• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sfidat e zbatimit të Ligjit për gjuhën shqipe

January 13, 2018 by dgreca

-Për moszbatim të ligjit, janë paraparë dënime prej 4 deri më 5 mijë euro për institucionet dhe një mijë deri 1.500 euro për personat përgjegjës në organet shtetërore./1 Gjuha shqipeNga Isuf Kadriu/Foto: Protestat para Kuvendit të Maqedonisë kundër Ligjit për përdorimin e gjuhëve/

Zbatimi në praktikë i Ligjit të miratuar për gjuhën shqipe, pritet të përballet me sfida të shumta gjatë zbatimit në praktikë. Përdorimi i saj zyrtar, pritet të nisë pas formimit të dy institucioneve, Agjencisë për zbatimin e gjuhëve, të përbërë nga përkthyes të autorizuar gjyqësorë, linguistë, filozofë të diplomuar në gjuhën shqipe, si dhe lektorë të licencuar.

Ata do të udhëhiqen nga drejtori i agjencisë, i cili emërohet nga Qeveria përmes shpalljes publike. Pos Agjencisë, është paraparë edhe formimi i Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve.

Një vit pas hyrjes në fuqi të Ligjit, të gjitha institucionet duhet të miratojnë aktet nënligjore për zbatimin e ligjit. Gjithashtu, parashihet që në afat prej gjashtë muajsh nga miratimi i ligjit, të gjitha institucionet janë të obliguara t’i zbatojnë obligimet e nenit 7 të ligjit. Për moszbatim të ligjit, janë paraparë dënime prej 4 deri më 5 mijë euro për institucionet dhe një mijë deri 1.500 euro për personat përgjegjës në organet shtetërore.

Sipas ekspertëve, këto sanksione, por edhe vullneti i shprehur nga politika, janë shpresë se ky ligj nuk do të përjetojë fatin e ligjeve të kaluara, të cilat kishin mbetur vetëm në letër.

“Ka vullnet për zbatimin e këtij ligji, pasi nëse kjo nuk do të ekzistonte, as nuk do të miratohej kjo zgjidhje ligjore duke marrë parasysh të gjitha kundërshtimet që ka hasur ky ligj. Me rëndësi, gjithashtu, janë edhe sanksionet që parashihen me ligj në rast të moszbatimit të tij. Pra, nëse ka vullnet dhe nuk zbatohet, atëherë këtu janë sanksionet që do të detyrojnë institucionin, bartësin e funksionit që të zbatojnë dispozitat e këtij ligji”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Naser Zyberi, njohës i çështjeve juridike

Por, disa ekspertë të tjerë dyshojnë nëse gjuha shqipe do të gjejë zbatim adekuat në praktike, pasi siç thonë në disa sfera përdorimi i saj nuk është i obligueshëm si në rastin e noterisë, apo edhe segmente tjera.

Dervish Halimi, noter dhe njohës i çështjeve të gjuhës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ligji nuk vlen njësoj si për maqedonasit dhe shqiptarët. Të parët mundet që të mos e përdorin shqipen, ndërsa të dytët nëse duan që dokumenti i të jetë edhe në gjuhën shqipe, duhet që këtë ta kërkojnë. Në këtë rast, sipas tij, kemi procedura që zgjasin e që vetvetiu mund t’i detyrojnë ata që të mos e kërkojnë edhe në gjuhën shqipe.

“Kur shqiptari të paraqitet në sportel, nuk ka pse të pyetet se a do dokumentin në dy gjuhë apo jo, formulari me automatizëm duhet t’i jepet në dy gjuhë, jo me kërkesë të tij, sepse ai nuk ka kohë të kërkojë, nuk duan t’ia dinë për procedurat, ai dëshiron ta kryejë sa më shpejt punën. Prandaj, duhet që kjo çështje të jetë e rregulluar me automatizëm që të mos lindin menjëherë probleme gjatë zbatimit të ligjit”, shpjegon Halimi.

Një problem tjetër që ka përcjell në të kaluarën zbatimin në praktikë të Ligjit për gjuhët është edhe ai i përdorimit të drejtë të gjuhës shqipe. Në të shumtën e rasteve, zbatimi i saj është përcjellë me bastardime të shumta, apo me gabime gjuhësore dhe përmbajtjesore, si në tabelat udhëzuese, ashtu edhe në dokumente zyrtare.

Gabimet gjuhësore gjatë përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni

Gabimet gjuhësore gjatë përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni

Avzi Mustafa, ish drejtues i Katedrës së Albanologjisë në Universitetin e Shkupit thotë për Radion Evropa e Lirë, se për dallim nga e kaluara, tani ka një organ nga i cili mund të kërkohet llogari, pasi në kuadër të tij do të funksionojnë përkthyesit, lektorët dhe të gjithë ata që do të jenë përgjegjës për zbatimin e drejtë të gjuhës shqipe.

“Tani është me rëndësi se do të dimë se kujt i takon përgjegjësia. Për institucionin përgjegjës janë ndarë edhe mjete që do të jenë një prej motivuesve kryesorë për të kërkuar që gjuha shqipe të jetë e shkruar ashtu siç e kërkojnë normat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Këtu, vend duhet të kenë vetëm ekspertët e fushës, ata që e njohin shumë mirë gjuhën shqipe, që të mos përsëritet e kaluara vrastare e gjuhës shqipe”, vlerëson Mustafa.

Ligji i miratuar parasheh përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha organet e pushtetit qendror, si në të shkruar, ashtu edhe në të folur, në Kuvend, përfshirë edhe kryesuesin e seancave nëse është shqiptar, në Qeveri, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, komisionet. Gjuha shqipe do të përdoret edhe në të gjitha mbishkrimet e institucioneve të nivelit qendror, krahas atyre në pushtetin lokal ku gjithashtu gjuha shqipe është zyrtare në komunat ku shqiptarët përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullatës.

Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe është formuluar si “gjuhë të cilën e flasin mbi 20 për qind nga numri i përgjithshëm i popullatës në Maqedoni”.

Filed Under: Analiza Tagged With: Isuf Kadriu, per gjuhen shqipe, Sfidat e zbatimit të Ligjit

FOLKLORI HIMARIOT PËR GJUHËN SHQIPE

June 22, 2016 by dgreca

NGA IDAJET JAHAJ/Poet, studiues, Vlore/

 Folklori i fshatrave të Bregdetit është nga faqet më të shkëlqyera të folklorit shqiptar. Si në një oqean epiko-lirik aty shkëlqejnë dete luftrash, këngë dasme, të punëve të përditëshme, ninulla shqip, këngë baritore e për mjeshtëri të tjera të jetesës së këtyre banorëve krenarë në këto brigje të ashpra. Po më shumë shkëlqen historia e qëndresës dhe mbijetesës në shekuj. Kjo ka qenë e veçanta e këtij populli “volfram” në histori. Pavarësia e famshme himarjote u bë e njohur dhe e lejueshme si në pak pika të Perandorisë Osmane për pesë shekuj me radhë. Kjo epikë shkëlqen me trimat, betejat, të rënët, qëndresën, shpirtin e kolektivitetit, kryelartësinë e zgjuarsinë himarjote nëpër shekuj. Ç’jehonë ka kumbimi i vargjeve:
Qysh ka qënë mëmëdheja,
Iskanderi si rrufeja,
Filipiadha nga Janina,
Që ka pjellë aqë trima…
 
Ose:
 
Shtatë fshatra si yje,
Si shtatë shenjëzat në qiell,
Thotë pashai: “Do tu bie,
Do t’i shtyp, t’i bëj llomije!…
 
Por himariotët nuk u mposhtën. Qëndresa e tyre ka qenë nga shtyllat më të forta të kombit shqiptar. Himariotët kanë qenë heroikë jo vetëm për mbrojtjen e integritetit të tyre si tokë e si popull në këtë rrip të atdheut, por edhe në luftë për tërësinë tokësore të këtij dheu. Në lidhje të ngushtë me Lumin e Vlorës e krahina të tjera, ata kanë shkuar deri edhe në Mal të Zi, nën udhëheqjen e Gjolekës për mbrojtjen e kufijve veriorë (1852). Kjo rezistencë ka gjetur shprehjen e vet edhe në ruajtjen e shenjës kryesore të kombësisë: atë të gjuhës amtare – shqipes. Edhe në këtë luftë populli i bregut ka shprehur forcën e vet, identitetin kombëtar, krenarinë për këtë, ka dënuar e demaskuar tentativat e përtejdetit jugor për diversion ideologjik e mohim të gjuhës amtare.
Që në fillim të shekullit të 20-të goja e popullit bregas gjëmon:
Shoqe, djalin dot s’ma shan,
Se me penë ai ta dan,
Dhe me pallë ai të çan,
Janë e janë djemt e Bregut,
Të penës e të dyfekut.
 
Më pas, krenaria epike e brezave:
Djemt e Bregut me dyfeqe
Me krrabë, poture, sherqe,
S’duan “oriste” as “lepe”,
Se flasin shqipen me derte.
 
Për këtë gjuhë rrojnë, digjen e hijeshojnë në këto brigje, këta bij, duke u krenuar me dinjitetin e tyre etnik shumë të lashtë.
Që më 1909 një komision i Himarës i shkruan Kongresit të Elbasanit: “Me gas të math, me vullnet të dhaskalëve z.z. Naqe Konomi, Kostë Kondo, Gaqe Kapore me shokë, e me dashje të Pleqësisë së Imarës e të Shoqërisë “Labëria” të Imarës, mbësuam mbledhjen e Kongresit të shkronjave tonë ndë Elbasan. Dhamë dëshirën me rrahjen e nxehtë të zemrës që gjithë mëmëdhetarët që janë ati të ndihën për të përhapurit e gjuhësë t’onë shqip, për mbrothësinë e shqipëtarëvet ndë dituri… Tok me ndimë po apëmë 30 lira për skolinë.
                                                                                                                 Imarë, më 3 shtator 1909”
Kështu himariotët i shkruajnë Ismail Qemalit më 1912, ku i shprehin gëzimin dhe gatishmërinë e tyre për qeverinë shqiptare:
O flamur shqipe me derte,
Të kërkuam e na erdhe;
Na erdhe i kuq me shqipe,
E vendin na e llamise.
 
Dhe si betim i pakthyeshëm:
Dhe një të mbetet i gjallë,
Shqipëri kemi vatanë,
Si e lanë të parët tanë,
Flamurin me zhgabë do mbamë!
 
Emri “Shqipëri” dhe “shqiptar” skuq si rrufe nëpër vargjet:
Kristo Vjero Gjikënuri
Nder të madh Bregut i pruri,
Nuk trembej nga rrufeja
Se kish gjak shqiptar ndër deja.
 
Dihet se në gjysmën e parë të këtij shekulli pati tentativa të fqinjëve jugorë për diversion ideologjik e kulturor ndër banorët e Bregut. Një nga fushat nevralgjike të këtyre synimeve u bë gjuha amtare. Populli i diskreditoi përpjekjet e tradhtarit Spiro Milo që mori në dorë flamurin e një kombi tjetër për të mohuar kombin e tij e, siç dëshmonte dhe vetë “fisin e tij kurveleshas”:
Polo Gjika në Himarë,
Spiro Milos i tha dy fjalë:
I tha: Këtu s’jemi Elladhë!
Pse punon për Grekomanë?
Palas, Dhërmi e Himarë,
Janë një, s’jemi të ndarë,
Jemi një fis e një farë,
Kurveleshas e krutanë!
                                         1914
Me konsolidimin e shtetit shqiptar, pas viteve 20-të, këto tentativa  u zbehën, por u ringjallën prapë në vitet ’30-të. Në vitet 1932-3, nëpërmjet mësuesve të paguar prej tyre, u synua të mbylleshin shkollat shqipe e të hapeshin ato greke. Por këto përpjekje ndeshën në murin e patriotëve dhe popullit të Bregut. Dhespoti Kotoko, që vinte nga Gjirokastra për këto qëllime, u përzu me turp e teneqé vargjesh:
 
…Mori vesh mbreti dhe krali
Se fqinji tertipemadhi
Kërkon skoli të na hapë
Himarë, Dhërmi, Palasë!
 
Na duall ca palikarë,
Që me thes morën paranë,
Të punojnë për Junanë!
 
U erdhë lirat me mijra,
Natën ua pruri gjemia,
Zotërinjtë me lezete
Bënë shumë marifete,
Të bëjnë njerëz për vete,
Të na hapin shkolla greke!
 
Atje te kisha, te rrapi,
U mbëluath gjithë fshati.
Në mexhlis këta bandilla
I pështyu Marko Billa.
Ky Gogo Gaçi me shokë
Me mësuesin Panajot,
Gjikënuras, kudhësiot,
U ngrit më këmbë e u thotë:
“S’kemi punë me Greqinë,
S’e bëjmë hasha vëllazërinë.
Niprit e Gjergj Aranitit
S’bëhen djemt e Moraitit!
Vetëm për sebep të kryqit!
Shqipja sot këtu ka zot,
Jemi gjak i Kastriot,-
Tha Kolë Gjergji patriot!
 
Ky dhespot Kotokua
ç’paska qenë i marrë!
Vjen nga Gjirokastra
Drejt për në Himarë.
 
Vjen të paqëtojë
Të kuq e të bardhë[1]
Të heqë mësuesit,
Të vërë dhaskalë.
 
Palasë Kolë Gjergji
I duall në ballë:
-Ti s’na bën dot hasëm
Me vëllezërit tanë!
U’jam nip i Gjonit
Që zbriti n’Himarë!
Pra, jam bir i shqipes
Këtu s’është Elladhë!
 
Ndaj, dhespot Kotoko
Fut bishtin në shalë!
Në do të shpëtoç,
Kthehu nga ke ardhë,
Të jesh i sigurtë,
Kapëto Straknanë!
…Milo Petromilo
Një burrë atdhetar
Nuk iu nda Kolë Gjergjit
Dot nuk i përçanë!
 
Shkëlqeu kështu atdhetaria, vendosmëria dhe burrëria e patriotëve bregas, si dhe e popullit që i përkrahu ata.
39 burra të Bregdetit u mblodhën në Palasë më 1935 dhe i kërkuan shtetit të tyre shqiptar: “e, si shqiptarë të përhershëm dhe stërnipër të himariotëve të parë, që kanë luftuar kra për kra me kastriotasit për indipedencën e këtij atdheu, gjë e provuar prej gjithë historianëve të botës, nuk mundemi kurrsesi të tolerojmë quajtjen tonë minoritet, prandaj kërkojmë vazhdimin e shkollës shtetërore dhe protestojmë kategorikisht influencat dhe propagandat e huaja që kërkojnë të nga shkombëtarizojnë… Nga Kuvendi i Palasës, 1935”
E sa e sa këngë të tjera, vargje kuptimplote, të bukura e të fuqishme, jep muza e popullit himarjot nëpër dekada. Eposet dhe ciklet e tyre janë të pambarueshme. Dhe gjithnjë përfundojnë me esenca e sentenca që ndritin si shufra ari: “U jam bir’ i Gjonit / që zbriti n’Imarë / … Niprit e Gjergj Aranitit / s’bëhen djemt e Moraitit /..”
Histori e lavdishme. Qëndresë heroike, që shkëlqen më shumë e më ndritshëm se sa pellgu madhështor i Jonit aty afër.


[1] Mësuesit shqiptarë me “dhaskalë” – botuar në gazetën “Labëria” Prill 2002shqipe ne Bregdetin e Himares. Nderime!

Filed Under: ESSE Tagged With: FOLKLORI HIMARIOT, Idajet Jahaj, per gjuhen shqipe

PAK HISTORI PËR GJUHËN SHQIPE

August 8, 2013 by dgreca

Çabej ndër të tjera thotë: “Nuk mundet të shkëputet kërkimi gjuhësor pa patur parasysh faktorët historikë.”/

Shkruan RASIM BEBO/Chikago/

          Artikulli, “Prejardhja e emrit Shqiptar” nxjerrë nga libri i Prof. Aristotel Micit, është:  “Shqipëria një përrallë dimri” tingëllon njëlloj si poema Gjermane e Johann Heinrich Heine, “Deutschland, Ein Winter marchen”. Duke i thënë peshkopit grek Janullatos: Ju vazhdoni për eleminimin e Kombit Shqiptar se unë do të tjerr fjalë për të kërkuar emrin Shqiptar në Mesjetë. Megjithatë, po të nxjerrim faktorë historik. Prof. Dr. Peng dhe Prof. Dr. Luigji Luka: thonë: “…Shkencëtarët arrijnë në përfundim  se përhapja e gjuhës indo-Europiane përputhet me fillimin e përhapjes së bujqësisë 10.000 – 9.500 vjet më parë.  Duke u nisur nga metoda dhe në kohë të ndryshme, shkencëtarët arritën në të njëjtën pemë të 63 gjuhëve Indo – Europiane,  e cila paraqitet në figurën më poshtë,  kur boshti i poshtëm tregon vitet, ku  në mënyrë të qartë shihet se gjuha shqipe është më e vjetra dhe i përket fillimit të përhapjes së bujqësisë. Sqarojmë lexuesit, se ar-bërës-arbëresh, është emri i vërtetë i bujqërve, që diskutohet nga shkencëtarët jo shqiptarë. Rrjedhimisht dhe lehtësisht kuptohet se çfarë gjuhe kanë folur ata bujqër  të stërlashtë para dhe pas tyre.Duke parë figurën e gjuhëve, riprodhon dhe një herë lidhjen ndërmjet biologjisë dhe gjuhësisë. Darvini në librin e tij, “Prejardhja e llojeve” pati shprehur  në mënyrë të kthjelltë se, në qoftë se dihet pema biologjike e prejardhjes së grupeve njerëzore, mund të nxirrej pema përkatëse njerëzore. Një përpjekje e tillë nuk u bë deri në vitin 1988, kur prof. Luigji Luka dhe shkencëtarë të tjerë vërtetuan lidhjen ndërmjet geneve, popujve dhe gjuhëve, vetëm  pasi ata ndërlidhën të dhënat botërore të grumbulluara në gjenetikë, arkologji dhe gjuhësi. Mozaiku gjenetiko-gjuhësor i zbuluar shpreh qartë  shkëmbimet dhe pasojat e zgjerimeve të shumta që kanë ndodhur në historinë njerëzore.  (1).

Arbër vjen nga fjalët:  “ar – bërës – arbëresh”,  nga zanafilla e dhjetëmijë vjetëve më parë. Sipas prof. Pengut.  E argumetojmë vjetërsinë e stërgjyshit tonë pallazg si më poshtë:

Mbrapa se kohët parahistorike, para se poetët e Homerit të këndonin për perënditë e tyre dhe heronjtë e përrallave , përpara se të shkruhet gjuha greke, rronte një popull  i quajtur PELLAZG. Herodoti (484-425 p.e.s) iu vesh pellazgëve historinë, e cila këta i përmend shumë më parë se qytetërimi i grekëve.  Fred Williams.

Nga Robert Tempëll: “Grekët dhe hebrenjtë  janë shumë të vonshëm në historinë e lashtë, sa që mund të themi se bëhet fjalë për mijëra vite distancë përpara se vëtë emrat Greqi dhe Hebre të vinin në jetë”.

Raca shqiptare nuk ka nxjerrë vetëm burra të pushkës, por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit, filozofë, ligjvënës, burra shteti, shkencëtare, letrarë, dijetarë poetë e artistë të mëdhenj. Numri i njerëzve të dëgjuar, që njihen si shqiptarë, duhet ti shtohet një numër tjetër shumë më i madh të panjohurish, që janë  mbajtur si pjellë e ndonjë populli tjetër dhe qe nuk ua dimë emrat. (2).

Fara shqiptare nuk është delikate, që goditet lehtë dhe mund të rrezikojë të zhduket, përkundrazi, është e fuqishme, e ashpër, luftarake, që nuk mund t’i nënshtrohet të tjerëve. Ajo i jep rëndësi kombit dhe ekzistenca e saj e mposht

 

kohën.  Ajo mbizotëron aty, ku popujt e tjerë dështojnë.  (3).

 

Nga Kristo Floqi “LEKA” (viti 1937), lexojmë: “Sa pёr shqipen, kemi gojёdhana tё mbetuna qё prej kohrave prrallore tё mitologjisё. Qё si kallzohet nё Toskёri, ( marrim nga dorёshkrimet e Bardhulit): “Kur mbretёronte Kroni (Saturno), gjyshi i perёndive nё Kronjё tё Delvinёs, nga frika e fёmijёs qё tё mos i rrёmbenin fronin i pёrpinte porsa lindnin. Kёshtu  e shoqia e tij, Perёndesha dhea, ose gjea…e fshehu djalin e saj Zeusin, ose Hyjninё, nё Palavlinë e Kronit, i dha tё pёrpijё njё gur tё mbshtjellё me shpёrgonj. Pas pak kohe, ua dha djalin e saj shqiponjave nё Finik, t’a shpinin nё Krit, (Krete) nё shpellё tё Kuritёve qё tё mos e shihte Kroni. Kёto shpezë e morën dhe ua dorёzuan Kuritёve dhe ata e rrinin pranё shpellёs qё t’a ruanin. Zeusi kur u rrit, mori shqipet e tij dhe ardhi nё Shqipёri, ku luftoi Titanёt dhe Gjigandёt e Akrokeranёvet, të ciët nё kёtё kohё mbanin  shigjetat e arta dhe i ndihmuan Zotit qё tё shtjerё nga Froni, Kronin. Pasi u mund ky, Zeusi i hodhi gjigandёt pёrtej Vlorёs dhe vendi i tyre u quajte Gjigandja ose Gegёria. Titanasit dhe Kronin i hodhi nё fund tё malit të Tartarit, pranё Dukatit dhe nёpёr vendet e tyre  vuri  arbёrit. Pёr kёtё, mё i madhi artist i lashtёsisё Fidia, qё ka bёrё Shtatin e Zeusit, i ka vёnё Fronin e tij mbi krahёrt e shqipes  e cila mbante nёpёr thonj shigjetat e rrufesё. (4). Kristo Floqi pёrmend fjalёt  “shqipen” dhe  “e shqipes”, nё kёtё dotrёshkrim, nё rasёn gjindore dhe kallzore. Dhe “ar-bёrёs-arbёrsh”.  A nuk janё kёto fjalё të lashta qё vinё nga  mijё vjeçarёt?  Pra, ju z. Mici duhet tё kёrkoni prejardhjen e emrit Shqiptar!

Nё fillim tё periudhёs kristjane (Straboni nё shek I p.k.,  pastaj Taciti rreth viteve 55 – 120 pas krishtit, Klaud Ptoleme, rreth viteve 100-120 pas krishtit, gjёnden midis pёrhapёsve tё tjerё, Albanoi), që tё huajt, ndёr tё cilёt grekёt dhe romakёt, do ti quajnё ilire,  (tё paktёn ata qё nё strehёt e tyre malore u kishin mbijetuar pushtimeve tё ndryshme) aryanos, arvanitis, albanoi, albani, arnaut, arbёr, arben, arban,  alban, albanis dhe tё  tjera variante. Albanoi-et, tё pёrmendur nga kёta shkrimtare antike, zёnё njё rajon qё gjёndet sot midis Durrёsit dhe Dibrёs, zona e Krujёs, sipas kёtyre autorёve, ndёr tё cilёt  Ptolemeu ishte Albanopulis (sot Zgёrdheshi). Duhet saktёsuar se shqiptarёt nuk e kanё pёrdorur kёtё emёr pёr tё emёrtuar etninё e tyre: midis tyre ata e quajnё  veten shqiptarë, domethёnё bij ose fёmijё tё shqiponjёs. Nё lidhje me kёtё shёnojmё se ushtarёt e Pirros (shek. III  p. K. e quanin mbretin e tyre “Shqiponja” dhe njё ditё vetё mbreti ia ktheu se ata ishin “fёmijёt” e saj. Ekziston  gjithashtu njё tjetёr interpretim i kёsaj etnonimie: Shqiponja ishte njё nga simbolet e Zeusit, perёndia pellazge, e mirёfilltё (cf. Homeri, Iliada, XVI, 234). Shqiptarёt do tё kenё qёnё pra “bij tё Zeusit”, pra “bijt  tё Shqiponjёs”. Nga ana tjetёr, perёndia e tyre e quajtur Zot, tё kujton emrin hyjnor tё Zuesit. Megjithatё fjala shqip, pёrpara se te bёhej  etnonimia (shqiptar)  gjithmonё ka emёrtuar  “gjuhёn shqipe”  (gjuhё shqipe = gjuhё e pastёr, e qartё). (5).

Zeusi kishte si emblema shqiponjёn, skeptrin dhe vetёtimёn. Flamuri shqiptar paraqet nё nje sfond tё kuq njё shqiponjё dy krenore (njё kokё pёr Gegёt e Veriut dhe tjetrёn pёr Toskёt e Jugut:  dy  elementё kryesore pёrbёrёs  tё etnisё shqiptare.  (5).

Shqiptar do tё  thotё bij shqiponje. Pse? Nё mitologjine pellazge, e cila sot quhet greke dhe kjo s’dihet se si, kur ajo ёshtё fillim e mbarim  njё hymn i historisё mё tё vjetёr pellazgo – ilire, ku thuhet: Zoti lindi pёrpara shqiponjёn  dhe pastaj Dardanin .  Shqiponja ishte ndёrlidhsja midis Zotit dhe njeriut, nё kёtё rast Dardanit. Zeusi kishte gjithmonё pranё vetes shqiponjёn.  Simboli i shqiponjёs  ёshtё njё simbol tani pellazgo – ilir.

Pirros i pёlqente ta quante veten shqiponjё. Aleksandri i Madh i Maqedonisё kishte simbolin e shqiponjёs. Perandori ilir i Romёs, Kostandini i Madh ishte ai qё e vendosi simbolin e shqipnjёs  nё Romё. Nga Roma ky simbol mbeti nё Bizant dhe u bё simbol i fesё ortodokse. Nё shek. e XV  e mori Skёnderbeu si simbol tё shtetit tё tij dhe sot e kanё shqiptarёt. Nuk ёshtё koinçidencё simboli i shqiponjёs tek shqiptarёt me emrin shqiptar, që do tё thotё po shqiponjё nga gjuha shqipe. (6)

…Janё dy fjalё antonime:  shqipe = gjuha shqipe  dhe  shqipe = shqiponjё, shkabё, ypje.  Arbёrit  ja kanё vёnё  emrin e shpendit gjuhёs dhe po nga ky emёr kanё nxjerrё indetitetin e ri “shqiptar”  dhe “shqipёri”. Flitet pёr trajtёn ndajfoljore “shqip” e cila zёvёndёson ndajfoljen “arbërisht” dhe nuk themi dotё fjalёn  shqip-isht.  Koha e ka çimentuar  kёtё.

Z. Mici ju tjerrni fjalё nё kёtё kohё shumё tё zymtё, duke dyshuar te  emri Shqiptar, pёr interesa të politikёs heleniste.

Unё nuk jam specialist pёr gjuhёn, por komenti i Prof. Dr. Vedat Shehut  ёshtё i shkёlqyer me analizen qё i bёn, kёtё mendim e japin edhe tё tjerё kёtu nё Çikago.

Nё artikullin e botuar tё Z. Aristotel Micit, pashё se ai nuk njihte materialet e Konferencёs “Qendra Studimore Pellazgjike”, qё u mbajtё nё prill dhe tetor tё vitit 2011 nё Tiranё.  Do tё ishte mё mirё tё zbardhej mё tepër aktualiteti i sotёm nё Shqipёri, nga i cili rrezikohet mё shumё  indetiteti i kombit shqiptar se sa t’i vёrsulesh antikitetit dhe mesjetёs pёr tё gjetur origjinёn e emrit shqiptar, qё ёshtё  çimentuar me simbolin e ZEUSIT Shqiponjё. Megjithatё vlen pёr t’u arkivuar  pёr monografinë e “Shqiponjёs” Pohimi i Homerit:  ZEUSI  ishte “princ, dodonas dhe pellazg”,  (Iliada XVI, 324). Mirepo Dodona, Kryeqyteti shpirtёror i pellazgçve, bёn pjesё nё Thesproti (Çamёri) vendi nё kohёn e lashtё quhej “Pellazgji”. Pastaj kur studion te poemat dhe analizon emrat hyjnorё kryesorё si dhe toponimet  e pёrmendura, pas 2800 vjet pas Homerit, kёta emra dhe toponime janё mёse pellazge, meqёnёse mund t’i interpretojmё falё gjuhёs sё sotme shqipe dhe jo asaj greke. (7)

Luftёtarёt e Pirros e quanin atё “Shqiponjё”. Si rrjedhojё ata do tё bёhen “fёmijët  e Shqiponjёs”.  Qysh nga kjo epoke  shqiptarёt vazhdojnё  (shqiptari, me disa shkëputje tё shkurtёra, ёshtё quajtur  Albanaoim, Arbanite, Arvanos, Arvene, Arbёn,  Arber, Arnaut”) , tё quhen “bijtё e shqipes”, d.m.th. nё gjuhёn e tyre “Shqiptarё”!  Sot janё tё huajt qё i quan ata Albanais, Albanian, Albani, Albanese…! (7).

Shqiptarёt kanё jetuar nё njё vend horizontesh tё dhёmbёzuar, majash tё larta, shkёmbenj tё thikёt, rrafshnaltash, tё rahura me erëra grykash plot me borё. Ata nuk e quajtёn atё “Albania” por “Shqipёria”, “Toka e Shqiponjёs”.  Ata nuk e quajtёn veten “Albanians”, por shqiptarё,  ose “Bij tё Shqiponjёs”.  Kёshtu, ata u i dentifikuan me mё fisnikun prej shpendёve, qё fluturon mё lartё, qё çiftohet pёrpjetё dhe qё e bёn çerdhen ndёr maja mbi dy mijё metra lartësi.

Shqiptarёt rrjedhin drejtperdrejt nga Ilirё dhe vetё kёta, Ilirёt, janё trashёgimtarё tё pellazgёve, tё cilёt Herodoti (VIII, 44) nё  shekullin e V p. k., i cilёson autoktonё dhe pohon se gjёndeshin pёrpara grekёve nё gadishullin e Ballkanit dhe nё Egje (1, 171, 173 – V, 26 – VII, 95). Ai me autorё tё tjerё antikё pohon gjithashtu se pellazgёt janё zanafilla e themelimit tё Athinёs, pёr tё cilёn ndёrtuan Akropolin mё i njohuri i botёs, nuk e ndёrtuan grekёt por kёta pellazgё aty para vitit 2000 p. k., bashkё me murrin rrethues “pelazgikon” pohon Tuqididi. (8).  Homeri nё Iliade (XVI, 234) a nuk thotё se ZEUSI ёshtё  ”Pellazg dhe Dodonas” (Dodona nё Thesproti  (Çamёri), ishte i pari vend i shёnjtё parahelen kushtuar ZEUSIT)? (9).

Çuditёrisht, ky diagram tregon se ndёr 47 gjuhё moderne me bazё indoevropiane, vetёm dy prej tyre, shqipja dhe armenishtja, kanё njё prejardhje tё drejtpёrdrejt nga indoeuropianishtja, pa asnjё prind tё ndёrmjetёm gjuhёsor… Mirёpo duket i pakundёrshtueshёm fakti qё shqipja ёshtё njё nga gjuhёt mё tё vjetёra indoeuropiane dhe shqiptarёt  janё ndёr popujt mё tё vjetёr indoeuropianë.(10).

Pёr hir tё fitoreve tё Pirros sё Epirit kundёr ekspansionit romak, shumё popuj tё qyteteve tё Italisё, Sicilisё e adaptuan shqiponjёn dodonase si emblemё të qёndresës luftarake dhe e përdorën nё monedhat e veta gjatё luftrave, e mё pas gjatё kryengritjeve tё tyre (shek. tё III – II p.e.s.) kundёr lakmisё grabitqare  tё ulkonjёs kapitoliane. (11).

Kёsaj shqiponjё, Bregu i Detit dhe Mesapliku, mot e jetё kaonet tё papёrkulur, i kёndojnё  edhe sot plot lektisje:

“Shkab’ e madhe kasaba, / me dy krahё tё mёdha, / shkab’ e madhe me dy kokё, / mbret i zogjёve nё tokё, / shkabe e madhe nё male, nuk u dhe dhe e nuk u fale…”     Himare   (Pilika  f. 79).

Kёngё tё thinjura çame pёr Pirron:  “Pirro – Burri nё Ledhezё leu (çamёri). / Pirro – Burri jetim  na kish mbetur ? dhe i varfёr nё pikё tё hallit: / s’ish lipsjar, po ku kish mё tё tepёr, / s’ja pёrtonte tё mirr me pёrdhunё / ndonjё kaciq, apo ndonjё ziur, / dhe me shokёt aj e piq nё hell. / Pirro – Bur njё ditё ish i vetёm. / Pirro – Burri çish bё atё ditё? / Ai nё pill, nё malin e Bozhurit,  / njё kaciq e kish vёnё nё hell, / dhe mёlshitё tё gjalla ja haj. / Pirro – burrit njё ulk ju afrua / dhe ju huadh me kaciq t’e haj. / Pirro – Burri kaciqnё e la nё hell, / ulkut kamёn ja nxorri pёrpara, / dorё e kamё nё golё ja hosi, / Ulku Pirros nё grykё ju huadh. / Po jetimit nё pikё tё hallit  / shpejt di ipje nё ndihmё i vёnё. / Ja nxuarr sitё ulkut tё tёrbuar, / -Ja nxuarr sitё e ja kllapurisnё / dhe e pllaksёn si shirkun mbё dhe; / si shirku bё dhe ulku ra plasur. / Pirro – Burri ipjet si di motra, i pёrgushi me di lot nё si. / Pranё tire kaciqin e poqi. / Ipjet hanё nё mishin e ulkut, / Pirro – Burri nё mish tё kaciqit. (ipje=shqipe) (Pilika, f. 38)

Shqipja ruan ende diftongje tё dryshme rreth 40, ndёrkohё qё gjuha greke ka jo mё shumё se 9, sanskrishtja 2 , latinishtja 1. Gjuha shqipe ka rreth 750 “fjalё rrёnjё” njёrokёshe.  (E. Kocaqi thotё pёr 850 fjalё  rrokore), Kёto diftongje dhe njёrrokёshet e tyre janё rezultati i njё fenomeni tё vjetёr gjuhёsor, qё ka filluar bashke me belbёzimet e para qysh nё zanafillё.

Ёshtё fakt historik  i njohur qё kisha e krishtere e shkretoi Orakullin e Dodonёs, nё vitin 551 pas krishtit, duke ia luftuar me tёrbim simbolet  pagane, posaçёrisht shqiponjёn. Megjithatё, ky simbol stёrgjyshёror, ka qёnё aq fort i ngulitur nё ndёrgjegjen e vegjёlisё shqiptare, sa,  padashur t’ia dijё pёr mallkimet dhe dёnimet ekstreme tё patrikёve dhe peshkopёve.  (Pilika  f.75).

Ka studiues qё thonё:  megjithёse shqiponja ёshtё simbol nuk ka qёnё  “TOTEM”, kur shqiponja ka shpёtuar jetёn e Zeusit si e pamё mё lartё dhe kur kjo i shpёtoi  jetёn Pirros. A nuk ёshtё bindёse pёr tё qёnё njё etnonim shqipёtar?

Le tё shohim historianёt me studimet e tyre si i kanё emёruar ata pёrpjekjet e shqiptareve pёr liri dhe pavarёsi… Ne vitin 1355 caktohet despot i Epirit , bizantinasi, Nikifor i II-tё. Mbasi  pushtoi krahinat e Etolisё dhe tё Thesalisё, nё saje tё ushtrisё sё madhe tё pёrbёre nga forcat bizantine, greke dhe mercenarё turq, ai donte  tё rizaptonte edhe çifliqet e zotёruara nga shqiptarёt  dhe tua jepte çifligarёve bizantine. Tre vjet mё vonё, nё verёn e vitit 1358 nё vendin e quajtur Aspropotam (Akelos)  u bё beteja e “shqiptarëve” dhe Nikoforit tё II-tё, Engjellit, e cila pёrfundojё me shpartallimin e plotё tё forcave bizantine, ku gjeti vdekjen edhe vetё Nikofori i II-te. Sipas nje proverbi freng: “Udheheqёsi i vrarё, beteja e pёrfunduar”.

Fan Noli  “shkruan:  “mё 1379, pikёrisht kur kryezoti gegё,  Gjergj Ballsha, ndihmonte boshnjakёt nё Banat , Kryezoti çam Gjin Bua Shpata, shkatёrroi pёrpara Nartёs ushtritё e bashkuara tё sёrbёve, grekёve,napolitanёve edhe bizantinёve, duke siguruar Despotatin e tij deri sa vdiq nё vitin 1400. Mёnyra se si u fitua beteja e Nartёs, ёshtё pёr tё theksuar, se kjo mёnyrё u pёrsёrit disa herё prej Skёnderbeut nё rrethimin e Krujёs. Gjin Bua Shpata i la ushtritё armike tё rrethojnё kryeqytetin e tij dhe vetё qёndroi jashtё. Pasi u lodhёn kundёrshtarёt  nga rrethimi i gjatё, nga goditjet e pa pritura dhe tё vazhdueshme nga jashtё dhe sulmet e tё rrethuarve nga mbrёnda kёshtjellёs, ai u ra pёrsipёr si rrufe dhe i shpartalloi fare, duke zёnё rob kryekomandantin e tyre tё ekspeditёs anzhuine  Huan Heredia”.  Beteja tё tjera u pёrsёritёn kundёr  “shqiptareve “  nё vitet 1380, 1382, 1384, 1385. Nё betejёn e vitit 1396 dhe 1399, Despoti Izoul Buadelmonti krijoi njё kualicion me forca turke tё komanduar nga dy komandantё tё zotё turq, si Timurdashi dhe Melkushin, nga serbi Jan Uroshi dhe napolitani Karl Doko, tё cilёt erdhёn nё ndihmё tё Despotatit tё Janinёs.  “Shqiptaret “ tё udhёhequr nga strategu Gjin Bua Shpata i shpartalloi nё pozicionet “Drisko” nё vitin 1396. Pas tre vjetёve e pёrseritёn prapё mё 9 prill tё vitit 1399. Beteja u zhvillua nё fshatin Mesopotam afёr Delvinёs. ”Shqiptaret “ u hodhёn nё sulm me trimёri duke zёnё rob despotin  Robert Izoulin me arhonёt e tij. Me 29 tetor 1399 vdes Gjin Bua Shpata. “Burrё i fuqishёm, i admirueshёm e lavdi e  “Arberise” . Vendin e tij e zuri i vёllai, Zguro Shpata i cili e mbajti deri nё vitin 1418.

Fan Noli shkruan: “Kur u pёrmbysёn Ballshajt dhe Shpatajt, tё tjerё kapedanё “shqiptarё” zunё vendin e tyre, kapёn flamurin e lirisё qe u ra nga dora dhe u arritёn t’u bёnin ballё sulmeve turke”. (12).

Ardhja e Skёnderbeut nё krye tё shtetit tё ri shqiptar, pati njё jehonё tё madhe dhe u vlerёsua shumё nga Vatikani dhe fuqitё e mёdha europiane tё kohёs.  Me bёmat e Skёnderbeut, pas atyre tё Akilit, Aleksandrit tё madh, tё Pirros dhe tё Gjin Bua Spatёs (bashkatdhetarёt  e tij pellazgё) u shkrua njёra nga epopetё mё tё bukura tё historisё hapёsirёs shqiptare. Fama e kёtij princi arriti edhe nё Francё, ku, pёr nder tё tij janё shkruar duzina dramash. Zhak de Lavarde shkroi njё biografi tё shkёlqyer, (histori e Gjergj Kastriotit, i quajtur Skёnderbeu, mbret i Shqipёrisё, 1576), e cila frymёzoi Ronsardin tё kompozonte sonatёn e mё poshtёme (nё frёngjishten e vjetёr):

E piri nuk ka vetem kuaj te mire. / Per te rrembyer çmimet e garave Olimpike. / Por ka luftetarё tё njё gjaku tё lashtё. / qё mburren se është ai i Akilit trim. (Aref “Shqiperia”, f. 123)

 

QЁNDRIMI OSMAN NDAJ KRISHTЁRIMIT

…Pas mundjes  sё kalifit tё fundit Abasid, nё Kajro me 1517 nga sulltan  Selimi i I-re.  u shkri  Kalifati Arab nёn Sulltanatin turk. Pushtimi turk me 1453 ishte nё dobi te Patriakanёs greke.

G. Finlay thote: “Vetёm ardhja e turqёve e shpёtoi Greqinё qe do tё bёhej truall shqiptar” (13).

Sulltan Mehmeti  II-te, shfrytёzoi urrejtjen  midis Papёs e Patrikut dhe krijoi Kishёn ortodokse tё lindjes, njё shtet brёnda shtetit, me njё dekret qё i njihte pasuesit e tij, si krerё shpirtёrorё tё tё gjitha bashkёsive ortodokse.  Fanarjotёt  shpallёn: gjuhёn greke tё plotёfuqishme, alfabeti grek, shkollat greke, kishat greke u bёnё tipar mbizotёrues tё jetёs sё popujve tё krishterё. Patriakana ishte mё e keqe se tirania politike e turqёve.  Ata qё guxonin tё ngrinin krye, braktiseshin, mallkoheshin, shkishёroheshin dhe paditeshin tek autoritetet turke. Autoritetet turke bashkёpunonin haptazi me peshkopёt grekё pёr shtypjen e shpirtit kombёtar tё shqiptarёve tё krishterё. (14).

“Islamizmi tek shqiptarёt nuk ishte religjoz por i llojit juridik dhe ekonomik. Thotё  Prof. George  Stadtmuller.Ndёrsa autorёt, si Gordinjano, I. Irvin, R. Fallasёi, Ё. S. Davis etj.  thonё: “Shqiptaret u kthyen nё myslimanё qё tё mos thitheshin prej popujve kufitarë sllavё dhe grekё… Islamizmi i shqiptarёve ka qёnё njё pritё kundёr presionit sllavё  e grekё.  Po si do tё ishte harta e sotme politike nё Ballkan, nёse shqiptarёt do tё vazhdonin tё luteshin nё kishat sёrbe tё Savёs e nё kishat greke nё gjuhёn e kёtyre kombeve?!  A do te ishin asimiluar ata”. (I.Irvin  & R. Fallasёi, “Fati i islamit Ballkanik”, 1984). (15).

Ne do tё ishim Shqipёri e madhe, por nuk do tё ishim shqiptarё. Kurse  Barleti shkruan: “Shqiptari ёshtё mё shumё luftёtar se sa fetar”.

Dihet se gjuha shqipja ёshtё shkruar pёrpara sundimit turk . Fishta na thotё pёr librin e parё: “ Gjetur nё Vatikan,” se ai ёshtё botimi mё i vjetёr i njohur i deri tani i gjuhёs shqipe. I tёri ёshtё nё pergame dhe ka 208 faqe, i shkruar me shkronja latine… ka tre kapituj, mbi teollogjinё, filozofinё dhe historinё. Kjo tregon qё ka pasur shkrues, botues dhe lexues tё shkolluar tё shqipes  nё vitin 1010. (16).

Murgu francez i quajtur  Brokardus, pohon si provё nё vitin 1332: “Shqiptarёt, me gjithёse kanё njё gjuhё krejt ndryshe nga ajo e Latinёve dhe e Keltёve, nё librat e tyre pёrdorin gёrmat latine’.(Aref, “Shqiperia”, f.184).

Kisha greke ka asgjësuar, duke e djegur arkivin e suljotёve Boçarenj nё vitin 1832. Nё shtёpin e Not Gj. Boçarit nё Amfisё, ruanin shumё libra tё gjuhёs shqipe dhe akte e dokumenta  me shumё vlerё . (Leondis Leondiu). (17)

“Ekzistonin dokumenta tё çmuara nё manastirin e Shёn Naumit, tё shekullit 12, por ato u shkatёrruan me urdhёr tё patrikut grek nё vitin 1850. Murgu Serafin,  autor i kёtij fakti vandalizmi, i thoshte mё 1856 peshkopit Popov dhe tre shokёve tё tij, patriku mё urdhёroj tre herё dhe sё fundi mё kёcёnoj. Vetёm atёhere bёra njё pirg  para manastirit dhe i vura flakёn. Por sa keq mёvinte.(18).

Flamuri i Skёnderbeut i pёrcjellё deri nё ditet tona. Mbi tё gjitha nё kёtё fjalim  historik  Koliqi na zbulon njё tё vёrtetё pёr flamurin tonё kombёtar. Ai shkruan: “Don Juan Aldro Kastrioti, kur e takova pёr tё parёn herё, elegant, mustaqe ngjyre hiri, “a la mode gaoloise”, i sjellshёm, i dashur, zotni me tё gjithё kuptimin e fjalёs…mbajsha letёr kёmbim prej vitit 1900, nёpёrmjet Faik Konicёs… Nё njё mbrёmje,  mё 1910, presidenti i thronit tё Skёnderbeut e ftoi Eqerem Beun nё njё dakrkё ku u gjёndёn pranё mё se 30 vetё tё aristokracisё ndёrkombёtare.  Kah fundi i darkёs njё shёrbёtor i solli njё kuti tё kuqe e tё artё tё Don Aladros dhe e mbajti para kёtij me tё dija duart. Alandroja u ngrit nё kёmbё i emocionuar, hapi kapakun e kutisё dhe nxori prej saj  njё flamur tё kuq me shkabё tё zezё krahёhapur. Foli fjalё tё zjarrta dhe tё prekshme, me njё tingull trishtimi si me e ndie zёmra se do tё valojё lirshёm nё tokёn shqiptare. Pohoi para tё ftuarve besimin e vet mbi ardhmёrinё fatbardhe tё atdheut tё kastriotёve. Nё fund, flamurin ja dorёzoi  Eqerem Beut duke i thёnё: “Unё jam plak e druej se nuk do ta shoh dritёn e lume tё lirisë shqiptare. Ju jeni i ri, mirrje sillnije n’atdhe!  Premtoftё Perёndija qё shpejt tё shtjellohet nё qiella tё lira tё shqipnisё”…  I a lypen Eqerem Beut e ai flamur i Aladro Kastriotit u valvit si simbol  lirie mbas  500 vjetёve nё Vlorё, ditёn e 28  nёndorit  1912 nga Ismail Qemali. (19)

Z. Aristotel Mici, unё u drejtohem me kёtё artikull, pёr rreth  shkrimit  tuaj  “Prejardhjae emrit Shqiptar”.  Ju citoni: “Vetiu na lindin pyetja: Si doli kjo fjalë?  Dhe pse nё kёtё prag kohor? Mendojmё se kjo çёshtje shpjegohet natyrshёm, po qe se ndërrimin e emertimit tё gjuhёs amtare e lidhim me momentin pёrkatёs në histori”.  Momentin pёrkatёs historik qё thoni ju, nuk lidhet me batanijen  e “njёmijё e njё netёve” ,qё tё rish mbi tё nё qiell dhe tё bisedosh  me ёngjejt dhe zogjtë. Henrih Heine ka shkruar:  Den Himmel uberlassen Wir, / Den Engeln und den Spatzen”.  Qiellin ua lёmё ne ёngjёjve dhe zogjve. Dhe shikojmё momentin historik tё atdheut nga Prof. Dr. Eshref Ymeri:  “Akademija e shkencave ka heshtur nё mёnyrё tё shёmtuar para aksioneve tё kreut tё shovenizmit grekokaragjoz nё Shqipёri  Anastas Janullatos, pёr zhvarrimet e Kosinёs, pёr mbjelljen e territorit tё Shqipёrisё sё Jugut me vorreza,  manastire dhe memoriale nё nderim tё ushtarёve agresorё grekё, pёr shpёrthimin e urrejtjes antishqiptare nga ana e mercenarit dhe tradhёtarit  me damkё Vasil Bollano dhe lakeut tё Athinёs Vangjel Dule.” (20).

Prof. Dr. Vedat Shehu shkruan: “Janullatosi ёshtё ngarkuar posaçёrisht qё myslimanet shqiptarё tё quhen turq, qё tё lehtёsohet realizimi pёr t’i kthyer zonat myslimane tё Shqipёrisё sё Jugut si çamёrinё. Prandaj cilindo mysliman Shqiptar qё thotё se ёshtё turk, me dashje apo pa dashje, me pagesё apo me vullnet ёshte agjent qё mbёshtet Janullatosin.  (21)

Z. Aristotel, ju kёrkoni emrin Shqiptarё, ndёsa Janullatosi kёrkon ta pёrbysё  si komb.  Ky prift s’ka turp, kur thotё: Jam kryepeshkop grek, kam kishёn autoqefale greke, kam besimtarёt grek nё Shqipёri.  Historiani grek deklaron: Fitorja  mё tё madhe nё shekullin e kaluar, ёshtё hedhja nё dorё e Kishёs Ortodokse Autoqefale Shqiptare,  Ju z. Aristotel jeni pasiv dhe shurdhmemec, që tjerni lesh pёr dobi tё grekut.  Nё artikullin tuaj renditeshin 20 referenca, por nuk figuron asnje referencë nga historianёt dhe gjuhёtarёt tonё, si Prof. Dr Mathieu Aref, Prof Dr. Dhimiter Pilika, Pro. Dr. Edwin Jacques,  Prof. Dr Eshref Ymeri, prof. Dr. Sami Repishti. Prof. Pullumb Xhufi.    Pse?  Se keta i kane vёnё kufin grekut te Gjiri i Prevezёs.  Me siguri qё Çamёria vjen pas Kosovës.

Referenca:

1. Prof. Peng dhe Luigj Lluka, Gazeta “Illyria”, 24-5-2005, f. 35.

2. Fahi Xharra,  “Raca Shqiptare”  internet  2-7-2013.

3. Aristidh Kola, “Arvanitet”, bot. 2002, f. 166.

4. Albert Kotini, “Tre gurёt e zezё nё Preveze”,  bot. vol. 2,

5. Mathieu Aref,  “Shqiptaret”, bot. 2007, f. 830 dhe f. 86.

6. Eleni Kocaqi, “Shqipja celesi i gjuheve”, bot. 2008, f. 162.

7. Mathieu Aref , “Mikena=Peellazget”, bot. 2008, f. 300 dhe f. 479.

8. Edwin Jacques, “Shqiptaret”,  bot. 1995,  f. 67.

9. M. Aref,  “Shqiptaret”, bot. 2007, f. 109

10. Edwin Jacques,  “Shqiptaret”, bot. 1995,  f. 48.

11. Dhimiter Pilika, “Pellazget” bot. 2005, f. 72, 79, 38, 75.

12. Fan Noli, “Historia e Skenderbeut”, bot. 1949, f. 6-22.

13. G. Finlay,  “The histori of greece” london, 1851, f. 349.

14. E. Jacques, “Shqiptaret”, bot 1995, f. 232.

15.  Sh. Delvina,  “Epirrin”, bot.  1999,  f. 304

16. At Fishta, Gazeta “ Illyria”, Dy caqet e gjuhes”, 15-11-2004,  f. 24.

17. Aristidh Kola,  “Arvanitet”, bot. 2002, f. 258.

18. Zhan Klod Faveirial, “Historia e Shqiperise”, bot. 2004, f. 334.

19. Albert Kotini,  “Tre guret e zes ne Preveze”, bot 2000, vol. 1, f.275.

20. Prof. Dr. Eshref Ymeri, “Tradita antikombetare”, internet, 6-4-2012

21. Prof.  Dr. Vedat Shehu, internet, “Janullatosi…”,  12-8-2012.

RASIM BEBO – Addison Cikago  korrik  2013

Filed Under: Kulture Tagged With: pak histori, per gjuhen shqipe, rasim bebo

Artikujt e fundit

  • “Eposi i Kreshnikëve” dhe një përkujtim për Prof. Arshi Pipën e Prof. Stavro Skendin
  • “Columbia University Albanian Society,” organizon ekspozitën muzeale “Fëmijët e së Nesërmes”
  • VATRA VIZITOI “ZËRIN E AMERIKËS”
  • Mary Camaj: Celebrating Albanian Heritage through Dance and Advocacy
  • KRESHNIKË, LEGJENDA DHE MUZIKË…
  • TRAZIRA GJEOPOLITIKE ME TRYSNI BËRTHAMORE
  • VATRA U TAKUA ME KRYETARIN E PARLAMENTIT TË KOSOVËS
  • Natyra dhe ne
  • TE VATRA SONTE NE ORA 6.30 PM, PROF.DR. ZYMER NEZIRI MBAN LIGJËRATË RRETH EPOSIT TE KRESHNIKEVE
  • “Diplomacia ndërkombëtare dhe çështja e Kosovës 1997-1999”
  • Bektashizmi në Shqipëri dhe roli i tij në përhapjen e shkollave shqipe
  • Kryetari Glauk Konjufca në Samitin për Demokraci: Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm
  • Artisti shqiptar, Alfred Mirashi – Miloti, vendos në Piazza Mercato, Napoli, skulpturën monumentale “Çelësi i së sotmes”
  • VATRA FTON TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS NË PROMOVIMIN E LIBRIT: “FËMIJËT SHQIPTARË NË KOSOVË-VIKTIMA TË GJENOCIDIT SHTETËROR TË SERBISË”
  • Për herë të parë në Amerikë, ribotohet “Albumi” i Fan Nolit

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT