Perktheu Gjon Kadeli/
Parlamenti i Maqedonis miratoi ligjin ne baze te cilit do te lejohet perdorimi i gjuhes shqipe ne adminisrtaten e vendit, megjithse u bane pretsta nga opozita e krahut te djathte,e cila thote se ky vendim do te shkaktoje percamje ne Maqedoni.
Gjashtdhjete e kater ligjvens te parlamentit, i cili ka 120 antare,votuen per miratimin e ligjit, pa u ba nji debat qe e kerkoi
opozita.
Ligjvensit e partise se opozites protestuen kunder ketij vendimi,i cili ishte miratue ne Kallnuer, megjithe kete u kerkue qe te te bahej perseri nji votim mbi kete ceshtje,mbasi presidenti konservativ Gjorgj Ivanov perdori veton kundet miratimit.
Tashti presidenti duhet patjeter ta nenshkrueje kete ligj.
Maqedonishtja asht gjuha kryesore zyrtare e atij vendi,por shqiptaret perbajn, te pakten 25 perqin te popullsise se Maqedonis.
Deri tashti gjuha shqipe asht perdorun vetem ne zonat qe banohen kryesisht nga shqiptaret
Ligji i ri i lejon tashti shqiptaret qe t’a perdorin gjuhen e tyne ne shkallat kombetare, tuej perfshi administraten,ne sherbimin mjeksor,
ne polici, dhe ne ente te tjera zyrtare.
Tashti gjuha shqipe mund te perdoret edhe ne p[arlamentin e Maqedonis nga perfaqsuesit e zgjedhun nga shqiptaret.
Shtohen zërat për dhe kundër zgjidhjes së kontestit të emrit
Ne Foto:Protestë në Shkup kundër ndryshimit të emrit kushtetues të Maqedonisë, organizuar nga lëvizja “Emri ynë është e drejta jonë”, e diel, 4 mars 2018/
Procesi i bisedimeve për zgjidhjen e kontestit të emrit që ka Maqedonia me Greqinë, ka hyrë në fazën më të vështirë pas qëndrimit të fortë të palës greke, e cila kërkon që zgjidhja të përfshijë jo vetëm ndërrimin e emrit të shtetit, për përdorim të brendshëm dhe jashtëm, por edhe ndryshimin e Kushtetutës, që nënkupton edhe një formulim të ri për identitetin, gjuhën dhe çështje tjera.
Kjo ka bërë që të rriten pakënaqësitë edhe pse në opinion tani është hapur debati nëse ndërrimi i emrit dhe i Kushtetutës rrezikon edhe identitetin, pasi njohës të çështjeve politike dhe të historisë, thonë se identiteti shtetëror dallon nga ai i ndjenjës së përkatësisë etnike brenda shtetit.
Por, nga ana tjetër, në mbrojtje të emrit aktual, është ngritur edhe Kisha ortodokse maqedonase, e cila kërkon ndërprerjen e bisedimeve, ngjashëm sikur edhe Kisha greke, e cila kohë më parë mbajti protesta në Athinë dhe Selanik në mbrojtje të pozicioneve të palës greke.
“Vetëm Zoti mund ta shpëtojë Maqedoninë, pasi pa Zotin, atdheu, kombi ynë dhe kisha nuk do të ekzistojnë në kohën kur jemi të nënçmuar deri në skajshmëri. Këtu mund të na ndihmojnë edhe grekët pasi nëse ata nuk heqin dorë nga vijat e kuqe, procesi i bisedimeve do të dështojë se ne do të shpëtojmë, nuk do të ndryshojmë as emrin e shtetit, e nuk do të humbim as identitetin e as gjuhën”, ka deklaruar në tubimin e fundit në Shkup peshkopi Petar nga Kisha ortodokse maqedonase.
Ai ka bërë thirrje për unitet, ndërsa ka drejtuar akuza ndaj partisë në pushtet të kryeministrit Zoran Zaev për heqje dorë nga interesat shtetërore dhe kombëtare.
Pavarësisht kundërshtimeve që duken se po e vështirësojnë procesin, Nano Ruxhin, ish-ambasador i Maqedonisë në NATO dhe profesor i së Drejtës Ndërkombëtare beson se problemi do të ketë zgjidhje.
Ai e arsyeton protestën e organizuar nga kisha duke theksuar, madje, se ajo mund të ketë edhe efekte të mira për t’ia bërë të qartë palës greke se edhe këtu ka njerëz që nuk janë të kënaqur me zgjidhjet që ofrohen.
“Është më se normale të ketë protesta, dhe kjo është një gjë e mirë që t’i tregojmë palës greke se edhe ne këtu kemi njerëz që nuk janë të kënaqur dhe se ai që nënshkruan marrëveshjen, mund të rrezikojë shumë. Por, në anën tjetër, gjithashtu vlerësoj se është mirë që këto protesta nuk u mbështetën të paktën deklarativisht nga VMRO-ja që nënkupton se mund të kemi një konsensus për mbylljen e problemit”.
“Unë jam optimist se zgjidhje mund të ketë, ndoshta deri në qershor. Është një mundësi e mirë për vendin pasi për herë të parë në këto 27 vjet sa ekziston ky kontest, kemi qëndrim të qartë nga Qeveria se është e gatshme për kompromis dhe tash ajo ka bërë të ditur se pranon një emër me përcaktim gjeografik dhe, madje, ka dalë edhe me katër emra konkretë”, vlerëson Ruxhin.
Sa i përket debatit për identitetin dhe pretendimet se me ndryshimin e emrit, mund të ndryshohet edhe identiteti, Albert Musliu, analist politik, thotë se kjo nuk qëndron. Ai këtë e sqaron me rastin e shqiptarëve, të cilët janë shtetas të Maqedonisë, por në anën tjetër askush nuk mund t’ua mohojë përkatësinë e tyre kombëtare.
Për gjendjen e krijuar, Musliu fajëson partitë, të cilat siç thotë, këtë problematikë gjithmonë e kanë shfrytëzuar për përfitime politike.
“Unë mendoj se emërtimi i shtetit nuk ka se si të ndikojë në destabilizimin e vendit apo në ndryshimin e identitetit tim etnik. Nëse ne nuk i marrin për bazë politikanët dhe nëse shkenca inkuadrohet në mënyrë të duhur dhe nga ana tjetër, politikanët të bëhen të përgjegjshëm dhe jo të shohin interesin e momentin, unë mendoj se edhe ajo frikë, e cila është legjitime te qytetarët, pasi ajo është e pranishme kur shohin se si çdo ditë bombardohen se do të humbin identitetin e gjuhën, atëherë nuk shoh unë se si mundet që emërtimi i shtetit, realisht, të ndikojë në humbjen e identitetit të komunitetit më të madh në Maqedoni”, konsideron Musliu.
Ndryshe, palët pritet t’i qartësojnë pozicionet e tyre gjatë vizitës së paralajmëruar në Shkup të shefit të diplomacisë greke, Nikos Kocijac.
Ende s’dihet data e vizitës së tij, por asaj i paraprinë heqja e emrit “Aleksandri i Madh”, që mbante Aeroporti i Shkupit, si dhe i autostradës në drejtim të Greqisë që tani quhet “Miqësia”.Këto veprime janë ndërmarrë nga Shkupi si shprehje e gatishmërisë për forcimin e raporteve apo për t’i dëshmuar Greqisë se Maqedonia nuk ka qasje irredentiste siç pretendon Athina, e cila vlerëson se heroi Aleksandri i Madh i takon Greqisë.
Si shihet atdheu nga larg- Gjuha shqipe në Maqedoni
Me dekretligjin e Zaevit është vërtetuar se gjuha maqedone është e (vetmja)gjuhë zyrtare në Maqedoni!/
Nga Skender Karaçica/Çikago/Në ligjin për gjuhët që ato mjedise ku përbërja e një pokice kombëtare (lexo:shqiptare)kalon mbi 20% ka të drejtë të përdorë gjuhën e vet në të gjitha nivelet e jetës e të punës në isntitucionet e pushtetit lokal.Në këtë ligj që është miratuar nuk përmendet fare gjuha shqipe,por tekstualisht thuhet se gjuha maqedone është gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Për ,,zyrtarizimin,, e gjuhëve tjera dhe të gjuhës shqipe në ato mjedise ku përbërja e atyre që flasin gjuhët tjera kalon 20% mund të përdorin gjuhët e tyre(kështu thuhet në ligjin e miratuar në Shkup)Por,tutje,ky ligj e përthekon fortë të drejtën e shëtit maqedonas me gjuhën e tyre të (vetme)zyrtare dhe deklaron se para të ,,zyrtarizohen,,gjuhët tjera për to duhet të hapet debat në ansambletë komunale të pushtetit lokal(sic!)për të marrë miratimimin e (shumicës së popullit maqedonas dhe të shtetit të tyre(sic!)për përdorimin në jetën e përditshme dhe të institucioneve të pushtetit lokal edhe të gjuhëve tjera.
Në këtë ligj nuk përmendet fare gjuha shqipe,por thuhet tekstualisht për gjuhët tjera(sic!).
Populli shqiptrar në haëpësirën e vet etnike është populli i dytë shumicë që kalon 47%të përbërjes kombëtare të popullit shqiptar entikë dhe sipas Kushtretutës,duhet të jemi real para vetvetes dhe të faktorit ndërkombëtar,populli shqiptar e ka statusin e varur në qafë të pakicës kombëtare dhe jo shtetformues në Maqedoni(sic!).
Atëherë me Kushtetutë populli shqiptar është pakiucë kombëtare,preandaj në këtë ligj nuk përmendet fare gjuha shqipe ,,zyrtare,,si gjuhë e dytë në Maqedoni,por thuhet me këtë dekretligj (lexo:për përdorim të gjuhëve tjera)në ato mjedise ku përbërja e atyre që e flasin gjuhën e vet kalon 20%!
I bëjë thirrje publike botës intelektuale,shkencore,
Pikë!
Çikago,13 janar 2018
DEKLARATA E VATRES PER GJUHEN SHQIPE NE MAQEDONI
VATRA PERSHENDET MIRATIMIN E LIGJIT PER GJUHEN SHQIPE NGA PARLAMENTI I MAQEDONISE/
Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” përshëndet vendimin e Parlamentit të Maqedonisë për miratimin e ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhëve të bashkësive etnike.
Federata Vatra e vlerëson si hap pozitiv të arritur në një shtet ku dasitë etnike janë të theksuara.
Vatra e vlerëson pozitivisht Vendimin sepse Ligji lejon që gjuha shqipe do të përrdoret për të parën herë edhe në Qeveri; edhe në Kuvend, por edhe në të gjitha organet e tjera të pushtetit qëndror, ndërmarrjet publike, agjensitë, drejtoritë, Komisionet etj.Ky Ligj avancon përdorimin zyrtar të Gjuhës shqipe në të gjitha organet e pushtetit qëndror dhe lokal.
Vatra përgëzon bashkësinë shqiptare për këtë arritje dhe bën thirrje që edhe për të ardhmen faktori shqiptar, qoftë ai në opozitë, qoftë në pozitë, të bashkohen në çështje Kombëtare, si kjo.
Vatra mendon se ky ligj është jo vetëm një arritje për shqiptarët , por edhe për vetë maqedonasit dhe do të ulë tonet e grindjeve dhe dasive etnike dhe garanton të drejtat e njeriut sipas kartave ndërkombëtare.
Edhe pse ky Ligj është ende larg plotësimit të zotimit që Partia Social Demokrate e Kryeministrit Zoran Zaev, pat premtuar kur mori mbështetjen e partive shqiptare, sërish përbën një hap përpara në betejën e gjatë të shqiptarëve të Maqedonisë për përdorimin e gjuhës shqipe dhe i hap rrugën marrjes së statusit të barabartë të Gjuhës shqipe me atë maqedonase, ç’ka do të kërkonte ndryshimin e Kushtetutës. Beteja mbetet e hapur dhe shqiptarët duhet të punojnë edhe për këtë objektiv madhor.
***
Maqedoni, S’ka ende aktakuza ndaj deputetëve të përfshirë në incidentin e 27 prillit
Ne Foto: Eskalimi i situatës në Parlamentin e Maqedonisë, 27 Prill/
Nga Prokuroria Publike nuk kanë dhënë detaje rreth nisjes eventuale të procedurave hetimore edhe pse raportet e Ministrisë së Punëve të Brendshme flasin për përfshirjen e të paktën gjashtë deputetëve të VMRO-së në trazirat në Kuvend.
Disa prej tyre, dyshohet se kanë hapur dyert e Kuvendit për protestuesit, ndërsa të tjerët i kishin udhëzuar protestuesit për tek salla e konferencave për mediat, ku ndodheshin deputetët e shumicës të cilët më pas iu nënshtruan dhunës së ashpër.
Disa deputetëve të sulmuar, iu rrezikua edhe jeta nga plagët e marra. E gjithë skena e dhunshme ishte regjistruar nga kamerat brenda Kuvendit të cilat edhe janë treguar në opinion.
Njohësit e çështjeve juridike, thonë se hezitimi i gjyqësorit për nisjen e hetimeve për këtë rast të rëndë, edhe një herë vërteton gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet drejtësia, e cila sipas tyre, ka nevojë për ndryshime rrënjësore.
“Duhet bërë një revidim rrënjësor të rregullativës ligjore, por gjithsesi se reformat më të mëdha duhet të bëhet në pjesën e sistemit të drejtësisë për të funksionuar sistemi gjyqësor i cili, siç duket, nuk është në nivel të detyrës dhe është i politizuar në nivelin më të lartë të mundshëm. Pa një sistem gjyqësor të pavarur nuk mund të ketë sundim të ligjit në vend”, thotë Nikolla Tupançevski, profesor në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup.
Lidhur me dhunën në Kuvend, gjykatat kishin ndaluar rreth 20 persona, por vetëm nëntë prej tyre ishin dënuar, ndonëse edhe ata morën dënime me kusht, duke nxitur kështu reagime të shumta në opinion.
Në rast të mungesës së vullnetit të prokurorisë së rregullt për të hetuar rastin, nuk përjashtohet mundësia që këtu të përfshihet edhe Prokuroria Speciale, e themeluar pikërisht për shkak të politizimit të institucioneve aktuale gjyqësore.
Kjo prokurori, ndërkohë është në përfundim të hartimit të akuzave ndaj dhjetëra zyrtarëve të akuzuar për shpërdorim të detyrës. Prokurorja Speciale, Katica Janeva, tha se paditë pritet të zyrtarizohen javën e ardhshme.
“Mendoj se shumë nga hetimet që janë hapur do të përfundojnë me padi penale. Ka edhe për zyrtarë të lartë, por edhe për personalitete tjera që kanë qenë pjesë e aferës së përgjimeve nga periudha 2008-2015”, ka thënë ajo.
“Për disa nga personat e dyshuar do të ketë padi penale, për disa do të ketë ndërprerje të procedurës. Shpresoj se gjykatat do të marrin në konsideratë dëshmitë tona lidhur me paditë që do të paraqesim dhe të njëjta do të marrin edhe epilogun konkret”, ka deklaruar prokurorja speciale, Katica Janeva.Megjithatë, ajo nuk ka saktësuar emra konkret, por në mesin e tyre, besohet se do të gjenden ish-ministra të Qeverisë së Nikolla Gruevskit, përfshirë edhe vet ish kryeministrin.(RFL)
- 1
- 2
- 3
- …
- 5
- Next Page »