• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PERSHENDETJA E AMBASADORIT GALAXHI NE PRITJEN E 11 DHJETORIT

December 14, 2012 by dgreca

Mirëma të gjitheve; Good evening everyone!/

Gëzuar 100-vjetorin e Pavarësisë Shqipëri!/

Happy Independence Day Albania!/

Happy Independence Day to all Albanians wherever they live!/

 

Distinguished Deputy Assistant Secretary Philip Reeker,/

Distinguished Senators, Congressmen,/

Distinguished former US Ambassadors to Albania, /

Distinguished men and women in uniform,

Dear friends and compatriots,

We are gathered today to celebrate a very blessed day for Albania and Albanians: the first 100th anniversary of our Independence Day. May God bless all those generations which paved the way to the very wise and brave men and women who contributed for the proclamation of Independence on November 28, 1912!

All Albanians celebrated and continue to celebrate, in Albania and all-over the world; and we are proud tonight to celebrate in this very blessed land called the United States of America, that for centuries has been hosting freedom dreamers and freedom makers; that hosted the founding fathers of “Vatra” exactly 100 years ago; that hosted the great Albanian thinkers and patriots: ambassador Konica and bishop Noli; Belushi brothers as well. We are proud tonight to celebrate especially here, in Washington DC, I believe, in the Capital of the Democratic World.

Special thanks and gratitude must go to the founding father, Ismail Bej Qemali, who had the clarity, the wisdom and the vision to act fast and determinedly, in order not to lose the momentum that historical conditions provided, in order to seal the centuries-long dream of Albanians for having their own independent state, their own beautiful, proud, freedom-loving Flag.

Today, we Albanians are and feel proud of being a valid partner in producing freedom and stability; of having our Flag lined-up together with the other 27 NATO member-states; we feel proud that we stood the challenges of the first 100 years, and we are so confident that we will stand the new challenges of the next 100 years.

Albanians are so confident for their future, because their past is so glorious, full of heroes and freedom-fighters. It was exactly on November 28, 1444, that our National Hero, Gjergj Kastrioti –  Scanderbeg, raised the very same Flag proclaiming the independent and unified state of Arbëria, which included all Albanians under one and the same Flag.

Dear friends,

It would have been quite unfair to portray Albanians only as good and brave freedom-fighters, because Albanians have given the world Mother Theresa, one of the greatest examples of compassion, love and maturity. She remains a great reminder of what our mission in life should be.

Keeping all these in mind, during these two decades in democracy, Albania has played and will continue to play a very constructive and moderate role in our Region, despite the difficulties this approach have had and will continue to have for Albanians, who practically live in half of the states of the Region.

But, we are determined and fully convinced that the only and ultimate station for Albania and the Region is Brussels; it is the European Union. The faster we reach that station, the better it is for the whole region, even wider.

Albania and Albanians will continue to be a factor of stability, of good understanding, of open and sincere friendship, based always on the values and principles of democracy; working for a Europe Whole, Free, and at Peace.

Dear Friends,

On behalf of the whole Albanian Nation, I have to thank the United States of America and their distinguished Statesmen for the direct and principled support that they have provided for us, for the Albanian Nation.

100 years ago, President Wilson’s determination sealed the existence of Albania on the map of Europe;

Almost a century later, President Clinton’s determination freed the other half of our nation, adding dear Kosova to Europe’s map;

And a few years ago, President Bush Jr. and President Obama welcomed Albania to NATO, a meaningful re-birth for all Albanians.

Thank you America! We owe you so much!

But, besides many, America has another very precious jewel on its crown, it has the wonderful patriotic Albanian-American community; part of which fills this hall tonight.

Dear compatriots,

Your patriotic and democratic contribution, that of your fathers and grand-fathers, all-together has been an added value to Albania’s heritage, which You so well preserve and transmit from generation to generation. Thank you my dear compatriots!

My dear non-Albanian-speaker friends, I apologize for closing my remarks in Albanian, but I found it so difficult to translate the following lines into another language:

“Sa të rrojë gjithësia,

Sa të rrojë gjithë dheu

Do të rrojë Shqipëria,

Edhe emri i Mëmëdheut.”

 

Gëzuar!

May God bless you all!

May God bless our Independence Day!

God bless the United States of America!

God bless Albania and Albanians wherever they live!

Thank you.

*Ky fjalim u mbajt ne pritjen qe dha ambasadori Gilbert Galanxhi ne Washington me 11 dhjetor 2012 me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Ambasadori Gilbert galanxhi

ASGJË NUK KA PËR TË NDODHUR MË 21 DHJETOR

December 14, 2012 by dgreca

NGA ALFONS GRISHAJ /

Zhurma e madhe për njëfarë pseudoprofecie sipas kalendarit Maya, ka shqetësuar një pjesë jo të vogël të njerëzimit, sigurisht dhe atdheun tim.Rastësisht, shikova një emision në një nga televizionet shqiptare, dhe në mos gabohem “Vizion Plus”. Të ftuar  ishin Fatos Klosi, fizikan, një person tjetër që nuk ia mbajta mend emrin dhe përmes linjës telefonike e pranishme ishte gjithashtu Mimoza Hafizi, astrofizikante në profesion. Personi që mbronte kalendarin  Maya, ishte njeri që kishte studiuar literaturë të kohëve të fundit, por ishte shumë i shpërndarë, për rrjedhojë nuk ia doli të artikulonte shkencërisht një çështje që në fakt i përket kulturës së qytetërimeve të hershme. Habia  ime e madhe qe, kur dëgjova shprehjen e z. Klosi: “Unë nuk u besoj librave!” Le të shpresojmë që ishte një lapsus, një shkapërcim logjik, një përpjekje për të justifikuar mospregatitjen e tij etj. Sepse përndryshe  do të na duhej të ndjenim keqardhje për të gjithë ato studentë e studente të cilëve u jep mësim një njeri “që nuk u beson librave!”

