• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kurti thërret bisedime për krijimin e qeverisë së re

June 13, 2017 by dgreca

Kosovë-Kurti thërret bisedime për krijimin e qeverisë së re të drejtuar nga Vetëvendosje/

“Si kandidati për Kryeministër, me legjitimitetin më të qëndrueshëm të fituar prej votës së qytetarëve, do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të nisur e drejtuar bisedimet me subjektet e tjera politike në kuadër të krijimit të qeverisë së re të Kosovës, që do të hiqte regjimin e vjetër nga pushteti, me drejtësi e pa hakmarrje do ta çlironte shtetin, dhe do t’i hapte rrugën zhvillimit ekonomik të vendit”, theksoi Albin Kurti./

1 albin kurti

PRISHTINË, 13 Qershor 2017-Gazeta DIELLI/ Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, thërret bisedime për krijimin e qeverisë së re të drejtuar nga Vetëvendosje.

“Zgjedhja e re qytetare tash duhet të bëhet qeveri e re progresive që zgjidh problemet e vendit tonë. Nëpërmjet 40 Prioriteteve të Republikës dhe marrëdhënies së afërt me popullin, me votën e tyre, qytetarët e vendit jo vetëm kanë afirmuar Lëvizjen Vetëvendosje si partinë më të madhe politike në Kosovë, si partinë e parë në Republikë, por edhe kanë krijuar një situatë krejtësisht të re politike”, deklaroi Kurti në konferencën e sotme për shtyp.Tutje ai tha se Lëvizja Vetëvendosje, si askush tjetër në këto zgjedhje, ka fituar një legjitimitet të madh e të fuqishëm nga qytetarët e Republikës së Kosovës, ndërsa dy koalicionet përballë tha se kanë pësuar humbje të thella.

“Në këto kushte plotësisht të reja politike, dhe bazuar mbi përkrahjen e madhe qytetare, ne deklarojmë se jemi të gatshëm për të ndërmarrë të gjitha përgatitjet e nevojshme për ndërtimin e një qeverie të re të vendit të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Qytetarët kanë votuar për ndryshim, dhe ne e kemi dëgjuar mirë e qartë zërin e tyre. Prandaj, e kemi obligimin që të japim maksimumin tonë për ta çuar përpara vullnetin e tyre”, shtoi Kurti.Ai ka ftuar të gjitha subjektet politike të koalicionit LDK-AKR-Alternativa si dhe të gjithë ata deputetë të koalicionit PDK-AAK-Nisma që janë “kundër vazhdimit të regjimit të vjetër, pra kundër pushtetit të Klanit Pronto, që të na bashkohen në tryezë për të diskutuar mbi situatën e re politike të vendit pas këtyre zgjedhjeve si dhe për programin politik të një qeverie të re të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje”.

“Lëvizja Vetëvendosje ka marrë një mandat të qartë dhe të fuqishëm prej qytetarëve për të sjell ndryshimin në qeverisje. Si kandidati për Kryeministër, me legjitimitetin më të qëndrueshëm të fituar prej votës së qytetarëve, do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të nisur e drejtuar bisedimet me subjektet e tjera politike në kuadër të krijimit të qeverisë së re të Kosovës, që do të hiqte regjimin e vjetër nga pushteti, me drejtësi e pa hakmarrje do ta çlironte shtetin, dhe do t’i hapte rrugën zhvillimit ekonomik të vendit”, theksoi ai.Në fund, Albun Kurti iu ka bërë thirrje gjitha partive të tjera dhe deputetëve që janë të përcaktuar për t’i sjell vendit ndryshimin, që të bashkohen në këto bisedime për përgatitjet për ndërtimin e një qeverie te re të Republikës së Kosovës.Në zgjedhjet e parakohshme parlametare të së dieles së 11 qershorit në Kosovë, sipas rezultateve preliminare të 99,88% të vendvotimeve të procesuara deri sot në mëngjes nga KQZ, koalicioni i 13 partive shqiptare – Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës për Kosovën dhe 10 të tjerave ka 33,98% të votave, Lëvizja Vetëvendosje që garoi e vetme ka 27,12%, ndërsa koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re, ku në listë përfshiheshin edhe kandidatët për deputë të subjektit politik më të riut drejt regjistrimit si parti – Alternativa e të Lëvizjes për Drejtësi ka 25,74% të votave. /b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, Kurti, Qeveria e re, vetvendosja

VETEVENDOSJA NUK HEQ DORE NGA PROTESTA

December 15, 2015 by dgreca

*Kosovë-VV: Deputetët e opozitës do të vazhdojnë me të njëjtat veprime/

*Mbrëmë vonë VV njoftonte se numri total i deputetëve opozitarë të arrestuar në datën 14 dhjetor është nëntë, ndërsa numri total i deputetëve të arrestuar është 13./PRISHTINË, 15 Dhjetor 2015/ Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, tha sot se  veprimet e deputetëve të opozitës brenda Kuvendit të Kosovës janë në përputhje të plotë me betimin e tyre dhe detyrat e tyre në mbrojtje të sovranitetit të Republikës. “Deputetët e opozitës do të vazhdojnë me të njëjtat veprime, deri në deputetin dhe aktivistin e fundit, pa hezitim, gjithnjë në mbrojtjet të Republikës së Kosovës”, tha Çaushi në konferencë shtypi.

Mbrëmë vonë VV njoftonte se numri total i deputetëve opozitarë të arrestuar në datën 14 dhjetor është nëntë, ndërsa numri total i deputetëve të arrestuar është 13.

“Përndjekja e opozitës ka marrë përmasa të cilat nuk mund të tolerohen më, dhe qeveria ka shkuar aq larg sa është vështirë të mendohet një zgjidhje normale e krizës politike”, theksonte deklarata e VV.

Në konferencën për shtyp të VV-së sot iu bë thirrje pushtetit që t’i lirojë sa më parë deputetët dhe aktivistët e opozitës që po mbahen nëpër burgje për shkak të kundërshtimit të marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë dhe marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi. Ata janë: Arianit Manxhuka, Artan Abrashi, Asdren Lekaj, Agron Kabashi, Durim Elshani, Veron Hasani, Albert Fazliu, Kushtrim Avdimetaj, Shkëlqim Morina, Zgjim Hyseni, Valmir Osmanaj, Egzon Azemi, Egzon Balaj, Valdrin Ahmeti, Pajtim Demaj, Luan Hoti, Ardian Huli, Albin Kurti, Fisnik Ismajli, Ismajl Kurteshi, Naim Bunjaku, Trim Gashi, Albulena Haxhiu, Faton Topalli, Donika Kadaj-Bujupi, Aida Dërguti, Besa Baftiu, Glauk Konjufca, Time Kadriaj, Teutë Haxhiu, Bajram Zebica, Valon Bekteshi, Pal Lekaj dhe Haxhi Shala.

Filed Under: Politike Tagged With: nuk heq dore, vetvendosja

107 vjet nga Kongresi i Manastirit – Lugina pa tekste në shqip

November 22, 2015 by dgreca

Në 107 vjetorin e Kongresit të Manastirit ku delegatët shqiptarë të të gjitha trojeve u dakorduan për alfabetin shqip ende nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës nuk kanë mundësi të shkollohen me tekste në gjuhën shqipe.
Bllokimi nga Qeveria e Serbisë i mbi 100 mijë teksteve mësimore të Republikës së Kosovës për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës është sa i rëndë aq dhe i dënueshëm. Përderisa Serbia angazhohet për krijimin e “Zajednicës” në Kosovë me bekimin e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, ajo vazhdon të mbajë të bllokuar që nga 10 shtatori të këtij viti donacionin me tekste mësimore të Republikës së Kosovës, duke diskriminuar nxënësit shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të cilët zhvillojnë procesin edukativo-arsimor pa tekste adekuate mësimore.
Të martën e kësaj jave në Bujanoc, Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq e përgënjeshtroi vetë dhe publikisht argumentimin zyrtar të deritanishëm se arsyet janë procedurale, duke deklaruar se “nuk mund të lejohen tekste me mbishkrimin e Republikës së Kosovës dhe ku Adem Jashari paraqitet si hero kombëtar shqiptar”.
Edhe një herë Serbia vërteton se për shkak të pretendimeve të saj hegjemoniste ndaj Kosovës dhe qasjes së saj dominuese fashiste ndaj shqiptarëve, nuk ngurron që t’i shtypë të drejtat e garantuara ndërkombëtarisht të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për t’u arsimuar edhe në gjuhën dhe kulturën e tyre kombëtare.
Me politikën e saj të mosnjohjes së diplomave të Republikës së Kosovës dhe vështirësimit të procedurave së nostrifikimit dhe njohjes së diplomave të universiteteve shqiptare në Maqedoni dhe Shqipëri; Serbia ka dëbuar me vite të tëra brezin më me perspektivë shqiptar nga Lugina e Preshevës; ndërsa me moszgjidhjen e problemit të teksteve mësimore për nxënësit e ciklit të parë dhe të dytë arsimor, ajo po vazhdon politikën e saj të asimilimit kulturor të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Strukturat e Bashkimit Evropian do të duhej ta përfshinin si kusht në negocimin për anëtarësim të Serbisë çështjen e zgjidhjes së të drejtave kombëtare të minoriteteve, e veçmas të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, si komuniteti më i shtypur në Serbi për shkak të pretendimeve politike të saj ndaj Kosovës dhe qasjes së saj armiqësore ndaj çdo gjëje shqiptare.
Po ashtu Qeveria e Republikës së Shqipërisë çështjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës ta përcaktojë si prioritet të saj sa i takon mekanizmave si Këshilli i Evropës dhe atyre të Kombeve të Bashkuara e veçanërisht si çështje kyçe kur merren në konsideratë marrëdhëniet midis dy vendeve.
Bllokimi disa mujor i teksteve mësimore të dhuruara nga Republika e Kosovës për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës dëshmon edhe më shumë se sa i dëmshëm ka qenë ky format dialogu i Brukselit i cili po thellon edhe më shumë armiqësitë, si dhe po e forcon agresivitetin e Serbisë.
Lidhur me vazhdimin e diskriminimit të Serbisë ndaj arsimit shqip në Luginën e Preshevës dhe mungesën e reciprocitetit në fushën e arsimit midis serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi përgjegjësinë politike e ka drejtpërdrejtë Qeveria e Kosovës të cilët i kanë lënë rrugë të lirë Serbisë në agresivitetin e saj.
22 nëntor 2015
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Filed Under: Kronike Tagged With: Kongresi i Manastirit, Lugina e Presheves, vetvendosja

Artikujt e fundit

  • Kryeministri Kurti përkujtoi dëshmorët në Rogovë të Hasit, Vraniq, Bishtazhin e Gadish
  • Karadaku, Bir i Kosovës dhe i Labërisë që luftoi heroikisht në Grykën famëmadhe të Mezhgoranit të Tepelenës
  • Kosova në mes të betejave morale dhe pragmatike
  • SA PËR RIKUJTIM!
  • FUQIZIMI I SHQIPTARËVE NË SERBI DO TË DOBËSONTE SYNIMET NACIONALISTE SERBOMËDHA NË KOSOVË
  • THIKË MU NË ZEMËR TË MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE!
  • PSE KJO PO NDODH VETËM TEK NE? KU ËSHTË PROBLEMI?
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVUAN 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT