Ekstremistët Grekë tentojne të shkatërrojnë shkollën shqipe, i vënë naftë dhe vaj dyerve, por nuk arrijnë dot të ndalojnë mësimin/
Mësimet e gjuhës shqipe dhe orët e leksioneve u hapën sërish në komunitetin Chania (Hani) në Kretë të Greqisë.
Pas trazirave që shpërthyen për ndalimin e leksioneve në shkollën e mesme Chrysopigi dhe kundërshtimeve të shumta të pjesëtarëve të ndryshëm të shoqërisë, mësimet rifilluan pasditen e së dielës në të njëjtin vend.
Megjithatë, mëngjesin e ditës së djeshme, në afërsi të shkollës disa makina me naftë dhe vaj u zbrazën, duke dëmtuar një pjesë të shkollës, përfshirë edhe derën kryesore të saj, siç duket në pamjet e mëposhtme.
Kryetari i komitetit të shkollës së Mesme të Bashkisë Chania, Antonis Vardakis, i cili mbërriti menjëherë në vendngjarje, tha se veprime të tilla nuk kanë efekt dhe theksoi se kurset do të vazhdojnë normalisht, pasi kjo është një e drejtë ligjore e çdo nxënësi.Incidenti i ndodhur gjatë orëve të paradites nuk e pengoi rihapjen e kurseve për rreth 45 fëmijë shqiptarë.Ngjarja u ndoq nga shumë njerëz nga bashkësia shqiptare dhe nga shoqatat lokale si ELME, Shoqata e Mësuesve të Arsimit Fillor dhe klubet anti-raciste.






I dërguari i posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë Gjermane të Punëve të Jashtme, Dr. Christian Hellbach dhe Shefi i Departamentit të Ballkanit Perëndimor të Ministrisë Franceze të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Thomas Bertin, do të jenë në Kosovë për një vizitë të përbashkët në 10 dhe 11 janar 2018.