• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TAKIME TE PRESIDENTES JAHJAGA NE NJU JORK

September 28, 2015 by dgreca

*Nju Jork-Presidentja Jahjaga takon Mbretin Abdullah II të Jordanisë/

*Presidentja Jahjaga u takua me UD i Presidentit të Libisë, Agila Saleh/

Nju Jork, 28  Shtator 2015/Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në kuadër të aktiviteteve me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u takua në Nju Jork me Mbretin Abdullah II të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë. Presidentja Jahjaga dhe Mbreti Abdullah biseduan për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në procesin e njohjeve ndërkombëtare për Kosovën, në fushën e ekonomisë dhe atë të sigurisë.Presidentja Jahjaga falënderoi Mbretin Abdullah për mbështetjen e vazhdueshme të Jordanisë në procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, duke vlerësuar ndihmën e Jordanisë si një ndër partneritet më të rëndësishme të Kosovës në Lindjen e Mesme. Presidentja Jahjaga kërkoi ndihën e Jordanisë për të bashkërenduar me sukses procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në UNESCO. Në këtë takim, Presidentja Jahjaga gjithashtu theksoi domosdoshmërinë e bashkërendimit të shteteve partnere në përgjigjen e përbashkët ndaj kërcënimeve ekstremiste. Presidentja vlerësoi se shtetet duhet të ndajnë përvojat dhe të bashkojnë përpjekjet për të adresuar këtë kërcënim global. Mbreti Abdullah II i Jordanisë vlerësoi lart marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Ai theksoi se ndihma e Jordanisë për Kosovën do të vazhdojë dhe Jordania do të shtojë përpjekjet në politikën e jashtme për ta mbështetur Kosovën në procesin e njohjeve por edhe në procesin e anëtarësimit në UNESCO, përmes shteteve të cilat ka marrëdhënie të mira bilaterale.

Nju Jork-Presidentja Jahjaga u takua me UD i Presidentit të Libisë, Agila Saleh/

-Ai kërkoi gjithashtu ndihmën e Kosovës në këmbimin e përvojave të shtetndërtimit dhe bashkëjetesës, duke vlerësuar Kushtetutën e Kosovës si model për hartimin e  Kushtetutës së re të Libisë/

 Nju Jork, 28 Shtator 2015/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua sot në Nju Jork me Presidentin e Këshillit të Deputetëve dhe Ushtruesin e Detyrës të Presidentit të Libisë, Agila Saleh. Në këtë takim, Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Saleh biseduan për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe përkrahjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Libisë.Presidentja Jahjaga vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe kërkoi përkrahjen e Libisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës në kontinentin afrikan si dhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UNESCO.

Njoftimi dërguar nga Presidenca kosovare bën të ditur se, UD i Presidentit të Libisë Saleh theksoi se Libia do të vazhdojë bashkërendimin e përafërt me Kosovën për ta mbështetur atë në arenën ndërkombëtare si dhe për të përkrahur procesin e anëtarësimit në UNESCO. Ai theksoi se Kosova është shembull i progresit të vendeve që dalin nga konflikti. Ai kërkoi gjithashtu ndihmën e Kosovës në këmbimin e përvojave të shtetndërtimit dhe bashkëjetesës, duke vlerësuar Kushtetutën e Kosovës si model për hartimin e  Kushtetutës së re të Libisë./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Presidentja Jahjaga, takime en Nju Jork

Kosova, me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Aeronautikës

September 25, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 25 Shtator 2015/ Federata Aeronautike e Kosovës është pranuar anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Aeronautikës. Me këtë rast ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka uruar sot drejtuesit e Federates dhe aeronautikët e Kosovës.

“Lajmi për pranimin e FAK-ut me të drejta të plota në FAI, në konferencën e mbajtur në Roterdam të Holandës, është një arritje për aeronautikën e Kosovës dhe një ngjarje për sportin në përgjithësi”, u shpreh ministri Shala.Me këtë rast, ministri Shala përgëzon drejtuesit e kësaj federate dhe gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë sukses të rëndësishëm të aeronautikës së Kosovës.Ministri Shala, po ashtu u shpreh se, “në vazhdën e avancimit dhe pranimit të sportit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ky lajm, është tejet i rëndësishëm për sportin e Kosovës dhe një dëshmi se ai po ndërkombëtarizohet me hapa të shpejtë”.Ai ka siguruar se Ministria do vazhdojë të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës, sidomos në ngritjen cilësore dhe në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: kosova, me të drejta të plota, në Federatën Ndërkombëtare, të Aeronautikës

Mbështetje për perspektiven e qartë evropiane të Kosovës

September 25, 2015 by dgreca

-Presidentja Jahjaga priti një delegacion nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian-/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 25 Shtator 2015/ Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek dhe anëtarët e tjerë të  delegacionit nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, sot nw Prishtinw shprehën mbështetjen e vazhdueshme të këtij institucioni për perspektiven e qartë evropiane të Kosovës. Ata çmuan lart rolin e Presidentes Jahjaga në krijimin e imazhit shumë pozitiv të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe kontributin e  saj në zhvillimet brenda vendit.Presidentja e Republikës së Kosovës,  Atifete Jahjaga priti sot në takim një delegacion nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, i cili kryesohej nga nënkryetarja e këtij parlamenti, Ulrike Lunaçek.

 Presidentja Jahjaga e njoftoi këtë delegacion me zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë, me theks në proceset dhe reformat që janë duke u zhvilluar e që ndërlidhen me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Presidentja Jahjaga tha para deputeteve evropianë se sfidat e Republikës së Kosovës janë të ngjashme me ato të të gjitha vendeve të rajonit që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian dhe theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për tejkalimin e tyre dhe krijimin e kushteve më të mira për jetë për të gjithë qytetarët.

 Presidentja Jahjaga theksoi angazhimin e institucioneve të Kosovës për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, vendosjen e  rendit dhe ligjit, duke konstatuar se Kosova është shembull për gjithë rajonin për qasjen që ka treguar ndaj sfidave globale siç është ekstremizmi dhe radikalizmi.

 Presidentja Jahjaga me deputetët evropianë bisedoi edhe për procesin e dialogut me Serbinë, ku edhe një herë ritheksoi rëndësinë e implementimit të marrëveshjeve të arritura në këtë proces, pasi që vlerësoi se ka ngecje në zbatimin e tyre në praktikë. Ajo rikonfirmoi qëndrimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me të gjitha vendet fqinje, përfshirë këtu edhe Serbinë.

 Duke folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës, Presidentja Jahjaga theksoi se vendimi për krijimin e kësaj force është bërë pas rishikimit të sektorit të sigurisë dhe në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n.

 Sot, delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian  pritet në takim edhe nga kryeministri  i Kosovës, Isa Mustafa, ku do jenë edhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.

Takimi i tretë zhvillohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe shefat e komisioneve përkatëse dhe grupeve parlamentare.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, Jahjaga, Komisioni Parlamentit Europian

Në Sllovaki kërkohet përkrahje për perspektivën evropiane të Kosovës

September 24, 2015 by dgreca

-Ddebat publik me temën “Sfidat e Kosovës në rrugëtimin drejt BE-së: Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe marrëdhëniet me shtetet jo-njohëse”/

Bratislavë, 24 Shtator  2015/ Zëvendësministri kosovar i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi, së bashku me një grup të shoqërisë civile po qëndron në Sllovaki për një vizitë në kuadër të projektit “Lidhja me Evropën” të Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS). Synimi kryesor i këtij projekti është përafrimi, njoftimi dhe thellimi i komunikimeve të veprimtarëve të ndryshëm të shoqërisë kosovare me ata të shoqërive të shteteve të Bashkimit Evropian që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Njoftimi i ministrisë kosovare dërguar nga Bratislava thekson se, gjatë qëndrimit në Sllovaki zëvendësministri Ilazi ka zhvilluar takime me përfaqësues të parlamentit, qeverisë, shoqërisë civile dhe mediat si dhe ka mbajtur një debat publik me temën “Sfidat e Kosovës në rrugëtimin drejt BE-së: Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe marrëdhëniet me shtetet jo-njohëse”.Gjatë prezantimit të tij zëvendësministri Ilazi ka shprehur mirënjohjen e Republikës së Kosovës ndaj popullit dhe shtetit sllovak për përkrahjen për perspektivën evropiane të Kosovës, duke kërkuar që kjo përkrahje të vazhdojë sidomos për procesin e liberalizimit të vizave dhe nënshkrimin e MSA-së.Zëvendësministri Ilazi po ashtu ka informuar të pranishmit me zhvillimet e fundit në Kosovë, sidomos me rezultatin e procesit të dialogut të normalizimit të raporteve me Serbinë si dhe reformat e ndërmarra prej anës së qeverisë për plotësimin e kushteve për liberalizim të vizave. Zëvendësministri Ilazi po ashtu ka përsëritur kërkesën e qeverisë së Kosovës për themelimin e një Zyre të Ndërlidhjes të qeverisë së Kosovës në Sllovaki.

 Shkëmbimet midis Kosovës dhe Sllovakisë, të ndihmuara dhe lehtësuara nga shoqëria civile, përkatësisht KFOS-i, kanë dëshmuar se komunikimi dhe shkëmbimi i drejtpërdrejt mes njerëzve nga të dy anët ndikon drejtpërdrejt në ndërtim e përshtypjeve të reja për Kosovën e pasluftës dhe njohjen e të arriturave.

Kryesimi i Bashkimit Evropian nga Sllovakia gjatë gjysmës së dytë të 2016, ka qenë po ashtu pjesë qendrore e programit./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: evropiane të Kosovës, Në Sllovaki kërkohet, për perspektivën, perkrahje

Kosovë-Kooperativa bujqësore hapet në Komunën e Zveçanit, në veri

September 23, 2015 by dgreca

-Komuna e Zveçanit, e krijuar para 24 vjetëve, është një nga 10 komunat me shumicë serbe në Kosovë/

PRISHTINË, 23 Shtator 2015/ Një kooperativë bujqësore është hapur sot në Zhitkovc nga përfaqësuesit e Komunës së Zveçanit dhe të Zyrës së BE-së në Kosovë. Projekti për Zhvillimin e Kooperativës së Fermerëve implementohet nga Komuna e Zveçanit, bashkë me partnerin e tyre implementues, Qendrën për Zhvillim të Komuniteteve Lokale. Ky projekt është pjesë e Skemës së Granteve të BE-së për Veri, e cila është projektuar për të mbështetur rajonet e Kosovës në rritjen e gjenerimit ekonomik dhe në krijimin e kushteve të favorshme për zhvillim ekonomik.Duke folur në ceremoni, shefi i Sektorit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Christof Stock, tha se ky projekt paraqet “një hap të rëndësishëm drejt formimit të sektorit bujqësor konkurrues në komunën e Zveçanit dhe Leposaviçit dhe në rajon”.

Njoftimi dërguar nga Zyra e BE-së në Kosovë më tej thekson se, ky projekt ka nisur në janar të vitit 2014, me një buxhet të përgjithshëm prej 357,000 eurosh. Zyra e BE-së ka financuar këtë nismë me 321,000 euro.         Një numër i madh pjesëmarrësish kanë marrë pjesë në implementimin e këtij projekti, përfshirë: mbi 50 prodhues bujqësorë, një numër ekspertësh bujqësorë dhe institucionesh profesionale, vetëqeverisja lokale dhe ekspertë dhe profesorë nga Fakulteti i Bujqësisë në Leshak. Ndërtesa e kooperativës bujqësore është pajisur edhe me makineri bujqësore. Përveç këtyre janë mbajtur edhe një numër trajnimesh profesionale për fermerët lokalë, pastaj udhëtime studimore në Itali dhe Slloveni për fermat e praktikës së mire, përfundon njoftimi.

Komuna e Zveçanit, në veri të Kosovës,  është krijuar  para 24 vjetëve nga një pjesë me shumicë serbe e territorit të komunës së Mitrovicës.

Mitrovica e Veriut është komuna më e re, e 38-ta e Kosovës, e 10-ta me shumicë serbe, e 5-ta pas Graçanicës, Kllokotit, Ranillugut e Parteshit, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Ahtisaari – emisarit special të OKB-së.

Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj.

Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë,  92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë, 1.58% boshnjakë, 1.47 %  serbë, 1.08 % turqë, etj.

Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.

Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen e veriut në regjistrim. Në veri të Mitrovicës dhe tre komuna tjera veriore – Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan, ku është refuzuar regjistrimi i popullsisë, sipas një shifre që e kanë përmendur autoritetet kosovare, jetojnë rreth 40 mijë serbë. /B.Jashari/

—
EU OFFICE IN KOSOVO/EUSR PRESS RELEASE:
(verzionin ne shqip e keni te bashkangjitur; verzija na srpskom u prilogu)
Agricultural Cooperative opens in Zvecan Municipality
An Agricultural Cooperative was opened in Žitkovac village today by representatives of the Municipality of Zvečan/Zveçan and EU Office in Kosovo. The Farmers’ Cooperative Development project is implemented by the Municipality of Zvecan together with their implementing partner Center for Development of the Local Communities. It is part of the EU Grant Scheme for the North designed to support regions in Kosovo to enhance economic regeneration and creation of favorable economic development conditions.
Speaking at the ceremony, Head of the Cooperation Section at the EU Office in Kosovo, Christof Stock, said that the project represents “an important step towards the formation of competitive agricultural sector in Zvecan and Leposavic municipalities and the region”.
The project started in January 2014 with a total budget of €357,000. The EU Office funded this action with €321,000.        A wide range of participants have taken part in the project implementation, including: over 50 agro-producers, a number of agricultural experts and professional institutions, local self-governance and experts, as well as professors of the Faculty of Agriculture from Lesak. The premises of the agriculture cooperative has been built and equipped with agriculture machines for its members.  In addition, a series of professional training were provided to the local farmers, as well as study-trips about good practice farms to Italy and Slovenia.
Video images from the ceremony are available here

Agriculture Cooperative Zvecan
Agricultural Cooperative in Žitkovac village in the municipality of Zvecan became operational today after the official ceremony held with the participation o…
Watch now…

Filed Under: Rajon Tagged With: e Zveçanit, Kosovë-Kooperativa bujqësore hapet në Komunën, ne veri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 140
  • 141
  • 142
  • 143
  • 144
  • …
  • 206
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ÚJ IFJÚSÁG (1968) / “PËR TË ARDHMEN DËSHIROJ VETËM NJË GJË : PAQE DHE QETËSI.” — INTERVISTA ME MBRETËRESHËN GERALDINË NË MADRID
  • Sot, 35 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve me SHBA
  • Kujtojmë në ditën e lindjes Faik Konicën, një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare
  • Lamtumirë Jürgen Habermas, një prej ndërgjegjeve më të mëdha të Evropës moderne
  • Hormuzi dhe Kharg: beteja për arterien e naftës botërore
  • PRANVERA E DINJITETIT – KUJTESË E SAKRIFICËS DHE GUXIMIT PËR LIRI
  • ANGELA KOSTA DHE CHANEL BASHHYSA FITUESE TË ÇIMIMIT NDËRKOMBËTAR TË EKSELENCËS “DIVINAMENTE DONNA” NË SENATIN E REPUBLIKËS ITALIANE
  • “TASHMЁ JEMI TЁ VJETЁR PЁR T’U KTHYER NЁ SHTЁPI” – POEZI NGA ORIADA DAJKO
  • IRONIA DHE HIPOKRIZIA RRETH PRONËSIMIT TË KATEDRALËS NË SHKODËR
  • Dita e Verës – Festa e lashtë e ripërtëritjes shqiptare
  • Luan Rama sjell në Tiranë tablotë ikonike të piktorëve francezë për Shqipërinë dhe shqiptarët
  • Në Tiranë u zhvillua koncerti “Me Zanin e Bjeshkëve” i këngëtarit Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh”
  • Shqipëria ka nevojë për Xhorxh Uashingtonët e saj
  • Kriza globale, nga Ukraina në Lindjen e Mesme
  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT