• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mitrovica Veriore-Publikohet marrëveshja

February 7, 2017 by dgreca

Marreveshja-muri-Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Qeverisë së Kosovës publikon marrëveshjen për rrënimin e murit ilegal dhe Projektin për revitalizimin e sheshit në Mitrovicën Veriore/

 PRISHTINË, 7 Shkurt 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Qeverisë së Kosovës në një komunikatë sot bën të ditur se në Mitrovicën e Veriut ka nisur ndërtimi i projektit të ri të rivitalizimit të sheshit, ndërsa publikon marrveshjen që më parë rezultoi me rrënimin e murit ilegal.

“Ministri Ferat Shala nënshkroi marrëveshjen për rrënimin e murit ilegal në Mitrovicën veriore, si dhe Projektin për revitalizimin e sheshit”, thekson njoftimi i dërguar pak më parë, ku thuhet:

Më 4 shkurt 2017, me lehtësimin e Zyrës së BE-së si dhe të Ambasadës së SHBA-ve, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Ferat Shala dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, janë pajtuar që të zgjidhin çështjen e cila lidhet me rrënimin e murit ilegal në Mitrovicën Veriore, si dhe Projektin e Rivitalizimit të sheshit, duke i respektuar të gjitha procedurat ligjore të Republikës së Kosovës.

Palët e nënshkruese të kësaj Marrëveshje janë;

–          Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Ferat Shala

–          Kryetari i Mitrovicës së Veriut, z.Goran Rakiç

Palët garantuese të kësaj Marrëveshje janë;

–          Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Isa Mustafa

–          Zv.Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Branimir Stojanoviç

–          Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj.Nataliya Apostolova

–          Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, z.Greg Delawie

Rrënimi i murit ilegal u realizua me sukses sipas Marrëveshjes, më dt 5 shkurt 2017, ndërsa ndërtimi i projektit të ri, Rivitalizimi i sheshit, ka filluar sot, më 7 shkurt 2017.

Filed Under: Politike Tagged With: marreveshja, Mitrovica e Veriut, muri

Bie muri, ngrihet Asociacioni

February 6, 2017 by dgreca

Autoritetet lokale të Mitrovicës së veriut kanë paralajmëruar “ndërtimin e një konstruksioni prej betoni, i lartë 70 centimetra dhe i gjerë 120 centimetra”, ndërkohë që zyrtarët e institucioneve të larta të Kosovës kanë theksuar se zbatimi i projekti i ri është në pajtim me marrëveshjen ndërmjet institucioneve qendrore të vendit dhe atyre lokale të Mitrovicës së veriut./

Në Foto: Rrënimi i murit në Mitrovicë, 5 shkurt 2017/

1 bie muri, ngrihet AsociacioniTë martën do të nisë zbatimi i projektit të ri nga autoritetet lokale të Mitrovicës së veriut, të cilat ditën e diel e rrënuan murin e ngritur në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, urë kjo që lidh jugun dhe veriun e këtij qyteti.

Autoritetet lokale të Mitrovicës së veriut kanë paralajmëruar “ndërtimin e një konstruksioni prej betoni, i lartë 70 centimetra dhe i gjerë 120 centimetra”, ndërkohë që zyrtarët e institucioneve të larta të Kosovës kanë theksuar se zbatimi i projekti i ri është në pajtim me marrëveshjen ndërmjet institucioneve qendrore të vendit dhe atyre lokale të Mitrovicës së veriut.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë të hënën se në Republikën e Kosovës më nuk do të ketë mure dhe projekti i ri është në përputhje me vendimet e institucioneve të Kosovës dhe me të drejtën e qytetarëve për lëvizje të lirë.

“Do të ketë hapësira të gjelbëruara, në të cilat do të kenë kalim, që do të jetë në nivelin zero edhe për qytetarët, por në të njëjtën kohë edhe për makinat e emergjencës, ashtu siç janë në sheshin ‘Nënë Tereza’ (në Prishtinë). Në të dyja anët e sheshit do të ketë lëvizje. Në njërën pjesë është rreth 9 metra, për aq sa ka qenë afërsisht vet rruga kryesore. Ata që janë nga Mitrovica e dinë këtë. Le të jenë të sigurt dhe të mos bien pre e asnjë provokimi ose abuzimi, i cili është politik”, tha Veseli.

Ai shtoi se projekti do të jetë transparent për qytetarët duke u bërë thirrje atyre që të mos manipulohen nga askush. Thirrjet e Veselit për qytetarët kanë ardhur për shkak të kundërshtimeve që i ka shfaqur opozita ditën e hënë lidhur me këtë projekt, të cilin e kanë quajtur legalizim të një muri të ri.

Kryetari i komunës së Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, thotë për Radion Evropa e Lirë se projekti i ri është zbatim i marrëveshjes së arritur më 4 shkurt ndërmjet autoriteteve lokale të Mitrovicës së veriut dhe Qeverisë së Kosovës.

Sipas tij, konstruksioni i ri prej betoni do të jetë i larguar rreth 2 metra nga vendi ku ishte më parë muri që u rrënua.

“Ky konstruksion i ri prej betoni, në fakt, do të shërbejë që askush rastësisht, me qëllim apo me qëllim të keq, të mos mund të hyjë në asnjë mënyrë me automjet në zonën e këmbësorëve. Nesër do të nis zbatimi i asaj për të cilën jemi marrë vesh dhe asgjë më shumë se sa ajo për të cilën jemi marrë vesh më 4 shkurt””, tha Rakiq.

Në anën tjetër, partitë opozitare kanë reaguar ndaj paralajmërimeve për ndërtimin e konstruksionit të ri.

Driton Çaushi deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e subjektit më të madh opozitar, Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se e gjithë kjo që po ndodh ditëve të fundit, me rrënimin e murit dhe me projektin e ri në Mitrovicë të veriut, është vetëm manipulim me opinionin, për të mbuluar zhvillimet tjera.

“Me ose pa mur, në një marrëveshje të nënshkruar nga Edita Tahiri (ministre për dialog e qeverisë së Kosovës) qarkullimi i automjeteve në veri bëhet i pamundur për shkak të sheshit ‘Mbreti Petër’. E dyta, me siguri edhe më e rëndësishmja, është ‘Zajednica’ ose Asociacioni i komunave me shumicë serbe, i cili është synimi përfundimtar në kuadër të këtyre negociatave dhe i cili, gjithashtu, si synim është që të mbulohet me çështje tepër dytësore ose terciare në raport me rëndësinë që ka për sovranitetin e Kosovës, një projekt i tillë siç është ky i ‘Zajednicës’”, tha Çaushi.

Autoritetet e Kosovës patën reaguar ashpër pas ndërtimit të murit nga autoritetet lokale të Mitrovicës së veriut, duke thënë se një gjë e tillë nuk ishte paraparë me marrëveshjen e Brukselit për rikonstruktimin e urës kryesore mbi lumin Ibër. Madje, Kuvendi i Kosovës, përmes një rezolute kishte kërkuar nga ekzekutivi që ta heq atë mur.

Heqja e murit ishte edhe kushti për zbatimin e marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilën opozita vazhdon ta kundërshtojë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Politike Tagged With: Bie muri, ngrihet Asociacioni

Kosovë-Mitrovica pa mur ndarje, rrënohet ngrehina ilegale në veri

February 5, 2017 by dgreca

-Në mesditën e 5 shkurtit 2017 nisën punët në rrënimin e murit ilegal afër urës në veri të Mitrovicës, të ngritur nga serbët lokalë/1 Muri

–Media serbe: Në vend të murit në Mitrovicë së shpejti konstruksioni i ri/!2 Muri

-“Gjatë ditëve të fundit dhe nën lehtësimin e Zyrës së BE-së si dhe të Ambasadës së SHBA-ve, ne, palët e përbëra nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç, jemi pajtuar që të zgjidhim çështjen e cila lidhet me ndërtimin e murit në Mitrovicën Veriore”, bëhej e ditur në komunikatën e përbashkët, të dërguar nga qeveria dje në orën 02:00 pas mesnate/3 shembet

-Media serbe: Në vend të murit në Mitrovicë së shpejti konstruksioni i ri/PRISHTINË, 5 Shkurt 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në Mitrovicën e Veriut sot në mesditë sapo nisën punët për largimin e murit të ngritur afër urës kryesore të qytetit në dhjetorin e vitit të kaluar nga serbët lokalë, e të kundërshtuar, si ilegal dhe ndarës të qytetit, nga autoritetet e Kosovës në Prishtinë. Punimet zhvillohen nën masa të shtuara të sigurisë të Policisë së Kosovës. Veprimet e para të rrethimit të zones së punimeve për rrënimin e murit janë kryer që mbrëmë.

Ndërsa, dje është mbajtur një mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, ku është prezantuar e miratuar edhe një marrëveshje lidhur me murin që ishte arritur mes Ministrisë së Ambientit e Planifikimit Hapësinor të Kosovës dhe autoriteteve lokale, të njoftuar dy orë pas mesnate.

Pas arritjes së marrëveshjes, presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, është shprehur se, “Kosova është e pandashme dhe më s’do të ketë barrikada dhe mure, por vetëm ura që na bashkojnë”.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka theksuar se, “Mitrovica do të jetë qytet i bashkuar dhe i lirë në lëvizje dhe qendër e emancipimit qytetar në Republikën e Kosovës”.

Një deklarim i qeverisë së Kosovës pritet në një konferencë shtypi të paralajmëruar për sot pasdite.

“Gjatë ditëve të fundit dhe nën lehtësimin e Zyrës së BE-së si dhe të Ambasadës së SHBA-ve, ne, palët e përbëra nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç, jemi pajtuar që të zgjidhim çështjen e cila lidhet me ndërtimin e murit në Mitrovicën Veriore”, bëhej e ditur në komunikatën e përbashkët, të dërguar nga qeveria dje në orën 02:00 pas mesnate.

“Së bashku, ne kemi arritur një zgjidhje, e cila do të ulë tensionet në veriun e Kosovës, do të ndihmojë lirinë e lëvizjes dhe do të krijojë një ambient të favorshëm për të gjithë qytetarët në veri dhe në jug të Mitrovicës”, thuhej  në komunikatë.

“Gjatë ditëve në vijim, ne do të njoftojmë publikun me planin e rishikuar për zonën e këmbësorëve, e cila buron nga marrëveshja në kuadër të dialogut të BE-së, që ka të bëjë me projektin e BE-së për urën”, thekson komunikata.

 

“Ne jemi të vetëdijshëm që çështja ka shkaktuar paqartësi në periudhën paraprake, por jemi kënaqur që të gjithë ne kemi pasur një qasje konstruktive në mënyrë që të përmbyllim këtë çështje në mënyrë të qëndrueshme”, përfundon komunikata e përbashkët.

Në 29 dhjetor 2016 Kuvendi i Kosovës ka miratuar  një rezolutë të harmonizuar nga subjekte të maxhorancës e opozitës, ku kërkohej rrënimi brenda muajit janar të vitit 2017 i murit ilegal të ngritur në dhjetor 2016 nga serbët në veri të qytetit të Mitrovicës, afër urës mbi lumin Ibër.

 

 

MEDIA SERBE: NË VEND TË MURIT NË MITROVICË SË SHPEJTI KONSTRUKSIONI I RI

 

Në Mitrovicën Veriore ka nisur sot largimi i murit, i cili “sipas planit të rregullimit do zëvendësohet me konstuksion të ri”. Kështu raporton media serbe e Beogradit, që në minutat e para të fillimit të punimeve të rrënimit të murit ilegal me një eskavator, sot në mesditë. “Në vend të murit në Mitrovicë së shpejti konstruksioni i ri”, është titull i raportimit të medias serbe.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Kosove, Mitrovice, muri, serbet

Meeting of National Security Council: ‘Balili’ case, beyond national scale

February 3, 2017 by dgreca

TIRANA, Feb 3- ‘Balili’ case, beyond the national scale, exceeds the individual dimensions. Instead, it pertains to some neighboring and allied countries, therefore this meeting was summoned to discuss, set out and consult the steps taken by law-enforcement agencies in its investigation.

This is what President of the Republic Bujar Nishani said at the meeting of National Security Council, which convened at the request of Parliament Speaker Ilir Meta to discuss, analyze and coordinate the actions and efforts put into investigation of Balili case as well as in uncompromising fight against narcotics trafficking in our country.
The Head of State started his remarks saying: I find this concern serious, legitimate and necessary to highlight the commitment and coordination of law-enforcement agencies responsible for national security.
In his remarks, Parliament Speaker explained the reasons behind the request to President of the Republic for summoning the meeting of National Security Council. Meta said that the case not only posed a serious public concern of high sensitivity, it also drew the attention of our strategic allies and partners, the US in particular, as well as international law-enforcement agencies, throwing doubt on the seriousness of Albanian institutions in the fight against organized crime and drugs trafficking, also damaging the image of our country.
Afterwards, the participants referred and discussed the institutional actions and coordination of all law-enforcement agencies in conjunction with international partners to combat organized crime and narcotics trafficking.

Filed Under: Politike Tagged With: Meeting of National, Nishani, Security Counci

AMBASADORI LU: NUK FRIKSOHEMI

February 3, 2017 by dgreca

AMBASADORI I SHBA: ASNJË PËRPJEKJE PËR TË NA FRIKËSUAR S’DO NA PENGOJË/lu-llalla-300x166

-Reagimi – KSHH: Deklaratat e Llallës të papërshtatshme dhe të pa shëndetshme/

Ambasada amerikane ka postuar në facebook një deklaratë të ambasadorit amerikan: “Shtetet e Bashkuara kanë marrë një angazhmi përpara popullit shqiptar për të monitoruar çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi. Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës, nuk do të na pengojë që të sigurojmë që ajo do të jetë e suksesshme për të parandaluar manipulim politik dhe korrupsion në gjyqësor. Ky është një premtim.”

Ambasadori Donald Lu

***

Reagimi – KSHH: Deklaratat e Llallës të papërshtatshme dhe të pa shëndetshme/

Duke marrë shkasë nga akuza dhe kundër akuzat midis ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe kryeprokurorit, Adriatik Llalla, Komiteti Shqiptar i Helsinkit konstaton se deklarata e Prokurorit të Përgjithshëm nuk është as e përshtatshme dhe as e shëndetshme për zbatimin e reformave në vend.KShH vlerëson se, Prokurori i Përgjithshëm dhe çdo prokuror tjetër në Republikën e Shqipërisë i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe Ligjeve në fuqi.“KShH si një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse dhe e pavarur vlerëson ndihmën e dhënë për vendin tonë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me anë të Zyrës së OPDAT (Programi i Ndihmës dhe i Trajnimit të Zhvillimit të Prokurorisë). Kjo zyrë ka dhënë dhe vazhdon të japë kontribut të çmuar në drejtim të zhvillimit të drejtësisë penale, me synim intensifikimin e luftës kundër korrupsionit publik, krimit të organizuar dhe trafikimit njerëzor. Këtij qëllimi i ka shërbyer dhe vazhdon t’i shërbejnë trajnimet e ofruara nga kjo zyrë për gjykatës, policë e prokurorë, mbështetja logjistike si dhe teknike që synon rritjen e kapaciteteve dhe efikasitetit të strukturave për zbatimin e legjislacionit penal”, thuhet në reagim.

Gjithashtu, Komiteti i Helsinkit, vlerëson kontributin e dhënë nga zyra e OPDAT nëpërmjet ofrimit të ekspertizës profesionale amerikane, në mënyrë të veçantë për hartimin e legjislacionit pjesë e paketës anti-korrupsion.

“Dëshirojmë të përmendim këtu, kontributin e dhënë nga ekspertët e OPDAT dhe Misionit Euralius për hartimin e ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, zbatimi efektiv i të cilit do të jetë deçiziv në luftën kundër korrupsionit në vendin tonë. KShH nënvizon se, qëndrimet e partnerëve ndërkombëtarë duhet të mirëkuptohen jo vetëm kur shprehin vlerësime për funksionimin e institucioneve të shtetit shqiptar, por edhe kur ato ngrenë shqetësime dhe kritikojnë funksionin jo të duhur të këtij sistemi. Këto janë qëndrime të partnerëve që vijnë nga vende me demokraci e institucione të konsoliduara të shtetit të së drejtës dhe kontribuojnë në integrimin e vendit tonë në familjen evropiane”, thuhet më tej.

Filed Under: Politike Tagged With: : ASNJË PËRPJEKJE, AMBASADORI I SHBA, PËR TË NA FRIKËSUAR, S’DO NA PENGOJË

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 562
  • 563
  • 564
  • 565
  • 566
  • …
  • 651
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • GADISHULLI BALLKANIK  
  • Lindja e Mesme, Trump dhe kthimi në Realpolitikë
  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT