• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

IKJA E AMBASADORIT TË NDËRGJEGJES, MBËSHTETËS I FORTË I NDËRHYRJES SË NATO-S NË KOSOVË

February 19, 2013 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Më 28 Janar ndërroi jetë në Washington diplomati i njohur amerikan dhe mbrojtësi i të drejtave të njeriut, Max Kampleman.   Për më shumë se 30-vjetë ai punoi për presidentë demokratë dhe republikanë,  duke ia dedikuar jetën dhe karierën e tij paqës, lirisë, të drejtave të njeriut dhe demokracisë, anë e mbanë botës.   Ai punoi për Presidentin demokrat Jimmy Carter i cili e caktoi atë si përfaqsues të Shteteve të Bashkuara në mbledhjen lindje-perëndim të Madridit, (1981-1983) — e njohur si Konferenca për Sigurim dhe Bashkpunim në Evropë — me qëllim për të detyruar Bashkimin Sovjetik dhe vendet komuniste të Evropës Lindore që të zbatonin marrveshjen e Helsinkit për respektimin e të drejtave të njeriut të vitit 1975.   Ai vazhdoi në këtë detyrë edhe gjatë administratës së presidentit republikan Ronald Reagan, i cili më vonë e emëroi atë si kryedelegatin amerikan në bisedimet e Gjenevës, me përfaqsuesit sovjetikë për pakësimin e armëve bërthamore, që sipas Ronald Reaganit,  ”nuk kishte objektiv më të rëndësishëm”, për tu realizuar gjatë mandatit  të tij të dytë presidencial.    Për këtë detyrë tepër me rëndësi, ai zgjodhi diplomatin Max Kampleman, të cilin gazeta komuniste sovjetike e kohës, Izvestiya e përshkroi  Kampleman-in, ”si mik i kafshëve dhe armik i komunistëve”, duke iu referuar me frazën e parë, detyrës që ai pati për një kohë të shkurtër si kryetar i organizatës, ”Miqët e Kopshtit Zoologjik në Washington”,  dhe me të dytën, shërbimit të tij të gjatë si krye-negociator i Shteteve të Bashkuara për zbatimin e të drejtave të njeriut dhe për kontrollimin e armëve bërthamore. Ndaj vdekjes së ambasadorit  Kempelman, Washingtoni zyrtar reagoi nepërmjet zëvendës-presidentit Joe Biden, i cili e lavdëroi atë si një kampion i të drejtave të njeriut dhe si kampion  i pakësimit të numërit  të  armëve bërthamore.    ”Në kulmin e Luftës së Ftohët, ai ishte kampion i negociatave për marrëveshje shumë të rëndësishme mbi zbatimin e të drejatve të njeriut dhe të pakësimit të armëve bërthamore”, tha Zoti Biden nepërmjet një deklarate që lëshoi Shtëpia e Bardhë  me këtë rast.    Në këtë deklaratë thuhet gjithashtu se ambasadori Kempelman, ”Vitet e fundit të jetës së tij,  ia kushtoi avancimit të vizionit që ai ndante me presidentin Reagan dhe të tjerë – d.mth vizionit për një botë pa armë bërthamore”. Edhe Departmenti Amerikan i Shtetit  (DASH)  komentoi vdekjen e ambasadorit Kempelman, duke thënë se ”Ambasadori Kempelman , me një elokuencë të pashoqtë, anavoi idenë se respekti i të drejtave të njeriut është jetik për bashkpunimin dhe paqën midis shteteve.”    Në deklaratë e DASH,  thuhet gjithashtu se , ”Lidershipi i ambasadorit Kempelman ishte i pazëvëndsueshëm për suksesin e negociatave mbi angazhimet për zbatimin e të drejtave të njeriut si edhe për një botë më stabile gjeostrategjike.  Ai nuk pushoi kurrë së punuari për kontrollimin e kërcënimit që vjen nga armët bërthamore dhe as nuk pushoi kurrë së foluri në mbrojtje të kauzës së lirisë dhe të të drejtave të njeriut.  Për shërbimin e tij ndaj atdheut, si  dhe  paqës dhe lirisë në botë,  ai  mori dekoratat më të larta  civile të këtij vendi nga Presidentët  Ronald Reagan dhe Bill Klinton. Ambasadori Kempelman,  angazhimin e tij ndaj lirisë, demokracisë dhje mbrojtjes së të drejtave të njeriut kudo në botë,  e tregoi edhe gjatë krizës dhe luftës në Kosovë.    Ai së bashku me personalitetet më të dalluara dhe më me influencë  të politikës dhe diplomacisë amerikane të asaj kohe, si Senatori Bob Dole  e Zbigniew Brzezinski,  i bënë thirrje presidentit Bill Clinton se vetëm udhëheqja e fortë dhe e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara mund të zgjidhë krizën më të madhe të sigurimit sot në Evropë, ndërsa forcat e serbe nën komandën e presidentit  Sllobodan Miloseviç  vrasin e presin popullsinë civile në Kosovë, duke rrezikuar stabilitetin dhe paqën në rajon.    Madje, madje, ambasadori Kempelman me kolegët e tij, i bënin thirrje administratës Klinton se përveç sulmeve ajrore,  NATO duhej të përgtatitej të dërgonte forcat këmbësore në Kosovë, duke i shkruar Presidentit Clinton se tani,  ”të gjithë sytë janë këthyer kah Wasshingtoni.    Vetëm udhëheqja e fortë e Shteteve  të  Bashkuara mund të  bindë Milosheviçin që të ndalojë spastrimin etnik të shqiptarëve…pasi egërsia që po ushtron ai në Kosovë, rrezikon më shumë se jetën e popullësisë civile dhe stabilitetin rajonal.    Rrezikohen interesat e Shteteve të Bashkuara, kredibiliteti i NATO-s, si dhe sukseset e arritura në Bosnje.”    Në një apel tjetër të nënshkruar  nga Ambasadori  Kempelman dhe kolegët e tij i thonë  Presidenti Klinton se vetëm bombardimet nuk do të ndalojnë fushatën e Millosheviçit të vrasjeve, përdhunimeve, plaçkitjeve dhe shpërnguljeve të detyrueshme të shqiptarëve, dhe kërkonin që  në asnjë mënyrë nuk duhej  të  bëhej ndonjë ”kompromis” ,për ta shpëblyer atë për fushatën e tij të terrorit.

Ambasadori Max Kempelman ishte mbështetës i pa kompromisi i  të drejtave të njeriut, besonte dhe punoi gjtihë jetën e tij për një botë pa armë  bëthamore.  Si politikan, ai nuk i përket asnjë kategorie dhe do të kishte shumë të vështirë të vepronte në atmosferën e ndasive politike e partiake që  mbizotëron sot në Washington.  Me një rast, ai pat shkruar se, “asnjë njeri që pranon të vërteten si sovrane, nuk mund të jetë ushtar i një partie ose i një lëvizjeje, sepse si i tillë nuk mund të shkojë përpara me ta,  me të njëjtit hapa.”    Mbi të gjitha, ai besonte se respektimi dhe zbatimi i të drejtave të njeriut  dhe liria e plotë e individit, përfshirë edhe lirinë e fjalës, janë faktorë  të doemosdoshëm për një paqë dhe siguri të qëndrueshme botërore.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Ikja e ambasadorit te ndergjegjes, Max Kampleman

Retorika për nacionalizmin dhe parimet themelore të tij

February 19, 2013 by dgreca

Nga Dr. Enver Bytyci/

Këto ditë është risjellë në vëmendje të opinionit një nga temat më të mprehta e më të rëndësishme, çeshtja e tipareve, vlerave dhe forcës së nacionalizmit në mobilizimin e shqiptarëve për mbijetesë e shtetformim. Në debat janë përfshirë thuajse të gjitha mediet, të gjithë politikanët, shumë analistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme. Janë shkruar editoriale dhe komente të shumta, janë organizuar tryeza katërore e të rrubullakta. Dhe në të gjithë këtë+ diskurs kemi parë kundërshti të shumta, reagime e kundërreagime, thënie e kundërthënie.

Megjithatë debati mori përhapje të gjerë e fitoi intensitet kur në të u përfshi kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Më së shumti kryeministrit tonë iu pa me të madhe se në Konferencën e Sigurisë të Mynihut tërhoqi vëmendjen për albanfobinë dhe paralajmëroi se “shqiptarët nuk do të pranojnë klonimin e pesë kombeve të ndryshëm, pse ata jetojnë në pesë shtete të ndryshme”. U tha se Doktori po e bën këtë për shkak të fushatës elektorale, çka është vështirë të besohet se në Mynih dikush nga pjesmarrësit mund të shkojë atje me motive elektorale apo për të forcuar pozicionin e tij në elektorat.

Retorika e Kryeministrit tërhoqi në diskutime kreun e opozitës, zotin Rama, i cili sulmoi zotin Berisha, duke e akuzuar atë se “po prish marrëdhëniet me aleatin e mikun tonë, SBA-të”. Ndërsa një televizion afër Ramës anonçoi lajmin se SHBA-të paskan reaguar ashpër përmes një letre, me të cilën kërkojnë që të hiqet dorë nga “slloganet nacionaliste në betejën elektorale”, që “të mos ndërhyhet në punët e brendshme të shteteve tjera”, që “Shqipëria të vazhdojë të luajë një rol moderator në rajom e të tjera porosi të kësaj natyre, të cilat moderator i TV-së në fjalë i konsideroi si “ultimatum” që vinin nga përtej opqeanit.

Po cilat janë disa nga tiparet themelore të këtij diskutimi, që lidhen me nacionalizmin shqiptar? A është e vërtetë se nacionalizmi shqiptar mbart konotacione, programe, doktrina dhe praktika, me të cilat synohet eleminimi i kombeve të tjera dhe dominimi i kombit shqiptar? Cilat janë të vërtetat dhe të pavërtetat që po serviren me këtë rast ne mediumet shqiptare dhe, pse po ndodh një gjë e tillë? Të gjitha këto pyetje kërkojnë përgjigje të ftohtë, shkencore dhe pa emocione.

Diskutimin aktual e karakterizojnë disa tipare. Së pari duket se ky diskurs është më së shumti elektoral, sesa strategji, por kjo nuk do të thotë se nuk ka përmbajtje. Sali Berisha dhe Edi Rama janë ndarazi në konceptet e tyre elektorale sa i përket qëndrimeve politike ndaj ceshtjes kombëtare të shqiptarëve. Berisha është i qartë, në të njëjtën linjë si më 1991-1992, është profesional, disa herë emocional, por edhe racional. Rama, duke mos pasur një linjë të qartë dhe bindje të qëndrueshme sa i përket qëndrimeve ndaj nacionalizmit, shfaqet i dyzuar, pa bosht, pa përmbajtje. Duket se reagimet e tij nuk janë pjesë e vetëdijes, por përgjigje ndaj përparësisë që krijon Kryeministri. Herë ndjek Berishën dhe përpiqet ta tejkalojë diskursin e kryeministrit në çeshtjet e nacionalizmit, herë bën kritikun ekstrem, duke shfaqur një kozmopolitizëm të tejskajshëm, madje me nuance të thirrjeve për harresë të çeshtjes shqiptare në Ballkan. Në rastin e Preshevës lideri i opozitës shënoi kritika të ashpra për qeverinë, duke bërë thirrje për ashpërsimin e qëndrimeve të saj, por në rastin kur Berisha foli në Mynih, ai u shfaq kategorikisht kundër tij, edhe pse një nga “këshilltarët” e Edit në Top Channel u deklarua se “unë si qytetar e shqiptar nuk mund të mos e mbështes deklaratën e kryeministrit në Mynih”, duke nënkuptuar se kundërshtitë e tij kushtëzohen “me profesionin”. Ndërsa zoti Spahiu po ndjek rrugën e heshtjes, ndërkohë që nuk dihet ende arësyeja, nëse Arvizu e ka trembur aq shumë në takimin e para disa kohëve, apo ka problleme me konceptet e tij për nacionalizmin. E theksoj këtë arësyen e dytë, sepse më ka bërë përshtypje një deklaratë e tij në janar të këtij viti në një nga televizionet e Kosovës, ku u shpreh se “Në Himarë jetojnë nja 2000 grekë”, duke pohuar një të pavërtetë, të cilën në shifra ende nuk e ka pohuar as Vasil Bollano. Ose kjo ishte një lajthitje, ose moskoherencë dhe moskomptencë, ose ishte një intervistë“për në Kosovë”, të cilën dikush e konsideron si territor të palidhur me problematikat në jug të Shqipërisë.

Ndërkaq të rikthehemi te thelbi i këtij debati. Diskurse të tilla, sidomos në kohë zgjedhjesh, janë elaboruar në ekstrem tek të gjitha të ashtuquajturat parti të moderuara në rajonin tonë. Por le të marrim vetëm pak shembuj në Greqi e Serbi. Në Greqi kanë ndodhur fshesa emigrantësh të papara në histori, janë bërë deklarata lufte me Turqinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë, por herë-herë edhe me Bullgarinë. Dhe të gjitha kishin si qëllim që partitë politike të fitojnë besimin e kishës e të ushtrisë, si dy institucionet më të besueshme nga publiku I këtij vendi, pikërisht për shkak të qëndrimeve ekstreme nacionaliste. Ndërsa në Serbinë e majit të vitit të kaluar, kur edhe u bënë zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe lokale, ne kemi ndeshur në akte diversioniste të hyrjes në territorin e Kosovës të xhandarmërisë së Ivica Daçiç-it, arrestmin e policëve dhe shtrirjen e tyre për tokë, sikur të ishin robër lufte. E gjithë kjo si dhe akte të tjera antishqiptare u bënë për t’i dhënë një fitore bindëse kryeministrit aktual, Ivica Dacic, aso kohe ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë. Europa qëndroi në gjumin e saj letargjik në të gjitha rastet e tilla, kur shprehej urrejtje antishqiptare dhe albanofobi e tejskajshme.

Përdorimi I nacionalizmit për fushatë elektorale në Serbi e në Greqi, e madje edhe në Maqedoni, nuk ka hasur në reagime kaq të forta të komunitetit ndërkombëtar. Për këtë arësye në Mynih zoti Berisha kërkoi zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara për respektimin e të drejtave të shqiptarëve, si një nga mundësitë e zbutjes së qëndrimeve nacionaliste të fqinjëve tanë. Ndërkaq qëndrimi kritik ndaj nesh dhe tolerant ndaj të tjerëveka arësyet e veta. Unë i besoj faktit se ndërkombëtarët e shohin se padrejtësia e ndarjes së shqiptarëve në pesë shtete para 100 vitesh është ende një ngërç i pariparueshëm dhe mund të çojë në destabilizimin e rajonit, ndërkohë që veprimet nacionaliste në vendet fqinjë me ne i shohin të parrezikshme. Ndoshta kjo është arësyeja pse ata lëvdojnë pafund qëndrimin e moderuar të politikës shqiptare në rajon. Por ama indiferenca ndaj politikave e fushatave nacionaliste të fqinjëve tanë besoj se është shkaku kryesor i albanofobisë. Nëse ndërkombëtarët do të kishin reaguar ndaj nacionalizmave ballkanikë, njësoj si në rastin e fundit te shqiptarët, atëherë nuk do të shkohej deri te situata kur do të zgjohej ndjenja e mbrojtjes tek ne.

Ndërkaq ndërkombëtarët e njohin faktin se tiparet e nacionalizmit shqiptar janë tipare të një nacionalizmi modern, ndërkohë që nacionalizmi grek dhe serb ka shkaktuar shumë dhimbje dhe fraktura në popujt ballkanikë. Disa prej këtyre tipareve mund të renditim:

1. Nacionalizmi shqiptar është realist dhe racional. Ai historikisht është orientuar nga ideja e krijimit të marrëdhënieve të mira me fqinjët, me qëllim paqen, stabilitetin dhe sigurinë e harmoninë e popujve të rajonit. Në programin politik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit thuhet shprehimisht: “Ne dëshirojmë me gjithë zemër të jetojmë në paqe me të gjithë fqinjët tanë, Serbinë, Malin e Zi, Greqinë dhe Bullgarinë… Ne nuk duam dhe nuk kërkojmë asgjë prej tyre, por jemi krejt të vendosur të mbrojmë atë që është jona”. Më pas, në vitin 1913, kryeministri i parë i shtetit shqiptar, Ismail Qemali, i deklaronte kësisoj gazetës “Ivning Neës”: “Shqiptarët kanë dëshirë të madhe të jetojnë në marrëveshje me fqinjët e tyre, por ata nuk duan t’i nënshtrohen asnjë ndikimi të pajustifikuar ballkanik ose europian qoftë”.

Unë nuk mund të dalloj në diskursin e zotit Berisha ndonjë nuancë tjetër të këtyre formulimeve të adaptuara në fillimet e nacionalizmit shqiptar. Thirrja e Berishës në Mynih kishte dy aspekte; aspektin e luftës kundër urrejtjes nacionale në Ballkan, thelbin e së cilës e përbën albanofobia, dhe së dyti, aspektin e ruajtjes së identitetit të shqiptarëve. Ashtu si para 100 vjetësh, edhe në këto qëndrime askush nuk sheh ndonjë tejkalim të racionalitetit që mbart si cilësi themelore nacionalizmi shqiptar. Pra, sa kohë që qëndrimet dhe pohimet e politikanëve tanë nuk përmbajnë thirrje për luftë dhe për ndryshim të kufijve me dhunë, aq kohë politika nacionaliste e tyre është e rezervuar, e përmbajtur, racionale dhe realiste. Për këtë arësye Kushtetuta e Shqipërisë obligon dhe detyron cdo politikan të zgjedhur të mbrojë interesat e të gjithë shqiptarëve në Ballkan. Ndryshe ndodh me oshilacionet ekstreme të Ramës, të cilat shkojnë herë përtej racionalitetit të nacionalizmit shqiptar e herë përtej kufijve të një kozmopolitizmi të pamatur të tij. Dhe akoma më ndryshe ndodh me Kreshnik Spahiun, i cili ose bën thirrje për dhunë, ose hesht kur i bëhet presion.

2. Prej këtej del se nacionalizmi shqiptar është një lloj nacionalizmi mbrojtës, një nacionalizëm që ka tipare të theksuara patriotizmi. Pra nacionalizmi ynë nuk është burim konfliktesh, në kuptimin se është agresiv dhe kërkon të aneksojë territore të vendeve fqinjë, në të cilat shqiptarët nuk janë vazhdimësi e territorit të shtetit shqiptar të Shqipërisë, ose të shtetit shqiptar të Kosovës. Madje as këto territore në vazhdimësi Shqipëria dhe Kosova nuk i kanë rivendikuar, duke qëndruar thjesht në pozitat mbrojtëse të territoreve dhe sovranitetit të dhënë. Ato thjesht kanë mbështetur të drejtat dhe liritë demokratike që shqiptarët në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi ose ata të Çamërisë duhet të gëzojnë bazuar në ligjet e konventat ndërkombëtare.

Përkundrazi, ndryshe ka ndodhur me nacionalizmat e tjerë ballkanikë, sidomos me nacionalizmin serb e grek. Të dy këta nacionalizma kanë shpallur, botuar dhe përhapur programe të një çmendurie kolektive, në të cilat shprehet hapur qëllimi për asgjësimin e popujve të tjerë, sidomos të shqiptarëve, me qëllim zgjerimin e territoreve në Ballkan. As dje, as sot e as në të ardhmen nuk ka patur e besoj se nuk do të ketë ndonjë program qeveritar, akademik, ose të institucioneve shpirtërore në Shqipëri, që të përmbajë p.sh tezat raciste e raciste të programit të Megaidesë greke, ose të Nacertanies serbe të mesit të shekullit XIX. Nuk ka dhe nuk do të ketë memorandum të tipit të atij që Cubrillovici kishte publikuar më 7 mars të vitit 1936, me të cilin parashikohej angazhimi i të gjitha strukturave shtetërore, ushtarake, policore e civile të Serbisë për asgjësimin dhe shpërnguljen e shqiptarëve nga territoret e tyre në ish-Jugosllavi. Aq më pak dikush ka vënë re ndonjë prirje të elitës politike, religjioze, akademike e ushtarake të Shqipërisë për të zbatuar programe të tilla, sic i kishin zbatuar me zell të gjitha qeveritë serbe para e pas Luftës së Dytë Botërore, deri më 1999 dhe sic i kishte zbatuar po ashtu Greqia në Çamëri para e në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.

Shumëkush bën një lidhje të gabuar, kur këtë fakt e arësyeton me “paaftësinë” e shqiptarëve ndaj fqinjëve. Por nëse shqiptarët paskan qenë të paaftë për të vepruar, nuk mund të besohet se në asnjë kohë ata nuk qenë të aftë të shkruajnë e përhapin programe anti-serbe, ant-igreke e kështu me radhë. Diskurset e sotme për nacionalizmin shqiptar i përmbahen rregullave dhe parimeve të përhershme të tij. Liderët kryesorë të vendit, që përfaqësojnë qeverinë ose opozitën parlamentare nuk kanë bërë thirrje për zhdukjen dhe asgjësimin, qoftë dhe të një individi jo shqiptar. Askush në Shqipëri nuk ka kërkuar p.sh kokën e kreut të Agimit të Artë, edhe pse ky i fundit i përmbahet tezave të Miloshevicit dhe Shejshelit kur është fjala për asgjësimin e shqiptarëve. Nuk e kanë pohuar këtë as vetë përfaqësuesit politikë të komunitetit çam, megjithëse vuajnë prej më shumë se 70 vitesh pasojat e një dhune absurde dhe grabitjes së pasurisë së tyre prej qindramijë hektarësh nga ana e qeverisë greke, të bazuar në një ligj racist të kohës së Luftës së Dytë Botërore, të ligjit të Luftës me Shqipërinë, të cilin ata e mbajnë ende në fuqi.

Ky qëndrim dhe ky tipar i zbatuar edhe sot me fanatizëm buron nga formulimi i themeluesit të teorisë së nacionalizmit shqiptar, Sami Frashëri. Ai shkruante aso kohe se “Qëllimi i vetëm i shqiptarëve është të ruajë Shqipërinë të mos copëtohet prej të huajvet,… të mbajnë gjuhënë dhe kombërinë e tyre, tu rrinë kundreq intrigave të armikvet të tyre… Çdo gjë që mund t’i sjellë dëm këtij qëllimi duhet të luftohet keq prej çdo shqiptari të vërtetë dhe prej Lidhjes së Shqiptarëve. Ato gjëra që do t’i ndihen këtij qëllimi, do të zihenë me të dy duartë prej atyre që do të bëhenë me hir a me pahir”. Lexuesi nuk e ka të vështirë të dallojë në diskursin e sotëm se cili i përmbahet këtij parimi, në mbrojtje të lirisë, identitetit, dinjitetit dhe harmonisë së shqiptarëve në Ballkan.

3. Nacionalizmi shqiptar është një nacionalizëm tolerant në pikëpamje fetare. Rilindasit shqiptarë, ndryshe nga fqinjët tanë, nuk u bazuan te besimet fetare për të vetëdijësuar shqiptarët për identitetin dhe integritetin që ata kanë. Filozofi dhe njëkohësisht bashkëthemeluesi i nacionalizmit shqiptar me Sami Frashërin, Vaso Pashë Shkodrani, formuloi slloganin e njohur “Mos shikoni kasha e xhamia, feja e shqytarit asht shqyptaria”. Studiuesi i njohur gjerman i çeshtjes shqiptare, Konrad Cleë…….ing, duke e trajtuar këtë tezë të Pashko Vasës, shkruan se ajo ishte afetare, por nuk drejtohej kundër fesë, siç u përpoq ta interpretonte diktaura ateisto-komuniste.

Ndërkaq rilindasit zgjodhën Gjergj Kastriotin– Skënderbeun si figurë qendrore të bashkimit të shqiptarëve. Kjo ndodhi për shkak se heroi ynë kombëtar ishte jo vetëm një figurë legjendë, por dhe se ishte përfaqësues tipik i të gjitha religjioneve në këtë vend. Shqiptari musliman, shqiptari ortodoks, apo shqiptari katolik nuk mund të gjente asnjë cen që të kundërshtonte figurën e Skënderbeut si symbol të kombit. Ky atribut i shqiptarëve I harmonisë fetare ka ardhur deri në kohët tona i konservuar dhe i përpunuar me etikën e bashkëkohësisë. Nacionalistët e sotëm mund të dallohen lehtë nga përpjekjet që ata bëjnë për bashkimin kombëtar, nëse ata luftojnë çdo dukuri që i përçan shqiptarët ata nga pikëpamja fetare. Debati i sotëm për nacionalizmin nuk është drejtuar kundër këtij tipari themelor, i cili ka qenë, është dhe duhet të mbetet si një vlerë e jashtëzakonshme në ndërgjegjën kolektive të shqiptarëve.

4. Duke vecuar dhe komentuar tiparin e mësipërm afetar të nacionalizmit tonë, del përfundimi se ndryshe nga fqinjët, si element përbashkues dhe dallues ne kemi ruajtur, gjuhën. Kriteri gjuhësor ka qenë dhe mbetet kriteri themelor i qenies nacionale të shqiptarëve. Kjo është provuar dhe nga ekspertiza e studiuesve të së drejtës ndërkombëtare, sepse gjuha si element dallues e përbashkues nuk bëhet asnjëherë shkak i grindjeve, konflikteve dhe dhunës. Shqiptarët nuk flasin për një Shqipëri etnike deri në ato territore ku prehen martirët shqiptarë të masakruar nga fqinjët tanë, por për një Shqipëri etnike deri atje ku flitet shqip. Ky është një dallim thelbësor midis nacionalizmit të ngritur mbi mite e varret e mesjetës të fqinjëve tanë.

Nisur nga kjo, shqiptarët as sot nuk janë agresivë , madje as ofensivë në qëndrimet e veta nacionaliste. Ndryshe ndodh te vendet tona fqinje ku feja, ideologjia fetare dhe doktrina e saj luajnë një rol vendimtar në mendimin dhe qëndrimet nacionaliste të tyre. Ende në kohët e sotme moderne anketimet në Greqi dhe në Serbi dëshmojnë se qytetarët e katyre dy vendeve më shumë i besojnë kishës sesa shtetit. Për pasojë në këto vende ka zënë rrënjë ideja e predikuar prej shekujsh se “Ku ka ortodoksë, ka dhe grekë”, (në rastin e Ballkanit jugor) ose serbë, (në rastin e Ballkanit qendror), ide e cila është drejtuar kundër ekzistencës së shqiptarëve si komb.

Në debatin e sotëm, Berisha, i cili kritikohet po për arësyelectorale nga lideri i opozitës, nuk ka përmendur në asnjë rast ndonjë tezë, e cila bie në kundërshtim me moderacionin e rilindasve tanë. Përkundrazi, diplomacia ndërkombëtare duhet ende të shqetësohet nga qëndrimet ekstremiste të kishës serbe e greke, ndikimi i së cilës po sjell konflikte edhe në Shqipëri.

5. Nacionalizmi shqiptar nuk predikon epërsinë e shqiptarëve në rajon. Ai nuk është nacionalizëm mesianik dhe nuk pretendon se te ne është qendra e botës. Shqiptarët kanë plot arësye të pretendojnë privilegjet e të qenit popull i parë i Ballkanit, por as themeluesit e nacionalizmit, as pasuesit e tyre nuk e kanë predikuar këtë. Rilindasit kanë përmendur shpesh prejardhjen pellazgjike dhe ilirike të shqiptarëve, sigurisht bazuar në pohimet e dhjetra studiuesve të huaj të shekullit XVII e XIX thjesht për të ngritur ndërgjegjën kombëtare, jo për të nxitur konflikte me fqinjët.

Përkundrazi, nacionalizmat e fqinjëve tanë janë ngritur mbi bazën e miteve, sidomos të miteve mesjjetare, të cilat janë aktualizuar për nevoja politike e ideologjike, sa herë që politika, shteti, kisha, elita akademike e ka parë të nevoshme ringjalljen e këtyre miteve. Dhe sa herë ato janë ringjallur, aq herë e kanë pësuar më së shumti shqiptarët.

Debati i sotëm, gjithashtu nuk mbështetet në ndonjë hipotezë të bazuar në mite. Debati i sotëm është shprehje e një të vërtete të pamohueshme. Albanofobia nuk është prezent vetëm në qarqe civile në vendet tona fqinjë. Ajo shfaqet herë pas here edhe në strukturat e shtetit, në strukturat e policisë dhe të ushtrisë, në ologarkinë fetare e intelektuale. Kjo është e duhet të jetë shqetësuese jo vetëm për shqiptarët, por edhe për bashkësinë ndërkombëtare. Kur Berisha përmend faktin se albanofobia nuk lejon zbatimin e marrëveshjeve, kjo është një këmbanë për ndërkombëtarët, sepse nuk ka marrëveshje që është nënshkruar pa imponimin dhe prezencën e mekanizmave ndërkombëtarë.

6. Nacionalizmi shqiptar është proeuropian. Ndoshta në kohën e themelimit të tyre nuk kanë qenë aq proeuropian vetë nacionalizmat francezë e gjermanë, sa çka qenë nacionalizmi shqiptar. Themeluesit e nacionalizmit tonë e përcaktuan Europën si orientim dhe destinacion dhe rritën vokacionin perendimor të shqiptarëve. Nëse në ditët e sotme shqiptarët janë kombi më proeuropian në botë, kjo i dedikohet njëkohësisht predikimit të themeluesve të nacionalizmit tonë. Me dhunë shqiptarët u shkëputën nga rruga e zhvillimit perendimor për një periudhë kohe prej rreth 50 vitesh nën sundimin komunist. Shpesh historianët politikanë e justifikojnë këtë si pasojë e vendimmarrjes së Fuqive të Mëdha, por nuk do të ndodhte kjo, nëse ideologjia komuniste nuk do të ishte zhvilluar tek ne.

Ky lloj vokacioni properendimor buron nga vetëdija e jo nga pragmatizmi i shqiptarëve. Këtë e dëshmon qëndrueshmëria e përqindjes së atyre që përkrahin integrimet euro-atlantike. Vetëm në Shqipëri ndodh që udhëheqësit perendimorë priten me entusiazëm e jo me protesta. Vetëm në Shqipëri nuk ka antiglobalistë. Por kjo nuk do të thotë se shqiptarët nuk janë e nuk duhet të jenë nacionalistë në kuptimin europian të fjalës.

7. Shqiptarët kanë adaptuar një lloj nacionalizmi në respect të vlerave të miqësisë dhe mirënjohjes. Kjo rrjedh nga trashëgimia kulturore dhe historike e jona, nga kodet shqiptare të besës e të mikut, nga përgjegjshmëria e edukuar dhe e praktikuar për fatin e të tjerëve. Dhe ky tipar nuk është prezent në nacionalizmat e tjerë, sa te shqiptarët.

Por në kohët e sotme moderne nacionalizmi shqiptar ka nevojë të adaptojë zhvillimin e disa parimeve sociale, që lidhen me solidaritetin dhe humanizmin me njëri-tjetrin. Atë shkallë të sjelljes humane me të huajt, si në rastin e qëndrimit ndaj hebrejve, është e domozdoshme ta adaptojmë në sjelljen me njëri – tjetrin. Kjo do të thotë se nacionalizmi ynë praktikisht bëhet i sukseshëm, nëse rritet bashkëpunimi midis grupeve sociale, psh midis biznesit dhe elitës akademike e shkencës, midis qytetarit dhe përfaqësuesve të shtetit, pra midis qeverisësve dhe të qeverisurve. Trashëgimia komuniste e trashëguar në këtë fushë mbetet ende pengesë e kapërcimit të dasive midis nesh. Por është kërkesë e nacionalizmit rritja e harmonisë sociale, e veprimit kolektiv dhe e përkrahjes së njerëzve në nevojë.

8. Nacionalizmi shqiptar nuk është përjashtues. Kjo formulë vlen si në rastin e respektit për fqinjët edhe për harmoninë e brendshme. Për nacionalistët të gjithë shqiptarët vlejnë njësoj, pavarësisht përkatësisë fetare e krahinore, apo bindjeve politike që ata kanë. Ai që kërkon të vejë një palë kundër një pale tjetër, ai që kërkon të nxisë konflikte dhe në diskursin e tij ze vend dhuna, “burgu”, arresti, pra ata që në vend të rolit të nacionalistit, luajnë rolin e prokurorëve dhe të gjykatësve, këta liderë e politikanë, nuk janë e nuk mund të jenë nacionalistë. Duke iu përmbajtur kësaj formule, atëherë shkojmë te verifikimi i qëndrimeve nacionaliste të kohëve të fundit.

Natyrisht që nacionaizmi shqiptar ka edhe tipare të tjera, siç është predikimi i të qenit rezervues, tipar të cilin e elaboron mjaft mirë Prof. Eqerem Cabej, por nuk do të ndalemi më gjatë në këto karakteristika. E rëndësishme është të kuptohet fakti se qëndrimet nacionaliste të moderuara, të cilat nuk nxisin dhunën, janë të shëndetshme për shoqërinë shqiptare. Vetë kombet e zhvilluara kanë mbërritur në majë të suksesit përmes levës së arkimedit, që quhet, nacionalizëm i moderuar. Të njëjtën rrugë duhet ta ndjekin edhe shqiptarët, pa patur frikë së mund të akuzohen për ekstremistë.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Dr. Enver Bytyci, retorika per Nacionalizmin

5 VJETORI I KOSOVËS PA FLAMUJ KUQ E ZI E PA EUFORI

February 19, 2013 by dgreca

Nga ELIDA BUÇPAPAJ/

Pesëvjetori i festimit të pavarësisë të Kosovës ishte diçka ndryshe ngasa kemi parë rëndom, kur festa e pavarësisë të Kosovës bëhet ndërkohë shprehje e ndjenjës së identitetit kombëtar. As veprimtarët e Vetëvendosjes nuk ndërmorën ndonjë veprim për të vendosur natën flamujtë kombëtarë të kuq si gjaku me shkabën e zezë dykrenore. U tregua disiplinë.

Kishte vetëm flamuj të shtetit të Kosovës, që për nga ngjyrat ngjajnë me atë të Bashkimit Europian, veç ndryshojnë nga numri i yjeve.

Vëmendja u përqëndrua tek Newborn-i. Kush kishte vendosur firmën e tij ta harrojë sepse tani Newborn ka një look të ri dhe interesant, me një mori ngjyrash pa fund, të flamujve të 98 vendeve që e kanë njohur shtetin e ri të Kosovës.

Pesëvjetori kaloi bukur e qetë. Shteti amë kishte dërguar presidentin e republikës të Shqipërisë i cili ishte i pranishëm në të gjitha aktivitetet që institucionet e Kosovës organizuan më 16 dhe 17 shkurt. Mungonte kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, për shkak të retorizmit absurd të kohëve të fundit, i cili ka filluar prej festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë dhe nuk u ndal as gjatë këtyre ditëve, për konsum të fushatës politike të zgjedhjeve të 23 qershorit.

Edhe Jozefina Topalli kishte prani të reduktuar. Ishte në seancën parlamentare, por jo në paradë.

Duket se institucionet e Kosovës kishin marrë këshilla nga aleatët tanë jetikë që të ishin të kursyer me ftesa, me retorikë dhe me eufori. Në fund të fundit e çfarë do të fitonte Kosova nga retorika? Asgjë! Po Shqipëria? Asgjë! Po liderët? Veç do të krijonin shqetësim, ankesa, fqinjët do të na tregonin me gisht! E për çfarë? Të fajësohesh për retorikë është skandaloze! Retorika është në vetvete skandaloze! Aq më tepër kur ka kosto për shqiptarët!

Të duket çudi, që institucionet e Kosovës nuk kishin ftuar kryeministrin e Shqipërisë. Por kjo është e vërteta. Ky ishte çmimi që Berisha mori për konsumim të retorikës. Sepse Kosova nuk ndihmohet me tirada retorike, Kosova dhe shqiptarët dëmtohen nga tiradat e retorikës, ashtu si edhe vetë Sali Berisha. Kosova ndihmohet me veprime dhe vepra. Rruga e Kombit po!

Kosova e festoi 5 vjetorin e pavarësisë pa inflacion deklaratash, pa inflacion dekorativ. Jam e sigurt se shqiptarëve të Kosovës u ka munguar flamuri i kuq, sepse ata janë më patriotë se shqiptarët e shtetit amë, por duket u veprua kësisoj për të evituar dhe harruar disi shijen e kripur të retorikës pikante të Berishës me nacionalizëm fiktiv.

Sepse ne shqiptarët jemi këta që jemi, por nacionalistë nuk jemi. Nuk jemi as patriotë. Shikoni si i kujtojnë sot SHBA baballarët e Kombit, ndërsa baballarët e Kombit tonë vazhdojnë të mbeten të varrosur dhe vetëm me rastin e 100 vjetorit të shtetit ua pamë disi fytyrat nga një ekspozitë e piktorit Arben Morina. I pamë sa një flash fotografik. Kaq, për fushatë, për eufori feste!

Prandaj Kosova veproi shumë mirë që e festoi 5 vjetorin me këmbë në tokë dhe nëse ka dëgjuar këshillat e aleatëve tanë jetikë, ka vepruar shumë mirë. Ky është një leksion që i bëhet Sali Berishës. Flakë për flakë. Le ta mohojë po të dojë. Si veprojnë yesmenët e tij, ata që ia mbushin mendjen se është lideri diell, që e bëjnë të fluturojë në jerm dhe të mos e shohë realitetin. Kështu ia kanë bërë yesmenët gjithnjë dhe kur ka ardhur puna pastaj e kanë braktisur. Por puna e liderëve politikë kështu është, vijnë e ikin, ndërsa çështja është që të mos dëmtohen interesat e vendit dhe shqiptarëve, çështja është që shqiptarët të integrohen aty ku e meritojnë të jenë, si pjesë integrale e Europës së Bashkuar.

Kosova dhe Shqipëria festuan qetë dhe pa eufori, por kjo nuk ndali që shqiptarët e Shqipërisë të vinin për dy orë e ca nga Tirana në Prishtinë për të shijuar festën pa nevojën e kronikave televizive dhe komenteve të gazetarëve.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: 5 vjetori i Kosoves, Elida Buçpapaj, pa flamuret kuq e zi

“AGAI I JENIÇERËVE POLITIKË ME STRAJCË NË KRAH…”

February 18, 2013 by dgreca

Nga Fadil LUSHI/

Dikur moti, gjyshërit tanë kishin ndërtuar një mirëqenie të mirëfilltë morale. Sa herë që ata donin “t’i iknin vëmendjes së të tjerëve”, parapëlqenin atë llafosjen me “isharete”… Kjo llafosje e tyre ishte përplot me “esnafllëk” e burrëri, thjesht ishte një bisedë e këndshme, e lezetshme, transparente dhe pa prapavijë keqbërëse. Të gjithë ata që ishin të përjashtuar a që duhej t’i rrinin mënjanë këtij komunikimi nuk mund të ngelnin indiferentë dhe të mos thoshin se “ky shkëmbim i lirë mendimesh ndërmjet tyre” vërtet qe pa hile.

Kur gjyshërit gjendeshin në siklet, i bënin punët me shumë merak, sidomos kur nuk pëlqenin bëmat e njerëzve përreth tyre. Mbaj mend kur në vitet nëntëdhjetë u “(ri) punësova si njëfarë këshilltari” pedagogjik, babai i kishte parashtruar pyetje zonjës së tij, gjegjësisht nënës sime: “Pa më thuaj, moj zonjë, se ç’punë do bëjë ky çapkëni ynë”? Ajo ia kishte kthyer: Po do bëjë këshilltarin. Eh, ky ka nevojë vetë për një këshilltar! Ky “hazërxhevap”  i babait sot na duket “denigrues”!? Ku ta di njeriu, ndoshta kishte pasur të drejtë. Po unë pajtohem plotësisht se kishte pasur të drejtë, sepse shumë kohë më parë, me një rast i pata thënë: “Më bëj baba t’i ngjaj gjyshit”!? Ai ma pat kthyer kështu: “… po mirë, unë të bëj, por ama ti nuk bëhesh”!?… Dhe, vërtet, kurrën e kurrës nuk u bëra i tillë, si gjyshi dhe i biri i tij.

 

Sot parashtrohet pyetja se a mos vallë mëhallës së inteligjencies shqiptare i mungon një intelektual të llojit të Faik bej Konicës. Udhëpërshkruesit mund të thonë se Konica, në mendje a fiqir ishte aristokrat, ndërkaq në ecje ishte elegant, në çdo mexhlis ishte më i privilegjuar, më shumë se kritik, më i vendosur e të tjera. Edhe sot, pas sa e sa dekadash nga ikja e tij fizike nga dynjaja shqiptare, mbetet aristokrati dhe kryeredaktori i fjalës së shkruar shqipe në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës…, aristokrati  më i madh i pendës shqiptare, aristokrati i kostumit alla konicane!? A mos vallë, edhe sot e kësaj dite mexhlisit dhe mëhallës së politikës shqiptare i mungon një figurë e kalibrit të ballistit siç ishte Mithat bej Frashëri…, a mos vallë mendimit politik gjegjësisht higjienës së mendjes shqiptare do t’i duhet të presë edhe një shekull për të krijuar një Mithat tjetër.

Disa ditë më parë një intelektual relativisht i ri nga mosha, përndryshe nga një qytet shqiptar që shtrihet në hapësirat e Gadishullit Ilirik, kishte vendosur të hidhet në grevë politike. Motivi kryesor i grevës së tij konsistonte në kërkesën e tij paksa utopike. Ai kërkonte që “agai” (lidershipi) i tij i ardhshëm fillimisht do të duhej të ishte i pashëm, i moralshëm, të ketë taban kombëtar, të jetë “shehërli e namuzli”, komunikativ dhe pasanik, të mos të jetë “nën varësinë e fjalës lavdëruese” të miqve dhe votuesve të tij…, atij nuk i duhet një “aga” (lidership) që do të prodhonte a do krijonte më shumë prokopi, sesa mençuri… Ai ëndërronte me sy hapur një “aga” (lidership), i cili më shumë do t’i dojë dhe do t’i respektojë simpatizantët e vet sesa që do ta preferojë pushtetin…, atë pushtet që ndoshta do ta marrë me vota klandestine gjegjësisht me dhunë…, ai dhe të tjerët si ai parapëlqejnë të ketë një “aga” (lidership) demokrat, kurse jo një të tillë me origjinë diktatori ose edhe provincialisti…, ai do të preferojë një “aga” (lidership) karizmatik e me mendje femër, kurse jo një karrierist që ka devijuar nga fiqiri respektivisht i anashkaluar nga fisi i vet dhe më gjerë… Ai edhe më tej do të preferojë një “aga” (lidership) me origjinë aristokrati dhe jo një “aga” (lidership) që ka trashëguar mbeturina dhe vese arroganti, respektivisht “aga” me sjellje a me qëndrim përbuzës e mospërfillës kundrejt të tjerëve. Ai nuk do të preferojë një “aga” (lidership) me “çorape të arnuara”, jo një “aga jeniçerësh politikë me strajcë në krah”, jo një lidership që do të sundojë të drejtën absolute mbi fjalën dhe mendimin e lirë…, ai do të preferojë një “aga” (lidership) me mendje në kokë, me mendje femër a mendjendritur. Ky “grevist” i lartpërmendur politik nuk do të preferojë një “aga jeniçerësh”, të cilit sa herë që do t’i lëkundet karrigia, aq herë do të prodhojë “nacionalizëm të rrejshëm” apo edhe aq herë do premtojë “dyshtetësi dhe Shqipëri natyrale”!?? (është një proverb gjerman ku thuhet: “Kush ngjitet më shumë seç e meriton, bie shumë më poshtë seç e mendon”!). “Grevistit” të shkrimit tonë  nuk i duhet një “aga” (lidership) i cili vazhdimisht do t’i “buzëqeshë të keqes”!? dhe jo të mirës…, atij nuk i duhet një “aga” (lidership), i cili në lloj-lloj mexhlisesh politike, ashtu “pa hiri”, do ta turpërojë veten, fisin dhe do të denigrojë votën e partisë politike që përfaqëson…, që e prish imazhin e fisit të vet…, ai i cili do të duhet të hiqet si çuni i familjes dhe jo të  identifikohet me legenin e mëhallës a edhe të bllokut…, ai i cili historinë e prindërve dhe të fisit të tij do ta shpjegojë bythëpraps…, dhe jo të hiqet si “aga që do  mbajë veten për të mençur”?

“Grevistit” nuk i duhet një “aga jeniçerësh politikë”, nuk i duhet një “hyzmeqar shkau a komunisti”…, atij nuk i duhet një i tillë që kur t’i teket do t’i bëjë qejfin e prapanicës së tij, prapanicë që ndërron parti e bajrak, “grevistit politik” nuk i duhet “aga” i cili dikur i shkonte pas elitës apo të përzgjedhurve e politikës së atëhershme!…, një politikan që sot e kësaj dite ndihet i “pikëlluar për mungesë qytetarie dhe aristokracie familjare të trashëguar”!? “Grevistit” nuk i duhet që “agai” i tij i ardhshëm të fshehë a të mohojë origjinën e tij nga fshati…, aq më tepër kur e dimë se një gjë të tillë nuk e bëri as edhe Sharl de Goli…, nuk i duhet një “aga jeniçerësh” i cili do t’i shkojë pas “hijes së urrejtjes dhe çallëmit katundaresk të ish-komunistit, ai i cili dikur e kishte për detyrim të numëronte pordhat e pordhaxhiut të mëhallës së tij”!?… “Grevistit dhe grevistëve të tjerë politikë shqiptarë” sot gjithsesi se nuk u duhet një lidership i cili me strajcë në krah do të trokasë dyerve të pasanikëve…, apo edhe kur do të përfundojë a perëndojë koha e “dinastisë politike të tyre” tok me ato strajca do ikin.., si ata biznesmenët bythëçjerrë, që kur filloi lufta në Kosovë dhe më vonë në Maqedoni, me do të tilla të mbushura me dollarë ua mbathën këmbëve drejt  Evropës, Shqipërisë, kurse ca të tjerë “anavatan” Turqisë. Ata që futën hundët në këtë vaki sot do të thonë se asnjëherë nuk u mor vesh se të kujt ishin ato strajca, a ishin thesar i fisit apo i popullit…, këtë një Zot e di…, po ndoshta këtë e di edhe “pronari” i strajcës.

Edhe në këtë njëqindvjetor shqiptar (konferenca e ambasadorëve të vitit 1913), “grevistit politik” do t’i duhet një “aga” (lidership) që do t’u nënshtrohet provimeve nga leksionet e atdhedashurisë dhe demokracisë…, një “aga” që detyrimisht do të duhet t’i maturojë këto provime…, nëse këtë nuk do ta bëjë, atëherë do të ketë “ llogari të hapura” me inatet e tij histerike ose edhe homerike.

Mitrush Kuteli, i zhgënjyer fund e krye nga varfëria, dikur kishte “bërtitur”: “Rroftë mileti pa brekë”!? Ndërkaq, ky “grevisti politik” i kësaj shkarravine do të ulërijë: “Rroftë agai i jeniçerëve politikë (të moderuar) me strajcën në krah”!?

Filed Under: Opinion Tagged With: agai i jenicereve politike, Fadil Lushi

JEHONA AMERIKANE ME RASTIN E 5-VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS

February 16, 2013 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Të Dielën me 17 Shkurt  Kosova dhe mbarë kombi shqiptar festoi 5-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë nga Serbia.   Ekspertë të ndryshëm kanë pohuar se mos të ishte për përkrahjen e madhe diplomatike dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara për shqiptarët e Kosovës, Kosova nuk do e kishte fituar kurrë pavarësinë e shpallur më 17 Shkurt, 2008.    Duke u bazuar në deklaratat që udhëheqësit e saj më të lartë bënë me rastin e 5-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës,  Shtetet e Bashkuara  të Amerikës vazhdojnë të jenë të angazhuara, me sinqeritetin më të madh të tyre, për të  vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës duke punuar së bashku me institucionet e Republikës së Kosovës dhe me ortakët ndërkombëtarë, për një Kosovë ku mbizotëron rendi e ligji, për një Kosovë të begatë me një ekonomi të fortë dhe me një shoqëri demokratike e tolerante me një qeveri dhe shoqëri civile të fortë dhe të qëndrueshme.   Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se ato vazhdojnë së punuari me aleatët e tyre evropianë për realizimin e aspiratave të popullit të Kosovës për integrimin e shtetit më të ri në Evropë në organizmat euro-atlantike.Ashtu si edhe në të kaluarën, këto ndjenja miqësie dhe mbështetjeje për Kosovën u ritheksuan edhe në mesazhet që udhëheqsit më të lartë amerikanë i drejtuan popullit të Kosovës  me rastin e 5-Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.Listën e urimeve të udhëheqësve amerikanë e kryesoi Presidenti Barak Obama, i cili në mesazhin e tij, drejtuar Presidentes Atifete Jahjaga, i përcolli asaj dhe popullit të Kosovës, “urimet më të përzemërta me rastin e 5-vjetorit të Pavarësisë së shtetit tuaj.”    Presidenti Obama uron Kosovën për, ”hapat historike në realizimin e përfundimit të mbikqyrjes së pavarësisë”,  duke shtuar se, “Ndonëse mbetet ende punë për t’u bërë,  Kosova ka ecur përpara në konsolidimin e institucioneve demokratike,  në forcimin e sundimit të ligjit, në ekonomi dhe në zhvillimin e një shteti tolerant, gjithpëfshirës dhe shumë kombësh.”    Presidenti amerikan nënvijon gjtihashtu përparimet e bëra në, ”dialogun me Serbinë, që ka çuar përpara mundësitë drejtë normalizimit të marrëdhënjeve, nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e Kosovës, fqinjtë dhe i githë rajoni.”    Në mesazhin e tij, Presidenti Obama, në emër të vendit që ai përfaqëson,  shprehet  se, “Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë miqët tuaj të ngushtë dhe  si partnerë  mbesim të përkushtuar në qëllimin tonë të përbashkët që Kosova të sigurojë vendin e saj të merituar me një të ardhme evropiane të integruar, demokratike dhe të përparuar. “Admirojmë përparimin që Kosova ka bërë në këto pesë vite të pavarësisë dhe mirëpresim që të punojmë së bashku me ju për arritje të tjera në vitet në vijim”,  tha udhëheqsi amerikan në mesazhin e tij, drejtuar presidents Jahjaga dhe nepërmjet saj popullit të Kosovës.

Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry në një mesazh me të njëjtën frymë miqësie karshi Kosovës shprehet se, ”Shtetet e Bashkuara mbeten vendosmërisht të angazhuara për një Kosovë të pavarur, sovrane dhe shumë  etnike”,  duke thënë se, ”uron udhëheqsit e Kosovës për dedikimin e tyre ndaj ndërtimit të institucioneve demokratike, avancimit të mundësive të reja ekonomike,  promovimit të zbatimit të ligjit dhe përpjekjeve drejtë integrimit evropian.”   Sekretari amerikan i Shtetit këshillon udhëheqsit e Kosovës se, ”vazhdimi i punës në këto fushë, shërben për sigurimin e stabilitetit rajonal si dhe të prosperitetit për vendin tuaj”,  duke përfunduar se “ndërsa ju festoni këtë ditë të veçantë, duhet ta dini se Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë pranë Kosovës si partnere dhe mike.”

Nuk munguan as urimet e miqëve të shqiptarëve në Kongresin amerikan, të prirë nga Kongresmeni Eliot Engel i shtetit New York, nën-Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtëme të Dhomës së Deputetëve dhe njëherazi edhe kryetar i grupit të ligjvensëve që mirren me çështjet shqiptare në Kongresin amerikan.   Në mesazhin e tij, Zoti Engel tha se,  ”Ka qënë një nder dhe kënaqësi të qëndrosh përkrah popullit të Kosovës ndërsa ata kaluan nga tragjedia në triumf gjatë 20 vjetëve të fundit.    Por beteja nuk ka mbaruar.  Kosova ende pengohet nga mungesa e vullnetit të disa vendeve për ta njohur atë, ndërsa vende të tjera ende e bllokojnë Kosovën të bëhet anëtare e OKB-së dhe të përparojë normalisht drejt një të ardhme euro-atlantike”.   Ai u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre evropianë që siç tha ai,  ”Përparimi i Kosovës drejtë strukturave euro-atlantike, Bashkimit Evropian dhe  NATO-s  të jetë një prioritet”,  duke shtuar se,  ”Kosova duhet të përfshihet në Evropë së bashku me fqinjët e saj, pasi në të kundërtën do të krijonim një gropë të zezë në Ballkan,  ku shqetsimet më të këqia për krimin dhe korrupsionin mund të bëhen realitet.”   Rruga e Kosovës drejtë NATO-s, sipas Kongresmenit Engel,  kërkon zhvillimin e një ushtrie, hapat e parë drejtë së cilës janë hedhur tanimë”, dhe u shpreh se ”pret me padurim ditën kur trupat e Kosovës do të qendrojnë krah për krah me ushtarët amerikanë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.”    Si mik i sinqertë i shqiptarëve,  Zoti Engel ve në dukje sfidat serioze me të cilat përballet Kosova, prëfshirë papunësinë dhe korrupsionin si pengesa kryesore për zhvillimin e ekonomisë, por edhe marrëdhënjet ndër-etnike. Miku i vjetër i shqiptarëve në mesazhin e tij siguron Kosovën se, ”Shtetet e Bashkuara kanë qënë dhe do të vazhdojnë të jenë miqtë më të mirë të Republikës së Kosovës.    Ne do të vazhdojmë të nxisim zhvillimin e Kosovës, respektin për sovranitetin e saj dhe zgjërimin e numrit të vendeve që e njohin atë.    Me miqësinë në rritje mes dy vendeve dhe popujve tanë, kam shpresë se pesë vjetët e ardhshme do të jenë edhe më të mira sesa këto pesë vjet të para të pavarësisë”,  përfundoi  mesazhin e tij Kongresmeni Eliot Engel.

 

Një tjetër ligjvenës amerikan, Kongresmeni Gary Peters  nga shteti Michigan,  gjithashtu anëtar i grupit  që merrret me çështjet shqiptare në Kongres, dhe njohës I mirë  dhe mbështetës i çështjeve shqiptare në  Kongresin amerikan,  në urimin e tij thotë se, “Jam  krenar që jam mik i shqiptarëve”, dhe  shton se do të festojë  këtë përvjetor me shqiptarët  në shtetin Michigan.   Kongresmeni Peters thotë se gjatë vizitës së tij të fundit në Shqipëri dhe  në Kosovë kishte parë aq shumë shtëpi dhe objekte ku flamuri amerikan valvitej krahas atij shqiptar – dhe shprehet se ai do,”të mbështesë lidhjet e pandërprera midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe do të punojë për të forcuar sovranitetin e Republikës së Kosovës”.

Edhe komuniteti  shqiptaro-amerikan, roli i të cilit është i njohur mirë në forcimin e marrëdhënjeve të ngushta që ekzistojnë midis Kosovës, Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara – por edhe për përpjekjet e tija për të sensibilizuar opinion amerikan mbi fatin e shqiptarëve në Ballkan — e ka shënuar këtë përvjetor — duke zhvilluar aktivitete të ndryshme festive.   Madje edhe gazeta e dytë  më e madhe  në  New York, The Daily News,  pasqyroi aktivitetet e shumëta të shqiptarëve të New Yorkut.   Gazeta  thotë se megjithse kanë kaluar 5-vjetë nga Shpallja e Pavarësisë së Kosovës,  entuziazmi i tyre për Kosovën nuk është pakësuar aspak, ndërsa ata festojnë në lagjën Bronks dhe anë e mbanë qytetit new York.   Daily News citon asamblistin  e parë shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj, i cili disa ditë më parë paraqiti në Asamblenë e New Yorkut një rezolutë me rastin e këtij përvjetori se, “këjo është një ditë krenarie për popullin e Kosovës, për shqiptaro-amerikanët dhe  për shqiptarët anë e mbanë  botës.”

Konsulli i Përgjithëshëm i Republikës së Kosovës  në  New York, Ambasadori Bekim Sejdiu, në mirënjohje ndaj rolit të Shteteve të Bashkuara, i tha me ketë rast gazetës së New Yorkut, Daily News se, “Mbështetja e fortë e Shteteve të Bashkuara për Kosovën ka qenë dhe është një faktor jetik për përparimin e gjithanshëm të Kosovës,  dhe ne do të jemi gjithmonë shumë mirënjohës për këtë”, dhe shtoi se diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara  “ka qenë aktive dhe e pazëvendsueshme”,  në zhvillimet  pozitive në atdheun e tyre.   “Në këtë 5-vjetor”, i tha ai gazetës Daily News të New Yorkut, se  “të gjithë ne kemi shumë arsye të festojmë, pasi  shqiptarët nga Kosova që jetojnë këtu janë krenarë për kontributin e tyre ndaj lirisë, demokracisë dhe begatisë së Kosovës.  Ata janë krenarë  si qytetarë të mire të Shteteve të Bashkuara dhe në të njëjtën kohë gëzohen dhe festojnë arritjet e mëdha të Republikës së Kosovës”, përfundoi përfaqsuesi  i Kosovës në New York.Komuniteti shqiptaro-amerikan në New York, por edhe anë e mbanë Shteteve të Bashkuara ku ka përqendrime të konsiderueshme shqiptarësh festoi këtë përvjetor, përfshirë  drekën që shtroi organizata pan-Shqiptare Vatra dhe  gazeta Illyria organizoi një darkë të madhe, për të nderuar personalitete amerikane dhe shqiptare  që ndihmuan në realizimin e Pavarësisë së Kosovës.

Këto janë urimet dhe dëshirat e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe të autoriteteve  më të larta të  Shteteve të Bashkuara,  të  një vendi dhe të një populli mik që ia ka dashur dhe ia do të mirën Shqipërisë,  Kosovës dhe kombit shqiptar në përgjithësi. Këto janë fjalët dhe këshillat e sinqerta të udhëheqësve të një vendi,  miku të madh për një kauzë të drejtë dhe të nevojshme që është integrimi i plotë i shqiptarëve në organizmat  Euro-Atlantike.    Nëse Shqipëria dhe Kosova dëshirojnë të bëhen pjesë e kësaj bote euro-atlantike për të cilën bëjnë thirrje udhëheqsit amerikanë dhe për të cilën udhëheqsit shqiptarë në të dy anët e kufirit kanë shprehur gatishmërinë e tyre, të pakën me fjalë — atëherë  udhëheqsit e sotëm të kombit shqiptar nuk mund të mos përfillin këtë zë të fuqishëm miqësor që i bën thirrje të drejtë për drejtë ndërgjegjes kombëtare dhe patriotizmit më të shëndosh shqiptar.

Filed Under: Opinion Tagged With: 5 vjetorit, Frank shkreli, jehona amerikane, pavresia e Kosoves

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 829
  • 830
  • 831
  • 832
  • 833
  • …
  • 868
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Antonio Bellushi (1934, Frasnitë – 19 qershor 2024) mbledhës i zellshëm dhe studiues i pasurive etnokulturore e gjuhësore të Arbëreshëve dhe Arbërorëve
  • Jetimi që nxori zbuluar shtetin…
  • Qyteti antik 2400-vjeçar i Çukës së Aitoit
  • Dita e Veteranëve, përkujtojmë shqiptarët që shërbyen me nder në Ushtrinë e SHBA
  • Lëvizjet e popullsisë shqiptare jashtë kufijve shtetërorë dhe vendosja e saj në Shqipëri: Një analizë historiko – hartografike dhe socio – ekonomike
  • “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”
  • 1928 / URA E ZOGUT MBI LUMIN MAT — RRËFIMI EKSKLUZIV I ERWIN SCHNITTER, INXHINIERIT ZVICERAN QË DREJTOI PUNIMET PËR NDËRTIMIN E SAJ
  • NIKOLLA NAÇO (1843–1913) – ATDHETARI QË E VURI PASURINË, DIJEN DHE JETËN NË SHËRBIM TË SHQIPËRISË
  • MURI I BERLINIT RA, POR MURET POLITIKE DHE IDEOLOGJIKE MIDIS SHQIPTARËVE VAZHDOJNË TË QËNDROJNË
  • Dy “Qemalët” e mëdhenj që themeluan dy shtete mbi rrënojat e një perandorie
  • THANK YOU to the City of St. Petersburg and Chief Anthony Holloway for Supporting Albanian School VATRA!
  • A egzistonte koncepti i kombit në kohën e Skënderbeut?
  • Dardane Halimi: “ALB Connection was created to give every Albanian-owned business in America a voice and visibility”
  • KRIJIMI I NJERIUT TË RI: NGA IDEOLOGJIA KOMUNISTE TE KULTURA E PËRFITIMIT NË SHQIPËRINË E SOTME!
  • Transpozimi poetiko-dramatik i veprës “Trungu ilir” të Sabri Hamitit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT