• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Delegacioni i Qeverisë së Kosovës – Bashkëbisedim për Artin në Konsullatë

May 1, 2024 by s p

Rafaela Prifti/

Në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork bashkëbisedimi midis anëtarëve të komunitetit dhe dy anëtarëve të qeverisë së Kosovës ishte pjesë e vizitës së Ministrit të Rinisë, Kulturës dhe Sportit z. Hajrullah Çeku dhe zv. Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zonja Liza Gashi. Delegacionin qeveritar e prezantoi Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Ambasadori Blerim Reka, duke thënë se qëllimi i vizitës së tyre ishte një ngjarje në sferën e artit, pikërisht hapja mbrëmë në tarracën jashtë Metropolitan Museum të instalimeve nga artisti kosovar, 39 vjeçari me famë botërore, Petrit Halilaj, i cili shprehu falënderime të veçanta për mbështetjen që i është dhënë. “Mbrëmë ka qenë një nga ditët më të lumtura të jetës sime, “ tha ai me nënën pranë.

“Me anë të artit të tij, ai tregon historinë e Kosovës,” tha z. Çeku për të pranishmit. “Të tjerë shembuj të mirë në art dhe kulturë”, siç i quajti ai, “janë nderimi me mirënjohje të veçantë i instalacionit skulpturor nga Hana Halilaj dhe Doruntina Kastrati, përzgjedhja e filmit të shkurtër nga regjisori kosovar Saimir Karahoda në Festivalin e Filmit në Kanë, etj.”

Ministri Çeku foli për momentet kritike në kontekstin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe hapjes së rrugës drejt organizmave ndërkombëtare. Zgjedhjet në Parlamentin Evropian në qershor dhe ato presidenciale në nëntor në Amerikë do të kenë rëndësi të veçantë për komunitetin shqiptar dhe gjithë shqiptarët. Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zonja Liza Gashi vuri në dukje se krahas komunikimit të institucioneve të Republikës së Kosovës me diasporën duhet të ketë “edhe njohje horizontale brenda bashkësisë për të mbërritur më shumë, sepse duke qenë bashkë, jemi më të fuqishëm.”

Për procesin e regjistrimit, znj. Gashi tha se “mund të kryhet për 5 minuta në pajisjet elektronike që keni.” Ajo shpjegoi se “numërimi është i lidhur jo vetëm me përcaktimin e buxhetit të Kosovës në 10 vitet e ardhshme por edhe me infrastrukturën në rrethin a qytetin ku banoni, pra lidhet drejtpërdrejt me adresimin më të efektshëm të kërkesave dhe planifikimit më të mirë të investimeve.”

Midis të pranishme ishin figura të artit dhe kulturës si fotografi Fadil Berisha, veprimtarë të komunitetit si botuesi i gazetës Illyria Vehbi Bajrami, Dr. Shpresa Xhakli, Drejtoreshë ekzekutive e Fondit Shqiptar për Fëmijë, çifti i mirënjohur i muzikës popullore Merita Halili dhe Raif Hyseni, Djellza Pulatani, Kryetare e shoqatës F’Oda, të cilët u përshëndetën me vizitorët dhe uruan artistin Petrit Halilaj për instalacionin skulpturor Abetare, ekspozita e parë e tij në Amerikë.

Filed Under: Politike Tagged With: Rafaela Prifti

70 VJETORI I THEMELIMIT TË TEQES SHQIPTARE BEKTASHIANE NË MICHIGAN

April 29, 2024 by s p

Fjala e mbajtur në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra nga nënkryetari z.Alfons Grishaj.

Në emër të Federatës Pan-Shqiptare Vatra, kryetarit, Dr. Elmi Berisha e të gjithë vatranëve, ju urojmë nga zemra për 70 vjetorin e kësaj qendre fetare e atdhetare, ku punuan dhe punojnë klerikë të mençur dhe patriotë, besimtarë të devotshëm dhe atdhetarë të dalluar! I nderuar Baba Eliton Pashaj, të nderuar Klerikë, të nderuar besimtarë të Bektashizmit, fenerit të paqes, përvujtërisë dhe shpirtit të pastër besimtar. Të nderuar Vatranë, bashkëpuntorë të Vatrës, drejtori i Degëve, z.Mondi Rakaj, Franz Llesh Grishaj anëtari i vjetër i Vatres dhe Teqes Bektashiane. 70 vite më parë në Michigan u hapën portat shpirtërore dhe institucionale të Teqes Bektashiane, e para Teqe në Kontinentin e Amerikës Veriore dhe, besoj dhe Latine… Institucion fetar që u ngrit nga besimtarët Bektashi, Suni dhe të Krishterë. Siç njihet dhe në histori, Vatra , kontriboi me në krye Fan Stilian Nolin. Në krye të Teqes u vendos, Dervish Rexhep Beqiri, (Baba Rexhepi).

Baba Rexhepi, afroi Dervish Bajram, Dervish Lutfi, Dervish Arshi, Dervish Bektash. Teqja Bektashiane e Michiganit , u bë kryeura e bashkësisë feve dhe nacionalizmës, u bë dera e madhe ku u lutën Muslimanë e të Krishterë, ku u bë dhe bekimi i disa nismave të demostratave nacionaliste të iniciuara nga patriotë, ndërsa bekimi jepej nga Baba Rexhepi. Sigurisht, në këtë kontekst, nuk duhet lënë prapa Xhamia e Imam Vehbi Ismailit, që ishte busull e nacionalizmës … dhe, më vonë Kishën e Shën Palit, që u bë promotor i lëvizjeve të mëdha sëbashku me Kisha Zoja Pajtore, me në krye Priftin-poet, Dom Prekë Ndrevashaj. Filozofi Baba Rexhepi u kujdes për gjithçka që lidhej me dijen, botimin e librave dhe përhapjen e kulturës, besimit dhe nacionalizmit. Baba Rexhepi shkrojti në vitin 1970, librin e papërsëritshëm, “Misticizma Islame dhe Bektashizma” Libër, me dedikim: “ Klerikëve të të gjitha feve në Shqipëri , që u–bënë fli për lirinë dhe pavarësinë e saja, si dhe klerikëvet që u torturuan dhe humbën jetën nën terrorin komunist, sepse nuk pranuan të mohojnë idealet e tyre fetare dhe kombëtare, autori ua kushton me këtë vepër me nderim te thellë!”. Prandaj, ne sot, duhet të përulemi me respekt për Shenjtërinë e Tij, Baba Rexhepi dhe pasuesit e Tij që e bënë këtë Institucion gjeneratorin shpirtëror dhe nacional të shqiptarëve në Amerikë dhe më gjërë. Poeti ynë kombëtar Naim Frashëri, shprehet për Bektashizmin: “ Besojnë Zotin e Madh e të vërtetë, Muhamed-Alinë, Hatixhen , Fatimene, Hasanin e Hysejnin. Besojnë në dymbëdhjetë Imamët : Imam Aliu, Imam Hasani, Imam Hysejni, Imam Zejnel Abedini, Imam Muhamed Bakiri, Imam Xhafer Sadiku, Imam Musa Qazimi, Imam Ali Rizaj, Imam Muhamed Tekiu, Imam Ali Neiku, Imam Hasani Askeriu, Imam Muhamed Mehdiu.

Naimi vazhdon: “ Të gjithë Bektashinjtë kanë At Alinë dhe për Nënë Fatimenë. Besojnë të gjithë të “Lumturit”, të tanishëm dhe të shkuar. Besojnë, sidomos në mirësi, të cilën e adhurojnë. Përveç Shenjtorëve, që u përmendën më sipër, të cilët i dashurojnë me shpirt, Bektashinjtë besojnë gjithashtu, Moisinë, Shën Marinë, Krishtin dhe shërbestarët e tij. Kjo është dhe simbioza që Naimi lidh dhe lartëson shpirtin e Bektashizimit, duke nënkuptuar se, besimi dhe Shenjtëria ka një portë për të gjithë besimtarët momoteistë, siç është porta e kësaj Teqeje që na mblodhi sot për të festuar muajin e lindjes. Gjatë këtyre viteve të rritjes së Teqesë, kontribuan shumë patriotë e besimtarë, duke pëfshirë Konsullin Ekrem Bardha, i cili la një pjesë të jetës tij. Baba Eliton Pashaj, një lider shpirtëror i thirrur nga misticizmi islam, i prirë nga urtësia, kurajo, maturia, drejtësia dhe patriotizmi, na bën fatlum që është në krye të këtij tempulli shpirtëror dhe kombëtar. Këshilli i kësaj Teqeje, me në krye mikun tim, Mynyr Nazifi, vatran i motçëm, patriot dhe besimtar… dhe të gjithë ju… e brezat që do vinë… duhet ta mbani të gjallë pishtarin e Hazreti Aliut dhe Baba Rexhepit, për të festuar përvjetore të tilla sa të jetë fryma njerëzore mbi Alem.

Filed Under: Politike

VATRA 112 VJET- MESAZH URIMI I KRYETARIT TË VATRËS Z. ELMI BERISHA

April 28, 2024 by s p

Të dashur vatranë;

Të nderuar bashkatdhetarë;

Gëzuar 112 vjetorin e themelimit të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”.

Në këtë ditë historike dhe të lavdishme për shqiptarët e Amerikës në veçanti përkujtojmë me nderim e respekt të veçantë atërit që e themeluan Vatrën Fan Noli, Faik Konica, Kristo Floqi, Kristo Kirka e të gjithë patriotët, atdhetarët e kontributorët deri në ditët e sotme.

Vatra e kombit tonë, e atdheut të begatë, e shpirtit kombëtar shqiptar, e historisë sonë të pasur e të lavdishme, Vatra e vlerave patriotike e atdhetare, e identitetit dhe trashëgimisë së shkëlqyer shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rroftë përjetë e mot duke qëndruar në piedestalin më të vyer të vlerave, historisë e lavdisë sonë si popull e si komb.

Historikisht roli dhe kontributi i Federatës Vatra për komb, atdhe e komunitet ka qenë jetik. Misioni i shenjtë i Vatrës për ti shërbyer atdheut dhe çështjes kombëtare e vazhdimësia historike dhe në ditët më të vështira, është frymëzim e krenari për çdo vatran e çdo shqiptar.

Përulje të thellë, mirënjohje të veçantë, nderim dhe respekt për çdo vatran e kontributor që nga themelimi e deri sot.

Vatra si bashkësi e shenjtë patriotike, intelektuale, morale dhe atdhetare i ka udhëhequr e frymëzuar shqiptarët e Amerikës e trojeve etnike shqiptare.

Vatra shërbeu si dalëzotëse e popullit, kombit e shtetit.

Vatra është e shenjtë pasi në çdo kohë në themel të veprimtarisë patriotike kishte interesin kombëtar dhe të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo ata ishin.

Vatra është krenari kombëtare dhe identitare e çdo shqiptari ku jeton, vepron e punon.

Gëzuar përjetë e mot Vatër e shtrenjtë e kombit tonë.

Zoti e bekoftë “VATRËN”.

Zoti e bekoftë Amerikën, Shqipërinë e Kosovën.

Zoti i bekoftë shqiptarët dhe trojet tona etnike.

Me gëzim të veçantë

Kryetari i Federatës Pan – Shqiptare të Amerikës “VATRA”

Dr. Elmi Berisha

Filed Under: Politike

Presidentja Osmani: Meja është vendi i të vërtetës sonë, është rrëfimi i trishtë për 376 fate njerëzore të këputura brutalisht, është Srebrenica e Kosovës

April 27, 2024 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe sot në Kompleksin Memorial në Mejë dhe ka marrë pjesë në Tubimin Përkujtimor.

Statusi i plotë i Presidentes:

Mejë, Lëndina e Pikëllimit e dhimbjes që nuk shuhet kurrë. Meja është vendi i të vërtetës sonë, është rrëfimi i trishtë për 376 fate njerëzore të këputura brutalisht, është Srebrenica e Kosovës. Sot së bashku me familjarët, ndamë dhimbjen e madhe, e cila është dhimbje e gjithë Kosovës.

Kosova nuk do të heqë dorë kurrë nga e vërteta dhe drejtësia!

Lavdi të gjithë të rënëve për liri!

Filed Under: Politike

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i thotë Presidentit serb Vuçiç “Kërkoji falje të mbijetuarve të pranishme në sallë”

April 23, 2024 by s p

Rafaela Prifti/

Seanca e sotme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shqyrtimin e raportit gjashtëmujor të Përfaqësueses së Posaçme të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Drejtueses së UNMIK-ut Caroline Ziadeh, u mbajt si pjesë e takimit të rregullt gjysmë vjetor të kësaj instance që jep vlerësimin nga i cili rrjedhimisht ripërtërihet mandati i UNMIK-ut.

Në raportin e Përfaqësueses së Posaçme Ziadeh u theksuan arritjet dhe projektet e misionit të OKB-së siç ishte takimi i parë në janar 2024 i Grupit për personat e zhdukur, pas tri vjetëve pa aktivitet, dhe e punës së institucioneve të vendit veçanërisht në forcimin e besimit të popullatës në proceset demokratike dhe të bashkëpunimit të vazhdueshëm si baza e përparimit në të gjitha aspektet.

Këtë herë mbledhja përkon me 25 vjetorin e operacionit ajror të NATO-s kundër forcave serbe në fushatën e tyre të spastrimit etnik në Kosovë, që u bë pikë referimi nga delegacionet e vendet pjesëtare, veçanërisht midis përfaqësuesve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ambasadori i Misionit Amerikan Robert Wood iu përgjigj pretendimeve të palës ruse dhe serbe për mungesën e legjitimitetit të fushatës së NATO-s nga Ambasadori rus me fjalët: Lëreni këtë! (Get over it!)

Në fjalën e saj Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani vuri në dukje se çfarë shembulli ka arritur të jetë Kosova sipas treguesve ekonomik, juridik, në indekse mediatike etj. si një demokraci e lindur në lirinë që ia mundësoi NATO. Ajo tha se akuzat dhe deklaratat për “persekutimin e serbëve të Kosovës nga regjimi i Kurtit” të cilat u përsëritën nga Presidenti Vucic në mbledhjen e sotme “janë të pavërteta, të pabaza dhe të hedhura poshtë nga institucionet verifikuese përkatëse të Brukselit”. Ajo e fajësoi Beogradin dhe politikën e Presidentit Vucic për tensionet në fushën e sigurisë dhe sulmet serbe ndaj forcave të NATO-s dhe policisë së Kosovës, siç ishte rasti në shtatorin e kaluar, dhe pengimin e lëvizjes së lirë të shtetasve të Kosovës nga patrullat serbe, siç ndodhi javën e kaluar.

Duke dhënë argumente për mbrojtjen e të drejtave kushtetuesve të banorëve të Kosovës, Presidentja Osmani u ndal në zgjedhjet e kryetarëve të komunave të veriut të Kosovës dhe mundësinë që iu dha së fundmi popullsisë vendase për të rizgjedhur kandidatët e vet, që përsëri u bojkotua me pjesëmarrjen e ulët e serbëve.

Pika më e nxehtë e mbledhjes ishte pjesëmarrja e katër të mbijetuarave të luftës së Kosovës, të cilat ishin të pranishme si pjesë e delegacionit presidencial të Kosovës. Fragmente të përjetimeve të djegieve të familjarëve, të rasteve të përdhunimit dhe personave të zhdukur përkatësisht nga znj. Elhame Muçolli, Vasfije Krasniqi Goodman, Shyrete Tahiri Sylejmani, Fahrije Hoti, u cituan nga Presidentja Osmani përpara anëtarëve të Këshillit të Sigurimit. Ndërsa përballen me sfidat e lëna nga lufta dhe pasojat e spastrimeve etnike ndaj serbëve në Kosovë në 1999, kontrasti midis tyre dhe palës tjetër, tha ajo, është se “ato nuk kërkojnë hakmarrje por drejtësi.”

Ambasadori rus Nebenzya u ankua pranë Presidencës, që për këtë periudhë është Malta, duke e quajtur pjesëmarrjen e katër të mbijetuarave “shkelje të rregullave dhe protokollit të Këshillit të Sigurimit”, pasuar nga Presidenti serb Vucic që e shpalli atë një “teatër politik”. Në kundërpërgjigje Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani shpjegoi se ato të katra janë pjesë e kabinetit presidencial prandaj kanë të drejtë të jenë të pranishme në delegacionin e saj. Në fund, ajo iu drejtua vetë Presidentit Vucic me fjalët: “Kërkoji falje të mbijetuarave të pranishme në sallë. Provo se ke një grimcë humaniste.”

Gjatë seancës së sotme që vazhdoi mbi tre orë, delegacionet e vendeve pjesëtare dhanë vlerësimet e tyre për misionin e OKB-së duke vënë theksin te ecuria e dialogut si e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit. Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbahet vetëm gjashtë ditë pas miratimit për anëtarësim që mori Kosova nga Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 104
  • 105
  • 106
  • 107
  • 108
  • …
  • 670
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT