• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Regjimet neokomuniste dhe Interesat Kombetare

April 1, 2017 by dgreca

Regjimet  neokomuniste në Shqipëri dhe në Kosovë, janë duke i rrezikuar interesat nacionale?!/

Nga Skënder MULLIQI/

  Unë pasi që djali më punon në Shqipëri , bukur shpesh po e kaloi rrugën e  kombit për në vendin e shqiponjave. Përjetimet e mia rritën sa herë që marr një rrugëtim të tillë. Dhe, vërtetë njeriu ka me çka të fascinohet në Shqipëri  . Gjithandej njerëz të mirë dhe të ndershem  , bukuri të rralla natyrore , bregdeti që çdo shtet ia ka lakmi. Veq Zoti si e ka falë atë bukuri të qiltër natyrore  në qdo cep të vendit. Nese Kosova është vend I begatshem , Shqipëria është  nje vend më bregdeti të rrallë. Nese dikur kan munguar ndërtimet në të dyja anët e kufirit, sot shohim rrugë të mira , shtëpi  të bukura  , bregedet gjithnjë e më të rregulluara .Nuk na mungon asgjë  kah jemi në trojet etnike. Vërtetë si Kosova ashtu edhe Shqipëria kan pasur rastin dhe mundësit të bëhën  dy shtete shumë  më të përparuara dhe më një mirëqenje ndoshta si në Zvicren e përkryer. Gjithnjë këtë imazh të cilin na ka falë Zoti, po ia zbehin  udhëheqjet  më të dobeta, më të korruptura dhe më të kriminalizuara prej së kemi hy  në demokraci.Do njerëz  lakmitare për të mira materjale dhe për  pushtet apsolut. Njeriut i kënaqët zemra në qytetin e Tiranës   , si dhe gjithandej në qytetete të bukura të  Shqipërisë  më plotë monumente historike .  Të bëhët zemra mal dhe të kenaqët shpirti më historinë dhe kulturën  tonë aq të begatshme dhe  të bujshme ,të rilindasve tanë të cilët kan  lanë gjurmë të pashlyera . Nuk u kan munguar shqiptarëve as  patriotët në zë , të cilët flijuan gjithqka për çështjën madhore kombëtare. Vargu për ti numëruar është I gjatë sa  është e gjatë  edhe vet lashtësia jonë   .Por , fati ynë i keq ishin dhe kan mbetur  politikat dhe politikanet e mbrapsht, të cilët shumë na dëmtuan në rrugëtimin tonë si komb dhe si dy shtete . Madje disa herë i tradhëtuan  keq edhe  interesat  tona madhore kombëtare .I kontrubuan coptimit të trojeve etnike , të cilat troje u shkëputën  padrejtësisht nga trungu I lashtë ilirik,  ngë Fuqitë e mëdha të kohës. Tradhëtia  jonë ishte dhe ka mbetur  shëmtia jonë më e madhe. Na solli të liga të mëdha kur duhej të ishim unik, kur dihet së jemi të rrethuar nga të  katër anët nga armiqët tanë serbosllavë . Edhe pse u shkëputëm më vështërsi të mëdha nga diktatura e eger komuniste në Shqipëri dhe në ish-Jugosllavi , ende nuk i kemi eliminuar nga skenat  politike mbeturinat e komunizmit.Në të dyja anët e kufirit udhëheqjët aktuale shtetërore ende  nuk janë liruar nga sundimtarët e tipit komunist.Një mik që është profesor e bujqëisë në Univerzitetin e Tiranës, më thotë gjatë bisedës” Kemi menduar së pasi që e fituat lirinë në Kosovë do të keni  një logjikë  më ndryshe,  shumë më pozitive të shtetndërtmit, e jo të bëheni një  kopje e veseve të mbrapshta të pushteteve  pas diktatoriale në Shqipëri. Kemi besuar thotë në vazhdim të bisedës   profesori ,së në Kosovë do të instalohet nje logjike e shëndosh e udhëheqjës më shtetin dhe të mirat materjale , e jo të grabitet dhe keqbërdorët qdo gjë ashtu siq ndodhi tek ne pas rrëzimit të diktaturës ,por edhe tash . Ne Shqipëri ishte shkatërruar prona shoqërore më privatizime, e këtë llogjikë e kan kopjuar edhe udhëheqjët tuaja shtetërore thotë ai .

 Logjika përfituese themë unë  mbisundoj mbi logjikën e shëndosh të shtendërtimit dhe mirëqenjës.Ne bisedë më qytetarë në Kosovë dhe në Shqipëri shumica pajtohen së këto garnitura pushtetare janë duke na sjellur dëme politike dhe dëme në planin zhvillimor ekonomik.Të gjithë i shprehin paknaqësit e tyre së kastat aktuale në pushtetet e Tiranës dhe të Prishtinës janë skajshmërisht të korruptuara dhe të implikuara në krime .  Po udhëheqin me defekte të mëdha Kosovën dhe Shqipërinë, deri në tradhëti kombëtare . Janë pasuruar aq shumë në menyrë të pa ndershme sa as vet nuk dinë sa pasuri kanë.Miku im  atë ditë sa ishim bashkë më thotë ”Shiko Skënder p.sh në Shqipëri aq shumë është i pasur  Ilira Meta sa nuk mundësh të marresh më mend, e kështu më radhë  “…Nese në Shqipëri kanibisi po legalizohet nga Edi Rama i cili edhe e pranoj në një deklaratë të tij duke thënë së ‘ Nuk është qudi së një ditë mbjellja e kanibisit  do të legalizohet”.  Kjo fletë qartazi së Edi Rama  nuk dallon shumë  nga  Eskobari. Edhe në planin e jashtem regjimet nekomuniste në Prishtinë dhe  në Tiranë janë kthyer më shumë  më fytyrë  nga Lindja . Këto garnitura udhëheqëse te tipit autokratik janë duke i përdorur metodat dualiste të sjelljës karshi miqëve tanë tradicional  Perëndimor, në këtë kontest edhe me  Amerikën mike .Prandaj, edhe injorimet që po iu bëhen Thaçit  dhe Edit  nga Amerika dhe shtetet më peshë në Evropë nuk janë të rastësishme. Manipulimet  e Hashim Thaqit dhe të Isa Mustafës  për hesape të veta  , nuk po u  pinë më  ujë. Këtë ua tregoi qartazi ambasadori amerikan  në Kosovë, Greg Delawie  dhe zëvëndës-ndihmës sekretari amerikan I shtetit, Hoyt Yee gjatë vizitës në Kosovë, I cili nuk u takua më presidentin Thaqi dhe më kryeministrin Mustafa. Tashmë që të dytë këta bashkë më Edi Ramën janë shpërfaqur së nuk janë  në linjë politike më miqët tanë Perëndimor .Edhe përkrahja që iu dha Lulzim Bashës  gjatë vizitës në Amerikë , është një flakareshë për Edi Ramën . Rama ka rreshqitur thellë në valët e banditizmit. Regjimet tiranike në Shqipëri dhe në Kosovë siq e kam thënë edhe më parë , duhet të largohën nga pushteti  për të mirën e dy shteteve shqiptare . Këta janë duke i rrezikuar tashme  interesat nacionale te shqiptarëve …

Filed Under: Politike Tagged With: Interesat Kombetare, Regjimet neokomuniste dhe, Skender Mulliqi

Nishani, në festimet e Ditës së Komunës së Ulqinit

April 1, 2017 by dgreca

1 prill 2017-Ulqin, Mal i Zi/

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani mori pjesë në kremtimet e Ditës së Komunës së Ulqinit. Në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Ulqinit të mbajtur në Qendrën për Kulturën, ishte i pranishëm edhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, Kryetari i Komunës Nazif Cungu, Kryetari i Kuvendit Komunal Loro Ndrekiqi, ministra të qeverisë së Malit të Zi dhe nga Kosova, Ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik, autoritete vendore, drejtues të besimeve fetare, ulqinakas të ardhur nga Durrësi si dhe shumë qytetarë.

Presidenti Nishani zhvilloi paraprakisht një takim me Presidentin e Malit të Zi Filip Vujanoviç në selinë e Komunës, të cilit i shprehu mirënjohjen në emër të Shqipërisë dhe të qytetarëve shqiptarë për kujdesin e vazhdueshëm që tregon ndaj pakicës shqiptare si dhe për kontributin e vyer të dhënë gjatë gjithë këtyre viteve në drejtim të forcimit të miqësisë dhe marrëdhënieve mes dy vendeve. “Edhe ne e provojmë bashkëjetesën dhe Mali i Zi është jo vetëm një vend fqinj, por edhe mik i Shqipërisë.” – theksoi Presidenti Nishani.

Kreu i Shtetit shqiptar pasi vuri në dukje se Parlamenti shqiptar ishte i pari që ratifikoi marrëveshjen e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, theksoi se: “Anëtarësimi juaj në aleancën politiko-ushtarake të Atlantikut të Veriut jo vetëm u shërben dhe rrit sigurinë e qytetarëve tuaj, por është një kontribut në të mirë të sigurisë së mbarë rajonit tonë, sepse rrit sigurinë dhe zgjeron hapësirën e lirisë në Ballkan duke qenë se kemi nevojë të garantojmë sa më shumë paqen dhe stabilitetin për vendet dhe popujt tanë. Qytetarët malazezë do të kuptojnë rëndësinë e të qenit në një aleancë politiko-ushtarake që i siguron paqen dhe stabilitetin.”

Nga ana e tij Presidenti Vujanoviç, pasi uroi Ditën e Ulqinit dhe vuri në dukje se marrëdhëniet mes dy vendeve janë një model i përkryer i marrëdhënieve të mira fqinjësore, shprehu besimin se ato do të forcohen edhe më tej, sidomos bashkëpunimi ekonomik në fushat e turizmit, të energjisë, transportit detar, etj.

Presidenti Vujanoviç falënderoi Presidentin Nishani për ndihmën e çmuar dhë mbështetjen për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, pasi ndihma e fqinjëve vlerësohet së tepërmi duke qenë se ata mund të dëshmojnë më së miri për zhvillimin e vendit të tij, duke shtuar se marrëdhëniet janë të shkëlqyera, por anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut të Veriut hap mundësi të reja bashkëpunimi, sidomos po të kihet parasysh fakti që i gjithë bregdeti i vendeve tona i përket totalisht hapësirës së Aleancës.

Të mikpritur nga Kryetari komunal Loro Ndrekiqi dhe Kryetari i Komunës Nazif Cungu, të dy Presidentët morën pjesë dhe përshëndetën veprimtarinë festive që u mbajt në Qendrën e Kulturës me rastin e Ditës së Ulqinit, gjatë së cilët kënduan dhe luajtën mjeshtërisht disa artistë të shquar nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kroacia.

Në përfundim, Presidenti Nishani dha edhe këtë mesazh para mediave të pranishme duke u shprehur: “Ishte kënaqësi, por edhe privilegj të isha sot i ftuar në Ditën e Ulqinit. I falënderoj autoritetet vendore, Kryetarin Cungu dhe të gjithë përfaqësuesit e qytetarëve të Ulqinit, të cilët më adresuan një ftesë për të qenë së bashku me ta në këtë ditë feste dhe gëzimi. Ishte një kënaqësi edhe më e veçantë pjesëmarrja në këtë festë e Presidentit Vujanoviç. Gjej rastin edhe njëherë të uroj të gjithë qytetarët: Gëzuar Ditën e Ulqinit! Gëzuar këtë festë! Ditë më të mbara e më të mira për të gjithë qytetarët e Ulqinit dhe të Malit të Zi! Njëkohësisht i shpreha Presidentit Vujanoviç vlerësimet e mia më të mira për respektin që autoritetet, shteti i Malit të Zi u adreson shqiptarëve në Malin e Zi. Jam i bindur gjithashtu se shqiptarët e Malit të Zi, si deri më tani, do të vazhdojnë të jenë kontribues të rëndësishëm të shtetit e vendit të tyre dhe duke e adresuar Malin e Zi në të gjitha proceset e integrimit euro-atlantik. Njëkohësisht gjej rastin të falënderoj shqiptarët në Mal të Zi për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme që vazhdojnë të bëjnë për të ruajtur vlerat e trashëgimisë dhe identitetit të tyre kombëtar.”

Filed Under: Politike Tagged With: ne festen e Komunes, presidenti Nishani, Ulqin

Trump mbron kërkesën e Flynnit për imunitet nga ndjekja penale

March 31, 2017 by dgreca

1 Trump 7Ne Foto: Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump/

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbështeti kërkesën e ish-këshilltarit të tij për siguri kombëtare, që të dëshmojë për kontaktet e tij me Rusinë, në shkëmbim të imunitetit nga ndjekja penale.

“Mike Flynn duhet të kërkojë imunitet. Kjo është një gjueti shtrigash (justifikim për humbjen e madhe në zgjedhje) nga mediat dhe demokratët, me përmasa historike”, shkroi Trump në Twitter.

Avokati i Flynnit, Robert Kelner, tha se klienti i tij do mbrojtje kundër “ndjekjes së padrejtë penale”, në shkëmbim të dëshmisë para komitetit të inteligjencës në të dyja dhomat e Kongresit.

Flynn, gjeneral në pension i ushtrisë, ka dhënë dorëheqje nga posti i këshilltarit për siguri në muajin shkurt, pasi është zbuluar se ai e ka keqinformuar administratën, përfshirë nënpresidentin Mike Pence, në lidhje me kontaktet e tij me ambasadorin rus në Uashington, Sergei Kislyak.

Komiteti i inteligjencës në SHBA është duke hetuar ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016.

Filed Under: Politike Tagged With: Flynni, ndjekja penale, Trump

Kinostudio, Filmat, kategorizimi

March 31, 2017 by dgreca

1-gezim-llojdia

Nga Gëzim Llojdia/

Filmat e realizmit socialist mund ti ndajmë në këto kategori:/

Filmat Për luftën nacional-çlirimtare./

Filmat me temën   e socializmit./

Filmat për kohën e shkuar./

Filma me teme historike./

1.Le të shqyrtojmë veçse dy prej këtyre kategorive. Filmi me teme nga lufta nacional-çlirimtare. Filmi me temë nga lufta nacional-çlirimtare  sidomos  para viteve  ’70 kanë pasur skenarë të realizuar  me detaje të zgjedhura, por pse jo  të ndikuar nga propaganda duke mbivlerësuar rolin udheheqës të P.K. Në këtëo filma vrehet atmosfera e luftës ,ngase vitet nga lufta ishin më pranë, nëse kërkon si nisi apo  ndihej  vëllavrasja mes forcave kundërshtarë partizanë-ballistë ajo është realizuar në kontekstin e kohës .Në disa filma shquhet qartë vëllavrasje më sak ,qartësisht më mirë,ishte lufta për pushtet.

“Kujt ja merrte mëndja shkruante një  eksponent i Ballit  në një libër  të tij se lëvizja komuniste ishte një përrua i vogël ,që u bë lumë”.Filmi “”Malet me blerim mbuluar” mbetet më tipiku,për të parë dhe analizuar luftën e dytë botërore .Skena e dasmës është më tipikja e ndërtuar  duke treguar një realitet, që ka ekzistuar në kohën e zymtë të luftës së dytë botërore. Kuptohet si çdo film i realizmit socialit edhe ky film nuk do të shfaqej nëpër kinema nëse nuk nxirte ne pah ,qëllimin kryesor për të cilin u realizuar. Filmi Kur zbardhi një ditë”, dhe disa prodhime të tjera janë marrë më tepër ca tregime të A.Kondos ,ku shquhet loja e disa aktorëve të shquar të kinematografisë shqiptare të kësaj periudhe,por në kontekst të kohës mbivlerësohej roli i fituesit në luftë . Filmat ,që i përkasin kësaj periudhe kanë brenda edhe realitetin e tyre,pavarësisht shtrëmbrimeve apo ndikimeve .Duhet të jemi koshiqet se asnjë krijim për luftën nuk do të shihte  dritën nëse ai nuk do të kalonte censurën e plotë dhe a mundej që ti shpëtonte kësaj censure ?

Aktori K.Skrami më tregonte se në një dramë të teatrit të Vlorës pasi të shfaqej për  publik kalonte në censurë ku sigurisht vërejtjet për atë këtë etj duhej të bëheshin. Regjizori u tregua i zgjuar dhe vendosi një gurë të madh mes të skenës. I deleguari i partisë tha:Drama është realizuar mirë vetëm ai guri duhet hequr.Aktori A.Vërria më ka rrëfyer ca kohë më parë se filmin :”Thirja” 1976 është realizuar dy herë.Pasi përfundoi filmi ,udhëheqja vendosi të  zvëndesohej R.Ndrenika dhe në vend të tij vendos A.Cerma,kështu që filmi u realizuar më të shumtën e tij për herë të dytë,vetëm sepse atje luante  aktori Ndrenika,që kishte probleme politike. Kështu që askush të mos mendoj se filmat i shpëtuan censurës.

2.Filmat me temën   e socializmit .Filmat të cilat u realizuan  pas viteve  ‘60-70 patën sukses dhe  ruajtën një nivel të lartë artistik si dhe janë ndër filmat të cilët  sot ndiqen me interes pavarësisht gafave apo shtrembërimeve që u janë bërë mirëpo në këtë kategori hyjnë filma të cilët janë  i përkasin nivelit mediokër propogandistik etj.Ajo që duhet mbajtur parasysh është se asnjë film sado i realizuar mirë nuk dilte shfaqej në kinematë shqiptare apo në vatrat e kulturës së fshatrave n pa u parë imtësisht nga struktura të veçanta duke filluar nga KQ e deri tek komitete e partive  të rretheve.

Për çdo sektor u realizuan filma të veçantë artistikë .

Ja disa :Për tokën Filmi:”Brazdat”.Për aviatorët “Filmi Aviatorët’.

Për ushtarët .Për minatorët:’Era e ngrohët e thellësive’.Për Hekurdhën”Binarët” etj.Për montatorët’”Montatorja”.Për qytete e reja;Filmi për Ksamilin. Për naftëtarët. Për të gjitha fushat e jetës u krijuan dhe u realizuan filma. Por të gjitha krijimet  realizmit socialist edhe filmat nuk mund ti shpëtonte dot asgjë censurës dhe për asnjë arsye .Filmat e kësaj periudhe mund të shfaqen me okelio sipër moshat nuk është nevoja për orar të caktuar.Disa prej tyre që janë fund e krye propagandë mund edhe të hiqen.

2. Filmat e ndaluar:Ajo që nuk është vënë në dukje në këtë debat të gjerë është se ka pasur një kategori filmash të cilat u ndaluan. Arsyet ose  autorët kishin tradhtuar sipas gjykimit të kohës ose  kishin devijuar nga vija e partisë. Kështu mund të përmenden disa prej tyre të cilat u hoqën nga shfaqjet për publik dhe u ruajtën vetëm në fondin e kinematografisë .Këta filma shfaqen aktualisht pas viteve ’90. Por ka pasur edhe filma si :”Gunat për mbi tela” ky film u shfaq vetëm disa herë dhe më pas u çua në arkivi e fondit për tu gjendur vetëm pas viteve ‘90. Nuk kishte realizëm realist por më tepër kishin dalur antenat e Tv në mjediset e luftës së Vlorës. Edhe disa filma të tjerë pësuan këtë fat .Mund të përmendin filmin :”Përse bie kjo daulle” bazuar mbi romanin mediokër të Kadaresë ku ishte vete autori që në shkrim të gazetës :’Zëri i Popullit” e vendosi krijimin e tij mes realizimeve mediokre. Debati është i drejt por mbi këto filma s’mund të bëhet më asgjë për ndërhyrje ngase kërkojnë shpenzime të mëdha. A nuk ja vlen të kujtojmë se disa vite më parë Vizion plus në platformën e tij shfaqte filmat shqiptarë duke i shoqëruar më komentet e autorëve të filmit në fillim,ose në fund të tij,por zakonisht në fund të filmit. Shumica e autorëve të këtyre realizimeve sot kanë ndërruar jetë dhe kjo  formë nuk mund të aplikohet më. Vendosja e një okelio për moshat sipër filmit ose në hyrje të filmit mund të shkruhet,thjesht vetëm nj faqe për filmin,kohën realizmit dhe aryset  e realizimit duke ju bashkëngjitur filmit.Ky shënim me germa vendoset në fillim për disa sekonda pastaj të shfaqet titrat e filmit dhe producenti i tij sic është krijimi artistik i kohës.Vetëm kjo mund të bëhet me këtë prodhim artistik që ka mbetur nga koha e realizmit socialist.

Filed Under: Politike Tagged With: Filmat, Gezim Llojdia, kategorizimi, Kinostudio

Dosjet e fshehta të komunizmit, ende peshë e rëndë për Shqipërinë

March 29, 2017 by dgreca


1 dosjet e sig Shqiperi
Më shumë se 25 vjet pas rënies së diktaturës 41 vjeçare të Enver Hoxhës, sekretet e saj vazhdojnë të helmojnë politikën shqiptare. Shumë njerëz në Shqipëri shpresojnë se hapja e arkivit të madh të dosjeve të fshehta të sigurimit do të shërbejë si një kapitull i ri për të shërimin e plagëve që la komunizmi.

Prej katër dekadash, Irina Sollaku është përpjekur të mësojë rreth fatit të burrit të saj, Xhavitit. 84-vjeçarja me origjinë ruse di vetëm një gjë: që i shoqi është ekzekutuar nga sigurimi i shtetit.Ajo shpreson se me hapjen e arkivave të sigurimit do të gjejë më në fund një përgjigje.

“Sot mbushen 40 vjet që u pushkatua burri im. Unë me gjithë fëmijët ishim të internuar ku kam kaluar 12 vjet. Kam ikur nga vendi im dhe tani ka disa vjet që jam kthyer. Kam ardhur këtu me shpresën të kem mundësi të gjej eshtrat e burrit dhe për t’i bërë varrin.” 

Pas shumë vitesh, njëra prej vajzave, Elena, gjeti aktakuzën kundër të atit dhe tre dokumente për ekzekutimin e tij. Por secili dokument mban një datë të ndryshme dhe është e pamundur të gjesh se cila është e sakta.Ndërkaq, ato nuk dinë asgjë se ku mund të jetë varrosur.

“Nuk kam urrejtje për askënd,” thotë Irina. 

Gentiana Sula është një prej personave të ngarkuar me hapjen e arkivave. Gjyshi i saj ka vdekur në burgjet e diktaturës. Gentiana thotë se arkivat përmbajnë sekrete të dhimbshme për shumë shqiptarë.

“Shqipëria është një nga vendet e fundit të Evropës Lindore dhe Qëndrore që ka vendosur t’i jap publikut të drejtën për të pasur qasje mbi dosjet e ish Sigurimit të Shtetit që është edhe policia politike. Në Shqipëri procesi është kompleks dhe do të thoja masiv. Në kuptimin e përmasës së përndjekjes shifrat janë të mëdhaja dhe kohëzgjatja e përndjekjes është shumë e madhe veçanërisht kjo e dyta dallon nga vendet e tjera.”

Sipas disa ekspertëve në Shqipëri, një numër i madh dokumentesh të arkivave të sigurimit janë asgjësuar në vitet 1991-92, kur komunistët ishin ende në pushtet.

Daut Gumeni, ish i burgosur politik është gjithashtu i ngarkuar me hapjen e arkivave të sigurimit.

“Mua më ka mësuar jeta të mos kem frikë nga e vërteta sepse kam kaluar ca vështirësi që më kanë kalitur edhe kurajon përballë të vërtetës. Dikur duhet të mësohemi të gjithë me të vërtetën se pa e ditur se cilët jemi, nuk e dimë se ku vemi.”

Qëllimi kryesor i hapjes së arkivave është të garantohet se asnjë bashkëpunëtor i sigurimit nuk do të mund të mbajë poste publike. Një tjetër synim është të sillet transparencë në skenën politike shqiptare, ku
Politikanët vazhdojnë të përdorin si armë akuzat dhe kundërakuzat për bashkëpunim me regjimin.

“Procesi i hapjes së dosjeve në Shqipëri është një proces i mbajtur peng për shkak të elitës politike dhe për shkak të së shkuarës dhe mëkateve që kasta politike e drejtimit të këtyre dekadave të fundit ka në vend”, thotë analisti Aleksandër Çipa.

Hapja e arkivave filloi në dhjetor të vitit të kaluar dhe ka ecur ngadalë. Ekspertët parashikojnë që ai të vazhdojë gjatë.(Kortezi:Zeri i Amerikes)

Filed Under: Politike Tagged With: Dosjet e fshehta, shqiperi, të komunizmit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 564
  • 565
  • 566
  • 567
  • 568
  • …
  • 667
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PËKUSHTIM XHEVAT KORҪËS
  • Shqiptarët në Philadelphia festuan Ditën e Verës
  • RAKETAT SUPERSONIKE TË SERBISË: SINJAL ALARMI PËR SIGURINË NË BALLKAN
  • MONOGRAFI E RËNDËSISË SË VEÇANTË
  • BALLKANI PERËNDIMOR NDËRMJET ARKITEKTURËS SË PAQES DHE RREZIKUT TË RIFORMATIMIT GJEOPOLITIK
  • Zgjidhja e mençur angleze e Shekullit XIX – Krijimi i Pullës Postare
  • Love Bombing si dukuri digjitale
  • We invite you to join us for the 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • U festua Nata e Kadrit te Komuniteti Mysliman Shqiptaro-Amerikan në Waterbury
  • “VATRA”, “ONUFRI” DHE QENDRA KULTURORE “NËNË TEREZA” PROMOVUAN ROMANIN “BRENGA” TË AUTORIT DR.PASHKO CAMAJ
  • Komunikatë Zyrtare nga Oborri Mbretëror Shqiptar
  • ÚJ IFJÚSÁG (1968) / “PËR TË ARDHMEN DËSHIROJ VETËM NJË GJË : PAQE DHE QETËSI.” — INTERVISTA ME MBRETËRESHËN GERALDINË NË MADRID
  • Sot, 35 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve me SHBA
  • Kujtojmë në ditën e lindjes Faik Konicën, një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare
  • Lamtumirë Jürgen Habermas, një prej ndërgjegjeve më të mëdha të Evropës moderne

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT