URIMI ME KUSHT I VATRËS PËR QEVERINË E RE TË SHQIPËERISË/
NGA HEKTOR ZOTO-Dega e Vatrës në Washington DC/
Takimi i përfaqësisë së Vatrës me Kryetarin e Qeverisë së re të Shqipërisë , dëshmon se ajo edhe pas 100 vjetësh është në duar të sigurta Kombëtare. Kryetari dr. Gjon Buçaj me shoqëruesit e tij gjeti mënyrën për të thënë me dinjitet, publikisht e zyrtarisht, qëndrimin e Vatrës: “Ju të njihen direkt me qëndrimet e Vatrës dhe me kërkesat që dëshirojnë vatranët të shohin të realizuara në Shqipëri.”- i tha kryetari i Vatrës Kryeministrit.Kryetari i Vatrës bëri karakteristikën pa asnjë rezervë për qëndrimin e Opozitës në vitet e saj para ardhjes në pushtet. Ia numëroi të gjitha: Për zgjedhjet në 2009, për veprimet e dhunshme, për pengesat parlamentare në dëm të integrimit të Shqipërisë në NATO dhe në organizmat Europiane, si dhe vështirësitë e krijuara në fushat e jetës në Shqipëri e teprimet shumë të dëmshme. Ai tërhoqi vëmendjen për gjestet jo Kombëtare lidhur me varrezat e okupatorëve të viteve të historisë, luftrave antishqiptare.Mesazhi i Vatrës ishte i qartë: “Bëj për Kombin që të të respektoj!”
-Hidhe, Flake tej Komunizmin, shkaktarin e të këqiave katastrofike të Kombit në të gjithë egzistencën e tij.
-Zbato drejtësinë njerëzore për të gjithë shqiptarët, duke dënuar krimin që është ushtruar deri edhe mbi një shqiptar të vetëm.
-Ktheji sot dhe jo mot, atë që ka pasur të tij ”PRONËN”, që iu konfiskua me dhunë e u dënua me burg.
-Paguaj paranë e papaguar atyre që qenë në burgje e në internime, jo thjesht dëmshpërblimin për vitet e burgut, por për punën e bërë në fakt: me norma të matura e të regjistruar, për vagonat e nxjerra nga galeritë e mineraleve, qymyreve e zifteve, që po të mos plotësohej nga i burgosuri, vihej si në Spaç, tek “Shtylla e Turpit” me orë të tëra, dhe ky ndëshkim ishte në të gjitha minierat-burgje të Shqipërisë, ku komandonte partia.
-Paguaj paranë e papaguar për volumet e dheut në kanalet për tharjen e kënetave të mëdha të Maliqit, të Myzeqesë, të Kakariqit e kudo tjetër. Për volumet e dheut në bërjen e taraçave në Lukovë, Sarandë, Ksamil, e në vende të tjera.
-Burgu ngrihej mbi objektin që do ndërtohej.”Burgu i Sigurisë së lartë”, si burgu tipik i ndërtimit të Pallateve Agimi në qendër të Kryeqytetit ngjitur me famkeqin”Blloku i Udhëheqjes”, apo burgu i Uzinës së madhe-Superfosfati i Laçit.
Të gjitha veprat e mëdha industriale, blloqet e mëdha massive të ndërtesave në qytete e qendra të tjera , veprat tharëse e vaditëse, fabrikat ushtarake të prodhimit të armëve, tunelet nënujore për Flotën Detare-Ushtarake në Porto-Palermo e nën Himarë, strehimet sekrete- Shkëmbore e tunelet e nëndheshme ”Për Byronë”, për kohën e “Sulmit Atomik”, në Malin e Dajtit e Poliçanit, ndërtimete bunkerëve në të gjithë Shqipërinë, janë bërë nga të burgosurit dhe bijtë e tyre të inkuadruar në brigada pune në ushtri. E ato, Qendrat më sekrete, nga persona të burgosur jo shumë të njohur të dënuar me vdekje, që ekzekutoheshin pasi mbaronte vepra –si rasti i Osman Ryçit nga Larushku i Fushë-Krujës. Volumi i veprave me investime nga të burgosurit është më i madh nga e gjithë puna e bërë nga “Klasa punëtore e fshatarësia punonjëse” në vitet e partisë.Kjo është “Puna e Papaguar”-është “Hua Shtetërore” tipike , e pa kthyer nga shteti kriminel komunist. Vendi këtë ia ka borxh punëbërësëve-të burgosurëve dhe të internuarëve. Të rikonstruktohen financat dhe Ekonomai e Shtetit për të shlyer borxhin, huanë shtetërore , zgjidhje tjetër nuk ka.
Le të varfërohet vendi për ca kohë. Gjermania edhe sot paguan reperacione lufte. Të ndërtojë edhe vendi ynë blloqe pallatesh për strehimin e të burgosurve. Ua ka borxh! Të barazohet disi jeta e pastaj të hyhet në Bashkimin Europian.
Të burgosurit nuk kanë nevojë për para-mëshire. Ata duan Pronën –Paranë-Strehimin, që i kanë të tyre, që i kanë ndërtuar me duart e tyre, jashtë burgut dhe në burg.Ata nuk e duan, dhe nuk e pranojnë, faljen e kriminelëve-komunistë dhe lëpirësve të tyre. Ata e ndjejnë veten heronj, ashtu si dhe të internuarit, dhe ata janë vërtetë heronj; janë heronj të rezistencës, antikomunsite, heronj të luftës brenda vendit me okupatorët e vendit.Qeveria e mëparshme bëri sa mundi, pati kritika , bile dhe përplasje. Por ajo bëri dhe vepra të rëndësishme të gjithanshme, që vendi i gëzon sot, e bashkë me të dhe të burgosurit politik.Po ju, qeveritarë të rinj të etërve të vjetër, do të bëni përpara, në vendnumëro, apo PRAPA, TEK KUSHTRIMI I TË PARËVE?
Mosbërja, shkakton akumulime , maisje, që çojnë në shtërzime e shpërthime të mëdha që i kushtojnë vendit dhe Kombit.Është koha që t’i hapet rruga dinjitetit të tyre që mbahet akoma bllokuar me anë të urrejtjes së Luftës së Klasave, që ende vazhdon.
Martin Luterking ka thënë:”Një shuplakë e dhënë edhe mbi një individ , ashtë një shuplakë për të gjithë njerëzimin.”
Komunizmi nuk dha “një shuplakë” në Shqipëri. Ai bëri shumë e shumë krime. Ai bëri krime masive ndaj një klase ndaj një klase të tërë – që e quajti”reaksionare”, “pronare” , “tregtare”, “intelektualë borgjezë të arsimuar në Perëndim”, “tradhëtarë”, “deviatorë”, “agjentë”, “puçistë”,”mikroborgjezë”, “kapitalistë”, “me lakra në kokë”, “me çfaqje të huaja”, “art e artistë dekadentë”…Kur vetë komunizmi me ”ndryshimin e kushteve historike”!!! i ka hyrë kësaj jete në vrullin e tij karakteristik revolucionar , duke u arsimuar vetë në Perëndim, duke lakmuar edhe Master degree’”, tituj shkencor të trashëguar ”pronarë”, “tregtarë”, “bankierë”, “Monopole Biznese” me lidhje Kombëtare e Ndërkombëtare, me “kapitale të mëdha”, me “art dekadent”, me çfaqje të huaja në veshje, paraqitje e jetë mondane, me jetë të çfrenuar, me arrogancë e prepotencë….Në emër të të cilave po Ky Komunizëm Bëri KRIMIN e madh në 50 Vjet-Ai mbetet i “Kllasës” edhe sot, e këtë e pretendon hapur me urrejtje për Klasën tjetër:
– JO kurrë pajtim të shqiptarëve me”Kllasa” – siç e la KOMUNIZMI!
– Zëri i VATRËS thërret:- JO-KLLASA,- por KOMBI!
***
Është një plus i madh të kesh model Abraham Linkolnin, por emblema e tij është “Shpëtimtari i Kombit” amerikan.
-Po ti?- Kombi nuk bashkohet vetëm me Klube sportive, e grupe folklorike. Ai ka nevojë për “Zë të Fortë”, për Bashkimin e tërë territoreve tona-territoreve shqiptare në një të vetëm, siç thotë figura e shquar e Vatrës Peter Prifti në studimin për Kombin.
Linkolni i shpalli luftë skllavërisë me shtetasit e tij dhe e hoqi atë me gjak e sakrifica të mëdha.
– Po Ti?- Skllavëria e Kuqe në Shqipëri, skllavëria e Klasave, 100 vjet më vonë qe shumë më e tmerrshme se ajo e racës së bardhë karshi racës së zezë. Kuklusklani i paligjshëm vriste të ziun apo të zezën, kurse skllavopronarët komunistë, zhduknin gjenerata deri në katër breza, deri edhe për martesat e pëlqyera prej tyre.
Është plus i madh të kesh për model Tony Blair-por ai- goditi ushtarakisht genocidin e një Kombi kundër një Kombi tjetër, atë Serb kundër atij Shqiptar.
– Po ti?- Genocidin brenda kombit në Shqipëri e godet apo e përkëdhel?
– Në ç’pozicion qëndron Qeveria e re me genocidin dhe me pjesën Viktimë të Kombit?
Tony Blair dhe Presidentët e fundit të SHBA i shëtrnguan dorën si burri i shtetit- burrit të shtetit Ibrahim Rugovës e Azem Hajdarit.
PO TI?
Që në shenjat e para Kombi të pyet:- Për ku je nisur, o Kapedan? Ule tonin,-thyeje shkopin-Vërtet, vërtet, vërtetë beson tek ajo thënia popullore ”Bëmë baba të të ngjaj”?
***
Epokën e “mendjeve të ndritura” dhe e “trimave të fortë” të mbrojtur nga radhë tankesh , Perëndimi e mbylli në vitin 1945-e nisi epokë të re, ”Epokën e Njeriut të Mirë”.
PO NE?
Ne goditën në fillim të viteve ’90, por nuk e shkundëm plotësisht atë, po valë-valë e me hope.
***
Të lashtët tanë kalin e mbathnin tek Hani apo n’udhë e sipër ku t’i zinte hera.
Atë bëri edhe VATRA në takim me Kryeministrin.