• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Argjentinë : Hirësia e tij, Aleksandër, uronë të gjithë Shqiptarët në Ditën e Flamurit-

November 30, 2015 by dgreca

Kryepeshkopi Aleksandër, “Urime Shqipëri, Kosovë, Iliride, Çameri, Presheve, Ulqin, Plave e Guci, vaditën me gjakun e bijve tanë më të mirë; ata ranë në fushën e bëtejës për këtë Flamur, duke u bërë simbolë të krenarisë shqiptare,shembuj frymzimi për gjenëratat e reja”/
Beqir SINA – New York/
Buenos Aires Argentina : Hirësia e tij Aleksandër, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqiptarëve të Diasporës në Amerikën Latine, e thënë ndryshe pasuesen e kishës së Nolit, por në pjesën jugore të kontinentit – aty ku kjo kishë, ka komunitetet e veta në Argjentinë, Brazil, Kili, Uruguai,nuk e harron gjakun e tij shqiptar, edhe kësaj radhe nuk ka harruar të urojë shqiptarë kudo që janë :”Gëzuar 28 Nëntorit për të gjithë motra e vellezer , miq dhe shoke Shqiptarë !!!
Me rastin e 28 Nëntorit – 103 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryepeshkopi Aleksandër, ka postuar në profilin e tij në facebook – mesazhin e urimit për të gjithë shqiptarët në ditën e pavarësisë .
Ai madje si edhe heret e tjera , ka postuar në rrjetin social facebook, një set me fotografi, me flamurin kuq e zi, dhe shkabën me dy krena, dhe një “kartolinë me një urim të veçantë për 103 Vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ku shkruhet “Gëzuar Ditëlindjen!”.
Më poshtë në postimin e tij – Hirësia e tij Aleksandër, shkruan se “Të gjithë shqiptarët, në bot ë në se ne jemi të bashkuar, kemi për të ndërtuar Kombin e Madh dhe shtetin që quhët Shqipëria. Vetëm ajo Shqipëra, ka atë që na bashkon, që na integron. Çeshtja e Popullit të Shenjtë Shqiptar, nese shtyhet,vazhdon përndjekja, populli nuk papërmbahet, e kuqe dhe zi “
Shoqëruar edhe me një poezi me rastin e 28 Nëntorit, mesazhi i Tij mbyllet me bekimin “Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët kudo që janë” thotë Kryepeshkopi Aleksandër” në postimin e tij në face book me rastin e 103 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Gëzuar 28 Nëntorit për të gjithë motra e vellezer , miq dhe shoke Shqiptarë !!!
“Urime Dita e 28 Nëntorit , Ditë e Flamurit dhe e Pavarësisë shqiptare, gezuar Shqiptari, me shum gjak e mund e kem prit kete dite. Urime Shqipëri, Kosovë, Iliride, Çameri, Presheve, Ulqin, Plave e Guci, vaditën me gjakun e bijve tanë më të mirë; ata ranë në fushën e bëtejës për këtë Flamur, duke u bërë simbolë të krenarisë shqiptare,shembuj frymzimi për gjenëratat e reja, Ata i hapi rrugën, ne duhet të ndjekim…!!! Gëzuar “Muajin e Trashëgimisë Shqiptare” – duhet që muaji Nëntor të njihet si muaji I Trashëgimisë Shqiptare – muajin e Nëntorin ne shqiptarët festojmë: 1, Ditën e Alfabetit. 2, Ditëlindjen e Adem Jasharit. 3, Çlirimin e Tiranës nga nazistët. 4, Ngritjen e flamurit nga Skënderbeu. 5, Ngritjen e flamurit nga Ismail Qemali. 6, Pavarësinë e Shqipërisë Etnike!!! Të kerkojme gjithnje thelbin e asaj që na bashkon,dhe jo të rastësishmen që na ndan, vëllezër, mund të jemi Bektashinj, Mysliman, Ateist, Agnostik apo të Krishterë: çdo Shqiptar është vellai ynë!!! Ideologjitë tone politike dhe mundësitë mund të jenë të ndryshme:
Çdo Shqiptar është vëllai ynë, tek ne vlon i njëjti gjak, gjaku i Shqiponjave, Mbi gjitha Shqiptaria !!!… Mund të na fyejnë, të na përndjekin, të na vrasin, por në Shqipëri do të rilindim, Shqiperia do të triumfojë!!!
O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr’ o nën’ e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.
Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S’të trëmp Romani, as Venecjani,
As…SERB Dushmani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli.
Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn’ e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi !!
Kryepeshkopi Fan Noli
Urime edhe të gjithë shqiptarëve, kudo që jeni e ku jetoni, me familjët tuaja!!! Me respekt, zemra ime është me ju djema. Qofshin gjith shqiptaret me shendet e te suksesshem!!! Rroft Kombi Shqiptare!!! Rrofsh sa malet e Shqipes!!! Rroftë Shqipëria Etnike!!! Në lavdinë e kombit tonë shqiptar përgjithmonë!!!
Kryepeshkopi Aleksander I shqiptarve – Bir i Shqiponjës

Filed Under: Rajon Tagged With: Argjentine, Kryepeshkopi Aleksander, uron shqiptaret

Flamuri Kuq e Zi u ngrit edhe ne Australi

November 28, 2015 by dgreca

Edhe ne Australi u ngit flamuri Kuq e Zi. Ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari ka treguar se bashkë me shqiptarët që jetojnë në Melbourn kanë ngritur flamurin Kuq e Zi ne kryeqytetin australian.Me këtë rast, ai ka thënë se miqësia me popullin e Australisë ka rrënjët ne vlerat e përbashkëta që përfaqësojnë dy popujt.

“Në mëngjes të ditës së sotme, 28. Nëntor 2015, së bashku me udhëheqjen dhe shumë anëtarë të Komunitetit Shqiptar, nga të gjitha viset shqiptare, e ngritëm flamurin tonë kombëtar në Sheshin Kryesor të Melbournit – Federation Square. Ai do të valojë gjatë gjithë ditës së sotme për nder të historisë, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Mijëra australianë do të kalojnë pranë flamurit tonë. Miqësia e popullit shqiptar me popullin e Australisë i ka rrënjët në vlerat e përbashkëta që përfaqësojnë popujt tanë. Gëzuar Dita e Flamurit gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë!”, ka shkruar ai.

Filed Under: Rajon Tagged With: FLAMURI KUQ E ZI, u ngrit dh ne Australi

Kosovë-Ministri i FSK takime në Kanada

November 23, 2015 by dgreca

-Ministrit Demolli u takua në Halifaks me Zëvendës Sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert Work, pastaj me Ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Harjit Sajjan si dhe atë të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Maqedonisë/
Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, me ftesë të Forumit Ndërkombëtar të Halifaksit për Siguri, mori pjesë në punimet e Konferencës “Avancimi i sigurisë nga vizioni modern”, që u zhvillua në Halifaks të Kanadasë nga data 20-22 nëntor 2015.
Ministri i FSK-së, Demolli në punimet e Konferencës në Halifaks foli për perspektivën aktuale të Kosovës në sfidat më të ngutshme të sigurisë, duke bërë që tema të zgjoi interesim të madh tek audienca e gjerë pjesëmarrëse në Konferencë. Ministri Demolli ndër të tjera u fokusua edhe tek sfidat e përgjithshme që rajoni po ballafaqohet dhe rikonfirmoi se rruga e vetme për rajonin është përshpejtimi i integrimeve Euro-Atlantike të vendeve te Ballkanit.
Gjithashtu, ministri Demolli zhvilloi edhe një varg takimesh bilaterale dhe multilaterale me disa prej ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s pjesëmarrëse në Konferencë e gjithashtu edhe me disa prej ministrave të vendeve partnere të NATO-s.
Ministrit Demolli u takua në Halifaks edhe me Zëvendës Sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert Work, pastaj me Ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Harjit Sajjan si dhe atë të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Maqedonisë. Në takime u diskutua për sfidat dhe rreziqet që vijnë dhe nevoja që bashkërisht dhe njëzëri të unifikohen qëndrimet e botës demokratike dhe përmes bashkëpunimit gjithëpërfshirës të ballafaqohemi me rreziqet e ashtuquajtura bashkëkohore.
Ministri i FSK-së, Demolli zhvilloi një takim kokë me kokë me ministrin e Mbrojtjes së Kanadasë, Harjit Sajjan. Ministri e falënderoi me këtë rast shtetin e Kanadasë për gjithë ndihmën e dhënë për Kosovën dhe kontributin për popullin dhe shtetin e Kosovës.
Po ashtu e falënderoi ministrin Sijjan për përkrahjen e vazhdueshme që shteti i Kanadasë i ka ofruar Republikës së Kosovës në rrugën e saj të pakthyeshme Euro-Atlantike. Në takim u theksua gjithashtu kontributi i Kanadasë në KFOR dhe në ekipet këshilluese në MFSK dhe FSK deri me tani.
Ministri Demolli në takim e ngriti idenë e një Marrëveshje Bilaterale në mes MFSK-s dhe Departamentit Nacional Kanadez të Mbrojtjes në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Po ashtu Ministri Demolli ftoi ministrin kanadez për një vizitë në Republikën e Kosovës.
Ministri kanadez Sajjan e rikonfirmoi edhe një herë se kontributi dhe përkrahja e Kanadasë nuk do të mungojë për Republikën e Kosovës dhe se do të shqyrtohen mundësitë dhe rrugët e bashkëpunimit dypalësh në të ardhmen e afërt.
Ministrin Demolli në Forumin e Halifaksit e shoqërojnë edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kanada, Lulzim Hiseni si dhe Sinan Geci, shef i Sektorit për bashkëpunim Euro- Atlantik në ministrinë për FSK.
Forumi Ndërkombëtarë për Siguri në Halifaks është i njohur si një vendtakim vjetor, i cili krijon hapësirë ku vendimmarrësit mund të bëjnë bashkërisht zgjidhjet e vështira. Tani në kohën kur vendet demokratike po ballafaqohen me kërcënime kjo është shumë urgjente sepse asnjë vend veç e veç nuk mund të zgjidhë probleme si i vetem, ashtu sikurse këtë mund ta bëjnë liderët e mençur së bashku.
Forumi Ndërkombëtarë për Siguri në Halifaks ngrit në nivel më të lartë bashkëpunimin strategjik midis shteteve demokratike në botë. Pjesmarrësit që mblidhen në Halifaks për çdo nëntor prezantojnë më shumë se 60 shtete, por tani kanë vënë një limit, jo më shumë se 300 pjesëmarrës./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Ministri i FSK, takime në Kanada

MANASTIR-Shqipëria, Kosova e Maqedonia – bashkëpunim në arsim dhe shkencë

November 22, 2015 by dgreca

-Nënshkrim marrëveshje në Muzeun e Alfabetit në qytetin e Manastirit, ku para 107 viteve, gjenerata më eminente e asaj kohe e Rilindjes sonë kombëtare mbajti Kongresin dhe unifikoi apo themeloi Alfabetin e gjuhës shqipe, bëri bashkimin gjuhësor të shqiptarëve/
MANASTIR, 22 Nëntor 2015/ Në Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir, sot Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia nënshkruan Programin e Bashkëpunimit për arsim dhe shkencë.
Ministria kosovare bën të ditur se ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, kanë nënshkruar sot në Manastir “Programin e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë”.
Në ceremoninë e nënshkrimit të Programit ishte prezent edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Lindita Nikolla, e cila po ashtu, nënshkruajti të njëjtën marrëveshje me ministrin Ademi.
Nënshkrimi i Programit është bërë në kuadër të Marrëveshjes për Bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencës, e cila është nënshkruar në korrik të këtij viti në Vlorë, mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, me synim përforcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve në këtë fushë.
“Programi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë për periudhën 2015-2018 që e nënshkruam sot, është një instrument i rëndësishëm për të plotësuar detyrimet tona për realizimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në arsim dhe në shkencë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, të 2 korrikut 2015”, tha ministri Bajrami.
Ndërsa, media shqiptare në Maqedoni bën të ditur se, zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri, sot me rastin e 22 Nëntorit Ditës së Alfabetit ka vizituar Muzeun e Alfabetit në qytetin e Manastirit. Ai në këtë rast ka marrë pjesë në takimin e përbashkët të tre ministrave të Arsimit, të Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe Republikës së Kosovës, Arsim Bajrami të cilët nënshkruan Programet Ekzekutive për bashkëpunim në sferën e arsimit dhe shkencës.
Në këtë rast zëvendëskryeministri Xhaferri të gjithë qytetarëve shqiptarë ua uroi këtë ditë, ku para 107 viteve , këtu në Manastir u themelua Alfabeti i Gjuhës Shqipe.
“Për mua është kënaqësi që me rastin e Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe të jenë bashkë me ne këtu tre Ministrat e Arsimit dhe Shkencës ,nga Republika e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë ku patëm rastin të jemi dëshmitarë të nënshkrimit të bashkëpunimit, diçka që ka qenë domosdoshmëri. Besoj se do vazhdojë edhe në të ardhmen të pasurohet ky bashkëpunim në kuadër të arsimit, shkencës, kulturës, sportit, varësisht sesi përkufizohet.
Është rast i veçantë që na nderon neve shqiptarëve që ky nënshkrim bëhet në Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ku para 107 viteve, gjenerata më eminente e asaj kohe e Rilindjes tonë kombëtare mbajti Kongresin dhe unifikoi apo themeloi Alfabetin e gjuhës shqipe, bëri bashkimin gjuhësor të shqiptarëve. Atëherë Kongresi dhe delegatët në emër të Kongresit u përcaktuan për vlerat perëndimore dhe Alfabeti ynë është me shkronja latine, që ka një domethënie për periudhën që po kalojmë dhe të jemi konsekuent të vlerave perëndimore dhe euroatlantike”, tha Xhaferri, cituar nga Tetova Sot.
Në Muzeun e Alfabetit, zëvendëskryeministri Xhaferri ka hapur Tribunën shkencore me temë: “Atdhetari i shquar Mit’hat Frashëri”.
Ndërsa, sonte me fillim në ora 19.00 në qendrën për Kulturë në Manastir, zëvendëskryeministri Xhaferri do të marrë pjesë në Akademinë solemne që organizohet me rastin e Ditës së Alfabetit./b.j/

***

Prishtinë, 22 nëntor 2015

Komunikatë

Ministrat Bajrami dhe Ademi nënshkruan Programin e Bashkëpunimit për arsim dhe shkencë mes dy vendeve

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisë, z. Abdilaqim Ademi, kanë nënshkruar sot në Manastir “Programin e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë”.
Nënshkrimi i Programit është bërë në kuadër të Marrëveshjes për Bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencës, e cila është nënshkruar në korrik të këtij viti në Vlorë, mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, me synim përforcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve në këtë fushë.
“Programi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë për periudhën 2015-2018 që e nënshkruam sot, është një instrument i rëndësishëm për të plotësuar detyrimet tona për realizimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit në arsim dhe në shkencë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, të 2 korrikut 2015”, tha ministri, z. Arsim Bajrami.
Në ceremoninë e nënshkrimit të Programit, ishte prezent edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë, z. Musa Xhaferi dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla, e cila po ashtu, nënshkruajti të njëjtën marrëveshje me ministrin Ademi.

Me respekt,
Divizioni per Komunikim Publik
Tel: 038 213 065

Filed Under: Rajon Tagged With: dhe shkencë, Kosova e Maqedonia - bashkëpunim, Manastir, në arsim, shqiperia

Kosova në “Avancimi i sigurisë nga vizioni modern”

November 21, 2015 by dgreca

-Ministri Haki Demolli në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifaks-Kanada/

Halifaks – Kanada, 21 Nëntor 2015/ Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli me ftesë të Forumit Ndërkombëtare të Halifaksit për Siguri, po merr pjesë në punimet e Konferencës “Avancimi i sigurisë nga vizioni modern”, që po mbahet në Halifaks – Kanada. Konferenca do të zgjasë deri në 22 nëntor 2015.
Ministri i FSK-së, Demolli në Konferencën në Halifaks do të flasë për perspektivën aktuale të Kosovës në sfidat më të ngutshme të sigurisë.
Forumi Ndërkombëtarë për Siguri në Halifaks është i njohur si një vendtakim vjetor, i cili krijon hapësirë që vendimmarrësit të gjejnë bashkërisht zgjidhje për çështje të vështira.
Tani në kohën kur vendet demokratike po ballafaqohen me kërcënime, kjo kërkesë është bërë shumë urgjente, sepse asnjë vend veç e veç nuk mund të zgjidhë problemet ashtu sikurse mund ta bëjnë së bashku liderët e mençur, thekson njoftimi dërguar nga Ministria e FSK-së.
Forumi Ndërkombëtarë për Siguri në Halifaks ngrit në nivel më të lartë bashkëpunimin strategjik midis shteteve demokratike në botë. Pjesëmarrësit që mblidhen në Halifaks për çdo nëntor prezantojnë më shumë se 60 shtete.
Ministrin Demolli në Forumin e Halifaksit e shoqërojnë edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kanada, Lulëzim Hiseni si dhe Sinan Geci, shef i Sektorit për Bashkëpunim Euro- Atlantik në Ministrinë për FSK-në./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: avancimi i Sigurise, Halifax, Ministri Demolli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 129
  • 130
  • 131
  • 132
  • 133
  • …
  • 206
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. promovon romanin “Brenga” të Dr. Pashko Camaj 
  • ASOCIACIONI SI ENTITET PARA-SHTETËROR APO VETËMENAXHIMI SI GARANCI E RUAJTJES SË RENDIT KUSHTETUES NË KOSOVË
  • Luana Bajrami, aktorja nga Kosova feston 25 vjetorin me Oscar dhe hyn në Histori
  • Çfarë e bën mashkullin burrë?
  • Pse Hoxhë Hasan Tahsini ishte drejtuesi i lobit shqiptar në Stamboll
  • Artan Shabani, piktori i ngjyrave që vuan dramën e Çamërisë
  • Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por stresi i jep krahë: Pse biem pre e gënjeshtrave?
  • Shuhet lahutari rugovas Rrustem Bajrami-Imeraliaj, 1932-2026
  • PËKUSHTIM XHEVAT KORҪËS
  • Shqiptarët në Philadelphia festuan Ditën e Verës
  • RAKETAT SUPERSONIKE TË SERBISË: SINJAL ALARMI PËR SIGURINË NË BALLKAN
  • MONOGRAFI E RËNDËSISË SË VEÇANTË
  • BALLKANI PERËNDIMOR NDËRMJET ARKITEKTURËS SË PAQES DHE RREZIKUT TË RIFORMATIMIT GJEOPOLITIK
  • Zgjidhja e mençur angleze e Shekullit XIX – Krijimi i Pullës Postare
  • Love Bombing si dukuri digjitale

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT