KOMENT I GAZETES “DIELLI”/
Kryeministri ynë këtë herë nuk u pranua të fotografohej me atletet e bardha. Kjo ishte dhe arsyeja e vërtetë e vonesës së shpërndarjes së fotografisë në rrjetet sociale dhe median afër Kryeministrit/
Duke qenë se mediat online po e kthenin në humor takimin e mezipritur të Kryeminsitrit me Presidentin Trump,- ai priti e priti, por duke qene se media po e vononte, atëherë, disa orë pas publikimit të fotografise te takimit Thaci – Trump, Kryeministri e shpërndau vetë foton e tij me Donald Trump, ku kishte dalë së bashku me Lidën.
Komenti i tij në FB: Foto e Ditës! A thua se kjo ishte vërtetë foto e ditës?!
Gjithësesi në në fundit, e takoi, nuk i shkoi huq! Kaq i mjaftoi Kryeministrit socilaist të Shqipërisë për të gjithë kohëqëndrimin e tij në SHBA hde media pro tij vazhdon ta” shes” si ngjarje.
Natyrisht që nuk ka asgjë të vecnatë ky takim. Eshtë formal,protakollar, ku kalojnë të gjithë udhehqësit pjesmarrës në sezonin e Asamblesë së Përgjithshme, po që po pritej me padurim nga tifozët e Ramës, ndërkohë mediat e pakta opozitare nisën ta përflasin. Kjo ndodhi për shkak të qëndrimit politik tepër naiv, aq shumë të përfolur të Edi Ramës-Kryeministër- gjatë fushatës elektorale në SHBA, ku pa takt e pa fije diplomacie,nga ekrani i CNN hodhi bombën: “se nëse Donald Trump do të nominohej si kandidat presidencial, kjo gjë do ta dëmtonte Amerikën!
Pas shpërndarjes së fotografisë me Trump, pat edhe portale që nxituan dhe e cilësuan “urrejtja që u kthye në dashuri”! A thua se Trump mezi priti ta takojë Ramën?
Ndoshta këtë fotografi Edi Rama nuk e ka paguar sic bëri me Presidentin Obama në tetor 2012, ku u fotografua, përkundrejt pagesës prej 80 mijë dollarë për fushatën e Presidentit amerikan Obama. E hëngri i gjori Bilal Shehu!
Ta gëzosh fotografinë Kryeministër, por shko dhe bëj Shqipërinë më parë, që së bashku me partinë tënde e ke kthyer në vend të Botës së tretë dhe e ke helmuar me drogë!
Ta gëzosh fotografinë Kryeministër, por shko dhe bëj Shqipërinë më parë, që së bashku me partinë tënde e ke kthyer në vend të Botës së tretë dhe e ke helmuar me drogë e korrupsion!…Miqte e Rames ketu ne SHBA i kane pergatite edhe disa takime me diasporen, ku perzgjedhja eshte bere me shume kujdes, duke seleksionuar sipas bindjeve politike…Jane bere perjashtime e seleksionime edhe ne takimin me biznesmene….
PS: Për kureshtarët sqarojmë se Kryeministri ynë këtë herë nuk u pranua të fotografohej me atletet e bardha. Kjo ishte dhe arsyeja e vonesës së shpërndarjes së fotografisë/