• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kriza në Maqedoni: Kërkohet presion më i fuqishëm nga jashtë

April 5, 2017 by dgreca

Ne Foto: Protestat në Shkup të Maqedonisë kundër platformës së partive shqiptare/

epa05862168 Supporters of the Civil Initiative for United Macedonia hold placards and flags as they shout slogans during a protest while European Commissioner for enlargement and Negotiations Johannes Hahn (not pictured) is meeting political leaders in Skopje, The Former Yugoslav Republic of Macedonia, 21 March 2017. Macedonian citizens organized by the 'Civil Initiative for United Macedonia' mobilized for protests against a possible government between the opposition Social democrats and the main Albanian party, Democratic Union for Integration, claiming that their coalition deal, that includes Albanian becoming an official language, will break up the country.  EPA/GEORGI LICOVSKI

Nga Isuf Kadriu/Kriza politike në Maqedoni mund të përkeqësohet edhe më shumë nëse VMRO DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit vazhdon të mbajë të bllokuar procesin e zgjedhjes së institucioneve të reja. Përveç bllokimit të seancës së Kuvendit për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe të Qeverisë së re, tani është bllokuar edhe pushteti lokal nga pamundësia e shpalljes së zgjedhjeve të parapara për në muajin maj.

Njohësit e çështjeve politike theksojnë nevojën e një presioni më të madh të bashkësisë ndërkombëtare, e cila sipas tyre, mund të ketë rol vendimtar në momentin nëpër të cilat po kalon Maqedonia. Analisti Mitko Gaxhovski thotë se bashkësia ndërkombëtare ishte vendimtare për mbajtjen e zgjedhjeve të 11 dhjetorit, andaj, sipas tij, ajo duhet që ta çojë deri në fund edhe procesin e formimit të Qeverisë së re.

“Derisa bashkësia ndërkombëtare mbante kontakte me partitë politike për të gjetur një zgjidhje të mundshme, kishim rezultate dhe kishte një zgjidhje. Prej kur u tërhoq faktori ndërkombëtare, këtu mendoj në BE-në dhe SHBA-të, ne jemi dëshmitarë se Maqedonia ka hyrë thellë në krizën politike dhe ky thellim po vazhdon çdo ditë e më tepër. Mendoj se vetëm me kyçjen aktive të ndërkombëtarëve ne do të mund të tejkalojmë këtë ngërç politik”, thotë Gaxhovski.

Ambasadori amerikan në Shkup Jess Baily të martën kërkoi nga partitë që të punojnë për zgjidhjen e krizës politike duke theksuar nevojën e formimit të shpejt të Qeverisë.

“Ka pasur zgjedhje kredibile në dhjetor, Kuvendi ka filluar me punë, shumica parlamentare është formuar dhe mendojmë se nuk është në pajtueshmëri me parimet demokratike dhe Kushtetutën moslejimi i procesit të formimi i Qeverisë”, ka thënë ambasadori amerikan, Jess Baily.

Porosi të ngjashme përcolli edhe zyra e NATO-së në Shkup, duke theksuar nevojën e konsolidimit të institucioneve dhe zbatimin e reformave prioritare.

Mersel Bilalli, profesor i së drejtë ndërkombëtare në Universitetin FON të Shkupit, pret forcimin e presionit nga jashtë, në veçanti nga SHBA-të ndaj, siç thotë, drejtuesve të papërgjegjshëm të institucioneve në Maqedoni, të cilët në vend të zgjidhjes së problemeve, punojnë në dëm të interesave të qytetarëve.

“Për fat të keq pikërisht institucioni i cili është përfaqësues i qytetarëve, i cili duhet të përfshijë të drejtat e tyre përfshirë edhe krizën politike, ai bën të kundërtën, ua vështirëson jetën qytetarëve duke bërë obstruksione të ndryshme. Unë mendoj se bashkësia ndërkombëtare definitivisht është e lodhur me gjendjen në Maqedoni dhe çdo dalje nga kontrolli i gjendjes në Maqedoni do të ketë domino efekt edhe në shtetet tjera të rajonit andaj edhe është një bure baruti. Besoj se edhe faktori amerikan pritet që ditëve të ardhshme të kyçet, në radhë të parë për shkak të paqes dhe sigurisë në rajon”, thotë Bilalli.

Analisti Mitko Gaxhovski nga ana tjetër nuk e përjashton mundësinë që të ketë nismë për takim të ri të liderëve apo për arritjen e një marrëveshjeje të re.

“Është e mundur marrëveshja e re, pra Përzhino 3. Ndonjë model i ri i cili do të ishte i pranueshëm për të dyja palët politike dhe do të menaxhohej nga faktori ndërkombëtar”, thotë Gaxhoski.

Shkas për thellimin e mëtejmë të krizës është deklarata e partive shqiptare që parasheh avancimin e të drejtave kombëtare, para se gjithash zyrtarizmin e gjuhës shqipe. Por, VMRO-ja dhe presidenti e kanë kundërshtuar duke e cilësuar si rrënuese të shtetit të Maqedonisë andaj edhe pengojnë formimin e Qeverisë së re mes partive shqiptare dhe LSDM-së opozitare të Zoran Zaevit, i cili ka pranuar miratimin e një ligji të ri për shqipen si dhe të debatojë për të gjitha pikat tjera të deklaratës politike shqiptare.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Isuf Kadriu, Maqedonia, presion nga jashte

Artikujt e fundit

  • “Eposi i Kreshnikëve” dhe një përkujtim për Prof. Arshi Pipën e Prof. Stavro Skendin
  • “Columbia University Albanian Society,” organizon ekspozitën muzeale “Fëmijët e së Nesërmes”
  • VATRA VIZITOI “ZËRIN E AMERIKËS”
  • Mary Camaj: Celebrating Albanian Heritage through Dance and Advocacy
  • KRESHNIKË, LEGJENDA DHE MUZIKË…
  • TRAZIRA GJEOPOLITIKE ME TRYSNI BËRTHAMORE
  • VATRA U TAKUA ME KRYETARIN E PARLAMENTIT TË KOSOVËS
  • Natyra dhe ne
  • TE VATRA SONTE NE ORA 6.30 PM, PROF.DR. ZYMER NEZIRI MBAN LIGJËRATË RRETH EPOSIT TE KRESHNIKEVE
  • “Diplomacia ndërkombëtare dhe çështja e Kosovës 1997-1999”
  • Bektashizmi në Shqipëri dhe roli i tij në përhapjen e shkollave shqipe
  • Kryetari Glauk Konjufca në Samitin për Demokraci: Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm
  • Artisti shqiptar, Alfred Mirashi – Miloti, vendos në Piazza Mercato, Napoli, skulpturën monumentale “Çelësi i së sotmes”
  • VATRA FTON TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS NË PROMOVIMIN E LIBRIT: “FËMIJËT SHQIPTARË NË KOSOVË-VIKTIMA TË GJENOCIDIT SHTETËROR TË SERBISË”
  • Për herë të parë në Amerikë, ribotohet “Albumi” i Fan Nolit

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT