• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ambasadorja Çitaku i dorëzoi Letrat Kredenciale Presidentit Obama

September 18, 2015 by dgreca

-Kosova dhe ShBA-të ndajnë një partneritet të fuqishëm dhe të qëndrueshëm/

Nga Behlul Jashari/ Prishtinë/

Uashington D.C./Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, te Enjten, me 17 Shtator, 2015, i dorëzoi Letrat Kredenciale Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, duke u akredituar si Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Kosovës në ShBA.Me këtë rast, Ambasadorja Çitaku në emër të Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga i përcolli urimet më të sinqerta për Presidentin Obama dhe popullin amerikan dhe njëkohësisht shprehi përkushtimin dhe vendosmërinë e Institucioneve të Republikës së Kosovës për thellimin dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dy-palëshe në mes dy vendeve dhe dy popujve.

Ceremonia zyrtare e dorëzimit të Letrave Kredenciale u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë, thekson njoftimi dërguar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.

Më poshtë e mund të gjeni përmbajtjen e letrës që Presidenti Obama, i dorëzoi Ambasadores me rastin e pranimit të Letrave Kredenciale:

 “E nderuara Ambasadore,

Është kënaqësi e veçantë që të pranoj Letrat e Juaja kredenciale, përmes të cilave Ju bëheni Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Kosovës.

Po ashtu Ju njoftoj se kam pranuar letrën e tërheqjes për pararendësin Tuaj Ambasadorin, Akan Ismaili, i cili ka bërë punë të jashtëzakonshme në përfaqësimin e Kosovës në ShBA. Ju shpreh mirëseardhje të ngrohtë dhe pres me padurim, që të punoj bashkë me Ju në thellimin e marrëdhënieve tashmë të afërta në mes dy vendeve tona. Kosova dhe ShBA-të ndajnë një partneritet të fuqishëm dhe të qëndrueshëm. Ne jemi të lumtur që kemi qenë ndër të parët që kemi njohur Kosovën, si shtet të pavarur dhe sovran, në vitin 2008 dhe mbesim të përkushtuar që të punojmë përkrah jush, përderisa ju vazhdoni të punoni në fuqizimin e institucioneve demokratike dhe multi-etnike.

Vendi Juaj ka demonstruar shpejtë se është anëtarë i besueshëm i bashkësisë ndërkombëtare dhe vend i përkushtuar në thellimin e stabilitetit rajonal dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare.

Kosova ka ndërmarrë disa vendime të vështira dhe sfiduese këtë verë. Këto vendime kanë avancuar perspektivën euro-atlantike të Kosovës. Ne përgëzojmë Qeverinë e Kosovës dhe Parlamentin për miratimin e amendamenteve Kushtetuese dhe legjislacionit për themelimin e Gjykatës së Speciale, e cila do t’i adresojë krimet e pretenduara, pas konfliktit në Kosovë në vitin 1999. Ky veprim, ka qenë vendimtar në afirmimin e Kosovës, si shtet i përcaktuar për rend, ligj dhe pajtim. Lidershipi Juaj, po ashtu ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve me fqinjin Tuaj Serbinë.

Këto marrëveshje do të fuqizojnë shtetin Tuaj dhe do të çimentojnë paqen dhe stabilitetin në rajon. Nënshkrimi i Marrëveshjes historike për demarkacionin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi me 26 Gusht, demonstroi edhe më tutje përcaktimin e Kosovës për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe vendosshmërinë Tuaj, që çështjet rajonale të adresohen në frymën e dialogut dhe bashkëpunimit.

Përcaktimi i Kosovës që sfidat e lartpërmendura t’i adresojë në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive ka vënë Kosovën në një rrugë solide drejt rritjes së stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe.

Ka shumë punë në rrugën drejt fuqizimit të demokracisë dhe ekonomisë dhe drejt integrimit në Institucionet rajonale dhe ndërkombëtare. ShBA-të do të vazhdojnë t’ju mbështesin në këto sfida dhe në sfida tjera.

Zonja Ambasadore,

Pres me padurim që të punojë bashkë me Ju në avancimin e axhendës tonë të përbashkët dhe në thellimin dhe fuqizimin e miqësisë në mes dy popujve tanë. Është kënaqësi t’ju mirëpres në Uashington”.

Filed Under: Rajon Tagged With: Ambasadorja Çitaku, Behlul Jashari, i dorëzoi Letrat Kredenciale, Presidentit Obama

KFOR COMMANDER MEETS MITROVICA-SOUTH MAYOR

September 17, 2015 by dgreca

Gjenerali Miglietta: Prania e KFOR-it, shumë e rëndësishme për qytetarët e Mitrovicës dhe tërë Kosovës/

Pristina, 17 September 2015. KFOR Commander, Major General Guglielmo Luigi Miglietta, met today the Mayor of Mitrovica South, Mr Hagim Bahtiri, in the City Hall of the town.

They discussed on the security and economic prospects for improving living conditions in Mitrovica with specific focus on the South.

Mayor Bahtiri expressed gratitude to General Miglietta for the presence of KFOR, and the impartial and effective effort in favour of peace.

“We have worked hard, together with leaders of the new municipality in the north to improve the security situation, mobility and freedom of movement of people and goods and to improve interethnic relations. Thanks to this work, but also to communication, cooperation and support that we had from the Commander of peacekeepers – KFOR in northern Kosovo, today throughout Mitrovica we have a much relaxed situation, which is moving with firm steps towards full stabilization”, Mr Bahtiri said.

On the other hand, General Miglietta confirmed the fully commitment of KFOR soldiers in promoting a stable and tolerant environment in Mitrovica. The General also highlighted the importance to conduct a constructive dialogue and a fruitful cooperation between the Mitrovica South and North municipalities aimed to guarantee an economic and social development.

General Miglietta stated that “KFOR’s presence here is very important for the citizens of Mitrovica and the whole Kosovo too.”

***

Gjenerali Miglietta: Prania e KFOR-it, shumë e rëndësishme për qytetarët e Mitrovicës dhe tërë Kosovës

–Komandanti i KFOR-it takon kryetarin e komunës së Mitrovicës së jugut–

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 17  Shtator  2015/ Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajori Guglielmo Luigi Miglietta, konfirmoi zotimin e plotë të ushtarëve të KFOR-it në promovimin e mjedisit të qëndrueshëm dhe tolerant në Mitrovicë. Gjenerali gjithashtu nënvizoi rëndësinë e realizimit të dialogut konstruktiv dhe bashkëpunimit të frytshëm në mes të komunës së Mitrovicës së jugut me atë të veriut me synim të garantimit të zhvillimit ekonomik dhe social.

Gjenerali Miglietta tha se “prania e KFOR-it këtu është shumë e rëndësishme për qytetarët e Mitrovicës dhe tërë Kosovës”.

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajori Guglielmo Luigi Miglietta, takoi sot kryetarin e komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, në objektin e komunës në këtë qytet.

Ata diskutuan gjendjen e sigurisë dhe perspektivën ekonomike për përmirësimin e kushteve të jetesës në Mitrovicë, me fokus të veçantë në jug, thekson njoftimi dërguar nga KFOR.

Kryetari Bahtiri falënderoi Gjeneralin Miglietta për praninë e KFOR-it dhe për punën efektive dhe të paanshme në favor të paqes.

“Kemi punuar shumë, bashkë me drejtuesit e komunës së re në veri të qytetit, që situata e sigurisë, lëvizja dhe qarkullimi i lirë i njerëzve dhe mallrave, si dhe raportet ndëretnike të përmirësohen. Falë kësaj pune, por edhe komunikimit, bashkëpunimit dhe mbështetjes që kemi pas nga komandanti i paqeruajtësve të KFOR-it për veriun e Kosovës, sot në tërë Mitrovicën kemi një situatë shumë më të relaksuar, e cila po shkon me hapa të sigurt drejt stabilizimit të plotë”, tha  Bahtiri.

Filed Under: Rajon Tagged With: KFOR COMMANDER, mayor, MEETS MITROVICA-SOUTH

Kosova përgëzohet për vendimet e kohëve të fundit

September 17, 2015 by dgreca

-Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi u takua me ministrin për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar, David Lidington-/

Londër, 17 shtator 2015/ Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Britaninë e Madhe, u takua sot me ministrin për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar, David Lidington.Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Thaçi e njoftoi ministrin Lidington  për fuqizimin dhe konsolidimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, thekson njoftimi dërguar nga Londra i MPJ-së kosovare.

Zëvendëskryeministri Thaçi po ashtu theksoi avancimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në organizatat e ndryshme ndërkombëtare, duke përmendur punën e madhe që po bëhet për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, UEFA, FIFA, Interpol, etj.

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi theksoi edhe angazhimin e Kosovës për të vendosur dialog politik me NATO-n.

Ministri për Evropë i Mbretërisë së Bashkuar, David Lidington, përgëzoi Republikën e Kosovës për vendimet e vështira, por të drejta dhe të guximshme që ka marrë kohët e fundit.

Ministri Lidington po ashtu theksoi përkrahjen, si dhe inkurajimin e vendeve tjera që të përkrahin anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi gjatë takimit, po ashtu, ka theksuar rëndësinë e avancimit të proceseve eurointegruese të Kosovës.

 “Republika e Kosovës është në rrugë të drejtë. Bashkimi Evropian të mos vonohet me ne dhe të na trajtojë njëjtë sikur vendet tjera të rajonit”, theksoi zëvendëskryeministri Hashim Thaçi.

Gjatë vizitës zyrtare në Londër, zëvendëskryeministri Thaçi ka zhvilluar takime me përfaqësues shtetëror të Mbretërisë së Bashkuar, përfaqësues të Parlamentit, të shoqërisë civile, përfaqësues të bizneseve dhe të mediave./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: David Lidington, Kosova pergezohet, Thaci

Kosovo hopeful Uefa admission can lead to place in 2018 World Cup qualifying

September 17, 2015 by dgreca

Kosovë, Thaçi vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar/

LONDËR, 16 Shtator 2015/ Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë vizitës dyditore, zëvendëskryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me përfaqësues shtetëror të Mbretërisë së Bashkuar, përfaqësues të  Parlamentit, të shoqërisë civile, përfaqësues të bizneseve dhe të mediave.

Krahas bisedave për thellimin e bashkëpunimit bilateral me homologun e tij dhe deputetë të parlamentit, në këto takime do të flitet edhe për mbështetjen e Britanisë së Madhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, thekson njoftimi dërguar nga Londra i MPJ-së kosovare.

Në Londër, zëvendëskryeministri Thaçi do të takohet edhe me përfaqësues të bizneseve të cilëve do t’ua prezantojë mundësitë për të investuar në Kosovë.

Kryediplomati kosovar Thaçi sot ka shkruar në ‘Facebook’: “Jam në vizitë zyrtare në Britani të Madhe, ku kam takime te shumta zyrtare por sot në mëngjes e pash këtë artikull në shtypin britanez! I dëshiroj Federatës sonë të futbollit dhe futbollisteve që më në fund t’ju realizohet – atyre dhe neve, ëndërra e kahmotshme të luajmë me përfaqësuesën tonë në Botërorin 2018! Presim me padurim”. /b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: kosova, Thaci, Uefa

Kosovë-Mbi 50 mijë nënshkrime për liberalizim vizash

September 15, 2015 by dgreca

-Pjesë e fushatës është edhe një film dokumentar, i cili pritet të shfaqet në tetor/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 15 Shtator 2015/ Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur në partneritet me disa organizata joqeveritare kosovare i dorëzoi sot pasdite Zyrës së BE-së dhe Ministrisë së Integrimit 54,829 nënshkrime të mbledhuara për fushatën për liberalizim të vizave.

Fushata për liberalizim të vizave ka nisur në prill 2015 me letrën e hapur që shoqëria civile ia ka dërguar Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federika Mogherini. Fushata ka vazhduar me vendosjen e posterëve sensibilizues në hapësirat e Aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës me mesazh për pamundësinë e lëvizjës së lirë,  si dhe nëpër të gjitha rrjetet sociale.

Po ashtu, fushata ka vazhduar me peticionin online, i cili  ka mbledhur afër 4,000 nënshkrime.

Në 7 qytetet kryesore të Kosovës është organizuar  mbledhja e nënshkrimeve nga qytetarët. Qytetarëve iu është dhënë mundësia që  t’i dërgojnë edhe kartolina të personalizuara  Shefit të Zyrës së BE-së e Përfaqësuesit të Posaҫëm të Bashkimit Evropian Samuel Zhbogar dhe ministrit kosovar për Integrim Evropian Bekim Ҫollaku, për të shprehur pakënaqësinë lidhur me mohimin e të drejtës legjitime të lëvizjes së lirë.

Interesim për ta nënshkuar peticionin kanë shprehur 54,829 qytetarë, ndërsa janë dërguar gjithësej 1,020 kartolina.  Pjesë e fushatës është edhe një film dokumentar, i cili pritet të shfaqet në tetor të këtij viti.

Ministria e Integrimit Evropian bën të ditur se ministri Bekim Çollaku ka pranuar sot peticionin e dorëzuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur në partneritet me disa OJQ kosovare i cili mbanë mbi 50 mijë nënshkrime të qytetarëve që kërkojnë përshpejtim të procesit të liberalizimit të vizave.

Lidhur me këtë, ministri Çollaku i ka njoftuar përfaqësuesit e organizatave joqeveritare se Kosova pret që këtë vit të merr rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave duke u mbështetur në faktin se janë përmbushur kriteret e kërkuara nga Udhërrëfyesi për liberalizim.

“Falënderoj organizatat e shoqërisë civile për iniciativën që kanë ndërmarrë për peticionin e nisur për heqjen e vizave midis institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për nevojën e përshpejtimit të procesit të liberalizimit të vizave dhe përmbylljen e detyrave nëse kanë mbetur  të tilla”, citohet ai.

“Sipas meje si kryesues i procesit të liberalizimit të vizave në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës me përgjegjësinë më të lartë them se të gjitha detyrat e parapara me Udhërrëfyes teknikisht janë të përfunduara, të adresuara dhe të mbyllura”, ka thënë ministri Çollaku gjatë takimit.

Po ashtu ministri ka theksuar se iniciativa e këtyre organizatave do t’i  jep një shtytje edhe më të  madhe procesit të liberalizimit.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, Kosovë-Mbi 50 mijë, nënshkrime, për liberalizim vizash

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 143
  • 144
  • 145
  • 146
  • 147
  • …
  • 206
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ANGELA KOSTA DHE CHANEL BASHHYSA FITUESE TË ÇIMIMIT NDËRKOMBËTAR TË EKSELENCËS “DIVINAMENTE DONNA” NË SENATIN E REPUBLIKËS ITALIANE
  • “TASHMЁ JEMI TЁ VJETЁR PЁR T’U KTHYER NЁ SHTЁPI” – POEZI NGA ORIADA DAJKO
  • IRONIA DHE HIPOKRIZIA RRETH PRONËSIMIT TË KATEDRALËS NË SHKODËR
  • Dita e Verës – Festa e lashtë e ripërtëritjes shqiptare
  • Luan Rama sjell në Tiranë tablotë ikonike të piktorëve francezë për Shqipërinë dhe shqiptarët
  • Në Tiranë u zhvillua koncerti “Me Zanin e Bjeshkëve” i këngëtarit Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh”
  • Shqipëria ka nevojë për Xhorxh Uashingtonët e saj
  • Kriza globale, nga Ukraina në Lindjen e Mesme
  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 
  • MËRGIM XHEVAT KORҪA, IN MEMORIAM
  • Ardita Statovci, pedagoge pranë “Washington Conservatory of Music”: “Muzika është gjuhë universale që të mundëson ta prezantosh një copëz të identitetit e kulturës së vendit tënd në çdo anë të botës”
  • Përkujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta Fan Stilian Nolin, një figurë themelore të historisë dhe kulturës shqiptare
  • Festohet bukur 7-8 Marsi në Fialdelfia nga shoqata “Bijtë e shqipes”
  • Përtej mitit: identiteti si vetëdije shoqërore
  • Harmonia fetare në imazhin e një pulle postare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT