• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Koalicioni xhamajkan i Merkelit

September 25, 2017 by dgreca

5-Ilir-levonja-2-288x300-1

Nga Ilir Levonja/Nuk bëhet fjalë për ndonjë platformë nga vendi i Bob Marlit, por thjesht kolori i ngjyra i partive që priten të bëjnë koalicionin e ardhshëm me Anxhela Merkelin përkon me flamurit xhamajkan. E zeza, e verdha dhe e gjelbërta. Ndaj shumë analistë të Rojterit, Dojçeveles etj…, në ato hamendësimet e mundëshme për formimin e qeverisë së re kanë nominuar dhe këtë si koalicioni xhamajkan.

Kjo edhe për faktin se ish presidenti i Europës, Martin Shulz deklaroi publikisht se nuk do të vazhdojë më koalicionin me ‘të.

Një lloj i tipit angllish, midis të djathtëve dhe të majtëve por që u konsiderua si bashkëpunim i frutshëm për kohën. Porse ne zgjedhjet e djeshme, nuk rezultoi i tillë për partinë dhe Shulzin.

Megjithatë disa detaje nga zgjedhjet e fundit në Gjermani dhe Anxhela Merkelin, ia vlen t’i kujtojmë.

Duke fituar mandatin e katërt, Anxhela Merkel kalon rekordin e Konrad Adenaurit, themeluesit të CDU-së ose partisë së kristjandemokratëve. Ai drejtoi vendin për 14 vjet. Njeriu dhe partia që nxorrën Gjermaninë nga kriza e madhe menjëherë pas luftës së dytë botërore dhe turpit me emrin e Hitlerit. Por që nuk arriti të shmang ndarjen. Duke fituar mandatin e katërt, Axhela Merkel kap kështu rekordin e të ashtuquajturit mentorit të saj, Helmut Kohl, 16 vjetë, njeriut qe bëri të mundur bashkimin e Gjermanisë më 1990-të. Vendi qe i ndarë që nga lufta e dytë. Deri atë mot kishim dy Gjermani. Republika federale dhe Republika demokratike. Një bashkim që nuk solli kriza ekonomike a politike fal aftësisë së Kohlit. Dhe potecialit të ekonomisë së tregut në Gjermaninë perëndimore përballë asaj të centralizuar në Gjermaninë lindore. Por ky bashkim, do mbahet mend jo vetëm se rrëzoi murin e Berlinit, po edhe pse shëmbi kampin e madh të vendeve të Bashkimit Sovjetik.

Duke fituar mandatin e katërt Anxhela Merkel ka fituar një qeverisje me shumicë nga zonat rurale. Edhe pse është një parti e djathtë. Duke u krahasur kështu me Rexhep Taip Erdoganin e Turqisë. Edhe ky, i refuzuar nga metropolet, por i votuar nga zonat rurale. Dhe ashtu si ai, përflitet për një qëndrim të tepruar në pushtet. Si pasojë ka humbur ndjeshëm në përqindje votash, në raport me vitin 2013. Nga 42% atëherë, në 33% sot. Pra një tkurrje e ndjeshme.

Duke fituar mandatin e katërt, ajo ka nevrikosur neonazistët dhe ato shtresa që duan një Gjermani të pastër. Të cilat nuk ja harrojnë dhe nuk ia falin faktin që më 2015-ën, u tha vendeve të europës të hapnin kufijtë. Dhe strehoi nga Siria dhe vendet me konflikte nga pranvera arabe, më shumë se 1 million emigrantë. Në këtë drejtim ajo është një shenjtore për refugjatët që flenë poshtë urave. Sa…, gëzimi i fitores së saj nuk ka vlera askund tjetër se sa në sytë e tyre .

Por nuk mund ta themi këtë për Greqinë, pasi e ka futur në një karantinë ekonomie tregu.

Por nuk mund ta themi as për Turqinë, të cilën nuk e ka toleruar dhe i ka treguar vendin kur bëhet fjalë për të drejtat dhe liritë e mendimit.

Por nuk mund ta themi këtë as për Anglinë, apo rrymave radikale për prishjen e Unionit Europian.

Ajo sot është 63 vjeçe, me profesion fizikante. Një këshilluese e kryeministrave të rajonit tonë, ballkanit. Si rrjedhojë edhe e kryeminstrit tonë. Megjithëse është një pinjoll i së majtës komuniste. Por përvoja me Shulzin ia lejon këtë. Edhe ai vinte nga një parti e majtë, madje shumë e vjetër, që nga koha e Marksit. Kurse liderit të opozitës i ka ofruar konsulencë nga CDU-ja. Megjithatë si njëri si tjetri ka menduar vetëm për veten, se vendit dhe popullit ia kanë bërë me kohë në kokë.

Filed Under: Politike Tagged With: i Merkelit, Ilir Levonja, Koalicioni xhamajkan

Mbështetje për aksionin opozitar dhe alternativën e PD

September 24, 2017 by dgreca

Lulzim Basha me ekipin e Kristiandemokratëve holandezë/

1 Basha

TIRANË, 24 Shtator / Kryetari i Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha priti në një takim një ekip të Fondacionit Eduardo Frei të partisë simotër KristianDemokrate Holandeze CDA, i cili përbëhej nga Wouter Hoff, anëtar bordi dhe financier i EFF; Hillie van de Streek, Sekretare e Përgjithshme e Forumit të Gruas së Partisë Popullore Europiane; Heidi van Haastert, trajnuese e EFF; dhe Alexander Arentshorst konsulent komunikimi i CDA. Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit dhe asistenca ndaj Partisë Demokratike me qëllim forcimin e aksionit opozitar dhe alternativës e ofertës së Partisë Demokratike për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Me shqetësim të thellë u përcollën në takim sfidat aktuale të rritjes dhe fuqizimit të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës në Shqipëri, dhe nga Shqipëria drejt vendeve të BE përfshirë Holandën. Në këto katër vite siç konfirmojnë raportet e EUROPOL dhe Departamentit amerikan të Shtetit, Shqipëria është kthyer në një bazë të veprimtarisë së grupeve të organizura kriminale.

Kryetari i opozitës vuri në dukje se bashkëpunimi i drejtpërdrejtë dhe i hapur i politikës me krimin ka goditur rëndë standardet e sigurisë dhe demokracisë, e në vecanti votën e lirë, siç ndodhi ne zgjedhjet e 25 qershorit përmes presionit dhe blerjes se votës me paratë e drogës. Kapja e shtetit nga krimi i organizuar dhe bashkëqeverisja me krimin kanë kontribuar në precipitimin e një krize të rëndë në vend, cka ka rritur në rekorde historike fluksin e shqiptarëve që braktisin vendin dhe kerkojne azil ne vendet e BE e ne Holandë, per shkak se kane humbur besimin në të ardhmen e vendit nën qeverisjen e sotme.

Basha shprehu vendosmërinë e opozitës për të vijuar cdo ditë luftën pa kompromis kundër krimit, drogës dhe lidhjeve të tyre qeveritare. Kreu i opozites theksoi se garantimi i zgjedhjeve e lira janë rruga e vetme e daljes nga kriza, ndaj dhe PD do bëjë çdo përpjekje që të rikthejë votën e lirë. Bashkëbisëeduesit holandezë shprehën gatishmërinë për të ndihmuar Partinë Demokratike në kursin e reformimit dhe modernizimit të saj dhe në sfidat e përballjes dhe luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar. Ata e siguruan z.Basha gjithashtu per mbështetjen në sfidën madhore të garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Filed Under: Politike Tagged With: Lulzim Basha, takim me Hollandezet

Denimi i Simboleve të komunizmit

September 23, 2017 by dgreca

Enkelejd Alibeaj: nisma e PD, kush i mban dënohet penalisht…/PEza Enveri1 enkelejd Alibeaj

Nisma e Partisë Demokratike për ndalimin e simboleve të diktaturës komuniste nuk është parashikuar si një ligj i veçantë, por si ndryshime në Kodin Penal që dënojnë çdokënd që i përdor ato.
Enkelejd Alibeaj, i cili drejton këtë proçes, tregon përse do t’i shërbejë shoqërisë shqiptare kjo nismë e Partisë Demokratike. “Që të bëjë minimalisht një pastrim, një purifikim të memories së vetë sociale, sigurisht me qëllimin parësor të ndëshkimit të atij sistemi dhe së dyti, më e rëndësishme, është për të mos u përsëritur në të ardhmen”, deklaron Alibeaj për TCH. Alibeaj, i cili ka vuajtur edhe vetë persekutimin komunist, e ka të thjeshtë të japë shembuj të ngjashëm me nismën e Partisë Demokratike.

“Jo më larg se 2-3 muaj më parë Italia ka miratuar ligje që ndalojnë përdorimin e simbolizmit të sistemit nazi-fashist”, thotë Alibeaj.

Për të patur një iniciativë sa më të plotë, demokratët do të bashkëpunojnë me gjermanët, të cilët kanë praktikë shumëvjeçare jo vetëm në ndalimin e simboleve, por edhe në dënimin e krimeve të nazizmit.
Një mekanizëm të ngjashëm synon të ndërtojë edhe Partia Demokratike, bazuar mbi përcaktimet ligjore për torturën, genocidin dhe krimet kundër njerëzimit.

“Nëse kemi fakte, nëse kemi të dhëna, nëse kemi viktima ende gjallë dhe dëshmi të gjalla të atij sistemi, të cilat përbëjnë vepra penale sipas atyre që ekzistojnë sot në Kodin Penal, mirë është që mekanizmi i procedimit penal të vihet në jetë”, nënvizon Alibeaj.
Për këtë mekanizëm nuk ka ende nje propozim, megjithëse një ide është që mbledhjen e fakteve ta kryesojë Autoriteti për Hapjen e Dosjeve. Por nisma nuk ka garantuar ende edhe diçka shumë të rëndësishme: konsensusin e Partisë Socialiste, pa të cilin nuk mund të kalojë asnjë ligj në Parlament. “Nuk i futem faktit nese do të japin apo jo votat. Ne do të luftojmë me argumentin. Kjo është një ndarje midis së shkuarës dhe së ardhmes së këtij vendi. Do të provojmë nëse kjo shoqëri, nëse politika shqiptare ka ende moralin për një gjë që e kanë vuajtur të gjithë në atë kohë dhe jo vetëm një pjesë, me thënë të drejtën. Kjo është sfida”, shton Alibeaj.

 

 

 

Filed Under: Politike Tagged With: Enkeled Alibeaj, simbolet e komunizmit

KOSOVA ZGJEDHJE LOKALE NË 22 TETOR, NIS FUSHATA…

September 21, 2017 by dgreca

-Që nga mesnata nisi fushata e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, të cilat do zhvillohen në 38 komuna/

1 Behlul Zgjedhjet

NGA BEHLUL JASHARI-KORRESPONDENT I DIELLIT NE KOSOVE/

-Deklaratë nga ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë,

Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Për fushatë të lirë, me respekt dhe të qetë/

PRISHTINË, 21 Shtator 2017-Gazeta DIELLI / Ka nisur sot në Kosovë, që nga mesnata, fushata e zgjedhjeve lokale që do mbahen pas një muaji, në 22 tetor, në 38 komuna për kryetarët dhe kuvendet e tyre. Garojnë gjithësej  91 subjekte politike, prej tyre 35 parti, 30 iniciativa qytetare, 25 kandidatë të pavarur dhe 1   koalicion.Gjatë ditës së sotme, Lëvizja Vetëvendosje zhvilloi aktivitete në Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë e Ferizaj, ku morën pjesë kandidatët nga të gjitha komunat.Pasditen e sotme, Lidhja Demokratike e Kosovës në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë hapi fushatën me prezantim të kandidatëve për kryetarë komunash. Në të njëjtën orë Aleanca për Ardhmerine e Kosoves në Sheshin 21, në Prishtine, bëri hapjen e fushtës për zgjedhjet lokale 2017. Partia Demokratike e Kosovës në Prishtinë bëri hapjen solemne të fushatës së zgjedhjeve lokale pikërisht në minutën e parë pas mesnatës së kaluar, për të vazhduar gjatë ditës në Mitrovicë…

1 Stema

AMBASADAT E QUINT: QYTETARËT MERITOJNË NJË PROCES ZGJEDHOR TË HAPUR DHE TRANSPARENT

Në fillimin e fushatës për zgjedhjet komunale sot në Kosovë ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ftojnë të gjitha partitë politike dhe kandidatët e tyre që të angazhohen për fushatë të lirë, me respekt, dhe të qetë.“Qytetarët meritojnë një proces zgjedhor të hapur dhe transparent ku të gjithë kandidatët kanë të drejtën që të dëgjohen nga votuesit, ku pjesëtarët e mediumeve kanë të drejtën që – pa kërcënim ose dhunë – të shpërndajnë informata për zgjedhjet, dhe ku të gjithë votuesit kanë të drejtën që të marrin vetë vendimet e tyre pa presion”, thekson deklarata e përbashkët dërguar nga ambasada e SHBA.Ne, shprehen ambasadat e Quint-it, ritheksojmë se liria për përkatësi politike dhe liria e fjalës janë të drejta të garantuara në një shoqëri demokratike, dhe ne fuqimisht dënojmë çdokend që tenton të ndikojë procesin zgjedhor, apo që përmes frikësimit, kërcënimit dhe presionit tenton të ndikojë në zgjedhjet e bëra nga votuesit.“Ne presim nga udhëheqësit e Kosovës dhe nga ata që kanë ambicie për udhëheqësi që të flasin fuqimisht kundër këtij lloji të sjelljes, dhe ne përkrahim përpjekjet e policisë vendore dhe prokurorëve që të hetojnë çdo raport të frikësimit, kërcënimeve, dhe detyrimit, dhe që të ndjekin penalisht këto nëse ka fakte”, theksojnë  ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.Ambasadat presin nga kandidatët që t’ju përmbahen këtyre standardeve gjatë gjithë fushatës, dhe i nxisin votuesit që të zgjedhin mençurisht ata kandidatë të cilët më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe të shtetit gjersa shteti synon vazhdimin e rrugëtimit drejtë integrimeve Euro-Atlantike.

KOSOVA 38 KOMUNA, 27  ME SHUMICË SHQIPTARE

Kosova ka gjithësej 38 komuna, 27 janë me shumicë shqiptare dhe më e madhja është e kryeqytetit, Prishtinës.Ndërsa, 10 komuna, kryesisht nga më te voglat, janë me shumicë serbe,  5 prej tyre të reja – Graçanica, Kllokoti, Ranillugu, Parteshi dhe Mitrovica e Veriut, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Martti Ahtisaari – emisarit special të OKB-së.Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj.Një komunë, Mamusha, është e banuar me shumicë nga komuniteti turk, që është një nga minoritetet tjera në Kosovë. Zgjedhjet lokale të 22 tetorit mbahen në afat të rregullt, katër vjet pas zhvillimit të tyre në 3 nëntorin 2013, ndërsa në këtë vit – 2017-tën në Kosovë kishte edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në 11 qershor, 3 vjet pas atyre të 8 qershorit 2014.Zgjedhjet lokale të 22 tetorit në Kosovë do kenë një numër të madh monitoruesish, 100 prej të cilëve të Misionit të Bashkimit Evropian. Koalicioni Demokracia në Veprim në fillimin e fushatës së zgjedhjeve lokale ka mobilizuar 61 vëzhgues afatgjatë për të përcjellë nga afër aktivitetet në kuadër të fushatës 30 ditëshe, ndërsa për në ditën e zgjedhjeve, 22 tetor, ka rekrutuar mbi 2,500 vëzhgues të cilët do të jenë në të gjitha vendvotimet në Kosovë.Në zgjedhjet lokale 2013, sipas rezultateve të shpallura nga KQZ i Kosovës, që në raundin e parë, në  3 nëntor, janë zgjedhur kryetarët në 13 komuna, ndërsa në 24 komuna kishte balotazh në 1 dhjetor, e  në 16 nëntor  në Mitrovicën Veriore kishte rivotim në tre qendra, ku incidentet e sulmeve kishin ndërprerë votimet.

21 September 2017

STATEMENT BY EMBASSIES OF FRANCE, GERMANY, ITALY, THE UNITED KINGDOM AND THE UNITED STATES

As the local elections campaign season opens, the Embassies of France, Germany, Italy, the United Kingdom and the United States call all political parties and their candidates to commit to free, respectful, and peaceful campaigning. Citizens deserve an open and transparent election process where all candidates have the right to be heard by the voters, members of the media have the right to share information about the election free from threats or violence, and all voters have the right to make their own decisions free from any pressure.We reiterate that freedom of political affiliation and free speech are guaranteed rights in a democratic society, and we strongly condemn anyone attempting to influence the election process or the voters’ choices through intimidation, threats, and pressure. We expect Kosovo’s leaders, and those aspiring to leadership,  to speak out strongly against this type of behavior, and we support the efforts of local police and prosecutors to investigate any reports of intimidation, threats, and coercion and to prosecute if the facts justify it.The Embassies expect the candidates to hold themselves to these standards throughout the campaign season, and encourage the voters to choose wisely those candidates who will best represent the interests of citizens and of the country as it aspires to continue the path of Euro-Atlantic integration.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Koalicionet, kosova, zgjedhjet lokale

Kryeministri Rama e shpërndanë vetë foton me Presidentin Trump

September 20, 2017 by dgreca

KOMENT I GAZETES “DIELLI”/

1 Rama Trump

Kryeministri ynë këtë herë nuk u pranua të fotografohej me atletet e bardha. Kjo ishte dhe arsyeja e vërtetë e vonesës së shpërndarjes së fotografisë në rrjetet sociale dhe median afër Kryeministrit/

Duke qenë se mediat online po e kthenin në humor takimin e mezipritur të Kryeminsitrit me Presidentin Trump,- ai priti e priti, por duke qene se media po e vononte, atëherë, disa orë pas publikimit të fotografise te takimit Thaci – Trump, Kryeministri e shpërndau vetë foton e tij me Donald Trump, ku kishte dalë së bashku me Lidën.

Komenti i tij në FB: Foto e Ditës! A thua se kjo ishte vërtetë foto e ditës?!

Gjithësesi në në fundit, e takoi, nuk i shkoi huq! Kaq i mjaftoi Kryeministrit socilaist të Shqipërisë për të gjithë kohëqëndrimin e tij në SHBA hde media pro tij vazhdon ta” shes” si ngjarje.

Natyrisht që nuk ka asgjë të vecnatë ky takim. Eshtë formal,protakollar, ku kalojnë të gjithë udhehqësit pjesmarrës në sezonin e Asamblesë së Përgjithshme, po që po pritej me padurim nga tifozët e Ramës, ndërkohë mediat e pakta opozitare nisën ta përflasin. Kjo ndodhi për shkak të qëndrimit politik tepër naiv, aq  shumë të përfolur të Edi Ramës-Kryeministër- gjatë fushatës elektorale në SHBA, ku pa takt e pa fije diplomacie,nga ekrani i CNN hodhi bombën: “se nëse Donald Trump do të nominohej si kandidat presidencial, kjo gjë do ta dëmtonte Amerikën!

Pas shpërndarjes së fotografisë me Trump, pat edhe portale që nxituan dhe e cilësuan “urrejtja që u kthye në dashuri”! A thua se Trump mezi priti ta takojë Ramën?

Ndoshta këtë fotografi Edi Rama nuk e ka paguar sic bëri me Presidentin Obama në tetor 2012, ku u fotografua, përkundrejt pagesës prej 80 mijë dollarë për fushatën e Presidentit amerikan Obama. E hëngri i gjori Bilal Shehu!

Ta gëzosh fotografinë Kryeministër, por shko dhe bëj Shqipërinë më parë, që së bashku me partinë tënde e ke kthyer në vend të Botës së tretë dhe e ke helmuar me drogë!

Ta gëzosh fotografinë Kryeministër, por shko dhe bëj Shqipërinë më parë, që së bashku me partinë tënde e ke kthyer në vend të Botës së tretë dhe e ke helmuar me drogë e korrupsion!…Miqte e Rames ketu ne SHBA i kane pergatite edhe disa takime me diasporen, ku perzgjedhja eshte bere me shume kujdes, duke seleksionuar sipas bindjeve politike…Jane bere perjashtime e seleksionime edhe ne takimin me biznesmene….

PS: Për kureshtarët sqarojmë se Kryeministri ynë këtë herë nuk u pranua të fotografohej me atletet e bardha. Kjo ishte dhe arsyeja e vonesës së shpërndarjes së fotografisë/

Filed Under: Politike Tagged With: Foto me presidentin Trump, koment Dielli, Kryeminstri Rama

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 519
  • 520
  • 521
  • 522
  • 523
  • …
  • 668
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Liria fillon gjithmonë nga refuzimi për të gënjyer veten…
  • Një nderim për historinë tonë kombëtare…
  • Habermas në mbrojtës i vendosur i intervenimit të NATO-s në Kosovë
  • HYSEN S. DIZDARI, VLERA E NJË HULUMTUESI SERIOZ NË PULLAT SHQIPTARE
  • Njё Dritёro amerikan, Robert Frost (1874 – 1963)
  • 18 mars 2026, 78 vite nga lindja e poetit martir Vilson Blloshmi!
  • Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. promovon romanin “Brenga” të Dr. Pashko Camaj 
  • ASOCIACIONI SI ENTITET PARA-SHTETËROR APO VETËMENAXHIMI SI GARANCI E RUAJTJES SË RENDIT KUSHTETUES NË KOSOVË
  • Luana Bajrami, aktorja nga Kosova feston 25 vjetorin me Oscar dhe hyn në Histori
  • Çfarë e bën mashkullin burrë?
  • Pse Hoxhë Hasan Tahsini ishte drejtuesi i lobit shqiptar në Stamboll
  • Artan Shabani, piktori i ngjyrave që vuan dramën e Çamërisë
  • Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por stresi i jep krahë: Pse biem pre e gënjeshtrave?
  • Shuhet lahutari rugovas Rrustem Bajrami-Imeraliaj, 1932-2026
  • PËKUSHTIM XHEVAT KORҪËS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT