të vendoset në oborr të kishës, ata marrin përsipër të financojnë dhe ndërtojnë një bust edhe më të madh për Mitropolit Theofanin. “Kisha Ortodokse në Durrës, me hipokrizi nuk mund të manipulojë opinionin publik. Le të na thotë që e pranon bustin e Mitropolitit dhe ne do ta financojmë, do ta ndërtojmë dhe do ta çojmë sa më shpejt në Kishën e Durrësit! Foleja Kombëtare, pas kërkesës zyrtare që i ka dërguar, edhe pse e ka refuzuar njëherë, pyet zyrtarisht Kishën Ortodokse në Durrës, nëse do ta pranojë dhuratën tonë, vendosjen e një busti të Mitropolit Theofan Nolit në oborrin e Kishës Ortodokse në Durrës, apo e refuzon sërish kërkesën që ne i kemi dërguar zyrtarisht?” – e mbyllin reagimin e tyre, përfaqësuesit e shoqatës.

Filed Under: Opinion Tagged With: intelektualet, Janullatosin ?!, mbështesim, ortodoksë: Fushatë tendencioze

Shqipëria mund të futet në BE por Dibra akoma nuk është pranuar në Shqipëri

June 30, 2014 by dgreca

Shkruan: Dr Gëzim Alpion/Angli/
Siç mund të jeni në dijeni, Kryeministri Edi Rama zgjodhi heshtjen nga shtatori 2013 deri më 10 maj 2014 për kërkesën e përsëritur disa herë për takim për t’i dorëzuar peticionin për Rrugën e Arbërit.
Më 22 maj 2014, pra 11 ditë pasi isha kthyer në Angli pas lobimit në Shqipëri për Rrugën e Arbërit nga 4-11 maj, Zyra e Kryeministrit më dërgoi një letër për të më njoftuar se jam i mirëpritur të shkoja në Tiranë për ta dorëzuar peticionin formalisht kur të dëshiroja.
Unë dhe kolegët e mi e mirëpritëm letrën nga Zyra e Kryeministrit ndonëse nuk e kuptuam se përse z. Rama nuk na priti kur ishim në Tiranë, ashtu siç bënë Presidenti i Republikës dhe Kryetari i Kuvendit.
Që nga 22 maji i këtij viti, ne i kemi dërguar Zyrës së Kryeministrit tre mesazhe për t’i njoftuar se e pranojmë ftesën dhe se jemi të gatshëm të kthehemi në Tiranë, kurdo që të jetë e përshtatshme për z. Rama, në shtator ose në dhjetor të këtij viti. Megjithatë, deri tani askush nuk ka denjuar të na kthej përgjigje ose të paktën, për kortezi, të na njoftoj se e kanë marë përgjigjen tonë.
Mund të konfirmojmë se, një vit pas ardhjes në pushtet, Qeveria Rama akoma nuk ka siguruar fondet për Rrugën e Arbërit. Dhe kjo ndodh ndërkohë që për vepra në zona të tjera, me sa duket, të ‘preferuara’, kjo qeveri, si qeveritë para saj, vazhdon të gjejë fonde si me magji.
Shqipëria edhe mund të pranohet në BE pas 10 vjetësh por e vërteta e hidhur është se Dibra dhe zona të tjera të ‘largëta’ akoma nuk janë pranuar në Shqipëri.
Në mungesë të një përgjigje të qartë nga Zyra e Kryeministrit nëse do të na takojë z. Rama për t’i dorëzuar peticionin, ne do të kthehemi në Tiranë kur ta shikojmë të arsyeshme dhe do të zgjedhim metodën tonë të dorëzimit e cila, ju sigurojmë, se do të jetë brenda normave demokratike.
Politika shqiptare ka kohë që dominohet nga rastësira. Migjithatë, as Dibra dhe asnjë zonë tjetër e Shqipërisë e poshtëruar nga injorimi shtetëror njëshekullor, nuk është rastësi dhe zëri i saj si dhe vullneti i më se 8,000 nënshkruesve të peticionit online dhe në formularë do të dëgjohen.
Ju lutemi nënshkruani peticionin në mënyre që zëri ynë të jetë sa më i fortë kurdo që t’ja paraqesim qeverisë formalisht.

Dr Gëzim Alpion (BA Cairo, PhD Durham)
Lecturer in Sociology, Department of Political Science and International Studies
Director of Joint Honours and Combined Programmes
School of Government and Society
Muirhead Tower, 5th Floor, Room 525
The University of Birmingham
Edgbaston
Birmingham B15 2TT
UK

http://www.birmingham.ac.uk/staff/profiles/government-society/alpion-g%C3%ABzim.aspx

https://www.facebook.com/DrGezimAlpion

E-mail: g.i.alpion@bham.ac.uk

Tel (office) +44 (0)121 414 3241
Mobile ++(0)787 651 2001
Fax: ++(0)121 414 3496
________________________________

The most recent publication:

• ‘The Emergence of Mother Teresa as a Religious Visionary and the Initial Resistance to Her Charism/a: A Sociological and Public Theology Perspective’, International Journal of Public Theology, Vol. 8, No. 1, February 2014, pp. 25-50.
http://booksandjournals.brillonline.com/content/journals/10.1163/15697320-12341328

Main Publications:

• Mother Teresa: Saint or Celebrity? (London and New York: Routledge, 207; New Delhi: Routledge India, 2008; Rome: Salerno Editrice, 2008)
http://www.routledge.com/books/details/9780415392471/
http://www.salernoeditrice.it/Scheda_libro.asp?id=1666&it=ok&categoria=11

• ‘Encounters with Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa’ (London and New Brunswick NJ: Transaction Publishers, 2011)
http://www.transactionpub.com/title/Encounters-with-Civilizations-978-1-4128-1831-5.html

Filed Under: Opinion Tagged With: Dibra Jo, dr. gezim Alpion, Shqiperia ne BE

JEAN-CLAUDE JUNKER, I TREMBËDHJETI PRESIDENT I KOMISIONIT EUROPIAN, MIK I MIRË I SHQIPTARËVE

June 30, 2014 by dgreca

Nga Ramiz LUSHAJ/
1.Jean-Claude Junker, i rritur në vite e politikë me Europën e Bashkuar, ish kryeministri i madh i Luksemburgut të vogël, është mik i mirë ndihmatar i shqiptarëve të sotëm të Ballkanit në zhvillime e integrimet euro-atlantike.
Sivjet, po vjen si i trembëdhjeti President i Komisionit Europian. Ky personalitet elitar, kontributiv e aktiv, në detyrën e tij të re mandatore, me siguri do të jetë jo vetëm e sotmja po edhe e nesërmja e Europës së Bashkuar.
Jean-Claude Junker, në kohën pas rënies të Murit të Berlinit, është kryeministri ma jetëgjatë në pushtet (1995-2013) në shtetet antare të Bashkimit Europian. Nëse flasim edhe për shtete europiane që kanë statusin e Vendit Kandidat për në BE, atëherë politikani euro-atlantik Junker renditet i dyti, pas antishqiptarit Milo Gjukanoviç në Malin e Zi, pasi ky i fundit e ka mandatin e shtatë si kryeministër dhe një mandat presidenti prej se nga viti 1991.
Jean-Claude Junker, në pesë mandate kryeministrore e ka ngjit Luksemburgun në lartësi të atilla zhvillimi të gjithanshëm saqë të jetë një nga vendet model edhe për Bashkimin Europian, edhe për Botën. Si vend demokratik. Si vend i zhvilluar. Si vend neutral, paqësor e tejet dashamirës ndaj Europës e Botës. Luksemburgu, sipas FMN në Uashington, në vitin e kaluar (2013) në treguesin të ardhurat për frymë të popullsisë zenë vendin e dytë në botë (pas Katarit) me 78.670 USD. Në këto zhvillime e arritje edhe shqiptaro-luksemburgasit nga Shqipëria, Kosova, etj. të cilët zënë vendin e katërt për nga popullsia, kanë kontributet e tyre. Si qytetarë luksemburgas, shqiptarët e atyshëm, kanë nderime të larta e lidhje të mira me Madhërinë e Tij, Henri-Duka i Luksemburgut, me ish kryeministrin luksemburgas, Jean-Claude Junker; me kryeministrin aktual, Xavier Bettel, etj. Në këtë vend të moçëm, monarkist, euro-atlantik, në një të ardhme të afërt, flitet e mundet që shqipja të jetë gjuha zyrtare e katërt, pas gjermanishtes, frengjishtes e asaj luksemburgase, pasi Luksemburgu, si rrallëkush e si rrallëkund, i flet kohës me gjuhën e Europës së Bashkuar.

2.
Luksemburgu në zemër të Europës do të ketë Junker të tretin kryeministër të tij të zgjedhur President i Komisionit Europian, pas Gaston Thorn (1981-1985) e, së vonit, Jacques Santer (1995-1999). Numrin ma të madh të presidentëve të KE qyshse nga themelimi i Bashkimit Europian e kanë pasë nga dy herë Franca e Italia, ndërsa Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Belgjika, Hollanda, Spanja, Portugalia vetëm nga një herë. Aktualisht, në Komisionin “Barroso II” (2010-2014), është Zv/Presidente një luksemburgase, Viviane Reding. Në këto nivele përfaqësimi Luksemburgu ndihet i nderuar, po nuk duhet të trajtohet si “i privilegjuar”.
Pse e themi këtë? Për disa arsye: Luksemburgu është një vend monarkist me një dinasti nga ma të vjetrat e botës, Duka i Luksemburgut, e cila është ende në drejtimin e shtetit. Njëherash është nga shtetet e para të botës që e kanë fitue lirinë e pavarësinë, qyshse në vitin 1815 kur doli nga okupimi i Perandorisë Franceze, sipas Traktatit të Parisit. Luksemburgu është një nga gjashtë shtetet themeluese të Bashkimit Europian, sëbashku me Francën, Gjermaninë Perëndimore (sot, RF të Gjermanisë të Merkelit), Italinë, Belgjikën e Hollandën. Luksemburgu është edhe një nga dymbëdhjetë shtetet themeluese të Aleancës së Atlantikut Verior (NATO). Luksemburgu është themeluese e BENELUX sëbashku me Hollandën e Belgjikën. Luksemburgu është edhe një nga vendet antare të OECD, qyshse nga viti 1961.
Luksemburgu është një shembëllim edhe për Shqipërinë e vogël, që dëshmon se personalitete të saj në një të ardhme të afërt, me antarësimin në BE, mund të jenë edhe në detyra të larta të Bashkimit Europian.

3.
Ish kryeministri luksemburgas Jean-Claude Junker është një mik i sprovuar i shumëfishtë i Shqipërisë, i shqiptarëve në Ballkan. Historia është dëshmitare, e cila ma shumë do flasin në të ardhmen.
Me Shqipërinë, lidhjen e parë zyrtare e ka vendosë në vitin 1995 me njohje nga afër e të pandashme me Presidentin e Shqipërsië Sali Berisha në një takim të nivelit të lartë të OKB-së në Kopenhagën. Në vizitën e tij në Tiranë, më 25 shtator 2008, kryeministri Junker do të deklaronte botënisht në një konferencë shtypi për kolegun e tij, Sali Berisha: “Kam një miqësi të madhe me Kryeministrin, sepse ai iu jep një rëndësi të madhe lirive demokratike. Kam simpati për të, sepse ai është një njeri i guximëshëm, i cili ka vënë në zbatim reforma të vështira”. Vet kryeministri luksemburgas, Junker, pohon se me Sali Berishën se “nuk jemi ndarë më, pavarësisht nga funksionet që kemi pasur”, “Jemi miq të mirë”, etj.
Kryeministri luksemburgas, Jean-Claude Junker, gjatë vizitës në Tiranë (2008) deklaron: “Admiroj gjithashtu edhe popullin shqiptar, një popull i guximshëm që dëshiron ndryshimet dhe që i pranon realitetet e vështira që i sjellin të gjitha këto ndryshime”. Ai flet për këto zhvillime e ndryshime të shumta e në ecuri, të cilat i vlerëson të rëndësishme për “imazhin e Shqipërisë në botë” dhe “për vizionin e ardhshëm të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut Verior”. Në kohë mjaft të vështira si ato të viteve 1997-’98 kryeministri Junker dhe Presidenti i Komisionit Europian, Jacques Santer (1995-1999), ish kryeministër luksemburgas, iu gjendën pranë Shqipërisë në kohën e duhur e në mënyrën e duhur. Ai, sikurse edhe disa liderë amerikanë e europianë, garantoi në Tiranë, në shtator 2008, se Shqipëria do të antarësohet në NATO në Samitin e prillit 2009 duke theksue se “Shqipëria më në fund dhe në mënyrë formale do të kthehet në gjirin e familjes së madhe europiane, së cilës ajo i përket dhe nga e cila e larguan vendimet e kobshme të ndarjes së kontinentit” (Thëniet marrë nga libri “Me Sali Berishën një epokë e re”. Botim i ACABS e AFCES. Tiranë, 2009, fq. 296-’98).
Një miqësi të mirë kanë ndërveti edhe kryetari PD-së e i Opozitës ë Djathtë e kryebashkiak i Tiranës, Lulzim Basha me ish kryeministrin luksemburgas, Jean-Claude Junker, Presidenti i ri i Komisionit Europian, gjatë takimeve të tyre në kuadrin e tubimeve të Partive Popullor Europiane (EPP) në Bashkimin Europian. Kjo dëshmohet edhe në mesazhin e urimit të 27 qershorit 2014 ku lideri Basha i përcjell urime liderit paneuropian, Junker. Ai e cilësoj lajm të gëzueshëm “miratimin nga Këshilli Europian të kandidatit të PPE Jean Claude Juncker, për drejtimin e Komisionit Europian” si dhe i jep disa vlerësime meritore: “ Juncker është një politikan me përvojë të madhe dhe një europianist i palëkundur. Emërimi i Juncker është lajm i mirë për Europën dhe për Shqipërinë, pasi Jean Claude Juncker është mbështetës i integrimit europian të Shqipërisë.”
Luksemburgu është një shtet mik i Shqiptarëve në Ballkan në këto tre dekadat e fundit. Madhëria e Tij, Henri, Duka i Luksemburgut ishte më 28 maj 2014 për një vizitë zyrtare në Kosovë, ku riafirmoi mbështetjen e Tij për Kosovën e Shqiptarinë.
Gjithmonë burrat e mëdhenj, edhe në dy vende të vogla si Luksemburgu me Shqipërinë e Kosovën, lidhin miqësi të mëdha. Ne, shqiptarët jemi vlla pa vlla në kit’ botë, ndaj na duhen miq të mëdhenj, miqësi të mëdha, që të ecim ma shpejt, që të jemi ma të fortë.

Shqipëri Etnike, 29 qershor 2014

Filed Under: Opinion Tagged With: europian, I KOMISIONIT, i shqiptareve, I TREMBËDHJETI PRESIDENT, JEAN-CLAUDE JUNKER, MIK I MIRË, Ramiz Lushaj

“ATDHETARËT QË NUK PËRFUNDUAN VITIN SHKOLLOR”!

June 30, 2014 by dgreca

Nga Fadil LUSHI/Tetove/
Në këtë vështrim nuk do të shkruajmë për përfundimin e vitit shkollor 2013 / 14 (ndonëse na takon ta bëjmë këtë), nuk do të shkruajmë për aktivitetet që u organizuan sa i përket testimit ekstern të të arriturave të nxënësve në arsimin fillor tetë-nëntëvjeçar si dhe në atë të mesëm gjimnazor, profesional dhe artistik. Nuk do të shkruajmë as për veprimtaritë që u organizuan lidhur me dokumentin didaktik, siç është Matura shtetërore, një dokument që u paragjykua dhe u keqinterpretua në kuadër të debateve të paarsyeshme dhe të pajustifikueshme, sidomos nga njerëz të cilët, lëre që nuk e njohin fare këtë dokument, por sot e kësaj dite bëjnë përpjekje ta manipulojnë politikisht dhe së fundi edhe ta rrënojnë dhe ta bëjnë hi e pluhur. Nuk do të shkruajmë as për rezultatet (e shkëlqyeshme) të mësuesve sidomos të normalistëve që, fatkeqësisht, janë rralluar dhe mbase mund t’i numërosh në gishta, nuk do të llafosim as për gjymtimet që edhe kësaj radhe mëtuan t’i konceptojnë si vlera, nuk do të shkruajmë as për magjistraturat a doktoratat (jo) meritore për faktin se kjo nuk është në kompetencat tona. Përkundrazi, do të shkruajmë për disa mësues patriotë dhe atdhetarë të cilët, në mbrëmjen e 31 dhjetorit të motit 1951, me një vendim të gjykatësit hetues do të përfundojnë në hapësirat e burgut të Tetovës, kurse më vonë do të transferohen në Gjykatën e Rrethit të Gostivarit, ku edhe do të akuzohen a ngarkohen me faj për veprimtari armi-qësore.
Do të shkruajmë për kampionët e ndërgjegjes së Tetovës, për nacionalistët e ndershëm…, për disa shërbëtorë, dishepuj a atdhetarë që nuk arritën ta përfundojnë vitin shkollor sepse ishin në kërkim të lirisë së vonuar të atdheut, do të shkruajmë për gjeneratën e atdhetarëve gjegjësisht mësuesve të viteve pesëdhjetë të shekullit të kaluar, për ata që ndërtuan monumentet e arsimit shqip në Tetovë dhe rreth saj…, për lavdet e tyre, për ecejaket e tyre të fundit drejt panteonit të dijes dhe dritës…, do të shkruajmë për Sadudin Abdulla Gjurën (1926-1960) nga Shipkovica, i cili nuk përfundoi vitin shkollor sepse në motin 1952 “në emër të popullit jugosllav”, do të dënohet me 14 vjet burg të rëndë, për Vehbi Ahmet Lushin (1925-1999) nga Tetova, edhe ky nuk përfundoi vitin shkollor, pasi që u dënua me 9 vjet heqje lirie, për Gani Selman Lumën (1915-1989), që po kështu do të dënohet me 10 vjet burg të rëndë, edhe ky patriot tetovar nuk e përfundoi vitin shkollor, po një gjë të tillë nuk arriti ta bëjë edhe arsimtari i gjuhës dhe letërsisë shqipe, Salajdin Efraim Huseini (1930-2007), i cili bashkë me Nijazi Fandën (1923-1979), me Sali Lisin (1923-1969), me Ismail Saidin (1925-1989), me Muhedin Hadrin, me Sheref Kazazin (1921-2000), me Xhemali Beqirin (1929-1987) si dhe me mësuesin Sabri Ramizi (1931) do të vuajnë dënimin në repartin Petrova Rupa të Goli Otokut famëkeq.
Shumë kohë më parë bashkëveprimtarët do të thonë se ditën kur u lexua aktakuza të “pandehurit” hiç fare nuk ishin të preokupuar me dënimet, as me meseletë a vakitë me të cilat ishin “ballafaquar”, sepse e gjithë kjo për ata kishte qenë një ndodhi e zakonshme e dalë nga jeta e përditshme politike, mbase këto ndodhi nuk u “hynin në punë”, jo pse nuk ishin pjesë e kureshtjes së tyre, por pse nuk kishin kohë për të humbur për gjëra periferike…, thonë se gjatë hetuesisë të gjithë të “…pandehurit në fjalë, ishin të padefinuar, të paqartë, mosbesues dhe së fundi, njerëz me sjellje (skajshëm) prej indeferenti”! Ata do të karakterizohen edhe me faktin se ishin superiorë sidomos në aspekt të inteligjencës. Gjithë këtë superioritet të tyre asnjëherë nuk e vunë në “funksion të mendjemadhësisë provincialiste”…, këta shërbëtorë a dishepuj besnikë të popullit do të përjashtonin a do të refuzonin në vijimësi çdo bashkëpunim me hetuesin, me bashkëpunëtorët e UDBA-s, në veçanti me shqiptarët a kalorësit e vonuar të kauzës apo edhe me “kodoshët me koqe të vyshkura”! I gjithë ky “refuzim a përjashtim i tyre për bashkëpunim” kishte kosto të lartë.
Sot nuk mund të shkruash ndryshe për njerëzit që i përmendëm më lart, aq më pak “nëse një herë e ke thënë të vërtetën për retrospektivën patriotike të tyre”, gjithë kësaj nuk ka nevojë t’i shtosh a t’i heqësh as një pikë a presje. E gjithë kjo histori e tyre nuk mund të paragjykohet, nuk mund të thuash se historia e tyre është e ngatërruar, e papëlqyeshme apo edhe tragjike. Tekefundit, ajo mbetet e ndritur pavarësisht se disa kapituj të saj gjatë kohë e heshtën të vërtetën ndaj njerëzve që ishin pjesë e kësaj historie, një kapitull që vetvetiu rrezikohej të “përmbytej dhe më pastaj të njehsohej me harresën tonë kolektive”! Të gjithë ata që do të bëjnë përpjekje ta njohin a ta “studiojnë” nga afër këtë histori të atdhetarëve gjegjësisht të mësuesve (të cilët asnjëherë nuk e përfunduan vitin shkollor), që në fillim detyrohen të “heqin dorë” nga paragjykimi dhe nga faktet e sajuara po edhe të shtrembëruara nga ish-historianë të njëmendjesisë. Gjithsecili që do shkruajë për këta njerëz duhet pasur parasysh se historia e tyre është aristokrate…, duhet pasur parasysh se do të shkruajë për mësuesit patriotë më të përfolur, të thekur, rebelë, bohemë, disidentë dhe mbase njerëz me emër e mbiemër më të lakuar.
Është një urtësi popullore që përdoret në krahinën e Mirditës që tregon se kur nuk të ka lezet fjala në kuvend, është e njëllojtë sikur ke vdekur edhe vetë. Unë kam dëgjuar se fjala e atdhetarëve gjegjësisht e mësuesve të Petrova Rupës së Goli Otokut, lëre që ka pasur lezet, por edhe peshë. Për ta përfunduar këtë shkrim, për “një vit shkollor të papërfunduar nga ana e atdhetarëve” më duhet t’i referohem një mendimi filozofik të dijetarit Pjetër Mëshkalla, ku, pos të tjerash, thuhet: “Nuk më ka shty me Ju shkrue Shkëlqesë, as urrejtja, as ambicioni, as interesi, por vetëm ndërgjegjja, e vërteta dhe e mira”.

Filed Under: Opinion Tagged With: “ATDHETARËT, Fadil Lushi, QË NUK PËRFUNDUAN, Vitin shkollor

SHTETI I MAFJES TERRORIZON SHQIPTARET, U VRET TE ARDHMEN

June 29, 2014 by dgreca

I ndieri Santo u nis per ne banesen e fundit me nderime te medha nga te gjithe megjithse jo te gjithe qe folen mire sot kane folur keshtu dje ne parlament, TV e gazeta megjithse sinqerisht nuk dua t’ju besoj plotesisht as atyre qe folen sot e as atyre qe kane folur apo shkruar dje. Megjithate keshtu e kemi ne shqiptaret. Ajo cfare me ka bere pershtypje eshte nje deklarim i shoferit te te ndierit dhe disa miqve te tije se Santo e kishte pikasur qe e ndiqte nje motor pas makine.
Por ajo cfare te cudit me shume eshte se media e komanduar e Tiranes as qe i referohet apo ndalet ne kete fakt trondites. E them me plot goje se eshte nje fakt trondites. Si eshte e mundur qe i ndieri Santo me aq shume “miq” ne Shtet, Pushtet dhe Opozite qe u pane ne funeral nuk e kishte njerin te besuar qe ta qante kete hall te madh qe e kishte zene tashme por ju kishte thene vetem ca miqve te ngushte ne nje darke sigurisht te ngushte.
Sherbimi informative deklaron se nuk kishte asnje informacion apo denoncim rreth ketij fakti se policia jo e jo. Une shpreh bindjen e plote se i ndieri Santo nuk kishte se si te ishte aq menefrego ne nje Shqiperi ku vrasja me pagese nga kriminel profesioniste eshte tashme nje industry e tere kriminale.
Ajo cfare shpreh po me bindje se ai nuk besonte ne asnje nga keta “miqte e tije” te shumte qe ishin sot ne funeral.
Po qytetari i thjeshe i republikes se bananeve shqiptare ku e perplas koken qe nuk ka as miq as para per te zgjidhur hallin e tij?
Ky eshte vertetim praktik i thenjes se gazetarit investigative Italian Saviano se ne tere boten ka mafie kurse ne Shqiperi mafia ka shtet. Shqiptare mos prisni gje nga aji qe quhet shtet shqiptar qe vjedh voten e token pasi do ju marre edhe koken ashtu sic kane marre ne keto 17 vitet e fundit mbi 10 mije koka shqiptaresh ,popull te thjeshte , politikane, biznesmene. Problemi eshte vetem tek radha per ne te tjeret keshtu sic po shkojne punet.
Shkruani me pseodonime ne forume, mbushni sheshet e Shqiperise duke brohoritur banditet e radhes dhe shiteni voten me nje thes miell se me siguri radha do pershpejtohet. Gjysmen e popullit shqiptar i kane detyruar te braktisin Atdheun duke ju mohuar edhe te drejten e votes e cfare kane mbetur po i vrasin diten per diell duke ushtruar terror te hapur mbi popullin e biznesin.
A e kuptojne te ashtuquajturit politikane shqiptare se vrasja e Artan Santos para Kryeministrise e ne zonen me te populluar e vitale te Kryeqytetit Shqiptar eshte akt terrorist mbi shqiptaret mbi biznesmenet, mbi turizmin pra mbi te tashmen e te ardhmen e shqiptareve.
A ka zgjidhe per shqiptaret kjo situate. Sigurisht qe ka. Dilni ne shesh masivisht kunder kesaje gjendje katastrofike kriminale, ekonomike, te respektimit te lirive dhe te drejtave themelore te njeriut e zbatimit te legjislacionit ne Republiken e Bananeve se atje do gjeni lideret tuaj respektivisht shpetimin nga thonjet e pergjakur te krimit qe po ju merr per dite jeten, nderin, dinjitetin e te ardhmen e femijve tuaj shpesh here se bashku me femijet..
Lirine dhe demokracine respektivisht prosperitetin e deri tek buka ne tavoline do ti kene ata qe luftojne qe ti ken. Per lypsin ka vetem ndonje lemoshe te vogel ne te radhe e shqelm bythve ne te shpeshte. Zgjidhni!!!!!!!!!!!

Ajet Delaj

New York

Filed Under: Opinion Tagged With: Ajet Delaj, E VRET, shqiptaret, SHTETI I MAFJES TERRORIZON, TE ARDHMEN, u vret

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 739
  • 740
  • 741
  • 742
  • 743
  • …
  • 868
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Antonio Bellushi (1934, Frasnitë – 19 qershor 2024) mbledhës i zellshëm dhe studiues i pasurive etnokulturore e gjuhësore të Arbëreshëve dhe Arbërorëve
  • Jetimi që nxori zbuluar shtetin…
  • Qyteti antik 2400-vjeçar i Çukës së Aitoit
  • Dita e Veteranëve, përkujtojmë shqiptarët që shërbyen me nder në Ushtrinë e SHBA
  • Lëvizjet e popullsisë shqiptare jashtë kufijve shtetërorë dhe vendosja e saj në Shqipëri: Një analizë historiko – hartografike dhe socio – ekonomike
  • “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”
  • 1928 / URA E ZOGUT MBI LUMIN MAT — RRËFIMI EKSKLUZIV I ERWIN SCHNITTER, INXHINIERIT ZVICERAN QË DREJTOI PUNIMET PËR NDËRTIMIN E SAJ
  • NIKOLLA NAÇO (1843–1913) – ATDHETARI QË E VURI PASURINË, DIJEN DHE JETËN NË SHËRBIM TË SHQIPËRISË
  • MURI I BERLINIT RA, POR MURET POLITIKE DHE IDEOLOGJIKE MIDIS SHQIPTARËVE VAZHDOJNË TË QËNDROJNË
  • Dy “Qemalët” e mëdhenj që themeluan dy shtete mbi rrënojat e një perandorie
  • THANK YOU to the City of St. Petersburg and Chief Anthony Holloway for Supporting Albanian School VATRA!
  • A egzistonte koncepti i kombit në kohën e Skënderbeut?
  • Dardane Halimi: “ALB Connection was created to give every Albanian-owned business in America a voice and visibility”
  • KRIJIMI I NJERIUT TË RI: NGA IDEOLOGJIA KOMUNISTE TE KULTURA E PËRFITIMIT NË SHQIPËRINË E SOTME!
  • Transpozimi poetiko-dramatik i veprës “Trungu ilir” të Sabri Hamitit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT