• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PD – Vorpsi: Rama emëron drejtor në Korcë të dënuarin për falsifikim

March 28, 2014 by dgreca

Tirane-28 Mars- Zëdhënesja e Partisë Demokratke, Laura Vorpsi, doli të premten në një deklaratë për shtyp, duke akuzuar qeverinë Rama se vazhdon të punësojë njërëz me preçedente penale në poste kyçe, siç është rasti me emërimin e Florenc Tabakut në krye të zyrës së punës në Korçë, i dënuar me 6 muaj burg dhe 250 mijë lekë për falsifikim dokumentesh.

Në Korcë, sërisht një drejtor me preçedent penal, theksoi  Vorpsi, duke shtuar se “Drejtori i Zyrës së punës në Korçë, Florenc Tabaku, rezulton se i plotëson kriteret për të gëzuar besimin e Edi Ramës në këtë detyrë dhe përgjegjësi të rëndësishme, ndonese i dënuar për falsifikim dokumentesh, është pjesë e krenarisë së Kryeministrit, sepse zyrat e punës duket se janë për momentin pasioni i tij i madh”.

Gjithashtu, zëdhënesja e PD-së, Vorpsi, tha se “që prej ditës që Rama ka ardhur në pushtet, janë humbur 40 mijë vende pune, shumë persona më preçedentë penalë kanë arritur të bëhen shefat e punësimi dhe gjithashtu të kapin të tjera poste kyçe në administratë”. “Rasti që po denoncojmë sot dhe rastet e tjera që kemi denoncuar, dëshmojnë se si funksionon në të vërtetë meritokracia e Edi Ramës dhe tregojnë për një mekanizëm të dyshimtë, gati kriminal të kapjes së administratës nga persona me precedentë penalë, të dënuar nga drejtësia për vepra të rënda”.

 

Filed Under: Politike Tagged With: PD, per falsifikim, Rama emron, te denuarin, Vorpsi

Mazhoranca rrëzon amendamentin e deputetit Mediu

March 25, 2014 by dgreca

*Mediu: Pronat në bregdet t’u kthehen pronareve/

Komisioni parlamentar i Ligjeve rrëzoi të martën një amendim në ligjin “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, i propozuar nga deputeti i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Nisma ligjore e deputetit Mediu lidhet me të drejtën e pronësisë për tokat në bregdet, e cila, sipas tij nuk zgjidhet prej 20 vjetësh dhe aktualisht ndodhet në një ngërc, i shkaktuar nga zbatimi i ligjit 7501, i vitit 1991 “Mbi tokën”. Kjo situatë, sipas Mediut, ka çuar në marrjen e tokave pronarëve të ligjshëm, e shoqëruar me një kaos në shpërndarjen e tyre, duke shkaktuar abuzime të rënda me pronat, të konstatuara dhe në dokumentet zyrtare të Bashkisë Himarë dhe të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe së fundi, të pranuara dhe nga Gjykata e Rrethit Vlorë.
Relatori i draftit, deputeti i PS-së, Armando Subashi tha se amendimi i paraqitur konsiderohet një çështje e zgjidhur dhe që nga pikpamja ligjore nuk sjell asgjë të re. Sipas tij, nisma është një përsëritje e panevojshme e asaj që ka rregulluar ligji aktual dhe që në thelb nuk e zgjidh problemin, por përkundrazi e ndërlikon atë më shumë, nisur nga interesi i pronarëve të ligjshëm.
Subashi iu referua amendimit të këtij ligji në vitin 2009 nga maxhoranca e djathtë e asaj kohe, duke theksuar se ndryshimet e atëhershme në ligj e kanë zgjidhur që në atë kohë shqetësimin e deputetit Mediu.

Mediu: Pronat në bregdet t’u kthehen pronareve

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka kërkuar të martën, duke folur në komisionin e ligjeve,  që çështja e pronës private të zgjithet sa më shpejt, pasi zgjidhja e të drejtës së pronës është detyrim i BE, duke përmendur rastet kur Gjykata e Strasburgut ka përcjellë 8 vendime pro ndarjes së pronave.

Mediu përmendi tokat  bregdet, për të gjithë ata pronarë që i kanë zotëruar ato para vitit 1945 dhe për këtë arsye, theksoi ai, kam depozituar në Kuvend një amendim mbi ligjin “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore, të ndryshuar”.

Medi tha se, “Prona private dhe zgjidhja e drejtë është detyrim i BE, Strasburgu dhënë 8 vendime pro ndarjes së pronave dhe se ky Pr.ligji nuk ka karakter rëndues financiar, por ul kostot dhe barren financiare të dëmshpërblimit. Pronareve të ligjshëm u është marrë prona nëpërmjet shtetëzimit dhe qeveria nuk mund të përdorë dy standarde. Janë shpërndarë 151 mijë hektarë tokë bujqësore, 70% e saj në mënyrë të padrejtë”, tha ai, duke shtuar se “në zonat me përparësi turizmin nuk është dhënë asnjë titull pronësie në bazë të ligjit 7501″. Ai kërkoi që të zbatohet detyrimi ligjor i pajisjes së pronarëve me çertifikate pronësie.

 

Filed Under: Politike Tagged With: e deputetit Mediu, Mazhoranca rrëzon amendamentin

Basha i përgjigjet Ramës:Gati të takohem për dialog, por prano Konsesusin jo formal

March 24, 2014 by dgreca

Letrës së Kryeministrit Edi Rama, për t`u ulur sy më sy, për reformën administrative territoriale, Kryetari i Partisë Demokratike Luzim Basha, ka zgjedhur ti përgjigjet me të njëjtën rrugë komunikimi. Në letër përgjigjen drejtuar kryeministrit Edi Rama, Lulzim Basha  thekson se vetëm pranimi i konsensusit në të gjitha hallkat vendimarrese do të bënte të mundur që takimi të mos ishte një rilexim sy në sy i letrave të shkëmbyera publikisht Kryedemokrati, është i kujdeshëm të ketë një përgjigje dhe për 84 votat të cilat kur vjen puna për reforma që kërkojnë shumicë, mazhoranca nuk ka nguruar ti përmend.

Kryetari i opozitës, shkruan se pavarësisht ngushtimit gjithnjë e më kritik të hapësirës për opozitën në Kuvendin e Shqipërisë, pavarësisht rekordeve të arbitraritetit të mazhorancës dhe fjalorit të padenjë e arrogancës së atyre që kanë për detyrë të japin shpjegime dhe të përgjigjen për shqetësimet që ngren opozita, Partia Demokratike i qëndron e do t’i qëndrojmë deri në fund dialogut si vlerë dhe si mundësi e pazëvendësueshme për ecjen përpara të reformave në vend.

Në këtë kontekst, Basha shprehet i gatshëm  të takohet në çdo nivel, për çdo problem në interes të vendit dhe demokracisë, në radhë të parë për pesë prioritetet e marrjes së statusit dhe hapjes së negociatave me BE. Por edhe për reformën administrative-territoriale. Por për Lulzim Bashën, pika kyçe që mbetet për t’u pohuar qartë dhe publikisht është një dhe vetëm një: jeni apo nuk jeni për votimin me konsensus të kësaj reforme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Sipas tij konsensusi në komision është i pamjaftueshëm.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Basha i përgjigjet Ramës:Gati, të takohem për dialog

Basha në Kosovë me rastin e 16-vjetorit të epopesë së UÇK-së në Dukagjin

March 24, 2014 by dgreca

Kryetari i bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, sot do te shkoje në Kosovë, ku pritet të vizitojë Deçanin me rastin e një sërë aktivitetesh që shënohen për 16-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin dhe 15-vjetorin e ndërhyrjes së forcave të NATO-s në mbështetje të popullit të Kosovës.

Basha pritet që të bëjë homazhe te shtatorja e heronjve të kombit, si dhe  të takohet me kryetarin e kësaj komune, Rasim Selmanaj.

Pas takimit, Basha do të jetë pjesë e seancës solemne të Asamblesë Komunale të Deçanit, ku atij do t’i dorezohet  Çmimi “Qytetar Nder”i i Komunës së Deçan, në manifestimin qendror “Epopeja e Dukagjinit”.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Basha, ne Dukagjin

Kongresmeni Chris Gibson nisi fushatën për një mandat tjetër në Kongres

March 23, 2014 by dgreca

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ( LQSHA ) dhe Komiteti Shqiptaro-Amerikan për Çështjet Publike ( AAPAC ) në një takim me Kongresmenin Chris Gibson thotë se ata do të mbështesin kandidaturën e tij – për një mandat tjetër në fushatën e tij të rizgjedhjes në një mandat të tretë në Kongres , duke parë atë si një mik i mirë dhe i dëshmuar i popullit shqiptar/

Nga , Beqir Sina – New York City/

NEW YORK CITY : Kongresmeni republikan Chris Gibson i Qarkut të Kongresit të 19-të në Nju Jork , nën parullën për zgjedhjet e ardhshme , ” Chris Gibson për Kongresin ” ka mbajtur një takim mbledhje fondesh në Manhattan , qytetin e New Yorkut , në klubin prestigjioz Princeton Club, me amerikano shqiptar , hebrej amerikan dhe përkrahësit e tjerë . Gibson po kandidon për rizgjedhje në rrethin e të sapo konfiguruar 19-të të Kongresit , e cila përfshin Dutchess County dhe 10 qarqet në veri të Nju Jorkut            Ai gjithashtu kësaj here ka marrë dhe miratimin e Partisë Republikane, tha Kryetari i Partisë Republikane , Edward Cox , i cili mori pjesë në këtë ngjarje .

” Chris Gibson, ka qenë një përfaqësues i mirë i Republikanëve – duke punuar me përgjegjshmëri në Kongres , Partia Republikane, është krenare sot që ka ardhur për të mbështetur Chris për t’u rizgjedhur në vitin 2014, ” tha kryetari i Partisë Republikane Ed Cox .

Kongresmeni Chris Gibson bëri betimin në Kongres për herë të parë në rrethin e 20-të të Kongresit në Nju Jork , më 6 janar , 2010, dhe po kërkon një mandat të tjetër tani , duke pretenduar se kjo do të i mundësojë atij – për të fituar një mandat tjetër, megjithëse nuk është shumë e lehtë në zgjedhjet e ardhshme ; ngaqë tani ai përballet me një kandidat të partisë Demokratike, që është i pasur , por pa përvojë .
Ish- Kongresisti Joe DioGuardi dhe Këshilltarja e Çështjeve Ballkanike Shirley Cloyes DioGuardi , dhe aktivist hebraik , si Ron Rettner , ishin bashkë- organizator të ngjarjes , duke mbledhur një numër të biznesmenëve të suksesshëm dhe të rëndësishme shqiptarë dhe amerikano hebrejë , filantropët , udhëheqësit e komunitetit teksa u bënë së bashku për të mbështetur fushatën e Kongresmenit Republikan Gibson .
Grupi shqiptar i udhëhequr nga ish-Kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Joseph DioGuardi – Presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, dhe Këshilltaria e Çështjeve Ballkanike Shirley Cloyes – DioGuardi , përfshirë një grup të Borditi të Drejtorve nga zona e Tri-Shtetshit :- Agim Aliçkajn , Luan Bukolla , Zef Balaj , Gazmend Lita , Hafiz Shala , Zini Ismaili , dhe veprimtarë shqiptarët nga Çikago , Wisconsin dhe Iowa – Pajazit Murtishi , Xhevat ” Jack ” Sherifi , Gazmend Lleshi , Destan Aliu , Mamut Skenderi , Nazim Alimi , Gezim Limani , Ramadan Hajdini , Xhevdet Beqiri , Jeff Hamdia dhe Ray Zulku , morën pjesë edhe në një diskutim për shqiptarët në Ballkan.
Anëtarët e Borditi të Drejtorve nga zona e Tri-Shtetshit  , nga LQSHA , në takim me Kongresmenin Chris Gibson , thanë se do të mbështesin kandidaturën e tij për një mandat tjetër , duke e parë atë si një mik i mirë dhe i dëshmuar për shqiptarët në Amerikë .

Në këtë takim (darkë) (të mbledhur rreth një tryezë të madhe me rreth 22 njerëz ) sponsorizuar nga LQSHA kongresmeni Gibson dhe shefia i tij i shtabit Stephanie Valle  u informuan tërësisht në çështjet kyçe që prekin shqiptarët në tokat e tyre stërgjyshore në Maqedoni nga Këshilltaria e Çështjeve Ballkanike Shirley Cloyes dhe shqiptarët që kishin ardhur nga Illinois, Wisconsin, Iowa, New York dhe New Jersey, për të folur rreth çështjeve të tyre.

DioGuardi foli për shqiptarët dhe kontributin e tyre në Shtetet e Bashkuara për çështjen shqiptare nën udhëheqjen e tij – ndërsa i orfojë kongresmenti Gibson mbështetjen e plot nga LQSHA, duke e vlersuar ri-zgjedhjen e tij – në të mirë të Amerikanëve dhe vet shqiptarve.

“Liga Qytetare, ka si mision të saj “gjetjen” e atyre kongresmenëve ose senatorëve që bëjnë diçka të mirë për çështjen shqiptare, u shpreh DioGuardi, siç kan qenë më parë Biden, Gillman, Hyde, Lantos, e të tjerë. Kjo, na bën të “freskojmë me gjak të ri”, pra me miq të rinjë lidhjet tona, tha ai duke pasur një zë të fuqishëm në Capitol Hill, si kongresmenin  Chris Gibson, i cili më parë ka shërbyer edhe në ushtrinë amerikane në Kosovë, dhe është amerikani që ka marrë pjesë në katër luftra – Irak, Afganisatan, Kuvajt dhe Kosovë. Për, këtë edhe ne jemi sot duke mbështetur fushatën fondmbledhëse për kongresmenin Chris Gibson, i cili do të jetë në të mirë të Amerikës dhe natyrisht shqiptarëve” tha DioGuardi.

Kurse, Kongresmeni Gibson, shprehu kënaqësin e tij, që po merrte mbështjen edhe të shqiptarëve , në këtë fushat elektorale, nëpërmjet veprimtarëve shqiptarë, dhe mikut të tij, Presidentit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, Joe DioGuardi , duke shtuar se kemi shumë arsye të jemi së bashku :” Unë kam qenë i përveligjuar të njohë shqiptarët , prej kur unë shërbeja në ushtrinë Amerikane, për 7 muaj në Kosovë. Atje, theksojë ai, unë pashë nje vend të bukur dhe njerëz të mirë, njerëz, që e donin shumë vendin e tyre dhe kërkonin të bënin shumë për vendin e tyre , mbas shkatërrimit që dolën nga lufta – njerëz paqësor që gëzonin lirinë e tyre”

Gibson, tha se është “shumë i shqetësuar” rreth ngjarjeve në Ukrainë , duke deklaruar se “Shtetet e Bashkuara duhet të përdorën të gjitha mundësitë diplomatike në dispozicion për të ndihmuar t’i jepet fund trazirave politike në Ukrainë, në dritën e ndërhyrjes ushtarake të Rusisë”

Në këtë kontekst foli edhe veprimtari i dalluar i komunitetit, zoti Agim Aliçka, i cili u shpreh se Putini po luan kartën e ish Bashkimit Sovjetik, me Krimenë. ” Presidenti rus Vladimir Putin duke e cilësuar pavarësinë e Kosovës si pararendëse për aneksimin e Krimesë nga Rusia, tha Aliçka, nuk ka asnjë ndryshim nga parardhësit e tij në kohën e “Luftës së Ftohtë” .

Gibson është një 50 – vjeçarë, i cili gjysmën e jetës (24 vjet ka shërbyer ne ushtrinë Amerikane)  duke qenë veteran i ushtrisë amerikane, i dekoruar me disa medalje nga Qeveria Amerikane. Ai fitoi mandatin e tij të dytë në Kongres në vitin 2012 , duke mundur avokatin Julian Schreibman.  Chris Gibson u rrit në një familje të klasës punëtore në Columbia County , në qytetin e Kinderhook .

Në moshën 17 vjeçare , Chris u rekrutua në Gardën Kombëtare të Nju Jorkut dhe më pas fitoi një bursë nga Komision ROTC në Siena College aty pranë . I pari në familjen e tij për të shkuar në kolegj , Chris është diplomuar  me BA në Histori. Ndërsa në ushtri , ai më pas fitoi një MPA dhe PhD  nga Cornell University dhe është autor i librit “Sigurimi i Shtetit”, një libër mbi sigurimin kombëtar dhe vendimmarrës, botuar në vitin 2008 .

Gjatë karrierës së tij në ushtrinë Amerikane , Chris u ngrit në gradën e Kolonelit dhe dekoruar shtatë herë .

Ku përfshin katër pjesmarrje luftarake në Irak, Kuvajt, Afganistan , dhe vendosjen e trupave të veçanta të SHBA në pjesën Jugperindimore të Kosovës dalluar atje për një operacion kundër drogës , dhe së fundi – pak para daljes në pension – ai shërbeu në Haiti , ku ai urdhëroi 2 avion luftarak në Ekipin ajror të Divizionit 82 ( GNV ) gjatë hapjes e asaj veprimtarie në kuadrin e ndihmës humanitare . Sekretari i Mbrojtes i dha atij Çmimin GNV – Njësia Superior për veprimet e tyre në Haiti .

Pas pensionimit nga ushtria në vitin 2010 , Chris dhe familja e tij u kthye në shtëpin e tij në Kinderhook, aty ku ata tani jetojnë dhe ai u rrit me nënën e tij që jeton ende. Ai u zgjodh për të përfaqësuar rrethin e 20-të të Kongresit në vitin 2010 dhe është ri – zgjedhur në vitin 2012 për të përfaqësuar rrethin e 19 të Kongresit .

Në Kongres , Chris shërben në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura ( Nënkomitetet : Taktike Ajrore dhe Forcave Tokësore ; inteligjencës , kërcënimet e reja dhe aftësitë e Personelit Ushtarak ) , Komitetit të Kongresit Bujqësisë ( nënkomiteteve : General Farm  dhe Menaxhimit të rrezikut të Mallrave ; Blegtori , Zhvillim Rural , dhe Credit ) , dhe Komiteti për Politikë republikan .

Gibson në një deklaratë të lëshuar pas fitores në vitin 2012 ka thënë ” Dhënia e besimit tek unë nga votuesit në këtë zonë elektorale është një reflektim i besimit tim se përfaqësimi do të thotë vënien e njujorkezëve në shikim të parë në çdo gjë që do të bëj unë për të gjithë  qytetarët e mi, duke bashkuar njerëzit nga i gjithë spektri politik për të çuar përpara e zgjidhur çdo hall e problem të tyre . ”      Ndërkaq, duhet cekur se kreu i lobit shqiptarë Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane Joe DioGuardi, së bashku me bashkëshorten e tij, Këshilltaren e Çështjeve Ballkanike Shiley Cloyes DioGuardi, është i dallueshëm për fushata të tilla elektorale në SHBA, të drejtuara prej tij, me shqiptarët, pasi ai ishte udhëheqësi i parë i lobit shqiptar në SHBA duke lobuar për çështjen shqiptare, ose si janë shprehur vetë shqiptarët duke e quajtur atë “Çelsi që u hapi shqiptarëve dyert e Capitol Hillit “.

Puna e tij dhe e Shirley Cloyes, me lobin shqiptar, gjatë këtyre dy dekadave të fundit, ka qenë shumë efektive, veçanërisht në demokratizimin e Shqipërisë pas 50 viteve të sundimit komunist, dhe në 15 vjeçarin e fundit në atë të çlirimit, të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Të dy bashk ata kan bërë një punë të madhe në shumë çështje të tjera shqiptare, sidomos për atë të problemeve të shqiptarëve në Mal të Zi, Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës dhe në Çamëri.

 

Filed Under: Komunitet, Politike Tagged With: Beqir Sina, Joe DioGuardi, Kongresmeni Chris Gibson, Liga

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 637
  • 638
  • 639
  • 640
  • 641
  • …
  • 651
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT