• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DIELLI ME SHQIPTARËT NË STRASBOURG

March 1, 2023 by s p

Fllanxa Veshi Mirashi profesore e gjuhës angleze në Universitetin e Strasbourgut në degën Infirmatikë dhe Komunikim, në një rrëfim ekskluziv për Diellin e Vatrës në New York, dhënë Editorit Sokol Paja, shpjegon me detaje punën edukative e patriotike për mësimin e gjuhës shqipe në Strasbourg dhe aktivitetet sociale e kulturore në dobi të komunitetit shqiptar në Strasbourg të Francës.

ORGANIZIMI I SHQIPTARËVE NË STRASBOURG TË FRANCËS

Si vullnetare në organizatën humanitare Caritas prej gati 8 vjet, kam qenë dëshmitare e kërkesave të shumta të shqiptarëve për të mësuar gjuhën frënge, për ndihmë financiare për të ndjekur studimet në Strasbourg, për tu regjistruar në bibliotekat e qytetit etj. Krejt të ndryshme nga kërkesat e kombësive të tjera. Kam filluar të jap mësimin e frëngjishtes vajzë kosovare Valbonë Rexhepaj, dhe shumë shpejt, më pas u bënë dy, pastaj tri, katër e me rradhë… aktualisht është një grup ndërkombëtar, për herë të parë në historinë e mësimdhënies në Caritas. Unë nuk mund të ju jap një numër të saktë për numrin e shqiptarëve që ndodhen në Strasbourg por shikoj që sapo të dalësh në rrugë, dëgjojmë të flitet shqip. Një vatër shumë dashamirëse për ne është Kisha Metodiste Protestante e Strasbourgut, e cila që nga shtatori 2017 na ka mundësuar kursin kolektiv të frëngjishtes vetëm për ne shqiptarët. Aty, përveç mësimit, kemi organizuar me bashkatdhetarët tanë festat e 28-29 Nëntorit, Vitin e Ri, ditëlindje dhe gëzime familjare. Në oraret e mësimit me të rriturit, kisha ka ngritur një grup animatorësh që të përkujdesen për fëmijët tanë që mësimi të zhvillohet pa shqetësime. Kjo për mua është mënyra më e përshtatshme që ne të mbajmë njohje dhe lidhje miqësie midis nesh. Fëmijët tanë rrinë tok duke komunikuar domosdo në gjuhën shqipe. Gjatë festave tona ne gatuajmë, këndojmë, kërcejmë dhe flasim shqip. Nëpërmjet njeri-tjetrit njohjet tona janë zgjeruar dhe gati njihemi të gjithë. Kjo është një mrekulli. Kjo vater e vogëlushëve tanë shqiptar, do të mbetet në vend-takimi dhe argëtimi për ne të rriturit, pensionistët e ardhshëm shqiptar.

MËSIMI I GJUHËS SHQIPE NË STRASBOURG

Të gjitha aktivitet e lartpërmendura zhvillohen në gjuhën shqipe, në kushte të vështira. Shqiptarët që vijnë në mësim janë prej vitesh rishtas në vëhstirësi të ndryshme në pritje të integrimit këtu në Francë. Të gjithë aktivitetet që përmenda unë jam në ekip me një grup intelektualësh kosovar dhe shqiptar (Isuf Halimi, Ermra Prroni, Mirela Gjura, etj). Jemi duke punuar për krijimin një Shoqerie Franko-Shqiptare. Eshtë ky një projekt me qëllim që të kërkojmë edhe subvencione nga shteti për një program konkret. Qëllimi i shoqërisë është : kristalizimi i një bërthamë kulturore e patriotike shqiptare në Strasbourg dhe rrethinat e tij. Kemi ide të qarta për hapjen e një shtëpie muze në periudhat e festave kombëtare që te mbajmë gjallë kulturën tonë për pasardhsit tanë dhe për ta prezantuar atë në shoqërinë franceze. Ne perspektivë të afërt, hapjen e një akademie në gjuhën shqipe. Ku do të bëjmë të mundur që të rriturit në forume periodike të njihen me historinë, gjeografinë, kulturën, e Shqipërisë Etnike. Duke parë se si këtu familjet shqiptare shpërbëhen e shkatërrohen përballë vështirësive duke çorjentuar komplet edukimin e fëmijëve, kam për objektiv një program në sociologji (problemet në familjet tona mos barazia gjinore në cift është e kuptueshme që nuk njohim ligjet), etnografi, folklor, guzhinë, punë dore, përkthim, muzikë, valle, informatikë, animacione, jurisprudence (duke parë sa minorenë shqiptar ka në burgjet këtu), për fëmijët tanë gjuhe shqipe etj. Akademi ku secili të gjej motiv dhe arsye që të vijë.

FRËNGJISHT DHE SHQIP PËR SHQIPTARËT SI MUNDËSI INTEGRIMI NË FRANCË

Aktualish kursi i frëngjishtes frekuentohet nga më shumë se 60 familje, të cilët kanë plot fëmijë, shyqyr Zotit. Prindërit kanë kërkuar mësimin e gjuhës shqipe për to. Me 26 Nëntor 2022 kishte prezent më shumë se 150 familje. Mësimi igjuhës shqipe është urgjencë, si në kohën e Rilindjes sonë Kombëtare pas kësaj hemorragjie të pandalshme kombëtare. Ikim nga Shqipëria për një mijë e një arsye që i kemi akumuluar prej kohësh por sot kur komunikimi është i mundur nuk ka pse të qëndrojmë të shprëndarë dhe të përçarë. Të parët tanë e derdhën gjakun lumë për të mbrojtur çdo pëllëmbë tokë të kërcënuar ndër vite na vendet fqinje dhe Fuqitë e Mëdha të kohëve të ndryshme, dhe siguruan ekzistencën e shtetit Shqiptar, ne momente më vendimtare të historisë. Sot në historinë moderne te asimilimit, ku jemi ? Cilat janë detyrat tona që bashkësia shqiptare jasht kufijve të mos asimilohet? Domosdoshmërisht, duhet që të komunikojmë, të dëgjojmë njeri-tjetrin, dhe që të mirëkuptojmë njeri-tjetrin, të ndihmojmë pa kushte njeri-tjetrin, të lëmë mënjanë xhelozitë dhe lavdërojmë njeri-tjetrin. Vetëm kështu do mbetemi shqiptarë në këtë botë me ritme të shpejta ; ku harrohen lehtë gjuha e nënës dhe shpërbëhen, shkërmoqen e zhduken kombe. Kështu pavarësisht se ku jemi fizikisht, ne jemi të gjithë bashkë. Për forumet dhe programet e mësipërme, kapacitetet njerzore dhe intelektuale janë. Bashkëpunëtorët e mi dhe unë vijmë nga mjedise mësimdhënie e akademike.

MËSIMI SHQIP SI FORMË KUNDËR AISMILIMIT

Për mësimin e gjuhës shqipe këtu nuk është vështirë se fëmijët tanë flasin akoma shqip. Problemi është se fëmijët e harrojne shpejt gjuhën e nënës, ndaj duhet sa më shpejt që ta ruajmë e ta kultivojmë atë sepse vitet që kalojnë nuk janë në favor. Si dhe të lindurit këtu të dëgjojnë dhe të rriten në mjedise shqipfolëse. Siç e shikoni, vatra shqiptare këtu është e re por me një perspektive të qartë të shëndoshë patriotike. Ju falenderoj nga zemra në avance për leximin e këtij shkrimi relativisht të gjatë. Ju falenderoj pafundësisht për veprimtaritë tuaja partiotike në emër të shqiptarisë. Ju ndjekim me admirim. Fjala bën hatanë dhe fjala bën kalanë. Ndaj le ta ruajme fjalën shqip. Një aktivitet i shkëlqyer ishte festa e pavarësisë së Kosovës. Mbi 600 bashkë-atdhetarë, burra, gra, fëmijë, të moshuar, të rinj e të reja ishin prezent. Mund diskutojmë në një moment tjetër për këtë rast. Në aq pak aktivitete që bëjmë e në mungesa të mëdha, dhe interesi për aktivitete social-kulturore, dhe sidomos mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët ishte shumë i madh.

KUSH ËSHTË FLLANXA VESHI MIRASHI?

Unë jam vajzë dibrane. Kam kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën Histori dhe Gjoegrafi në vitet 1991-1995. Kam ndjekur formimin e mësuesisë dhe animimit këtu në Francë që nga mbërritja ime këtu, 2015- 2023. Aktualisht unë jam profesore anglishteje në Universitetin e Strasbourgut në degën Infirmatikë dhe Komunikim. Kam punuar si gazetare për gazetën « Koha Jonë », përkthyese për shoqërinë « Mitsubishi » etj. Paralelisht kam punuar 15 vjet mësuese në Gjimnazin « Ibrahim Rugova » në Tiranë. Kam dhënë mësim të gjitha lëndët shoqërore dhe anglisht. Pra programi i tyre për mua nuk është fare problem. Jap gjuhën frënge që në 2015, këtu në Strasbourg për shqiptarët dhe jo vetëm.

Filed Under: Politike Tagged With: Sokol Paja

PLANI FRANKO-GJERMAN PËR MARRËVESHJEN KOSOVË- SERBI

February 28, 2023 by s p

Propozimi përmban 11 nene: Palët e dakorduara,Të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre për ruajtjen e paqes,Të përkushtuar për të kontribuar në bashkëpunimin dhe sigurinë e frytshme rajonale në Evropë dhe për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës,Të vetëdijshëm se paprekshmëria e kufijve dhe respektimi i integritetit dhe sovranitetit territorial dhe mbrojtja e pakicave kombëtare janë kusht themelor për paqen,Duke u nisur nga faktet historike dhe pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të Palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit,Me dëshirën për të krijuar kushtet për bashkëpunim ndërmjet Palëve në dobi të popullit,Kanë rënë dakord si më poshtë:Neni 1Palët do të zhvillojnë marrëdhënie normale, të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën mbi bazën e të drejtave të barabarta.Të dyja Palët do të njohin reciprokisht dokumentet e tyre përkatëse dhe simbolet kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore.Neni 2Të dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimet dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato të barazisë sovrane të të gjitha shteteve, respektimit të pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtën e vetëvendosjes, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimi.Neni 3Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, Palët do të zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërmjet tyre ekskluzivisht me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës.Neni 4Palët vazhdojnë me supozimin se asnjëra nga të dyja nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj.Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.Neni 5Asnjëra palë nuk do të bllokojë, as nuk do të inkurajojë të tjerët të bllokojnë, përparimin e palës tjetër në rrugën e tyre përkatëse në BE bazuar në meritat e tyre. Të dyja palët do të respektojnë vlerat e përmendura në nenet 2 dhe 21 të Traktatit të Bashkimit Evropian.Neni 6Ndërsa Marrëveshja aktuale përbën një hap të rëndësishëm normalizimi, të dyja palët do të vazhdojnë me një shtysë të re procesin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja, i cili duhet të çojë në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve të tyre.Palët bien dakord të thellojnë bashkëpunimin e ardhshëm në fushat e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, transportit dhe konektivitetit, marrëdhënieve gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit, postës dhe telekomunikacionit, shëndetësisë, kulturës, fesë, sportit, mbrojtjes së mjedisit, personave të zhdukur, personave të zhvendosur dhe fushave të tjera të ngjashme nëpërmjet lidhjes së marrëveshjeve specifike.Detajet do të bien dakord në marrëveshje shtesë të ndërmjetësuara nga Dialogu i udhëhequr nga BE.Neni 7Të dyja palët angazhohen të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifike, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke u mbështetur në përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës.Palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.Neni 8Palët do të shkëmbejnë Misionet e Përhershme. Ato do të vendosen në selinë e Qeverive përkatëse.Çështjet praktike në lidhje me themelimin e Misioneve do të trajtohen veçmas.Neni 9Të dyja palët marrin parasysh angazhimin e BE-së dhe donatorëve të tjerë për të krijuar një paketë të veçantë investimi dhe mbështetje financiare për projektet e përbashkëta të Palëve në zhvillimin ekonomik, lidhjen, tranzicionin e gjelbër dhe fusha të tjera kyçe.Neni 10Palët do të krijojnë një Komitet të përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, për monitorimin e zbatimit të kësaj Marrëveshjeje.Të dyja palët konfirmojnë detyrimin e tyre për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara të Dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese.Neni 11Të dyja palët zotohen të respektojnë Udhërrëfyesin e Zbatimit si aneks të kësaj Marrëveshjeje.https://www.eeas.europa.eu/…/belgrade-pristina-dialogue…

All reactions:11

Filed Under: Politike

SENATOR MENENDEZ: THE VOICE OF AMERICAN REASON AND JUSTICE

February 27, 2023 by s p

“Peace is achieved with the recognition of Kosova by Serbia, not with a mono-ethnic association”.

By MSc. Agim Aliçkaj

The very well-known Senator Robert Menendez holds a very important position. He is the Chairman of the Committee on Foreign Relations in the US Senate. This Committee is considered one of the most powerful and prestigious in the Senate, due to its long history, broad influence on U.S. foreign policy, jurisdiction over all diplomatic nominations, as the only Senate Committee to deliberate and and confirm international treaties.

         A Doctor of Jurisprudence, Senator Menendez has been in the public service of the American people for fifty years and has held various important positions. His knowledge and commitment to human rights anywhere in the world can be compared to the legendary Congressman Tom Lantos. As a child of an immigrant family who fled from Cuba, he understands very well the persecution of innocent people by communist and fascist regimes such as Cuba and Serbia. 

         His speech at the meeting with the Albanian American community organized by the Albanian American Civic League led by the living heroes of the Albanian nation Joe DioGuardi and Shirley Cloyes DioGuardi was historic. His positions are clear, reasonable, well argued, fair and strong. His knowledge, even in details, about the conflict between Serbia and Kosova is impressive.

         “The permanent solution cannot be achieved with bad short-term decisions”, Menendez said. “Kosova has accepted Ahtisaari’s plan and Serbia should do the same. The Constitution of Kosova, based on this plan, guarantees all the rights of the Serbian minority. There are misuses on their part, in municipalities with a Serbian majority the Albanian language is not taught, while in those with an Albanian majority Serbian is taught”. 

         “Peace is achieved with the recognition of Kosova by Serbia, not with a mono-ethnic association, which creates ethnic divisions and undermines the functioning of the state. The recognition of independence comes first, everything else is connected and can be resolved with it. This is not only right for Kosova, but also for the Balkans and for the national interest and security of the United States”.

         His disagreement with the State Department demonstrates the beauty of democracy and the genius of the American Constitution. Two different branches with different opinions. The US administration, as an executive branch, has ample room for tactical decisions in foreign policy. But, in the long run, their actions must be explained and harmonized with the legislative branch, consistent with American strategic interests.

         American diplomats will have a hard time justifying their recent actions in the Western Balkans before the US Senate Foreign Relations Committee. The Serbian minority in Kosova has more rights and privileges than any other minority in the world. Albanians in southern Serbia are denied basic human rights. The principle of self-determination cannot be applied at will, just because someone does not like the country they live in.

         How can they justify support and appeasement of Serbia, an autocratic hegemonic state, a constant troublemaker and permanent destabilizer of Europe?! How can they undermine and threaten Kosova, a peaceful and democratic state created by America itself, with the most pro-American people in the world?! Explanation with temporary geostrategic interests will not be enough to override the enduring sacred American values ​​of justice, tolerance, diversity, and inclusion.    

         The majority people of Kosova have elected Prime Minister Albin Kurti and President Vjosa Osmani to rescue Kosova. They must resist the unfair international pressure for pure Serbian ethnic association and other harmful concessions at the expense of the country they represent. 

         Kosova has no obligation to accept the agreement which was found unconstitutional by the Constitutional Court.

         The Kosova leadership must refuse it even if the international diplomats are unhappy, even if they do not meet with them, even if they do not give them visas, even if they threaten them with sanctions and isolation. The Albanian diaspora will be mobilized and will have the strength to support Kosova’s position in every aspect. If they are ousted from power, the people of Kosova will vote them in again with 80% of the majority. 

         If Serbia dares to enter the adventure of war, it will end badly for them. The Balkans will be engulfed in flames. Kosova will become Serbia’s grave.

         With begging and concessions, Serbia will never recognize Kosova. 

         There is only one solution to this conflict created by Serbia. Recognition of Kosova’s independence by the five EU countries that have not yet done so and accelerated NATO membership. Only in this way can peace and security be guaranteed. If the Western countries are not ready to do it, the dialogue with Serbia is meaningless.

         Senator Menendez’s voice of wisdom, reason and justice in this regard must be considered. His public statement is an extremely important step in the right direction.

         The right of the people of Kosova to exist and live freely in peace and harmony with neighboring countries must be respected.

Excerpts from my speech at the meeting: 

DEAR SENATOR MENENDEZ,

         Thirty-two years ago I left Kosova with my family, escaping the Serbian state oppression. We came to America, the best country in the world, the land of democracy, justice and opportunity. We are living the American dream just like my friends here and thousands of other Albanian-Americans across the country.

         We want people in Southeast Europe to live the same dream in peace and prosperity. Unfortunately, this is hindered by the aggressive behavior of only one country, the hegemonic chauvinist state of Serbia aided and abetted by Russia.

         Serbia is an aggressor, which has caused four wars and two genocides in Bosnia and Kosova. Serbia has not changed a bit. It is trying to achieve the same goals as the war criminal Milosevic, using different methods. The Serbian people have been brainwashed with lies and propaganda and poisoned with hatred for Albanians and other surrounding nations. Denazification of Serbia is necessary to give peace a chance.

          In April 2002, President Biden said “Until the Serbian people look themselves in the face and understand what their leaders have done in their name, they will not be able to shed this notion of victimization, they can never cure themselves of the disease that they are the oppressed… and this cycle will continue and continue”. This cycle is continuing today.

         The Albanian people are ready to move forward and join democratic Europe. They do not hate the Serbian people. They hate the Serbian state that has tried to exterminate them in coordination with the Orthodox Church and the Serbian Academy of Sciences. Their dark plans are written and documented. Kosova does not seek revenge, but expects Serbian criminals to be brought to justice.

         In February 2021, President Biden said that “the agreement to normalize relations must be centered around mutual recognition.” He knows this matter better than anyone. He knows how Serbian politicians lie, pretend, deceive, fabricate and play the victim. 

         It is beyond any imagination why are European and American diplomats trying to change his direction. It is so painful to see an American ambassador saying that he is sorry that Serbia was bombed for committing genocide. Even more so another American diplomat who threatens the democratically elected government of Kosova. We hope you can personally contact President Biden and find a way to stop this unprecedented injustice.

         Hospitality and the code of honor called Besa are great values ​​of the Albanian tradition. It is considered that the house belongs to the guest and God. Based on this tradition, the Albanian people saved all the Jews who lived or arrived in Albanian lands during the Holocaust. I am very proud that my father Arif Alickaj was part of this all-Albanian effort. Our house today belongs to you Senator Menendez, the guests and God.

         May God bless American people! 

         May God bless Albanian people!

Filed Under: Politike

LORDI GEORGE ROBERTSON VIZITOI PRISHTINËN NË 15-VJETORIN E SHPALLJES SË PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

February 27, 2023 by s p

Nga Frank Shkreli

Frank Shkreli: 230-vjetori i Diplomacisë Amerikane –1789-2019 | Gazeta ...

17 Shkurti, 2023 shënoi 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.  Ishte një festim i mrekullueshëm, historik, mund të thuhet, ku morën pjesë jo vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe shqiptarë nga mbarë trojet shqiptare, si dhe nga diaspora, përfshir një delegacion nga Shtetet e Bashskuara të Amerikës. I pranishëm ishte edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bajram Begaj.  Me siguri që 15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës u festua si një ngjarje e madhe me rëndësi mbarë kombëtare, në të cilën morën pjesë gjithashtu edhe personalitete të njohura ndërkombëtare, diplomatë të huaj dhe miq e dashamirës të Kosovës.

Javën e kaluar, Kosova priti shumë miq e dashamirë të saj të cilët kishin ardhur për të festuar së bashku me qytetarët e Republikës së Kosovës 15-vjet pavarësi.  Dallohej, me këtë rast, ish-Sekretari i Përgjithëshëm i Aleancës së NATO-s, Lordi George Robertson. Ai ka shërbyer në krye të NATO-s – Aleancës më të madhe ushtarake që ka njohur historia — nga viti 1999 deri në vitin 2003, pasi kishte shërbyer më parë si Ministër i Mbrojtjes në qeverinë e ish-Kryeministrit britanik, Tony Blair.  Shpeshëherë gjatë viteve, kam pasqyruar perosnalitete dhe politikanë amerikanë të cilët, gjatë shekullit të kaluar – dhe në fillim të këtij shekulli – kanë kontribuar për lirinë, demokracinë dhe pavarsinë e shqiptarëve, përfshir Kosovën – por nuk  guxojmë të harrojmë edhe personalitete ushtarake dhe politike jo-amerikane që kanë dhënë edhe ata kontributin e tyre për të drejtat e shqiptarëve, gjatë dekadave.

Gjatë luftës në Kosovë, Lordi George Robertson ishte ministër i mbrojtjës i Britanisë së Madhe. Si i tillë në rolin e tij, ai ka marrë vendime me rëndësi – në bashkrendim me aleatët perëndimorë, kryesisht, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – në sulmet e forcave ajrore të Aleancës së NATO-s kundër forcave terroriste ushtarake dhe policore të Serbisë së Millosheviçit. Ndërsa, kur ka udhëhequr NATO-n si Sekretar i Përgjithëshëm i Aleancës së Atlantikut Verior, Lordi Roberston ka mbikqyrur, për së afërmi, gjëndjen e pas luftës në Kosovë, nepërmjet misionit KFOR, për ruajtjen e paqës dhe të sigurisë në Kosovë.

Ndër të tjera aktivitete, javën që kaloi, Lordi Robertson mori pjesë në seancën e veçant, solemne që u mbajt në Kuvendin e Republikës së Kosovës me rastin e 15-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Personaliteti i lartë britanik dhe ndërkombëtar dhe mik i madh i Kosovës siç e kanë cilësuar disa udhëheqës të lartë në Kosovë, ishte i pranishëm së bashku me personalitete të tjera vendore dhe ndërkombëtare edhe në paradën e parakalimit të forcave ushtarake të Republikës së Kosovës me këtë rast. 

Në një bisedë të shkurtër me të, Lordi Robertson më tha se ishte shumë i kënaqur që gjëndej në Kosovë në 15-vjetorin e Pavarësisë dhe se kjo nuk ishte vizita e parë e tij në atë vend.  Ai ka vizituar Kosovën edhe më heret.  Para disa viteve, ish-zyrtari i lartë britanik kishte bërë një vizitë në Prishtinë, i ftuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës në vitin 2016, me qëllim për t’i dorëzuar atij “Medaljen e Lirisë” të shtetit të Kosovës, për kontributet e tija në luftën për çlirimin e Kosovës.  

Me atë rast, Lordi Robertson i cili bën pjesë në atë grupin më të dalluar dhe më të respektuar të udhëheqësve ndërkombëtarë që për shqiptarët ka ndihmuar në mbrojtjen e lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve të Kosovës dhe më gjërë – sipas mediave të kohës – kishte deklaruar gjatë një fjalimi që ka mbajtur gjatë asaj vizite në kolegjin Universum të Kosovës se në bazë të një testi të ADN-së, rezulton se një përqindje e gjeneve, nga ana e babait të tij, janë shqiptare – një fakt ky i panjohur deri atëherë edhe për atë vet.

Ndërkaq, edhe Republika e Shqipërisë ka njohur meritat dhe kontributet e Lordit Roberston për të drejtat e shqiptarëve. Gjatë vizitës së tij në

Britaninë e Madhe, në Mars 2019, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vlerësuar gjithashtu Lordin George Robertson me Dekoratën e lartë të shtetit shqiptar, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me motivacionin: “Në mirënjohje të thellë për angazhimin e çmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për kontributin e spikatur në integrimin e Shqipërisë në Aleancën Trans-Atlantike”.  Me atë rast, Lordi Robertson, u shpreh se është shumë krenar që kishte patur fatin të kontribuonte në vendosjen e paqës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe nënvizoi bindjen se për çlirimin e Kosovës, Aleanca e NATO-s kishte bërë, jo vetëm gjënë e duhur, por të vetmen gjë që duhej bërë në atë periudhë, ka theksuar ai.

Ndoshta deklarata e tij, për një prejardhje të pjesëshme shqiptare (kam gjak shqiptari), bën që vizita e Lordit Roberston në Prishtinë — me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës — të shikohet gjithashtu si një vazhdimësi e interesimit të tij serioz në zhvillimin e demokracisë dhe të konsolidimit të mëtejshëm të pavarësisë së shtetit më të ri në Evropë dhe të integrimit të shqiptarëve në organizmat euro-atlantike. 

Në vizitën e tij në Kolegjin Universum të Kosovës, 5-6 vite më parë, mos u gabofsha, Lordi George Robertson, u ka folur studentëve shqiptarë për një temë që është edhe sot, më shumë se aktuale, është kjo një temë që është kthyer në një tragjedi kombëtare për shqiptarët anël e mbanë trojeve të veta, e që kërkon me urgjencë marrjen e masave serioze nga autoritetet shqiptare kudo, për ndalimin e zbrazjes së trojeve shqiptare: e që është largimi i të rinjve shqiptarë nga trojet e veta stërgjyshore! Duke iu drejtuar studentëve të kolegjit Universum, vite më parë, u ka thenë se edhe ata janë përgjegjës dhe të lirë të vendosin fatin e vet dhe të vendit të tyre: “Ju mund të ikni dhe të varfëroni vendin tuaj. A po mund të qëndroni këtu dhe të ndërtoni shtetin tuaj të ri, citohet t’u

ketë thenë studentëve të kolegjit Universum, ish-udhëheqsi i NATO-s. Lordi Robertson, në atë kohë, këmbënguli me deklaratën e tij, duke u kërkuar studentëve që të ardhmen ta ndërtojnë në vendin e vet, në Kosovë. Me atë rast, ai u bëri thirrje, njëkohësisht, edhe politikanëve të Kosovës që të luftojnë korrupsionin, ashtuqë Kosova të zhvillohet dhe të integrohet sa më shpejt në organizatat euro-atlantike dhe të dekurajohet largimi i të rinjve shqiptarë për në perëndim, duke hapur përspektiva të reja pune dhe mundësish për rininë shqiptare të pa përspektivë për të ardhmen.

Një mesazh vëllazëror e dashamirës nga Lordi Robertson për klasën politike shqiptare në veçanti, por edhe për shqiptarët dhe për rininë shqiptare në përgjithsi, thenë më heret gjatë vizitave të tija, por që tingëllon  aktuale edhe sot në 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, është duke parafrazuar me fjalët e mia, se:  Nëqoftse vërtetë dëshironi integrimin evropian dhe euro-atlantik, atëherë këshilla e ish-Sekretarit të Përgjithëshm të NATO-s Lordit George Roberstson ishte dhe është se duhet të,  kini parasysh se bota e jashtme është ajo që do të vendos nëse Kosova është e gatshme t’i bashkohet Bashkimit Evropian ose Natos. Prandaj, do të këshillonte shqiptarët, Lordi Robertson, duhet t’i shikoni zhvillimet e proceseve të mbrendshme politike dhe ekonomike me sytë e botës së jashtme, nëse vërtetë dëshironi t’i bashkoheni proceseve integruese euroatlantike, është shprehur ish-Sekretari i Përgjithëshm i NATO-s, Lordi Robertson disa vite më parë, duke folur para studentëve.

Një mesazh ky i disa viteve më parë gjatë një vizite të më hershme të Lordit Robertson në Kosovë, por një porosi mjaft aktuale edhe për ditët e sotëme — në 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarsisë së Republikës së Kosovës – 15-vjet Shtet – Për Jetë!

Frank Shkreli

Filed Under: Politike Tagged With: Frank shkreli

Vijon sot në Bruksel dialogu Kosovë-Serbi i nisur para 12 viteve

February 27, 2023 by s p

Temë është një propozim – plan franko-gjerman e edhe evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, si një marrëveshje bazë. Në prag të takimit të sotëm në Bruksel Kryeministri Kurti zhvilloi bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet/Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JashariPRISHTINË, 27 Shkurt 2023/ Në Bruksel vijon sot dialogu Kosovë-Serbi i nisur para 12 viteve. Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiç, Presidenti i Serbisë, pasditën e sotme zhvillojnë takimin e nivelit të lartë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ku temë është një propozim – plan franko-gjerman e edhe evropian për normalizim të marrëdhënieve, si një marrëveshje bazë. Fillimisht Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, takon ndaras Kryeministrin e Kosovës e pastaj Presidentin e Serbisë.Në një komunikatë të dërguar nga Zyra e Kryeministrit njoftohej se, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar në 24 Shkurt 2023 një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, si vazhdimësi e mirëmbajtjes së një komunikimi të rregullt, veçanërisht tani në prag të takimit të së hënës në Bruksel.Gjatë kësaj bisede, Kryeministri konfirmoi qëndrimin e tij për propozimin evropian si bazë të mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve.Për marrëdhënie normale, evropiane e të fqinjësisë së mirë, Kryeministri Kurti theksoi që përveç njohjes reciproke në qendër të marrëveshjes, duhet t’i konsiderojmë edhe të drejtat e pakicave kombëtare.Kryeministri falënderoi z. Chollet për mbështetjen përgjatë procesit të dialogut dhe vëmendjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e posaçërisht të z. Chollet personalisht, theksohej mes tjarash në njoftim.Para 12 viteve fillimi me takim dyditësh 8-9 Mars 2011 në Bruksel i dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian e me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasonte një zhvillim shumë të rëndësishëm dhe historik për Kosovën: Në 22 Korrik 2010 Kosova doli fituese në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë pas një ankese që Serbia kishte dërguar kundër shpalljes së Pavarësisë në 17 Shkurtin historik 2008.Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konkluduar se miratimi i Deklaratës së Pavrësisë së Kosovës në 17 Shkurt 2008 “nuk e ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, as rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit e as Kornizën Kushtetuese”.“Prandaj, miratimi i kësaj deklarate nuk e ka shkelur asnjë rregull të aplikushme të së drejtës ndërkombëtare”, theksohej më tej.Menjëherë pas këtij zhvillimi me rëndësi historike, në një deklaratë të anëtarëve të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për mendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rikonfirmohej mbështetja e palëkundur për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës dhe bëhej thirrje për njohje.“Grupi Drejtues Ndërkombëtar rikonfirmon mbështetjen e palëkundur të tij për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës demokratike dhe shumetnike në kufijtë e saj të tanishëm dhe i bën thirrje shteteve tjera që të njohin Kosovën. Ai po ashtu përshëndet përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe progresin e konsiderueshëm në zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në punën për realizimin e perspektivës së saj evropiane”, theksohej në deklaratë.Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për Kosovën, i cili përbëhej nga vendet që e kanë njohur Pavarësinë, ishte formuar në 28 Shkurt të vitit 2008 dhe synonte të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të Kosovës, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin, bazuar në Propozimin Gjithëpërfshirës të emisarit të posaçëm të OKB-së, kryenegociatorit për statusin, Martti Ahtisaari.Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për dialogun me Serbinë, raportoja para 12 viteve, në 10 Mars 2011 për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, derisa në Bruksel në 8 Mars dialogu kishte filluar dhe ishte mbajtur takimi i parë dyditësh i bisedimeve Kosovë-Serbi për çështje praktike. Në raportimin që e botonte edhe Gazeta DIELLI e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, theksoja se, “Raundi i parë i bisedimeve Kosovë-Serbi si dy shtete të pavarura, por të panjohura reciprokisht, për çështje praktike u zhvillua gjatë dy ditëve të kaluara në Bruksel”.Ky ishte raportimi i plotë:Kuvendi i Kosovës, në seancën plenare, miratoi me shumicë votash – 63 pro, 48 kundër e 1 abstenim, një rezolutë për dialogun mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë për çështje praktike. Rezoluta nuk u lexua në seancë me arsyetimin se atë e kishin deputetët, por siç u tha nga përfaqësuesi i grupit parlamentar të PDK-së, ajo “do t’i japë Parlamentit të Kosovës një të drejtë që të mbikëqyrë, përcjellë, rrjedhën e bisedimeve dhe të drejtën që për çdo rast të kërkojë sqarime në Parlament”. Kuvendi i Kosovës zhvilloi të hënën debatin parlamentar, sipas kërkesës së Qeverisë, lidhur me dialogun në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë për çështje praktike, dhe në përmbyllje vendosi me shumicë votash që në seancën e sotme të nxjerrë në votim rezolutën lidhur me këtë. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi në seancën e kaluar të Kuvendit, pat paralajmruar hartimin e një dokumenti-rezolute nga përfaqësuesit e grupeve parlementare, bazuar në dy draftrezolutat e paraqitura nga partia në pushtet PDK dhe ajo opozitare Lëvizja Vetëvendosje, si dhe në fjalën e kryeministrit Hashim Thaçi para deputetëve, e cila përcaktonte edhe vijat e kuqe se çfarë mund të bisedohet e çfarë jo, si dhe në debatin e zhvilluar në seancë, ku kishte pikëpamje të ndryshme. Në emër të grupit parlamentar të PDK-së, deputeti Adem Grabovci, tha sot në seancën e Kuvendit se “kemi bërë përpjekjeje që të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ky dokument të jetë i përbashkët, por grupet e opozitës, AAK, LDK dhe Vetëvendosje nuk e panë të udhës të nënshkruajnë këtë dokument”. Mësohet se shefat e grupeve parlamentare nuk kishin arritur t’i harmonizojnë qëndrimet për të paraqitur para deputetëve një rezolutë të përbashkët lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishin paralajmëruar se do ta votojnë projektrezolutën për bisedime, nëse përfshihen edhe qëndrimet e tyre. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje, e cila është kundër bisedimeve me Serbinë pa i plotësuar ajo disa kushte, kishte paralajmëruar se do të votojë kundër rezolutës. Edhe sot në “deklarime jashtë rendit të ditës” u prezantuan qëndrime të ndryshme rreth dialogut nga deputetë të pozitës dhe opozitës. Raundi i parë i bisedimeve Kosovë-Serbi si dy shtete të pavarura, por të panjohura reciprokisht, për çështje praktike u zhvillua gjatë dy ditëve të kaluara në Bruksel. Burimet thonë se janë përafruar qëndrimet rreth kadastrave, regjistrit civil dhe trafikut ajror dhe se ka dallime të mëdha rreth vulave të Doganave të Kosovës.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 172
  • 173
  • 174
  • 175
  • 176
  • …
  • 668
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashamir Gurabardhi: “Arti si zhvillim dhe emancipim kombëtar”
  • SHUMËSIA STILORE-LIGJËRIMORE NË PROZËN DOKUMENTARE TË REXHEP QOSJES
  • Atë Arthur Liolin, kleriku, studiuesi dhe shërbestari i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN
  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve
  • Experience History: Ambassador William Walker’s inaugural visit to the Saint George Orthodox Cathedral and the Fan Noli Cultural Center
  • 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒊 𝒊 𝑺𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒔 – 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒃𝒊𝒔𝒆𝒅𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑱𝒖
  • NICOLAE IORGA, HISTORIANI ME I MADH RUMUN DHE ZBULUESI I SHKRIMIT TE PARE NE GJUHEN SHQIPE
  • Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje
  • Zarfi që sfidoi censurën në Shqipërinë komuniste
  • Albanian Night @ Yankee Stadium
  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!
  • Liria fillon gjithmonë nga refuzimi për të gënjyer veten…
  • Një nderim për historinë tonë kombëtare…
  • Habermas në mbrojtës i vendosur i intervenimit të NATO-s në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT