• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sfidat e zbatimit të Ligjit për gjuhën shqipe

January 13, 2018 by dgreca

-Për moszbatim të ligjit, janë paraparë dënime prej 4 deri më 5 mijë euro për institucionet dhe një mijë deri 1.500 euro për personat përgjegjës në organet shtetërore./1 Gjuha shqipeNga Isuf Kadriu/Foto: Protestat para Kuvendit të Maqedonisë kundër Ligjit për përdorimin e gjuhëve/

Zbatimi në praktikë i Ligjit të miratuar për gjuhën shqipe, pritet të përballet me sfida të shumta gjatë zbatimit në praktikë. Përdorimi i saj zyrtar, pritet të nisë pas formimit të dy institucioneve, Agjencisë për zbatimin e gjuhëve, të përbërë nga përkthyes të autorizuar gjyqësorë, linguistë, filozofë të diplomuar në gjuhën shqipe, si dhe lektorë të licencuar.

Ata do të udhëhiqen nga drejtori i agjencisë, i cili emërohet nga Qeveria përmes shpalljes publike. Pos Agjencisë, është paraparë edhe formimi i Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve.

Një vit pas hyrjes në fuqi të Ligjit, të gjitha institucionet duhet të miratojnë aktet nënligjore për zbatimin e ligjit. Gjithashtu, parashihet që në afat prej gjashtë muajsh nga miratimi i ligjit, të gjitha institucionet janë të obliguara t’i zbatojnë obligimet e nenit 7 të ligjit. Për moszbatim të ligjit, janë paraparë dënime prej 4 deri më 5 mijë euro për institucionet dhe një mijë deri 1.500 euro për personat përgjegjës në organet shtetërore.

Sipas ekspertëve, këto sanksione, por edhe vullneti i shprehur nga politika, janë shpresë se ky ligj nuk do të përjetojë fatin e ligjeve të kaluara, të cilat kishin mbetur vetëm në letër.

“Ka vullnet për zbatimin e këtij ligji, pasi nëse kjo nuk do të ekzistonte, as nuk do të miratohej kjo zgjidhje ligjore duke marrë parasysh të gjitha kundërshtimet që ka hasur ky ligj. Me rëndësi, gjithashtu, janë edhe sanksionet që parashihen me ligj në rast të moszbatimit të tij. Pra, nëse ka vullnet dhe nuk zbatohet, atëherë këtu janë sanksionet që do të detyrojnë institucionin, bartësin e funksionit që të zbatojnë dispozitat e këtij ligji”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Naser Zyberi, njohës i çështjeve juridike

Por, disa ekspertë të tjerë dyshojnë nëse gjuha shqipe do të gjejë zbatim adekuat në praktike, pasi siç thonë në disa sfera përdorimi i saj nuk është i obligueshëm si në rastin e noterisë, apo edhe segmente tjera.

Dervish Halimi, noter dhe njohës i çështjeve të gjuhës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ligji nuk vlen njësoj si për maqedonasit dhe shqiptarët. Të parët mundet që të mos e përdorin shqipen, ndërsa të dytët nëse duan që dokumenti i të jetë edhe në gjuhën shqipe, duhet që këtë ta kërkojnë. Në këtë rast, sipas tij, kemi procedura që zgjasin e që vetvetiu mund t’i detyrojnë ata që të mos e kërkojnë edhe në gjuhën shqipe.

“Kur shqiptari të paraqitet në sportel, nuk ka pse të pyetet se a do dokumentin në dy gjuhë apo jo, formulari me automatizëm duhet t’i jepet në dy gjuhë, jo me kërkesë të tij, sepse ai nuk ka kohë të kërkojë, nuk duan t’ia dinë për procedurat, ai dëshiron ta kryejë sa më shpejt punën. Prandaj, duhet që kjo çështje të jetë e rregulluar me automatizëm që të mos lindin menjëherë probleme gjatë zbatimit të ligjit”, shpjegon Halimi.

Një problem tjetër që ka përcjell në të kaluarën zbatimin në praktikë të Ligjit për gjuhët është edhe ai i përdorimit të drejtë të gjuhës shqipe. Në të shumtën e rasteve, zbatimi i saj është përcjellë me bastardime të shumta, apo me gabime gjuhësore dhe përmbajtjesore, si në tabelat udhëzuese, ashtu edhe në dokumente zyrtare.

Gabimet gjuhësore gjatë përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni

Gabimet gjuhësore gjatë përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni

Avzi Mustafa, ish drejtues i Katedrës së Albanologjisë në Universitetin e Shkupit thotë për Radion Evropa e Lirë, se për dallim nga e kaluara, tani ka një organ nga i cili mund të kërkohet llogari, pasi në kuadër të tij do të funksionojnë përkthyesit, lektorët dhe të gjithë ata që do të jenë përgjegjës për zbatimin e drejtë të gjuhës shqipe.

“Tani është me rëndësi se do të dimë se kujt i takon përgjegjësia. Për institucionin përgjegjës janë ndarë edhe mjete që do të jenë një prej motivuesve kryesorë për të kërkuar që gjuha shqipe të jetë e shkruar ashtu siç e kërkojnë normat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Këtu, vend duhet të kenë vetëm ekspertët e fushës, ata që e njohin shumë mirë gjuhën shqipe, që të mos përsëritet e kaluara vrastare e gjuhës shqipe”, vlerëson Mustafa.

Ligji i miratuar parasheh përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha organet e pushtetit qendror, si në të shkruar, ashtu edhe në të folur, në Kuvend, përfshirë edhe kryesuesin e seancave nëse është shqiptar, në Qeveri, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, komisionet. Gjuha shqipe do të përdoret edhe në të gjitha mbishkrimet e institucioneve të nivelit qendror, krahas atyre në pushtetin lokal ku gjithashtu gjuha shqipe është zyrtare në komunat ku shqiptarët përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullatës.

Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe është formuluar si “gjuhë të cilën e flasin mbi 20 për qind nga numri i përgjithshëm i popullatës në Maqedoni”.

Filed Under: Analiza Tagged With: Isuf Kadriu, per gjuhen shqipe, Sfidat e zbatimit të Ligjit

Kriza në Maqedoni: Kërkohet presion më i fuqishëm nga jashtë

April 5, 2017 by dgreca

Ne Foto: Protestat në Shkup të Maqedonisë kundër platformës së partive shqiptare/

epa05862168 Supporters of the Civil Initiative for United Macedonia hold placards and flags as they shout slogans during a protest while European Commissioner for enlargement and Negotiations Johannes Hahn (not pictured) is meeting political leaders in Skopje, The Former Yugoslav Republic of Macedonia, 21 March 2017. Macedonian citizens organized by the 'Civil Initiative for United Macedonia' mobilized for protests against a possible government between the opposition Social democrats and the main Albanian party, Democratic Union for Integration, claiming that their coalition deal, that includes Albanian becoming an official language, will break up the country.  EPA/GEORGI LICOVSKI

Nga Isuf Kadriu/Kriza politike në Maqedoni mund të përkeqësohet edhe më shumë nëse VMRO DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit vazhdon të mbajë të bllokuar procesin e zgjedhjes së institucioneve të reja. Përveç bllokimit të seancës së Kuvendit për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe të Qeverisë së re, tani është bllokuar edhe pushteti lokal nga pamundësia e shpalljes së zgjedhjeve të parapara për në muajin maj.

Njohësit e çështjeve politike theksojnë nevojën e një presioni më të madh të bashkësisë ndërkombëtare, e cila sipas tyre, mund të ketë rol vendimtar në momentin nëpër të cilat po kalon Maqedonia. Analisti Mitko Gaxhovski thotë se bashkësia ndërkombëtare ishte vendimtare për mbajtjen e zgjedhjeve të 11 dhjetorit, andaj, sipas tij, ajo duhet që ta çojë deri në fund edhe procesin e formimit të Qeverisë së re.

“Derisa bashkësia ndërkombëtare mbante kontakte me partitë politike për të gjetur një zgjidhje të mundshme, kishim rezultate dhe kishte një zgjidhje. Prej kur u tërhoq faktori ndërkombëtare, këtu mendoj në BE-në dhe SHBA-të, ne jemi dëshmitarë se Maqedonia ka hyrë thellë në krizën politike dhe ky thellim po vazhdon çdo ditë e më tepër. Mendoj se vetëm me kyçjen aktive të ndërkombëtarëve ne do të mund të tejkalojmë këtë ngërç politik”, thotë Gaxhovski.

Ambasadori amerikan në Shkup Jess Baily të martën kërkoi nga partitë që të punojnë për zgjidhjen e krizës politike duke theksuar nevojën e formimit të shpejt të Qeverisë.

“Ka pasur zgjedhje kredibile në dhjetor, Kuvendi ka filluar me punë, shumica parlamentare është formuar dhe mendojmë se nuk është në pajtueshmëri me parimet demokratike dhe Kushtetutën moslejimi i procesit të formimi i Qeverisë”, ka thënë ambasadori amerikan, Jess Baily.

Porosi të ngjashme përcolli edhe zyra e NATO-së në Shkup, duke theksuar nevojën e konsolidimit të institucioneve dhe zbatimin e reformave prioritare.

Mersel Bilalli, profesor i së drejtë ndërkombëtare në Universitetin FON të Shkupit, pret forcimin e presionit nga jashtë, në veçanti nga SHBA-të ndaj, siç thotë, drejtuesve të papërgjegjshëm të institucioneve në Maqedoni, të cilët në vend të zgjidhjes së problemeve, punojnë në dëm të interesave të qytetarëve.

“Për fat të keq pikërisht institucioni i cili është përfaqësues i qytetarëve, i cili duhet të përfshijë të drejtat e tyre përfshirë edhe krizën politike, ai bën të kundërtën, ua vështirëson jetën qytetarëve duke bërë obstruksione të ndryshme. Unë mendoj se bashkësia ndërkombëtare definitivisht është e lodhur me gjendjen në Maqedoni dhe çdo dalje nga kontrolli i gjendjes në Maqedoni do të ketë domino efekt edhe në shtetet tjera të rajonit andaj edhe është një bure baruti. Besoj se edhe faktori amerikan pritet që ditëve të ardhshme të kyçet, në radhë të parë për shkak të paqes dhe sigurisë në rajon”, thotë Bilalli.

Analisti Mitko Gaxhovski nga ana tjetër nuk e përjashton mundësinë që të ketë nismë për takim të ri të liderëve apo për arritjen e një marrëveshjeje të re.

“Është e mundur marrëveshja e re, pra Përzhino 3. Ndonjë model i ri i cili do të ishte i pranueshëm për të dyja palët politike dhe do të menaxhohej nga faktori ndërkombëtar”, thotë Gaxhoski.

Shkas për thellimin e mëtejmë të krizës është deklarata e partive shqiptare që parasheh avancimin e të drejtave kombëtare, para se gjithash zyrtarizmin e gjuhës shqipe. Por, VMRO-ja dhe presidenti e kanë kundërshtuar duke e cilësuar si rrënuese të shtetit të Maqedonisë andaj edhe pengojnë formimin e Qeverisë së re mes partive shqiptare dhe LSDM-së opozitare të Zoran Zaevit, i cili ka pranuar miratimin e një ligji të ri për shqipen si dhe të debatojë për të gjitha pikat tjera të deklaratës politike shqiptare.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Isuf Kadriu, Maqedonia, presion nga jashte

Maqedoni: Arrestohen 9 persona gjatë aksionit anti-terrorist

August 8, 2015 by dgreca

Nga Isuf Kadriu/
Nëntë persona janë arrestuar kurse ndaj 27 të tjerëve janë ngritur kallxime penale nën dyshimin për pjesëmarrje në aktivitete ushtarake jashtë vendit, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë pas mbylljes së aksionit anti-terrorist që kishte nisur në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte.
Aksioni është realizuar në Kumanovë, Shkup, Gostivar dhe Strugë me ç’rast janë bastisur disa objekte fetare për të cilat besohet se nuk janë nën kontrollin e Bashkësisë Islame të Maqedonisë.
“Ministria e Punëve të Brendshme herët në mëngjes ka filluar me realizimin e fazës finale të operacionit „Qelia“. Gjatë aksionit 9 persona janë arrestuar kurse 27 të tjerë për momentin janë të pakapshëm dhe sipas të dhënave tona operative rreth 20 prej tyre ndodhen në vatrat e lutës, kryesisht në Siri”.
“Gjatë aksionit policor janë konfiskuar 38 kompjuterë, 18 laptopë, 18 tabletë, 119 telefona celularë dhe shumë pajisje tjera teknike që do të shërbejnë si prova materiale“, ka deklaruar Ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov duke shtuar se hetimet kundër këtij grupi kishin nisur që nga shtatori i vitit të kaluar pas informacioneve mbi veprimtarinë e jashtëligjshme të tyre brenda dhe jashtë territorit të Maqedonisë.
“Në bazë të dëshmive të siguruara, pranë Prokurorisë Publike për ndjekjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar janë ngritur kallzime penale kundër 35 personave nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Kumanova dhe Struga, të moshës nga 19 deri 45 vjeç”.
“Ata akuzohen për pjesëmarrje në ushtritë e huaja, formacionet paraushtarake dhe policore. Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me Prokurorinë Publike do të vazhdojë edhe në të ardhmen me aktivitete të ngjashme për zbulimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë me qëllim zbardhjen e plotë të rastit“, ka deklaruar ministri Çavkov duke konfirmuar edhe informacionin mbi arrestimin e Rexhep Memishit, imamit të një xhamie të Shkupit, e cila është jashtë kontrollit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë.
Kreu i MPB-së tha se personi në fjalë dyshohet të jetë një nga ideologët kryesor të rekrutimit të personave nga Maqedonia për në luftërat në Siri dhe Irak.
Ministri Çavkov për herë të parë ka publikuar edhe shifra mbi shtetasit e vrarë dhe ata që marrin pjesë në luftimet atje.
“Sipas informacioneve tona 16 persona kanë humbur jetën në vatrat e luftës në Siri dhe Irak, kurse numri i atyre që marrin pjesë apo që kanë marrë pjesë, sillet në rreth 130 persona“, u shpreh Çavkov.
Të arrestuarit gjatë ditës janë dërguar në Gjykatën Penale të Shkupit. Sipas Kodit Penal të Maqedonisë pjesëmarrja e shtetasve në operacione ushtarake jashtë vendit, dënohet me burg prej më së paku 5 vjet. Dënime me burg parashihen edhe për ata që nxisin apo rekrutojnë persona të tjerë për pjesëmarrje në aktivitete luftarake jashtë vendit.

Filed Under: Kronike Tagged With: arrestohen 9 persona, Isuf Kadriu, maqedoni

Artikujt e fundit

  • Charles McGonigal…
  • Sopranoja Shqiptare Ermonela Jaho “Artisja e Vitit 2023” Sonte në Operën Metropolitan
  • ASLLAN BUSHATI: “DIKTATI I ADM-ve NË LUFTËN E FTOHTË E PAS SAJ”
  • Eksperimenti, Asociacioni/Bashkësia …!
  • Department of State Signals Pressuring Kosovo to Discuss the EU Proposal, Vucic “Drama Queen” Says President Osmani
  • ZGJEDHJET PRESIDENCIALE TEST PËR ATO PARLAMENTARE
  • Presidentja Osmani dekoroi me Medaljen Presidenciale Ushtarake komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Benjamin J.Correl
  • VATRA PROMOVOI “DIKTATI I ADM NË LUFTËN E FTOHTË E PAS SAJ”, BOTIM I GJENERAL ASLLAN BUSHATIT MBI ARMËT BËRTHAMORE DHE SIGURINË KOMBËTARE
  • Biseda me Mjeshtrin e Fotografisë Roland Tasho
  • Deputeti i Parlamentit të Kosovës Prof. Besnik Tahiri mbajti fjalën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës
  • ÇËSHTJA E KOSOVËS DHE ROLI I DIPLOMACISË NDËRKOMBËTARE NË PROCESIN E ÇLIRIMIT TË SAJ
  • ZËRI DHE FJALA MAGJIKE…
  • Nderim 179 vjetorit të lindjes dhe 104 vjetorit të vdekjes së Themeluesit të shtetit të pavarur shqiptar, Ismail Qemal Vlora
  • Përse akoma në vend numëro?!
  • Njё arap Vlore qё quhet Otello

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT