• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VETEVENDOSJA NUK HEQ DORE NGA PROTESTA

December 15, 2015 by dgreca

*Kosovë-VV: Deputetët e opozitës do të vazhdojnë me të njëjtat veprime/

*Mbrëmë vonë VV njoftonte se numri total i deputetëve opozitarë të arrestuar në datën 14 dhjetor është nëntë, ndërsa numri total i deputetëve të arrestuar është 13./PRISHTINË, 15 Dhjetor 2015/ Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, tha sot se  veprimet e deputetëve të opozitës brenda Kuvendit të Kosovës janë në përputhje të plotë me betimin e tyre dhe detyrat e tyre në mbrojtje të sovranitetit të Republikës. “Deputetët e opozitës do të vazhdojnë me të njëjtat veprime, deri në deputetin dhe aktivistin e fundit, pa hezitim, gjithnjë në mbrojtjet të Republikës së Kosovës”, tha Çaushi në konferencë shtypi.

Mbrëmë vonë VV njoftonte se numri total i deputetëve opozitarë të arrestuar në datën 14 dhjetor është nëntë, ndërsa numri total i deputetëve të arrestuar është 13.

“Përndjekja e opozitës ka marrë përmasa të cilat nuk mund të tolerohen më, dhe qeveria ka shkuar aq larg sa është vështirë të mendohet një zgjidhje normale e krizës politike”, theksonte deklarata e VV.

Në konferencën për shtyp të VV-së sot iu bë thirrje pushtetit që t’i lirojë sa më parë deputetët dhe aktivistët e opozitës që po mbahen nëpër burgje për shkak të kundërshtimit të marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë dhe marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi. Ata janë: Arianit Manxhuka, Artan Abrashi, Asdren Lekaj, Agron Kabashi, Durim Elshani, Veron Hasani, Albert Fazliu, Kushtrim Avdimetaj, Shkëlqim Morina, Zgjim Hyseni, Valmir Osmanaj, Egzon Azemi, Egzon Balaj, Valdrin Ahmeti, Pajtim Demaj, Luan Hoti, Ardian Huli, Albin Kurti, Fisnik Ismajli, Ismajl Kurteshi, Naim Bunjaku, Trim Gashi, Albulena Haxhiu, Faton Topalli, Donika Kadaj-Bujupi, Aida Dërguti, Besa Baftiu, Glauk Konjufca, Time Kadriaj, Teutë Haxhiu, Bajram Zebica, Valon Bekteshi, Pal Lekaj dhe Haxhi Shala.

Filed Under: Politike Tagged With: nuk heq dore, vetvendosja

PD, CDO JAVE PROTESTE

December 12, 2015 by dgreca

PD, protestat e radhës më 17 dhe 21 dhjetor, gjatë seancave të fundit në Kuvend/

Partia Demokratike pritet të vijojë protestat. Burime nga selia blu bën të ditur se kjo forcë politike do të organizojë çdo javë tubime në qendër të kryeqytetit dhe para Parlamentit.

Mitingu i para pas atij që u zhvillua më datën 8 dhjetor do të jetë në datë 17 dhjetor, ora 10:00. Mësohet se mitingu do të zhvillohet para parlamentit.

Ndërsa të hënën e javës së tretë të Dhjetorit, pra më datë 21 dhjetor do të ketë një tjetër protestë që do të organizohet nga PD.

Te shtunen, në orë 18:00 pritet të zhvillohet dhe mbledhja e Kryesisë së PD-së nën drejtimin e Kryetarit Basha, e cila do të diskutojë me detaje aksionin opozitar. Kërkesat e PD-së janë për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme.

Nuk dihet sesi do të jetë udhëzimi për protestat e radhës, pasi në protestën e 8 dhjetorit pati akte dhunë dhe sulme ndaj institucioneve.

Filed Under: Politike Tagged With: CDO JAVE PROTESTE, PD

Këlliçi, kryetar i ri i FRPD

December 6, 2015 by dgreca

Forumi Rinor i Partisë Demokratike zgjodhi sonte kryetarin e ri z.Belind Këlliçi, pas konventës së fundit që u mbajt në Tiranë, me parimin një anëtar një votë.

Në këtë proces që mbahet për herë të parë në vendin tonë, o votua për drejtuesin e ri të Forumit në 20 konventa kombëtare në 20 qytete, ku të gjithë anëtarët e forumit patën mundësinë të ndjekin debatin mes kandidatëve dhe të vendosin me votën e tyre për kryetarin e FRPD.

10 mijë e 100 anëtarë të Forumit Rinor votuan në këto zgjedhje, që ishin një spektakël i demokracisë, i garës, i konkurencës së ideve dhe platformave.

Kryetari i ri i forumit z.Belind Kelliçi është 28 vjeç, ka mbaruar studimet për shkenca menaxhimi dhe ekonomi në Universitetin e Maryland, SHBA dhe ka spikatur prej vitesh me aktivizimin e tij në politikë, në Partinë Demokratike.

Belindi e ka nisur aktivizimin e tij politik në degën 10 në Tiranë.

Filed Under: Politike Tagged With: Belind Këlliçi, kryetari i FRPD

LDK mbështet fuqishëm kryetarin Mustafa në drejtimin e qeverisë

December 5, 2015 by dgreca

Prishtinë, 5 Dhjetor 2015/ Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbajti mbledhjen e rregullt.
Kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, e njoftoi Kryesinë e LDK-së për gjendjen aktuale dhe proceset e ardhshme të cilat e presin Kosovën.
Kryesia Qendrore e LDK-së në emër të të gjithë anëtarësisë së partisë dhe strukturave të LDK-së, i dha përkrahje të plotë kryetarit Mustafa, në punën e suksesshme në drejtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe lidershipin e dëshmuar, që u vlerësua edhe nga sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, thekson njoftimi i dërguar.
Në mbledhje, gjithashtu, u bisedua për aktivitetet nëpër degë, reformën e administratës, procesin zgjedhor në Forum Rinor dhe planifikimet për organizimin e përvjetorit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përfundon njoftimi.Lidhja Demoratike e Kosovës është themeluar para 26 viteve, në 23 dhjetor 1989, nga Ibrahim Rugova, derisa ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës i zgjedhur edhe në krye të partisë, dhe nga intelektualë të tjerë shqiptarë kosovarë. Më shumë se parti, LDK në fillimet e saj lindi si një lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci, në rrethana të rënda okupimi e të dhunës së egër./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: LDK, mbeshtetje Mustafes

Kosovë-Mustafa fton opozitën për dialog

December 4, 2015 by dgreca

 -Ajo që na ndan është shumë më e vogël përballë asaj që na bashkon/

PRISHTINË, 4 dhjetor 2015 –B.Jashari/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa,  ka mbajtur sot pasdite një konferencë shtypi, ku ka njoftuar lidhur me një ftesë zyrtare për takim që sot e ka dërguar te drejtuesit e tri partive opozitare në Kuvendin e Kosovës, Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga AAK-ja dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën, si dhe zëvendëskryeministrit të parë, njëherësh kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi.Kryeministri Mustafa tha se këtë ftesë e ka bërë në vazhdën e ftesave dhe gatishmërisë së vazhdueshme për dialog me të gjithë faktorët politikë në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës.“I shqetësuar me situatën aktuale dhe i përkushtuar për gjetjen e një zgjidhje sa më të shpejtë në interes të qytetarëve dhe të mbarëvajtjes së punës së institucioneve, i kam ftuar zyrtarisht që së bashku të ulemi dhe t’i trajtojmë të gjitha çështjet e ngritura nga spektri opozitar lidhur me Marrëveshjen për Parimet Themelore për Themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe Marrëveshjen për Shënjimin e Kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. Jam i bindur thellë se, në rrugën e ndërtimit të shtetit tonë, ajo që na ndan është shumë më e vogël përballë asaj që na bashkon, për një Kosovë demokratike, të zhvilluar ekonomikisht, ku të gjithë qytetarët do të kenë siguri, stabilitet dhe perspektivë, për një të ardhme euroatlantike, në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat e kanë ndihmuar dhe po e ndihmojnë pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit tonë demokratik.  Puna jonë e përbashkët për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave dhe thellimin e reformave demokratike, së shpejti do të vlerësohet nga Bashkimi Evropian dhe në ditët në vijim, presim të marrim raport pozitiv në këtë proces.Pasi nënshkruam Marrëveshjen për Stabilizim Asociim, do të kemi edhe konkretizim të masave dhe instrumenteve për zbatimin e saj, të cilat do t’i rrisin rezultatin e gjithëmbarshëm të zhvillimit tonë ekonomik dhe social.  Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Projektligjin për Investime Strategjike dhe pas aprovimit të tij, do të hapen mundësi për tërheqjen e investime të huaja direkte në Kosovë, dhe poashtu do të filloj edhe projekti për ndërtimin e “Kosovës së Re”.  Po ashtu, jemi në fazën përfundimtare të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës, sukses ky, i cili përfshin punën e të gjithë neve së bashku. Për realizimin e këtyre sfidave dhe objektivave, në ndërtimin e shtetit tonë, nga të gjithë përfaqësuesit politik në pozitë dhe në opozitë, qytetarët e Republikës së Kosovës presin t’i lëmë anash dallimet tona  dhe të punojmë bashkërisht.Qeveria ka mirëpritur vendimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga për të proceduar Marrëveshjen për Bazat Themelore për Themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që kjo Gjykatë të vlerësoj nëse kjo marrëveshje është në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.Si kryeministër i vendit, jam zotuar se do të respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si arbitër përfundimtar i vlerësimit kushtetues të të gjitha akteve juridike, dhe i kam siguruar dhe i siguroj se ky Asociacion mund të bëhet vetëm në përshtatshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me ligjet e Kosovës, ashtu siç është përcaktuar edhe me Marrëveshje.Besoj se të gjithë ne, e kujtojmë dhe pajtohemi se obligimi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, derivon nga Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë Ndërkombëtare për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, e cila Marrëveshje është ratifikuar me Ligj në vitin 2013.Sa i përket shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, Qeveria e Kosovës, është e gatshme që të angazhojë një grup ekspertësh ndërkombëtarë, të cilët, së bashku me përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror dhe përfaqësuesit  e spektrit opozitar, do të kenë qasje të plotë në procedurën dhe tërë dokumentacionin e shfrytëzuar, lidhur me shënimin e kësaj vije kufitare, për t’u siguruar lidhur me mbarëvajtjen e këtij procesi.Këtë proces, ne do ta realizonim në bashkëpunim edhe me Malin e Zi, e cila është palë në Marrëveshje, dhe deri në përmbylljen e këtij procesi, Qeveria nuk do të procedonte me ratifikimin e Marrëveshjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës.Duke vlerësuar kontributin e çmuar si spektër opozitar, për këto çështje dhe çështje të tjera, të cilat i kontribuojnë ndërtimit të institucioneve dhe forcimit të shtetit tonë, besoj fuqishëm në arsyen dhe vullnetin që të punojmë bashkërisht në interes të vendit tonë. Me këtë rast, kam propozuar që takimi të zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, më datë 7 dhjetor 2015, të hënën e ardhshme, në ora 14:00, apo në ndonjë datë dhe kohë tjetër, që mund t’iu përshtatet partive opozitare,  që të takohemi së bashku për t’i trajtuar të gjitha çështjet e ngritura nga ana e tyre lidhur me këto dy Marrëveshje. Për këtë takim unë jam konsultuar edhe me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga dhe po ashtu kam informuar edhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha kryeministri Isa Mustafa, para gazetarëve.

 KRYETARI VESELI MIRËPRET DIALOGUN

Legjislativi i vendit nuk është i njoftuar rreth ftesës së kryeministrit Mustafa në adresë të liderëve opozitar për një takim, por kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli mirëpret dialogun.Burime të RTK-së të afërta me kryeparlamentarin Kadri Veseli, konfirmojnë këtë lajm, duke shtuar se kreu i Legjislativit mirëpret çdo përpjekje serioze të secilit faktor që do të kontribuonte në zgjidhjen e situatës se rëndë të krijuar pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve nga Qeveria.”Kreu i Kuvendit  mirëpret dialogun që të ndihmonte në tejkalimin e situatës”, ka thënë burimi. Të pyetur për vendndodhjen e këtyre takimeve nga Qeveria për ditën e hënën në Kuvend, burimi thekson se kjo nuk është fare problem.

 OPOZITA REFUZON FTESËN E MUSTAFËS PËR DIALOG

 Në konferencën e organizuar në selinë e AAK-së, opozita ka refuzuar ftesën e kryeministrit Mustafa për dialog me opozitën.Liderët opozitarë, sipas raportimeve të medias në Prishtinë pak më parë, e kanë konsideruar si jo serioze dhe të thatë ftesën për dialog, duke ripërsëritur kërkesat për anulimin e marrëveshjeve të arritura me Serbinë dhe Malin e Zi, dhe lirimin e të gjithë të arrestuarve.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, fton opozitën, Kosovë-Mustafa, per dialog

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 627
  • 628
  • 629
  • 630
  • 631
  • …
  • 667
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 50-VJET SHQIPËRIA PRITI!
  • Gjon Buzuku, nga cikli “Humanistë të hershëm shqiptarë shek XV-XVIII”
  • DIELLEZIM VLERASH PATRIOTIKE NE KUJTIM TE FAMILJES JASHARI NE FIRENCE ITALI
  • Zef Kolombi, mjeshtri i penelit dhe ngjyrave, një dritë e pashuar e artit shqiptar
  • ARSIMI NË GJUHËN LATINE NË TROJET SHQIPTARE
  • Through “Thinking of You”…
  • “Brenga” e autorit Dr. Pashko R. Camaj promovohet 15 mars 2026 te Kisha “Zoja e Shkodrës”
  • Nga fryma e 1981-shit te vizioni i së ardhmes
  • Zgjidhja më e keqe, fshehja e historisë
  • Rrjolli, një provë për pronën, turizmin dhe shtetin shqiptar
  • Fejton: Lavdia e Hajdutit Tonë
  • TOLERANCA FETARE VLERË AUTENTIKE E SHQIPTARËVE
  • 115-VJETORI I KRYENGRITJES SË MALËSISË
  • U festua me madhështi Dita e Mësuesit dhe e Gruas nga “Alba Life” – Ambasador i Kombit
  • Klubi “Flas Shqip” dhe Vatra Miami festuan 7 Marsin dhe 8 Marsin

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT