• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJË BANESË AFËR BANKKOS – it TË QEVERISË

September 12, 2016 by dgreca

Nga: Sinan KAMBERAJ/

Një fshatar nga Muçivërci, që kish ra mbas lufte në shehër, ka vendosë ta shesë një banesë katërdhomëshe në Prishtinë. “E shes banesën në qendër të Prishtinës, mbrapa Skënderbeut të Bukoshit, pra afër BANKKOS-it të Qeverisë”, thotë ai. Ai shton se banesën ia ka lanë për shfrytëzim djali i tezes, kur ka ikë drejt Evropës, nëpër Hungari, dukë shtuar se nuk do të kthehet deri sa Hasha e Isa f’i liberalizojnë vizat me Evropën. Shitësi thotë se “blerësi mundet ‘me fjetë dathë’, sepse ka punë veç me mu”. Ja në vazhdim njoftimi i plotë i shitësit: Banesa i ka 4 dhoma. E ka nji dhomë gjumi (me mundësi fjetjejr prej orës 4:00 të mëngjesit deri në 7:00, kur flen kojshia mbi banesë). Dhomat tjera i kam shndërru’, pa e pyet hiç ish-pronarin, dmth. ish – tezakun, në tri sallone pritjeje për mysafirë. * I lindur në një familje të varfër, por tepër bujare, e kam dijtë se ka me ardhë nji ditë kur kam me pritë mysafirë që vijnë për dert në Spitalin e QKUK-së, e ku s’ka me pasë dhoma të lira për akomodim të nafakëpremëve. Parashikimi im ka dalë i saktë, mbasiqë ka kohë që Ministria e Shëndetësisë, që dikur moti i kanë thanë serpçe “za zdravlje”, – që shqip dmth.: kundër zhugës, – Drejtoria ka bashku shumë dhoma të Spitalit, për me i shndërru në sallone – rezidenca për anëtarë të, tashmë, ish – Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, që po e vuajnë ose do ta vuajnë burgun, për shkak se pop’llin e kanë “çliru'” prej s’largu, pra prej “Rognerit” të Tiranës, larg vijave të frontit. Ky veprim i Ministrisë ka bërë që të zvogëlohet shumë kapaciteti spitalor për t’i akomoduar dasmorët e dalldisun e të çallamitun me kallasha gjatë sezonit të dasmave kosovare. Sallonet janë të shtrume me qylyma kuqezi me shqiponja dykrenare – dhuratë nga VV (në këmbim të gazit lotësjellës, që i ka pas’ metë prej luftes nji kushërini). Muret e salloneve janë të stolisuna me çiftelia që i ka shpëtu Shtabi i Zonës së Dukagjinit, pa i djegë serbët gjatë luftês – dhuratë nga AAK. Ato janë të stolisuna edhe me kumona të lopëve që kanë cofë mbas lufte në Drenicë nga smundja e gungau’ – dhuratë nga PDK, – ato që kishin pasë fat me shpëtu pa i pre Shtabi i Zonës sē Drenicës, për nevoja të veta. Pastaj, muret janë të stolisuna edhe me defa të madhësive të ndryshme të katundeve të Ferizajt, që i kanë çky gratë në dasma mbas lufte, tu knu kangën “Jena gëzu, jena tranu tu fluturu”, kur pat bâ kUalicion Lë-Dë-Kë me Py-Dy-Ky në zgjedhjet parlamÊntare. Muret janë të veshuna, dyfish, me tulla të Fabrikës së Prishtinës, e falimentume nga AKP-ja, për shkak të konkurrencës me nji të ngjashme në Zonën Opreative të Llapit. Pastaj ka stoli të tjera, si rrotë bicikletash të vjetra, të kohës kur ka lujtë me to në Zhabar, kryetari i Ri i Py-Dy-Ky-së, Zotriu Veseli, pak para se me u ba Shef i SHIK-it , etj.. Ka edhe stoli metalike, si psh. fenerë të ish-Hekurudhave tu Kosovës, zinxhirë të ndalim-parkingjeve të Isës, që i pat ‘zavencu’ me kunxha Shpeni, pastaj llampa të moçme me gaz, që s’janë veç stoli. Ato përdoren kur na çkyq shefi I Operatorit të KEK-ut, me kryeshef (pa kUnkurs) tezakun e nipit të burrit të hallës së shefit të Shefave, Grabovçit, si dhe stoli të tjera. Në muret e sallonit tjetër ka të mbështetun hûj gardhi, që dikur I kanë përdorë si mjete konkretizimi “mësuesit” e Zonës Operative të Nerodimes, që, mbasi e kanë çliru popllin, e kanë çliru edhe Universitetin dhe instUtucionet tjera tê shtetit tonë të p-a-v-a-r-u-r dhe de-mo-kra-tik. Në sallone mund të xhirohen emisione me kangë patriotike, nga RTK, sa me ua hjekë dhimbjet e prostatës disa veteranëve të LDK-së, që u kanë mbetë vathët në cica, qyshkur kanë thithë, disa prej të cilëve janë tezeq e baxhaneq me veteranê të PDK-së. Në Këto Sallone, deri tash janë xhiru emisione me rapsodë tek: nji këngëtare ose nji këngëtar, ose çift: nji këngëtare me nji si-kangëtar, ose e kundërta. Salloni i tretë asht i pajisun me aparate mjekësore që m’i ka pas’ pru dhuratë gabimisht ni nip prej Suedie, për shkak se nuk e kishte kuptu’ porosinë e nji donatori zemërbardhë, kur asht nisë për Kosovë. Momentalisht në këtë sallon asht i shtrimë nji mysafir fatkeq, që e kishte nxanë nata në Lagjen e Spitalit, i cili, tu mos dijtë ku me bujtë, hyn në QKUK. I lodhun, qysh kish qëllu , ia kish futē gjumë në nji dhomë në Pavionin e Kirurgjisë, tu’ menu’ se ndonji pasanik e ka lanë çelë derën e Kullës për mysafirë. “Mysafiri” kishte përfundu në zyrat e Policisë në Lagjen e Trimave, zonê zgjedhore e Ismet Ebu Bekirit. Mbasi kish bâ be e rrëfe se nuk kishte shku me vjedhë në spital, por me fjetë nji natë, sepse, – siç kishte thanë, – atU, pra në Spital, nuk kish mâ kush çka me vjedhë, përveç shiringave të ndryshkun dhe ndonji skalperi që e përdorin motrat me pre suxhuk. Mbas deklEratës, nji rreshter ia kish dhânë nji shkelm bythëve dhe një pusullë për antibiotik. Unë e kam vendosë në sallon përkohësisht, shumë të traumatizuem, – mbasiqë s’ka kush që ia heq dyshimin se në spital, kur ka qenë n’gjumë, e kanë ba synet, për të dytën herë në jetë, me ‘udhëzim’ të Dr. Mulla Krasiqit, një javë para Bajramit, për shkak të nji inati të vjetër. Ky Mullai që po flet gati çdo natë për gra në TV, kur ka qenë i vogël tu lu’jtë guxhaz, me fëmijë, me nder jush, e paska pasë dhi Abetaren në faqe 37 te germa U – e madhe e shtypit, u – e vogël e shtypit, “Ujku ra ndër dele”. Dhe, ‘musafiri i Spitalit’, e paska pasë tregu këtë ngjarje në nji dasmë. Dr. Mullai, e ka mohu’ këtë, por prej atëherë i ka mbetë “ves” me rrejtë. Fatkeqi i Lagjes sê Spitalit ka me banu nê Sallonin tim, deri sa të vjen kysmeti me e shitê banesën. Shitësi thotë se ka qef me e shitë banesën pa ardhë tezaku i tij prej ‘jashti’ dhe shton se për çmim, merremi vesh lehtë. Emnin e shitësit e ka Agjencia e Patundshmërive “PALLATE, KULLOSA e GURËTHYES”

Filed Under: Politike Tagged With: AFËR BANKKOS - it, NJË BANESË, Sinan Kamberaj, te qeverise

Mbështetje e fuqishme e BE-së për Kosovën

September 12, 2016 by dgreca

-Hoxhaj në Bruksel takon Mogherinin, më shumë presion ndaj Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën/

eh_mogherini_1

Bruksel, 12 shtator 2016-Gazeta DIELLI/ Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka nisur një vizitë dy ditore në Bruksel dhe Strasburg ku do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të institucioneve të BE-së dhe Këshillit të Evropës.

Njoftimi dërguar nga Brukseli thekson se, takimin e parë ministri Hoxhaj e ka zhvilluar me Përfaqësuesen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Frederica Mogherini, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet më të fundit politike në Kosovë, sfidat rajonale, liberalizimin e vizave dhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.Hoxhaj ka thënë të ketë marrë mbështetje të fuqishme politike të BE-së për Kosovën, institucionet e saj dhe zhvillimin e dialogut me Serbinë. Por, sipas tij, BE-ja duhet të bëj presion në Serbinë që t’i zbatojë marrëveshjet e arritura dhe të kushtëzojë progresin e mundshëm të saj në rrugën evropiane me njohjen e Kosovës.

“Zhvillova një takim shumë të mirë dhe përmbajtësor me Shefen e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, Federica Mogherini. Diskutuam për shumë çështje të zhvillimeve politike jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon dhe raportet mes Kosovës dhe BE-së pas nënshkrimit të MSA-së. Theksova nevojën për më shumë presion ndaj Serbisë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe kushtëzim në rrugën e saj evropiane nëse vazhdon të ketë qasje bllokuese ndaj Kosovës. Pa një afatizim të dialogut dhe zbatim të marrëveshjeve, vështirë të flasim për progres dhe normalizim të mirëfilltë”,  ka thënë Hoxhaj.

Po ashtu, temë diskutimi ka qenë edhe çështja e votimit të demarkacionit me Malin e Zi, për çka është shprehur gatishmëria dhe vullneti i plotë që ka Qeveria e Kosovës për ta shtyrë sa më parë këtë.

Hoxhaj pritet të takohet edhe me Komisionerin Johannes Hahn, Komisionerin për Punë të Brendshme, Dimitris Avramopoulos, Zëvendësekretarin e Përgjithshëm e të NATO-s dhe shumë eurodeputetë./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: BE mbeshtet Kosoven, Enver Hoxhaj, Frederica Mogherini

Kosova, përherë përkrah SHBA-së

September 11, 2016 by dgreca

 

1-kosova-amerik-Akademi përkujtimore në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës/

-Miqësia mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara do të jetë e përhershme, ndërsa bashkëpunimi bilateral do të vazhdojë të thellohet/

*PRESIDENTI THAÇI: NE JEMI PRANË POPULLIT MIK AMERIKAN/

*KRYEMINISTRI MUSTAFA PËRKUJTOI VIKTIMAT E SULMEVE TERRORISTE TË 11 SHTATORIT/

PRISHTINË, 11 Shtator 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot në Prishtinë, në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë, u mbajt Akademi përkujtimore në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

KRYEPARLAMENTARI VESELI: KRENARË PËRKRAH SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

Kryeparlamentari Veseli tha gjatë fjalës së tij se 15 vite më parë bota pa me sy dhe ndjeu me zemër një nga momentet më dramatike të historisë bashkëkohore – sulmin e pashembullt terrorist mbi kullat binjake në New York.

“Atë ditë, anë e kënd botës, u tronditën zemrat njerëzve nga të gjitha kombet e racat, kulturat dhe religjionet. U tronditën zemrat e njerëzve që besojnë në lirinë njerëzore, në të drejtat e njeriut, në demokracinë dhe paqen mes popujve. Janë këto

vlera supreme, të cilat, sot, tek Shtetete Bashkuara të Amerikës gjejnë garantuesin kryesor”, tha kryeparlamentari Veseli.

Kreu i legjislativit theksoi se qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës ndihen krenarë që janë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër terrorizmit.“Ne ndihemi krenarë se liria jonë, shteti ynë i pavarur dhe sovran, janë të lidhura në mënyrë të pandashme me emrin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne ndihemi krenarë duke qenë populli më proamerikan në botë. Kjo nuk është as oportunizëm, as servilizëm. Përkundrazi, është mirënjohje morale për përkrahjen vendimtare që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë popullit tonë në momentet më të rënda të tij”, tha Veseli.Kryetari Veseli po ashtu tha se qytetarët dhe institucionet kosovare asnjëherë nuk kanë pasur dhe nuk do të kenë dilema rreth partneritetit me SHBA-të.“Zërat individualë që vënë dyshime mbi këtë partneritet, e që lansojnë ide të mjera  për aleanca të reja, janë zëra kundër Kosovës dhe të adhmes së saj. Ne nuk mund  t’i definojmë interesat tona nacionale strategjike duke mbyllur veshët apo injoruar qëndrimin amerikan mbi zhvillimet në vendin tonë”, tha Veseli.

Kryeparlamentari Veseli tha në ceremoni se miqësia mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara do të jetë e përhershme, ndërsa bashkëpunimi bilateral do të vazhdojë të thellohet.

PRESIDENTI THAÇI: NE JEMI PRANË POPULLIT MIK AMERIKAN

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në ‘facebook’: Në përvjetorin e 15-të të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, ne jemi pranë popullit mik amerikan për të ndarë me të dhimbjen për humbjen e mbi 3 mijë qytetarëve të pafajshëm, si dhe për të shprehur angazhimin tonë të palëkundur përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën kundër terrorizmit.Po ashtu, shprehim respektin tonë për fuqinë e madhe shpirtërore të këtij kombi madhështor, i cili e përballoi këtë tragjedi me kurajë e fisnikëri, dhe dhimbjen e ktheu në forcë për të luftuar terrorizmin.Ato akte mizore terroriste ishin sulm ndaj mbarë botës së lirë e demokratike që synonin të shkelnin mbi parimet dhe vlerat humane universale, të cilat ne i konsiderojmë të shenjta e të paprekshme, prandaj ne i jemi mirënjohës shtetit amerikan për udhëheqjen e luftës kundër terrorizmit botëror.

Në ato sulme humbën jetën edhe tre bashkëkombës tanë, Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, gjë që tregon se terrorizmi na kërcënon të gjithë e nuk njeh fe, racë apo komb. Prandaj, kjo ditë përkujtuese duhet të shërbejë gjithashtu edhe si një thirrje kundër dhunës, jotolerancës, gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit.

KRYEMINISTRI MUSTAFA PËRKUJTOI VIKTIMAT E SULMEVE TERRORISTE TË 11 SHTATORIT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në përvjetorin e 15-të, ka përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste në SHBA, të cilat morën jetën e mijëra njerëzve dhe shkaktuan pasoja të tjera të mëdha.

Kryeministri Mustafa tha se më 11 shtator 2001 në Nju Jork, në objektin e Pentagonit dhe në Pensilvani, u sulmua bota demokratike dhe vlerat më kulmore të saj.

“Nga atëherë, vende të ndryshme të botës ishin cak i sulmeve terroriste dhe viktima të shumta të pafajshme pësuan nga këto akte barbare. Por, koha po e dëshmon se bota demokratike në krye me SHBA-të, e prirë nga vlerat më të larta humane, është sot më e fortë dhe më e vendosur në përballje me këtë të keqe globale. SHBA-të, populli i saj dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë në mbarë botën, përkundër dhimbjes së pamasë, nuk u gjunjëzuan më 11 shtator dhe janë sot më të përkushtuar se kurrë në fuqizimin e vlerave të lirisë, të demokracisë e të mirëqenies, anekënd globit”, ka thënë kryeministri.

Duke shprehur nderimin dhe duke përkujtuar të gjithë viktimat e 11 shtatorit, kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, theksoi përkushtimin e plotë të Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për të qenë pjesë e angazhimeve të përbashkëta globale, të udhëhequra nga SHBA-të, në luftën kundër terrorizmit dhe të gjitha formave të ekstremizmit të dhunshëm.

 

 

Filed Under: Politike Tagged With: kosova, Mustafa, perkrah SHBA, Thaci, Veseli

Paralajmërohet me shkarkim ekipi menaxhues për Asociacionin

September 10, 2016 by dgreca

Si asnjëherë më parë, delegacionet nga Kosova dhe Serbia, në bisedimet teknike në Bruksel, kanë kumtuar qëndrime e deklarata krejtësisht të kundërta rreth rezultateve dhe marrëveshjeve të arritura.Deklarata kundërthënëse kanë prezantuar edhe ministra brenda Qeverisë së Kosovës.

Fillimisht, ishte ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Lubomir Mariq, ai i cili kishte konfirmuar formimin e një ekipi menaxhues për hartimin e statutit dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Më pas, i njëjti ishte demantuar nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila tha se ekipi që Mariq dhe delegacioni i Beogradit kanë prezantuar, nuk ka mandat për të hartuar statutin e Asociacionit. Madje, sipas saj, anëtarët e këtij ekipi as që janë lejuar të futen në hapësirat ku delegacionet e Kosovës dhe Serbisë i zhvillojnë bisedimet në Bruksel. Sipas Tahirit, ky ekip ishte manipuluar nga Serbia dhe se ai nuk mund të fillojë punën në këtë fazë.

“Puna e këtij grupi mund të fillojë vetëm atëherë kur ai të autorizohet nga Qeveria e Kosovës. Nuk është vetëm ky grup menaxhues që do të punojë në të ardhmen për statutin, por është edhe përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës, si dhe misioni i OSBE-së dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë”.

“Porosia ime për këtë grup është që është mirë që ta dinë se është një mekanizëm i krijuar nga shteti i Kosovës dhe duhet t’i respektojë ligjet e Kosovës. Nëse do të lejohen të manipulohen përsëri nga Serbia, dhe ata e lejojnë këtë manipulim, ka mundësi që i shkarkojmë”, ka thënë Tahiri.

Në anën tjetër, ministri Lubomir Mariq, nuk është prononcuar në lidhje me këtë ekip menaxhues dhe deklaratat e tij se puna për hartimin e statutit ka filluar.

Kurse zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ekipi menaxhues ekziston që nga viti 2013. Por, dy anëtarë të këtij grupi, Lubomir Mariq, tani ministër dhe Dragan Jabllanoviq, kryetar i komunës së Leposaviqit, janë zëvendësuar ndërkohë me dy anëtarë të rinj, për shkak se kishte konflikt interesi.

Ky ekip, ka thënë Gecaj, është pjesë e institucioneve të Kosovës dhe do të funksionojë vetëm në koordinim me Qeverinë dhe misionet ndërkombëtare në Kosovë.

“Ky ekip është pjesë e institucioneve të Kosovës dhe të gjitha veprimet duhet t’i bëjë në koordinim me institucionet e Republikës së Kosovës. Gjithashtu, sipas marrëveshjes, është e paraparë që ekipi në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, me misionin e OSBE-së dhe me Bashkimin Evropian do të punojnë në hartimin e statutit të Asociacionit”, ka thënë Gecaj.

Nisur nga këto zhvillime rreth Asociacionit, analisti Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd thotë se me gjithë deklaratat kontradiktore për media, po krijohen kushtet që të hartohet statuti i Asociacionit. Por, i gjithë procesi, sipas tij, duhet të kalojë përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë dhe ligjeve të Kosovës.

“Tani janë krijuar kushtet që të fillohet puna e përbashkët për hartimin e statutit i cili do t’i dorëzohej Qeverisë së Kosovës gjatë tetorit, në mënyrë që pastaj në tetor apo nëntor të sjell vendimin për themelimin e Asociacionit. Mendoj se ky nuk është një përparim historik siç po prezantohet, por është një përparim i rëndësishëm”, ka thënë Janjiq.

Analisti Janjiq thotë se i kupton deklaratat e nxituara dhe shpesh kundërthënëse të zyrtarëve të Beogradit dhe Prishtinës, të cilat sipas tij, bëhen më shumë për konsum të brendshëm politik.

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe parashihet me Marrëveshjen e parë të parimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të arritur më 19 prill të vitit 2013.

Por, themelimi i këtij Asociacioni, sipas zyrtarëve në Prishtinë do të mundësohet vetëm pasi që Beogradi t’i shuajë strukturat paralele të pushtetit në veri dhe pasi që të pajtohet për zbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik të Kosovës dhe marrëveshje të ngjashme që janë nënshkruar në Bruksel, por të cilat nuk janë zbatuar ende. (Kortezi: Zijadin Gashi REL)

Filed Under: Politike Tagged With: Komisioni i Asocimit, paralajmerim

AZEM HAJDARI: “MË KA MARRË MALLI PËR NËNËN TIME!”

September 10, 2016 by dgreca

Nga Ramiz LUSHAJ/Atë natë të mrekullueshme të 22 marsit 1992, teksa po ndiqja rezultatet e zgjedhjeve nëpër rrethe, dëgjoj zërin e njohur të Azem Hajdarit që, përveç gëzimit të fitores, në një intervistë të shkurtër në mesnatë e bëri kërkesën në Radio “Tirana” për të përshendetur me këngën “Më ka marrë malli për nanën time”.

Po. Ai dëshironte që gëzimin e fitores së demokracisë, për të cilën dha aq shumë djali i saj, ta kishte dhe nëna e tij shpirtbardhë e punëtore, që i rriti fëmijët me shumë mundime mes varfërisë së kohës së socializmit. Kjo është një kërkesë njerëzore.

Dhe është pikërisht kjo njerëzore e Azemit që, para se të bënte Tyrben e Dervishit të Luzhës, ia pat rregulluar aq mirë edhe varrin nënës së tij të dashur.

Është pikërisht kjo njerëzore që atij i dha aq zemër e mend për t’u hedhur deri në vetsakrifikim në ballë të studentëve për të kërkuar lirinë dhe demokracinë në tokën shqiptare, për të dalë nëpër mitingje e për të folur me njerëzit e zemrës për të nesërmen.

Është pikërisht kjo njerëzore që e bën të nderuar e të respektuar në zemrat tuaja, në fjalën e në punën tuaj, në jetën tuaj, në të sotmen e të nesërmen tuaj, që të tjerët të kenë mall për ju, që ju të keni mall për të tjerët, që të ndërtojme jetën e demokracinë në emër të njerëzores.

RAMIZ LUSHAJ.
Botues i gazetës së pavarur “Shkëlzeni”

___________________________________________
Marrë nga Gazeta lokale “Shkëlzeni” e rrethit të Tropojës, nr. 18, shtator 1992.

Foto e Azem Hajdarit nga arkivi im vetjak. @ Ramiz Lushaj.

Image may contain: 1 person , outdoor

Filed Under: Featured, Politike Tagged With: Azem hajdari, malli per nenen, Ramiz Lushaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 609
  • 610
  • 611
  • 612
  • 613
  • …
  • 667
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Festohet bukur 7-8 Marsi në Fialdelfia nga shoqata “Bijtë e shqipes”
  • Përtej mitit: identiteti si vetëdije shoqërore
  • Harmonia fetare në imazhin e një pulle postare
  • Mirash Ivanaj, 12 mars 1891-22 shtator 1953
  • Ramazani, tradita shqiptare e mikpritjes dhe harmonia ndërfetare
  • “Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar”!
  • Departamenti i Shtetit ka publikuar një rregull përfundimtar për të ndryshuar Programin e Vizave të Imigrantëve të Diversitetit (“Programi DV”) që hyn në fuqi më 10 prill 2026
  • 50-VJET SHQIPËRIA PRITI!
  • Gjon Buzuku, nga cikli “Humanistë të hershëm shqiptarë shek XV-XVIII”
  • DIELLEZIM VLERASH PATRIOTIKE NE KUJTIM TE FAMILJES JASHARI NE FIRENCE ITALI
  • Zef Kolombi, mjeshtri i penelit dhe ngjyrave, një dritë e pashuar e artit shqiptar
  • ARSIMI NË GJUHËN LATINE NË TROJET SHQIPTARE
  • Through “Thinking of You”…
  • “Brenga” e autorit Dr. Pashko R. Camaj promovohet 15 mars 2026 te Kisha “Zoja e Shkodrës”
  • Nga fryma e 1981-shit te vizioni i së ardhmes

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT