• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PRISHTINA NDERON XHIM XHEMËN

January 31, 2023 by s p

Komuna e Prishtinës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për ndryshimin e emrit të rrugës A, duke emëruar atë me ermin e heroit Xhim Xhema. Në reagimin zyrtar të kryetarit të Komunës së Prishtinës z.Përparim Rama thuhet: “Me 45 vota PËR, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kryeqytetit vendosi ta përjetësojë veprimtarinë e paepshme të zotit Xhim Xhema për çështjen kombëtare, duke ia vënë rrugës “A” emrin e këtij njeriu të madh.

E nderojmë përkushtimin e tij të palëkundur për kauzën e lirisë dhe pavarësisë, duke ua sjellë ndihmën e krerëve të politikës amerikane popullit të Kosovës në kohët më të vështira” thuhet në reagimin zyrtar të kryetarit të Komunës së Prishtinës z.Përparim Rama.

Filed Under: Politike Tagged With: Xhim Xhema

Letërsia dhe etnologjia në një libër

January 31, 2023 by s p

Arjeta Ferlushkaj Kotrri

New York

January 29th , 2023

Në 132 faqet e librit “Studies on Albanian literature and ethnology, Kanun of Lekë Dukagjini”, kemi mundësi të njihemi me qasjen e studiuesit Besim Muhadri ndaj dy fushave që nuk lidhen drejtpërdrejt me njëra-tjetrën. Autori e ka strukturuar librin në dy pjesë:

1. Studime letrare shqiptare, pjesë në të cilën analizohen 5 autorë shqiptarë: Ismail Kadare, Hivzi Sulejmani, Din Mehmeti, Murat Isaku dhe Adnan Mehmeti.

2. Studime mbi “Kanunin e Lekë Dukagjinit”

Është mjaft e gjetur përzgjedhja e hapjes së librit: teksti hapet me një studim që ka protagonist shkrimtarin më të njohur shqiptar Ismail Kadarenë dhe, përveç kësaj, kemi edhe detajin që nga Kadare, është marrë si objekt studimi vetëm ajo pjesë e krijimtarisë se tij ku flitet apo ku i është kushtuar Kosovës. Studiuesi Muhadri ka bërë pjesë të kësaj analize vepra të Kadaresë të zhanrit qoftë në poezi, prozë apo publicistikë.

Vëmë re se tek secili autor që është marrë në analizë nga Muhadri, qëllimi nuk është kurrë i përsëritur.

Nëse te Kadare, studiuesi kërkon të nxjerrë në pah se sa (por edhe si) zë hapësirë Kosova në krijimtarinë e tij, kur merr në shqyrtim Hivzi Sulejmanin, e përqëndron vëmendjen përgjithësisht tek një vepër sic është “Njerëzit”, dhe fokusohet tek teksti, me vëmendje edhe tek kufijtë fakt-fiksion.

Krejt tjetër është edhe studimi për shkrimtarin Din Mehmeti, ku sipas Muhadrit, ka marrë vëmendjen e duhur nga kritika letrare. Pikërisht, se si është parë shkrimtari Din Mehmeti nga studiues e kritike të njohur (si R.Qosja, A.Vinca, I.Rugova, etj.,) dhe se cilat janë disa nga tiparet karakteristike të këtij autori, përbëjnë edhe thelbin e kësaj qasjeje. Muhadri gjithashtu na jep edhe fazat (konkretisht 4) të krijimtarisë së këtij shkrimtari.

Ndryshe nga rasti i Din Mehmetit, për shkrimtarin Murat Isaku, studiuesi Muhadri është i mendimit se kritika nuk i ka dhënë vëmendjen e duhur veprës së tij. Tek studimi “Aspekte tematike në poezinë dhe prozën e Murat Isakut”, studiuesi Muhadri nuk ka pasur një vepër të caktuar si referencë por na jep një tablo të këtij shkrimtari në tre dimensione: si poet, si tregimtar dhe si romancier.

Me studimin për shkrimtarin Adnan Mehmeti, autori na sjell edhe më pranë letërsisë shqipe përsa na takon ne shqiptarëve të diasporës këtu në SHBA dhe këtë e ka bërë duke zbërthyer artin e Adnan Mehmetit, duke mos e lënë pas dore krijimtarinë e prodhuar gjeografikisht larg kombit, pra duke lidhur ura komunikuese. Kurse tek shqiptarët që jetojnë larg nesh, iu ka përcjellë pak nga botëkuptimi dhe malli jonë për vendin amë. Citojmë:

“Është radha ime

Të nisem

Pas meje,

Radha e gruas time

Të niset.

Pas nesh-

Radha e fëmijëvë tanë

Të nisen.

Por, nga ne,

Asnjeri nuk niset.”

(Adnan Mehmeti: “Ndajfoljet e vendit”)

Muhadri përmend kryesisht temat që dominojnë krijimtarinë e Adnan Mehmetit si dhe studiuesit që janë marrë me këtë krijimtari, si Ilirjana Sulkuqi, Ramiz Gjini, Pal Ndrecaj, etj.

II

Pjesa e dytë e librit i kushtohet studimeve dhe hulumtimeve për kanunin. Ky grupim analizash nis me dilemat e autorësisë rreth kanunit, nga ku përmenden alternativat e Tonin Çobanit dhe Kasem Biçokut, bashkë me argumentimet e tyre. Vetë studiuesi Muhadri nuk e gjykon të dëmshme “ndarjen” e autorësisë së kanunit mes Lekë Dukagjinit dhe Aleksandrit të Madh, siç e kanë përmendur përkatësisht Çobani dhe Biçoku.

Studiuesi Muhadri, në këtë kapitull të librit për kanunin, hapësirë më të madhe i ka kushtuar analizave dhe studimeve që kanë bërë të huajt për kanunin. Ndër këto emra, Muhadri ka zgjedhur të përfshijë hulumtimet nga Giuseppe Castelletti, Salvatore Villari, David Stanfield, Leonard Fox, etj. Rasti i bashkëpunimit mes dy studiuesve Muharrem Dragovaja dhe David Stanfield është sjellë mjaft bukur nga Muhadri si një shembull plot interes se si pasioni për kërkimin shkencor, sjell kontribute me vlerë, në rastin tonë për etnologjinë shqiptare.

Studiuesi Leonard Fox, kur e ka përkthyer kanunin në anglisht (u botua në New York nga Gjolekaj Publishing), ka bërë edhe një analizë rreth tij dhe Muhadri, duke e peshuar si me shumë rëndësi për lexuesin, e ka risjellë në librin e tij të plotë, duke ndërhyrë vetëm tek përcaktimi i nëntitujve.

Sa i takon metodologjisë, në veprën “Studime në letërsinë shqiptare dhe etnologjinë, Kanuni i Lekë Dukagjinit”, autori nuk ka ndjekur vetëm një metode gjatë hartimit të këtij teksti, por pjesë e punës së tij ka qenë qoftë teoria pozitiviste, qoftë ajo strukturaliste, apo teoria e pritjes nga lexuesi, etj. Nuk mungojnë as studimet e karakterit komparativ. Kjo është një vlerë e shtuar për këtë botim.

Në kapitullin e parë të librit, dhe thuajse edhe tek kapitulli i dytë, të gjitha shkrimet kanë formatin e punimit shkencor të mirëfilltë, duke patur si pjesë përbërëse abstraktin, fjalët kyce, hyrjen, shtjellimin, konkluzionet dhe referencat e citimeve apo bibliografia e shfrytëzuar.

Një tjetër vlerë e shtuar është edhe trajtimi i çështjeve të kanunit nga disa perspektiva, duke përmendur argumente të ndryshme.

Si përfundim, ky libër i studiuesit Besim Muhadri, është një prekje interesante në krijimtarinë e disa autorëve shqiptarë, ku Muhadri ka shfaqur kujdes edhe ndaj kufijve gjeografikë (nuk ka përfshirë vetëm autorë nga Kosova). Gjithashtu, është një botim mjaft tërheqës për studiues apo lexues të apasionuar të njohin më në detaje kanunin e Lekë Dukagjinit, se si shihet nga brenda e jashtë shqiptarisë. I urojmë z.Besim Muhadri suksese të mëtejshme dhe e falënderojmë për kontributin e vazhdueshëm në fushën e letrave shqipe.

Filed Under: Politike Tagged With: Arjeta Ferlushkaj

PSE KJO PO NDODH VETËM TEK NE? KU ËSHTË PROBLEMI?

January 30, 2023 by s p

Ramiz Mujaj/

Kosova apo siç duhet të thuhet Dardania është shtet që 15 vite, Shqipëria që 110 vite, e sa është numri i shqiptarëve rreth e rrotull shteteve tona dhe diasporë? Në vitet 90-të kur po shpërbëhej Jugosllavia, Serbia hegjemoniste e kasapit te ballkanit, siç eshte e ditur, se pari ja mësyu Sllovenisë për ta nënshtruar edhe që me numër të popullsisë te përafërt me të Kosovës. Atë kohë e tërë ish-Jugosllavia e pati  mesy Slloveninë, por ata ishin të organizuar mire e që para se te hynin ne kufi forcat jugosllave u penguan dhe nuk munden ta pushtojne Slloveninë dhe vetem per nje jave forcat jugosllave nuk ja arriten qe ta pushtojnë popullin Slloven dhe atë ditë e sot ata jetojne te pavarur dhe te lire. Pastaj lufta filloi në Kroaci dhe dihet që pati shumë viktima por kah fundi u përdor forca ushtarake në Knin dhe liruan edhe ate pjese te territorit nga Serbet dhe ata sot jetojne te lire. Mali i zi që është me popullsi edhe më pak se gjysma e popullsisë së Kosovës Dardane me ca probleme minoritare serbe sot është  shtet funksioanl dhe anëtar i NATO-s.

Maqedonia e brishte me shume probleme dhe me nje identitet fallco sot eshte me e qetesuar nga pikepamja e stabilitetit politik ne krahasim me Kosoven. Dardania me nje identitet krejtesisht tjeter me nje popullsi thuja 95% nje etnike ne krahasim me shtetet per rreth nesh e sidomos me shtetin serb edhe qe jemi bere shtet sot kemi probleme e problemi thelbesor eshte mos uniteti i mendimit kompakt brenda partive tona brenda Kosove po ashtu i Qeverise se Tiranes me ne krye Edi Ramen i cili sot eshte i rreshtuar ne krahun e kriminelit te serbise Vuqic. Ne sot jemi shtet qe 15 vite te njohur nderkombtarisht dhe qe 23 vite e kem fitua luften kunder Serbise. Problemi numer nje tek populli yne eshte se ne nuk dijmë të jemi kompakt per qeshtjen tone madhore. Shifeni si populli shovenist serb vetem per te perfituar ende territore te vendit tone i vrasin edhe njerezit e vet vetem qe t’i akuzojne shqiptaret dhe ne dialog te jene disi viktime para bote me fakte te rrejshme. Serbet ne Kosove jane 2-3 %  dhe e gjithë bota duhet te punojnë në favorin e tyre. Fatkeqësisht, qeveria e shtetit Shqiptar ne krye me Edi Ramën mbështetë hegjemoninë e Vuqiqit dhe injoron qeverinë Kurti, ne vend qe te ishti ne perkrahje te kesaj te fundit 100%. A e shihni sa kompakt jemi “ne zgjidhjen e problemeve tona si shtet. Nje minoritet 2-3 % eshte ne gjendje te na beje “pike e pesë” per problemin tonë shtetëror. Se pari shiko opinionet serbe, qe i madh e i vogel luftojne vetem per ta shfrytezuar rastin qe me çdo kusht gjate negociatave te marrin diçka ose çkado nga shteti i Kosoves. Shikoni opinionistat dhe opoziten e Kosoves se si sillen dhe flasin. Shumica e lidershipit sot ne Kosove duhet te jete kompakte per hire te dialogut duhet te jene ne anen e qeverise dhe mos te thone qe serbia duhet tekompenzohet me Zajednice e dikush me veriun  e Kosoves apo dikush me Trepcen. Sot qeveria aktuale eshte ka mbet e vetme dhe stoike ne kerkesat legjitime e cila eshte e vendosur qe ta ruaj me cdo kusht soranitetin dhe prespektiven nderkombetare te Kosovës pa bërë leshime. Sipas qeverisë Kurti, Serbia duhet të jep llogari së paku për tri gjenocidet e bëra në 100 vitet e fundit ndaj popullit shqiptar, per te gjeturit e zhdukur gjate luftes dhe të kerkoj falje per shkatërrimet e luftes se fundit. I gjithë lidershipi Shqiptar duhet te jete ne perkrahje te kerkesave te qeverise Kurti. Per shkak te mos ketij uniteti, sot flitet qe bashkesia nderkombetare si duket do ta anashkaloje qeverine aktuale per t’ua bere te mundur Serbeve qe te marrin sado pak kompetenca brenda shtetit te Kosoves bashke me opoziten ne Kosove dhe sa duket me shoqerine civile apo OJQ-te qe i ka ne grusht te financuara prej shume vitesh prej tyre. Kjo pune te jep te kuptosh se ne si popull jemi e zeza e vehtes sonë. Shiheni qeverine e Shqiperise me ne krye Edi Ramen i cili me lojerat e ndyta, pro Serbe, me vite te tera i eshte afruar presidentit famëkeq te Serbise ne vend qe te ishte 100% afer Kosoves. Shihni, edhe sot aferat korruptive te kryeministrit te Shqiperise Edi Rama ne bote, deshtëm apo nuk deshtëm, na i dobesojne pozitat tona ne prag te ketij dialogu. Eshte e turpshme qe nuk punojme te gjithe si shtet, si dy shtete apo si komb, te gjithë per te njejten kauze kombëtare. Shpresoj te mos ndodh siç po flitet. Deshiroj qe te jem une gabim ne mendimet e mia dhe zgjidhja te jete gjithsesi ne te miren e popullit tim. Une mendoj se askush tjeter nuk ka te drejte te nenshkruaj dhe të vendose per popullin tim, perveç të zgjedhurit e popullit bashke me opoziten. Mendoj se anashkalimi i Qeverise, ashtu siç po flitet, dhe zhvillimi i dialogut me komponent tjerë si me ata te opozites dhe OJQ  apo shoqërinë civile, mendoj se eshte metodë “Haxhi Qamilqe” që nuk e zgjidhë problemin. Opozita dhe OJQ të Kosovës nuk duhet të bien pre e askujt. Mund te jene perkrahëse te qeverisë dhe ne ndihme te qeverise sepse e kunderta do te ishte gabim i pariparueshem.

Filed Under: Politike

Që ATDHEU të mos jetë veç vend i dëshirës për të vdekur…

January 28, 2023 by s p

Sokol Paja/

Qëllon shpesh në bisedat e përditshme me miq e të njohur se si dëshirë e fundit e shumë bashkatdhetarëve është: të vdes në Shqipëri, trupin ma dërgoni në Shqipëri apo e kish lënë amanet që ta varrosnin në Shqipëri etj. Të ikur prej vitesh, mërgimtarët dëshirojnë të pushojnë aty ku sot po ikin të gjithë. Atdheu sot ngjan me një arratisje, me një vetmi, me një harrim, me një mërzi. Duket sikur po shkohet drejt një vetmie masive: Paqja e vetmisë së përjetshme. Fraza tragjike përmbledh dramën e kombit tonë: shpopullimin, ikjet, largimet, harresën, moskthimet. Kohë e dhimbshme. Kohë e tmerrshme. Kohë ikjesh. Kohë vetmie. Kohë dramash. Kohë tragjedie. Të gjithë ia kthyem shpinën Atdheut. Ca e harruan, ca mërguan, ca ikën, ca shkuan dhe sot ca zuzar me Atdheun bëjnë pazar. Toka ku “balta është më e ëmbël se mjalta” na ndjek si mall, si dëshirë, si vëgim, si amanet, si paqe, si dhimbje, si dramë, si përjetësi, si jetë, si vdekje. Atdheu sot shihet veç vend i dëshirës për të vdekur. Ne ikëm të gjithë, Atdheun e vramë, vendin tonë të bekuar, vetëm e lamë. Ikjet dihen gjithmonë, kthimet asnjëherë. Pa ne, Atdheu ka veç dimër e kurrë pranverë. Atdheu sot nuk na do të vdekur por të gjallë. Dhe pse të shkojmë rrallë, mjafton të shkojmë, të shuajmë një dhimbje, një lot, një mall. Të puthim një gur, një copë tokë, të ndërtojmë një urë, të thajmë një lot. Atdheu do ta vizitosh, të investosh, të marrësh pjesë, ti qash një hall, ti shërosh një plagë, të kontribuosh e kurrë mos ta harrosh. Atdheu është dashuri pa kushte, është sakrificë sublime, është palcë e kockave tona në mërgim. Shqipëria është e bekuar dhe bijtë e saj janë si bij drite. Atdhe, kurrë ske për t’u shuar, falë dhe bijëve që ti rrite.

Filed Under: Politike Tagged With: Sokol Paja

Charles McGonigal…

January 27, 2023 by s p

Sokol Paja/

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal nën akuzë se ka shkelur sanksionet amerikane ndaj Rusisë duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska dhe përfshirja e emrit të kryeministrit të Republikës së Shqipërisë në këtë aferë spiunazhi, favoresh e pagesash të dyshimta përbëjnë një skandal ndërkombëtar, ndër më të mëdhenjtë në historinë moderne të shtetit shqiptar. Pas kësaj dosje spiunazhi që po bën bujë të fuqishme, më së paku agjencitë ligjzbatuese dhe veçanërisht SPAK në Shqipëri duhet të kishte nisur hetimet ndaj kryeministrit Rama dhe ky i fundit duhet të ishte dorëhequr menjëherë pas skandalit. Presidenti i Republikës z.Begaj duhet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të sqaruar përfshirjen e Kryeministrit të Republikës në këtë histori tejet të rëndë dhe skandaloze. Lakimi i kryeministrit Rama në këtë aferë të zezë është një skandal i madh. Lakimi i emrit të Ramës në këtë dosje të tmerrshme cënon pikë së pari marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, besimin dhe investimin e SHBA në Shqipëri, aleancën dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve mike dhe aleate. Në rast vertetimi të akuzave do të ishte një tradhëti dhe pabesi e ndyrë ndaj Amerikës. Kjo çështje shkakton një dëm të pallogaritshëm më pasoja afatgjata për popullin shqiptar. Lakimi i emrit të kryeministrit Rama ka cënuar rëndë imazhin, interesat dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Kryeministri duhet të japë sqarime publike se: Çfarë kërkon emri i Kryeministri i një vendi të NATO-s në këtë dosje? Kush janë personat e pa përshtatshëm me të cilin takohet kryeministri i një vendi të NATO-s kur vjen në SHBA? Paligjshmëria dhe përdorimi nëpërmjet pagesave korruptive ndaj punonjësve të agjencive të shërbimeve sekrete të SHBA për eleminim të kundërshtarëve politik në Shqipëri dhe si janë transferuar këto para? Lidhja e kryeministrit Rama me personat dhe eksponentët e dosjes? Rama dhe “pasaportat e arta” në Shqipëri, investitorët strategjikë dhe amnistia fiskale e lidhin kryeministrin e Shqipërisë Rama me dyshime të mëdha të pastrimit të parave dhe personave të rrezikshëm që do marrin Shqipërinë në dorë. Shqipëria në humnerë, kombi në rrezik. Aventurat e Kryeministrit Rama janë kërcënim kombëtar. Nëse do kishte institucione ligjzbatuese në Shqipëri, nëse SPAK do të tregojë se është i pa kapur politikisht, Rama duhet të hetohet para drejtësisë në këtë moment. Po kush vallë ta bëjë drejtësinë në Shqipëri? Të gjitha institucionet kushtetuese janë nën kontrollonin dhe dirigjimin e partisë-shtet. Monizëm institucional. Shqipëria në rrezik…

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 178
  • 179
  • 180
  • 181
  • 182
  • …
  • 668
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashamir Gurabardhi: “Arti si zhvillim dhe emancipim kombëtar”
  • SHUMËSIA STILORE-LIGJËRIMORE NË PROZËN DOKUMENTARE TË REXHEP QOSJES
  • Atë Arthur Liolin, kleriku, studiuesi dhe shërbestari i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN
  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve
  • Experience History: Ambassador William Walker’s inaugural visit to the Saint George Orthodox Cathedral and the Fan Noli Cultural Center
  • 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒊 𝒊 𝑺𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒔 – 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒃𝒊𝒔𝒆𝒅𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑱𝒖
  • NICOLAE IORGA, HISTORIANI ME I MADH RUMUN DHE ZBULUESI I SHKRIMIT TE PARE NE GJUHEN SHQIPE
  • Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje
  • Zarfi që sfidoi censurën në Shqipërinë komuniste
  • Albanian Night @ Yankee Stadium
  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!
  • Liria fillon gjithmonë nga refuzimi për të gënjyer veten…
  • Një nderim për historinë tonë kombëtare…
  • Habermas në mbrojtës i vendosur i intervenimit të NATO-s në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT