• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Reagim ndaj disa mediave shqiptare dhe maqedonase kundër familjes Zeqiri nga Shkupi!

May 12, 2014 by dgreca

Nga Asllan DIBRANI/
art@asllandibrani.com/
Shpifja gënjeshtrat dhe propaganda antishqiptare qe po ndiqet këto ditë nga mediat maqedonase dhe disa mediave shqiptare në shërbimin e tyre lidhur me familjen Zeqiri reagoj mesa vijon:
Me indinjatë të thellë e lexova artikullin me titull” Familja Zeqiri nuk është shpërngulur nga Radishani” nga e cila u prononcuan edhe disa gazeta dhe TV Alsat nga Maqedonia, me një serë gënjeshtrash,intrigash, mashtrimesh naive , po edhe shumë të rrezikshme duke e mbuluar realitetin mbi të drejtën e të jetuarit në vendin e vet shqiptarët. Veprimet e dhunës, terrorit, zullumit dhe vandalizmit shtetërore kundër shqiptarëve të Maqedonisë me theks të veçantë po ndihmohet edhe nga vet shqiptarët e pa kurriz që janë në shërbimin e tij si shtet i formuar pa drejtësisht pa barazinë e popullatës shqiptare në Maqedoni. Kësaj fatkeqësie po i shkojnë për shtati edhe politikës shoviniste të sllavo-maqedonasëve nga edhe shumë bashkëpunëtor ,politikaj, gazetarë dhe media kundër te të drejtave të shqiptarëve e posaçërisht në këtë rast kundër familjes Zeqiri nga Radishani i Shkupit ,që në formën ma heroike po i reziston politikës së diktuar nga Beogradi, Moska dhe Athina për dëbimin e shqiptareve nga trojet e veta,si ekzekutore e saj tanimë diktatura maqedonase!!!.
Propagandës se tillë ju kundërvihem me fakte dëshmi dhe argumente rreth fatit të kësaj familje?!.
-Ata të hënën lanë vatrën e tyre dhe arritën 06.05.2014 në Shtutgard të Gjermanisë nga i cili rast përfitoj të drejtën e shprehjes se realitetit me fakte dhe dëshmi se unë Asllan Dibrani isha ndër të paret qe i dola në ndihmë kësaj familje me 16 anëtar të sajë ,që kemi fakte dëshmi dhe argumente se këtë familje e kam pritur dhe e kemi ndihmuar me ushqime dhe strehim të miku im , Vitor Spaqi kryetar i Qendrës Kulturore Shqiptare në Shtutgard .Atë natë ju siguruam edhe fjetjen si vëllai të vëllai , “bukë krip e zemër” me një mikpritje bujare miqësore po edhe shqiptare . Të riut Besnik Zeqiri 23 vjeçare i ndihmuam t’i pastroj plagët dhe lidhjen e saj me fashë të re , po ju sjellim fotot si ma poshtë .
Pamje e familjes se Zymer Zeqirit pas arritjes në Shtutgart e strehuar në banesën e zotit Vitor Spaqit, e shoqëruar me z.Idriz Sinanin kryetar i ” Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Lirinë e Njeriut” me seksion në Maqedoni. Pritjen e kësaj familje e organizova unë Asllan Dibrani ish i burgosure politik në ngjarjet e 81-shit nën diktaturën ish jugosllave, anëtare i kryesisë së “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe krijuesve Shqiptarë në Gjermani” , piktor , humanist , gazetar-publicist dhe veprimtar shumëvjeçar i çështjes shqiptare në Ballkan .Vitor Spaqi kryetar i Qendrës Kulturore në Shtutgard, dhe këshilltar i Misionit Katolik në Shtutgard,veprimtar shumë vjeçar në mërgatën shqiptare dhe Halit Gashi kryetar nga “Shoqëria Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut me qendër në Kosovë foto e datës 06.05.2014 në Shtutgard.
Zymer Zeqiri kryefamiljar duke i pasqyruar gazetat e shkruara në të kaluarën për këtë familje dhe Besnik Zeqiri djali i tij 23 vjeçar me dorë të thyer , babë e bir në foto po në të njëjtën natë që koha kaloj orën 24.h dhe data u ndërrua sipas fotove të lartëvendosura prapë në qytetin e Shtutgardit në shtëpinë e Vitor Spaqit.

Nga kjo propagande gënjeshtër dhe vetmonim të faktorit shqiptare për ti mbrojtur shqiptarët nga një terror i pa parë në shekullin e 21 reagoj dhe protestoj me një zë të fuqishëm nga
etika ime morale se informata e juaj përmes Alsatit ,konferencave të shtypit dhe disa mediave të shkruara nga një gazetar Valmir Kuçi me titullin “Familja Zeqiri nuk është shpërngulur nga Radishani” është jo e saktë.
Shantazhe, mashtrime dhe huti nga vet mediat shqiptare dhe politikajt shqiptare për familjen Zeqiri?
Po e publikoj shkrimin e pjesërishëm si më poshtë” Familja Zeqiri nga lagja Radishan e Komunës së Butelit nuk është shpërngulur e as që ka ndërmend të ndërmerr një hap të këtillë. Këtë sot për Alsat M e deklaroi kryefamiljari Fehmi Zeqiri duke përgënjeshtruar zërat e ditëve të fundit se familja e tij ka mbyllur shtëpinë dhe ka marrë rrugën për tu shpërngulur për Gjermani. Ekipi ynë sot vizitoi këtë familje në Radishan e cila më datë 13 Prill, mbrëmjen e zgjedhjeve presidenciale ishte sulmuar nga aktivist të VMRO DPMNE-së. Kryefamiljari Fehmi Zeqiri thotë se ata do të qëndrojnë në tokat e tyre pasi nuk kanë ku të shkojnë gjetiu. Disa familjarë të tij për momentin nuk janë në shtëpi, por ky fakt nuk do të thotë se familja 50 anëtarëshe është shpërngulur e përmbylli citatin e artikullit.
-Shtrohet pyetja vallë , ku i ka edhe 30 anëtarët tjerë!. Mos e mbroni krimin , mos e fshini terrorin maqedonas mbi ju vëllezër shqiptarë se turpi do tu mbuloje me pasoja të mëdha dhe do ta shkallëzoni situatën politike në Maqedoni edhe më thellë.
Vazhdojmë citatin ,Zeqiri është në komunikim permanent me autoritet zyrtar të vendit. Ka realizuar takim edhe me zv. ministrin e brendshëm Zemri Qamili i cili ka garantuar atë se organet e rendit do të jenë në shërbim te të gjithë qytetarëve përfshirë edhe familjen Zeqiri, për të parandaluar çdo shqetësim që eventualisht mund të kenë. Absurde nga zëvendësministri, “kukull” që i del në mbrojtje shtetit ditaturial të Maqedonisë në vend që ta ngre zërin edhe në instancat ma të larta ndërkombëtare ai e heshtë dhunën maqedonase me fjalë boshe.
Zv/ministri i brendshëm Qamili gjithashtu ka thanë se për të zgjidhur tërësisht këtë problem, ka organizuar takim i cili do të mbahet këtyre ditëve mes tij, kryefamiljarit Zeqiri dhe autoriteteve lokale të komunës së Butelit gjegjësisht kryetarin e saj Petre Latinovski , shkoni ku të doni takohu me maqedonas zoti Zemri se shqiptar ma atje nuk ka !!!Vallë me kenë do të takoheni zoti Zemri Qamili, me gërmadhat e shtëpive të shqiptarëve që po i lënë me shekuj duke u shpërngulur të tërësi nga vatrat e veta , nga barbarizmi sllav apo???.
Pastaj thekson duke qenë i pa çart me vetveten e tij ,se pas zbardhjes së rastit të incidentit në Radishan, nga familja Zeqiri deri më sot më nuk është denoncuar ndonjë akt i dhunës apo incident tjetër shkruan Valmir Kuçi sipas deklarates se zv.ministrirt të punëve të brendshme në Maqedoni,pa e llogaritur se njeriu i pa qenë atje nuk mundet të bëjë një denoncim të tillë!.Po ato denoncime kjo familje i ka bërë me vite të tëra deri sa u shpërngul.
Ma tutje indinjata jone është e theksuar edhe me deklaratën e mëtutjeshme të zëvendësministrit të “Punëve të Brendshme”, Zemri Qamilit, një deklarate boshe duke theksuar se do ta siguroi kryefamiljarin Zeqiri se, policia ka marrë të gjitha masat për mbrojtjen e familjes pa e ditur se , afër 20 anëtarë të familjes Zeqiri ma e braktisur atdheun nga terrori i shtetit maqedonas, po edhe nga pasiviteti i politikës se lidershipit shqiptar në Maqedoni me një politike shterpe, të pa frytshme , të dëmshme për shqiptarët . Votën qe i morën këta politikaj po zhgënjehen dita me ditë popullin shqiptar, në pa mundësinë e sigurimit minimal te të drejtave të veta në vendin e vet, ne vilajetin e Shkupit, që dikur luante rol në rajon si qytet me kulturë dhe vlera kombëtare shqiptare. Ato vlera politikajt aktual sikur po i përbuzin , nëpërkëmbin dhe me një politikë qyqare të tyre .
Dëshmohet se po e aprovojnë një vetëmohim deri të degradimi , mosbesimi dhe krijimi të një hutie në opinion nga propagandues , demagog , intrigues dhe mashtrues duke qëndruar si vegël e sllavo-maqedanve ne kurrizin e popullatës shqiptare, pa i gëzuar as te drejtat minimale. Kjo familje ma është e strehuar në qendrën për të huaj në qytetin e Karlsruhes në kufi me Francën në Republikën e Baden-Wurtembewrgut,një kamp përqendrimi të strehuar nga e gjithë bota si azil kërkues nga e cila po që vazhdon dhe nuk ndërmerren hapa shumë të shpejt të ndriçimit të rastit dhe daljes pran mediave që të kërkojnë falje si zëvendësministri Zemri Qamili , ashtu edhe gazetari Valmir Kuçi po edhe mediat tjera, ne do të ndërmarrim hapa tjerë për denoncim ndërkombëtar edhe për,mes shtetit gjerman që qytetarët e lartpërmendure ma janë në Gjermani. Deklaratat e tilla ,të rrejshme në dëmin e kësaj familje dhe të shqiptarëve në tërësi, po e tregojnë neglizhencën e lidershipit që në forma të mashtruara e fituan votën nga ajo popullatë .Sot nëpërkëmben të drejtat e tyre pa të drejt shkollimi, pa të drejt të përdorimit të flamurit , pa të drejtë të përdorimit të gjuhës shqipe me literature të censuruar të shkollave shqipe , pa të drejt punësimi dhe pa te drejt ekzistence ne vatrat e veta!!!???…

Filed Under: Opinion Tagged With: dhe maqedonase kundër, familjes Zeqiri. nga Shkupi!, ndaj disa mediave, reagim, shqiptare

Akoma eshte me i forte Ibrahim Rugova se sa Isa Mustafa

May 12, 2014 by dgreca

Opinion nga Teuta BERISHA/
Kosova vetem pas disa muajsh perseri po shkon ne zgjedhje. Kete here klima politike do te jete shume me e nxehte. Qeveria e trembur qe nuk pati asnje perparim vitet qe ishte ne udheheqje, filloi te perdore çdo mjet qe te hipnotizoje votuesit.
Kete promovoj dje edhe Isa Mustafa i cili nuk ka se çfare ti thote votueseve per arritjet ne kohen qe qeverisi sepse nuk beri asnje gje dhe perpiqet qe te fitoje votues me imazhin e Liderit legjendar te Kosoves Ibrahim Rugova. Fillimisht desha te theksoj qe vlerat e Ibrahim Rugoves nuk i takojne vetem partise LDK por te gjitha partive, votuese, popullit te Kosoves. Gjithashtu qeverisja e Ibrahim Rugoves i perket nje periudhe tjeter dhe eshte per te ardhur keq se si partia e trembur LDK perpiqet ti fshehe deshtimet ne hijen e tij. Por, eshte me e trishtueshme menyra se si ai perdor femijet e te ndjerit Rugova per qellime politike. Dje prezantoi vajzen, Teuta Rugova sikur ishte diçka e jashtezakonshme. Fillimisht me kete veprim u poshteruan kandidatet e tjere per deputet te LDK sepse u prezantua nje vajze e cila nuk e ka idene e politikes dhe qe ka ardhur nga hiçi. Por eshte koha e reklamave dhe çuditerisht edhe te vjeterit dine te bejne reklame. Por te mos harrojme qe ai pati deputet edhe djalin e Rugoves, Uke’n por qe nuk ndodhi ndonje gje e jashtezakonshme ne Kosove. Perkundrazi u perdor per fushate dhe u la ne hije. Prandaj nje vajze e re qe nuk e ka idene nga politika nuk eshte nje mbrekulli per politiken Kosovare.
Nese duhet te veprojme me mentalitetin e LDK edhe mua duhet te ma japin voten sepse kam te njejtin mbiemer me Sali Berishen. Por jo, nuk do te deshiroja vota per shkak te mbiemrit por te vleresohem per punen time. Keshtu qe ju bej thirrje votueseve qe reklamat jane te shkurta por vuajtjet nuk mbarojne kurre me kesi lloje qeverisjesh. Ka ardhur koha qe Kosova te perkrahe nje drejtim te ri te cilet nuk do te perpiqen te gjejne femijet e rritur ose kusherinjte e Lidereve Kosovare. Edhe njehere e shohim qe figura e ish-Liderit Ibrahim Rugoves eshte me e fuqishme se sa figura e liderit aktual Isa Mustafes dhe kjo tregon nje dobesi ne partine ne fjale.
Depute ne Komunen Obiliq/AAK

Filed Under: Opinion Tagged With: Akoma eshte, Ibrahim Rugova se sa, Isa Mustafa, me i forte, Teuta Berisha

Demokracia diktatoriale nuk na duhet.Cikli i saj eshte i mbyllur

May 11, 2014 by dgreca

Demokracia diktatoriale nuk na duhet.Cikli i saj eshte i mbyllur/
Nga Shkruan Artur Roshi*/
TIRANE : Nese mund te kishte patur dicka fisnike ne nderimin e viktimave luftetare te Luftes se Dyte Boterore-,qe ne vendin tone si asgjekundi tjeter u zhvillua ne suazen e luftes civile me laikmotivin “te vras…im kundershtaret ideologjike,per te akumuluar pushtetin”-ky nderim i diktatures e baltosi serish.
Nuk i quajta partizan sic i kane quajtur rendomte,por viktima luftetare te idealeve dhe te nje lufte qe nuk e kuptonin,prehe e te cilave rane edhe vete,disa qe ne kohen e luftes dhe te tjeret ne kohen e clirimit te pushtuar,lirise se roberuar,rrethuar me tela me gjemba,qe i dhuruan atdheut te tyre.
Ne emer te shenjterise se perdhosur te kesaj lufte te munguar dhe me kontributin e saj ne “heqjen qafe”te elites intelektuale dhe zevendesimi i saj me nje elite te pashkolluar,e ndihmoi regjimin komunist qe te instalonte ne Shqiperi nje diktature qe paturpsisht e quanin demokratike.Nje diktature demokratike te proletariatit qe e mbylli ne izolim te plote Shqiperine. i skllaveroi shqiptaret ne gjithe kuptimin e fjales,i mbyti ne mjerim,dhe perfundoi duke cuar ne gijotine edhe kokat e atyre qe kontribuan ne kete rend diktatorial qe po ndertonte e vetme shqiperia e mbasluftes-njelloj si revolucioni jakobin.
Keshtu jetoi duke mos jetuar per gati 50 vjet Shqiperia: e burgosur,e uritur,e denuar me nje vdekje mizore te ngadalte qe e brente deri ne emberion.Keshtu jetoi Shqiperia,rrethuar me bunkiere,me idealet e nje lufte imagjimare qe e kishte “fituar”me aksione guerile ,me vrasjen e sivellezerve, te cilet edhe pse nuk ishin sivellezer ideali ishin padyshim vellezer gjenetike te nje rrace.
Ne vitet 90 ne Europe ra perdia e hekurt dhe komunizmi me te gjitha te keqijat qe I kishte bere ai jetes njerezore,me gjithe degradimin qe I kishte sjell ai personalitetit njerezor,vdiq. Ish vendet e lindjes njohen krimet e komunizmit dhe kryen procesin e dekomunistizimit te shoqerise. Kjo u dha artye mundesine te rifillonin jeten dhe te ndertonin demokracine.
Ne Shqiperi ende pas 24 vjetve nuk ka ndodhur kjo,ende nuk njihen keto krime intucionalisht,historia ende eshte e pavertet dhe dekomunistizimi,hapja e dosjeve nuk kane ndodhur,si rrjedhoje edhe demokracia nuk eshte ndertuar ende.
PPSh u mblodh ne kongresin e saj te fundit mbas 90 dhe jo vetem qe nuk beri reformen e saj,por u mjafua vetem me nderimin e emrit,drejtuesit ishin po ata.
Pati edhe shume ishkomuniste te tjere qe I perkisnin edhe ata ndoshta elites se prodhuar nga sistemi komunist,por që ndoshta e kishin kuptuar mizorine e regjimit diktatorial dhe u bashkuan me partine antiregjim qe u krijua ne 90, Partine Demokratike .
Me gjithe problemet qe vimin nga mungesa reformash te thella drejt lirise se tregut,nga mungesa e njohjes se te vertetes historike dukej se demokracia e brishte e Shqiperise me gjithe problemet e saj deri diku funksiononte.Europa dhe Amerika na perkrahen, u anetaresuam ne Nato dhe jemi ne process per kandidimin ne BE. Ky nderim I deshmoreve me sfond te qarte politik adhurimin e diktatures eshte nje regres ne historine tone dhe me pasoja per proceset integruese.
Nuk e kuptoj drejt kujt adresohet ky adhurim,drejt shqiptareve? Shqiptaret u ndan ne vitin 1990 nga diktatura.Ata nuk e votuan kete qeveri si bijte e eterve,por u dhane pushtet me bindjen se jane larguar nga mendesite e priderve te tyre,votuan me mendimin qe klasa politike e kishte bere reformen e saj,duke patur reference disa ishkomuniste qe ishin reformuar sic kishte ndodhur tek PD,por kjo rilindje e diktatures dhe diktatorit tregoi te kunderten dhe kjo eshte nje shuplake per nje million veta qe votuan dhe besuan ne te kunderten.
Kjo perulje para fotografise se diktatorit dhe qendrimi ne roje nderi me grushtin lart eshte nje shuplake e madhe morale per te perndjekurit,ky ishte kesti I pare I demshperblimit te tyre qe ata morren nga rilindasit ne qeverisje.
Kjo rilindje shkon ndesh edhe ndaj perendimit.Ky riadhurim I diktatures qe filloi me shfaqen si padashje te fotografise se diktatorit ne ceremonialin qeveritar te 29 nentorit,qe u rihodh ne qarkullim diten ne diell ne disa varreza deshmoresh,me preteksin e mitizimit te kesaj pseudo lufte ne 5 maj dhe sipas skenarit te qeverise do te agravohet me tepert ne ditet e festimit te 70 vjetorit te clirimit.Nderkohe qe shqiptaret e dine qe ajo qe erdhi pas lufte mund te pershkruhet me mijera fjale,por si clirim nuk mund ta pershkruash dot.Pra,kjo fryme adhurimi shkon ndesh me interest e vendit,me mbeshtetjen e perendimit,me integrimin ne BE.Ku e gjen valle moralin kjo qeveri qe te eci kunder interesave te vendit,kunder interesave te vetvetes? Pergjigjja eshte sigurisht brenda filozofise marksiste ,qe eshte kunder kapitalit dhe kunder egzistences se vete jetes njerezore,sepse jeta nuk mund te ndahet te mirat materiale te kapitalit.Ne kete filozofi njeriu dhe dinjiteti I tij zhvisheshin nga njerezorja dhe vishnin armaturen e idealeve komuniste.
Kjo qeveri cdo dite te saj ka treguar se ka rilindur gabim.Ka treguar qe ideologjine e eterve nuk e kane vrare qe te rilindin te lire,jo ata cdo dite e me shume tregojne se kane rilindur nga I njejti brume,ai I eterve te tyre.Prandaj shoheim qe cdo dite e pak nga pak,por ndonjehere dhe ashiqare te ngreje krye instalimi I nje demokracie diktatoriale,te nje pseudo demokracie qe fillon me akumulim kopetencash e pushtetesh ,shkelje ligjshmerie dhe kulmon me nderimin dhe mirenjohjen e hapur per idealet e eterve dhe te diktatures.
Demokracia diktatoriale,nuk na duhet.Cikli i saj eshte i mbyllur.
*Artur Roshi – Kryetar i Partise Balli Kombetar Demokrat

Filed Under: Opinion Tagged With: Artur Roshi, demokracia, diktature, nuk na duhet

NJËLLOJ SI PARAARDHËSIT

May 11, 2014 by dgreca

Nga Rasim Bebo, Çikago/
Janullatosi e ktheu meshën nga shqip në greqisht. Ai po u thotë shqiptarëve, se vetëm greqishtja është gjuha e kishës. Kishën noliane e quan si shtojcë, apo pjesë të kishës greke dhe quan fitore të madhe që shekullin e kaluar hodhën në dorë K.O.A.SH. Kështu Janullatosi flet vetëm me gjuhën e nënës së tij greqishten. Ndërsa e vërteta është se besimtarët ortodoksë, as që kanë lidhje me greqishten, as u hyn në punë ajo dhe as janë të detyruar të dëgjojnë meshën në gjuhën greke. Gjithmonë kisha greke e ka mallkuar gjuhën shqipe, e cila sipas tyre nuk është “Gjuhë e Zotit” por gjoja vetëm greqishtja është e tillë.
Një nga parimet bazë të autoqefalisë, është gjuha e kombit ku ndodhet kisha. Gjuha shqipe është parimi bazë. Autoqefalia është kombësia e nivelit të lartë drejtues. Është e pamundur që 23 vjet pas ardhjes së Janullatosit, me kontributin e të cilit janë përgatitur qindra klerikë, në Shqipëri, sikur në Sinodin e shenjtë nuk paska tre klerikë shqiptarë. Jo vetëm në Tiranë, por janë edhe peshkopët e Beratit dhe të Gjirokastrës janë vënë me kombësi greke. Përdorimi i greqishtes në mënyrë të rregullt nëpër mesha, jo vetëm qe është veprim antiligjor, por bëhet si veprim urrejtje ndaj shtetit shqiptar, për t’i thënë se ne nuk pyesim fare për ju, pasi e rëndësishme është vetëm Greqia. Nuk është as e para herë as e fundit, që thuhet se shteti grek gjithnjë i ka konsideruar ortodoksit shqiptarë si “grekë”. Ndërsa priftërinjtë shqiptarë që kanë meshuar në gjuhën shqipe, janë masakruar
nga paraardhësit e Janullatosit. Dhe ndonëse e dinin që do të vriteshin nga bandat greke që udhëhiqnin peshkopatet, ata vazhdonin me vendosmëri meshën në gjuhën e tyre amtare. Kundra këtyre pishtarëve të gjuhës shqipe, u përdor helmi dhe gropa e gëlqeres, për Petro Nini Luarasin, sëpata për çarjen e kokës, Papa kristo
Negovanit ia kthyen trupin e tij në ushqim për qentë, prerjen e kokës dhe zhdukjen e saj, përdorën për At Stath Melanin, trupi e të cilit, përmetarët e varrosën pa koke në kishën e tyre. Koto Hoxhin, që u mësonte fshehurazi nxënësve shqipen, peshkopi greke e spiunoi te kajmekami turk dhe pasi e arrestuan, e varrosën së gjalli në burgun e tmerrshëm të “Xhedikulit” në Kostandinopojë.
Janullatosi, si uzurpator, po e kthen Shqipërinë në helenizim, duke e qëndisur me kisha të stilit grek, me kisha në emër të Shën Kozmait të vrarë si agjent grek nga paria e vendit para 235 vjetëve, po ngre shkolla greke dhe varreza të quajtura të ushtarëve grekë pas 73 vjetëve. A ka punë më të pështyrë që bën Janullatosi, gjoja po kërkon kockat e ushtarëve grekë të lëna harcave e kodrave që nga 28 tetori i vitit 1940 deri me 15 prill të 1941, që është koha e luftës italo-greke, dhe kujtohen tani pas 7 dekada për qëllimin politik të helenizmit, që drejton tashmë vetë peshkopi grek. Sot ka filluar një ere e fortë, kundër fqinjëve tanë në Veri e në Jug. Kërkohet “Shqipëria Natyrale”, nga politologu Kocho Dano, me një fjalë që Shqipëria të mos te kufizohet më me shqiptarë, por të kufizohet me fqinjë. Po përgatiten dokumenta për në gjyqin e Hagës, për të denoncuar gabimet e Konferencës
së Londrës të vitit 1913. Kjo ide gjen mbështetje të plotë te Amerika dhe Turqia. Për bashkimin e katër vilajeteve shqiptare në një komb, në një gjuhë, në një flamur, në një histori. Platforma për Shqipërinë Natyrale, e ka trazuar shumë Serbinë, Greqinë, sllavo Maqedoninë, dhe Malin e zi. Kjo ka gjetur mbështetje nga faktorë të rëndësishëm në SHBA. Qëkur u publikua në vitin 2006 “Shqipëria Natyrale” në gjuhët, shqip, anglisht, serbisht, greqisht dhe sllavo – maqedonisht, në Beograd janë publikuar mbi 850 botime të quajtura “Rreziku i Shqipërisë Natyrale”. Ndërsa Greqia, me komisarin e saj në Shqipëri, ka shprehur hapur luftën kundër rilindjes tonë kombëtare, të deklaruar në gazetën kryesore greke “Kathemerini”: “Nuk e kuptoj idenë e shqiptarëve, që feja e shqiptarit është shqiptaria”, shprehet Janullatosi dhe në vazhdim nuk dëshiron të njohë as ligjin e gjuhës shqipe në
kishat tona. Në artikullin nr. 3 të Statutit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, pёrpiluar në Korçë më 29-6-1929 thuhet se: “Gjuha zyrtare e kishës është shqipja”. I njëjti parim për gjuhën zyrtare është ruajtur në Statutin e Kishës Ortodokse Shqiptare, miratuar me dekretin nr. 1065, datë 5-5-1950 të Presidiumit të Kuvendit Popullor të republikës Popullore të Shqipërisë. Këtë ligj të miratuar zyrtarisht Janullatosi e ka shkelur me të dy këmbët.
Sinodi i Shënjtë është një gardë e krijuar nga Janullatosi që i shërben të zbatojë planin e helenizimit grek në Shqipëri. Që të krijosh një Sinod të Shënjte, duhet që kryepeshkopi i cili e drejton, të jetë aprovuar nga Patriakana dhe nga shteti. Janullatosi, nuk e vlereson fare qeverin Shqiptare dhe Akademin e Skencave. Krijoj Sinodin e Shënjtë një gardë, që i shërben interesave personale të kryepeshkopit. Prandaj mund të shprehem me plot gojën, se ju po e teproni. Mëso, se je i huaj në vendin tonë në Shqipëri, në shtetin shqiptar. Në këtë vend flitet shqip këtu e 10.000 vjet më parë. Këtu nuk jemi në Greqi, ku kisha është mbi gjithçka dhe nuk mund të imitosh peshkopin e Athinës në Tiranë. Por ju punoni mbrapsht, sinodin e keni bërë të ngjashëm me atë të Athinës. Vend-varrimin tuaj e përgatitët, mundet te katedralja në Tiranë ose te kisha në Shënavlash, nuk është çudi se mund të
shenjtëroheni edhe para vdekjes, se pas vdekjes do të keni kishën personale “Shën Janullatos” ashtu si keni bërë për Shën Kozmanë, disa kisha që nga Mursia në Vurgun e Delvinës. Ka pasur figura si ju, që e kanë cënuar këtë popull dhe kurdoherë janë larguar ose kanë lënë kockat këtu. Për Ilustrim” Në pranverë të vitit 1931, u ngrit gjyqi në Tiranë dhe u zhvillua në Gjirokastër, kundër Daut Hoxhës, i cili kishte vrarë shumë persona në Greqi. Qeveria greke përfaqësohej nga avokati Shkarpa, shumë i zoti. Kryetari i gjyqit pyeti të pandehurin: Ç’ke të thuaç? -“Kam vrarë shumë më tepër nga sa përmendi përfaqësuesi grek, por jo për “hakmarrje”, siç tha z. Shkarpa; kam vrarë vetëm pushtetarë, keqbërës dhe pjesëtarë të njësive ndjekëse, ca në luftime ca ku i gjëja, sepse nuk linin të zezë pa bërë në Çamëri…Prandaj mos më pyet në kam vrarë, po më pyet, se ku i kam vrarë,
kur, ku, e pse i kam vrarë. I vrava në vendin tim, e jo në vendin e tyre: I vrava kur këta zunë të na shuajnë; I vrava se këta u lëshuan mbi ne me plumb, thikë, sëpatë, me urë në dorë dhe me vraka zgjidhur, I vrava për t’i shporrur nga vendi im…”Vrasjet e bëra nga Daut Hoxha dhe çeta e tij ishin bërë për qëllime politike-kombëtare. Prandaj gjyqi e quajti Daut Hoxhën “të padorëzueshëm”. Nxjerrja e Daut Hoxhës në gjyq, me kërkesën e qeveris greke, si masë paraprake, nëpërmjet dy nënoficerëve të besuar që kryenin shërbimin në burg, që para daljes në gjyq e pajisën me dy revolverë. Kjo mase ishte e domosdoshme për të parandaluar ndonjë grabitje nëpër udhën burg – ndërtesa e prefekturës, ku bëhej gjyqi, apo qoftë edhe nga salla e gjyqit. Dyshimet për këtë, i shtonte mbërritja nga Janina për në Gjirokastër e disa veturave me 3-4 vete secila. Ishte afër mendjes, se ata qenë të gjithë
të asfalisë dhe të korofillaqisë. Atëherë, në qeverinë e Mbretit Zog, punohej për Shqipërinë. Sot siç thotë Prof. Dr. Eshtref Ymeri: “Shqipëria ka në krye një kastë tradhtarësh në pushtet dhe në opozitë… Janullatosi është guvernatori faktik në Shqipëri i shovinizmit grekokaragjoz…”.

Filed Under: Opinion Tagged With: NJËLLOJ, rasim bebo, SI PARAARDHËSIT

”Gjenerali i ushtrisë së vdekur”

May 10, 2014 by dgreca

Nga Faik KRASNIQI/
Një gjeneral italian, dërgohet në Shqipëri për të gjetur eshtrat e ushtarëve të rënë italian gjatë kohës të pushtimit të Shqipërisë. Detyra kryesore e gjeneralit ishte kërkimi dhe gjetja e eshtrave të një koloneli, i cili u zhduk pa gjurmë në një fshat të vogël shqiptar. Rrethanat e zhdukjes të kolonelit e ndërlikojnë shumë situatën. Pas shumë mundimeve të kota, eshtrat e kolonelit nuk u gjetën.Gjenerali hedh ato eshtra në humnerë dhe nga ai moment prish raportet me priftin. Si përfundim gjenerali është i mundur në detyrën e tij, dhe në një moment dobësie vendos të maskojë eshtrat e pagjetura të kolonelit me eshtrat e një të panjohuri.
Parlamenti i Kosovës u shpërnda. Zgjedhjet do të mbahen më 8 qershor. Shkaku i paaftësisë, Hashim Thaçi të dy mandatet nuk arriti t’i çoj deri në fund. Këto dy mandate të udhëhequra nga Thaçi dhe PDK-ja do të mbahen mend për shumë manipulime, shumë keqpërdorime, korrupsion, skandale, afera, nepotizëm etj. Hajnia me tenderomani, korrupsioni lulëzoi anembanë Kosovës. Nepotizmi në institucione, marrja e mitos për t’i punësuar njerëzit. Arsimi u degradua, ekonomia u përkeqësua, papunësia u rritë. Shkaku i keqqeverisjes dhe skandaleve të shumta të kësaj qeverie, imazhi i Kosovës në arenën ndërkombëtare u dëmtua. Mos të harrojmë edhe vjedhjen e dëshmive në qendër të policisë. Vjedhjen e madhe në tenderin e pasaportave. Raportet ndërkombëtare flasin për Kosovën, keq e më keq. Liberalizimi i vizave sipas Bashkimit Evropian nuk ka shpresë se do të ndodh së shpejti. Në këto dy mandate të qeverisë Thaçi, shumë ministra, zyrtarë të lartë të qeverisë dhe kryetarë të komunave u bënë milionerë brenda natës, me para dhe me mall që nuk ia dinë fundin. Kurse populli u katandisë prej fukarallëku, mezi po mbijetojnë. Prej vitit 2007, pra nën këtë qeveri të pashpirtë, arrogante, të korruptuar dhe të kriminalizuar ndodhën dhe po ndodhin të gjitha këto pisllëqe. Kryeministri në ikje Hashim Thaçi dhe qeveria e tij, ta kujton romanin e Ismail Kadaresë ”Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Qytetarët e Kosovës më 8 qershor do t’i drejtohen kutive të votimit. Ata do të kenë mundësi të zgjedhin në mes të figurave të pastra dhe figurave të korruptuara apo të konsumuara. Në mes partive (pa përjashtuar edhe partitë e tyre satelite) që kanë keqqeverisur dhe partive që i shohin alternativë. Në mes të mirës dhe së keqes. A do kemi vazhdimësi të keqqeverisjes dhe surratet e njëjta në Parlament dhe Qeveri, apo vota e sovranit do t’i jap fund keqqeverisjes dhe surrateve të njëjta? Nëse populli tregohet i mençur, do të zgjedh alternativën e dytë. Kjo mbetet të shihet më 8 qershor. Është koha që këta liderë dhe këto parti të bëhen burra njëherë e mirë e të punojnë për shtet. Gjenerali i ardhshëm na duhet me një ushtri të gjallë, e jo si Gjenerali paraprak me një ushtri të vdekur. Është koha për ndryshime.
(Autori është publicist nga Prishtina)

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, Gjenerali, i ushtrisë së vdekur''

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 750
  • 751
  • 752
  • 753
  • 754
  • …
  • 865
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit në Deçiq
  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut
  • Calling all young dancers! Registration is in person on April 11. Looking forward to seeing you!
  • Ekspozita e ndaluar…
  • Themelimi i orkestrës së parë në Shqipëri
  • 2 PRILLI, 1991 NË SHKODËR – PLUMBAT QË VRANË SHPRESËN DHE DREJTËSIA QË ENDE HESHT!
  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT