• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Glauk Konjufca: Adem Demaçi njëra prej figurave më të rëndësishme të kombit

July 26, 2023 by s p

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, bëri sot homazhe dhe vendosi lule te varri i veprimtarit dhe simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, me rastin e përvjetorin të pestë të ndarjes nga jeta.

Me këtë rast kryetari Glauk Konjufca tha se figura e Adem Demaçit zë njërin prej vendeve më të rëndësishme në historinë e re të kombit shqiptar, prandaj e konsideroi të rëndësishme që të kujtohet dhe nderohet figura, siç theksoi ai, më e shquar e popullit shqiptar në ish-Jugosllavi pas Luftës së Dytë Botërore.

“Adem Demaçi për shqiptarët e pasluftës së Dytë Botërore ka qenë njëra prej figurave më të rëndësishme e cila ka arritur të artikulojë interesat më jetike të kombit shqiptar, duke filluar prej koncepteve të Kosovës Republikë, të bashkimit kombëtar dhe të së drejtës për vetëvendosje”, theksoi kryetari Konjufca.

Kreu i Kuvendit shtoi se Demaçi mbrojti të drejtat dhe liritë e popullit shqiptar, duke qenë prijës i shumë proceseve nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë.

“Adem Demaçi jo vetëm që i artikuloi, por i mbrojti ato me një sakrificë të pashembullt, duke qenë në krye të proceseve më të rëndësishme të popullit tonë. Aty ku ishin të gjitha përpjekjet për mbrojtjen e të drejtave tona si popull, aty në rendin e parë ishte Adem Demaçi”, tha kryetari Konjufca.

Adem Demaçi me veprimtarinë e gjerë dhe me sakrificën e tij, shtoi më tej kryetari i Kuvendit, gjithmonë ka qenë frymëzim për brezat, duke lënë gjurmë të pashlyeshme dhe duke u bërë motiv edhe për institucionet e Kosovës.

“Duke filluar prej viteve pesëdhjetë, atëherë kur u burgos për herë të parë e deri në vitin 1998, kur thirrja e kërkoi që të jetë në ballë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Demaçi nuk ka dështuar asnjëherë. Ai gjithmonë i ka frymëzuar brezat me sakrificën dhe me veprimtarinë e tij, e cila ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe e cila është e rëndësishme edhe për ne, që vazhdojmë të jetojmë dhe vazhdojmë ta përfaqësojmë Republikën e Kosovës institucionalisht dhe me përgjegjësi”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Filed Under: Politike

Shqiptarët mahnitës në pikturat e austriakut ushtarak, Rudolf Otto von Ottenfeld

July 25, 2023 by s p

Albert Vataj/

Fundi i shekullit dhe fillimi i një tjetri, i gjen shqiptarët në një prani impresionuese në veprat e mjeshtrave të penelit. Trajtesa është e larmishme, siç mbetet e tillë edhe gjeografia prejku ata u ngjitën në tablo për t’u bërë pjesë e thesareve të artit dhe një testament i shpirtrave krijues që e pasuruan botën me shqiptarët, ku spikatin periudha të ndryshme të ngjarjeve ku ata ishin protagonistë dhe shprehet magjike karakteristika e tyre, veshjet me ngjyra të gjalla dhe unike. Në kapërcyell të shekujve ky hir erdhi për të zënë vend dhe për të rrokur adhurim në galeritë e artit dhe koleksionet private, duke treguar përmes mahnitjes së artit vetë madhështinë që na identifikon dhe ne përfaqësohemi.

Nga ata që shkruan me penel copëza të historisë dhe identitetit tonë në panoramën e madhe të kulturës dhe artit të botës, ishte piktori ushtarak austriak, Rudolf Otto von Ottenfeld, një anëtar themelues i Secessionit të Vjenës dhe profesor në Akademinë e Arteve të Bukura, Pragë.

Shqiptarët në pikturat e tij janë ato që kemi përcjellë në periudha të mëhershme dhe të mëvonshme, janë ato që dallojnë për një mishërim të reales përmes fuqisë së artit. Ai përcjell me një besueshmëri të admirueshme dhe besnikëri korrekte kostumet tradicionale por edhe shprehinë dhe karakteristikat dalluese të shqiptarëve, ku spikat krenaria dhe ashpërsia.

Pasuria e kostumeve dhe ngjyrave, armëve dhe sendeve të tjera personale vijnë pas më shumë se 100 vitesh kaq domethënëse dhe kaq të vërteta.

Më shumë se sa piktura ata janë ai testament shpirtëror i atyre banorëve që jetuan dhe luftuan. Bëhej fjalë për Shqipërinë nën sundimin osman, një Shqipëri hekakeqe por shprehëse, një shqiptari që rrekej të sfidonte kohën dhe vështirësitë.

Rudolf Otto von Ottenfeld lindi më 21 korrik 1856 në Veronë dhe vdiq më 26 korrik 1913 në Pragë. Ishte një nga anëtarët themelues vjenez të Shkëputjes dhe profesor në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë. Si student ishte nën mbikëqyrjen dhe trajtimin artistik dhe estetik të mjeshtrave Karl Wurzinger dhe Leopold Carl Muller.

Ai jetoi në Mynih gjatë viteve 1883–93 dhe në Vjenë në 1893–1900. Për Ekspozitën e Gjashtë Ndërkombëtare të Artit në Mynih në 1892, ai u zgjodh si juri. Ilustrimet e Ottenfeld në një histori të ushtrisë austriake midis 1700 dhe 1867 në 1895, u bënë një vepër standarde referimi për uniformat në atë periudhë.

Filed Under: Politike

VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI KRYETARIT TË DEGËS JACKSONVILLE ADRIATIK SPAHIU PËR HUMBJEN E VËLLAIT

July 24, 2023 by s p

E nderuar familja Spahiu

I dashur miku ynë Adriatik

Me keqardhje mësova lajmin e largimit nga jeta të vëllait tuaj Safet Spahiu. Në emër të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës Dielli, në emër të të gjithë vatranëve e të familjes sime ju përcjell ngushëllimet tona më të sinqerta e më të dhimbshme për humbjen vëllait tuaj të shtrenjtë Safet Spahiu.

Zoti ju dhashtë forcë për të përballuar dhimbjen për humbjen e njeriut të zemrës.

Të gjithë bashkë si vatranë jemi pranë jush e familjes Spahiu, familjarëve, miqve e dashamirësve tuaj në këto momente trishtimi e dhimbje.

I pikëlluar

Pranë jush dhe me nderime

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Filed Under: Politike

Kalandar-22 Korrik 2010: Kosova shtet fituese në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku Serbia ishte ankuar kundër Pavarësisë

July 22, 2023 by s p

-Para 13 viteve, në  ditë historike – 22 Korrik 2010, Kosova shtet doli fituese në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) pas një ankese që Serbia kishte dërguar kundër shpalljes së Pavarësisë në 17 Shkurtin historik të vitit 2008/

-Në intervistën ekskluzive që kam zhvilluar në ditën e Vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, atëherë Ministri i Jashtëm Kosovar Skender Hyseni fliste në telefon nga Haga: Sigurt se do të ketë njohje të reja për Kosovën…/

 Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 22 Korrik 2023/ Kosova fituese përballë Serbisë doli para 13 viteve, kur Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë u dha pas një ankese që Serbia i kishte dërguar kundër shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në 22 Korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konkluduar se miratimi i Deklaratës  së Pavrësisë së Kosovës  në 17 Shkurt 2008  “nuk e ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, as rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit e as Kornizën Kushtetuese”.

“Prandaj, miratimi i kësaj deklarate nuk e ka shkelur asnjë rregull të aplikushme të së drejtës ndërkombëtare”, theksohej më tej.

Atëherë, para 13 viteve, ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, e cilësonte vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si “të qartë” dhe që “nuk lë vend për dyshime”, se pavarësia e Kosovës është bërë në përputhje me të drejtën ndrëkombëtare.

“Gjykata konstatoi, me shumicë dërmuese, se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Mendimi i Gjykatës është eksplicit dhe i qartë, dhe nuk lë vend për dyshim”, thuhej në deklaratën e ministrit Hyseni, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me pavarësinë e Kosovës.

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të Kosovës në të gjitha pikat”, vazhdonte më tej deklarata.

“Tani presim njohje të mëtejme të Kosovës. U bëjmë thirrje shteteve që e kanë shtyrë njohjen e Republikës së Kosovës në pritje të Mendimit të Gjykatës, që tani të vendosin për njohjen (e Kosovës)”, thuhej në deklaratën e ministrit të Jashtëm të Kosovës.

Menjëherë pas këtij zhvillimi me rëndësi historike, në një deklaratë të anëtarëve të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për mendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rikonfirmohej mbështetja e palëkundur për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës dhe bëhej thirrje për njohje.

“Grupi Drejtues Ndërkombëtar rikonfirmon mbështetjen e palëkundur të tij për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës demokratike dhe shumetnike në kufijtë e saj të tanishëm dhe i bën thirrje shteteve tjera që të njohin Kosovën. Ai po ashtu përshëndet përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe progresin e konsiderueshëm në zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në punën për realizimin e perspektivës së saj evropiane”, theksohej në deklaratë.

Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për Kosovën, i cili përbëhej nga vendet që e kanë njohur Pavarësinë, ishte formuar në 28 Shkurt të vitit 2008 dhe synonte të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të Kosovës, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin, bazuar në Propozimin Gjithëpërfshirës të emisarit të posaçëm të OKB-së, kryenegociatorit për statusin, Martti Ahtisaari.

ARKIV, 22 KORRIK 2010 – INTERVISTA QË KAM ZHVILLUAR NË DITËN E VENDIMIT TE GJND – MINISTRI HYSENI FLET NGA HAGA: ME BEOGRADIN NUK DO TË KETË BISEDIME PËR STATUSIN E KOSOVËS, NDARJE APO SHKËMBIM TERRITORESH

 -Ministri i Jashtëm Kosovar Skender Hyseni në intervistën ekskluzive që kam zhvilluar në ditën e Vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND)  para 12 viteve: Marrëdhëniet e mira me Serbinë, interes i përbashkët për integrim në BE e NATO/

Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) tregoi qartë se pavarësia e Kosovës nuk ka krijuar asnjë precedent dhe se është në interes të Ballkanit Perëndimor, deklaronte ministri i Jashtëm Kosovar Skender Hyseni në një intervistë ekskluzive që kam zhvilluar para 13 viteve për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë. “Opinioni këshilldhëns i GJND-së, tregoi qartë se pavarësia e Kosovës, nuk ka krijuar asnjë precedent dhe se është në interes të Ballkanit Perëndimor”, tha ministri Hyseni, në intervistë telefonike nga Haga.

Ministri Hyseni në 22 Korrik 2010 ishte i pranishëm kur GJND dha mendimin këshillimor në lidhje me pavarësinë e Kosovës.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë u shpreh në favor të pavarësisë së Kosovës. Presidenti i GJND-së Hiasashio Ovada deklaroi se pavarësia nuk shkel të drejtën ndërkombëtare.

Shefi i diplomacisë kosovare tha se, “ne e dimë që Kosova dhe Serbia e kanë të ardhmen e tyre në BE dhe NATO, e për këtë arsye marrëdhëniet e mira fqinjësore janë të domosdoshme”. Ai nënvizoi se “këtë fakt, e kemi përcaktuar qartë prej kohësh, tani është në dorën e Serbisë që të tregohet në nivelin e përgjegjësive të duhura”.

 Hyseni vuri në dukje se “nga vendimi i GJND-së, nuk ka asgjë që do të mund linte mundësi sado të vogla që të hidheshin dilema rreth shtetësisë së Republikës së Kosovës”.

Ministri pohoi se normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi varet ekskluzivisht nga Serbia. “Kemi shprehur vullnetin për raporte të mira fqinjësore me Serbinë, sikurse i kemi ndërtuar me të gjithë fqinjët e tjerë por ky rast është interes i përbashkët”, tha ai.

 Hyseni rithekson faktin se me Beogradin nuk do të ketë bisedime për statusin e Kosovës, ndarje apo shkëmbim territoresh, ide rreth të cilave është spekuluar muajt e fundit. “Kosova dhe Serbia janë fqinjë të përhershëm dhe si të tillë, sot apo nesër, pas një kohe apo pas shumë kohësh, do duhet të bisedojnë për çështje të natyrës praktike që i lidhin këto vende të pavarura dhe sovrane”, tha Hyseni.

Ministri i Jashtëm kosovar, Skender Hyseni, u shpreh i sigurt se do të ketë njohje të reja për Kosovën pasi ka një numër vendesh që janë zotuar për këtë ndërsa u bëri thirrje shteteve që nuk e kanë njohur ende, e veçanërisht atyre vendeve që kanë pritur opinionin këshilldhënës të GJND-së, që ta bëjnë këtë sa më parë.

Kosova shpalli pavarësinë në 17 Shkurt 2008 dhe deri tani është njohur nga 69 shtete, theksohej në fund të intervistës së 22 Korrikut 2010.

Ndërsa, deri tani – 13 vjet pas Opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë Kosova është njohur nga 117 shtete anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

KOSOVA PËRGADITET PËR GJND – RAPORTIM QË KAM BËRË MË 15 TETOR 2008:

PRISHTINË, 15 Tetor 2008/ –  Sir Michael Wood nga Mbretëria e Bashkuar do t’i prijë ekipit ligjor të Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sapo kumtuan institucionet më të larta kosovare, Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi.

Deklaratën për shtyp në lidhje me përgatitjet dhe procedimet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në një konferencë për media, të sapo mbajtur në Presidencë, ku ishin edhe presidenti Fatmir Sejdiu e kryeparlamentari Jakup Krasniqi, e paraqiti kryeministri Hashim Thaçi, pas konsultimeve të krerëve të institucioneve kosovare.

Më poshtë po e japim të plotë deklaratën:

Deklaratë për shtyp në lidhje me përgatitjet dhe procedimet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

·       Kemi kënaqësinë e madhe të shpallim se Qeveria e Kosovës, pas konsultimeve me Presidentin e Kosovës, z. Fatmir Sejdiu, dhe Kryetarin e Parlamentit, z. Jakup Krasniqi, si dhe konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë dhe ekspertët ligjorë, ka zgjedhur Sir Michael Wood nga Mbretëria e Bashkuar t’i prijë ekipit ligjor të Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

·        Z. Wood është një nga juristët më të shquar dhe përgatitur ndërkombëtarë të së sotmes, dhe jemi me fat që ai është i gatshëm të paraqesë rastin tonë para GJND-së.  Sir Michael Wood ka shërbyer si këshilltar ligjor në Zyrën e Jashtme dhe të Komonveltit të Mbretërisë së Bashkuar prej vitit 1999 deri më 2006.   Në emër të Mbretërisë së Bashkuar, ai mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Dejtonit dhe në Konferencën e Rambujesë në vitin 1999. 

·       Z. Wood është paraqitur para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë shumë herë dhe ka punuar në shumë raste të njohura të drejtës ndërkombëtare, përfshirë Mendimin Këshilldhënës të GJND-së për Pasojat Ligjore të Ndërtimit të Murit në Territorin e Okupuar Palestinez.

·       Angazhimi i tij i kohëgjatë në çështjet e së drejtës ndërkombëtare të ndërlidhura më progresin e Kosovës drejt pavarësisë, e bën atë të kualifikuar në mënyrë unike për të përfaqësuar interesat tona kombëtare para gjykatës, dhe kemi besim të madh në gjykimin dhe përvojën e tij. 

·       U takuam sot me z. Wood për ta diskutuar rastin e Kosovës dhe paraqitjen tonë. Kosova ka një rast të fortë, dhe synojmë të demonstrojmë para gjykatës se nuk ka asgjë në shpalljen e pavarësisë së Kosovës që shkel të drejtën ndërkombëtare.

·       51 shtete nga e tërë bota tashmë kanë njohur se Kosova është shtet i pavarur me qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe kushtetutë moderne që ofron garanci të bollshme për të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj, dhe posaçërisht komunitetet e saj pakicë. 

·       Gjatë javëve dhe muajve të vijim, z. Wood do të punojë ngushtë me Qeverinë e Kosovës për të zhvilluar paraqitjen tonë para gjykatës. 

·       Në koordinim me ne, ai do të mbledhë një ekip ndërkombëtar ligjor të kalibrit më të lartë.  Sipas nevojës, ekipi i tij ligjor do të përdorë ekspertizën vendore në Kosovë për të formuluar rastin më të fortë të mundshëm. 

·       Koordinimin e kësaj përpjekjeje ia kemi besuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila do të merr rolin prijës në emër të Qeverisë së Kosovës. Dëshirojmë që sërish të shprehim besimin tonë të palëkundur në ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe do të vazhdojmë të ndjekim njohjet ndërkombëtare gjatë zhvillimit të procesit para GJND-së. Dëshirojmë të theksojmë se kemi besim të plotë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, organin kryesor gjyqësor të Kombeve të Bashkuara.

GAZETA TRADICIONALE E KOSOVËS  RILINDJA PËR 17 SHKURTIN HISTORIK 2008

  Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, Kryeredaktor i së cilës isha, për 17 Shkurtin historik 2008 doli numër i jashtëzakonshëm festiv me kryetitullin me shkonja ngjyrë ari: KOSOVA SHPALLI PAVARËSINË BOTA E NJEH SHTETIN MË TË RI.

Po në ballinë, nën imazhet e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të Flamurit e Stemës së shtetit të ri evropian dhe fishekzjarreve të festimeve në Prishtinë, Rilindja shkruante poashtu me shkronja ngjyrë ari: 17 SHKURTI 2008 DITA MË E MADHE SHQIPTARE PAS 28 NËNTORIT 1912 TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË.

Lart te logoja po në faqen e parë shkruante: RILINDJA JU URON SHPALLJEN DHE NJOHJEN E KOSOVËS SHTET I PAVARUR.

Filed Under: Politike

Mbahet mbledhja e parë e Grupit Koordinues për Anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

July 21, 2023 by s p

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, morën sot pjesë në mbledhjen e parë të Grupit Koordinues për Anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se si organizata më e vjetër panevropiane, Këshilli i Evropës, ashtu sikurse edhe shteti ynë, mishërojnë vlerat dhe standardet më të larta në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës mundëson qasjen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe mekanizmat tjerë mbrojtës të Këshillit të Evropës, u shpreh kryeministri, derisa theksoi se kjo forcon edhe më shumë mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve tonë pa dallim etnie.

Ai tha se Republika e Kosovës ka plotësuar edhe kërkesat ligjore edhe standardet demokratike, për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës. Ai shtoi se do të bashkëpunojë ngushtë me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës përgjatë tërë procesit të vlerësimit dhe se ka besim se ky Grup Koordinues ndër-institucional, nën udhëheqjen e zëvendësministrit Ahmeti, do të punojë me përkushtim në funksion të mbarëvajtjes së vizitave fakt-mbledhëse, si dhe në adresimin e të gjeturave dhe rekomandimeve nga raportuesit.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, vuri në theks se etapa e parë e anëtarësimit në Këshillin e Evropës ka qenë shumë e rëndësishme dhe nuk do të bëhej pa bashkëpunim të katër institucioneve për ta kaluar fazën e parë të mbushur plot sfida.

“Si vendi më demokratik në rajon, si një vend i cili është shembull në përfaqësimin e vlerave të cilat janë baza mbi të cilën është krijuar Këshilli i Evropës, mendojmë që Kosova dje do të duhej të ishte anëtarësuar në Këshillin e Evropës, madje shumë vite më parë”, tha ministrja Gërvalla –Schwarz, duke shtuar se sa më shumë që punojmë së bashku, aq më shpejtë do të arrijmë të festojmë anëtarësimin e plotë.

Grupi Koordinues do të ketë një rol tejet të rëndësishëm në rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit të brendshëm, si dhe në ofrimin një pasqyre sa më të saktë dhe koherente të situatës në Kosovë lidhur me të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë. Në këtë mbledhje të parë të pranishëm ishin përfaqësues politikë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe zyrtarë tjerë të lartë shtetërorë e institucionalë.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 146
  • 147
  • 148
  • 149
  • 150
  • …
  • 667
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. promovon romanin “Brenga” të Dr. Pashko Camaj 
  • ASOCIACIONI SI ENTITET PARA-SHTETËROR APO VETËMENAXHIMI SI GARANCI E RUAJTJES SË RENDIT KUSHTETUES NË KOSOVË
  • Luana Bajrami, aktorja nga Kosova feston 25 vjetorin me Oscar dhe hyn në Histori
  • Çfarë e bën mashkullin burrë?
  • Pse Hoxhë Hasan Tahsini ishte drejtuesi i lobit shqiptar në Stamboll
  • Artan Shabani, piktori i ngjyrave që vuan dramën e Çamërisë
  • Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por stresi i jep krahë: Pse biem pre e gënjeshtrave?
  • Shuhet lahutari rugovas Rrustem Bajrami-Imeraliaj, 1932-2026
  • PËKUSHTIM XHEVAT KORҪËS
  • Shqiptarët në Philadelphia festuan Ditën e Verës
  • RAKETAT SUPERSONIKE TË SERBISË: SINJAL ALARMI PËR SIGURINË NË BALLKAN
  • MONOGRAFI E RËNDËSISË SË VEÇANTË
  • BALLKANI PERËNDIMOR NDËRMJET ARKITEKTURËS SË PAQES DHE RREZIKUT TË RIFORMATIMIT GJEOPOLITIK
  • Zgjidhja e mençur angleze e Shekullit XIX – Krijimi i Pullës Postare
  • Love Bombing si dukuri digjitale

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT