• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Program kontrolli nëpërmjet besimit fetar politik!

April 11, 2014 by dgreca

Opinion Avdi Ibrahimi/Kur shikojmë natyrën dhe universin, na duket sikur ekziston  një rregull dhe harmoni admiruese që zotëron gjithësinë, kështu vetvetiu na krijohet ideja se gjithçka është e programuar nga vetë vullneti i Zotit, krijuesit e të gjithave. Por megjithkëtë ndjenjat na drejtohen nga një botë tjetër e panjohur dhe e padukshme. Por disi padashur mendja nuk rri e qetë, ajo do që të hyjë logjikshëm brenda asaj substance të natyrës krijuese, do që të mësojë vullnetin dhe punët e Krijuesit se si dhe përse mirësia e tij krijoi botën?! Por njohjet që dime gjer më tani nga ajo që kemi lexuar e mësuar nga predikuesit fetar dhe ata shkencor sikur nuk na kënaq. Prandaj njeriu i logjikshëm do që të hyjë në kufijtë e përmbindijshëm të botës shpirtërore për të marrë ato njoftime që ende nuk i dime? Pra të mësojmë dhe kuptojmë edhe botën e padukshme.

Sipas pikëpamjës time mbi besimin, mbase është e kuptueshme se besimi është një lloj bindje si e padyshimtë për një të vërtetë. Pra mënyra se si ky besim u është dedikuar njerëzve duke i paraqitur profetët si mësues “hyjnor” kështu ata udhëheqnin turmën, duke predikuar drejtësi, vërtetësi dhe paqe, kjo ishte vetëm ajo pjesa e dukshme e tyre, por në realitet ata ndiznin shpirtërat e këtyre njerëzëve me flakët e pashuara të zellit, dhe bekonin shpatën për ata që nuk ndiqnin rrugën e tyre të “Zotit”, këta sundimtar të botës edhe sot paralajmërojnë ardhjen apo rilindjen e Krishtit, Jehovait, Jezusit e Isës. Kështu ata po mbjellin frikë psiqike e dhunë fizike, duke futur tek njerëzit ndjenjën e fajit, në mënyrë që të shtypin çfardolloj mendimi ndryshe. Këtu qëndron fatkeqësia e predikuesve për besim që u japin të tjerëve të drejtën të besojnë në diçka të cilën ata vetë nuk e kanë besuar, për mendimin tim ky është krim të shkatërrosh të kaluarën në emër të një besimi të ri është mbase absurde.

Mbase do të ishte e mjaftueshme sikur këta predikues të mos u thonë njerëzve se si duhet të jetojnë e në çka të besojnë, kur dihet se Zoti është një për mbarënjerëzimin. Të gjitha besimet kam përshtypjen time se janë krijuar për ta vënë në kontroll njerëzimin, së pari për ta përçarë duke i detyruar të heqin dorë nga tradita e lashtësisë, natyrisht mëpastaj për ti sunduar dhe detyruar të besojnë në predikimet e tyre të reja. Dijetar të ndryshëm theksojnë se njëri prej njerëzve më të rëndësishëm, të periudhës së trëndafilëkryqtarëve ka qenë Frensis Bekoni, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm si mjeshtër i madh i Urdhërit të Trëandafilkryqëtarëve në Angli që pati rol vendimtar në themelimin e Urdhërit të Masonërisë, mendohet se ka qenë “babai” i “shkencës” moderne dhe autor i vërtet i dramava të “Shekspirit”. Për këtë, cilido anëtarë i vëllezërisë së Masonërisë, që kërcënon, ta sfidoj apo ta kundërshtoj këtë tip edukimi të ri globalist, lihet mënjanë dhe linçohet deri sa ai të dorëzohet?! Vetëm ata persona që i konsiderojnë të “sigurt” kanë të drejtën të hyjnë në nivelët më të larta të piramidës. Konsiderohet se ekziston dera e madhe  britanike e Uindsorëve është  njëra prej  portave të tyre, ashtu sikurse janë Rodshildët në mbareuropën e Rokfelerët në ShBA.

Sot mbarë popujt e Botës, jetojnë në një  shoqëri të ndrydhur nga frika e program kontrollit nëpërmjet besimit globalist e kozmopolit. Kjo frikë mbarnjerëzore përjetësohet nga mediat nga kërcënimi i terrorizmit global. Kjo frikë krijon një dyshim në rritje midis fqinjëve e midis miqve. Para disa viteve Pat Robertsoni dhe të tjerë ungjillorë, në një emision radiofonik e televizivë flisnin për një fe të re politike, ku për objektiv kishin SHBA-të për të krijuar një perandori të krishterë globaliste.

Si përfundim të këtij shkrimi, bëj pyetjën, a munden fundamentalizmi dhe besimi fetar politik, ta çojnë në luftëra të papritura mbarnjerëzimin? Përgjigja është, kamë frik se po.

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Avdi Ibrahimi, program kontrolli

PATURPESIA DHE DEMAGOGJIA E NJE PARLAMENTI BANDITESH

April 11, 2014 by dgreca

Opinion nga Ajet Delaj/New York/

Eshte e pabesueshme por e vertete se niveli i parlamentarve  te Partise se Punes i 1991i cili perbehej ne shumicen e tije nga kryetare kooprativash eshte i te njejtit nivel persa i perket njohurive dhe respektimit te lirive dhe te drejtave te njeriut ne Shqiperi me Parlamentin e 2014.Parlamentaret neokomuniste shqiptare te 2014 qe shumica e opozites se “djathte” nuk denjojne as te marrin pjese ne debatin parlamentar se bashku me qeveritaret e Kryeministrin Rama ne nje seance parlamentare mbi nje ceshtje madhore qe do diskutonte nje iniciative ligjore ne drejtim te kthimit te posedimit te prones se tyre pronareve te ligjshem te sekustruar e grabitur nga regjimi kriminal komunist.

Eshte thene me dhjetra here se qendrimi qe mban shteti dhe pushteti ndoj prones private, te persekutuarve politik e shpronesuarve qe ne te shumten e rasteve jane nje shtrese  jo vetem ne Shqiperi por ne tere europen e lindjes percakton vete natyren e shtetit.

Eshte per te vene duart ne koke kur perfaqesuesi i shumices deklaron se ligjet per pronen jane te mira dhe thekson se pronen ja kemi rigrabitur pronareve shqiptare pas 90tes me consensus dhe nuk thote asnje fjale se perse Gjykata e te drejtave te njeriut ne Strasburg ju jep te drejte pronarve shqiptare dhe dergon nje fature per shtetin Shqiptar qe nuk ja mban xhepi as buxheti.

Para dy ditesh Gjykata e Strasburgut dergoje faturen e radhes por jo te fundit 10 milion Euro  dhe parlamentaret e qeveritaret vazhdojne me fudullek te njejten rruge e logjike eshte me se pakti papergjegjshmeri e theksuar pasi realisht eshte veprimtari kriminale.

Kurse me i miri i seances ne kete drejtim  Mediu kekon respektimin e kushtetutes ne nje nga shtyllat kryesoe te respektimit te te drejtave themelore te qytetarve shqiptare, sic eshte ceshtja e pronave dhe nje Zot e di se perse kerkesa e tije eshte vetem per jugun e Shqiperise dhe jo per krejt teritorin e Repuplikes se Shqiperise pasi Kushtetuta eshte per tere Shqiptaret. Te kerkosh zbatimin e Kushtetutes se vendit vetem per nje pjese te teritorit nuk mendoj se mundet te behet nga nje njeri normal e aq me teper nga nje deputet qe i thote vetes i djathte.

Propozimi i z Mediu duket se eshte ne vazhden e propogandes neokomuniste si i thone asaj fjale me ka cua baba me la gojen gjoja po lufton per te djathten se nuk ishte ne pushtet per tete vjet per te kaluar kete amendament, megjithse Mediu beri nje deklerate te frikshme se vlera e pronave te grabitura mundet te shkoje deri ne 30 miliard Euro me nje gjykim te pershpejtuar mbi bazen e precedentit te njohur tashme te Gjykates se Strasburgut dhe riperseriti deklarimin e Kryeministrit Rama mbi koston njerzore mbi jeten e qytetareve shqiptare qe mbart  akti i vazhdimit te  grabitjes se prones qe shkon ne mbi 8 mije viktima.

E para respektimi i kushtetutes se Shqiperise qe eshte aprovuar me referendum popullor nga Qeveria Shqiptare e Parlamenti Shqiptar eshte nje detyrim ligjor dhe kush e shkel ka penalitete me burg e jo me keshillim, kjo duhet bere e qarte nga cdo shqiptar qe e ndien veten pronar te nje pjese sado te vogel te asaj qe quhet Shqiperi por edhe nga tere ato parti, shoqata, OJQ, OJF dhe duhet theksuar se vendimet “kolegjale” nuk do shpetojne askend as ata qe ishin dje e as keta qe jane sot.

Nese i shkojme parimit “kolegjal” te Qeverise apo shumices Parlamentare mbi parimet e vlerat e shoqerive te liera i bie qe kartelet e droges e grupet kriminale nuk duhen te ndeshkohen se jane nje grup i madh.

Se dyti nje qeveri e Parlament qe nuk zbaton Kushtetuten e vendit gjithcka mundet te jete por qeveri e parlamet i popullit e qe punon per popullin nuk mundet te jete.

Se treti respektimi apo mos respektimi i detyrimeve kushtetuese te Qeverise Shqiptare e Parlamentit Shqiptar  ndikon drejte perdrejte ne integrimin apo mosintegrimin e Shqiperise ne strukturat Euro-Atllantike.

Mohimi i te drejtes se prones pronareve shqiptare ne kundershtim me Kushtetuten e vendit dhe tere konventave e dokumentave nderkombetare  ku ka nenshkruar Shteti Shqiptar bie nje fature politike e financiare jo vetem per Shtetin e Pushtetitin por per tere shqiptaret per sot e per neser.

Mosrespektimi i te drejtave dhe Iirive te njeriut ne nje nga shtyllat kryesore te tije qe percaton vete sistemin jo vetem qe bllokon ne menyre permanente inegrimin e Shqiperise ne strukturat Euro-Atllantike por mundet te shtyje institucionet nderkombetare per ta percaktuar Shqiperine jashte vendeve qe si rend shoqeror kane sistemin demokratik.

Shqiperia me keto parametra te respektimit te ligjeve dhe Kushtetutes mundet te klasifikohet si repuplika e bananeve e dreoges apo e trafiqeve por kurre nuk mundet te jete nje shtet demokratik ligjor i se drejtes.

Te deklaroje perfaqesuesi i shumices socialiste ne Parlamentin e Shqiperise se ne kemi bere premtimin dhe kemi marre edhe votat per te rregulluar ceshtjen e pronave ne Shqiperi por nuk do te ndryshojme asgje duke e injoruar ne te njejten kohe Gjykaten e Strasburgut eshte shume me teper se poshtersi eshte tendence e hapur per grusht shteti antikushtetues.

Nese nje pushtet si pushteti nekomunist socialist i bijve te kriminelve komuniste hapur injoron Presidentin. Gjykaten Kushtetuese, , Gjykaten e Strasburgut qe shteti Shqiptar ka firmosur per te qene nen juridiksionin e saje, Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise mbi te cilen eshte betuar se do qeverise atehere vendi ndollet o para nje grushti shteti antikshtetues o para gangsterve ordinere pjestare te bandave te trafikut duke e kthyer detin sipas italianve ne atostraden e droges Shqiperi-Itali.

Shqiptaret duhet te zgjohen se ndollen para nje rreziku te madh te injorimit te te drejtave te tyre mbi pronen, punsimin, shtepine te tashmen dhe te ardhmen e vendit , te familjeve te tyre e te ardhmen e brezave qe do vijne.

Integrimi dhe vizitat turistike te qeveritareve neper Europe ne emer te integrimit te vendit eshte nje demagogji e paster pasi kjo qeveri si dhe te tjerat para saje me koshience nuk e kane dashur integrimin e vendit pasi kane synuar e arritur sundimin e vendit si te jete nje kartel droge e jo lidere per Shqiperine europiane sic deshiron ta quaje kryetari i radhes ne kartel, Rama.

Shqiptare me vazhdimin e mosqeverisjes e grabitjes se Shqiperise per nje kohe shume te gjate me siguri do te vije fundi i hillur pasi cdo fenomen e ka nje fund. Miljarda euro shperdorime po aq vjedhje po aq deme qe duhet ti paguaje shteti shqiptare d.m.th xhepat tuaj per demet e papergjegjshmerine e qeveritareve e pushtetarve te sanksionuara nga gjykatat europiane dhe ao te vendit shto ketu edhe shpenzimet e papergjegjshe turistike te tyre , KY ESHTE FUNDI.

Po cfare eshte fundi ne vetvete ? Mospasje polic ne rruge, mjek ne spital, mesues ne shkolle pasi shteti falimenton dhe nuk paguan me duke grabitur edhe valuten e qytetareve te depozituara ne bankat Shqiptare pasi filjalet e bankave te huaja do shpallin falimentimin e do largohen.

Leku do shnderrohet ne cope letre e buka do shkoje me se pakti 10 mije leke. Nje qeveri e shtet i papergjegjshem e ekonomi qe nuk prodhon me borxhet qe behen kapice duke vazhduar te abuzoje e vjedh gjithcka pushtetaret kane ne dore . E fundi i fundit shqiptaret e zene permbys do ngrihen e shqyejne njeri tjetrin.

Kjo eshte e verteta por do ishte mire qe shqiptaret te ngrihen pa ardhur tamam fundi duke rezervuar shqyerjen e njeri tjetrit por tju kthejne reston pushtetareve e shtetarve qe vazhdojne ti shqyejne nga mbrapa per se gjalli per nje kohe te gjate.

Bashkekombas te nderuar lejini tifozerite idologjike kriminale pasi i pate sot banditet (deputetet) ne parlament se te tere jane se bashku dhe ne unison ashtu sic kane qene nder vite per te grabitur pronen, djersen, mundin, e gjakun tuaj njera pale bente demagogji e pala tjeter kishte braktisur sallen se bashku me Qeverine e baterdia vazhdo se bashku me tragjedite e pafund te shqiptareve.

A e dine deputetet pushtetaret e shtetaret se prona private nuk preket po nuk u parapagua me vleren e plote te tregut. A ka ndonje ndryshim ndermjet zgjerimit te bulevardit te Tiranes me bajpasin e Fierit  ne ceshtjen e shperblimit te pronareve megjithse njera bashki eshte e “djathte” e tjera e “majte” . Asgje.

Shqiptaret jane ankuar shpesh pergjate 24 viteve por edhe me gjate se shume gjera nuk i kane ditur  , po tani qe po e shikoni qarte se pushteti e shteti criminal se bashku me mediat sherbetore qe kane ngritur dhe licensuar vete e nderprene transmetimin kur erdhi puna per te votuar amandamentin Mediu edhe ashtu te pjeshem e te cunguar. As kaq nuk e kuptoni.

Perse nuk pyesni qeveritaret dhe shtetaret se a  eshte e mundur integrimi i Shqiperise ne BE nese shkelet ne menyre periodike Kushtetuta dhe lirite themelore te qytetarit shqiptar dhe nuk zbatohen vendime e gjykatave Europiane qe jemi nen juridiksionin e tyre dhe te gjykatave te vendit dhe niveli ekonomik i shqiptareve eshte sa Namibia e Zairea ne lufte civile disavjecare? Me kete nivel ekonomik e respektim te shtetit ligjor as ne unionin Afrikan nuk do na pranonin e jo me ne Europe.

Perse te drejten per te pyetur e mbrojtur te drejtat tuaja o shqiptare ja keni deleguar fevzive, pekve ballave e pallave qe si shushunja e servile te ndyre nuk perfaqesojne tjeter vetem interesat kriminale te atyre qe intervistojne te atyre qe i kane vene aty per te sherbyer.

Nuk eshte fala per pronaret por edhe po te jete puna thjesht vetem per pronaret sipas statistikave qe paraqiti Mediu  pronare jane 87% e popullit shqiptar por problem eshte e drejta pronesore, e drejta kushtetuese, e drejta dhe lirite e qytetarit shqiptar te shkelura e neperkembura nga ata qe duhet te ishin perfaqesuesit tuaj legjitim mbrojtesit e ketyre te drejtave themelore . Pra pronaret kane me vete te drejten e shumicen bashke por kriminelet qe ju kane hypur ne zverk ju kane shnderruar ne pakice. As kete nuk e kuptoni.

Ne realitet ju qytetaret shqiptare brenda dhe jasht atdheut pate sot ca te papergjegjshem me se pakti qe e kane marre mandatin nje Zot e di se si qe nuk pyesin as per shqiptaret, as per fatet e vendit e integrimit si garanci per tee cur perpara Shqiperia e shqiptaret por si perfaqesues te denje te grabitesve mbrojten banden e tyre.

Nese  shqiptaret nuk dalin ne shesh per te mbrojtur te drejtat e tyre  qe ju a garanton Kushtetuta dhe i mbeshtesin demokracite perendimore  sot , te jeni te sigurte se keni per te dale neser per te shqyer njeri tjetrin apo per te gjetur dicka ne kazanet e plehrave megjthese per aty nuk besoj se do teproje gje.

Popujt qe duan lirine e demokracine duhet te luftojne qe ta kene ka thene Presidenti Obama dhe nuk mendoj se bejme perjashtim ne shqiptaret. Une nuk besoj se duhet pritur se sundimtaret e panginjur pa dhemshuri e gjak shqiptari te zbresin vete nga zverku.

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Ajet Delaj, paturpsia e parlamentit, shqiptar 1991

LETËR PRESIDENTIT OBAMA DHE SEKRETARIT TË SHTETIT JOHN KERRY

April 11, 2014 by dgreca

NË SHQIPËRI NË 23 VJET PASDIKTATURË ËSHTË KRIJUAR NJË SISTEM SOVJETIKO-MAFIOZ/

1.Në Shqipëri nuk është shkruar ende historia pasdiktaturë, kështu shoqëria ushqehet me manipulimet e historisë bërë nga diktatura. Shembull konkret: të gjithë fëmijët e shkollave kanë vizituar në Durrës statujën e Mujo Ulqinakut, i cili në librat e historisë komuniste përshkruhet si një individ që luftoi pushtimin italian, kur në fakt operacionin kundër invadimit fashist e drejtonte Abaz Kupi, të cilin historiografia komuniste e paraqet si „tradhtar“.
2.Klasa politike pas rrëzimit të sistemit komunist nuk ka mbajtur qendrim akuzues dhe distancues ndaj diktaturës dhe krimeve të saj. Nuk e ka vënë shenjën e barazimit midis Hitlerit dhe Enver Hoxhës. Politikanët shqiptarë konsumohen me sharje dhe akuza të ndërsjellta në mënyrën më sharrlatane në kuvend, ndërkohë që me ardhjen në pushtet të koalicionit PS-LSI, shihet qartë prirja për rehabilitimin e diktatorit.
3.Politika shqiptare e pasdiktaturës për të mbajtur në këmbë luftën e klasave në kushtet kur Shqipëria është anëtare e NATO-s manipulon historinë duke vënë shenjën e barazimit midis luftës antifashiste dhe diktatorit, ku dënimi i diktatorit dhe krimeve të diktaturës manipulohet si denim i luftës antifashiste .
4. Mos hapja e Dosjeve të diktaturës dhe refuzimi ndaj ligjit të Lustracionit, ka bërë që klasa politike dhe përfaqësuesit e insitucioneve të drejtësisë, mediave dhe shoqërisë civile të jenë njerëz me integritet të cënuar, të cilët janë vënë në funksion të një sistemi paralel që ekziston në Shqipëri, i cili është kundër shtetit ligjor.
5.Në Shqipëri nuk ka liri të shprehjes, megjithëse ka pa fund televizione dhe gazeta, të cilat nuk bëjnë gjë tjetër veç merren me trushplarjen e opinionit publik. Pjesa më e madhe e opinionbërësave janë ish-eksponentë të Sigurimit të Shtetit. Le të marrim si shembull Artan Hoxhën, një inxhinier minierash që nuk ka asnjë lidhje me opinionbërjen ka pushtuar gazetat dhe televizionet e Tiranës. Dhe të kësaj kategorie janë pjesa më e madhe. 
6.Mjerisht lajmërimi i mbylljes të programit të Zërit të Amerikës në Shqip është një lajm i mirë për klasën politike të Tiranës, shkaktarja e korruptimit dhe degradimit të sistemit. Që vjen krahas ndalimit në Rusi nga Putini të transmetimit të Radios Zëri i Amerikës dhe Evropa e Lirë
7.Ish-Ambasadori i SHBA në Tiranë Withers në intervistën e tij më të fundit tek VOA tha se korrupsioni në Shqipëri është kancer për shoqërinë, ndërsa vuri re se sistemi i drejtësisë është i diskretituar pasi politika e përdor drejtësinë për të mbrojtur veten.
8.Uzurpimi i politikës për 23 vjet rresht nga një klan njerëzish, të njëjtat emra majtas – djathtas, është si një reflektim adeguat i klikave diktatoriale. 
9.Në Shqipëri është kthyer frika e hapjes të gojës. Elita e krijuar pas rrëzimit të diktaturës është pothuaj e ekskomunikuar, duke marrë sinjale të qarta nga politika se nëse do të kritikojë, do të ketë pasoja.
10.Para disa ditësh, mediat botërore lajmëruan se sipas statistikave nga 25 mijë universitete të botës, ato shqiptare janë të rradhitura në tridhjetshen e fundit. Prej këtej merrni me mend sistemin piramidal të krijuar nga pseudoelita shqiptare për të lënë në injorancë dhe errësirë rininë.
11. Televizioni italian në një dokumentar të ditëve të fundit lajmëroi edhe një herë se në Lazarat prodhohet marihuanë me vlerë sa gjysma e prodhimit bruto të vendit. Një “Kolumbi” në zemër të Europës e toleruar nga shteti për 23 vjet rresht, është akuzë për klasën politike.
12.Shoqëria civile është derivat e politikës, me qëllim dhe e obliguar që t’i shërbejë saj. Kush del nga sistemi mbetet jashtë projekteve dhe pa para për të ekzistuar.
13.Gazetarët në Shqipëri po ashtu janë derivat i politikës. Nuk ka zëra kritikë. Emrat me më pretendime shpërblehen me poste dhe detyra dhe shërbejnë si dordolecë dhe megafonë.
14.Modeli i Shqipërisë është imituar në Kosovë e Maqedoni.
15. Politika bën gjithçka për t’ia marrë frymën edhe diasporës, duke e sjellë modelin e saj të shëmtuar edhe në Europë, si dikur diktatura enveriste.
16.Klasa politike e Tiranës që riciklohet në pushtet këta 23 vjet në bashkëpunim me homologët e tyre në Kosovë dhe Maqedoni ka përdorur të gjitha mjetet për të penguar dhe mos lejuar zërin e intelektualëve. Nuk lejohet asnjë zë kritik. Nëse kritikon të shpallin armik. Nëse je me integritet politika nuk të pranon automatikisht sepse të shikon si rrezik. 
17. Qendrimet armiqësore dhe diametralisht të ndara e të kundërta të klasës politike, pa e njohur gjuhën e bashkëpunmit dialogut, konsensusit, konkordancave, qendrimeve bipartizane, kompromiseve tregojnë se nuk ka shpresë për strategji të përbashkët me qëllim shpëtimin e vendit nga katastrofa. 
18.Aleanca e LSI me PD dhe PS në zgjedhjet e 2009 e të 2013 tregon se klasa politike shqiptare për hir të pushtetit bën gjithçka, por jo detyrën sipas përgjegjësisë që i ka dhënë vota e Sovranit. Në këto kushte janë të rrezikuara interesat e vendit dhe të qytetarit.
19. Faktori Ndërkombëtar, përfaqësuar nga SHBA, BE, NATO, OSBE kanë dhënë orientimet e tyre, por deri tani, politika i ka konsumuar këto orientime vetëm për të sulmuar njëra-tjetrën.
20. Klasa politike shqiptare po penalizon popullin shqiptar, duke e lënë më të varfërin në Europë dhe të paintegruar në BE, ndërkohë që vetëdija e sovranit është në stadin minimalist, sepse populli shqiptar e sheh shpëtimin tek partia që voton, jo tek shteti i së drejtës, i cli në Shqipëri nuk ekziston.
21. Ky sistem sovjetiko-mafioz që është i instaluar në Shqipëri, është i rrezikshëm jo vetëm për vendin dhe rajonin. Gjatë peridhës të izolimit diktatorial, Shqipëria ishte një bunker, sot rezulton vend i hapur. Dhe shansin për të lëvizur e kanë ata që kanë para, pra jo shqiptarët e varfër.
Në këto kushte shumë dramatike, si një gazetare me integritet, e cila është përballur që fëmijë me mizoritë e diktaturës dhe tani po përballet me mizoritë e këtij sistemi të përçunduar, ju lutem dhe kërkoj që të veproni sa më shpejt. 
Ngjarjet në Ukrainë le të shërbejnë si mësim për të gjithë ne.
Me respekt,
Elida Buçpapaj 

Filed Under: Opinion Tagged With: Elida Buçpapaj, leter, Presidentit Obama

Nuk mund të ketë tribunal mbi tribunal

April 11, 2014 by dgreca

JO themelim të “tribunalit” në formatin  e imponuar nga bashkësia ndërkombëtare/

Nga Fetnete Ramosaj/

Paralajmërimi dhe presionet e shtuara të ditëve të fundit për themelimin e të ashtuquajturit tribunal ndërkombëtar për krimet e pretenduara të UÇK-së, është gjëja më e lehtë që mund të bëjë Bashkësia Europiane në Kosovë, ndonëse vlerësoj se është një veprim i njëanshëm, i padrejtë, paragjykues, e mbi të gjitha një veprim jo juridik, por skajshmërisht politik. Një “tribunal” i tillë në këtë format në të cilin bashkësia ndërkombëtare po tenton ta jetësojë natyrisht pas presioneve disavjeçare të Serbisë, është i paarsyeshëm dhe i papranueshëm. Se Europa është e interesuar për zgjidhje të lehta dhe të shpejta, edhe pse tepër të padrejta në raport me shqiptarët, kjo nuk është hera e parë për ne që e provojmë në kurriz.Vëllezërve shqiptaro-amerikanë Yll, Agron e Mehmet Bytyçi, luftëtarë të Batalionit “Atlantiku” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qoftë edhe për së vdekuri është për t’ua pasur lakmi për interesimin dhe këmbënguljen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndriçimin e vrasjes së qytetarëve të vet. Mbase po të mos ishte ky rast, vështirë se do të zbuloheshin varrezat masive me trupa të shqiptarëve në afërsi të Beogradit (Zemun-Batajnicë e Petrovo Sello), aq mirë të maskuara nën asfaltin e vendqëndrimeve të njësiteve elite të policisë e të ushtrisë serbe, që siç u shpreh këto ditë vozhdi i ri çetnik Aleksandar Vuçiq, i kishin “paluar si sardele”! Ndonëse në vrasjen e vëllezërve Bytyçi, e më pas në fshehjen e kufomave të tyre, sikurse edhe në rastet e mijëra shqiptarëve të tjerë, faktet e pakontestueshme dëshmojnë se janë të implikuara instancat më të larta të shtetit serb, i gjithë zinxhiri komandues i policisë dhe i ushtrisë serbe, ka më shumë se një dekadë që as rasti i vëllezërve Bytyqi nuk ka marrë drejtësi, sepse Serbia vazhdon t’i mbrojë me fanatizëm kriminelët e luftës. Tek e fundit ata kanë vepruar nën platformën serbomadhe, e përgatitur nga strukturat më të larta akademike, kishtare e politike serbe, që kanë pushtet absolut edhe sot e kësaj dite në Serbi, të përforcuar edhe më shumë me fitoren e paradoditshme të vozhdëve çetnikë.

Varrezat masive me trupa të shqiptarëve të zbuluara në afërsi të Beogradit që nga viti 2001 e këndej (në Batajnicë e Petrovo Sello), varreza e fundit masive në Rudnicë të Rashkës, të cilën përkundër fakteve të pakontestuesme e mohoi dhe e zvarriti aq gjatë Serbia; autofrigoriferët me kufoma të shqiptarëve në Danub dhe në Liqenin Peruçac; dëshmitë për djegien e kufomave të shqiptarëve në fabrikën e Maçkaticës e të Surdulicës (në afërsi të Vranjës); pastaj në shkritoret e Trepçës e në furrnaltat e Obiliqit në Kosovë dhe në një varg krematoriumesh të tjera, janë vetëm disa nga treguesit për rastet e shumta të përpjekjeve për fshehjen e organizuar të krimeve dhe gjenocidit që bënë forcat serbe në Kosovë. Rastet e tilla edhe sot e kësaj dite në Serbi konsiderohen “sekret shtetëror”, madje moszbulimi dhe mosgjurmimi i tyre në territorin e Serbisë në vitet paraprake ishte urdhëruar edhe me dekrete presidentësh. Gjithashtu, vite më parë nga përtej Atlantikut, janë ofruar dëshmi rrëqethëse lidhur me eksperimentimet e bëra me robërit shqiptarë të luftës në vend të minjve në laboratoret nëntokësore të VMA-së (Akademisë Ushtarake Mjekësore) dhe në Institutin për Siguri të ish-RSFJ-së në Beograd, por askush nuk është marrë me këtë çështje. Për këtë, vite më parë opinionit publik i kemi ofruar edhe një dëshmitar të gjallë, ish-pjesëtar i UÇK-së, rob i luftës, që i ishte nënshtruar trajtimit për marrjen me dhunë të veshkës në VMA, derisa mbahej në burgun qendror (CZ) në Beograd.

Dihet botërisht se gjatë tërë kohës së pasluftës në Kosovë, administrata ndërkombëtare ka imponuar “një ligj të pashkruar”, për minimizimin dhe mohimin e krimeve serbe mbi shqiptarët. Madje ajo ka shkuar edhe më larg, me të gjitha mjetet është përpjekur të shkatërrojë dëshmitë që do të argumentonin gjenocidin serb në Kosovë. Shumë prova u fshehën dhe u pengua grumbullimi i të tjerave nga UNMIK-u, kanë deklaruar njohës të mirë të rrethana brenda këtij misioni. Nga dikur viktima, propaganda serbe dhe ajo e UNMIK-ut, ndikuan që Perëndimi të fillojë t’i shohë shqiptarët si viktimizues e serbët si viktima. Skenari kryesor u realizua nga UNMIK-u nëpërmjet fshehjes së provave të gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve. Dhe për këtë askush nuk kërkoi as nuk dha llogari deri më sot.

Me të gjitha proceset gjyqësore që kanë të bëjnë me krimet e luftës, që janë zhvilluar në Kosovë, është marrë ekskluzivisht bashkësia ndërkombëtare, përkatësisht UNMIK-u e më pas EULEX-i, të cilat deri më tani rezultojnë të jenë tepër të njëanshme. Raporti i të gjykuarve dhe i të dënuarve për krime lufte në Kosovë është 5 : 1. Pra, pesëfish më shumë janë gjykuar e dënuar shqiptarë, edhe pse në asnjë rast nuk kanë mundur t’i argumentojnë akuzat kundër tyre. Përmasat e tilla të gjykimeve, kanë ndodhur falë përfaqësuesve të “drejtësisë” ndërkombëtare, të tipit të kryeprokurorit shumëvjeçar të EULEX-it, Mauricio Salustro, i shquar për zellin e tij në proceset e shumta gjyqësore kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, i cili pas përfundimit të mandatit në Kosovë, gjeti punë të re (mbase jo, mund të jetë edhe më e hershme se detyra zyrtare që kishte në Kosovë) dhe atë ku tjetër pos në Beograd, në cilësinë e këshilltarit kryesor të zëvendësprokurorit për krime lufte të Serbisë, Bruno Vekariq, ku thuhet se nuk ka shkuar duarthatë, por ka marrë me vete të gjitha dosjet e krimeve të rënda, që i kishte në duar gjatë punës së tij të dyshimtë në Kosovë!

Është e udhës të përkujtojmë se ka raste të shumta kur të akuzuarit shqiptarë janë mbajtur padrejtësisht me vite të tëra në burgje e pastaj janë liruar të pafajshëm, ka raste kur deri në një dekadë janë mbajtur në burgje pa aktgjykim të plotfuqishëm, por drejtësia ndërkombëtare nuk ka qarë kokën për këtë, sepse të akuzuarit ishin dhe janë ish-pjesëtarë të UÇK-së, dhe si të tillë janë kategoria e shtetasve të Republikës së Kosovës që në Kosovën e pasluftës janë viktimizuar më së shumti, janë kategoria që i janë bërë dhe po vazhdojnë t’i bëhen më së shumti padrejtësi, janë kategoria që është tentuar të njolloset e të poshtërohet më së shumti. Dhjetëra ish-luftëtarë të lirisë janë vrarë në Kosovën e pasluftës, por asnjë vrasje e tyre nuk është zbardhur deri më sot; dhjetëra të tjerë janë gjykuar e dënuar në procese të montuara politike; dhjetëra të tjerë të gjendur buzë ekzistencës i kanë dhënë fund jetës duke u vetëvrarë; qindra të tjerë edhe pesëmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës nuk i kanë as kushtet elementare për jetë, as për trajtim mjekësor, as një vend pune, as një kulm mbi kokë. U deshën të kalojnë 15 vite pas përfundimit të luftës që Kuvendi i Kosovës të miratojë ligjin për veteranët e luftës!

Nuk është asgjë e re as e panjohur se Serbia çdo krim që e ka kryer në Kosovë është përkujdesur t’ia adreson UÇK-së, ndërkaq në raste të tjera është përkujdesur të trumbetojë se krimi apo krimet të jenë bërë gjithsesi për shkak të saj (UÇK-së). Në kohën kur për çdo ditë vazhdojnë të zbulohen varreza masive me eshtra të shqiptarëve, të zhvarrosur e të rivarrosur shumë herë, propaganda serbe, për t’i fshehur gjurmët e krimit, tenton të krijojë paralelizma të tillë te shqiptarët. Në mungesën faktike të varrezave masive të serbëve ajo tenton të gjejë  individë, të cilët do të akuzoheshin për krime lufte. Në këtë funksion është edhe përralla serbe (e huazuar nga ndërkombëtarët) për “trafikim organesh”.

Është e çuditshme se si përralla e vozhdit çetnik Vojisllav Sheshel, për kinse “trafikim organesh” të serbëve nga ana e UÇK-së, e lansuar në vitin 1999, e përpunuar më pas nga e ashtuquajtura prokurori dhe gjykatë speciale e Serbisë për krime të luftës me seli në Beograd, si e tillë përfundoi në librin tendencioz të ish-kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte (e cila përkundër kësaj, disa muaj më parë siç raportonte agjencia “Presheva Jonë”, medieve ndërkombëtare në Cyrih të Zvicrës iu deklaroi se hetimet për “trafikun e organeve” në Kosovë do të dështojnë) e më pas në raportin e senatorit zviceran të Këshillit të Europës, Dick Marty, i njohur për përcaktimet e tij proserbe, të marrë përmasa të tilla. Aq më tepër kur dihet se nuk ka asnjë gjasë reale, as teorike as praktike që UÇK-ja gjatë luftës të jetë marrë me “trafikim organesh” të serbëve. Në anën tjetër dhjetëra luftëtarë të UÇK-së të plagosur kanë ndërruar jetë në mungesë të ofrimit të ndihmës përkatëse mjekësore e qindra të tjerë kanë rënë dëshmorë gjatë tentimit për dërgimin e të plagosurve për shërim në Shqipëri.

Kur trajtojmë çështjen e “tribunalit” të parajamëruar, duhet shtruar disa pyetje të cilat kërkojnë përgjigje nga bashkësia ndërkombëtare:

– Së pari, a kanë kërkuar ndonjëherë zyrtarisht nga Serbia që të sqarojë veprimtarinë e Sigurimit Shtetëror serb në raport me Kosovën, sidomos pas zbardhjes së fakteve për ekzistencën e Drejtorisë së Gjashtë (Drejtorisë për Vrasje) të RDB-së, në krye me Ratko Romiqin, që veç tjerash, kishte në dispozicion njësinë famëkeqe JSO (apo “Beretat e Kuqe”) kur dihet se përmasat e aktiviteteve kriminale të saj kanë përfshirë jo vetëm periudhën e luftës por edhe atë të pasluftës, duke pasur në fokus edhe zhdukjen e dëshmive e të dëshmitarëve të mundshëm që do të dëshmonin për krimet serbe, kur dihet se vrasjet e kryera nga kjo strukturë (anëtarët e të cilës edhe sot kanë pozita vendimmarrëse në institucionet më të larta në Serbi) kanë përfshirë vrasje jo vetëm në nivel në Serbisë e të Kosovës por edhe në nivel ndërkombëtar, siç ishte rasti i vrasjes së gazetares së BBC-së Jill Dando, ministres së Punëve të Jashtme të Suedisë, Ana Lind, etj.? A është kërkuar ndonjëherë të dihet se cilat janë përmasat e impikimit të kësaj strukture në vrasjet e shumëanshme të pasluftës në Kosovë?

– Së dyti, si ndodhi që më 12 shkurt 2010, fare pa zhurmë mediale, një gjyqtar i EULEX-it përkundër fakteve të shumta në seancën kur aktakuza duhej të merrte formën e prerë, t’i lirojë nga akuza oficerët e shërbimit sekret serb BIA (Igor Juçinac, Millutin Radanoviq e Predrag Zhelkoviq) të cilët në qershor të vitit 2009, në Çagllavicë, ishin kapur në flagrancë nga Policia e Kosovës derisa ishin në gjah për mbledhjen e dëshmive të rrejshme për të materializuar shpifjet dhe fabrikimet e Beogradit zyrtar “për trafikim organesh të serbëve”. Siç dihet, këta pjesëtarë të BIA-s serbe u akuzuan të kenë nxitur familjarë të serbëve të zhdukur, por edhe qytetarë shqiptarë, për të bërë dëshmi të rrejshme me qëllim të trillimit të aferës për gjoja trafikimin (transplantimin) e organeve njerëzore gjatë luftës nga UÇK-ja, duke u ofruar të paktën prej 100 deri në 300 mijë euro për një deklaratë të tillë. Aso kohe, agjentët e shërbimit sekret serb – BIA, deklaruan se shumat e premtuara për dëshmitarët e tillë (të rrejshëm) i paguan shteti!!! Në “dëshmi” të tilla thirret Dick Marty në raportin e tij.

– Së treti, si ndodhi që të kalojë në heshtje rasti skandaloz i publikuar në verën e vitit të kaluar në gazetën “Zëri” të datës 2 gusht 2013, me titull: “Komploti i Serbisë me veshka”, ku ofrohen fakte të tmerrshme mbi komplotin e shërbimeve sekrete të Serbisë për materializimin e procesit famoz “të trafikimit të organeve”. Faktet që i ofron gazeta janë të tmerrshme. Sipas gazetës, një vit e gjysmë më herët (pra, në fillim të vitit 2012), ishte planifikuar që mbetjet mortore serbe të sillen në mënyrë ilegale në Kosovë dhe të varrosen skaj kufirit me Serbinë. Këto mbetje do të vendoseshin në zonat ku hetuesit e Tribunalit të Hagës do të nisnin gjurmimet për hetimet rreth trafikimit të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë. Shërbimet serbe kishin gjetur grupin e trafikantëve kosovarëve (një pjesë e të cilëve ishin arrestuar nga Policia e Kosovës më 23 korrik 2013 në qytete të ndryshme të Kosovës) për ta realizuar këtë plan të Serbisë që të sjellin “dëshmi” se në Kosovë është bërë trafikim i organeve. Për transportimin ilegal të një mbetjeje mortore shërbimi serb do të paguante 20 mijë euro. Bartja e tyre ishte planifikuar që të bëhet me veturat e ndihmës së shpejtë të spitalit rajonal të veriut të Mitrovicës, për të mos u dyshuar gjatë kontrollit kufitar nga policia dhe doganierët. Grupi i trafikantëve kosovarë ishin kontaktuar nga shërbimi serb, për të realizuar planin që përfundimisht 14 vjet pas përfundimit të luftës do të “gjendeshin dëshmi se gjatë luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ka bërë trafikim me organe të civilëve serbë”. Serbët kishin ofruar para të majme për grupin e kosovarëve në këmbim të kontributit që ata do të jepnin me sjelljen e mbetjeve mortore serbe. Për më tepër, trafikantët nga Kosova kishin premtuar dëshmi shtesë se në Kosovë ka pasur trafikim organesh. “Gjatë bisedave të tyre, grupi nga Kosova i ka premtuar shërbimit serb se do të gjejnë edhe dëshmitarë të cilët pa problem do të dëshmonin rrejshëm nëse do të paguheshin mirë”, shkruante “Zëri”, duke iu referuar burimeve nga hetuesia vendore. Por jo vetëm shërbimet serbe kanë pasur interes për grupin e trafikantëve nga Kosova, shkruante gazeta, këta të fundit janë marrë vesh me shërbimin serb që t’i ndihmojnë gjatë transportimit ilegal të kosovarëve refugjatë që përmes territorit serb kanë dalë në Europë.

Për çdo ditë e më shumë po zbulohen fakte të reja që zbardhin përmasat e krimeve dhe gjenocidit që kanë kryer forcat okupuese, me theks të veçantë forcat e rregullta ushtarako-policore serbe në Kosovë, si masakrën e Rezallës, të Izbicës, të Terrnjes, të Abrisë, të Kralanit, të Lybeniqit, të Qyshkut, të Mejës, të Krushës së Madhe, të Krushës së Vogël, të Lugishtës së Hasit, Godenit, etj., të cilat, bazuar në dokumentet e publikuara ushtarake serbe i kanë drejtuar edhe gjeneralë që sot gjenden në krye të armatës së Serbisë; janë ofruar fakte se serbët kanë shkuar aq larg sa që me kafka të shqiptarëve të vrarë të bëjnë edhe llampa ndriçuese për tavolina; zyrtarë të lartë serbë pranojnë se Serbia ka shkuar aq larg sa për të arritur qëllimet serbomëdha të vrasë edhe fëmijët dhe të rinjtë serbë (kujto rastin e kafiterisë “Panda” në Pejë), por që nga e njëjta linjë kanë filluar edhe vrasjet e qytetarëve serbë në Kosovën e pasluftës (kujto rastin e vrasjes në masë në fshatin Grackë e Vjetër të Lypjanit, në korrik të vitit 1999); vet qytetarët serbë ofrojnë dëshmi për vrasjet e familjarëve të tyre nga forcat serbe të cilat më pas ia kanë vënë në barrë UÇK-së, vetëm pse u kanë ndihmuar fqinjëve të tyre shqiptarë por edhe kanë ditur shumë për krimet e bashkëkombësve të tyre serbë; në të gjitha proceset gjyqësore lidhur me krimet e luftës në Kosovë, e ashtuquajtura Gjykatë Speciale për krime të luftës e Serbisë, ka kryer vetëm procese formale gjyqësore ndaj individëve që nuk kishin përgjegjësi komanduese në formacionet e rregullta ushtarako-policore, duke tentuar ta shfajësojë shtetin serb nga përgjegjësia për gjenocidin dhe krimet e luftës në Kosovë, kur sipas dëshmive të bëra publike kohëve të fundit, vet prokuroria e kësaj gjykate speciale në vend që t’i mbrojë, i ka përndjekur, i ka persekutuar, i ka shantazhuar e madje edhe i ka vrarë dëshmitarët serbë, që kanë dëshmuar pranë kësaj prokurorie për krimet e luftës. Janë tepër qesharake dënimet që i ka shqiptuar kjo gjykatë për krimet që i kryen forcat serbe në Kosovë, qoftë për masakrën mbi familjen Berisha të Suharekës, qoftë për masakrën e Qyshkut, të Pavlanit e Zahaqit, etj.; me ç’rast të akuzuarit  serbë nuk u dënuan as me nga një vit burgim për një banor të vrarë të këtë rajon. Megjithatë, askush deri më tani nuk e ka ngritur çështjen që këto raste të krimeve të luftës është dashur dhe duhet të trajtohen në vendin ku janë kryer krimet, pra në Kosovë, apo në ndonjë vend të tretë.

Të kthehemi sërish te “tribunali” i paralajmëruar për shqiptarët. Tashmë është banalizuar shprehja që po e dëgjojmë edhe këto ditë se “tribunali” nuk është i drejtuar kundër UÇK-së, kundër shqiptarëve, por kundër individëve! Të gjitha faktet e pasluftës flasin për të kundërtën. Është joparimore, joetike dhe jonjerëzore që të ketë kute të ndryshme për ndarjen e drejtësisë. Në njërën anë të bëhen përpjekje për mohimin dhe minimizimin e skajshëm të krimeve që i kryen forcat pushtuese serbe mbi popullin shqiptar të Kosovës e në anën tjetër, një rast sekektiv, faktikisht një rast joekzistencial i palës shqiptare që bëri luftë mbrojtëse duke respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare, të ngritet artificialisht për trajtim në nivel ndërkombëtar.

Të gjitha kushtet dhe parakushtet për gjykime të krimeve të luftës në Kosovë të çfarëdo niveli qofshin janë të favorshme. Meqenëse EULEX-i, që siç duket edhe pas muajit qershor, nuk do të zhveshet nga kompetencat ekzekutive, si një mekanizëm ndërkombëtar që iu referon njëkohësisht edhe BE-së edhe OKB-së vazhdon ta ketë ekskluzivitetin mbi rastet e krimeve të luftës, shtrohet pyetja për çfarëdo rasti që të jetë fjala ç’nevojë ka që të formohet tribunal ndërkombëtar me seli në tri shtete, apo vetëm për t’ia bërë qejfin Bruno Vekariqit e Serbisë? Është e paarsyeshme dhe e papranueshme ngritja e një tribunali vetëm për UÇK-në. Bazuar në faktet reale, nëse ka drejtësi, asnjë ish-luftëtar i UÇK-së nuk ka pse t’i frikësohet asnjë gjykate, asnjë tribunali, sepse UÇK-ja, ju ka përmbajtur të gjitha konventave ndërkombëtare. Me amnisti për krimet serbe të luftës e të pasluftës (madje edhe me miratime ligjesh të veçanta) e me organizim të gjykimeve për raste të fabrikuara kundër shqiptarëve, shtrohet pyetja kah tenton të shkojë bashkësia ndërkombëtare? Nuk mund të ketë tribunal mbi tribunal, dhe atë vetëm për shqiptarët, si të vetmit në rajon, edhe pse krimet e pretenduara që i vëhen në barrë UÇK-së qoftë në përmbajtje, qoftë në numër janë të papërfillshme në raport me agresorin serb që u amnistua nga përgjegjësiapër gjenocidin e kryer në Kosovë, dhe nuk ka asnjë dëshmi faktike që do të dëshmonte se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë krime kundër civilëve serbë. Tribunali i Hagës e ka dhënë verdiktin për serbët, për shqiptarët e të tjerët. Po ashtu, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë verdiktin e saj. Nëse duhet themeluar gjykatë le të jetë ajo gjykatë që do të vepronte në kuadër të sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe do të trajtonte të gjitha rastet e krimeve të luftës pa dallim, gjithsesi me seli në Kosovë e jo diku tjetër, sepse janë qindra-mijëra raste të krimeve të luftës që kërkojnë drejtësi, por jo trajtim paragjykues e selektiv në baza etnike, por që përgjithësisht kërkojnë trajtim objektiv, kërkojnë drejtësi e jo padrejtësi të reja, madje edhe me lënie në harresë. Është e padrejtë dhe jonjerëzore që për çfarëdo qëllimi apo arsyeje të tentohet të barazohet xhelati me viktimën, apo të amnistohet xhelati e të fajësohet viktima, siç po ndodh në rastin konkret.

 

 


Filed Under: Opinion Tagged With: Fetnete Ramosaj, mbi tribunal, Nuk mund të ketë tribunal

A ISHTE ENVER HOXHA “ATEIST”?!

April 11, 2014 by dgreca

Opinion nga Fritz RADOVANI/

Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, (1980) në faqe 68 shenohet: “Ateist – Ai që mohon qenien e çfarëdo perëndije, ai që është kundër çdo besimi fetar, pasues i ateizmit. Ateist i bindur (i flaktë). Bëhem ateist.            Ateist – Që mohon qenien e çfarëdo perëndie, që është kundër çdo besimi fetar; që ka të bëjë me ateizmin, që mbështetet tek ateizmi; që i shërben luftës kundër fesë. Botkuptim ateist. Bindje ateiste. Literaturë (propagandë) ateiste. Edukim ateist.”           

Vetë fjala “ateist”, shpjegohet “pa Zot”… Njeri, doktrinë, shoqni etj…

            Atëherë, diktatori Enver Hoxha, a ishte ateist?!

            Në vitin 1967, unë kam lexue disa nga veprat e Enver Hoxhës, per me vertetue se: “Ky perbindsh diktator asht ateist apo fanatik?” Sigurisht, dyshimi rreth tij shoqnohej me mendimet e diskutimet që per këte çeshtje, unë i kisha ba me profesorë, filozofë, teologë dhe historianë të mirfilltë si: Don Mark Hasi, At Pjeter Mëshkalla, Don Nikollë Mazrreku, Prof. Petro Fundo, Dr. Pavli Gushi, etj., që e kanë njoh Enverin personalisht.

            Në vepren e tij nr. 3, E. Hoxha shkruen: “Në Shqipëri feja muslimane drejtohet nga hoxhallarë të pashkollë, të padijtur, të cilët nuk na sjellin ndonjë rrezik per shoqërinë tonë socialiste. Ndersa, meqenëse katoliçizmi shqiptar dhe në veçansi kleri ishin pengesa më e madhe për triumfin e komunizmit në Shqipëri, qeveria nuk do të kursente asnjë përpjekje për t’i shpartalluar ata.” (E. H, Selected Works, Vëll. I-rë, fq. 438, Tiranë 1974)

            Në vepren nr. 19, ai del haptas kunder Katoliçizmit dhe Klerit Katolik Shqiptar! Ajo veper lidhet direkt me “Revolucionin Ideologjik e Kultural” të vitit 1967, i cili ka provue në mënyrë të pakundershtueshme dhe me prova se Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, kanë krye Gjenocid kunder Klerit Katolik Shqiptar, tue torturue, vra, zhdukë, burgosë dhe shfarosë jo vetem fizikisht Klerin Katolik, po të gjitha objektet e kultit të Tyne, ku duhet theksue edhe Kisha Monumentale e Shek XIII, ku asht kunorzue Gjergj Kastrioti, po edhe Gjuha Gegnishte, e ashtuquejtuna nga servilet e tij “Gjuha e Krishtit”, letersia, veprat historike, fetare dhe çdo thesar i ndodhun nder muzeume dhe bibliotekat e Tyne, deri tek “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, një nga veprat e njohuna Europjane, vetem se, ishte permbledhë nga At Shtjefen Gjeçovi, edhe Ky Atdhetar i vramë pabesisht nga serbët, perzgjedhësit e diktatorëve tanë.

Ndersa, në qender të Tiranës, nuk prekë as Xhaminë e Et’hem Beut, e ruejtun vetem pse aty thërriste Haxhi Qamili: “Duam babën!”, ndertue në 1831, plot 470 vjet mbas Kishës Monumentale të Vaut të Dejës e vitit 1361 …Ku u kunorzue Gjergj Kastrioti.

            Mbas vitit 1994 biseda rreth tij si “ateist” kam pasë me At Konrrad Gjolaj dhe At Dioniz Maken, që kishin provue hetuesitë, torturat dhe burgjet komuniste shqiptare. Ndersa, z. Tony Freeman, që ishte Nënsekretar i Shtetit në USA, me datën 18 Korrik 1991, kur jemi takue bashkë me Ferdinand Temalin në hotel Dajti, i kam shpjegue  me fakte, që diktatori Enver Hoxha dhe pasuesi i tij Ramiz Alia, “nuk ishin ateistë, po fanatikë antikatolikë, me pikpamje anadollake”…, gja që u provue ma vonë me 2 Dhjetor 1992, kur Shqipnia u kuadrue në “Konferencen Islamike”.

            Çka e kuadron Shqipninë Europjane sot në “Konferencën Islamike”?! Pikrisht, Atdheun e Gjergj Kastriotit, Dedë Gjo’ Lulit, At Mati Prennushit, Ismail Qemalit, Don Nikollë Kaçorrit, Luigj Gurakuqit, Bajram Currit, Gjin Pervizit, At Gjergj Fishtës, Mustafa Krujës, Imzot Luigj Bumçit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Nanë Terezes dhe të mija Atdhetarëve Shqiptarë, sot në “Konferencën Islamike”?!

 

“Shënime për Lindjen e Mesme”, 1958-1983…janë 545 faqe…nga ditari politik Enver Hoxha. Publikue me 8 nandor 1984…në Tiranë…

 

            Në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (1985) shenohet per Librin “Shënime për Lindjen e Mesme”: “Enver Hoxha në këtë vepër u gris maskën miqëve të rremë të popujve arabë, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik, dhe nxjerrë fytyrën e vërtetë…”

“Të VETEN”, pikrisht, kjo që duhej shenue në fjalor del nga teksti i shkruem nga ai vetë…e që asht edhe “Amaneti” i sulltan Enver Hoxhës, per fshimjen nga harta shekullore Europës së Shqipnisë së Gjergj Kastriotit, ku porositë: “…Të bie shehadet per veprat që ka bërë në jetë kundër Allahut! Këte e ka dhe Kur’ani, që është shumë më i përparuar dhe më njerëzor se Bibla, dhe si përfundim: Shqiptarët duhet t’i pershtatën atij.” (E.Hoxha, “Shënime për Lindjen e Mesme” 1958 – 1983. Botue Tiranë, 1984)

            Kjo “porosi” kryesisht pengon pasuesit e sotem të tij, mos me shqyrtue dhe mos me dënue krimet e Gjenocidit të diktatorit Enver Hoxha me pasues, nga viti 1944 – 1991.

            Melbourne, 2014.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: “ATEIST”?!, A ISHTE ENVER HOXHA, Fritz radovani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 752
  • 753
  • 754
  • 755
  • 756
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT