• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova një muaj pas zgjedhjeve, pritet rezultati përfundimtar

November 6, 2019 by dgreca

Në rezultatin preliminar dy partitë opozitare fituese e që po zhvillojnë bisedime drejt koalicionit për Qeverinë e re të Kosovës kanë rezultat të afërt me barazimin – Lëvizja Vetëvendosje 25,49% dhe Lidhja Demokratike e Kosovës  24,82% të votave/

PRISHTINË, 6 Nëntor 2019-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë/ Në Kosovë një muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të së dielës së 6 Tetorit 2019 ende pritet shpallja e rezultateve përfundimtare, ndërsa mbrëmjen e djeshme janë numëruar edhe votat e fundit që kanë mbërri me vonesë poste nga diaspora.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon me njoftimin se,  “rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta”.

Në rezultatin preliminar dy partitë opozitare fituese e që po zhvillojnë bisedime drejt koalicionit për Qeverinë e re të Kosovës kanë rezultat të afërt me barazimin – Lëvizja Vetëvendosje 25,49% dhe Lidhja Demokratike e Kosovës  24,82% të votave.

Partia Demokratike e Kosovës, më e madhja e koalicionit të Qeverisë së dorëhequr, ka dalë e treta me rezultatet e zgjedhjeve me 21,24%.

Koalicioni i Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila udhëheqte me Qeverinë,  ka 11,57% të votave.

 Ndërsa, koalicioni i Nismës Socialdemokrate bashkë me Aleancën Kosova e Re, të dyja pjesë e Qeverisë së dorëhequr,  me 4,96% të votave për pak nuk e kalojnë pragun prej 5% për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës./b.j/
Attachments area

Filed Under: Politike Tagged With: Vetevendosja- LDK- Bisedimet paszgjedhore-Behlul Jashari

Thembra e Akilit me Greqinë qëndron Çështja Çame

November 4, 2019 by dgreca

Nga Arben Llalla/

Prej më shumë se 70 vite Çështja Çame është kthyer në ankth për grekët si një nga temat barrierë në marrëdhëniet greko-shqiptare….

Vijat e kuqe midis dy vendeve nuk janë vetëm çështja e pakicës greke që gëzon çdo të drejtë njerëzore e fetare, as çështja e pronave  apo Ligji i Luftës i njëanshëm, por Çështja Çame. Akuza e Greqisë se çamët kanë qenë bashkëpunëtorë të nazistëve gjermanë bazohen në fakte të paqarta, pa asnjë dëshmi shkencore, por vetëm me akuza politike. Akuza politike është metodë për t’ju mbyllur gojën atyre që thonë dhe mbrojnë të vërtetën.

Që çamët kanë qenë të rreshtuar në batalionet partizane greke EAM-ELAS dhe ato të Shqipërisë është e vërtetuar nga arkivat greke, shqiptare, bullgare dhe ish-jugosllave, sepse shumë çamë luftuar deri në Bosnjë-Hercegovinë kundër hordhisë naziste.

Çamët nuk ishin shtetas të Shqipërisë, por shtetas të Greqisë me status pakicë kombëtare shqiptare, ndaj përzënia e tyre me përdhunë nga trojet etnike quhet gjenocid, spastrim etnik i territorit.

Prandaj, Shqipëria duhet ta ngrejë Çështjen Çame me këmbëngulje deri në padi penale në Hagë, për një zgjidhje paqësore e të drejtë. Çështja Çame nuk është e nivelit dypalësh, por e nivelit ndërkombëtare, pasi kemi të bëjmë me shkeljet e të drejtave njerëzore e fetare të Konventave Ndërkombëtare, të Marrëveshjes së Lozanës 1923-1924.

Shqipëria nuk duhet të pranojë kushtet e Greqisë të tipit: “Mos e zini Çështjen Çame në gojë se nuk ekziston” apo “fshiheni emrin Çam e Çamëri”. Me këto kushte nuk shkojmë në zgjidhjen e problemeve, por në acarimin e tyre, sepse përderisa ekzistojnë çamët ekziston edhe Çështja Çame, e cila është çështje historike, e të drejtave të njeriut, por edhe çështje politike.

Duke e ngritur Çështjen Çame në nivelet ndërkombëtare e në Hagë, ku palët do parashtrojnë faktet dhe çështja të marrë zgjidhje përfundimtare të drejtë, atëherë do të ishte më lehtë heqja e Ligjit të Luftës dhe dy vendet fqinje mund të rrisin klimën e mirëbesimit, të fqinjësisë së mirë.

Diplomacia shqiptare përballë Greqisë nuk duhet të kënaqet e të synojë njohjen e patentave, vulën apostille, por maja e bisedimeve duhet të jetë Çështja Çame dhe heqja e Ligjit të Luftës. Nuk ka si të ngrihet morali dhe krenaria kombëtare, kur Greqia të njeh patentat apo vulën Apostille, të cilat tek e fundit mbeten vogëlsira.

Filed Under: Politike Tagged With: Arben Llalla-Shqiperi-Greqi-Çeshtja Çame

NJOFTIM MORTOR-FRAN SOKOLI

November 3, 2019 by dgreca

FRAN SOKOLI (4 Shkurt 1933 – 1 nentor 2019)/

Me hidhërim lajmërojmë komunitetin shqiptar, se me datën 1 nëntor 2019, u nda nga jeta në New York, në moshën 84-vjeçare.Funerali do të jetë ditën e diele më 3 nëntor 2019, në “Schwartz Brothers – Jeffer Memorial Chapels 114-03 Queens Boulevard Forest Hills New York 11375 nga ora 12:00 të ditës deri në ora 9:00 të mbrëmjes. Mesha e dritës do të kremtohet ditën e hëne më 4 nëntor 2019, në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës” (Our Lady of Shkodra Church at 361 West Hartsdale, Avenue, Hartsdale, New York 10530), duke filluar nga ora 11 para dite. Mbas Meshës, trupi i të ndjerit do të përcillet në varrezat “Gate of Heaven” 10 W Stevens Ave Hawthorne, NY 10532 

***

Mesazh ngushëllimi/

Kryesia e Lidhjes së Tretë të Prizenit me qendër në SHBA, shpreh sot ngushëllimet familjes Sokoli dhe farefisit të tij këtu në New York dhe Shqipëri, për kalimin në amshim të një ndër bashkëpunëtorëve më të ngushtë të saj, aktivistit të palodhur të çështjes kombëtare shqiptare Fran Sokolit.
Dje, me 1 nëntor 2019, në orët e mbrëmjes në “North Shore Hospital” Long Island, New York, në moshën 84-vjeçare, u nda nga jeta ushtaraku shqiptaro amerikanë Fran Sokoli, i cili, ishte i rrethuar nga familja dhe farefisi, të afërmit dhe miqët e tij të shumtë.
Frani deri sa kaloi në amshim për vite me radhë ishte arkëtari i Lidhjes së Tretë të Prizrenit në SHBA.
Kjo është një humbje e madhe për familjen Lidhjen e Tretë Shqiptare të Prizrenit në mërgim, miqët, shokët me të cilët ai punoi një jetë të tërë, në shërbim të çështjes kombëtare në diasporë.
Frani, pushoftë në paqe e i lehtë i qoftë dheu në token e së cilës ia kushtoi me përkushtim pjesën më të madhe të jetës, gjithnjë me mall për vendlindjen e tij që e la në moshë të re.

Kryesia e Lidhjes së Tretë të Prizenit me qendër në New York, SHBA

Kryetari
Ismet Berisha

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes
Tomë Mrijaj

Antar i Kryesisë së Lidhjes së Tretë të Prizrenit në Mërgim: Klajd Kapinova

Filed Under: Politike Tagged With: Fran Sokoli-Njoftim Mortor

Fran Sokoli Ndërroi jetë në New York

November 2, 2019 by dgreca

Fran Sokoli (1935-2019)/

Nga Tomë Mrijaj/

Ditën e premte, më 1 nëntor 2019, në “North Shore Hospital” Long Island, New York, në moshën 84-vjeçare (në orën 6:30 të mbrëmjes), u nda nga jeta ushtaraku shqiptaro amerikan Fran Sokoli, i rrethuar nga farefisi, motra e tij Zoja me djalin e saj Antonin dhe me shumë pjesëtarë të tjerë të familjes së tyre.

Kush ishte Fran Sokoli?

Për disa dekada me radhë, në komunitetin shqiptaro amerikanë në New York, kam pasur fatin, nderin dhe privilegjin e veçantë të njihem nga afër dhe të zhvilloi shpesh biseda të ndryshme të kohëve të shkuara, me shumë personalitete, të cilët ishin arratisur nga rregjimi burg komunist në Shqipëri dhe nga kthetrat e rregjimit antishqiptar serbo komunist në Kosovë.

Bisedat e shpeshta me miqët e rinj këtu në SHBA, zhvilloheshin për periudhën e lirisë para ardhjes së rregjimit komunist, dhe për vitet e vështira të sistemit diktatorial ateist dhe bolshevik, që fatkeqsisht u instalua me shpejtësi në Shqipëri.

Çdo njeri prej tyre, kujtonte momente të dhimbshme të largimit me keqardhje nga vendlindja për arsye të bindjeve antikomuniste.  

I tillë ishte edhe ushtaraku shqiptaro amerikan Fran Sokoli. Ai lindi në katundin Bugjon të Pukës. Babai i tij Smajl Qerim Sokoli, vinte nga një familje patriotike me tradita të hershme atdhedashurie, ku feja dhe atdheu ishin gjerat më të shtrenjta dhe të lidhura ngushtë me njera tjetrën.

Rrugën e babai e vijuan edhe katër fëmijët: dy vëllezërit dhe dy motrat. Smajli mori me vete jashtë Shqipërisë në moshë të re djalin e madh Franin, ku, kaloi kufirin mes shumë peripecive. Posta e kufirit ishte vënë në alarm, për të kapur babë e bir, por Zoti dhe fati ishte me të arratisurit.

Ai me babain e tij u arratisën nga Shqipëria në vitin 1951, pikërisht atëherë kur vala e persekutimit të egër komunist ishte në zenith.

Atë natë shumë bashkatdhetarë të tjerë morën rrugën e mergimit. Ai jetoi me babain e tij në Kosovë (ish Jugosllavi) në komunën e Burimit (Istog) dhe në disa qytete të tjera të Kosovës, si: në Pejë, Gjakovë, Prishtinë dhe Podujevë. Në Kosovë, Frani mbaron shkollën e mesme.

Në vitin 1952, babain e tij e arrestojnë dhe e zhdukin pa lënë asnjë gjurmë UDB-ja jugosllave. Me 1 janar të vitit 1955, ai largohet në drejtim të Italisë, ku vendoset në kampet e refugjatëve politikë. Sërisht ai lëviz drejt një bote më të lirë.

Edhe pse jetonte në Itali, ai mendonte të shkonte drejt SHBA, ku, liritë dhe të drejtat e njeriut respektohen dhe mbrohen me ligj. Kështu mbasi plotëson dokumentet, në nëntor të vitit 1955, me një aeroplan zbret në aeroportin JFK në New York.

Me të mbërritur në tokën e shpresës së madhe për çdo emigrant, që vinte nga shtetet, ku, diktaturat komuniste ishin në fuqi, ai bashkohet më bashkëatdhetarët e tjerë dhe organizatat e hershme me ideale të pastra nacionaliste dhe patriotike shqiptare, të cilat ishin kundër komunizmit në Shqipëri dhe lirisë dhe pavarësisë së Kosovës martire, që ishte e pushtuar nga kolonizatorët serb.

Në vitet në vijim, ai inkuadrohet si marinas në ushtrinë amerikane, duke shërbyer në disa vende, shtete të SHBA dhe bazën ushtarake amerikane në Gjermani.

Gjatë bisedave të shpeshta me Franin, ai kujton, se një ditë një ushtarak i lartë e pyeti atë, se pse ai kishte dëshirë të shërbente në ushtrinë amerikane dhe Frani me sinçeritet dhe brengën, që i vlonte në gji i thotë hapur: “Unë qysh në fillim e kam urryer me shpirt komunizmin dhe rregjimin e tij në Shqipëri dhe Kosovë. Ajo që më ka munduar dhe më brengos gjithë jetën është fakti se komunistët jugosllav më arrestuan babain tim dhe deri më sot nuk e di se ku është ai…”

Fran Sokoli, në vitin 1961 lirohet nga shërbimi ushtarak dhe fillon punën në Manhattan, NY, pranë “Bank Irving Trust Company”. Në vitin 1966, zgjidhet antar i Këshillit të Kishës Zoja e Këshillit të Mirë, Bronx, New York, ku punon për shumë vite si arkëtar i saj.

Frani martohet me Fiora Destanisha, vajza e nacionalistit të shquar shkodran Kapiten Gjon Destanisha, i cili edhe ky vritet barbarisht në Prishtinë nga UDB-ja jugosllave, ku edhe sot e kësaj dite nuk i dihet varri…

Frani si aktivist i palodhur bëhet krahu i djathtë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i meshtarit të shquar mons. dr. Zef Oroshit (1912-1989), themeluesit të kishës së parë katolike shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” (sot Zoja e Shkodrës) në SHBA.

Ai merr pjesë në të gjithë aktivitetet fetare, kulturore dhe patriotike, që meshtari i shquar i komunitetit tonë mons. Oroshi dhe shqiptaro amerikanë e tjerë, organizojnë demostrata të shumta kundër diktaturës komuniste në Shqipëri dhe për lirinë e Kosovës.

Qysh në fillim është antar i redaksisë “Jeta Katholike Shqiptare” (1966), sot “Jeta Katolike”. Franin e shohim vazhdimisht në të gjithë aktivitetet që organizon kisha dhe kontribuon me bujari edhe financiarisht sa herë që komuniteti ynë kishte nevoj.

Pothuajse në çdo aktivitet ashtu dhe për ngritjen e pervitshme të flamurit shqiptar, më 28 nëntor të organizuar nga mons. dr. Zef Oroshi, shumë herë Frani ishte i zgjedhur si drejtues i takimeve përkujtimore historike.

Një rast tjetër i rëndsishëm ishte demostrata para organizatës së OKB, kundër qeverisë komuniste të Tiranës, e cila kishte pushkatuar meshtarin dom Shtjefen Kurtin pse kishte pagëzuar një fëmijë në vitin 1974. Kjo vrasje barbare u bë shkak që të diskutohet nga kongresistët edhe në Kongresin Amerikan.

Në vitin 1982 aktivisti i palodhur Fran Sokoli në Kongresin e Lidhjes së Tretë të Prizrenit (1962) zgjidhet arkëtar i saj.

Frani, dallohet këtu për kontributin e madh me ide dhe mendime pozitive, për mbarëvatjen e Lidhjes në fjalë, duke bashkëpunuar me drejtuesit dhe shumë përsonalitete të shquar të kohës.  

Lajme të ithta i vinin Franit nga Shqipëria. Familja e tij, që kishte mbetur në Shqipëri i ishte nënshtruar me dhunë persekutimit të egër komunist.

Si kudo në Shqipëri edhe në Pukë dhe katundet e saj vala e replezarjeve, arrestimeve, gjyqeve fallco pa avokat mbrojtës ishin bërë të përditshme.

Kështu vëllai i vogël i Franit, i cili po kryente shërbimin ushtarak “gjendet” i vdekur …, ndërsa nëna e tij vdes nga turturat…

Asokoke kudo në qytete dhe fshatra bëheshin arrestime dhe pushkatime pa gjyq, në rrugë, male, gropa, shkurre, buzë lumenjve etj., dhe trupat e viktimave antikomunistë hidheshin në ujerat e ftohta apo humnera, për t’u mos u gjetur asnjëherë nga pjesëtarët e familjeve patriote antikomuniste, që po humbisnin njerëzit e tyre më të dashur…

Filed Under: Politike Tagged With: Fran Sokoli-nderroi jete

SIMPOZIUM SHKENCOR PËR AT GJERGJ FISHTËN- 2 NËNTOR, 2019

October 30, 2019 by dgreca

SIMPOZIUM SHKENCOR PËR AT GJERGJ FISHTËN, MË 2 NËNTOR, 2019

Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” në bashkëpunim me Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës” organizon simpoziumin shkencor në nderim të Poetit Kombëtar At Gjergj Fishtës në 148 vjetorin e lindjes së Tij. Mos harroni, këtë të shtunë, me 2 Nëntor, 2019, ora 1 pas dreke, Salla Nënë Tereza.

Adresa: 361 W Hartsdale Ave, Hartsdale, NY 10530

Programi

  • Në emër të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” simpoziumin e përshëndet Dom Pjeter Popaj
  • Përshëndetja e z.Mark Qehaja n/kryetar i Shoqatës Shqiptaro Amerikane Skënderbej

Diskutimet

  1. “At Gjergj Fishta në Amerikë”, nga Frank Shkreli ish gazetar dhe drejtor i divizionit Europian të “Zërit të Amerikës”, ish drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan e vetmja organizatë shqiptare lobiste me prezencë në Uashington DC.
  • Padre Gjergj Fishta, Gjuha Shqipe dhe Mësuesia kjo “Zeje e shejtë”, nga

Keze Kozeta Zylo Shkrimtare, poete dhe bashkëthemeluese e TV “Alba Life” si dhe Shkollave Shqipe në New York, “Ambasador i Kombit”.

  • Përshëndetje dhe interpretim nga Agim Doçi: “Mjeshtër i Madh” dhe Qytetar Nderi i Qarkut Shkodër, shkrimtar dhe poet i shquar
  • Qendra e Studimeve Albanologjike nga Dr. Rovena Vata, Studiuese, kritike letrare, gazetare dhe albanologe.
  • Ringjallja e veprës Fishtiane pas regjimit diktatorial nga z.Nikolle Nilaj
  • Tomë Gjergji, Shaban Lajçi dhe Xhevat Kukaj interpretime me lahutë nga poezitë e At Gjergj Fishtës
  • At Gjergj Fishta, si deputet i Parlamentit Shqiptar dhe kontributi i tij vendimtar në mbrojtjen e çështjes sonë kombëtare në New York dhe Washinngton D.C.nga Z.Paulin Zefi : Historian dhe drejtor i Muzeut dhe monumenteve të Qarkut Lezhë.
  • Gjergj Fishta ky Rilindas i madh i Kombit tonë që frymëzoi për Luftën e Kosovës nga Blerim Gjocaj, ish luftëtar i UÇK-së dhe koordinator i Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx, Ambasador i Kombit.
  • Lahuta e Malësisë një kryevepër e poezisë epike shqiptare nga Leke Calaj

Moderatore: Keze Kozeta Zylo

Kryesia e Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej”

Filed Under: Politike Tagged With: 2 nentor 2019-Simpozium-At Gjergj Fishta- Kisha"Zoja e Shkodres-

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 394
  • 395
  • 396
  • 397
  • 398
  • …
  • 670
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT