• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Bylykbashi : Gjykata Kushtetuese kthen të drejtën e opozitës

April 4, 2014 by dgreca

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi e cilësoi sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese për lejimin e komisionit hetimor për skandalin e serverit të tatimeve, si fitore të parlamentarizmit.

Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi u shpreh se, “Sot, Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin e saj unanim me të cilin shpall si antikushtetues vendimin e Kuvendit për t’i mohuar opozitës të drejtën kushtetuese për hetim në skandalin e ndërhyrjes së paligjshme në serverat e tatimeve dhe vjedhjes dhe fshirjes se miliona të dhënave konfidenciale të bizneseve dhe qytetarëve të vendit. Edi Rama dhe Ilir Meta, të terrorizuar nga dalja në dritë e këtij skandali, urdhëruan bllokimin nga Kuvendi me forcën e kartonave, të hetimit të tij”.

Sipas tij, “me këtë vendim Gjykata Kushtetuese rikonfirmoi një të drejtë kushtetuese të opozitës. Kjo është një fitore e madhe e parlamentarizmit në Shqipëri, dhe e kontrollit parlamentar mbi qeverinë, veçanërisht kontrollit nga opozita”.

Sipas Bylykbashit, “ndërhyrja e paligjshme e njerëzve të besuar të kësaj dysheje në bazën e të dhënave të tatimpaguesve shqiptarë, kopjimi dhe zhdukja e miliona deklaratave tatimore është një skandal i paprecedent. Ky skandal jo vetëm minon integritetin dhe besueshmërinë e sistemit tatimor të shtetit, por cënon rëndë të drejtat e subjekteve, i hap rrugën njerëzve të dyshes Rama-Meta për t’i bërë presion bizneseve apo për të zhdukur detyrimet e klientëve të kësaj dysheje”.

“Sapo të hyjë në fuqi vendimi i Gjykatës, ne do të paraqesim kërkesën e re për ngritjen e komisionit hetimor e për të analizuar në thellësi, në përputhje me Kushtetutën, këtë skandal, për të zbardhur moszbatimin e ligjit nga kjo mazhorancë, për t’i vënë fre kësaj arrogance antikushtetuese e për vënien para drejtësisë të porositësve dhe ekzekutorëve të këtij skandali”, tha Bylykbashi.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Bylykbashi : Gjykata Kushtetuese kthen, të drejtën e opozitës

Basha: Qeveria ka krijuar mjedis mbytës për ekonomine

March 31, 2014 by dgreca

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në mbledhjen e grupit parlametar në takimin e përjavshëm të se hënës ka akuzuar qeverinë Rama për gjendjen e rëndë ekonomike që ka mbërthyer vendin qe, sipas tij, është në reminacion të plotë.

“Sot dua të fokusohem tek ekonomia, fusha ku është mbledhur dhe vazhdon të mblidhet dështimi gjithmonë e më tronditës e mbytës i qeverisë Rama-Meta, treguesi i amatorizmit, paaftësisë dhe papërgjeshmërisë së saj” , tha ai

Basha shtoi se “Politikat ekonomike që duhet të ishin frymëzimi, mbështetja dhe siguria e sipërmarrjes së lirë në vend, janë bërë laku shtrëngues që po i marrin frymën vendit. Nisma e lirë, fuqia përtëritëse e zhvillimit dhe mirëqënies nuk është më thirrje guximi, suksesi apo mrekullie për brezin e ri, ajo po meket dhe po shuhet nën shterimin për sukses, nën frikën jo për shkak të krizës, por mjedisit mbytës që ka krijuar qeveria me politikat e saj”.

Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, Basha tha se investimet private janë në nivelet e tyre më të dobëta, ndërsa ekonomia është kthyer në ankthin e çdo familje shqiptare. “Ekonomia është ankthi numër një i qytetarëve, i familjarëve, i të papunëve, i të punësuarve që s’kanë asnjë siguri. Ekonomia është ankthi i çdo familje shqiptare, në radhë të parë i familjeve të varfëra dhe i cdo shqiptari, duke jetuar nën përceptimin e ditëve më të këqia”, tha ai.

Marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar, është një tjetër dështim i qeverisë e pikërisht se është e tillë, Qeveria Rama-Meta e mbajti larg publikut dhe ishtë një autodemaskim i papërgjeshmërisë dhe dështimit të saj”, u shpreh kreu i PD-së.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Basha: Qeveria ka krijuar mjedis mbytës, për ekonomine

PD – Vorpsi: Rama emëron drejtor në Korcë të dënuarin për falsifikim

March 28, 2014 by dgreca

Tirane-28 Mars- Zëdhënesja e Partisë Demokratke, Laura Vorpsi, doli të premten në një deklaratë për shtyp, duke akuzuar qeverinë Rama se vazhdon të punësojë njërëz me preçedente penale në poste kyçe, siç është rasti me emërimin e Florenc Tabakut në krye të zyrës së punës në Korçë, i dënuar me 6 muaj burg dhe 250 mijë lekë për falsifikim dokumentesh.

Në Korcë, sërisht një drejtor me preçedent penal, theksoi  Vorpsi, duke shtuar se “Drejtori i Zyrës së punës në Korçë, Florenc Tabaku, rezulton se i plotëson kriteret për të gëzuar besimin e Edi Ramës në këtë detyrë dhe përgjegjësi të rëndësishme, ndonese i dënuar për falsifikim dokumentesh, është pjesë e krenarisë së Kryeministrit, sepse zyrat e punës duket se janë për momentin pasioni i tij i madh”.

Gjithashtu, zëdhënesja e PD-së, Vorpsi, tha se “që prej ditës që Rama ka ardhur në pushtet, janë humbur 40 mijë vende pune, shumë persona më preçedentë penalë kanë arritur të bëhen shefat e punësimi dhe gjithashtu të kapin të tjera poste kyçe në administratë”. “Rasti që po denoncojmë sot dhe rastet e tjera që kemi denoncuar, dëshmojnë se si funksionon në të vërtetë meritokracia e Edi Ramës dhe tregojnë për një mekanizëm të dyshimtë, gati kriminal të kapjes së administratës nga persona me precedentë penalë, të dënuar nga drejtësia për vepra të rënda”.

 

Filed Under: Politike Tagged With: PD, per falsifikim, Rama emron, te denuarin, Vorpsi

Mazhoranca rrëzon amendamentin e deputetit Mediu

March 25, 2014 by dgreca

*Mediu: Pronat në bregdet t’u kthehen pronareve/

Komisioni parlamentar i Ligjeve rrëzoi të martën një amendim në ligjin “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, i propozuar nga deputeti i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Nisma ligjore e deputetit Mediu lidhet me të drejtën e pronësisë për tokat në bregdet, e cila, sipas tij nuk zgjidhet prej 20 vjetësh dhe aktualisht ndodhet në një ngërc, i shkaktuar nga zbatimi i ligjit 7501, i vitit 1991 “Mbi tokën”. Kjo situatë, sipas Mediut, ka çuar në marrjen e tokave pronarëve të ligjshëm, e shoqëruar me një kaos në shpërndarjen e tyre, duke shkaktuar abuzime të rënda me pronat, të konstatuara dhe në dokumentet zyrtare të Bashkisë Himarë dhe të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe së fundi, të pranuara dhe nga Gjykata e Rrethit Vlorë.
Relatori i draftit, deputeti i PS-së, Armando Subashi tha se amendimi i paraqitur konsiderohet një çështje e zgjidhur dhe që nga pikpamja ligjore nuk sjell asgjë të re. Sipas tij, nisma është një përsëritje e panevojshme e asaj që ka rregulluar ligji aktual dhe që në thelb nuk e zgjidh problemin, por përkundrazi e ndërlikon atë më shumë, nisur nga interesi i pronarëve të ligjshëm.
Subashi iu referua amendimit të këtij ligji në vitin 2009 nga maxhoranca e djathtë e asaj kohe, duke theksuar se ndryshimet e atëhershme në ligj e kanë zgjidhur që në atë kohë shqetësimin e deputetit Mediu.

Mediu: Pronat në bregdet t’u kthehen pronareve

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka kërkuar të martën, duke folur në komisionin e ligjeve,  që çështja e pronës private të zgjithet sa më shpejt, pasi zgjidhja e të drejtës së pronës është detyrim i BE, duke përmendur rastet kur Gjykata e Strasburgut ka përcjellë 8 vendime pro ndarjes së pronave.

Mediu përmendi tokat  bregdet, për të gjithë ata pronarë që i kanë zotëruar ato para vitit 1945 dhe për këtë arsye, theksoi ai, kam depozituar në Kuvend një amendim mbi ligjin “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore, të ndryshuar”.

Medi tha se, “Prona private dhe zgjidhja e drejtë është detyrim i BE, Strasburgu dhënë 8 vendime pro ndarjes së pronave dhe se ky Pr.ligji nuk ka karakter rëndues financiar, por ul kostot dhe barren financiare të dëmshpërblimit. Pronareve të ligjshëm u është marrë prona nëpërmjet shtetëzimit dhe qeveria nuk mund të përdorë dy standarde. Janë shpërndarë 151 mijë hektarë tokë bujqësore, 70% e saj në mënyrë të padrejtë”, tha ai, duke shtuar se “në zonat me përparësi turizmin nuk është dhënë asnjë titull pronësie në bazë të ligjit 7501″. Ai kërkoi që të zbatohet detyrimi ligjor i pajisjes së pronarëve me çertifikate pronësie.

 

Filed Under: Politike Tagged With: e deputetit Mediu, Mazhoranca rrëzon amendamentin

Basha i përgjigjet Ramës:Gati të takohem për dialog, por prano Konsesusin jo formal

March 24, 2014 by dgreca

Letrës së Kryeministrit Edi Rama, për t`u ulur sy më sy, për reformën administrative territoriale, Kryetari i Partisë Demokratike Luzim Basha, ka zgjedhur ti përgjigjet me të njëjtën rrugë komunikimi. Në letër përgjigjen drejtuar kryeministrit Edi Rama, Lulzim Basha  thekson se vetëm pranimi i konsensusit në të gjitha hallkat vendimarrese do të bënte të mundur që takimi të mos ishte një rilexim sy në sy i letrave të shkëmbyera publikisht Kryedemokrati, është i kujdeshëm të ketë një përgjigje dhe për 84 votat të cilat kur vjen puna për reforma që kërkojnë shumicë, mazhoranca nuk ka nguruar ti përmend.

Kryetari i opozitës, shkruan se pavarësisht ngushtimit gjithnjë e më kritik të hapësirës për opozitën në Kuvendin e Shqipërisë, pavarësisht rekordeve të arbitraritetit të mazhorancës dhe fjalorit të padenjë e arrogancës së atyre që kanë për detyrë të japin shpjegime dhe të përgjigjen për shqetësimet që ngren opozita, Partia Demokratike i qëndron e do t’i qëndrojmë deri në fund dialogut si vlerë dhe si mundësi e pazëvendësueshme për ecjen përpara të reformave në vend.

Në këtë kontekst, Basha shprehet i gatshëm  të takohet në çdo nivel, për çdo problem në interes të vendit dhe demokracisë, në radhë të parë për pesë prioritetet e marrjes së statusit dhe hapjes së negociatave me BE. Por edhe për reformën administrative-territoriale. Por për Lulzim Bashën, pika kyçe që mbetet për t’u pohuar qartë dhe publikisht është një dhe vetëm një: jeni apo nuk jeni për votimin me konsensus të kësaj reforme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Sipas tij konsensusi në komision është i pamjaftueshëm.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Basha i përgjigjet Ramës:Gati, të takohem për dialog

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 652
  • 653
  • 654
  • 655
  • 656
  • …
  • 666
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NËNAT SHQIPTARE — DRITË E PASHUAR
  • “Shqiptarja”, botim shoqëror, kulturor dhe ekonomik, organ i Shoqërisë Gruaja Shqiptare
  • Roli i gruas në shoqërinë e sotme
  • Dita Ndërkombëtare e Gruas: Top 100 Femrat Shqiptare të Vitit 2026
  • Komisioni Përgatitor i Kuvendit të Vatrës zhvilloi mbledhjen përgatitore të Kuvendit të 25 Prillit 2026
  • “Thinking of You”
  • Kosova mes krizës politike dhe sfidës së pjekurisë demokratike
  • NGA AMERIKA ME SHPIRT E ZEMËR PËR EPOPENË E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS
  • Narcizoidizmi, adoleshenca dhe arroganca politike, pengesat kryesore për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Kosovë
  • Një jetë në shërbim të historisë shqiptare
  • Kush do ta zgjedhë liderin e Iranit?
  • Një monument letrar për viktimat e diktaturës…
  • Familja Qiriazi, Shtylla Historike e Arsimit Shqiptar dhe e Formësimit të Identitetit Kombëtar
  • Muhamet Kërpaçi, ambasadori i artit shqiptar
  • 𝐆𝐞̈𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐃𝐢𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐌𝐞̈𝐬𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐦𝐣𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞̈𝐫𝐯𝐞 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐞̈𝐭𝐨𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐢𝐣 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT