• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PARASHQEVI QIRIAZI, NJERIU, GRUAJA, MENDIMTARJA DHE VEPRIMTARJA POLITIKE

August 31, 2021 by s p

Prof. As. Dr. Teuta Toska, drejtuese e Departamentit të Gjuhësisë, Fakulteti i Shkencave Humane, Universiteti “Aleksander Xhuvani” Elbasan, në një rrëfim për Diellin e Vatrës në New York dhënë Editorit Sokol Paja, zbulon për lexuesin detaje nga jeta dhe veprimtaria e patriotike e diplomatike e Parashqevi Qiriazit që nga formimi, pjesëmarrja në Kongresin e Manastirit, Konferencën e Paqes në Paris, terrorin komunist mbi familjen Qiriazi, mendimin politik e veprimtarinë diplomatike, mediatike dhe politike të Parashqevi Qiriazit.

PARASHQEVI QIRIAZI DHE FAMILJA NËN PUSHTIMIN KOMUNIST DHE ITALIAN

Jeta e Parashqevi Qiriazit kishte qenë një lumë i rrëmbyer deri në vitin 1946, kur komunistët e sapoardhur në pushtet ia konfiskuan gjithçka familjes Dako, Sevastisë dhe Parashqevisë. I shtetëzuan shtëpinë dhe shkollën në Kamëz, djemtë e Sevastisë, Aleksandri dhe Gjergji, u burgosën. Regjimi u përgatiti me kujdes një funeral të gjatë, të gjithëve: edhe atyre që vdiqën, si Kristo Dako dhe Gjergji Dako, i biri, por edhe atyre që mbetën gjallë, Sevasti, Aleksandër dhe Parashqevi. Së bashku me shtëpinë, Parashqevisë ia grabitën edhe jetën: profesionin, punën, luftën, shpresën, veprën, dokumentet, kujtimin, kujtesën. Që nga ajo ditë e derisa vdiq, jeta e Parashqevisë u zhyt në heshtje, për shumë vite. E vetmja dëshmi sot për jetën e saj vjen nga e mbesa, Viktoria Dako-Ruli dhe nipi Robert Dako. Intervistat dhe dëshmitë e tyre me pjesëtarë të Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestante (në audio dhe video) janë dëshmi e viteve të tmerrshme që jetoi Parashqevia në një shtet dhe vend mosmirënjohës dhe pa kujtesë. Viktoria Dako shkruan: “Shumë kohë më pas, në vitin 1962, me rastin e 50-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë për koniunktura politike të regjimit komunist u tregua një interes për veprimtarinë patriotike të familjes Qiriazi. Kështu, aty në Vlorë, ku 50 vjet më parë u shpall pavarësia e Shqipërisë, katër pjesëtarë të familjes Qiriazi – Gjerasimi, Gjergji, Sevastia dhe Parashqevia – u dekoruan me Urdhrin e Lirisë dhe urdhrin «Për veprimtari patriotike». Ndërtesat qëndruan të zbrazura në shenjë proteste për vendimin që kishte marrë qeveria shqiptare dhe Motrat nuk pranuan t’ia lëshonin me qira shtetit. Përgjatë këtyre viteve Kristo Dako u mor me projekte për shkrimin e ndonjë libri, ndërsa Sevastia shkroi kujtimet e saj në anglisht, që mbetën në dorëshkrim dhe u botuan vetëm në vitin 2016, të përkthyera edhe në shqip. Parashqevia u përfshi në të rrallë me ndonjë botim në shtyp. Dako ndërroi jetë në vitin 1941. Pushtuesit italianë ua morën ndërtesat e shkollës dhe ua kthyen në depo ushtarake. Në vitin 1943 Gestapoja ia zaptoi ndërtesat e shkollës dhe shtëpinë, dhe Motrat me gjithë familjen e tyre i nisën në kampin e përqendrimit në Beograd nga u kthyen gjallë në fillim të vitit 1945. Në Shqipëri nisi edhe varrosja e tyre për së gjalli: konfiskimi i pasurisë materiale dhe jo vetëm, zhveshja nga rrobat dhe veprat, urrejtja dhe shpërfillja përçmuese e fitimtarëve të rinj, burgosja e djemve të Sevastisë, vdekja e Gjergjit, vdekja e saj, shkulja periodike e çdo shprese nga shpirti i Parashqevisë.

KUSH ISHTE PARASHQEVI QIRIAZI

Ajo ishte fëmija i fundit nga 10 fëmijët e Maria dhe Dhimitër Qiriazit. Lindi në 2 qershor 1880 në Manastir. Ishte 22 vjet më e vogël se Gjerasimi dhe 10 vjet më e vogël se Sevastia, e cila shkruan në jetëshkrimin e saj: “Të nesërmen në mëngjes ne të gjithë u ngritëm herët dhe mendova se cila ishte surpriza që na priste? Një anëtar i ri i ishte shtuar familjes sonë: një bebe, motra jonë e vogël. […] Motra jonë e vogël u pagëzua të dielën që pasoi. Gjithë të afërmit umblodhën në shtëpinë tonë dhe foshnjën e çuan në kishë. Kumbara i vuri bebes emrin Parashqevi, që do të thotë e premte, dhe e mbajti atë në krahët e saj kur u kthyem në shtëpi.[…] Kjo motra ime e vogël duhej shumë nga të gjithë ne. Atë e përkëdhelnim të gjithë dhe i vumë nofkën Hyll (Yll), por ajo nuk u llastua. Ishte e dashur dhe e butë. Ishte një vajzë jashtëzakonisht e shkëlqyer. Unë e doja kaq shumë saqë tregoja kujdes të veçantë ndaj saj, sikur të isha një nënë e vogël për të.” Sevastia e përshkruan kështu (si një nënë) marrëdhënien e veçantë që kishte me të motrën tërë jetën. Parashqevia shihte tek Sevastia udhëheqësen, mbështetjen, bashkëpunëtoren, frymëzuesen dhe, nga ana tjetër, Parashqevia i ishte ndihmë Sevastisë, shpesh ishte në këmbë të saj dhe të punëve të saj. Mbetën të pandara deri në fund. Kjo lidhje me Sevastinë bënte që të ishte e tillë edhe me Kristo Dakon, bashkëshortin e Sevastisë. Bashkëpunimi dhe vepra e tyre ishte një njësi treshe. Jeta e familjes së Sevastisë dhe Kristos u bë edhe jeta e Parashqevisë. Ajo jetoi deri në fund me nipërit dhe mbesat Dako. Shkollimin e parë e kreu në Manastir, në shkollën e misionarëve amerikanë të Manastirit, tashmë miq të familjes Qiriazi. Aty duhet të ketë mësuar anglisht, përveç gjuhëve që i dinte nga mjedisi familjar dhe gjeografik i Manastirit, ku dëgjohej shqip, bullgarisht, greqisht dhe turqisht. Në vitin 1900 ajo do të niste studimet si edhe e motra në Kolegjin Amerikan të Vajzave në Stamboll, në fakultetin e letërsisë. Ajo u diplomua në vitin 1904 dhe po këtë vit iu bashkua Sevastisë në Korçë, për ta ndihmuar në Shkollën e Vashave aty. Një vit më vonë, Sevastia niset në Amerikë për të kryer studime të nivelit master në Universitetin e Çikagos dhe Parashqevia do të drejtojë vetë të gjitha punët në shkollë: administronte dhe jepte mësim.

PARASHQEVI QIRIAZI NË KONGRESIN E MANASTIRIT

Viti 1908 ishte një vit i rëndësishëm për Shqipërinë, edhe njësoj për jetën e Motrave. Sevastia ftohet për të marrë pjesë në Kongresin e Manastirit, mirëpo për shkak të ndryshimeve politike që kishin ndodhur dhe lirive që ishin fituar, interesi për Shkollën shqipe të Vashave ishte rritur. Në shkollë kishte shumë punë, kështu që Parashqevia u nis në Manastir në vend të së motrës. Me kthimin e saj, në janar 1909, së bashku me Sevastinë themelojnë Shoqërinë Letrare të Zonjave Shqiptarka “Yll’ i Mëngjezit”. Në komisionin drejtues të shoqërisë bënin pjesë zonjat AndroniqiGrameno, EvridhiqiHristaq, FankaEfthimi, EfdhaliPetro dhe ParashqeviQiriazi. Sevastia ishte zgjedhur “kryesonjëse” e shoqatës. Në prill të atij viti Parashqevia organizoi edhe shfaqjen e dramës Vilhelm Tel. Viti 1909 është një vit i mirë për veprimtarinë e Parashqevisë: boton Abetaren “me abecenë që vendosi Kongresi i Manastirit”, e cila shpërndahet gjerësisht, dhe krijon atë që njihet si “Himni i Alfabetit”. Me reaksionin xhonturk vitet 1910-1912 ishin shumë të vështira për Shqipërinë dhe për punën e Motrave në Korçë. Arrestimet, përndjekjet, mbyllja e shkollave dhe klubeve që ishin hapur anembanë ku kishte shqiptarë krijuan një klimë frike. Por Shkolla e Vashave vijoi punën e saj. Në vitin 1912, së bashku me Kristo Dakon, Parashqevia udhëton në Amerikë për të vijuar studimet në Fakultetin e Pedagogjisë në Universitetin e Oberlinit. Në fund të vitit 1915 Dakot dhe Parashqevia udhëtojnë për në Amerikë, me qëllim që të punonin atje për çështjen shqiptare. Kristo kishte pasur, në udhëtimet e kaluara, bashkëpunim shumë të mirë me “Vatrën”, duke kryer edhe disa funksione aty. Ndërkohë Parashqevia merr pjesë në veprimtari politike dhe patriotike në rrethet e shqiptarëve të Amerikës, por edhe në rrethet e të njohurve të tyre të komunitetit protestant presbiterian të Amerikës. Kishat e këtij komuniteti do t’i mirëpresin ata për konferenca promovuese për shkollat, sistemin arsimor në Shqipëri, gjendjen dhe emancipimin kulturor të shqiptarëve, të grave në veçanti dhe, njëherësh me këtë, hapej edhe një mundësi e jashtëzakonshme për promovimin e çështjes shqiptare dhe të ardhmen e kombit në një periudhe tejet të vështirë.

PARASHQEVI QIRIAZI NË KONFERENCËN E PAQES NË PARIS

Në mars të 1919-ës ajo niset për në Paris, si përfaqësuese e Partisë Politike në delegacionin shqiptar që ishte në Konferencën e Paqes. Përfaqësues të tjerë të këtij organizmi ishin caktuar Ismail Qemali, i cili ndërron jetë në janar të atij viti, Nuredin bej Vlora dhe MihalGrameno. Më vonë i bashkohet grupit edhe NikollëIvanaj. Parashqevia qëndron në Paris deri në tetor. Ajo e dokumenton praninë e saj ditë për ditë, me një ditar, por edhe me letërkëmbimin që ka me Dakot në Amerikë. Në muajt nëntor 1919 – shtator 1920 ajo është në Amerikë, duke vijuar të njëjtën veprimtari politike, diplomatike dhe publicistike, si editore e “Yllit”, por edhe si editore e Albania, që nga marsi i vitit 1920. Kthehet në Shqipëri në fund të vitit 1920 me një ftesë nga Kryqi i Kuq Amerikan për të organizuar shkollat atje. Në janar të vitit 1922 Sevastia kthehet nga Amerika dhe në tetor 1922 bashkë nisin punën për të hapur një shkollë për vajza, kësaj radhe të një cikli më të lartë dhe në kryeqytetin e shtetit shqiptar. Parashqevia u bë drejtoreshë e liceut për vajza “Kyrias”, i cili u hap më 2 tetor 1922 në konakun e SulejmanKusit në Rrugën e Fiqve, në periferi të Tiranës. Edhe Kristo Dako përfshihet në mësimdhënie, duke u mënjanuar ngadalë nga skena e trazuar e politikës në Shqipëri. Në vitin 1925 ata blenë një tokë në Kodër-Kamëz, 6 km larg Tiranës dhe në 11 prill 1925 filluan ndërtimin e shkollës së re, e cila u zgjerua edhe me konvikt, si rrjedhojë e kërkesave që rriteshin. Mësimi në ndërtesën e re nisi vetëm në vitin shkollor 1927-1928. Në prillin e vitit 1933, me reformën arsimore të kryer nga Mbreti Zog dhe ministri i tij i Arsimit, Marash Ivanaj, shkolla u mbyll.

PARASHQEVI QIRIAZI, NJERIU, GRUAJA, MENDIMTARJA DHE VEPRIMTARJA POLITIKE

Më 1919 Parashqevia gjendet në Paris dhe, duke filluar nga 1 janari i këtij viti e deri në 22 tetor, ajo do të mbajë shënime të përditshme për jetën e vet. Ky tekst, që botohet për herë të parë, është sintezë e aspekteve të ndryshme të personit: njeriu, gruaja, mendimtarja dhe veprimtarja politike. Do të shihet si bosht, vend udhëtakimesh, me të cilin do të lidhen tekstet e tjera të Parashqevisë të botuara në këtë libër, që përbëhet nga dy pjesë: një tekst (ditari) dhe një makrotekst (shkrime të ndryshme të saj të një tematike), që na paraqesin në thelb përkatësisht: veprimin politik dhe mendimin politik të Parashqevi Qiriazit. Pjesa e parë, që lidhet me veprimtarinë diplomatike të Parashqevisë në Paris ka si tekst kryesor Ditarin. Ky dokument paraprihet prej një hyrjeje studimore, ku preken çështje që lidhen me angazhimin politik të Parashqevisë, kontekstin historik dhe politik, metodologjinë e parashtrimit të tekstit, probleme të filologjisë gjatë rishkrimit, natyrën e tij si dokument historik por jo vetëm, kohën dhe vendet e ngjarjeve dhe marrëdhënien që krijon lexuesi me këtë tekst 100 vjet më pas.

“MENDIMI POLITIK” I PARASHQEVI QIRIAZIT

Këtu janë përfshirë të gjitha shkrimet me titull “Fleta e editorit” të botuara tek Yll’iMëngjezit përgjatë katër viteve kur periodiku u publikua: 1917–1920. Siç edhe do të shihet, 1919-ta e ParashqeviQiriazit është një produkt i pikëpamjeve, qëndrimeve, tezave, ideve të shprehura në punën më të madhe intelektuale të jetës së saj. Shkrimet janë vendosur kronologjikisht, paraprihen nga të dhënat numerike të revistës (numri, viti dhe data). Edhe kjo pjesë e dytë ka një hyrje studimore, ku preket kontributi i Parashqevisë në publicistikë, bëhet një panoramë e gjerë e periodikut, me rubrikat kryesore, bashkëpunëtorët, tematikat qendrore, pastaj tipologjia e tekstit që shkruan Parashqevia te “Fleta e editorit”, një studim tekstor, dhe në fund çështje të rishkrimit të tekstit. Viti 1919 i ParashqeviQiriazit është si një frëngji që hapet për të parë nga afër si e jetoi ajo çdo periudhë të jetës: me forcë të paepur, edhe pse vetëm, me vendosmëri dhe shpresë për një të ardhme më të mirë në një atdhe më të mirë. Jetoi kështu edhe kur në jetën e saj ia behu ajo periudhë kur forcë e vendosmëri donte të thoshte të heshtje, të mbijetoje me durim, në dhimbje, derisa të vinte ndryshimi i rrjedhës së historisë së një populli që ende nuk di si lexohet historia e vet. Dhe kështu të përmbushej një parim i jetës së saj, që: “çdo jetë e mirë kurorëzohet në kohën e vet”.

VEPRIMTARIA DIPLOMATIKE NË PARIS

I kam kaluar muajt e këtij viti të pazakontë duke ndjekur Parashqevinë, ditë për ditë, në një vit të jetës së saj: 1919. Leximin tim të parë e nisa e ngarkuar me gjithë dijen e mundshme brenda meje, që vinte nga një shkollim i përgjithshëm në studime të historisë, nga lexime divulgative të rrënjosura edhe me mitemat e historiografisë shqiptare. Ditari më zhgënjeu. Kërkoja në jetën e Parashqevisë historinë e madhe, që shënohet në çdo libër historie të çdo vendi. Në fund të fundit, muajt e vitit 1919 në Paris ndryshuan historinë e gjithë botës, si thotë MargaretMacmillan. Nuk e gjeta atë që kërkoja. Kështu mendova të ndryshoj qasjen. Vendosa t’i rikthehesha tekstit e zhveshur nga gjithë çfarë mendoja se dija dhe ta rilexoja me shqisën e mprehur në vite të një hulumtuesi. M’u desh të hiqja dorë nga çdo qëndrim, pikëpamje, mit, ideologji, ëndrra për riformulim ngjarjeje a dëshmish historike me fjalë të njohura dhe perifraza të përsëritura. I braktisa dhe iu dhashë gjurmimit të çdo të dhëne: person, vend, ngjarje, lagje, gjësend, faturë, tip shkrimi, fjalë, gabim shkrimi, fjali, elipsë, artikull etj. Iu ktheva faktit. Gjithçka që më ndihmonte të kontekstualizoj njeriun, ta vendos atë në një vend, kohë, ndërtesë, ngjarje të vërtetë.

YLL’I MËNGJEZIT – ZËRI TJETËR NË POLITIKË

Kultura dhe mbi të gjitha arsimi, i vështruar si mjeti i shndërrimit të njeriut dhe kombit, janë bërthama e mendimit politik të Parashqevi Qiriazit. Togun “vlera politike e arsimit” ajo e përdor vetëm një herë në gjithë shkrimet e Yllit të Mëngjezit, dhe pikërisht në shkrimin e parë të periodikut, si preambulë e gjithë çfarë do të botohet më pas. Kultura dhe arsimi janë çështje themelore për politikën e një kombi, aq më tepër në formësim. Tek Ylli gjejmë të parashtruar ambicien për arsimin dhe shkollat në Shqipëri, përvijimin e identitetit kombëtar dhe pasionet për kulturën, librin, leximin, artet, studimin e historisë, kërkimin e literaturës.  

Filed Under: Featured Tagged With: Kongresi i Manastirit, Parashqevi Qiriazi, Teuta Toska

SHKOLLA SHQIPE “KONGRESI I MANASTIRIT” DHE SHQIPTARËT NË ÇIKAGO

July 2, 2021 by dgreca

Qendresa Brahimi drejtoreshë e shkollës shqipe “Kongresi i Manastirit” në Çikago – USA, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e identitetit, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Çikago, nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe. Me Qendresa Brahimin bisedoi gazetari i “Diellit” Sokol Paja.

HISTORIKU I SHKOLLES “KONGRESI I MANASTIRIT” 

Shkolla shqipe në Çikago – USA “Kongresi i Manastirit” u themelua që në fillim të viteve 70-të por kryesisht u forcua në vitin 1990. Vizioni dhe qëllimi i së cilës është që të ndihmojë gjeneratat e reja shqiptare që rriten larg atdheut e sidomos të atyre brezave të lindur në Çikago në kultivimin e gjuhës shqipe, kulturës, historisë, traditës dhe identitetit kombëtar shqiptar. Shkolla shqipe “Kongresi i Manastirit” funksionon në kuadër të objektit të xhamisë (Albanian American Islamic Center) së komunitetit tonë në Çikago e cila nuk kursen asgjë në përkrahjen e zhvillimit të mësimit shqip qoftë financiare, logjistike, spirituale. Në çdo formë dhe mënyrë tjetër me punën e mësuesve dhe bashkëpunimin prindër-nxënës, ne nuk kursehemi në asgjë me qëllim që të mundemi të arrijmë jo vetëm mbarëvajtjen por edhe përmbushjen me sukses të detyrave pranë shkollës shqipe “Kongresi i Manastirit” në Çikago.  

ORGANIZIMI I MËSIMDHËNIES DHE PERSONELI MËSIMOR 

Shkolla shqipe në Çikago – USA “Kongresi i Manastirit” është model për organizimin, menaxhimin, administrimin dhe funskionimin e saj. Duke e pasur parasysh jeten dinamike dhe obligimet e përditshme të bashkatdhetarëve tanë dhe duke pasur parasysh që kemi një komunitet i cili gjeografikisht jeton dhe vepron në vendndodhje të ndryshme në shtetin Ilinois, jam shumë krenare që shumica e tyre gjejnë kohën për mësimin shqip. U shpreh mirënjohje dhe falenderim për sakrificat dhe përkushtimin e prindërve e komunitetit për të mësuar shqip, dhe për të përqafuar kulturën, traditat dhe ruajtjen e gjuhës shqipe tek brezat e rinj që lindin e rriten jashtë atdheut. Shkolla shqipe “Kongresi i Manastirit” numëron mbi 100 nxënës prej të të gjitha viseve shqiptare si nga: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova Lindore. Personeli administrativ, akademik dhe mësimor është i përbërë nga një numër simbolik prej meje si drejtoreshë dhe 4 mësuese dhe disa asistentë akademik, shumica e të cilëve punojnë duke përfshirë edhe mua, mbi baza vullnetare. Organigrama e shkollës shqipe “Kongresi i Manastirit” është e ndërtuar në këtë mënyrë: Drejtoresha: Qëndresa Brahimi, ndihmëset: Shega Bekteshi, Laura Toska dhe Benka Rizmani. Te Parashkollorët mësuese është Ganimete Sedolli. Te Grupi i parë i nxënësve është mësuese Arta Zeko. Te Grupi i dytë është mësuese Mirela Cicaj, te grupi i tretë dhe i katërt është mësuesja Eligerta Cuka. Gjithçka e bëjmë për atdheun dhe dashurinë e fëmijëve për të mësuar shqip e komunitetit shqiptar për të ruajtur kulturën, traditën dhe identitetin shqiptar në Ilinois. Shkolla shqipe “Kongresi i Manastirit” operon me një orar akademik çdo do të Dielë nga ora 10:30 e mëngjesit deri në 2:30 pasdite. Duke pasur parasysh numrin e kufizuar të pjesëmarrësve, nxenësit i kemi të ndarë në bazë të grupmoshave në disa nivele: niveli i parë në të cilin marrin pjesë moshat prej 4-7 vjeçar, niveli i dytë në të cilin marrin pjesë moshat prej 7-10 vjeçar, niveli i tretë në të cilin marrin pjesë moshat prej 10-12 vjeçar dhe niveli i katërt në të cilin marrin pjesë moshat prej 12-15vjeçar. Lëndët të cilat ligjërohen në kuader të planprogramit tonë përfshijnë: gjuhë dhe letersi shqipe, gjeografi, histori si dhe aktivitete të ndryshme për moshat më të reja parashkollore. 

ORGANIZIMET DHE AKTIVITET E SHKOLLËS “KONGRESI I MANASTIRIT”

Në shkollën shqipe “Kongresi i Manastirit” kemi disa organizime në të cilët studentët tanë marrin pjesë, disa nga këto organizime burojnë nga vetë shkolla, disa iniciativa organizohen nga shoqatat tona aktive brenda komunitetit tonë këtu. Organizimet si Dita e Alfabetit, festa e 28 Nentorit – Pavarësisë së Shqipërisë, Dita a Pavarësisë së Kosovës dhe mbrëmje të tjera që në vete përmbajnë programe kulturore dhe recitale në të cilat nxënësit e shkollës përbëjnë një pjesë të përmbushjes së programit përmes recitaleve, këndimit, shfaqjeve etj. Sa i përket aktiviteteve të shkollës për shkak të kohës së kufizuar, aktivtetet që ja vlen të theksohen janë të pakta përveç me grupmoshat më të reja kemi aktivitete më të shpeshta. Një prej aktiviteteve që nxënësit e Kongresit të Manastirit marrin pjesë është “Kampi Uskana”, kamp 3 ditor për të gjitha grupmoshat, i organizuar nga Shoqata “Uskana” e udhëhequr nga Dr. Luan Elezi. Në këto organizime fëmijët do të munden të forcojnë raportet ndërmjet tyre përmes sportit, ushtrimeve grupore etj. 

BASHKËPUNIMET MES SHKOLLAVE SHQIPE

Bashkëpunimi i shkollës shqipe “Kongresi i Manastirit” me shkollat simotra në shtetet e tjera në SHBA do të jetë në proces rritje në të ardhmen. Përveç kontakteve, nuk kemi bashkpunim të gjërë me shkollat në shtetet e tjera në SHBA, përveç me një shkollë në një shtet afër nesh, ne shtetin Wisconsin, me të cilët kemi komunikime të shpeshta sidomos në nivele strategjike dhe buxhetore. Ndoshta kjo është edhe një mundësi në të cilën qeveria jonë së bashku me konsujt që kanë në ato shtete ku veprojnë, të përcaktojnë disa ura komunikimi në mënyrë që të kemi bashkëpunime në të ardhmen. 

NEVOJA E MBËSHTETJES SË SHKOLLËS ME TEKSTE NGA SHQIPËRIA E KOSOVA

Raporti dhe kontaktet me shkollat e Kosovës personalisht prej që kam marrë detyrën pranë shkollës, kam pasur bashkëpunim me një shkollë të quajtur Andon Zako Qajupi nga Vushtrria, me një prej mësimdhënësve Luljeta Brahimi, e cila na ka ndihmuar me sigurimin e disa planprogrameve mësimore si dhe përmes ambasadores së Kosovës në NY Teuta Sahatqija kemi arrit të sigurojmë disa tekste shkollore. 

AKTIVITETE NGA GRATË E STAFI I SHKOLLËS “KONGRESI I MANASTIRIT”

Nënat dhe motrat e shkollës “Kongresi i Manastirit” kanë organizuar festën e 8 Marsit me një qëllim të caktuar për të ndihmuar të tjerët. Marsi i 2019, kishte kauzë të ndihmoheshin dy Nënat e shkollës që vuanin nga kanceri, të gjitha informatat mund ti gjeni në faqen e facebook te Shkolla Shqipe “Kongresi i Manastirit” (këtu do të gjeni foto dhe video të eventit). Marsi 2020 kishte kauzë të ndihmoheshin fëmijët në trojet shqiptare të diagnostikuar me Autizëm dhe Sindromen Down, të gjitha informacionet mund ti gjeni në faqen zyrtare në FB të shkollës “Kongresi i Manastirit”.  

MËSO SHQIP, RUAJE GJUHËN SHQIPE 

Mesazhi im si nënë dhe motër shqiptare është që sa më shumë ti inkuadrojmë fëmijët të mësojnë gjuhën dhe kulturën shqiptare, ngaqë kur njeriu i kupton rrënjet e veta aq më shumë kupton veten dhe të tjeret. Kemi një kulturë të mbushur plot pozitivitet dhe pse jo të mos e mbajmë me krenari. Shkolla shqipe dhe mësimi i kulturës e trashëgimia jonë e pasur kulturore janë pasaporta jonë dhe identiteti ynë kudo në botë.  

 

Filed Under: Featured Tagged With: Cikago, Kongresi i Manastirit, Shkolla shqipe, Sokol Paja

Kongresi i Manastirit (14-22 Nëntor 1908)

November 18, 2020 by dgreca

Kongresi i Manastirit (14-22 Nëntor 1908)

Kongresi i Manastirit u mbajt në Manastir (14 nëntor -22 nëntor) 1908 për të zgjidhur çështjen e alfabetit të gjuhës shqipe, si dhe për të shqyrtuar  Lëvizjen Kombëtare. Komisioni Nismëtar për thirrjen e një kongresi për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe e mori klubi  “Bashkimi” i Manastirit, sepse shkrimi i gjuhës shqipe me alfabete të ndryshme përbënte pengesë të madhe, jo vetëm për zhvillimin e gjuhës, por edhe për bashkimin politik të shqiptarëve.C:\Users\Engjell\Desktop\Manastiri, 2.jpg

Manastir, 1908

Në Kongres morën pjesë 32 delegatë me të drejtë vote që përfaqësonin 26 qytete e shoqëri të ndryshme shqiptare brenda e jashtë atdheut, si dhe 18 delegatë të tjerë si pjesëmarrës pa të drejtë vote. Kongresi i Manastirit u shndërrua kështu ne një kuvend të vërtetë mbarëshqiptar në të cilin morën pjesë 50 delegatë nga të gjitha anët e Shqipërisë, nga qytetet e vilajeteve të Manastirit, Kosovës, Janinës e Shkodrës, si dhe nga shoqëritë shqiptare të Bukureshtit, Sofjes, SHBA, Egjiptit, Italisë etj.

Gjatë punimeve të Kongresit të Manastirit, atdhetari i njohur Gjergj Qiriazi nga Manastiri, në mbështetje të shënimeve që mbajti në cilësinë e nënkryetarit të këtij kongresi, hartoi raportin e gjerë në gjuhën angleze, i cili gjendet në Arkivin e Institutit të Gjuhësisë në Tiranë (“Raporti i Kongresit shqiptar mbajtur në Manastir më 1-14 nëntor 1908, hartuar  prej delegatit Gjergj D. Qiriazi”). Raporti ka vlera të papërsëritshme,  pasi nuk dihet fati i tre procesverbaleve që u mbajtën gjatë Kongresit të Manastirit (1në gjuhën shqipe, 2 në osmanishte). Autori(Gjergj Qiriazi) ishte delegat dhe anëtar i Komisionit për njësimin e alfabetit. Raportit Gjergj Qiriazit nis me meritat “ditës së 23 korrikut 1908, kur lindi Revolucioni xhonturk, dhe u rivendos Kushtetuta e vitit 1876, e cila u garantonte disa të drejta shqiptarëve, të cilat kombësitë e tjera i kishin gëzuar shumë kohë ma parë… atë ditë ai e konsideron si një “ditë e  shënuar në historinë e Shqipërisë”, e cila, sipas tij “ I dha mundësi që shqiptarët t’i hidhnin themelet e alfabetit të përbashkët të gjuhës  shqipe”, sepse siç e thotë ai deri atëherë “ishin në përdorim deri 10 alfabete në shkrimin e gjuhës shqipe. Prej tyre më të rëndësishëm ishin katër: Alfabeti i Stambollit dhe tre alfabetet e Shkodrës. I pari,  që kishte njohur përdorim të gjerë kudo në “Toskëri”, tre të tjerë në “Gegëri”. … sipas tij “alfabeti i jezuitëve të Shkodrës ishe në përdorim 300 e ca vite dhe më i vjetri në Shqipëri”. Raporti thekson se pas përgatitjeve intensive të Klubit “Bashkimi” të Manastirit, Kongresi C:\Users\Engjell\Desktop\K.ARSIMOR.ENGJELLI\At Gjergj Fishta, kryetar i Komisionit të Alfabetit, mbajtur në qytetin shqiptar të Manastirit më 1908. Kel Marubi.jpg

Gjergj Fishta, Mit’hat Frashëri, Rrok Berisha, Dhimitër Buda… 

Rreshti1: Sami Pojani (delegat i Korçës), Zenel Çaço Glina (i Leskovikut), Leonidha Naçi (i  Vlorës), Simon Shuteriqi (i Elbasanit), Dhimitër Buda (i Elbasanit), Azis Starova (i Starovës), Adham Shkaba (i Sofjes), Mati Logoreci (i Shoqërisë “Agimi” Shkodër).
Rreshti II: Rrok Berisha Gjakova (i Shkupit), Bajo Topulli (i Gjirokastrës), Grigor Cilka (i Korçës), Sotir Peci (i Amerikës dhe i Bukureshtit), Shefqet Frashëri (i Korçës), Luigj Gurakuqi (i Shkodrës),  Shahin Kolonja (i Kolonjës), Ahil Eftim Korça (i Konstancës), Hil Mosi (i Shkodrës).
Rreshti III : Nyzhet Vrioni (i Beratit), Dhimitër Mole (i Filibesë-Bullgari), Gjergj Qiriazi (i Manastirit), At Gjergj Fishta (i Shoqërisë “Bashkimi”) Shkodër, Mid’hat Frashëri (i Klubit të Selenikut dhe Janinës), Dom Nikollë Kaçori (i Durrësit), Dom Ndre Mjeda (i shoqërisë “Agimi”) Shkodër, Fehim  Zavalani (i Manastirit).
Rreshti IV: Refik Toptani (i Tiranës) , Çerçiz Topulli, Mihal Grameno (i Korçës), anash dy patriotë jo delegatë. Nga Mihal Gramenoja, në kujtimet e tij, përmenden si pjesëmarrës, por që mungojnë në këtë fotografi: Parashqevi Qiriazi (delegate e Shkollës së Çupave Korçë), Havëz Ibrahimi dhe Emin Beu (të Shkupit), Rauf   Beu (i Gjirokastrës) dhe Selahedin Beu (i Manastirit).                                                  C:\Users\Engjell\Desktop\New folder\Delegatët_e_Kongresit_të_Manastirit.jpg

filloi punimet në ora 4 pas dite(16:00), të ditës së shtunë, në “dhomat e klubit”. Delegatët zgjodhën për Kryetar të Kongresit,  Mit’hat Frashërin,                         nënkryetarë Gjergj Qiriazin dhe Luigj Gurakiqin.                                                          Vihen në dukje mbledhjet e dy ditëve të para, të shtunën e të dielën (14-15 nëntor), ishin të hapura për gjithë publikun dhe në to ishin të pranishëm rreth 400 veta. Pëveç shqiptarëve,  kishte midis tyre edhe “grekë, bullgarë, vllehë e të tjerë”. Kuvendin e hapi  Kreytari i Klubit të Manastirit, Fehim Zavalani, i cili foli për qëllimet e Kongresit. Ky atdhetar dhe intelektual kishte mbështetur idenë e organizmit të Kongresit, që kur kjo ide doli në artikullin e Mit’hat Frashërit, i botuar në gazetën e tij “Lirija” të Selanikut. Fehim Zavalani përshëndeti të pranishmit dhe, pasi foli për  rëndësinë  e Njësimit të Alfabetit, dhe e  përfundoi fjalën e tij me një “lutje të gjithëfuqishmit (Perëndisë), duke  kërkuar ndihmë dhe mençuri për gjithë delegatët, që kishin në duar një çështje kaq të rëndësishme: “ua kishte lënë atyre në dorë kombi vetë”. Më pas lexoi emrat e delegatëve të Kongresit që ishin si më poshtë:

1.Sotir Peci për Bukureshtin dhe SHBA, 2.Dhimitër Buda, 3.Simon Shuteriqi, 4. Kamber  Sejdini dhe 5. Lef Nosi  për Elbasanin, 6. Refik Toptani për Tiranën, 7. Leonidha Naçi  për Vlorën, 8. Rauf  beu, 9. Fehmi efendiu, 10.Naim Gjirokastra, 10.Çerçiz Topulli, 11.Bexhet beu për Gjirokastrën, 12.Mit’hat Frashëri për Janinën, 13.Shefket Frashëri, 14.Thoma Avrami,  15.Sami Pojani, 16.Gligor  M.Cilka, 17.Mihal Grameno, 18.Mehmet Emini dhe 19.Ali Vasifi për Korçën, 20.Selahedin beu dhe 21.Gjerasim Qiriazi për Manastirin, 22.Ibrahim Efendiu, 23.Haxhi Jashar efendiu dhe 24.Rrok Berisha për Shkupin, 25.Akil Efthimiu për Konstancën, 26.Hil Mosi, 27.Luigj Gurakuqi, 28.Mati Logoreci, 29.At Gjergj Fishta, 30.Dom Ndre Mjeda dhe 31.Sherafedin beu për Shkodrën, 32.Luigj Gurakuqi për Italinë, 33.Shahin Kolonja për Kolonjën, 34.Sulejman Starova  për Starovën, 35.Adam Shkaba për Sofjen, 36.Dhimitër Mole për Filipopolin, 37.Nyshet Vrioni  për Beratin, 38.Zenel Çaço Glina për Leskovikun, 39.Fehim beu për Egjyptin, 40.At Nikoll Kaçori për Durrësin, 41.Azis Efendiu për Bërzeshtën, 42.Fahri  Frashëri për Resnjen, 43.Zenel Beu  për Dishnicën, 44.Maliq Elmazi për Nakolec e Resnje, 45.Xhemal bej Ohri, 46.Beqir Dalipi për Ohrin, 47.Sadullah Efendiu për Matin, 48.Ramiz Daci për Dibrën, 49.Izet Zavalani për Follorinën, 50.Abdyl Ypi për Starjen, 51.Sadik efendiu për Kërçovën, 52.Fazil Pashë Toptani, 53.Riza bej Mirallaj, 54.Haxhi Vildan efendi Dibra për Stambollin, 55.Mehmet Emin Korca, 

 Lista e  32 pjesëmarrësve (delegatëve) me të drejtë vote:   

1.Mithat Frashëri, 2.Luigj Gurakuqi, 3.Gjergj Qiriazi, 4.Hilë Mosi, 5.Nyzhet Vrioni, 6.Thoma Avrami, 7.Gjergj Fishta, 8.Bajo (Bajram) Topulli, 9.Dhimitër Buda, 10.Gligor M.Cilka, 11.Ndre Mjeda, 12.Sotir Peci, 13.Shahin Kolonja, 14. Adham Shkaba Strtobardha,15.Akil Eftimi Korca, 16.Azis Bërzeshta, 17.Dhimitër Mole, 18.Emin Kadri Shkupi, 19. Fehim Zavalani, 20.Hafëz Ibrahim Shkupi, 21.  Leonidha Naçi, 22.Mati Logoreci, 23.Mihal Grameno, 24.Nikoll Kaçorri, 25.Rauf Gjirokastra, 26.Refik Toptani, 27.Sami Pojani, 28.Salahedin Prizreni, 29.Simon Shuteriqi, 30.Sulejman Starova, 31.Shefqet Frashëri, 32.Zenel Çaço Glina,  

Delegatët votuan të gjithë propozimin që Gjergj Qiriazi të udhëhiqte seancën e ditës së parë të punimeve të Kongresit, deri sa të arrinte Mit’hat Frashëri në Manastir. I pari që mori fjalën ishte Selahedin beu,  (oficer e kajmekam i Manastirit, një shqiptar nga Prizreni), i cili ishte delegat i Manastirit. Ky zyrtar, falënderoi qeverinë xhonturke për mundësinë që iu dha shqiptarëve për mbajtjen e Kongresit,… e ndjente veten “të lumtur të shoh se dashuria vëllazërore ekziston midis të krishterëve dhe myslimanëve”.C:\Users\Engjell\Desktop\K.K.L. 28.10.2017\Manastir Objeki Kongresit të parë të Alfabetit të gjuhës Shqipe.jpg

    Shtëpia e Fehim Zavalanit, ku u mbajt Kongresi i Manastirit (1908)

Më pas,  Hilë Mosi, lexoi disa telegrame, të dërguara nga arbëreshët e Italisë, Prenk Bib Doda, Primo Doçi, Abat i Mirditës dhe nga jezuitët e Shkodrës. Klubi shqiptar i Stambollit, në telegramin e tij i këshillonte shqiptarët të ishin të gatshëm për mbrojtjen e atdheut  nga copëtimi i armiqve, në kohën kur Bullgaria kishte shpallur pavarësinë dhe shfaqi pretendime territoriale edhe ndaj trojeve lindore shqiptare, sikurse Greqia ndaj trojeve jugore, pasi mori Kretën me ndihmën e Fuqive të Mëdha. Kjo qe arsyeja që telegrame të shumta nga “ katër anët e botës dhe Shqipërisë”, me përmbajte të ngjashme iu dërguan ato ditë  Kongresit.

Nga fundi i punimeve të ditës së parë kishte mbërritur në Manastir  Mit’hat Frëshëri, i cili, siç thuhet në Raport “u përgëzua dhe u mirëprit” nga delegatët për faktin se ishte ideator i organizimit të Kongresit. Nuk ishte kjo merita e vetme që ai do të përshëndetej ngrohtësisht nga delegatët, por edhe fjalët që i tha Hilë Mosi, kur e pritën me grupin e delegatëve tek stacioni i trenit të Manastirit “U lavdërua për faktin se vinte nga krahina që pati lindur kaq burra të shënuar, të cilët i kanë bërë shërbime të mëdha shqiptarisë”. Mit’hat beu , thuhet në Raprot “iu përgjigj folësit, duke numëruar gjithë shërbimet që Shkodra i pati bërë gjuhës shqipe”… Nga Raporti i Gjergj Qiriazit në punimet e ditës së dytë të Kongresit fjalën e morën: Hil Mosi, Luigj Gurakuqi, Leonidha Naçi, Mihal Grameno, Refik Toptani e Dhimtër Buda. Të gjithë,  pasi shprehën mendimet e tyre mbi alfabetin, në fund kërkonin që të sakrifikonin interesat vetjake në interes të bashkimit kombëtar. Pasdite diskutuan për çështjen e njësimit të alfabetit, folën këta delegatë: Shefqet Frashëri, Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Fehmi  efendia, Bajo Topulli, Bexhet Gjirokastra, Seladin beu, Mihal Grameno dhe Ferit  Ypi. Të gjithë, gjithnjë sipas Gjergj Qiriazit mbështetën idenë që përgjegjësia e Alfabetit “t’i ngarkohej një komiteti”…  një delegat kundërshtoi personifikimin e “Alfabetit të Jugut” me Frashërin, por ai duhet të njihej me ermin Alfabeti i Satmbollit, rrjedhimisht, siç njihet me emrin kur u krijua në Kostandinopojë”. Këtë ai e kishte mbështetur në faktin se kur u krijua ky alfabet përkrah vëllezërve Frashëri, në sajimin e tij kishin marrë pjesë edhe përfaqësues të qyteteve e vendeve të tjera të Shqipërisë, si: Vaso Pasha, Konstandin Kristoforidhi, Jani Vreto, Hoxhë Tahsini, Koto Hoxhi etj. 

Alfabetet e propozuara:

  1. Alfabeti i Stambollit
  2. Alfabeti i shoqërisë Agimi
  3. Alfabeti shoqërisë Bashkimi

… Themelimin e Komisionit për njësimin e alfabetit, i pari e mbështeti  Nikollë Kaçori, i cili deklaroi se ishte për një alfabet që do të shprehte unitetin midis shqiptarëve.

Nga diskutuesit e kësaj seance veçohet fjala e At Gjergj Fishtës,  e cilësuar si “një bisedë e shkëlqyer”, siç thuhet në Raport. Ky intelektual i shquar dhe poet i madh, në diskutimin e tij, ndër të tjera do të shprehej: “Unë nuk kam ardhur të mbroj ndonjërin nga katër alfabetet, por të bashkohem me ju”, që “Kongresi do të vendosë më të dobishmin për ngritjen e popullit”. Ai foli edhe për rrezikun e copëtimit të Shqipërisë, që kërcënohej nga dy fqinjët të përmendura, duke përfunduar fjalimin e tij me fjalët “Armiqtë që kanë rrethuar Shqipërinë janë shumë dhe secili prej tyre përpiqet të rrëmbejë nga një copë për vete. Por ne po të mos mundemi ta mbrojmë Atdheun me fuqi morale, do ta mbrojmë me armë në dorë dhe nuk do t’i lëmë armiqtë tanë të marrin qoftë edhe një pëllëmbë toke shqiptare”. Teksa ai mbaroi fjalimin dhe,  po zbriste nga platforma, në ato çaste Hafëz Ibrahim efendi Hoxha nga Shkupi “u sul drejt tij, e përqafoi me sytë e mbushur me lotë dhe e puthi”. Kjo skenë në praninë e 300 e ca njerëzve, nga të cilët tri të katërtat ishin myslimanë,  la një përshtypje të veçantë, mbase si një përcaktues për alfabetin e njësuar.

Emrat e anëtarëve të Komisionit, të cilët ishin: At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Sotir Peci, Mit’hat Frashri, Shahin Kolonja, Dhimitër Buda, Ndre  Mjeda, Gjergj Qiriazi, Fehmi Topulli, Nyshet Vrioni dhe Gligor Cilka, me kryetar Gjergj Fishtën. C:\Users\Engjell\Desktop\New folder\0-25-696x342.jpg

Përbërja e tij vlerësohet lartë nga autori i Raportit, i cili midis tjerash e thotë se antarët e këtij Komisioni “ ishin nga shkrimtarët më të mirënjohur në gjuhën shqipe dhe nga ata që kuptojnë se cili alfabet ishte më i mirë për kombin”. Nga raporti rezulton se në ditën e tretë,  të katërt dhe të pestë të mbledhjeve, Komisioni diskutoi, veç të tjerëve, për themelimin e Alfabetit. Është i qëndrueshëm e më interes vlerësimi i Gjergj Qiriazit për detyrën që kishtë marrë Komisioni të kryente: “Alfabeti duhet ta bashkojë kombin dhe ishte i vetmi instrument me të cilin ai do të përparojë”.

Pas tre ditë pune intensive Komisioni vendosi përfundimisht çështjen  e alfabetit të gjuhës shqipe. Në sjelljen e këtij vendimi, sipas Gjergj Qiriazit kishte ndikuar edhe “ shkaqe të jashtme politike”… dhe me pëlqimin e gjithë anëtarëve u vendos të pranohej Alfabeti i Stambollit , bashkë me një tjetër thjesht latin, që të dy të përdoren nga shqiptarët”… Në ditën e shtatë dhe në vijim në Raport flitet për procedurën e shpalljesë së  rezultateve të Komisionit. Kryetari i Kongresit, Mit’hat Frashri, deklaroi para të pranishmëve “Komisioni e mbaroi  detyrën”, që linte të nënkuptohej se ishte arritur objektivi i njësimit të alfabetit. Më pas Luigj Gurakuqi do të sillte “dërrasën e zezë, mbi të cilën qenë shkruar germat e Alfabetit”. Në ato çaste Gjergj Fishta, Kryetar i Komisionit deklaroi : “Alfabeti i Stambollit është i mjaftë për t’iu përgjigjur nevojave të kombit”. Megjithatë ai do të vinte në dukje 

                                       Manastiri, 1910C:\Users\Engjell\Desktop\Manastiri.jpg

faktin se “që të mund të shtypeshin libra jashtë Shqipërisë dhe për të dërguar telegrame (jashtë) kemi nevojë të zotërojmë një alfabet krejt me shkronja latine”. Pas fjalëve të tij gjithë salla shpërtheu,  duke brohoritur “Rroftë Alfabeti”. Ishin këto caste  të një ngadhënjimi të madh në historinë e popullit shqiptar.

  Ditën e tetë të punimeve, sipas Raportit të Gjergj Qiriazit “pati një audiencë më të madhe se kurdoherë”, sepse të gjitha sallat e Klubit ishin të stërmbushura nga shqiptarët e interesuar për rezultatet e çështjes së Alfabetit. Oratori i parë që mori fjalën ishte Vildan efendiu, i cili midis tjerash foli mbi “rëndësinë e Konstitucionit” … tha se shqiptarët ishin më shumë se kurrë më parë të bashkuar, sepse kishin sjellë Alfabetin, se shkrimi ishte një instrument që “lartëson kombin”, duke zgjedhur si më të përshtatshme “shkronjat latine”. Ai bëri dallimin e qartë midis fesë dhe Alfabetit të gjuhës shqipe : “feja është një gjë që i përket zemrës”, e se nuk duhej harruar, sipas tij “se jemi të gjithë bijtë e Adamit-kemi një prind dhe një Atdhe”. Ligjërata e tij, sipas Raportit la përshtypje të thellë në “mendjen e shumë myslimanëve, që janë fanatikë”,  të cilët mendonin se “nuk është mirë të shkruajnë ashtu si të krishterët”. At Gjergj Fishtës  ishte oratori i dytë i kësaj seance. Ai, duke folur për ndihmen e madhe që shqiptarët kishin dhënë për Perandorinë Osmane, midis tjerash kishte deklaruar: “Jeta e qeverisë osmanlli është Shqiptari. Shko dhe pyet dhe do të gjesh se janë ata që luftuan për këtë Perëndori: dhe është shpata shqiptare që ngadhënjeu mbi armiqtë e atdheut tonë”. Prandaj, ai me të drejtë tërhoqi vërejtjen tek zyrtarët e pranishëm në qeverinë osmane, që nga valiu i Vilajetit të Manastirit dhe të gjithë zyrtarëve të tjerë  “që na kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre të na ndihmojnë në çdo mënyrë për mbarësinë e këtyre qëllimeve të shenjta kombëtare”. Kjo, sipas tij për faktin se shqiptarët nuk do të kursenin “pikën e fundit të gjakut të mbrojnë Perandorinë Osmanlli dhe Atdheun tonë të dashur”.

Diskutuesit e tjerë të kësaj seance, si Fehim  Zavalani, Abdyl Starja, Ndre Mjeda, Nikollë Kaçori etj., sipas Raportit, kishin pikëtakimin tek fjalët:“ zemrat e dëgjonjësve u mbushën me entusiazëm të madh –muslimanë e të krishterë”.

Ditën e fundit të punimeve të Kongresit, në të cilin ishin të pranishëm vetëm delegatët, u aprovuan dy rezoluta:
1) Klubet në Shqipëri do t’i dërgonin raport një herë në muaj Klubit të Manastirit, ndërsa ky do t’u dërgonte atyre, si dhe shoqërive raportin e përgjithshëm.
2) Pas dy viteve do të mbahej Kongresi në Janinë, në të cilin do të trajtohej çështja e gjuhës dhe e literaturës. Ai nuk u mbajt në Janinë,  por prapë në Manastir.  Atë që 

Delegatë në Kongresin e Dytë të Manastirit (1910)                                                                    Abdulla Rushiti, Ali Zajmi, Bedri Pejani, Bejtullah Gjilani, Ferit Ypi Starja, Fehim Zavalani, Gani Bungu, Hajdar Blloshmi,Hysni Curri, Dervish Hima, Ibrahim Jegeni, Jonuz Ilmi Dibra, Petro Nini Luarasi, Qamil Bala-Shkupi, Qazim Iljaz Dibra,Rexhep Mitrovica, Refat Zavalani, Sabit Vushtina, Salih Gjuka-Dukagjini, Shefik Efendi Korça, Shyqyri Ramadan-Prishtina, Tefik Panariti, Themistokli Gërmenji, Xhafer Ypi-Kolonja, Xheladin Ohri, delegatë të fshehtë Gjergji Qiriazi dhe Telemak Gërmenji C:\Users\Engjell\Desktop\K.ARSIMOR.ENGJELLI\Kongresin e dyte te Manastirit 1910, P.N.Luarasi.jpg

nuk e çoi dot deri në fund Kongresi i Manastirit e zgjidhi Kongresi i Dytë i Manastirit (2-3 prill 1910) . Alfabeti i thjeshtë latin duke qenë i papërzier e më  homogjen nga karakteri i shkronjave, më i lehtë e më praktik për shtyp, u përhap gjithnjë e më shumë dhe nga fundi i Luftës së Parë Botërore u bë tashmë alfabeti i përbashkët e i vetëm për të gjithë shqiptarët, alfabeti i sotëm i gjuhës shqipe.

Ndihmuan   Kongresin;  Parashqevi Qiriazi (që i ka shkruar dhe korrektuar të gjitha diskutimet e Kongresit dhe Komisionit të alfabetit të gjuhës shqipe), Filomena  A.Bonati, Phines dhe Violet Kennedy.                                                                                                                          A.Tomsonit, Thomas Robinson Hodgson të Shoqërisë Biblike në Manastir. Konsulli austriak   August Kral (1869-1953), i cili tashmë është shpallur Qytetar nderi i Shkodrës.                                                                                                        Në Manastir ishte përfaqësuesi austriak, që ndihmoi Kongresin  Postlin Posfai 

Kongresi i Manastirit është i një rëndësie të madhe jo vetëm për historinë e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, por edhe për historinë politike të popullit shqiptar. Vendimet e tij për njësimin e alfabetit përbëjnë  një kurorëzim përpjekjesh e sakrificash të pareshtura shekullore të popullit shqiptar. Qeveria xhonturke osmane, duke iu frikësuar rezultateve që do të shpinin në forcimin e ndjenjës së bashkimit midis shqiptarëve, pa kaluar as një vit filloi luftën kundër alfabetit kombëtar për zëvendësimin e tij më alfabetin arab. Por përpjekjet e saj nuk do të jepnin rezultate. Alfabeti i njësuar triumfoi në saj të qëndresës së shqiptarëve,  që i bënë këtij reaksioni.

Engjell Sh. Zerdelia,  New York-Amerikë 

Filed Under: Featured Tagged With: Engjell zerdelia, Kongresi i Manastirit

KONGRESI I MANASTIRIT- RESPEKT PËR KËTË VEPËR TË MADHE KOMBËTARE

November 26, 2018 by dgreca

1 a Manastirit1 asllani.jpg1 dhoma muze

NGA ASLLAN BUSHATI/*

Këtë nëntor të 2018-tës, të gjithë shqiptarët në trojet etnike e në diasporë, përkujtuan 110 vjetorin e alfabetit të gjuhës sonë të mbrekullueshme shqipe. Unë duke qenë i shkolluar e specializuar për fushën e mendimit ushtarak, të sigurisë kombëtare dhe të politikave që lidhen me këtë sferë, do të shkelja si të thuash në një “fushë të minuar” në se do të tentoja të cfaqja mendime për fushën e gjuhësisë (morfologji, sintaksë, historisë së letërsisë etj). Por në të njejtën kohë duke qenë i apasionuar për ceshtje të sigurisë kombëtare, historisë së luftërave dhe të artit ushtarak, në kërë shkrim do të përpiqem të evitoj “fushat e minuara të gjuhësisë”, e në të njejtën kohë, duke përdor formën e katakizmit (pyet vetë e përgjigju vetë), do të fokusohem  vetëm tek aspekti i vlerave kombëtare.

Si fillim, le të ndalemi pak tek armiqësia  e madhe shekullore që turqit treguan me gjuhën tonë shqipe, gjë të cilën nuk e treguan me gjuhët e tjera të Gadishullit Ilirik (greqisht, serbisht, bullgarisht, rumanisht etj). Kështu pas periudhës Skënderbegiane, mbi trojet shqiptare ndodhi një shpërngulje  masive, trysni e pashembullt  për të pranuar turqizimin mbi ata që pranuan të qëndrojnë në trojet etnike, reprezalje e shtypje sa nga  fundi i viteve 1600 gjuha shqipe u ndalu  përfundimisht kudo (përvec në familje). Tregtarët, nënpunësit, jenicerët, ushtarët profesionistë shqiptar etj, që udhtonin nëpër vendet e perandorisë, nuk guxonin më të tregonin  prejardhjen e tyre  me fjalët: alban, arbresh, arvanitas dhe as arnaut, sepse kjo u kushtonte deri jetën. Për të treguar vendin nga vinin ata filluan të përdorin : atje ku shqipet rrinë (shqipet-rrinë; për Shqipëri), shqipet-nej për Shqipneja, shqipnija e të tjera forma dialektore të fjalës së sotme Shqipëri. Personalisht mendoj se kjo është periudha që shpiptarët filluan ta quajnë vehten shqiptar dhe vendin e tyre Shqipëri në ndryshim me formën alban dhe Albani që bota na njeh.

Greqia, Serbija, Bullgaria, Rumania etj, u shkëputën më shpejt nga Perandoria Otomane, kurse shqiptarët jo. Madje Konferenca e Shën Stefanit i coptoi keq  trojet shqiptare, sa i shtyu krerët shqiptar të kërkonin një zgjidhje për vetmbrojtje. Produkt i kësaj lëvizje  vetmbrojrëse është Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e cila tentoi bashkimin e katër vilajeteve  me përbërjë shumicë shqiptare në një shtet të vetëm.  Por ky  shtet më shumë i imagjinuar se sa i realizuar, nuk kishte një alfabet të përbashkët që të shkruante  e të  dokumentonte qenësinë e tij. Pra domosdoshmëria e të pasurit të një alfabeti të njësua të gjuhës shqipe u shtru si një nga nevojat më imediate të pas Lidhjes Prizrenit. Shumë intelektualë filluan të hartonin nga një të tillë, por seriozisht u proekupuan disa shoqata në trojet etnike dhe në diasporë ku më të përmendurat janë në : Shkodër, Elbasan, Korcë, Shkup, Manastir, Sofje, Bukuresht  dhe më e madhja në Stamboll me Frashërllinjtë.

Tani pyetja e parë që shtrohet për alfabetin e shqipes është se pse Kongresi u mblodh në Manastir e jo diku tjetër për shembull brenda kufijve të sotëm territorial të Shqipërisë? Po, Manastiri ishte qendra e vilajetit ku shumica e banorve ishin shqiptar nga trojet e sotme shqiptare në Maqedoninë Veriore, shqiptarët e zonës Follorinë –Fllamoros (flamur) sot në teritorin e Greqisë; Devolli, Korca, Kolonja, Pogradeci e deri Elbasani përfshiheshin në këtë vilajet. Manastiri ishte në rrugën Egnatia, dhe vazhdonte të ishte  qendër e rëndësishe politike, ekonomike e ushtarake e Perandorise Turke. Në Manastir kishte shumë dyqane të tregtarëve shqiptar, si dhe  Mihal Grameno kishte blerë një nga hotelet më të mira të qytetit. Jetonte Familja shumë e nderuar Qirjazi dhe  kishte një shoqatë (klub) shumë aktiv kombëtare . Po ashtu dy personalitete të Klubit të Manastirit (Femi Zavalani e Gjergj Qirjazi), u bënë inisiatorët e thirrjes së Kuvendit duke ju dërguar kërkesë gjithë shoqatave (klubeve)  shqiptare  (dhe disa personaliteteve si Faik Konica), që të zgjidhnin  vetë nga dy delegatë për në Kongres. Kërkesa e formuluar ju përcollë të gjithëve në variantin gegërisht dhe toskërisht. Pra, vec të tjerave, Klubi i Manastirit ishte ofruesi i mikpritjes së Kongresit.

Pse  kryetari Kuvendit u zgjodh  Mithat Frashëri? Ai u zgjodh  për disa arsye: si përfaqësues i shumicës muslimane, si bir i Familjes Frashërlinjëve që i kishte kushtuar gjithcka ceshtjes kombëtare, si më aktivi i Shoqatës Stambollit si ideues dhe përpunues  i alfabetit  të Shoqatës Stambollit, si gjuhtare intelektual me personalitet të formuar e të mirpranuar nga antarët e tjerë.

Nga të zgjedhurit e tjerë drejtues  të Kongresit  ishin edhe: Luigj Gurakuqi  intelektual e atdhetar i formuar me pushkë e penë që përfaqësonte pjesën katolike dhe alfabetin latin. Gjergj Qirjazi, protestant dhe pinjoll i një familje me një aktivitet shumë të madh në rilindjen kombëtare dhe Thoma Avrami një atdhetar dinjitoz që përfaqësonte pjesën ortodokse .

Në këtë kohë fjalët e shqipes shkruheshin me alfabetin turk, arab, grek e latin dhe me dhjetra variante të të ashtuquajtur alfabete të krijuara nga individë të vecantë. Marrë shkas nga kjo, Kongresit ju paraqitën paraprakisht  si opsione të mundëshme  për zgjedhje alfabetet: latin, turk, arab dhe grek. Por ju la për detyrë  Komisionit të zgjidhte variantin më të mirë e më të përshatshëm për hapsirën dhe dimensionet që mbartëte  gjuha jonë.

Në krye të Komisionit u zgjodh poeti e dijetari i madh i shqiptarisë Atë Gjergj Fishta. Ai me një punë shumë të mundimëshme, e me  shumë mjeshtëri  bëri që të kapërceheshin ndasitë krahinore e fetare  në mentalitet dhe  tek shkronjat e përzgjedhura ta gjenin veten gjithë fjalët e gjuhës  së folur shqipe, me zanore e bashktingëllorë  të forta e të buta me dialekte e nëndialekte.

Alfabeti që zgjodhi Komisioni është pikërisht ky që ne kemi sot, i cili u miratu në Kongres. Relacioni për përfundimet dhe vendimet e Kongresit është përpiluar nga Gjergj Qirjazi e është përkthyer në anglisht nga Parashqevi Qirjazi.  Një kopje e vendimeve  ju është bërë me dije konsujve të  Austro- Hungarisë dhe Anglisë.

Sot pas 110 vitesh mund të duket një gjë e lehtë zgjedhja e  alfabetit të gjuhës  shqipe. Por po të këthehemi prapa në kohënë, do të kuptojmë se  shqipja ishte e jashtligjëshme  dhe e dënueshme nga  autoritetet turke.  Shumica muslimane  e popullatës shkruante turqisht (ajo që dinte shkrim e lexim) dhe hoxhallarët arabisht, kurse  komunitetit ortodoks shkruante në greqisht dhe ai katolik në  alfabetin latin. Sot gjithë shqiptarët  kudo që janë e shkruajnë gjuhën tonë me një alfabet të njësuar me popujt perendimor, familjes së të cilëve u përkasim- pra me alfabetin latin.

Ju ndritë shpirit për mot e jetë o atdhetarë të mëdhej  të Kombit Shqiptar që na e latë të gatëshme ta gëzojmë këtë vepër madhore kombëtare  që ju e krijuat me mundim e durim shumë të madh. E meritoni të përulemi me respekt në këtë 110 vjetor  e në vijimsi përpara : Gjergj Fishtës, Mithat Frashërit, Luigj Gurakuqit, Ndre Mjedës, Gjergj e motrave Qirjazi,  Mihal Grameno, Femi Zavalani, Thoma Avrami etj etj.

  • Ne Foto delegatet e Kongresit te Manastirit.
  • – Dhoma muze e Komisionit te Kongresit

Filed Under: Histori Tagged With: asllan Bushati, Kongresi i Manastirit

2016 AKADEMIA ANTISHKENCORE E REPUBLIKËS SË SHQIPNISË…

November 20, 2016 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

 KUR  PO  NDRRONI  ALFABETIN ?/
imgresMANASTIR 1908/

22 NANDOR 1908  – Përfundon punimet Kongresi i Manastirit… /

  • Harron me perkujtue Heroin Kombtar Gjergj KASTRIOTIN, dhe kur i “kujtohet” ajo e citon fjalen e Tij “me gjuhën e ndysuar”, (si e ka quejtë Prof. Arshi PIPA – 1992)…
  • “Akademia” nuk perkujton as Abatin e Mirditës Prend DOÇIN, themelues i Shoqnisë “Bashkimi”, as At Gjergj FISHTEN O.F.M., themelues i ALFABETIT SHQIP…
  • “Akademia” nuk perkujton ASNJË nga datat e ngjarjeve të arsimit në Veri, tue fillue nga Shkollat e Para Shqipe dhe deri tek Gjimnazet e Shkodres, që shteti antishqiptar i ka mbyllë në 1945 – 46, bashkë me shkollat e Trojeve Shqiptare të hapuna nga E.Koliqi.
  • “Akademia” nuk perkujton Heroin e Maleve Dedë GJO’ LULIN, as datat e fitoreve të Tij. Nuk perkujtohet as “Memorandum i Gerçës” as perpiluesit e tij: Luigj GURAKUQI, At Mati PRENNUSHI dhe Imzot Lazer MJEDJA…”Harrohen” edhe firmëtarët e tij!
  • Zagari i Titos në Shqipni Enver Hoxha me “akademikë”, mundohet me fshij Emnat e Dedë Gjo’ Luli (Hot), Sokol Baci (Grudë), Dedë Nika (Grudë), Dodë Preçi (Kastrat), Tomë Nika (Shkrel), Cal Dedi (Selcë), Lulë Rapuka (Vukel), Llesh Gjergji (Nikç), Gjeto Mark Ujka (Hot), Mehmet Shpendi (Shalë), Avdi Kola (Gimaj), Nikë Mëhilli (Shllak), Tup Çuni (Prekal), Binak Lulashi (Toplanë), Bash Bajrami (Nikaj) dhe Bek Delia (Dukagjin). Prekë Cali, Dedë Coku, Gjelosh Luli, Dod Nikolli, Gjergj Vata me 118 Burrat e vramë në Janarin e 1945, në Selcë, pa gjyq, Trupat e Tyne të hudhun nder humnera…
  • Edhe sot “vazhdojnë të panjohun”… deri tek Shpella e Dragobisë!
  • Merrni harten e Shqipnisë dhe shihni ku bjen Gerça! Jeni mundue me fshijë Bratilen, Kelmendin, “Beslidhjen e Veriut”, “Kanunin e Lekë Dukagjinit”, “Kanunin e Skenderbeut”… E tashti, si per tjerat ngjarje, po punohet me fshij nga faqet e Historisë së Lavdishme të Maleve të Veriut edhe “Memorandumin e Gerçës”… Keni “harrue” se aty ishin edhe Fretnit: At Buon Gjeçaj O.F.M. Famullitar i Grudës; At Luigj Bushati O.F.M. Famullitar i Traboinit; At Karlo Prennushi O.F.M. Famullitar i Vuksanlekaj; At Lorenc Mitroviq O.F.M. Famullitar i Bajzës Kastratit, të njohun si Atdhetarë per Pavarësi. Jehona e Tij kje në të gjitha Trojet tona tue perfshi edhe Arbëreshët e Italisë.
  • Vazhdon porosia e tradhtarit Ramiz Alia:“Mos me qenë në Monumentin e Vlorës së 1912, Atdhetari Luigj GURAKUQI, se ishte mik i Klerit Katolik Shqiptar…” Zhduket nga “fletët e Historisë” organizatori i Veriut per ngritjen e Flamurit Don Nikoll KAÇORRI.
  • “Harrohet” ngritja e Flamurit Shqipnisë në 1913, në kompanjelin e Fretenve në Shkoder dhe bashkë me Te, Hymni i Flamurit shkrue nga At FISHTA me muzikën e krijueme nga At Martin GJOKA. Vazhdohet me u këndue Hymni me muzikë rrumune…
  • Si mundemi me besue se “Akademia” nuk njeh vepren e Imzot Luigj Bumçit, në 1920 kur Korçën e Gjinokastren po i merrte Greku? – Jo, jo, por duhej fallsifikue fakti historik!
  • Edhe pak kohë Malësorët tanë nuk do të dijnë me lexue ma “Lahuten”, po ma e keqja asht se nuk kanë me dijtë me kuptue as Migjenin…. Atëherë, si do t’ ia bajmë? Hajt se Migjenin po ua shpjegojmë, se dy e tri vjerrsha që ka shkrue ai kunder Klerit Katolik, i dijmë të gjithë, po At Fishtës si do t’ ia bajmë? Ai edhe nuk ka lanë kend pa thumue?!
  • Nejse, nuk po hyjmë me ba komente! As të tjerët nuk po i njeh kush… Shqipnia u zhyt në llomin e injorancës dhe urrejtjes antiveriore, me kurset që u hapën për “edukimin” e kuadrove të partisë komuniste dhe të “mësuesëve” në kurset e analfabetëve, që shumë shpejtë i shohim në drejtimin e PKSh, komitetet ekzekutive, seksionet e arësimit, dhe në bankat e deputetëve të Kuvendit Popullor apo në drejtimin e Akademisë Antishkencore në Tiranë nga instruktorët që solli Tito e ma vonë Stalini, e deri tek “gardistët e kuq” tek Mao Ce Duni në vitin 1966, që gjetën terrenin e pershtatshëm tek tradhëtarët tanë, aqsa me ua pasë zili dhe ata që na i sollën në drejtim të shtetit këta terroristë antishqiptarë.
  • Sherbimi i tyne per shkombtarizimin e Shqipnisë, u fillue në dy drejtime:

Në perdhosjen e Historisë së Shqipnisë, me fallsifikime dhe gënjeshtra tue fillue nga shifra e 28.000 dëshmorëve të luftës nacional – çlirimtare, mija gjermanëve të vramë, po edhe një së “vertetes” së pashpallun deri sot: “Disa mija Shqiptarëve, të vramë e të pushkatuem nga brigadat partizane, në luften civile në Jug dhe në Veri…nga vitit 1941.  

Në ndihmë të tradhtisë asht edhe “prishja e Kishës së Vaut të Dejës”, nga Fadil Ymeri, “pa dijeninë” e anadollakut Enver Hoxha dhe Ramiz Alia…

Fronti i dytë i pergjakshem ishte kundër “shkollave të Gegënisë”, me heqjen e Emnit dhe Vepres së At Gjergj Fishtës në letersi, (atëherë e sot) e deri tek vargu i dijetarëve që vazhdojnë me kenë të dëbuem nder shkolla nga Historia dhe letersia!

  • Sot nder shkollat Shqiptare nuk zehen me gojë veprat e Atdhetarëve Shqiptar, vetem nga Emnat e Tyne dhe se, duhet vazhdue me Histori të fallsifikueme të Shqipnisë tue fillue nga 1462, Imz. Pal Engjulli, Don Aleksandër SIRDANI, At Anton HARAPI, Anton LOGORECI, At Anton ZANONI, Arshi PIPA, At Bernardin PALAJ, At Benedikt DEMA, Branko MERXHANI, At Daniel GJEÇAJ, Dedë GAJTANI, Engjëll RADOJA, Ernest KOLIQI, Et’hem HAXHIADEMI, Elena LULI, Faik KONICA, Frano ALKAJ, At Gjergj FISHTA, Gjergj PEKMEZI, Gjon SINISHTA, Guljelm DEDA, Ilo Mitkë QAFËZEZI, At Justin RROTA, Don Kolec PRENNUSHI (Pseudonim Mujs POLEMI), Karl GURAKUQI, Kolë THAÇI, Konstantin KOTE, Kostë A. ÇEKREZI, Krist MALOKI, Kristo FLOQI, Lame KODRA (Sejfullah MALESHOVA), Don Lazër SHANTOJA (Pseudonim Y…), Lef NOSI, At Luigj MARLEKAJ, Luigj THAÇI, Lumo SKËNDO (Mit’hat FRASHËRI), At Marin SIRDANI, At Mark HARAPI, Mark DEMA, Martin CAMAJ, Mati LOGORECI, Mehdi FRASHËRI, Musine KOKALARI, Mustafa KRUJA – MERLIKA (Pseudonim Shpend BARDHI), Namik RESSULI, Ndoc VASIJA, Don Ndre ZADEJA, Don Nikoll GAZULLI, Nikoll DAKA, Don Nikoll MAZRREKU, At Pashko BARDHI, At Pjeter MËSHKALLA, Imzot Prend DOÇI, Qemal DRAÇINI, Sami REPISHTI, Simon SHUTERIQI, Stavro SKENDI, Tajar ZAVALANI, Vangjel KOÇA, Vasil ALARUPI (Bendo Shapërdani), Imzot Vinçenc PRENNUSHI, Zef M. HARAPI, Zef SCHIRO Jr. (I riu), Zef ZORBA, Zoj XOXA, At Zef VALENTINI, etj…

***Tirani Enver Hoxha vulosi zyrtarisht tek “Kongresi i drejtshkrimit i vitit 1972”, me djallzinë e “ateistit” të 1967 se: “Shqiptarët duhet t’i pershtaten Kur’anit!”

E per fatin e keq të Shqipnisë, me ata “akademikë” tradhtarë që shkatrruen shtëpinë e Luigj Gurakuqit, At Gjergj Fishtës, dhe sa monumente tjera të kulturës sonë kombtare,  kanë bashkpunue edhe shumë të tjerë nga Trojet Shqiptare si dhe diaspora Shqiptare, deri në Amerikë dhe Australi. Këte të vertetë e kemi mësue vetem tashti, kur ndigjojmë dhe shohim Malësorin e Veriut tue i thanë Nanës Shqipni, “Nëna Shqipëri”!

  • Ishte pa u ngritë Flamuri në Vlonë, kur “disa”… mendonin se “Shqipëria duhet me qenë prap nën suazen turke edhe pas vitit 1912…”, gati gati si mendojnë disa edhe sot!

Ky mendim u duhet me “maskue” qenjen e vertetë nen “suazen sllave” tash gati 100 vjet, që në 1925 ! E, po kje nevoja edhe “nen suazen greke”!.. E ndoshta, edhe italiane!!

  • Tirani Enver Hoxha ka lanë një porosi: “Shqiptarët duhet ti referohen Kur’anit!”…

Pra, per me e kuptue mirë Kur’anin ashtu si e pat kuptue ai vetë, asht mirë me e ndrrue edhe Alfabetin! Ka lanë pasues si thotë Populli: “Sa han edhe dreqi!”…

  • Një rrugë e dy punë, kështu harrohet kush e pat ba Alfabetin dhe Hymnin e Flamurit!..
  • TRADHTIA KOMBTARE NUK NJEH CAK !..

            Melbourne, 21 Nandor 2016.

Filed Under: Analiza Tagged With: akademi antishkencore, alfabeti, Fritz radovani, Kongresi i Manastirit

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË FTESË PËR TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS
  • Vatra Chicago, shans historik në përpjekjet për çështjen kombëtare
  • U THEMELUA DEGA MË E RE E VATRËS NË CHICAGO
  • Xhevat Kallajxhiu, kontributi patriotik e publicistik nga “Zëri i Amerikës” te gazeta “Dielli”  
  • Në veriun e Mitrovicës para 23 viteve serbët vranë e dëbuan shqiptarët
  • Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave
  • Maya Angelou mbretëresha e poezizë zezake 
  • SHQIPTARO-AMERIKANËT SHËNOJNË 1-VJETORIN E VARRIMIT TË SENATORIT BOB DOLE
  • New Proposal on School Meals Includes First Limits on Added Sugars
  • Nga Dante Aligieri dhe piktori i famshëm italian Mariotto Albertinelli tek djali i Drenicës përndjekur nga genocidi serb
  • SHQIP NË ASPROPIRGO – ATHINË
  • 15 VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS NË NEW YORK
  • Emri im nuk është Marjuana!
  • PIKËPYETJE…
  • William McKinley, Presidenti i 25-të i ShBA

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT