• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PERBALLE DHE KUNDER POROSIVE TE PRESIDENTIT TE GREQISE ZOTIT PAPULJAS

November 13, 2013 by dgreca

Kalendari i vizites se presidentit Papuljas, ishte pergatitur me shume kujdes, qe nga vendosja e dates qe duhej te perkonte me dite te diele, kur meshohet ne kishat e Shqiperise. Po gjithashtu,  riperseritja e kohes dhe muajit, me perafersi te kujdesshme, pikerisht ne Nendor. Cfar ndodhi me axhenden e presidentit grek me origjine shqiptare? Cfar duhet te kuptojme nga te gjitha levizjet dhe deklaratat verdhacuke, te ketij shtetari?

Ky president, i ftuar nga homologu shqiptar, zoti Nishani, per kortezi dhe diplomaci serioze dhe pozitive, duhej te takohej me presidentin shqiptar. Natyrisht qe nuk ndodhi keshtu, sepse per Papuljasin nuk kishte rendesi te madhe Nishani, per te thene troc asnje rendesi per viziten e tije ne Shqiperi. Ky lojtar pokeri ne politike dhe danci ne diplomaci, i bute si pambuku ne fjale por dhe gjarperues ne favor te vorio-epirit, i keputi nje te ofenduar presidentit shqiptar ne menyren me rraciste dhe percmuese te mundshme. Kuptohet qe nepunesit e dobet te hartimit te axhendave, duhet te ishin te prere ne percaktimin e levizjeve te ketij politikani karriere. Do te ishte mire qe presidenti Nishani, pikerisht ne ate ore takimi, ta shtynte si takim sepse mund te ishte i zene me nje pune me te rendesishme se pritja e presidentit Papuljas. Loje diplomacie, ti ke Janullatosi dhe une skam kohe tani por kam kohe mbas dy oresh. Nejse, Shqiperia ende nuk po tregon se pas mikpritjes, ka dhe dyer e zot shtepie.

Nuk ka asgje te keqe qe presidenti Papuljas shkon ne meshe tek kisha ortodokse, megjithse eshte e uzurpuar nga bashkatdhetari i tije, sepse ky personalitet eshte ortodoks por, do te vlerohej maksimalisht dhe i sinqerte ne viziten e tije, ne rast se e mbyllte pikerisht tek nje meshe, per tju lutur Zotit qe gjerat shqiptaro greke te behen sa me mire. Se cfare eshte biseduar ndermjet agjentit te asfalise Janullatos dhe presidentit te atdheut te tije, askush se mori vesh por e ka garantuar qe te vazhdoje punen e tije, pa u shqetesuar sepse ka mbrapa shtetin grek dhe se Papuljas ka biseduar ne Shqiperi me x-a dhe y-a politikan shqiptar, qe ky ogic ti rrije nga mbrapa dhe kur shkon tek bashkia e Tirane. Sa per meshen ne gjuhen shqipe, ky ishte nje veprim fasade, sepse po te fliste Janullatos greqisht, do te perbente nje skandal dhe gjithe vizita do te ishte hedhur ne ere.

Vazhdojme me teje me takimin politik me kryetarin e partise per te drejtat e njeriut, nje emer  partie bobastik por qe ne te vertete, partia e  zotit Vangjel Dule e ka emrin partia e metamorfozes, shndrrimi i shqiptareve te jugut deri ne guret e Artes ne greke, per kete proces ka shkruajtur Franc Kafka teper hollsisht. Zoti Papuljas e dinte mire se presidenti shqiperise, kryeministri, kryetari parlamentit, kryetari bashkise Tirane, nuk e kane emrin as Janullatos dhe as Vangjel Dule. Po, zoti Papuljas e di mire se ligjin ne Shqiperi e bejne Janullatos , Dule, Barka dhe emra te tjere te ketij kulti anti shqiptar deri ne palcen e tyre, palce te kalbur nga dashakeqsia dhe rracizmi kunder kombit shqiptar.

Zoti Papuljas, meqenese na paska pire qumesht nga nene came, le te respektoje ne thellsine e tije kombin shqiptar  dhe te perkulej me nderim per viktimat e genocidit grek ndaj shqiptareve te Camerise, genocit tre dimensional, jete njerzish, besim fetar dhe prona.

Pse data e vizites perputhet per te dyten here me perrallat e autonomise se Himares, protokollet e ishullit Korfuz, ose me mire mbledhje pasanikesh bixhosci, sepse Korfuzi njihet mire per mbledhje sekrete te tipit kumar dhe emergji negative kunder te ndershmeve dhe njerezve te pambrojtur, ashtu si fshatrat e Shqiperise se jugut,fshatra qe jane djegur dhe shkatrruar ne cdo drejtim. Masakra greke kunder popullit shqiptar, nuk duhen harruar kurre.

Te mos harrojme ceremonite per partizanet geke ne Dervican dhe Kelcyre. Aty meshat u bene greqisht, u fol greqisht dhe porosite e fshehta u dhane greqisht.

Zoti Papuljas respektoi  viktimat e ushtrise greke, po mire, po viktimat shqiptare te camerise? Shqipria nuk besoj se ka vend ne token e saje dhe per 1500 varre te tjere te ushtris greke. A nuk e di zoti Papuljas se Shqiperia ka te renet e saje gjate luftes se dyte boteror? Nuk mundej ky politikan karriere, te respektonte dhe deshmoret e vendit fqinje? Zoti Papuljas dhe politika shqiptare te kuptoje mire se Shqiperia nuk mund te kthehet ne nje varreze, ndonse ka qene nje fushe betej nder shekuj. Kush ka varre apo eshtra, ti marri dhe ti coje ne shtepi, ashtu sic kane bere italiane dhe gjermane per ushtrite e tyre gjate luftes se dyte boterore.

Vizita e presidentit grek, ngjante me detyrat e shtepise per Janullatosin dhe Vangjel Dulen, ndersa per shtetin shqiptar, ishte injorim rracist, panvarsisht nga shterngimi i duarve, ku njeri i ka te lyera me gjak shqiptari te Camerise dhe te tjeret te parfumosura, sepse nuk i kane te fuqishme dhe te pergjegjshme aq sa duhet. Cuditerisht per njohjen e Pavarsise se Kosoves, u fol me ze te ulet, sepse mushkrit e shtetit shqiptar, jane te semura nga inferioriteti ndaj Greqise, me trashgimi kulturore te hershme, por jo sa ajo e shqiptareve. Ne e mesojme kulturen greke neper shkolla, mire bejme. Me te drejte pyese kombin tim. Greqia e meson kulturen shqiptare nder shekuj? Me gjeni nje tekst historie qe shkruan drejte dhe me te verteten per Pellazget, Iliret, Dardanet, Arberoret etj? Nuk ka. Le te bisedohej per keto probleme me presidentin grek Papuljas, me kete njeri me gjak shqiptari, ushqyer me qumesht te nje nene came, nene qe mund te kete vuajtur me vone nga genocidi grek, si dhe me mendje greke qe ka ky personalitet i diplomacise europiane.

Cfar u tha? Cfar u bisedua? Cfar tha ky president i ushqyer me qumesht te camerise? Qendrimi enigmatik i politikes shqiptare, e ofendoi deri ne palce  shoqerine shqiptare, sidomos  ne vecanti ate elitare. Sekrete mbante partia komuniste ndaj kombit te saje, nderkohe qe sekretet tona i dinte gjithe globi.

Cfar mbeti nga vizita e presidentit grek?

Kerkoi varreza te reja per ushtrine greke, apo ate qe cliroi vorio-epirin imagjinar te Greqise. Kerkoi ujrat shqiptare ne detin Jon sepse aty ka nafte. Mbeshteti politikisht dhe praktikisht grekun e paligjshem ne krye te kishes ortodokse shqiptare, Anastas Janullatos, ky i fundit te vazhdoje punen e tije me provokime te tjera si ato te Permetit. Kerkoi respektim te minoriteti grek etnik, sic e quajti Dule, panvarsisht se e di shume mire se minoriteti nuk eshte etnik por refugjat. Ne kete histori bisedimesh ka dhe mekatare qe kane marre vendime qeveritare dhe parlamentare ne dem te Shqiperise, sic jane varrezat memoriale greke, nje kancer qe po zmadhohet dita dites, si dhe marveshjet per rishikim kufijsh detar. Po nuk pate formim dhe kulture kombetare, nuk te ben pershtypje asgje, as teritori i atdheut apo memedheut tend  dhe as historia e kombit tend. Vizita e presidentit grek, zotit Papuljas, ishte nje rast i mire per ti shikuar gjerat ne sy. Te kerkohej falje per genocidin grek mbi shqiptaret dhe fshatrat shqiptare te Cmerise dhe jugut te Shqiperise. Te ngrihej nje komision i perbashket greko-shqiptar per pronat came dhe ato me gjere shqiptare. Ta merrte me vete kur iku Janullatosin, pas ky ti kerkonte falje profesorit te nderuar Kristo Frashri. Vangjel Dule, te mos kerkoje te drejta minoriteti aty ku nuk i kane as shqiptaret per veten e tyre ne shtetin ame. Ky politikan te behet ure lidhse per te ndihmuar refugjatet shqiptare ne greqi dhe jo te punoje kunder kombit shqiptar.

Zoti Papuljas i la detyrat e shtepise, ai me mendjen e tije.

Ne kemi per detyre te mbrojme atdheun dhe kombin shqiptar nga thikat pas shpine, thika qe synojne demtim si teritorial, ashtu dhe ate historik e shpirtror. Qendresa shqiptare eshte e bekuar nga ZOTI.

 

KISHA ORTODOKSE E PAVARUR KOMBETARE SHQIPTARE

AT NIKOLLA MARKU

 

Filed Under: Opinion Tagged With: AT Nikolla Marku, kunder porosive, Papulias, te Presidentit Grek

Çfarë është politika tek shqiptarët?

November 13, 2013 by dgreca

Shkruan: Faik KRASNIQI/

Politika është art dhe si tek gjitha artet tjera. Artistët nuk kanë performanca të njëjta dhe për më tepër, vet arti si i tillë ka më shumë kultura e rryma të ndryshme. Politika është edhe instrument për arritjen e qëllimeve programore, partiake e personale.

Politika në praktikë shfaqet edhe si art i mashtrimit dhe demagogjisë cinike. A nuk kanë qenë politikat irracionale dhe demagogjike ato që kanë ushqyer iluzione dhe kanë çuar vende dhe popuj drejt kasaphanave botërore apo drejt diktaturave mizore?

Politika është art. Është sistem i ndërlikuar veprimesh ligjore e juridike për të gjetur modalitete e mekanizma më të përshtatshme që do i lehtësojnë jetën dhe do i përmirësojnë dhe avancojnë mirëqenien e qytetarit, i cili përmes votës së lirë zgjedh përfaqësuesit e tij – për t’i ngarkuar ata me përgjegjësi mbi proceset që duhet të bartin.

Le të vijmë te realiteti ynë shqiptar. Politika sot e gjithë ditën këtu konsiderohet si “Puna” më e mirë (para, pushtet, pasuri) ndërsa duhej të ndodhte e kundërta: Puna (në kuptimin e nxitjes së punësimit dhe prosperitetit) duhej të ishte “Politika” më e mirë.

Në Ballkan (midis shqiptarëve – ku na dhemb neve më shumë) po zhvillohet një politikë ditore, jo një politikë e mirëfilltë. Kjo politik ditore që natën të vret e ditën të qanë, që sot thotë tjetrën e nesër vepron krejtësisht ndryshe, është pikërisht kjo politikë që edhe quhet “Politika është kurvë”.

Është kjo lloj politike që na ‘’shoqëro’’ në vendet tona, dhe këta njerëz që bëjnë ketë lloj politike, unë për vete i quaj kurvarë.

Politika tek ne është “kurva” më e madhe të cilën as koha s’do të arrijë asnjëherë ta shfarosë dot. Për fat të keq ky është përkufizimi që kemi trashëguar nga paraardhësit tanë, nga politika ditore dhe po këtë përkufizim do t’i lëmë pasardhësve tanë.

Tek ne fatkeqësisht politikanët nuk llogariten ato që janë (shërbyes të qytetarëve), por janë ngritur në piedestale shefash e bosësh e po i llogarisin si “ZOT “ të shtëpive të shqiptarëve.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, politika dhe shqiptaret

KA MBETË EDHE NJË COPË “SHQIPNI”…QË KA NEVOJË PER TYM…

November 12, 2013 by dgreca

Ju lutem mos e harroni porosinë e Nanës Tereza, në vitin 1997 në Rinas: “O Zot hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!”…/

Nga Fritz RADOVANI/

Plot 100 vjetë janë ba që me 13 Qershor 1913, i Madhi At Gjergj Fishta vendosi në kompanjelin e Kishës së Fretenëve të Gjuhadolit të Shkodres, jo ma të vogel se kater meter të madh Flamurin e Gjergj Kastriotit, me Shqipen dykrenare mbi shtroje të lame me Gjakun e Atdhetarëve Shqiptarë, që dhanë jeten per Liri dhe Shqipni të Pavarun…

Kur malazezët gjuenin me top nga të kater anët Shkodren, u gjet një tradhëtar që ua shiti per pare pothuej krejt Veriun, e ky katil, kje me emnin Esad Pashë Toptani…

Shko një Esad, e eja një tjeter si ai…Po bahen 100 vjet, që historia persëritet…

Tragjedia që shkatrroi Shqipninë me kulm e temel filloi me Enver Hoxhen në 1941, dhe sot po vazhdon me pasuesit e pandreqshëm të atij sistemi perbindsh!

Atëherë, kur gjithë Europa Lindore po thente pllakat e hekurta të “Murit Berlinit” per me u bashkue me Europën e shumdishrueme…dhe me u rikthye në gjiun e vet…bash Shqipnia… Ah Shqipnia, e shkretë!.. Me 2 Dhjetor 1992, angazhohet në një tjeter pakt…të menduem nga tradhëtari Ramiz Alia, e “pakti” ishte “Konferenca Islamike”!

Pa kalue dy javë që Erdogan i Turqisë e ndinë veten në Prizren, si në “Turqi…” dhe mbarë Populli Shqiptar i të gjitha trojeve “ngritët në kambë”, vjen edhe një tjeter “sihariq” nga agjensitë europjane se, Belgjika, Norvegjia apo Shqipnia, në njenin nga këta shtete… po diskutohet “shkatrrimi i armëve kimike të Sirisë”.

Flitet (e ku asht za, nuk asht pa gja!), se Shtetet e Bashkueme t’ Amerikës, kanë pasë kontakte me qeveritarë shqiptarë per këte çeshtje. Sigurisht, idea e tyne ka një bazë mbi të cilen asht ndertue kjo perpjekje e amerikanëve, per me ardhë me “shkatrrue” atë sasi të konsiderueshme armësh në Shqipni. Gatishmënia me pritë të burgosunit nga Guantanamo, apo “210 vllaznit e gjakut e t’ armëve” nga Irani, tregojnë se “shqiptarët”, kanë dhanë prova para Botës se janë të aftë me “strehu, gostitë e sigurue” kedo përveç, Shqiptarëve, që ma shumë se 1.500.000 Shqiptarë, janë shpërnda nder të gjitha vendet e skutat e kontinentëve, vetem per me sigurue “buken” dhe qetsinë shpirtnore…

E verteta asht se Shqiptarët ka 100 vjet që japin prova se janë t’ aftë jo vetem me shkatrrue armët kimike, po edhe depot e armëve të veta…si në vitin 1997, e po kje se e lypë nevoja, ata per me i ba nder Sirisë, shkatrrojnë edhe Shtetin Shqiptar… Mjafton që:

Mos të harrojmë kurrë porosinë e Ramiz Alisë: “Ne komunistët reformatorë,do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronaret e ardhshëm në një vend socialist, të jemi Ne dhe njerëzit tanë. Me këtë strategji,brenda dy-tre legjislaturash, do të arrjmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cilado të na përjetësoi në pushtetin politik të së ardhmes, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim vetë... Shqipërinë do ta gëzojme Ne dhe fëmijët tanë.

Mjerë Ata që do të guxojnë të na dalin përpara e të na kundërvihen.

Përveç aleatëve ideologjikë, nëse do të jetë nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha… Për këte jeni të garantuar sot e përgjithmonë… në fund të fundit rëndësi ka pushteti, që do të jetë plotësisht yni.”

***

Fitimi i “disa shqiptarëve”, nuk ka me kenë i vogel! Janë disa “vullnetarë” që po luftojnë perkrah “vllezërve të vet” në Siri… Këta ua çojnë prap sirianëve dhe ata, i sjellin prap në Shqipni…Këta ço… E ata bjeri prap… “Ma mirë kështu, se me gomone…”

E sa mund të paguhen këta qeveritarë me shkatrrue Shqipninë dhe t’ ardhmen e Popullit Shqiptar që asht Rinia…me shkatrrimin e ambjentit dhe me pasojat katastrofike, që sjellë pasiguria e armëve kimike në Shqipninë e mbrapambetun të Europës?

Po cili qeveritarë, po mendon per Popullin, Rininë e Shtetin…tash 100 vjetë?

“Po mbushin xhepat…” e… “Shqiptarët” do t’ ua ndertojnë maozoleumet e tyne!

Lexues të nderuem!

Ju lutem mos e harroni porosinë e Nanës Tereza, në vitin 1997 në Rinas:

“O Zot hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!”…

Melbourne, Nandor 2013.

Filed Under: Opinion Tagged With: Fritz radovani, Ka mbete dhe nej cope, Nene Tereza, per tym, qe ka nevoje

ÇARMATOSJA E SIRISË PA PASOJA SI NË SHQIPËRI DHE NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-SHBA-NATO

November 12, 2013 by dgreca

Nga ELIDA BUÇPAPAJ/

Një mik i nderuar në Facebook më shkruante “Tash Elida do të ishte mirë të shkruash një koment për armët kimike, e jo të postosh komentet e të tjerëve! Pershëndetje” –
Zotëria kishte shumë të drejtë, sepse rreth armëve kimike ne kemi heshtur në mënyrë aktive, duke publikuar të gjitha qëndrimet. Për një gjë mbaj qëndrim të prerë, kur sensibiliteti për armët kimike adresohet si antiamerikanizëm. Këtë lloj manipulimi nuk e pranoj assesi.
Ndërsa fushatat sensibilizuese të elitës, ekspertëve të fushës, ambientalistëve, shoqërisë civile dhe shtypit natyrisht që janë të domosdoshme, duke shmangur qëndrimin politik dhe përfitimin politik.
Për armët kimike të Sirisë me destiancion Shqipërinë u mësua përmes një informacioni të rrjedhur. Kam përshtypjen nga Ministria e Jashtme. Pastaj mësuam se Rama dhe Kerry kishin folur në telefon dhe sipas Sausan Ghosheh, e dërguara në Siri e misionit të Kombeve të Bashkuara të Organizatës Kundër Përdorimit të Armëve Kimike, „më datë 15 nëntor pritet të mblidhet Këshilli Ekzekutiv i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, për të vendosur lidhur me procedurat e shkatërrimit dhe vendin“. Vendet që diskutohen janë Franca, Belgjika, Norvegjia dhe Shqipëria.
Unë personalisht, si Elida Buçpapaj parimisht jam kundër ardhjes dhe demontimit të armëve kimike si në Shqipëri ashtu edhe në Europë. Mendoj se armët kimike duhet të eleminohen në Siri nën monitorimin e fortë të OKB-së, BE, SHBA! Mund të demontohen edhe në vendet që i kanë shitur, përsëri nën monitorim shumë të fortë.
Ndërkohë Shqipëria është me SHBA aleat jetik dhe dialogu me ta duhet të jetë shumë i ngushtë, shumë luajal dhe shumë konstruktiv. Pikë.
Ish-Kryeministri Berisha na solli ujgurë në Shqipëri. Po ashtu na solli edhe muxhahedinët në Shqipëri. Nuk i solli me dëshirën e tij, besoj. Aso kohe, qeveria shqiptare pranoi që vendi ynë të strehojë 210 muxhahedinë irakianë me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vetë Berisha do të deklaronte se „Premtimi për strehimin e tyre i është bërë edhe Sekretares së Shtetit Clinton gjatë vizitës së saj në Tiranë“. Për strehimin e 210 muxhahedinë irakianë ishte i interesuar edhe përfaqësuesi i Komisionerit të Lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), por Berisha mori në konsideratë kërkesën e Zonjës Clinton. Dhe bëri mirë. Pikë.
I ndryshëm ishte vendimi i qeverisë Berisha për importin e plehrave, ku sipas tijShqipëria bëhej gropa e plehrave të rajonit, jo në kuptim metaforik, në kuptimin ad literam – të cilin Rama e shfuqizoi menjëherë me një prej tri vendimeve të para të qeverisë së tij. Bota e qytetëruar importon lëndë të para, Shqipëria eksporton lëndë të para dhe do të importonte plehra.
Shqipëria është e ndjeshme me temën e çarmatimeve, sepse e ka përjetuar me një tragjedi deaktivimin e armatimeve të kohës të diktaturës, siç ishte Gërdeci. Por kur ky proces u monitorua nga specialistët, gjithçka shkoi në rregull.
Në këtë konteskt, unë mendoj se kryeministri Rama ka bërë një deklaratë të mirë kur ka thënë se për të “është i rëndësishëm partneriteti me SHBA nga llogoret e Irakut tek çarmatosja e Sirisë”.
Të çarmatosësh Sirinë është detyrë e komunitetit ndërkombëtar, por problemi është që kjo çarmatosje të bëhet pa asnjë pasojë si në Shqipëri, ashtu edhe në marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA dhe NATO-n.

Filed Under: Opinion Tagged With: Elida Buçpapaj, pasojat ne Shqiperi, SHBA

Politikanë, Shqipërisë mos ia helmatisni qiellin e femijeve të ardhmen!

November 12, 2013 by dgreca

Opinion nga Lek Gjoka/ Jacksonville/ Florida/

Këmbanat e alarmit po bien.Lajmet me emrin e Shqipërise po mbushin mijera faqe gazetash dhe interneti.Një Gerdec i ri por në një rrezik Çernobili po i troket në dere shqiptareve.
A është Shqipëria dhe siguria kombëtare në një rrezik real?
A duhën pranuar mijera tonelata arme kimike nga konflikti Sirian në Shqipëri që të shkatërrohen?
A është e afte qevera e re socialiste e  sapo zgjedhur për një mision të tille kur me referendum hodhi poshtë perpunimin e plehrave të Evropes?
A është Shqipëria pale e zgjidhjes se problemit sirian apo thjeshte do të jete një depo helmesh e mbeturinash?
A duhet parlamenti apo referendum popullor për një problem të tille ku vihen në rrezik interesat kombëtare  dhe e ardhmja e femijeve?
Dhjetera e dhjetera pyetje qarkullojnë plot dhimbje kohet e fundit.Sigurisht që duke pare infrastrukturen jo të mirë të Shqipërise , siguria kombëtarë është në një rrezik real.Pse?Pa folur për tenknologjine e shkatërrimit të ketyre armeve, problemet me mjedisin etj, rruget e Shqipërise nuk janë të sigurta dhe në një gabim njërëzor gjatë transportit tragjedia vjen sa hap e mbyll syte.
Ne si antare të Natos dhe miq të mirë të SHBA-se sigurisht do të japin ndihmen tonë për paqen në Siri dhe kudo në botë por Shqipëria nuk ka kushtet e përshtashme që të shkatërroje ato mijëra tone armë e municione kimike jashtëzakonisht të rrezikshme.Bujqësia dhe turizmi do të varrosën përfundimisht sepse askush në Evrope nuk do të bleje me prodhime shqiptare, askush as vete emigrantet shqiptare nuk do të kthehen në Shqipëri për pushime nga frika e helmimit të ajrit..Sëmundjet kanceroze do tia shtojnë më shumë dhimbjen shqiptareve.Dukë pare edhe mjaft probleme që ekziszojne në shtetin shqiptar si korrupsioni , linjat familjare të qeverisjes rreziku dyfishohet.Qeveria e majte kur ishtë në opozitë kërkoji një referendum popullor për të mos lejuar pleherat e Evropes që të perpunohën në Shqipëri ndaj nga ana morale duhet të jete e kujdeshme në pranimin e mijera tonëvë municione kimike miliona here me të rrezikshme se pleherat.
Shqipëria nuk është pjese e paleve të zgjidhjës së problemit Sirian të armeve kimike dhe si e tillë nuk ka përgjegjesi morale që të marr përsipër një mision të tillë kaq të rrezikshem si depozite e kimikateve që janë burim sëmundjesh jo një vit apo pese por qindra e qindra vite jetë.
Parlamenti i Shqipërise duhët të jete teper transparent dhe para se qeveria të pranojë sjelljen dhe shkatërrimin e armeve kimike të ndërtoje një grup pune jo vetem me deputete por më përfaqesues nga shoqëria civile, nga mbrojtesit e mjedisit si dhe nga ish pjestare të lartë dhe specialiste të ushtrise shqiptare.Të diskutohet me detal çdo rrëzik serioz që mund të ndodhe, kush mban përgjegjesi dhe jo të ja bejnë si qevera e dikurshmë e majte drejtuar nga Vilson Ahmeti qe solli një tren ngarkuar me helme dhe i dergjen në stacionin e trenit të Milotit për dhjetera vjet duke rrezikuar jeten e banoreve.Politikanë të Shqipërise e di se iu pret një punë e rrezikshme por më mire të jemi të varfër se sa të na helmoni qiellin e Shqipërise, se sa të helmoni të ardhmen e femijeve.Po qe së e shikoni se nuk jeni të zotet për shkatërrimin e armeve dhe demet te jene kolosare me mire një jo sot se sa miliona lot neser

Filed Under: Opinion Tagged With: Jacksonville, Lek Gjoka, opinion per armet kimike, Shqiperi-Siri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 783
  • 784
  • 785
  • 786
  • 787
  • …
  • 864
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!
  • 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • E premtja e Gjuhës Shqipe — Një mision përtej oqeanit
  • MËKATET E ZONJËS EMA
  • GAZETA “DIELLI” SYRI I DRITËS SË SHTYPIT SHQIPTAR NE AMERIKË
  • Banda “Vatra” në kontekstin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe ndërtimit të identitetit kombëtar shqiptar
  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT