• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Celibashi: Opozita të japë konsensusin për ndryshimet teknike të “Nëpunësit Civil”

March 19, 2014 by dgreca

Nga B.Kastrati/- Maxhoranca kërkoi sot nëpërmjet Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi, konsensusin e opozitës për miratimin e projektligjit “Për disa ndryshime në Ligjin për Nëpunësin Civil”.

Gjatë një prononcimi për mediat në përfundim të Konferencës së Kryetarëve, Celibashi tha se këto ndryshime në ligj, përbëjnë një rëndësi të madhe, ndaj dhe mbështetja e opozitës në këtë proces është shumë e rëndësishme.

Fakti që ndryshimet në ligjin “Për Nëpunësin Civil” janë të karakterit teknik, sipas Celibashit, e bën më të lehtë për opozitën dhënien e konsensusit.

“Ndryshimet e parashikuara në projektligj, nuk cënojnë aspak konsensusin politik dhe juridik të arritur në legjislaturën e kaluar për ligjin e “Nëpunësit Ciliv”, theksoi Ministri.

Ai tha se komisionet parlamentare përkatëse pritet të fillojnë shqyrtimin e projektligjit në fjalë dhe më pas ai do kalojë në seancë plenare

 

Filed Under: Politike Tagged With: Celibashi, nepunesi civil, Pozita

Opozita:Parlamenti të ndërpresë ‘ofensivën’ ndaj institucioneve të pavarura

March 19, 2014 by dgreca

Përfaqësues të opozitës kërkuan të mërkurën që parlamenti të kthehet në rolin e vet kushtetues dhe të ndërpresë ’ofensivën’ ndaj institucioneve të pavarura.

Mesditën e sotme u mblodh Konferenca e Kryetarëve për miratimin e kalendarit trejavor të radhës të punimeve të Kuvendit. Pas mbledhjes, deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, tha se parlamenti duhet të kthehet në rolin e vet kushtetues dhe kontrollues, që qeveria të japë llogari para parlamentit dhe jo parlamenti të kthehet në noter të qeverisë.
Sipas Halimit “kapja e institucioneve, që janë aty për të kontrolluar qeverinë, synon ta kthejë vendin në një çiflig të pronarëve Rama-Meta me qëllim që qytetarët të mos shohin dhe të mos mos kenë kujt t’i kërkojnë llogari”.
“Ky është një qëndrim antikushtetues i këtij parlamenti dhe për sa kohë nuk pati asnjë reflektim nga maxhoranca lidhur me këtë kërkesë të opozitës, kjo e fundit u largua nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve pa e miratuar kalendarin e punimeve”.
Opozita pretendon se parlamenti nuk është në një situatë normale, sa i takon pavarësisë së institucioneve.
“Kapja e tyre do të thotë tronditje e themelit të kushtetutës së vendit. Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) është aty që të kontrollojë pasuritë, por në rast se qeveria e merr nën sqetull drejtuesin e këtij institucioni, atëhere vendi nuk shkon drejt reformave të BE-së. Ne i kërkuam parlamentit të ndërpresë ofensivën ndaj institucioneve të pavarura që kontrollojnë qeverinë, të ndërpresë ofensivën ndaj AMA-s dhe ndaj SHISH, si dhe ndaj institucioneve të tjera. Nuk mund të ketë parlament normal në rast se nuk kthehet kushtetueshmëria ndaj institucionit të ILDKP-së, për të cilin është bërë debati në parlament”, tha Halimi.
Ai pohoi se opozita do të vazhdojë të jetë në parlament për t’iu bërë të ditur qytetarëve se çështja e respektimit të institucioneve të pavarura do të jetë pikë kryesore e axhendës parlamentare.

Filed Under: Politike Tagged With: Halimi, Meta, Opozita, Parlamnenti

Basha: Kjo qeveri, kampione e zhbërjes dhe e goditjes së ligjit

March 17, 2014 by dgreca

”Ne kemi një qeveri gënjeshtare, kampione e zhbërjes dhe e goditjes së ligjit sikuse edhe e shkurtimeve nga puna”, deklaroi sot Kreu i PD-së, Lulzim Basha.Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat Basha solli si alarmante sigurinë e qytetarëve, ku sipas tij, “rendi nuk është më zgjidhja e sigurisë, por e pasigurisë. Vetëm dy javë e para të këtij muaj, shifrat e krimit janë me të larta se ndonjëherë, vjedhjet kanë arritë kulmin, ndërsa shkalla e zbulushmërisë në rënie”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha analizoi bilancin 6 mujor të qeverisë, duke evidentuar dështimet dhe përkeqësimet në ekonomi, siguri publike, e në gjendjen e demokracisë dhe institucioneve në vend.

“Asnjë qeveri nuk ka startuar me një dështim të këtyre përmasave në 23 vitet e fundit, si qeveria e sotme Rama-Meta, dështimi në raport me premtimet dhe pritshmëritë është vetëm gjysma e së keqes”, u shpreh ai.

Gjithashtu Basha, bëri një ekspoze të situatës ekonomike dhe premtimeve të qeverisë, ku sipas tij, “çdo gjë është e errët, mbi 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa, në spitale barnat po i blejnë vetë, shqiptarëve u hiqet asistenca dhe u ofrohet puna e detyrueshme. Pagat e mësuesve, pensionistët, fondi i të përndjekurve është dy herë më pak sikurse edhe fondi për kompensimin e pronave”

Filed Under: Politike Tagged With: Basha, kampionee zhberjes, kjo qeveri

PD: Edi Rama po shkel vendimin e qeverisë dhe traditën për Ditën e Verës

March 13, 2014 by dgreca

TIRANË, 13 Mars/ Partia Demokratike akuzoi të enjten kryeministrin Edi Rama se po shkel vendimin e qeverisë për Ditën e Verës, duke urdhëruar shkollat në Tiranë që të thërrasin nxënësit nesër në aktivitetin e planifikuar, edhe pse është pushim zyrtar.

“Dita e Verës është pushim zyrtar, por dhe pse ka në fuqi një vendim të tillë, Edi Rama u ka kërkuar shkollave, që tashmë i ka të gjitha nën kontroll partiak, që të mbushin nesër radhët e eventit të tij. Me këtë përpjekje të dëshpëruar, në kohën kur ai vetë dhe qeveria e tij kanë humbur mbështetjen e publikut, kur pakënaqësia dhe protesta kanë zënë vend në gjithë Shqipërinë, Edi Rama kërkon të shfrytëzojë nxënësit e shkollave në Ditën e Verës, për t’u dukur se gëzon mbështetje”, deklaroi zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi.
Sipas saj, me këtë vendim, kryeministri Rama po shkel një nga premtimet e tij elektorale, më të zëshmin nga ato, kur përbetohej se nxënësit dhe shkollat nën qeverisjen e tij nuk do të shfrytëzoheshin politikisht.

Filed Under: Politike Tagged With: kryeminsitri, PD, po shkel vendimin, tradite e Dites se Veres

Lulzim Basha: Qeveria nuk reflektoi për mosdhënien e statusit, por thelloi bilancin negativ

March 13, 2014 by dgreca

– Kryetari i PD-së thekson në takimin me Presidentin e Senatit Francez, Jean-Peirre Bel-/

Integrimi europian i Shqipërisë dhe çështja e statusit të vendit kandidat ishin në qendër të një takimi të Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Presidentit të Senatit Francez Jean-Pierre Bel.
Kreu i PD-së, Basha falenderoi Presidentin e Senatit për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Franca Shqipërisë në të gjithë momentet e rëndësishme të integrimit euroatlantik, por i shprehu atij shqetësimin për kursin që ndërmori qeveria e re në dëm të demokracisë, në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës, kundër standardeve europiane, çka bëri që të rritej doza e skepticizmit në shumë vende të BE-së, gjë që solli vendimin e dhjetorit të Këshillit të Ministrave, për mosdhënien e statusit.
Qeveria e kishte gati statusin e vendit kandidat, tha Basha, duke e informuar z.Bel për reformat e ndërmarra dhe kriteret e përmbushura nga qeverisja e mëparshme, deri në shtatorin e vitit të kaluar.
Basha shtoi se në këtë drejtim rruga për marrjen e statusit nga qeveria e re ishte edhe më e lehtësuar, pasi Partia Demokratike dhe opozita mbështesin plotësisht dhe pa kushte procesin e integrimit dhe marrjen e statusit.
Por, shtyrja e Ligjit për Nëpunësin Civil nga qeveria me një akt normativ që u shpall anti-kushtetues nga Gjykata, shkarkimet masive në administratë, lufta ndaj institucioneve të pavarura, bënë që statusi i vendit kandidat të mos merrej.
Kryetari i Partisë Demokratike tha se ende më shqetësues është fakti se qeveria nuk e lexoi si duhet vendimin e dhjetorit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian. Në vend të angazhimit për reformat e kërkuara, qeveria u angazhua në një proces fajësimi të të ashtuquajturve ekstremistë europianë dhe vijoi thellimin e bilancit negativ, duke zhbërë standardet e arritura dhe duke ndërmarrë sulme të njëpasnjëshme kundër institucioneve kushtetuese dhe vetë ligjit e kushtetutës.
“Qeveria nuk bëri asnjë reflektim pas vendimit të dhjetorit, përkundrazi, vazhdoi me shkarkimet masive të punonjësve të administratës, nuk respektoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vijon ta keqpërdorë parlamentin si noter të akteve të veta, redukton hapësirën e debatit në Kuvend, uzurpoi kompetencat e Presidentit në rastin e shkarkimit dhe emërimit të kreut të ri të ILDKP-së”, theksoi Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike e siguroi z. Bel se opozita është e vendosur për mbrojtjen e demokracisë dhe shtetit ligjor në vend.
Presidenti i Senatit francez u shpreh se integrimi europian është çështje me interes kombëtar dhe kërkon patjetër konsensusin e palëve. Ai tha se vendimi i dhjetorit të Këshillit të Ministrave, ishte një mesazh për të ndërmarrë reformat e duhura për procesin e integrimit.
Duke e ripërsëritur qëndrimin e opozitës në mbështetje të plotë të marrjes së statusit, Basha i tha Bel se “opozita do të dëshironte të debatonte me qeverinë dhe të kishte kundërshti me të për çështje programore të së majtës dhe të së djathtës, dhe jo për shtyllat themelore të shtetit të së drejtës dhe demokracisë që janë vënë seriozisht në rrezik nga mazhoranca aktuale”.
Z.Basha dhe z.Bel konfirmuan marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Francës dhe konsolidimin e një portofoli të pasur raportesh dhe shkëmbimesh mes të dy vendeve

Filed Under: Politike Tagged With: kritikon qeverine, Lulzim Basha, takon francezet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 654
  • 655
  • 656
  • 657
  • 658
  • …
  • 666
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Komisioni Përgatitor i Kuvendit të Vatrës zhvilloi mbledhjen përgatitore të Kuvendit të 25 Prillit 2026
  • “Thinking of You”
  • Kosova mes krizës politike dhe sfidës së pjekurisë demokratike
  • NGA AMERIKA ME SHPIRT E ZEMËR PËR EPOPENË E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS
  • Narcizoidizmi, adoleshenca dhe arroganca politike, pengesat kryesore për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Kosovë
  • Një jetë në shërbim të historisë shqiptare
  • Kush do ta zgjedhë liderin e Iranit?
  • Një monument letrar për viktimat e diktaturës…
  • Familja Qiriazi, Shtylla Historike e Arsimit Shqiptar dhe e Formësimit të Identitetit Kombëtar
  • Muhamet Kërpaçi, ambasadori i artit shqiptar
  • 𝐆𝐞̈𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐃𝐢𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐌𝐞̈𝐬𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐦𝐣𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞̈𝐫𝐯𝐞 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐞̈𝐭𝐨𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐢𝐣 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢
  • Mësuesit çamë, ata që u sakrifikuan me dashuri për shkronjat dhe fjalën e ëmbël shqipe
  • Në ditëlindjen e 94 të shkrimtarit Naum Prifti
  • E ARDHMJA ESHQIPËRISË VARET NGA PUNA E MËSUESVE
  • “Dilema e Ismailit”, një film sfidë e kinematografisë shqiptare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT