Nga Arben LLALLA/Më 13 dhjetor 2017 kryeministri Edi Rama nënshkroi disa vendime të qeverisë së tij për ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë “të vrarë” gjatë luftës italo-greke 1940-1941. Rama zyrtarizoi 28 tetorin si Ditë Homazhi në përkujtim të ushtarëve grekë. Ky është poshtërim dhe injorim ndaj kombit shqiptar, pasi grekët nuk erdhën për çlirimin e Shqipërisë, por për pushtimin e saj duke ngritur flamurin e aneksimit të jugut. Sipas logjikës së Ramës, atëherë Shqipëria duhet të shpallë ditën e nderimit të ushtarëve osmanë, serbë, bullgarë, austriakë, hungarezë, francezë, italianë, gjermanë, e kështu me radhë.Edi Rama e hodhi firmën në këtë vendim, pikërisht dy vjet pasi ai u shpall më 13 dhjetor 2015 Kalorës i Mbrojtjes së orthodoksisë greke nga Patriarku i Jeruzalemit, Teofili III. Si student i fondacionit grek, Sokratis Kokkalis për komunikim administrativ dhe shkencat politike, Edi Rama për të larguar vëmendjen nga nënshkrimi i ndërtimit të rreth 8.000 varreve greke bëri një deklaratë patriotike të zjarrtë ku na tha: “Jam nxënës i Nolit dhe Konicës, ata më kanë mësuar të flas…”.Edi Rama nuk paska lexuar hiçgjë nga shkrimet, veprat e Nolit dhe Konicës, por vetëm e paska me të dëgjuar emrat e tyre, sepse përndryshe diçka do kishte nxënë nga dy kolosët e gazetarisë, oratorisë, historisë, shqipërimit. Po të kishte ata të dy ndër mend nuk do të qe kundër Çështjes Çame, nuk do pranonte Medaljen dhe Kryqin e Kishës orthodokse greke. Rama nëse do të lexonte Nolin dhe Konicën do e dinte çfarë thonë ata për çamët dhe grekët.Kryeministri Rama të gjithë atë sallatë fjalësh që harxhoi për Çështjen Çame, e paska patur lojë me Dulen e të tjerë, sepse gishtin e ngjyer në Fondacionin Kokkalis e përdori për të firmosur varret boshe të Vorio Epirit. Pra, fjalia e mirënjohur e Ramës me Dulen: “Në s’të pëlqen çam, të them janë shqiptarë, në s’të pëlqen Çështje Çame ju them se është Çështje Shqiptare…”, mbytet në ujë, paska qenë vetëm politikë ditore.Nënshkrimi i njëanshëm për ndërtimin e varrezave greke në Shqipëri, duke mos kërkuar reciprocitet për ndërtimin e një varreze të Çamëve në Greqi nuk do të thotë zgjidhje problemi, por shtim në ekstremizëm për ekzistencën e një plage që kullon ende gjak.Askush nuk e di se çfarë befasirash na ofron e ardhmja, por një gjë është e sigurtë që marrja e statusit si kandidat për anëtarësim në BE, nuk e fal Edi Ramën dhe të tjerët nga tradhtitë kombëtare. Historia mban shënime, atë paratë e Ramës nuk e korruptojnë dot.
PAK SOLIDARITET, JU LUTEM!

Nga Frank Shkreli/
Kjo nuk është një thirrje fetare, megjithse fetë kryesore të botës e kanë si pjesë të mësimeve të tyre, por në botën e fillim shekullit të 21, është më tepër një thirrje njerëzore. Është një apel njerëzor dhe një domosdoshmëri kombëtare dhe ndërkombëtare, aq sa madje edhe Asambalea e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ka vlerësuar rëndësinë e saj duke caktuar 20 dhjetorin si Ditën Ndërkombëtare kushtuar Solidaritetit njerëzor në botë. Në të vërtetë, solidariteti është identifikuar në Deklaratën e Millenium-it të OKB-esë, si njëra prej vlerave më themelore në marrëdhëniet ndërkombëtare të shekullit 21, ku thuhet se ata që vuajnë dhe përfitojnë më pak nga shoqëria ku jetojnë dhe nga mungesa e të mirave të kësaj bote, meritojnë ndihmë më të madhe nga ata që përfitojnë më së shumti, të privilegjuarit e shoqërisë. Të bindur pra se promovimi i një kulture të solidaritetit njerëzor, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe ndërkombëtar, Asamblea e Përgjithshme eKombeve të Bashkuara duke shpallur Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit, ka venë në dukje rëndësinë që duhet t’i kushtohet solidaritetit njerëzor nga vet OKB-eja por edhe nga vendet anëtare të saj.
Megjithse OKB-eja caktoi 20-dhjetorin si Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit më 20 dhjetor të vitit 2002, solidariteti njerëzor, të pakën parimisht, ka qenë pjesë e punës dhe e veprimtarisë së Kombeve të Bashkuara ç’prej fillimit të ekzistencës së kësaj organizate botërore. Dihet se krijimi i OKB-esë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ishte një përpjekje për të mënjanuar një luftë tjetër botërore dhe për të bashkuar popujt dhe kombet e botës në një front të përbashkët solidariteti me qëllim promovimin e paqës, të drejtave të njeriut, zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, në mbarë botën. Është pikërisht, “fryma e solidaritetit” ajo në të cilën OKB-eja mbështet, “bashkpunimin për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare të karakterit ekonomik, shoqëror, kulturor dhe humanitar”. Ishte pra, rezoluta (60/209) e 22 dhjetorit të vitit 2005 e Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara, dokumenti që identifikoi solidaritetin si vlerën bazë universale që duhet të përcaktojë marrëdhëniet midis popujve, në shekullin e 21.
International Human Solidarity Day 20 December
Prandaj Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është një ditë për të festuar bashkimin megjith ndryshimet politike, kulturore e tjera; është një ditë për t’u kujtuar qeverive të shteteve anëtare të OKB-esë që të respektojnë angazhimet e tyre ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare; është një ditë për të theksuar rëndësinë e solidaritetit shoqëror dhe politik; është një ditë për të debatuar mbi mënyrat për promovimin e solidaritetit midis njerëzve, dhe më në fund, është një ditë për të inkurajuar — me vepra — ndërmarjen e nismave të reja në përpjekje për të zhdukur varfërinë dhe për të promovuar një diskurs politik në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen vendet anëtare të OKB-së në veçanti dhe mbarë bota në përgjithësi, në fillim shekullin e 21.
Po si u shënua Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit njerëzor në botën shqiptare?! Fatkeqsisht, ishte kjo një javë pa solidaritet, tepër e acaruar politikisht, një javë që jo vetëm nuk u karakterizua nga solidariteti njerëzor e vëllazëror, por ishte një javë që solli konflikt dhe mos pajtim në nivelet më të larta politike të Shqipërisë dhe si rrjedhim edhe në botën shqiptare në përgjithësi mbretëroi një atmosferë zhgënjimi, pasi ajo që ndodhë në Tiranë, për mirë ose për keq, fatkeqsisht, gjithmonë pasqyrohet domosdoshmërisht anë e mbanë trojeve shqiptare, e madje edhe në diasporë. Ishte një javë kur pamë se në mungesë të institucioneve të forta me traditë demokratike dhe në mungesë të solidaritetit njerëzor dhe mbi të gjitha atij shqiptar, gjëndja politike u përkeqësua aq shumë sa që në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit flitet, jo për solidaritet dhe bashkpunim kombëtar, por për konflikte të reja midis palëve politike. Zot ruajna!
As solidariteti kombëtar, as pajtimi kombëtar dhe madje as diksursi politik midis shqiptarëve nuk mund dhe nuk duhet të imponohet nga të huajt. Kjo është diçka që duhet të ndërmerret nga vet shoqëria shqiptare dhe nga insitucionet e saj legjitime. Solidariteti midis palëve është një vlerë universale – ashtu siç e ka përcaktuar Organizata e Kombeve të Bashkuara për të gjitha vendet anëtare të saj — që duhet të bëhet pjesë e pandarë edhe e shoqërisë shqiptare. Mbi të gjitha, është detyrë dhe përgjegjësi e kësaj klase politike të këtyre 27-viteve të fundit dhe e institucioneve të saj që të mos i fryjnë erës së konfliktit dhe të mos pajtimit politik dhe kombëtar, por të vendosin një frymë solidariteti, besimi dhe bashkpunimi midis palëve, për të evituar konflikte të mundshme në të ardhmen. Ka ardhë koha që politika shqiptare të përballet me të vërtetën që po ndodhë në vend dhe të distancohet njëherë e mirë, qartazi dhe prerazi, duke gjetur zgjidhje bazuar në dialog, për konfliktet dhe mosmarrëshjet që kanë pllakosur atë vend për vite tashti, dhe bashkërisht të gjitha palët, në solidaritet me njëra tjetrën –të vendosin paqën, qetësinë dhe sigurinë për të gjithë. Shqiptarët sot nuk kanë paqë! Nëna Tereze, simboli jo vetëm i shqiptarëve për solidaritet, por edhe simboli botëror për mirësi, bamirësi e solidaritet njerëzor në mbarë botën, ka thënë se, “Nëqoftse nuk ka paqë, kjo ndodhë sepse kemi harruar se i përkasim njëri tjetrit”.
Si shqiptarë, duam a s’duam, i përkasim njëri tjetrit, jemi të lidhur me njëri tjetrin dhe kemi shumë gjëra të përbashkëta dhe si të tillë duhet të tregojmë solidaritet ndaj njëri tjetrit, jo vetëm në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit, por gjithmonë, pike së pari si njerëz por në rend të parë edhe si shqiptarë. Apeli në këtë Ditë Ndërkombëtare të Solidaritetit është që t’i jepet fund kësaj atmosfere politike përçarëse dhe konfliktuale në radhët e politikës shqiptare kudo, si e vetmja alternativë për të cilën ka nevojë kombi shqiptar – në këtë fazë historike të tij, në fillim shekullin e 21-të — për të siguruar paqën, sigurinë, mirëqenjen dhe zhvillimin shoqëror dhe ekonomik afat-gjatë — në solidaritet me njëri tjetrin– si përgjegjësi dhe detyrim i përbashkët për arritjen e objektivave madhore të kombit. Ka shumë për t’u bërë, por si të shënohet përparim në një atmosferë politike aq të acaruar, aq konfliktuale dhe përçarëse, si ajo që pamë këtë javë në Kuvendin e Shqipërisë?
Jam i vetdijshëm se megjithse shumë prej nesh e admirojmë Nënë Terezën — jo vetëm si simbol i solidaritetit shqiptar dhe botëror –por siç ka thënë Papa Françesku, shembull i një njeriu që është përpjekur të “krijonte një botë të re, bazuar në solidaritet dhe përkujdesje ndaj të tjerëve” – ne nuk jemi Nënë Tereza dhe nuk mund të arrijmë gjërat që ajo ka realizuar. Por secili prej nesh, kudo që jetojmë, në shoqëri me konflikt ose me më pak konflikt, e kemi rolin tonë për ta luajtur, “duke ndezur një qirinj, drita e të cilit do t’a mund errësirën” e konfliktit dhe të përçarjeve politike, nëqoftse jetojmë dhe veprojmë në solidaritet me njëri tjetrin. Ky është edhe mesazhi i Ditës Ndërkombëtare të Soldaritetit!
KOSOVË-ISTOGU ZGJEDH KRYETARIN, FITON LDK
-Komuna e Istogut zgjedh kryetarin me rezultat të ngushtë afër barazimit-Në balotazhin e përsëritur për kryetar komune, fitues kandidati i LDK Haki Rugova me 14 vota diferncë, një rezultat ky shumë afër barazimit/

-Ka ndërrim rezultati në favor të kandidatit të LDK-së për 75 vota: Haki Rugova i LDK-së ka marrë 9.901 vota, ndërsa Gani Dreshaj i AAK-së 9. 826 vota, diferenca është 75 vota.

-Komuna e Istogut është vendlindja e themeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Në Istog deri tani në të gjitha zgjedhjet lokale në liri fituese ishte Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa fitorja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do ishte e para/
-Cilat parti e cilët kandidatë të pavarur fituan në garën për kryetarët në 38 komunat e Kosovës?/
Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/
PRISHTINË, 18 Dhjetor 2017/ Me rezultat të ngushtë afër barazimit do jetë fituesi në Istog, ku dje u votua në përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar komune, pas votimeve në zgjedhjet lokale në 22 tetor, kur asnjë kandidat nuk doli fitues me shumicën e nevojshme dhe balotazhit në 19 nëntor, kur sipas Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa pati parregullësi. Istogu dje votoi për herë të tretë në zgjedhjet lokale 2017 në Kosovë.Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 100% e vendvotimeve, në garën për kryetar komune në Istog kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj, ka 10.241 vota -50.1%, ndërsa kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, 10.189 vota – 49.9%.
Diferenca është vetëm 52 vota, derisa votat me kusht dhe ato me postë ende nuk janë numëruar.
Meqenëse numri i fletëvotimeve me kusht është më i lartë se sa diferenca e votave në mes të dy kandidatëve, Demokracia në Veprim – vëzhguese e zgjedhjeve ftoi mbrëmë subjektet politike që të presin rezultatet zyrtare, të përmbahen nga festa deri në numërimin e të gjitha fletëvotimeve.
Për votimet e djeshëm në Istog, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës kishte çertifikuar listën përfundimtare të votuesve me 49.150 emra, për të cilët janë hapur 23 qendra me 63 vendvotime. Në votim kanë marrë pjesë 20.248 veta – 41.27% e qytetarëve të regjistruar me të drejtë vote.
Numri i votuesve nga jashtë Kosovës është 85, pasi vetëm këta gjatë periudhës së konfirmimit dhe verifikimit (2 dhjetor – 6 dhjetor) kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë për adresën e vendbanimit jashtë Kosovës dhe numrin kontaktues. Kurse, votuesit e regjistruar jashtë Kosovës (16 korrik – 23 gusht 2017) që nuk kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë janë kthyer si votues në listën votuese brenda Kosovës, sipas adresave të tyre në Regjistrin Qendror Civil.
Në Istog, një nga 38 komunat aktuale të Kosovës, deri tani në të gjitha zgjedhjet lokale në liri fituese ishte Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa fitorja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do ishte e para.
Komuna e Istogut është vendlindja e themeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, i lindur në fshatin Cercë para 73 viteve, në 2 dhjetor 1944. Istogu historikisht është bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila u themelua në 23 dhjetor 1989 dhe më shumë se parti politike lindi si lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci.
Kosova ka votuar në zgjedhjet lokale 2017, të gjashtat në liri e të tretat në pavarësi, në raundin e parë në 22 tetor në të 38 komunat, ndërsa në raundin e dytë në 19 nëntor balotazhi u zhvillua në gjysmën e tyre – 19 komuna. Balotazhi u përsërit vetëm në Istog, ku partia fituese në garën për kryetar do bëhet edhe subjekti politik shqiptar me më së shumti komuna të fituara – 8, pasi Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë dalë fituese në nga 7 komuna.
Lidhja Demokratike e Kosovës në: Pejë, Gjilan, Podujevë, Fushë Kosovë, Lipjan, Vushtrri dhe Viti.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në: Gjakovë, Deçan, Junik, Rahovec, Suharekë, Klinë dhe Obiliq.
Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në garën për kryetarët në 5 komuna – Drenas, Shtime, Ferizaj, Kaçanik dhe Dragash; Lëvizja Vetëvendosje në 3 komuna – Prishtinë, Prizren dhe Kamenicë; në 2 komuna kandidatët e pavarur – Bekim Jashari në Skënderaj dhe Rufki Suma në Han të Elezit; në nga 1 komunë Nisma për Kosovën – në Malishevë dhe Aleanca Kosova e Re – në Mitrovicën e Jugut.
Lista Serbe ka fituar në 10 komunat me shumicë serbe- Graçanicë, Kllokot, Ranillug, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zubin-Potok, Zveçan, Shtërpcë dhe Novobërdë, ndërsa subjekti tjetër politik i minoriteteve – Partia Demokratike Turke e Kosovës në 1 – komunën e vetme të banuar me shumicë nga komuniteti turk, Mamushë.
Rezultatet përfundimtare të balotazhit të përsëritur dje në Istog pritet të shpallen këtë javë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës, pasi të numërohen edhe votat me kusht dhe me postë.
LAJM I RI
KQZ i Kosovës njofton se sot, në 18 dhjetor, ora 15:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga rivotimi për kryetar të komunës së Istogut. Janë gjithsej 415 vota me kusht, 68 vota të personave me nevoja të veçanta dhe 28 vota me postë.
Ndërkohë, nga votat e numëruara prej kopjeve të skanuara të formularëve të rezultateve për zgjedhjet e përsëritura dje për kryetar të komunës së Istogut, në 63 vendvotime, të cilat KQZ i ka publikuar, del që ka ndërrim rezultati në favor të kandidatit të LDK-së për 75 vota: Haki Rugova i LDK-së ka marrë 9.901 vota, ndërsa Gani Dreshaj i AAK-së 9. 826 vota, diferenca është 75 vota.
Sipas rezultateve të mbrëmjes së djeshme të numërimit preliminar të KQZ, me 52 vota diferencë printe Dreshaj i AAK-së.
***
Kosovë-LDK fiton komunën e tetë-Istogun
-Në balotazhin e përsëritur për kryetar komune, fitues kandidati i LDK Haki Rugova me 14 vota diferncë, një rezultat ky shumë afër barazimit/
-Raport i mbrëmjes i Gazetës DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

PRISHTINË, 18 Dhjetor 2017/ Në garën për kryetar të komunës së Istogut fitues është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Rugova me 14 vota diferncë, një rezultat ky shumë afër barazimit.Ai ka arritur gjithësej 10.033 vota, ndërsa Gani Dreshaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës 10.019 vota.Ky është rezultati i parë edhe në transmetime të drejpërdrejta të numërimit sot pasdite të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga votimi në balotazhin e përsëritur për kryetar të komunës së Istogut.Sipas rezultateve preliminare të mbrëmëshme të KQZ, të numërimit nga votimi i djeshëm nga të gjitha vendvotimet e hapura në Istog, me 52 vota diferencë printe Dreshaj i AAK-së.Ndërkohë, nga votat e numëruara prej kopjeve të skanuara të formularëve të rezultateve për zgjedhjet e përsëritura dje për kryetar të komunës së Istogut, në të 63 vendvotimet, të cilat KQZ i ka publikuar sot paradite, dilte që ka ndërrim rezultati në favor të kandidatit të LDK-së për 75 vota: Haki Rugova i LDK-së kishte marrë 9.901 vota, ndërsa Gani Dreshaj i AAK-së 9. 826 vota, diferenca ishte 75 vota.Në Istog, një nga 38 komunat aktuale të Kosovës, deri tani në të gjitha zgjedhjet lokale në liri fituese është Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa fitorja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do ishte e para.
Komuna e Istogut është vendlindja e themeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, i lindur në fshatin Cercë para 73 viteve, në 2 dhjetor 1944. Istogu historikisht është bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila u themelua në 23 dhjetor 1989 dhe më shumë se parti politike lindi si lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci.
Kosova ka votuar në zgjedhjet lokale 2017, të gjashtat në liri e të tretat në pavarësi, në raundin e parë në 22 tetor në të 38 komunat, ndërsa në raundin e dytë në 19 nëntor balotazhi u zhvillua në gjysmën e tyre – 19 komuna. Balotazhi u përsërit vetëm në Istog, ku partia fituese në garën për kryetar bëhet subjekti politik shqiptar në Kosovë me më së shumti komuna të fituara – gjithësej 8.
Në garën për kryetarë komunash Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në: Pejë, Gjilan, Podujevë, Fushë Kosovë, Lipjan, Vushtrri, Viti dhe e teta komunë është Istogu.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar në 7 komuna: Gjakovë, Deçan, Junik, Rahovec, Suharekë, Klinë dhe Obiliq.
Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në garën për kryetarët në 5 komuna – Drenas, Shtime, Ferizaj, Kaçanik dhe Dragash; Lëvizja Vetëvendosje në 3 komuna – Prishtinë, Prizren dhe Kamenicë; në 2 komuna kandidatët e pavarur – Bekim Jashari në Skënderaj dhe Rufki Suma në Han të Elezit; në nga 1 komunë Nisma për Kosovën – në Malishevë dhe Aleanca Kosova e Re – në Mitrovicën e Jugut.
Lista Serbe ka fituar në 10 komunat me shumicë serbe- Graçanicë, Kllokot, Ranillug, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zubin-Potok, Zveçan, Shtërpcë dhe Novobërdë, ndërsa subjekti tjetër politik i minoriteteve – Partia Demokratike Turke e Kosovës në 1 – komunën e vetme të banuar me shumicë nga komuniteti turk, Mamushë.
Rezultatet përfundimtare të balotazhit të përsëritur dje në Istog pritet të shpallen këtë javë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës, pasi sot pasdite u numëruan edhe votat me kusht dhe me postë.
Në Istog dje u votua në përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar komune, pas votimeve në zgjedhjet lokale në 22 tetor, kur asnjë kandidat nuk doli fitues me shumicën e nevojshme dhe balotazhit në 19 nëntor, kur sipas Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa pati parregullësi. Istogu dje votoi për herë të tretë në zgjedhjet lokale 2017 në Kosovë.
Brexit – Kёtej e tutje do tё jetё e vёshtirё
Kryetarёt e qeverive dhe tё shteteve tё 27 vendeve anёtare tё BE-sё dhanё sinjalin pёr vazhdimin e negociatave tё Brexit. Merkel paralajmёron pёr mё shumё probleme nё fazёn e dytё dhe shpreson tё ruhet uniteti./

By Barbara Wesel/
Nё konferencёn e pёrfundimtare tё shtypit nё samitin e BE-sё nё Bruksel Angela Merkel dhe Emmanuel Macron dhanё njё sinjal pёr tё pёrbashkёtat gjermano-franceze. Tё dy synojnё nё radhё t ёparё reformёn e shpallur tё Eurozonёs, njё projekt prioritar politik i presidentit francez. Por kancelarja dhe presidenti nuk i shmangen dot temёs sё Brexit-it. Edhe vitin e ardhshёm kjo temё do tё kushtojё energji dhe kohё BE-sё me 27 anёtarё, edhe pse vendet e mёdha anёtare kёtё e konsiderojnё si njё shmangie prej problemeve tё mirёfillta tё sё ardhmes.
Tani nis faza mё e vёshtirё
Vendimi formal pёr vazhdimin e bisedimeve tё Brexit “ёshtё njё hap pёrpara”, thotё kancelarja, por tani nis edhe pjesa mё e vёshtirё e punёs. Deri tani vendet anёtare kanё bashkёpunuar mjaft mirё, dhe ajo shpreson – tha kancelarja – qё “edhe nё tё ardhmen tё ruhet ky unitet”. Ajo nuk ak asnjё iluzion, se sapo tё dalin nё pah interesat kombёtare ekonomike nё raport me Britaninё e Madhe, uniteti mund tё rrezikohet. Diplomatёt e BE-sё qysh pёrpara takimit u shprehёn, se ky ёshtё “samiti i fundit i lehtё” lidhur me Brexit-in.
Edhe presidenti francez theksoi, se sa i rёndёsishёm ёshtё bashkёpunimi nё BE nё kёto bisedime. Ai vuri nё dukje, se beson, qё metoda e deritanishme ia ka vlejtur: Bisedimet do tё zhvillohen me etapa tё veҁanta dhe me afate. “Eshtё e rёndёsishme qё tё mbrohen rregullat e bashkёsisё”, tha Emmanuel Macron. Njё synim ky qё ka prioritet tё lartё edhe pёr kancelaren gjermane, Tregu i brendshёm dhe liritё qё lidhen me tё duhet tё mbrohen pa asnjё kufizim, theskoi Merkel. Edhe presidenti i Komisionit tё BE-sё Jean-Claude Juncker tёrheq vёmendjen, qё bisedimet e ndёrlikara tё divorsit gjatё Brexit-it do tё jenё “shumё mё tё vёshtira”.
Nё Bruksel nё samitin e fundvitit pas suksesit tё pjesshёm lidhur me temёn Brexit tё javёve tё kaluara nuk pati ndonjё lehtёsim. Gjatё vitit 2018 Brexit do tё ofrojё shumё mё tepёr lёndё konflikti se deri mё sot.
Tillerson, qëndrim më i ashpër ndaj Koresë së Veriut
-Tillerson tha se fuqizimi në rritje i kapacitetit bërthamor të Koresë së Veriut përbën “një kërcënim të drejtpëdrejtë ndaj sigurisë sonë dhe asaj të mbarë botës.” Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë luftë, por se “do të përdorin të gjitha masat e nevojshme për t’u vetëmbrojtur nga një agresion i Koresë së Veriut.”Ai tha “Shpresa jonë mbetet që kjo çështje do të zgjidhet përmes diplomacisë.”/

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson u tërhoq sot nga oferta që kishte bërë pak ditë më parë për zhvillimin e bisedimeve pa kushte paraprake me Korenë e Veriut. Ai u tha fuqive botërore të mbledhura të premten në Nju Jork, se Pheniani, që zotëron armë bërthamore, duhet ta meritojë të drejtën për të negociuar me Shtetet e Bashkuara.
Deklarata e Sekretarit të Shtetit para Këshillit të Sigurimit të OKB-së shënoi një ndryshim të habitshëm, pasi ai kishte propozuar në fillim të javës, që diskutimet me Phenianin të zhvilloheshin pa vendosur kushte paraprake. Këto komente të tij u kundërshtuan menjëherë nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.
Megjithatë, zoti Tillerson kishte planifikuar ta përsëriste të premten thirrjen e tij në takimin minisrave të jashtëm të Kombeve të Bashkuara, për çështjen e Koresë së Veriut, duke theksuar që Pheniani duhej t’i jepte fund sjelljes me kërcënime, para fillimit të bisedimeve. Por Sekretari Tillerson e ndryshoi fjalimin e tij.
“Koreja e Veriut duhet ta meritojë pjesëmarrjen në bisedime”, – i tha zoti Tillerson ministrave të jashtëm. “Fushata e presioneve duhet dhe do të vazhdojë derisa të arrihet çmilitarizimi. Ndërkohë, ne do t’i mbajmë të hapura kanalet e komunikimit.”
Debati lidhur me ofrimin e bisedimeve pa kushte tregon për mendimet e ndryshme brenda administartës Trump, ndërsa skadon afati për ta ndaluar Korenë e Veriut të perfeksionojë raketat bërthamore, të afta për të arritur deri brenda territorit të Shteteve të Bashkuara. Presidenti Donald Trump është zotuar të mos e lejojë Phenianin të ketë këtë aftësi bërthamore, qoftë edhe përmes ndërhyrjes ushtarake.
Deri tani, sanksionet e miratuara nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Koresë së Veriut dhe izolimi diplomatik, nuk e kanë detyruar qeverinë e Kim Jong Un-it, që t’i ndalë provat me raketa, në shkëmbim të negociatave të drejtpërdrejta.
I pyetur në se ai mbështet bisedime pa kushte me Korenë e Veriut, Presidenti Trump të premten nuk ju përgjigj pyetjes në mënyrë të drejtpërdrejtë. “Të shohim se çdo të ndodhë me Korenë e Veriut. Ne kemi mbështetje të madhe. Një numër i madh vendesh janë dakord me ne, thuajse të gjithë”- u tha Presidenti Trump gazetarëve. Ai tha se Kina, që e zhvillon 90 për qind të tregtisë së jashtme me Korenë e Veriut, ka ndihmuar, duke ushtruar presion ndaj Koresë së Veriut, ndërsa Rusia tha ai, nuk ka ndihmuar sa duhet.
Në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara, zoti Tillerson i bëri thirrje Kinës dhe Rusisë, që t’i tejkalojnë sansionet ekonomike të miratuara në OKB.
Ai tha se punonjësit koreano-veriorë punojnë si skllevër, në kushte tepër të vështira në Rusi, për paga që përdoren për financimin e armëve bërthamore, ndërsa Kina tha ai, vazhdon të lejojë kalimin e naftës bruto në rafineritë e Koresë së Veriut.
Koreja e Veriut ka kryer më tepër se 20 prova me raketa balistike gjatë vitit 2017 dhe shpërthimin më të fuqishëm bërthamor deri më sot.Tillerson tha se fuqizimi në rritje i kapacitetit bërthamor të Koresë së Veriut përbën “një kërcënim të drejtpëdrejtë ndaj sigurisë sonë dhe asaj të mbarë botës.” Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë luftë, por se “do të përdorin të gjitha masat e nevojshme për t’u vetëmbrojtur nga një agresion i Koresë së Veriut.”Ai tha “Shpresa jonë mbetet që kjo çështje do të zgjidhet përmes diplomacisë.”
Toni i Sekretarit të Shtetit ishte shumë i ndryshëm nga ai i tre ditëve më parë.
Tillerson dhe Trump kanë shfaqur përplasje edhe më parë për çështjen e Koresë së Veriut, duke ngritur pikëpyetje lidhur me të ardhmen e kryediplomatit amerikan, dikur ekzekutiv i kompanisë ExxonMobil.Në tetor, presidenti Trump tha se zoti Tillerson “po humbte kohën e tij”, duke u përpjekur të negocionte me Korenë e Veriut.(Kortezi-VOA)
- « Previous Page
- 1
- …
- 504
- 505
- 506
- 507
- 508
- …
- 668
- Next Page »