Shumë më ndryshe u paraqit, astrofizikantja, Mimoza Hafizi, e cila, shpjegoi me thjeshtësi (jo matematikisht ), se përse nuk do të ketë apokalips.

Unë mendoj se zhvillimi i njerëzimit ka kaluar në disa faza, por misteri univers është i njëjti.

Që nga kalendari  Maja, deri tek ai Sumerian 4500 më parë, shkenca ka përparuar shumë, por zbulimet nuk janë në atë nivel që të qartësojnë definitivisht ndërgjegjen tonë. Që nga Njutoni tek Ajnshtajni dhe deri tek Hawkins, teoritë e ndryshme janë ballafaquar me sfidat e kohës. “Teoria  Relativitetit”, “Teoria e Big Beng”, “Teoria e Tingujve”, “Teoria e Magmës”, “Teoria  e Ciklit Diellor”, “Teoria Dimensionale” e shumë teori të tjera, janë sigurisht zbulime që pasurojnë kuptimin tonë mbi universin, por kurrsesi nuk përbëjnë çelësin zbërthyes të misterit të gjithësisë.

Librat ”Chariots of the Gods”, apo “Teknologi of the Gods” etj., kanë për bazë fakte tokësore të përzierë me teori jashtëtokësore, të cilat të bëjnë të mendosh se ne nuk jemi të vetëm. Për këtë u shpreh në një intervistë dhe Presidenti i Rusisë, Medvedev,i cili pranoi faktorin UFO.

Fakte dhe pasaktësi të cilat përputhen dhe nuk përputhen me realitetin. Fuqia e trurit tonë është minimale përballë universit që ka krijuar ZOTI. Çdo përrallë, hamendje, shkencë apo pseudoshkencë është e pazoja për të përcjellur mesazhin e caktuar tek shpirti dhe truri i njeriut.Nëse do t’i referohemi Profetit St. Malachy, fundi i botës do të jetë, kur të vijë Papa 112. Papa i sotëm është 111, ne do të kemi dhe një Papë pas Benediktit XVI-të, i cili do të quhet (gjithnjë sipas St. Malachy), Petrus Romanus.Profetet e medhenj, Nostrodamus,Vagna, Caesy etj, rrotullohen rreth 2013-2040, por asnjë nuk është i saktë… Pse?

Nëse do t’i referohemi Biblës, ajo qendron shumë larg hamendësive të pseudoshkencës dhe shkencave ekzakte, në lidhje me apokalipsin, jo sepse thjesht aty nuk ka një datë të parashikuar, por sepse përcaktohet se fundi i kohrave ashtu si vetë krijimi vjen po nga fuqia e Zotit.

T’i hedhim shkurtimisht një sy teorisë Maya, sipas kalendarit të së cilës predikohet fundit i botës. Le te shohim trajektoren e planetit “ Nibiru”, apo asteroidit “Nibiru” që mendohet të kalojë afër Neptunit. Distanca mes këtij të fundit deri tek Toka, është 2.812 bilion mila. Shpejtesia e  asteroidit “Nibiru”  mendohet të jetë 40-45 mije  mila për orë. Kanë mbetur dhe rreth një javë nga dita që mendohet kataklizma!!! Matematika është e thjeshtë, gëzohuni dhe jetoni pa frikë, asgjë nuk ka për të ndodhur me 21 Dhjetor të këtij viti.Toka jonë ka një Protektor të madh siç është Jupiteri, diametri i këtij planeti gjigand është 88.763 mila, kurse ai i tokës është 7.520 mila. Jupiteri ka 16 hëna, kurse toka një. Asteroidet e shumtë i pret Jupiteri pa rënë në tokë. Prandaj shkencëtarët e kanë cilësuar Jupiterin, bodyguardin e Tokës. Ai nuk është rastësisht në atë pozicion. Sateliti I NASA-s sillet rreth tokës duke kontrolluar çdo trup qiellor të padëshirueshëm që mund të drejtohet nga Toka.

Ne, shëmbëlltyra e krijuesit, jemi fëmijët e vegjël, me vizion  të reduktuar në të kaluarën për të sotmen, e po kështu sot për të ardhmen, dhe aspak për të përjetshmen.

Ne jemi të kontrolluar çdo minutë dhe orë, çdo ditë dhe vit. Zoti, nuk na krijoi për të na shkatërruar, por për ta jetuar jetën në mrekullinë e universit të Tij.Ajnshtajni thotë, “If the honey bee ever disappeared, man will only have four years left to live.” Pra, përsëri ne kemi kohë për ta jetuar këtë mrekulli që e bëri Demiurgu.

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: alfons Grishaj, asgje me 21 dhjetor

ÇAMERIA MES AMANETIT DHE REALDIPLOMACISE

December 13, 2012 by dgreca

Nga Arben Manaj /

 Përfaqësuesi parlamentar më i spikatur i çamëve në Shqipëri, Shpëtim Idrizi, kapërcyesi i njohur i ylberit politik pas zgjedhjeve të fundit, me qëllim përkushtimin ndaj kësaj çështjeje, në një shkrim për të shumëpërfolurën rezolutë çame, e cila ende nuk dihet nëse do e marrë ose jo vulën parlamentare, theksonte këto ditë se: “Ky amanet nuk është i thjeshtë, sepse që të përmbushet duhet bërë politikë, duhet bërë diplomaci.”
Dhe këtu qëndron në thelb tërë e panjohura e zgjidhjes ose jo, por edhe nëse ndodh, e rebusit të çështjes çame, pikërisht te diplomacia dhe bashkë me të kuptohet, mënyra se si bën politikë në funksion të përmbushjes së këtij amaneti.
Padyshim, çështja çame është absolutisht aq e vërtetë siç e ka përshkruar tërë ndjenjë dhe patos deputeti Idrizi dhe ka tërë ato sensibilitete dhe sfida, që normalisht ai i identifikon drejt dhe saktë.
Leva e Arkimedit në këtë histori të dhimbshme mbetet përdorimi i atij mjeti efikas të gjetur, mbi të gjitha diplomatik, për ta trajtuar dhe zgjidhur aq sa mundet, në përputhje me pritshmëritë e popullit çam, pritshmëri që për mendimin tim, janë sa të natyrshme aq edhe utopike në kontekstin e problematikës shtetërore mes Greqisë dhe Shqipërisë, por edhe të vetë kompleksitetit të navigimit nëpër labirintet e të drejtës ndërkombëtare dhe parametrave shpesh padrejtësisht dhe poshtërsisht të përthyeshëm të aplikimit të saj në botën e sotme, në dëm të kombeve më të vegjël.
Si parantezë, nëse dikush do të mendojë, siç ndodh jo rrallë në mjedisin shqiptar, se nga shtjellimi i kësaj teme delikate do të perceptohesha sadopak dhe naivisht si antishqiptar, më lejoni ta kujtoj se më lidhin me çamët dhe më ndanë me grekët një fat tragjik i njëjtë deri diku, si stërnip krenar i një Dëshmori të Kombit, vëllait të gjyshit tim, komandant çete në Tepelenë, i rënë duke luftuar me armë kundër forcave greke, varri i të cilit gjendet në varrezat e dëshmorëve të Tepelenës.
Gjithsesi, përfaqësuesit politikë dhe parlamentare të çamëve, si bartës të këtij amaneti postum, e realizojnë dhe konceptojnë fatmirësisht faktin se për ta çuar në vend këtë amanet, që se tret as dheu, hyn në lojë një shtet apo shtete të tjera, hyjnë në lojë marrëdhëniet ndërkombëtare, detyrimet integruese, dhe nga dikush bëhen hesape dhe pazare se sa peshon realizimi i amanetit.
Nga ky këndvështrim, edhe nëse miratohet ose jo nga Parlamenti shqiptar, kjo rezolutë realisht do të jetë më shumë një akt-tentativë për shumë kohë, dekada do të parashikoja, sesa një shans real për të ndikuar në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.
E them këtë pasi, nuk duhet të fshihemi pas gishtit dhe nëse nuk do të biem pre e optimizmit të pavend dhe pse jo edhe folklorizmit dhe romantizmit patriotik të evidentuar së shumti gjatë 100-vjetorit të Pavarësisë, çështja çame në realdiplomacinë moderne ka barriera kolosale për të kapërcyer, dhe zgjidhja e saj duket po aq e ftohtë dhe e largët sa Poli i Veriut.
Marrë si të kuptueshme dhe të imagjinueshme se cilat janë ato, çdo qeveri shqiptare që në fillesat e saj e deri më sot, realisht dhe pa partizanllëk politik duhet jo vetëm vlerësuar për sa është bërë, por edhe mirëkuptuar përse nuk ka shënuar aq progres avancimi i saj.
Fakti që sot në Shqipëri ka parti çame, nuk është tregues i asaj se ka mosndjeshmëri nga shqiptarët e tjerë jo çam, apo partitë mainstream për këtë çështje. Aspak.
Ka një arsye për këtë situatë. Dhe s’ka se si të ndodhte dhe ndodh ndryshe, kur një vend i vogël si Shqipëria me një histori të komplikuar dhe mbështetje të pamjaftueshme dhe me deficenca të ndjeshme në lobimet diplomatike ndërkombëtare për këtë çështje, nuk ka këllqet për ta mbrojtur, jo më sa për të larë gojën, por për ta futur atë në shinat e zgjidhjes reale.
Përballë ka pasur historikisht një shtet të përkëdhelur të Perëndimit, dhe shtet të integruar dhe kopsitur mirë në strukturat e sigurisë europiane, por edhe ato të Bashkimit Europian.
Një Greqi me përkrahje shtetesh të fuqishme që ishin kundërshtarët e Shqipërisë politike dhe sot mbeten armiqtë e asaj etnikë jo vetëm në diktaturë, por edhe në demokraci.
Një Greqi që ka lobe të fuqishme në këtë anë dhe në anën tjetër politike të Atlantikut, me influenca të konsiderueshme në administratën amerikane, e cila për hir të së vërtetës, nuk është se shfaq për çështjen çame ndonjë entuziazëm, për të mos thënë e injoron tërësisht, pasi nuk ka mbërritur ende në tavolinën e dosjeve të çështjeve kontraverse të diplomacisë botërore dhe amerikane.
Dhe përballë kësaj Greqie, që sot është në reanimacion ekonomik, ka qenë dhe është një Shqipëri në reanimacion demokratik, shumë më e pafuqishme dhe ndikuese, pavarësisht nga forca e të drejtës për të imponuar, në mos për zgjidhje të pranueshme, të paktën të negociueshme të çështjes çame.
Një Shqipëri që ende s’ka hyrë në paradhomën e BE-së, ku Greqia ka një votë dhe veto bllokuese, të cilën ajo pa asnjë kompleks dhe skrupull e përdor sa herë i duhet në relacion me fqinjët, me të cilët ka probleme të pazgjidhura, siç është rasti i Maqedonisë, por edhe pse jo zyrtarisht i konfirmuar dhe i deklaruar, por i ditur, edhe ai i Shqipërisë.
Në të tilla rrethana, për hir të së vërtetës së hidhur, asnjë qeveri shqiptare nuk ka hapësirat e nevojshme për të manovruar dhe ndikuar realisht.
Larg pesimizmit, fatkeqësisht kjo gjendje do të vazhdojë për një kohë të gjatë, madje shumë të gjatë, ku së pari, që Tirana zyrtare të mund të jetë relativisht imponuese, do të duhet që minimalisht të jetë e barabartë në të njëjtën tavolinë me Greqinë në BE, që thënë ndryshe do duhet të bëhet anëtare e Klubit, anëtarësi, që siç duken bathët, do të kërkojë të paktën një dekadë.
Vetëm atëherë do të mund të ngjallen shpresat për ngritjen e problemit në nivel po them, të një çështje të brendshme të shtëpisë së shteteve anëtare të BE-së, që do të duhet të shtrohet për zgjidhje dhe dëgjohet më seriozisht.
Pa harruar mbi të gjitha, lobimin jetik të kësaj çështjeje në Uashington, si një shtet, që mund, nëse i volit të ndikojë që çështja çame të hyjë në hullinë e një zgjidhjeje me marrëveshje.
Por, Shqipëria pa hyrë dhe zënë karrigen e vet në tavolinën e BE-së vetëm do të bëjë harakiri politik dhe diplomatik me këtë çështje.
Kjo është dhe mbetet edhe sfida më e madhe e përfaqësuesve të sotëm dhe atyre të ardhshëm të “popullit çam”, siç parapëlqen ta quajë z. Idrizi, nëse do përfaqësohen në Parlamentin apo qeveritë e ardhshme shqiptare, që të punohet sa më shumë për integrimin sa më parë të Shqipërisë në Bashkimin Europian si parakusht, si dhe të ndikojë në eliminimin e atyre shkaqeve ose politikave shqiptare, që e frenojnë realisht integrimin kuptimplotë të Shqipërisë në BE.
Thënë kjo, kompleksiteti i çështjes çame është i nevojshëm të artikulohet akoma më shumë qartë dhe me realizëm edhe për veshët e popullit çam nga përfaqësuesit e saj, të cilët nuk duhet të mbjellin iluzione se me demonstrime në afërsi të kufirit greko-shqiptar sensibilizohet siç duhet çështja, edhe pse ajo ndihmon, që ajo çështje e aktualizuar përmes Rezolutës, të mos mbesë vetëm në kufijtë e formulimit të amanetit dhe assesi kapak i asaj çka është bërë dhe thënë për çështjen çame, por si një dritare shprese, edhe aty ku kjo shpresë duket sot e vaktë, në këtë fillimshekulli të quajtur shpesh shekulli i shqiptarëve. (Kortezi Gazeta “Shqip”)

Filed Under: Opinion Tagged With: arben Manaj, cameria mes amanetit, realdiplomacise

KUR INDIVIDI E SHET SHPIRTIN PER OPINIONIN E BOTES

December 11, 2012 by dgreca

Nga Merita B.McCormack/

Meqënëse jemi në prag festash dhe këto festa jane Krishtlindjet dhe Viti I Ri, mendoj se ehste me vend të ndaj një opinion personal për sjelljet individuale njerëzore në publik thjesht për vetë faktin se është kohë premtimesh e rezolucionesh, fillimesh të reja pra.Po shkruaj diçka që ne e ndeshim përditë në vetvete apo ndër të afërm e miqësi . Fjala është për ndjenjën e të dukurit dhe të perceptuarit tone të personit tone nga bota.

Shpesh, ne na mundon pyetja se si na percepton bota, ç’farë opinioni ka ajo/ ai person, apo një grup njerëzish, qofshin ata të organizuar ose të paorganizuar, për ne. Kur ne duam të dimë se çfarë mendojnë të tjerët për ne, ose më mirë thënë kur ne na preokupon opinioni i të tjerëve, pra çfarë mendojnë konkretisht për ne të tjeret, ne fillojmë dhe e vrasim mendjen shumë…aq shumë sa që fillojme të bëjmë të pamundurën të bëhemi cfarë do të dëshironim ne të ishim për sytë e botës. Pra ajo se çfarë mendojnë të tjerët për ne. Apo se si do të dëshironim ne të dukeshim në sytë e botës, ..kjo perfshin një përpjekje kolosale e të sterlodhshme , të dhimbshme madje, për të injektuar nje imazh nonegzistent dhe fals në botën që ne na rrethon. Kjo përpjekje përfshin një zhurmeë të stermundimshme me lavde për vetveten ,duke thënë nëpër biseda të ndryshme, duke shkruar e postuar pandalësisht për vetveten, po ashtu duke nxitur e programuar të tjerët që kanë ose talent ose/edhe akses në shkrime, media apo sheshe publike, (duan apo s’duan ata ta bëjnë këtë gjë) të flasin për ne me superlativa. Ne shpesh bëjmë të pamundurën të kemi foton tonë nëpër media, gazeta, televizione, etj…bëjmë cështë e mundur të ndërtojmë një imazh për vetveten që tingëllon si pozitiv….me idenë se po rrëfejmë diçka madhore …diçka humanitare si p.sh një takim miqsh per një kafe ne një pastiçeri ku treçereku i bisedës është tahshetheme, por meqë është në shqip e quajmë aktivitet letrar/politiko/ shoqëror/kombëtar… etj. Dhe keshtu i veshim këmbë e duar lajmit duke I besuar edhe vetë gënjeshtrës që po dukem më mire se sa në lajmin e javës së pare kur folëm më pak se sa kësaj here…për “BELULIN”

Ky fenomen egotistik është i krahasueshëm me propagndat e partive politike në të gjithë botën….

Në aspektin individual ne e bëjmë sepse jemi të nxitur nga dëshira për t’u dukur. Kjo në fakt është një factor që crregullon harmoninë e brendshme shpirtërore. Njeriu është krijuar të manifestojë drejtësinë origjinale që shpaloset përmes virtyteve.

Për të “bindur” vetveten se kemi bindur botën që ne jemi ai/ajo person që ne duam bota të na perceptojë ne vuajmë jashtë mase, kalojmë orë e netë të tëra duke ndërtuar strategji e metoda se sit ë nxisim opinionin të vetëopinionohet dhe se si të ndërtojmë një “kala” boshe me një opinion falso që ne na duket pozitiv. Motivi është arritja e një dëshire fallco

Kjo ndodh sepse sepse opinioni i botës që na rrethon është eshte qellimi ynë…

Kjo quhet “Kotësi ”

Nëse ky qellim ndryshon dhe opinioni i botës nuk ka rendesi (pra s’ka rëndësi se çfare mendon bota për ne) por se cfarë ne jemi të vërtetë, pra një udhëtim në vetvete dhe mbajtja e gjallë e virtyteve, atëhereë imazhi fallco qe kemi ndërtuar për vetveten bie (fatmiresisht) dhe ne rifillojmë të ndërtojme keshtjellën e brendshme shpirtërore sepse fortësia e një individi nuk qëndron në cka perceptohet nga të tjerët si e vërtete por në vërtetësine e karakterit që ka në bazë lirinë e brendshme dhe Modestinë dhe Thjeshtësinë Për të qenë modest njeriu ka nevojë të kultivojë besimin dhe dashurinë, shpresën dhe thjeshtësinë.

Le ta provojmë të bëjmë një rezolucion të ndryshëm sivjet, duke dhënë dashuri pa kërkuar e lakmuar lavdi personale.

Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2013!

Uashington DC

11 Dhjetor 2012

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Merita Bajraktari McCormack

TRAGJEDIA ÇAME DHE MESAZHET E SAJ PËR SHQIPTARËT

December 11, 2012 by dgreca

Nga Prof. Dr.  Muharrem Dezhgiu*/

 Tragjedia çame e ka zanafillën e vet në çastet vendimtare të formimit të shtetit të parë shqiptar të pavarur. Shkëputja e Çamërisë nga trungu kombëtar i shqiptarëve për të plotësuar oreksin e shtetit fqinj dhe në përputhje me interesat e Fuqive të Mëdha është njëherazi dhe fillimi i kalvarit të shqiptarëve të Çamërisë në mbrojtje të identitetit kombëtar.

Shteti grek ushtroi mbi popullsinë çame të gjithë arsenalin barbar për zhdukjen ose asimilimin e kësaj popullsie. Forma të tolla lufte e veprimi ishin organizimi i çetave terroriste në Çamëri, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsisë shqiptare, lënia e saj në padituri e varfëri të thellë si dhe nxitja e kryqëzatave fetare kundër popullsisë myslimane çame. Kundërvënia fetare midis të krishterëve dhe mysliamnëve në Çamëri u shfrytëzua si një ndër mjetet më efikase për të realizuar politikën e mirënjohur “përçaj e sundo”. Frymëzues të kësaj politike ishin drejtues të fesë si dhespoti i Janinës, Spiridoni, e zbatues i saj ishte shteti grek.

Çamët u paragjykuan si bashkëpunëtorë të italianëve gjatë Luftës II Botërore. Pa filluar lufta italo-greke e vitit 1940, ndaj çamëve u kryen masakra e tortura çnjerëzore, duke i trajtuar jo si bashkëluftëtarë, por si robër lufte.

Shovinistët grekë gjetën dhe një “arsye” të jashtme për të zhdukur shqiptarët e Çamërisë. Ishte kjo gjendje diskriminuese e shqiptarëve të Çamërisë, që u shfrytëzua nga Italia për interesat e saj, për ta përdorur popullsinë shqiptare si faktor mbështetjeje për veprimet luftarake kundër Greqisë.

Qëndrimi asnjanës që mbajtën shqiptarët, përgjithësisht, në konfliktin Itali-Greqi ua hoqi nga dora grekëve “armën” për të terrorizuar shqiptarët e Çamërisë. Si në periudhën e luftës italo-greke dhe në luftën kundër gjermanëve, shqiptarët e Çamërisë u ngritën mbi pasionet shoviniste, pa shfrytëzuar mbështetjen tek pushtuesit për t`u hakmarrur kundrejt grekëve, lidhur me ato veprime gjenocidiste të tyre ndaj shqiptarëve. Këta të fundit, adaptuan një qëndrim real mirëkuptimi e bashkëpunimi me bashkësinë greke. Për qarqet shoviniste greke ky realitet mirëkuptimi e bashkëpunimi ishte i papranueshëm. Ndaj ata nxitën përçarjen, por nuk ia arritën qëllimit. Popullsia shqiptare u qëndroi hapur përpjekjeve të gjermanëve për t`i hedhur ata kundër elementit grek. Pozita e shqiptarëve çamë, midis dy zjarresh armiqësore, si të pushtuesve të rinj italo-gjermanë dhe grekëve, u imponoi atyre një politikë mosangazhimi të hapur. Ky qëndrim real dhe gjakftohtë i shqiptarëve, u shfrytëzua si nga grekët ashtu dhe nga pushtuesit për t`u vënë nën shënjestrën e tyre.

Në kushtet e mungesës së të drejtave kombëtare, shqiptarët e Çamërisë lypsej të orientoheshin e të mbështeteshin në ato forca që mbështesnin interesat e tyre kombëtare. Por, për fat të keq, rrethanat historike të luftës dhe ndeshjet midis palëve ndërluftuese ishin të pafavorshme për shqiptarët dhe këta të fundit nuk llogariteshin në interesat strategjike, që kishin palët ndërluftuese.

Këtej del mesazhi historik, që tragjedia e çamëve gjatë Luftës II Botërore mbeti në vorbullën e politikës së mirëfilltë greke ndaj tyre, pa dalë si një çështje me interesa në vëmendjen e ndonjë faktori të fuqishëm.

Pjesëmarrja e çamëve në EAM (Frontin Nacionalçlirimtar Grek) nuk e zgjidhi problemin kombëtar të tyre. Pjesëmarrja e tyre në EAM, i cili ishte nën ndikimin e komunistëve, nuk mund të justifikonte shpresën e shqiptarëve çamë për të zgjidhur çështjen kombëtare pas luftës. Për më tepër, dhe vetë Fronti Nacionalçlirimtar në Shqipëri, edhe pse bashkëpunoi me EAM-in (aq sa bashkëpunoi), nuk e kishte shtruar problemin çam si një pjesë e zgjidhjes së çështjes kombëtare. Në bisedimet, që u bënë midis dy organizatave, nuk u shtrua ky problem, për t`u zgjidhur qoftë dhe në perspektivë. Edhe në linjë të partive komuniste u bënë përpjekje për bashkëpunim të kuadrove dhe formacioneve të të dy vendeve, për të krijuar organizma të përbashkëta që të vepronin në zonën e Çamërisë. Marrëveshjet e arritura nuk u bënë mbi baza reciprociteti. Ky parim u përjashtua nga grekët në këto marrëdhënie. Për më tepër, komandat greke iu drejtoheshin shqiptarëve, që merrnin pjesë në formacionet e përbashkëta, me shprehjen “që nuk u takon aspak politika, mjafton të dini vetëm të hapni dhe të mbyllni dyfekun dhe asgjë tjetër” (AQSH/AP. Fondi 17, viti 1944, dosja 35/1, fl.1-2. Raporti i Tahir Demit për punën në Çamëri, 20 korrik 1944).

Bashkëpunimi i shqiptarëve me EAM-in ishte inekzistent, sepse Zerva i bënte presion për bashkim me të, për një Greqi të madhe. Zervistët kishin kërcënuar EAM-in që në qoftë se nuk do të na ndihmoni për një gjë të tillë, “ju do të konsideroheni tradhtarë”. (AQSH/AP. Fondi 41, viti 1944, dosja 97, fl.2. Informacion i Shtabit të Brigadës 19S për Shtabin e Përgjithshëm të UNÇSH, 4.10.1944). Në këto rrethana, në një përplasje me Zervën, shpresat e shqiptarëve për një bashkëpunim me EAM-in, ishin “pak për të mos thënë hiç”.

Pra, siç shihet qartë, shqiptarët u lanë në verbëri të plotë larg politikës që, në thelb, ishte shqetësimi i tyre për të siguruar të drejtat kombëtare për të ardhmen. Nga ana tjetër elementët grekë, që erdhën në minoritetin grek në Shqipëri, e shfrytëzuan marrëveshjen e bashkëpunimit, duke bërë propagandë në minoritetin grek, për të ngjallë ndjenja separatiste “për t`i bërë masat e minoritetit t`i drejtojnë sytë nga Greqia”. Si rezultat i efikasitetit të kësaj propagande u bënë deklarime të hapura se “ne pranojmë të jemi në një Greqi, qoftë komuniste, qoftë djalliste, por vetëm në Greqi të jemi” (Po aty. Fondi 17, v.1944, dos.115, fl.10. Raport i KQ të PK të Gjirokastrës, 14 maj 1944).

Sa përmendëm, forcat politike në Greqi, të çfarëdo grupimi qofshin, kishin në esencë të njejtin qëndrim ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Tek ata ndryshonin maskat dhe demagogjitë e, në vartësi të tyre, edhe format e veprimit për të realizuar, në fund të fundit, shkombëtarizimin e Çamërisë.

Që këtej del mesazhi që, për çështjen kombëtare, forcat politike shqiptare duhet të kenë një mendim e një qëndrim të qartë. Larmia e ngjyrimeve politike përbën rrugët e mundshme për të realizuar zgjidhjen e çështjes kombëtare. Asnjë nga forcat politike greke nuk i kundërshtoi raprezaljet dhe gjenocidin e qeverisë greke ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Për rrjedhojë, kundrejt armikut të përbashkët duhej dhe një front i përbashkët nga ana e shqiptarëve, i cili, për fat të keq, nuk u realizua në Shqipëri. Kjo dobësi e organizimit të shqiptarëve, lidhur me zgjidhjen e çështjes kombëtare, u shfrytëzua me mjeshtëri nga armiqtë tanë. Nuk ishte e rastit dhe pa lidhje ndërvartësie fakti që, kur në Shqipëri lufta civile kishte marrë përpjestime të gjera (qershor – nëntor 1944), ndaj shqiptarëve të Çamërisë u bënë masakrat më të përgjakura. Pastrimi etnik i Çamërisë arriti në këtë periudhë apogjeun e vet. Dhe për më tepër, “shteti shqiptar” ishte i pafuqishëm dhe i paaftë për të ndikuar në këtë tragjedi të çamëve.

Pra, në një farë kuptimi, përgjegjësia mbi tragjedinë çame duhet kërkuar në dobësinë e theksuar të klasës politike shqiptare, që e përqendroi vëmendjen tek pushteti politik, duke iu larguar çështjes së pazgjidhur kombëtare. Hekuri rrihet sa është i nxehur përndryshe mbetet i papërkulur siç mbeti dhe çështja çame e margjinalizuar nga politika shqiptare.

Në konfliktin midis forcave politike në Greqi, popullsia shqiptare e Çamërisë është parë me synimin për ta tërhequr në njerën ose në tjetrën anë, për ta futur atë në kurthin e luftës politike në Greqi. Synimi ishte i qartë: cilitdo të ishte rezultati i konfrontimit politik në Greqi, të krijohej preteksti dhe koniunktura e përshtatshme politike për shfarosjen dhe dëbimin e popullsisë shqiptare çame. Populli, në pozita mjaft të vështira, nuk pranoi të binte në pozitat mish për top në luftën midis forcave rivale në Greqi. Pikërisht, në këtë kohë, Zerva kreu masakrën më makabre të 8 korrikut 1944 kundër çamëve që, siç pohohet në dokumente “këto poshtërsi të kryera shkojnë më larg se terrori dhe barbaria më kafshore që njihen si krime kundër njerëzimit… ( Kërkesë drejtuar Komisionit Hetimor të OKB-së, në shkurt të vitit 1945, prej një grupi grashë dëshmitare të ngjarjeve).

Tragjedia çame u justifikua nga Zerva edhe me spekulimin se shqiptarët bashkëpunuan me gjermanët! Ndërsa, vetë Zerva, kishte lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me gjermanët ( P.K.Enepekidi, Eliniqi Antistari 1941-1944, Athinë, 1964, f.154). Zerva pranoi të futej në luftë kundër gjermanëve, vetëm pasi mori miratimin e Misionit Ushtarak Britanik për të ndëshkuar popullsinë çame. Në këtë mes del edhe një problem tjetër. Aleatët e mëdhenj gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të arritur synimin  strategjik të politikës së tyre, sakrifikonin pa asnjë dhimbje popujt e vegjël dhe interesat e tyre. Ata u përdorën si mjete për zgjidhjen e përkohshme të problemeve ndërkombëtare.

Nga misioni anglez në Shqipëri është hedhur dritë për motivet e masakrës së Zervës në Çamëri. “Rrethi ku banonte ky minoritet (Çamëria – M.D.) ishte i pasur. Konseguenca ka qenë gjithnjë një ndjenjë zilie dhe urrejtje nga ana e grekëve ndaj çamëve.” (Ë.Bland J.Prise, A tangled histori of anglo-american relations ëith Albania 1912-1955, f.228). Veç kësaj pretendimi absurd për aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia, që ka predikuar shteti grek, kultivoi për disa dekada një urrejtje shumë të fortë, e cila drejtohej jo vetëm kundër çamëve por kundër gjithë shqiptarëve në përgjithësi (Po aty). Pra, spastrimi etnik i Çamërisë ishte pjesë e strategjisë shoviniste të Greqisë kundër shqiptarëve. Dhuna dhe krimi grek ndaj shqiptarëve çamë dallohet cilësisht, mbasi ajo ishte e organizuar, drejtuar ose nxitur nga shteti grek. Prandaj bashkëpunimin e elementëve të veçantë shqiptarë me italianët e gjermanët, i cili kishte bazën burimore në shtypjen e rëndë kombëtare të shtetit grek, qeveritë dhe propaganda greke e pasluftës u përpoqën që ta fryjnë dhe ta paraqisin si një bashkëpunim të të gjithë popullsisë çame me gjermanët. Qëllimi i kësaj propagande ka qenë vetëm përligjja e spastrimit etnik të Çamërisë.

Edhe nëse një grusht shqiptarësh të Çamërisë, që kishin vuajtur nga shtypja e mizoritë greke për disa dekada, u përpoqën të siguronin ndihmën italiane e gjermane për të shpëtuar nga kjo shtypje, nuk mund të inkriminonte gjithë popullsinë shqiptare të Çamërisë, e cila në përgjithësi i shihte me indiferentizëm marrëdhëniet midis pushtuesve të rinj (italo-gjerman) dhe pushtuesve të vjetër (grekë). Ky qëndrim i shqiptarëve të Çamërisë u konsiderua më i pranueshmi nga kjo popullsi, sepse nuk krijoi asnjë bindje për mbështetje, as tek njera as tek tjetra palë, për të fituar të drejtën e lirinë kombëtare.

Mesazhi i historisë, që na vjen ne shqiptarëve, është i qartë se, për të zgjidhur çështjen tonë kombëtare ne duhet të mbështetemi në ato forca të jashtme, që respektojnë identitetin tonë kombëtar dhe ekzistencën e një shteti kombëtar shqiptar.

Tragjedia çame, e pohuar nga N. Zerva si atribut i tij, është “justifikuar e arsyetuar” si një veprim ndaj “një popullsie gjaknxehtë dhe violente ashtu si shumë komunitete të tjera malore ballkanike”. Pra, siç shihet, kur armiqtë tanë nuk kanë “argumente” politike, për të kamufluar veprimet e gjenocidit etnik iu referohen tipareve gjenetike të shqiptarëve, duke harruar se dhe ata janë produkt i të njëjtit mjedis natyror.

Në mbrojtje të çështjes çame dhe të Çamërisë, si pjesë e çështjes kombëtare shqiptare, në bazë të Kartës së Atlantikut, shoqata “Çamëria” në Amerikë, kërkoi që, populli shqiptar i mbetur në shtetet fqinje të përcaktonte formën e qeverisjes, nëpërmjet së cilës, do të ushtronte të drejtat sovrane dhe të kthehej vetqeverisja e cila u ishte rrëmbyer me forcë. Në këtë kuadër, ajo kërkonte kthimin e popullsisë çame në trojet e veta, dhe Çamëria së bashku me Kosovën të shpreheshin lirisht për të ardhmen e tyre (AMPJ, viti 1944, dosja 35. Letër e shoqatës “Çamëria” në SHBA dërguar Cordell Hull-it, sekretar shteti në SHBA, 18 tetor 1946). Shoqata dhe organizma të tjera çame, edhe më pas, kërkuan pranë shtetit grek dhe pranë organizmave ndërkombëtare për t`u kthyer në trojet eveta etnike, ku t`u sigurohej barazia e dinjiteti kombëtar, por më kot. Shteti grek e trajtoi tragjedinë çame si një realitet të pakthyeshëm, duke sanksionuar de jure atë që bëri Zerva de facto.

Protestat e ashpra dhe kërkesat e vendosura të organizmave çame për të drejtat e veta kombëtare, nuk u morën në konsideratë nga qeveria greke. Ndoshta forca e kërkesave të tyre do të ishte më e ndjeshme, nëse politika dhe diplomacia e shtetit shqiptar do t`u jepte një mbështetje të vetën zyrtare, gjë që nuk ndodhi.

Spastrimi etnik i Çamërisë ose tragjedia çame në përfundim të Luftës II Botërore ishte rrjedhim logjik i politikës sistematike të shtetit grek dhe i presionit të vazhdueshëm që i ishte bërë etnisë shqiptare në Greqi që nga vendimi arbitrar i Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913.

Veç sa thamë më sipër tragjedia çame u favorizua edhe nga faktorë të tjerë. Për të ruajtur pozitat e veta në Greqi, politika britanike u mbështet në forcat ultranacionaliste, duke iu bërë si shpërblim këtyre të fundit lëshime për realizimin e objektivave të vjetra politike të spastrimit etnik të Çamërisë. Çarmatimi i popullsisë shqiptare të Çamërisë nga forcat gjermane, për interesat e tyre, në çastet e fundit të qëndrimit të tyre në Çamëri, u krijoi mundësi forcave zerviste (ish aleatëve të tyre) të kryenin pa pengesë spastrimin etnik të Çamërisë. Dobësitë e forcave politike shqiptare, që nuk arritën të bashkoheshin midis tyre dhe të përpunonin në një platformë të përbashkët për mbrojtjen e interesave kombëtare, iu dha rast grekëve të realizonin synimet e tyre të pastrimit etnik të Çamërisë.

Spastrimi etnik i Çamërisë, i shoqëruar me masakra të përgjakshme gjenocidi ishte goditja më e rëndë, që iu dha kombit shqiptar, pas copëtimit të 1913. Tragjedia çame që u realizua aso kohe aq lehtësisht është tepër e vështirë sot që të riparohet.. Shqiptarët nga kjo tragjedi mund dhe duhet të nxjerrim një mësim të madh historik. Kombi shqiptar do të jetë në rrezik, për sa kohë do të ketë trazirë e riorganizim në Ballkan dhe për sa kohë forcat politike shqiptare nuk do të kuptojnë që mosmarrëveshjet e thella dhe ndarjet midis tyre përbëjnë rrezik serioz për integritetin kombëtar të shqiptarëve.

Dielli, arkiv

 

Filed Under: Histori, Opinion Tagged With: Muharrem Dezhgiu, tragjedia came

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 851
  • 852
  • 853
  • 854
  • 855
  • …
  • 864
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Dilema e Ismailit”, një film sfidë e kinematografisë shqiptare
  • Pse prap zgjedhje? Pse kjo tallje?
  • RACIZMI NDAJ SHQIPTARËVE NË IDEOLOGJINË NACIONALISTE SERBE
  • Në përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
  • Vangjush Mio, korçari që qëndisi me dritë poetike, tablotë e shpirtit të peizazhit
  • Lavdi Komandantit të Përgjithshëm, Heroit Kombëtar Adem Jashari !
  • THEMELIMI I KOLEGJIT PAN-SHQIPTAR TË KIRURGËVE
  • PATRIOTI RRUSTEM GECAJ “NDERI I KOMBIT” SHTROI DREKË NDERIMI PËR PROF.DR. RIFAT LATIFIN
  • Zef Serembe, in memoriam…
  • Reading Di Lellio and Kraja’s The Strongest Link with Dr. Nevenka Tromp
  • Pak çaste me Edi Pashkon pas Koncertit në Carnegie Hall
  • Gazeta “Dielli” krijuesit dhe roli i saj i madh kombëtar në fillimet e saj
  • Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global
  • BRANKO MANOILOVSKI E THA NË ÇIKAGO: JAM SHQIPTAR!
  • Plisi i Bardhë si Simbol i Identitetit dhe Vazhdueshmërisë Kulturore Shqiptare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT