• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sa të gjata …dy orët e takimit Trump-Putin

July 7, 2017 by dgreca

1 Trump-Putin

Ne foto: Takimi Trump-Putin: Hamburg, 7 korrik 2017/

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, u takuan të premten në margjina të samitit të G20-ës – grupit të vendeve më të industrializuara – në Hamburg të Gjermanisë.Takimi zgjati më shumë se dy orë, ndërsa ishte planifikuar vetëm 35 minuta.Në komentet e shkurtra për mediat, përpara takimit, Trump tha se pret “shumë gjëra pozitive” për Moskën dhe Uashingtonin.Trump tha se është “nder” për të të takojë homologun rus, ndërsa Putin tha se është “i lumtur” të takojë presidentin amerikan.Ata nuk u përgjigjen në pyetjet e gazetarëve përpara se të hynin në takimin privat.Pas bisedimeve me dyer të mbyllura, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha se Trump “i ka bërë presion Putinit për përzierjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane”, ndërsa “Putin e ka mohuar përfshirjen”.Putin u tha mediave ruse se ka diskutuar një sërë çështjesh me presidentin amerikan, “përfshirë Ukrainën, Sirinë, probleme të tjera dhe disa çështje dypalëshe”.”I jemi rikthyer edhe luftës kundër terrorizmit dhe sigurisë kibernetike”, tha Putin.

Takimi, i pari i tyre sy më sy prejse Trump ka marrë detyrën në janar, vjen në kohën e një krize të thellë në marrëdhëniet dypalëshe, për shkak të konflikteve në Siri dhe Ukrainë, si dhe ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.Trump, vazhdimisht, ka bërë thirrje për përmirësimin e marrëdhënieve me Moskën, edhe pse administrata e tij, publikisht, ka vazhduar presionin mbi Rusinë, për shkak të aneksimit të paligjshëm të gadishullit ukrainas të Krimesë dhe mbështetjes për separatistët e armatosur në lindje të Ukrainës.

Të enjten, në një fjalim në Varshavë, Trump i ka bërë thirrje Rusisë “të ndalojë aktivitetet destabilizuese në Ukrainë dhe gjetkë”, si dhe ka theksuar përkushtimin e Uashingtonit ndaj NATO-s, të cilën Putin, prej kohësh, e akuzon për rritje të tensioneve në lindje të Evropës.Takimi Trump-Putin po ashtu vjen në kohën e tensioneve midis 20 vendeve më të industrializuara të botës, për shkak të tregtisë dhe ndryshimeve klimatike.Samiti i tyre në Hamburg, që ka nisur të premten dhe vazhdon të shtunën, po përcillet me protesta të dhunshme antikapitaliste.Protestuesit kanë sulmuar një stacion të policisë, u kanë vënë zjarrin makinave policore dhe kanë sulmuar sigurimin e hotelit ku qëndron Putini dhe udhëheqës të tjerë të huaj.Autoritetet njoftuan për së paku 11 protestues të plagosur rëndë në përleshjet me policinë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se protestat e dhunshme, me qëllim prishjen e samitit, janë të papranueshme.Zëdhënësi i policisë, Andy Grote, tha se 45 protestues janë arrestuar, ndërsa 15 të tjerë janë dërguar në stacion të policisë.Protestat dhe dhuna bllokuan Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, në rezidencën e saj në Hamburg, dhe e penguan të marrë pjesë në një ngjarje për ndryshimet klimatike për bashkëshortët e udhëheqësve politikë.“Policia e Hamburgut nuk na dha leje për t’u larguar (nga rezidenca)”, tha zëdhënësja e Trumpit, Stephanie Grisham.

Të enjten, në rrugët e Hamburgut, kanë protestuar rreth 13,000 njerëz, përfshirë rreth 1,000 anarkistë të maskuar dhe të veshur në të zeza. Policia tha se pret rreth 100,000 protestues të mblidhen të premten dhe të shtunën. Autoritetet kanë shpërndarë rreth 20,000 policë për të ofruar siguri.Përgatiti: Valona Tela

 

 

Filed Under: Politike Tagged With: ...dy orët, e takimit Trump-Putin, Sa të gjata

Ushtria e Kosovës, parakusht për integrimet euroatlantike

July 7, 2017 by dgreca

-Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së parë për vitin 2017 të rekrutëve të FSK-së nga komunitetet pakicë, ku mori pjesë edhe ambasadori I SHBA në Prishtinë, Greg Delawie/

-Kosovë-FSK në Bazën e Ushtrisë Amerikane për Evropë/

 

unnamed (9)unnamed (6)unnamed (7)unnamed (8)FERIZAJ, 7 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/  Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së parë për vitin 2017 të rekrutëve të FSK-së nga komunitetet, ku mori pjesë edhe ambasadori i SHBA në Prishtinë, Greg Delawie/Kadetët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, presidenti Thaçi i ka përgëzuar për këtë hap të rëndësishëm dhe të guximshëm për karrierën dhe të ardhmen e tyre, duke u bërë pjesë e njërit prej institucioneve më të rëndësishme, më të besueshme dhe më të respektuara në Kosovë.“Institucioni të cilit ju sot po i bashkoheni është shembulli më i mirë i një institucioni demokratik, shumetnik dhe profesional, duke i përfaqësuar më së miri vlerat e shtetit tonë të përbashkët”, ka thënë presidenti Thaçi.Në përputhje me rekomandimet e Rishikimit të Sektorit të Sigurisë, presidenti Thaçi ka thënë se bashkë me institucionet e tjera, në koordinim të plotë edhe me partnerët tanë strategjikë, po punojnë për ta përfunduar transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës, që nënkupton ndryshime të rëndësishme edhe në mandatin, misionin, madhësinë dhe strukturën e FSK-së.“Askush në Kosovë, në rajon apo edhe më gjerë, nuk duhet të shqetësohet për këtë proces të natyrshëm dhe të domosdoshëm. E them me bindje këtë gjë, sepse FSK-ja edhe sot nuk dallon shumë nga ushtritë e tjera. Ndërsa, jam i sigurt se pas transformimit, ju pjesëtarë të të gjitha komuniteteve do të vazhdoni të shërbeni me dinjitet në interes të mbrojtjes së sovranitetit të Kosovës, të mbrojtjes së pronës dhe trashëgimisë suaj. Ju edhe sot po kontribuoni për ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe atij global”, u shpreh presidenti Thaçi.Presidenti shtoi se pjesëtarët e FSK-së me dinjitet dhe krenari po e përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare, duke sjellë rezultate të shkëlqyera, shpeshherë duke zënë edhe vendet e para në gara të ndryshme, ku konkurrentë janë përfaqësues të ushtrive të vendeve me standardet më të larta.“Transformimi i FSK-së është një proces që ka kaluar nëpër faza të ndryshme, me hapa të gjatë dhe të mundimshëm, por gjithmonë drejtë arritjes së një qëllimi të qartë dhe me rezultate në dobi të të gjithë qytetarëve të vendit tonë pa asnjë dallim. Kemi arritur në hapat finalë dhe këta hapa do t’i hedhim së bashku dhe në koordinim të plotë me aleatët tanë ndërkombëtarë”, shtoi presidenti Thaçi.Ai theksoi se përbërja shumetnike e FSK-së është mesazhi më i mirë sesi duhet të jenë të integruara komunitetet në jetën shoqërore dhe institucionale të një shteti demokratik, ku çdo qytetar përbën vlerë të shtuar të shtetit.“Unë si President dhe Komandant i Përgjithshëm i FSK-së, jam krenar për arritjet dhe sukseset tuaja, si dhe u jam mirënjohës secilit prej jush për kontributin e vazhdueshëm që keni dhënë, që FSK-ja të arrijë deri këtu. Njëkohësisht, ju inkurajoj që të vazhdoni të kontribuoni edhe në të ardhmen, që të jeni shembull sesi duhet të jetë një forcë profesionale dhe shumetnike në shërbim të vendit”, u shpreh presidenti Thaçi.Mënyra e vetme dhe më e mira për mbrojtjen dhe avancimin e interesave të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, në këtë rast edhe të komunitetit serb, presidenti tha se është dhe mbetet vetëm përmes pjesëmarrjes aktive në institucionet tona shtetërore.Partnerët tanë strategjikë dhe të gjitha ato shtete anëtare të NATO-s, të cilat ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, presidenti Thaçi tha se i sigurojmë se edhe pas transformimit, Forcat e Armatosura të Kosovës, sikurse edhe Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera të shtetit, do të jenë në shërbim dhe mbrojtje të të gjithë qytetarëve dhe pronës së tyre pa dallim.“Është domosdoshmëri dhe parakusht për proceset e mëtejshme integruese drejt strukturave euroatlantike, që të kemi Ushtrinë e Kosovës dhe një parakusht të tillë do ta plotësojmë. Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës mund të krenohen me shumë arritje të realizuara brenda mandatit të tashëm, por jam i sigurt se do të krenohen edhe më shumë me mandatin e ri”, theksoi presidenti Thaçi.

Në fund, duke i falënderuar për kontributin e deritashëm, presidenti Thaçi u uroj pjesëtarëve të rinj të FSK-së një fillim të mbarë dhe të suksesshëm në përmbushjen e detyrave të shenjta dhe fisnike për mbrojtën e vendit tonë./b.j/

unnamed (1)unnamed (4)unnamedunnamed (3)

-Forca e Sigurisë së Kosovës  përfundoi stërvitjen shumëkombëshe “KFOR 23” në Gjermani/

PRISHTINË, 7 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i komanduar nga kapiten Fatmir Lani dhe i përbërë prej 16 pjesëtarëve, një skuadër (9 pjesëtarë) e Kompanisë për Mbrojtje Kimike- Biologjike-Atomike(MKBA) dhe një ekipi (5 pjesëtarë) për Eliminimin e Mjeteve Eksplozive të Pashpërthyera (EOD) e Kompanisë së Deminimit, si dhe dy vëzhgues-kontrollues,  nga data 19 qershor deri më 11 korrik 2017 po merr pjesë në ushtrimin e përbashkët , “KFOR 23” në Bazën e Ushtrisë Amerikane për Evropë (USAREUR), në Qendrën e Bashkuar Shumëkombëshe për Gatishmëri (JMRC), në Hohenfild të Republikës Federale të Gjermanisë.Njoftimi i sapodërguar thekson se, për të parë nga afër operacionet  përfundimtare të ushtrimit “KFOR 23” të kontingjentit të FSK-së, i cili i është bashkuar Brigadës 39-të  të Këmbësorisë (39th IBCT) të Ushtrisë Amerikane për Evropë (USAREUR), në Ditën e Vizitorëve në Gjermani, përveç  personaliteteve të shumta ushtarake amerikane, gjermane dhe të vendeve tjera të NATO-s,  qëndruan dje, edhe gjeneral brigade Zymer Halimi, drejtor i Drejtorisë për Operacione në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe zotëri Jahir Sejdiu.Gjenerali Halimi, nga drejtuesit e ushtrimit, mori komente dhe vlerësime shumë të larta për angazhimin, disiplinën dhe profesionalizmin që po tregojnë pjesëtarët e FSK-së.Gjatë aktiviteteve trajnuese dhe stërvitore të ushtrimit, Ekipi i EOD-së ka për mision që të detektojë dhe shkatërrojë mjetet e pashpërthyera, ndërsa skuadra e MKAB-së të bie në kontakt me autoritetet lokale për të bërë vlerësimin e zonës së kontaminuar.Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas përfundimit me sukses të ushtrimit “KFOR 24”, i cili u drejtua nga Qendra e Bashkuar Shumëkombëshe për Gatishmëri, pritet që të kthehet në vend për të vazhduar shërbimin me profesionalizëm dhe përkushtim./b.j/

 

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, integrimet euroatlantike, parakusht për, Ushtria e Kosoves

Trump takon në Poloni “Europën e re”

July 6, 2017 by dgreca

Nga Gerhard Gnauk/

Në prag të samitit të G20-ës, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, viziton Varshavën dhe takohet me dymbëdhjetë kryetarë shtetesh e qeverishë nga nisma rajonale e tre detrave: Detit Baltik, Adriatikut dhe Detit të Zi.1 Trump

Tensioni në Varshavë është në rritje: po vjen Trumpi. Nuk është hera e parë, që një president amerikan viziton Poloninë. Që nga koha e Richard Nixonit (1972) deri më sot ka pasur dhjetë vizita të këtij lloji. Edhe samite rajonale me Poloninë si vend organizator ka pasur mjaft. Por këtë të mërkurë dhe të enjte (05.07 – 06.07) mblidhen të gjitha menjëherë: Donald Trump, i cili është në një farë mënyre presidneti krejt ndryshe i SHBA-së, takohet në Varshave me dymbëdhjetë kryetarë shtetesh dhe qeverishë nga vendet lindore të BE-së që nga Estonia deri tek Bullgaria si dhe Austria.

Qeveria Trump, siç njofton Shtëpia e Bardhë, do që të “ritheksojë detyrimin e palëkundur të Amerikës ndaj njërit prej aleatëve më të ngushtë europianë si dhe që për administratën e SHBA-së ka prioritet forcimi i mbrojtjes kolektive të NATO-s”. Bëhet fjalë edhe për “vlera dhe interesa të përbashkëta dhe një lidhje të ngushtë me Europën Qendrore. Gjatë këtij prezantimi të parë në Europpë Trump do të mbajë një fjalim të rëndësishëm para një mase njerëzish në monumentin përkujtimor të kryengritjes së Varshavës.

Presidenti Duda: Nisma e tre detrave është prioriteti im

Një vizitë në Varshavë është për kreun amerikan të shtetit pothuajse gjithmonë si të ardhurit në shtëpi. Asnjëherë ndonjë vizitë në Varshavë nuk është pritur me deonstrata, përkundrazi ka pasur gjithmonë demonstrim të aleancës së kuptueshme historike amerikano-polake. Gjatë kësaj vizitë Polonia jo vetëm do të prezantohet si “vendi i lirisë”, siç preferojnë ta lëvdojnë atë gjithmonë preesidentët amerikanë. Por këtë herë shtohet dhe fakti që Varshava prezantohet si organizatorja e takimit të nismës së tre detrave (“Three Seas Initiative”). Presidenti Andrzhej Duda e prezantoi këtë koncept në një fjalim programatik në konferencën GlobSec në Bratislavë.

Duda tha atje, se kjo nismë do të jetë një “ndër prioritetet” e presidencës së tij. “Polonia do të bashkëkontribuojë në një bashkësi rajonale në bashkësinë euroatlantike”, tha ai duke sqaruar, se Europa Qendrore “në mënyrë të vetëkuptueshme është mjedisi politik i Polonisë”. “Ndaj ne synojmë, që Europa Qendrore të jetë e sigurtë dhe koherente dhe ajo të zhvillohet ekonimikisht në mënyrë dinamike.”

Nisma nuk drejtohet kundër BE-së

Ashtu si bashkëpunimi i anëtarëve lindorë të NATO-s (Duda përmendi në këtë kontekst grupin e “nëntë vndeve të Bukureshtit”), duhet të funksionojë edhe ky grup brenda strukturave ekzistuese, pra brenda BE-së. Grupi ndërdetar nuk synon krijimin e ndonjë blloku apo të ndonjë politike të jashtme të veçantë, sigurojnë ekspertët e vendeve pjesëmarrëse.

Koncepti ndërtar dhe “Europa e re”

Megjithatë kjo nismë të kujton edhe disa të tjera nisma më të hershme. Njëri ndër më të vjetrit është koncepti “ndërdetar” , kur para luftës Polonia përpiqej të farkëtonte aleanca me vendet më të vogla duke u ndodhur vet në situatën delikate mes Gjermanisë revizioniste dhe Bashkimit Sovjetik agresiv. Ndërdetare asokohe nënkuptonte hapësirën me influencë polake mes Detit Baltik dhe Detit të Zi. Ndërsa tani kjo hapësirë është zgjeruar deri në Adriatik, duke u bërë kështu nisma e tre detrave. Takimi i parë rajonal i këtij formacioni u zhvillua më 2016 në Kroaci.

Vizita e Trumpit zgjon edhe një kujtim tjetër: Kur më 2003 në luftën e Irakut SHBA-ja nisi me rrëzimin e Saddam Husseinit dhe kërkonte partnerë për “koalicionin e të vullnetshmëve”, në të krahas Britanisë së Madhe, Italisë e Spanjës morën pjesë edhe Polonia, Hungaria dhe Çekia. Anëtarët e rinj të NATO-s asokohe u pagëzuan si “Europa e re”.

Me ndjenja të përziera ndaj Trumpit

Sot në kushtet e ndryshuara, Trump has sërish tek “Europa e re”. Të paktën në Hungari e Poloni ai gjen qeveri, të cilat janë mjaft skeptike ndaj demokracisë liberale dhe “establishmentit”. Ndonëse sot shumë vende janë të shqetësuara për shkak të qendrimit të Trumpit deri tani të paqartë kundrejt Rusisë dhe NATO-s, qeveria polake tregohet pozitive ndaj lojës së çuditshme të Trumpit.

Kësisoj ditët e ardhëshme mund të konturohet një afrim mes SHBA-së nga njëra anë dhe “Europës së re” nga ana tjetër. Kësaj radhe kjo e përforcuar edhe nga dy faktorë: nga njëra anë furnizimet e para me gaz të lëngshëm nga Amerika në Poloni, që e lehëtësojnë këtë të fundit nga varësia riskante politke prej gazit rus. Dhe nga ana tjetër nga prania për herë të parë e dukshme e trupave të aleancës në Poloni dhe në hapësirën e Baltikut.

Udhëtimi i Trumpit në Varshavë një ditë para samitit të G20-ës do të jetë një shprehje e qartë e mirënjohjes ndaj partnerit besnik të SHBA-së, Polonisë dhe vlerësohet si një simbol politik. Por rreziku, që pas kësaj Europa mund të duket edhe më e përçarë se tani, nuk është i dukshëm. Ndërsa për Trumpin vizita është një shans për të shijuar ndoshta një pritje me brohoritje në Europë – pikërisht atë që ai nuk mund ta marë në Hamburg dhe në Europën Perëndimore.

Filed Under: Politike Tagged With: : Po vjen Trumpi!, Tensioni në Varshavë

BLERJA E VOTAVE – TUMORI I DEMOKRACISË SHQIPTARE

July 5, 2017 by dgreca

1 eugjen merlika

NGA EUGJEN MERLIKA/Në çdo sërë votimesh që zhvillohen në Shqipëri, që nga viti 1991 e deri më 25 qershor 2017, në përfundimet e tyre gjithmonë është thënë se “këta votime kanë qenë më të mira se paraardhëset e tyre, por megjithatë kanë mangësi që duhen ndrequr”. Këta të fundit quhen si “më të mirat” e zhvilluara deri tani. Na duhet të presim dy muaj për të patur raportin e plotë të OSBE – ODIHRIT mbi zhvillimin e tyre, por zëra nga burime të ndryshme vërtetojnë se ato janë krejt tjetër nga një sukses i plotë. Edhe sikur të kishin qenë teza filozofike për t’u zbërthyer në 26 vjet provimesh, çdo dy vjet, do të kishin përfunduar me sukses. Ndërsa votimet tona paraqesin gjithmonë të njëjtën pamje të zymtë, të një dukurie të paarrirë, që duhet përmirësuar vazhdimisht.

Kryetari i vëzhguesve të Odihrit, duke folur për votimet e 25 qershorit, këshilloi përsëri ndërrimin e praktikës së mbarështimit të zgjedhjeve, nëpërmjet komisioneve zgjedhore, të emëruara nga partitë politike, duke patur si kriter forcën e tyre të kaluar zgjedhore. Është një sistem që nuk zbatohet n’asnjë Vënd të zhvilluar të Perëndimit, në të cilin ai i besohet qytetarëve të painteresuar për politikën aktive. Mendoj se në këtë praktikë partitokratike duhet kërkuar një pjesë e së keqes  së “tjetërsimit të votave”, e cila simbas disa pohimeve, nuk mungoi të shfaqej edhe në votimet e fundit. Kjo praktikë është kthyer në një “tabu” të paprekëshme, mbasi të tilla janë dhe interesat e partive politike, edhe sikur të bien ndesh me ligjëshmërinë apo parimet e Shtetit bashkëkohor.

Mendoj se nuk është ky i vetmi mjet për të shëruar këtë tumor të demokracisë shqiptare, e për të sjellë në normalitet këtë dukuri, me të cilën po ballafaqohemi që prej më shumë se një të katërt qindvjeti që kemi dalë nga gjysma e shekullit, në të cilin votimet ishin gjëja më e pakuptimtë që mund të merrej me mënd. Pasojat e atij gjysmë shekulli, t’asaj shoqërie hibride mes njeriut e kafshës së punës, si në shumë fusha të tjera, po i ndjejmë edhe në psikologjinë e zgjedhjeve. Ideja e  votimit për partinë, që dikur ishte zotëruesja e padiskutueshme e fatit të njerëzve, “kisha” apo “teqja” ku faleshin shqiptarët për të patur të drejtën për të marrë frymë, për të studjuar, për të punuar aty ku dëshironin, për të krijuar familje e për të menduar mbi t’ardhmen e saj, duket se është përcjellë edhe tek brezi që ka lindur mbas vitit 1990.

Edhe se partitë janë shtuar në pafundësi, edhe se qytetari nuk duhet të jetë më objekt i sprovës së Shtetit, por një njeri i lirë që zgjedh në mënyrë të pavarur rrugën e jetës së tij e, si i tillë, i prirur që të ketë pavarësi mendimi e gjykimi, ai mbetet i lidhur psikologjikisht me partinë së cilës i beson. Por kjo nuk do të kishte asgjë të keqe, nëse lidhja me partinë, me cilëndo parti, nuk do të kthehej në sinonim të vetë të qënit, një vartësi dramatike për kërkesat më parake të të jetuarit.

Shoqëria që kemi ndërtuar në këta vite, për shumë arsye objektive ekonomike, por edhe subjektive të klasës drejtuese, nuk e ka çliruar plotësisht qytetarin nga vartësia e pushtetit. Në një pjesë të madhe ai nuk arrin të plotësojë kërkesat themelore të jetesës vetëm me fuqitë e veta. Atëherë kthen sytë nga Shteti, që nuk është tjetër veçse partia në pushtet. Me anë të punësimeve shtetërore, që janë levat më të fuqishme për të tërhequr njerëzit mbas karros së pushtetit, politika në këta vite ka krijuar kastat e reja, të lidhura me emrat e partive më të mëdha. Këto kasta, të lidhura për bukën e gojës me punëdhënësin partiak, janë të gatëshme të veprojnë me të gjitha mjetet për të siguruar fitoren zgjedhore të partisë që i mbështet. E mjetet që përdoren për të arritur synimin, jo gjithmonë janë të tejdukëshme, ligjore e, për më tepër, morale.

Kësaj tablloje i duhet shtuar një tjetër përbërës, i cili bëhet edhe më përcaktuesi në katrahurën e parregullsive zgjedhore e që është ai i pasurimit të paligjshëm të partive, nëpërmjet krijimit të fondeve të zeza për të blerë votat, për të korruptuar qytetarët edhe në ushtrimin e të drejtave e detyrave të tyre më themelore, siç është ai i votës. Kjo maqinë e stërmadhe korrupsioni arrin të tjetërsojë vullnetin e vërtetë të zgjedhësve. I ngjan një kuçedre që vepron haptas e fshehtas, që përvëlon me frymën helmuese të zjarrit çdo shfaqje ndershmërie e çdo përpjekje njerëzish vullnetmirë për të mbrojtur vlerat e parimet.

Në këtë periudhë, që shënon perëndimin e ideologjive klasike, frymëzuese të platformave politike, ajo pushton mëndje e ndërgjegje e, si cunami, merr përpara këdo që mundohet t’i kundërvihet, ideale, programe, vlera, parime…..

Të gjithë këta mendime m’erdhën në tru, kur lexova një shkrim të z. Fitim Zekthi, kandidat i PD për qarkun e Elbasanit. Ai shkrim i thjeshtë ishte rrënqethës për cilindo që ka në zemër Shqipërinë. Me fakte të gjalla e bindëse, me pak penelata, autori i shkrimit na paraqet një tabllo t’errët të zgjedhjeve të fundit, që përmbysën disa barazpesha të jetës politike dhe administrative shqiptare.

“Njerëz që i njoh me vite më thoshin : Fitim, ti e di, ne jemi djathtas, por ata po marrin lekë, do na jepni gjë? ” Mjafton vetëm kjo dëshmi për të kuptuar, në të gjithë lakuriqësinë e tij, realitetin shqiptar. Ajo sjell ndërmënd legjendën e misrit të kujtesës migjeniane e na ve para një pyetjeje, e cila duhet të shpaloset para ndërgjegjes së secilit prej nesh : a ka një mallkim historik që rëndon mbi kryet e shqiptarëve që, edhe mbasi hoqën qafe zgjedhën e komunizmit që qe sinonim varfërie e prapambetjeje, nuk janë të zotët të ndërtojnë një jetë më të mirë ? Sepse arsyetimi, çfarëdo rruge të rrihet, të çon në të njëjtën pikë : varfëria shekullore vazhdon të rëndojë mbi shpatullat e shqiptarëve, sa që i ka marrë gjithshka, jo vetëm idealet e vlerat, por edhe personalitetin që shitet për një thes miell, për një dorë parash, për ….

Për pak gjë shet votën e tij, edhe sepse vota për të nuk ka më asnjë vlerë, sepse, sido që të votojë, atje në krye, ata që do të vihen do të mendojnë më shumë për  kuletën apo thesin e tyre se sa për kafshatën e tij. Kjo është e vërteta ngjethëse që të merr  frymën e të errëson pamjen, sepse në këtë të vërtetë kemi secili pjesën tonë, sepse secilin, simbas mundësive, mund t’a cimbisë apo vrasë ndërgjegja se nuk bëri aq sa duhej, si pjesë integrale e së njëjtës bashkësi, për të mos arritur në këtë gjëndje…..

“Nuk kam prova të shit-blerjes së votës, por nëse ka prova për këtë, ato duhen të paraqiten para Gjykatës. Për mua shit-blerja e votës është një çështje nderi.

            Ata që blejnë votën dhe që e shesin atë, nuk kanë nder dhe shkatërrojnë vendin e tyre. Dhe nëse kjo vazhdon, atëherë mirupafshim.”

Kështu u shpreh mbas zgjedhjeve raportuesi për Shqipërinë në komisionin evropian, Knut Fleckenstein. Është opinioni i një njeriu që e shikon nga lart dukurinë, një të tillë që përbën sensacion në Vendin e tij, një veprim që duhet të ketë të bëjë vetëm me gjykatën, mbasi është i huaj për shumicën dërmuese. Këtu qëndron ndryshimi i ynë me botën e qytetëruar, sepse tek ne kjo dukuri e kobëshme është masive në shumicën e saj. Fjalët e parlamentarit gjerman janë si një pasqyrë që vihet para ndërgjegjes sonë kombëtare, por edhe si një paralajmërim i gjithanshëm, se Evropa nuk do të pranonte në gjirin e saj Vende me sisteme të tilla në të cilët “Vëzhguesit e OSBE raportuan blerje masive të votave në ditën e zgjedhjeve”, siç shkruante Dimitar Becher, një komentator i Al Jazeeras.

Por pavarësisht faktit se si na shohin e gjykojnë të huajtë, rruga pa kthim në të cilën jemi futur, si pasojë e lakmisë për pushtet të klasës sonë politike, është një si shkëmb i madh në ecjen tonë përpara. Përballja me të fillon me vetëdijësimin e plotë të gjëndjes, me pranimin e ndërgjegjshëm pa justifikime të së vërtetës, me përpjekjen e të gjithëve, popull, intelektualë, shoqëri civile e, mbi të gjithë, pjesa e shëndoshë e politikës dhe e drejtësisë për t’u zotuar në një ndërmarrje të stërmadhe, n’atë të shkuljes nga trupi i ynë të atij tumori të rrezikshëm për të sotmen e për t’ardhmen tonë të përbashkët.

Duhet të kemi guximin, jo vetëm me fjalë, të vemë në bangën e akuzës së fenomeneve shoqërore të historisë sonë dukurinë e shit-blerjes së votave, me të gjitha pasojat e saj të dëmshme. Duhet të kemi vendosmërinë për të vënë në bangat e llogaridhënies së Drejtësisë, përgjegjësit kryesorë të kësaj dukurie të shëmtuar, që bie ndesh me vetitë tradicionale të karakterit shqiptar si besa e ndershmëria. Së bashku me ngritjen e nivelit të mirëqënies së pjesës më të varfër të Vendit e sigurimin e mundësive të secilit për të fituar jetën me punë të ndershme, shrrënjosja e korrupsionit në të gjitha nivelet, mbetet misioni më i madh që duhet të kemi si shoqëri e si Shtet.

Nëse dështojmë në sendërtimin e këtij misioni, do të shkojmë kokulur në gjyqin e pashmanshëm të historisë sonë, e do të kemi vënë në rrezik t’ardhmen e një tjetër brezi të pasardhësve tanë, të cilët nuk do të na falin kurrë për dëmin që po u shkaktojmë me sjelljen tonë të papërgjegjëshme, madje deri edhe kriminale.

Korrik 2017

Filed Under: Politike Tagged With: – TUMORI I, blerja e votave, DEMOKRACISË SHQIPTARE, Eugjen Merlika

TAKTIKË E LEXUESHME DJALLËZORE E KUNDËRSHTARËVE TË BASHËS !

July 3, 2017 by dgreca

1 ok Albina
Nga Dr. Albina DEDA – deputete e PD/
 Opinioni e përktheu pa vështirësi taktiken malinje të një grupi kaherë të indinjuar dhe haptazi prej vitesh rrjeshtuar kundër lidershipit Basha në PD. Ky kor që ngazëllimin u munduan ta kolorizojnë me trishtim për rezultatin tonë në zgjedhje çuditërisht haptazi u suportua në unison nga zëra mediatikë “të fuqishëm” të njohur për mbi dy dekada si njerëz të allashverisheve të pista politiko ekonomike.
Ata akoma pa u numëruar minimumi i votave nuk nguruan dhunshëm të kërkojnë dorëheqje të Bashës si dhe korrektësi në zgjedhje brenda datës 22 korrik, kur ishte dhe mbarimi i mandatit të kryetarit. Mirëpo luajaliteti moral i Bashës duke ngrirë gjithë funksionet e tij dhe korrektësia e drejtuesve të PD-së për të hapur garën me përpikmëri statutore “moralistët” i vuri në situatë të papritur.
Kështu ata ilegalisht sajuan një kombinacion, sipas të cilit nuk ishte aspak pjesmarrja në konkurim, por prodhimi i dokrrave teorike sofiste për të bërë pis proçesin duke synuar haptazi të rëndojnë akoma më shumë shokimin elektoral që ne demokratët morëm në zgjedhje.
Gjithsesi mund të lexohen këto veprime të klanit idhnak anti-Basha, por kurrë si kontribut maturiteti bashkimi e uniteti. Të vazhdosh të elaborosh e të materializosh teza e doktrina malinje të tipit Mero Baze jo vetëm që je kundërshtar i PD-së, por tejkalon dhe histerinë e armiqësinë që në fillimvitin ’91 demonstronin kundër nesh vullnetarët e Enverit. Asnjë manovër mediatiko-politike sponsorizuar djallëzisht në emër të demokracisë e konkurimit nuk ka maskë. Idhnakët e shtirur si demokratë, viktima të kahershme të karrierizmit e narcizmit të pa fre tani janë të lexueshëm. Nuk kërkojnë konkurim, por uzurpim. Një përgjigje kisha si demokrate e si deputete e PD-së “Ngadalë beg se ka hendek”. Nuk besoj se veprime të tilla meritojnë vëmendje. Ata ngjallin veçse neveri.

Filed Under: Politike Tagged With: Albina Dedo, kundershtaret e Bashes, Taktika djallezoe

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 538
  • 539
  • 540
  • 541
  • 542
  • …
  • 667
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. promovon romanin “Brenga” të Dr. Pashko Camaj 
  • ASOCIACIONI SI ENTITET PARA-SHTETËROR APO VETËMENAXHIMI SI GARANCI E RUAJTJES SË RENDIT KUSHTETUES NË KOSOVË
  • Luana Bajrami, aktorja nga Kosova feston 25 vjetorin me Oscar dhe hyn në Histori
  • Çfarë e bën mashkullin burrë?
  • Pse Hoxhë Hasan Tahsini ishte drejtuesi i lobit shqiptar në Stamboll
  • Artan Shabani, piktori i ngjyrave që vuan dramën e Çamërisë
  • Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por stresi i jep krahë: Pse biem pre e gënjeshtrave?
  • Shuhet lahutari rugovas Rrustem Bajrami-Imeraliaj, 1932-2026
  • PËKUSHTIM XHEVAT KORҪËS
  • Shqiptarët në Philadelphia festuan Ditën e Verës
  • RAKETAT SUPERSONIKE TË SERBISË: SINJAL ALARMI PËR SIGURINË NË BALLKAN
  • MONOGRAFI E RËNDËSISË SË VEÇANTË
  • BALLKANI PERËNDIMOR NDËRMJET ARKITEKTURËS SË PAQES DHE RREZIKUT TË RIFORMATIMIT GJEOPOLITIK
  • Zgjidhja e mençur angleze e Shekullit XIX – Krijimi i Pullës Postare
  • Love Bombing si dukuri digjitale

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT