• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Thaçi: Panama për Kosovën, qendra e Amerikës Latine

June 28, 2016 by dgreca

-Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi kërkon thellimin e bashkëpunimit me Parlamentin e Amerikës Latine/
Panama City, 28 Qershor – Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar agjendën e takimeve me përfaqësues të shteteve të ndryshime gjatë vizitës zyrtare në Panama. Të hënën ai ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Parlamentit të Amerikës Latine, me seli në Panama, Elias Castillo. Njoftimi i dërguar thekson se, në këtë takim Presidenti Thaçi është interesuar fillimisht për krijimin e një grupi të miqësisë në parlamentin panamez, e më pas edhe për mundësinë e anëtarësimin e Kosovës si shtet vëzhgues në Parlamentin Latino-Amerikan të njohur si Parlatino. 

“Panama është për Kosovën qendra e Amerikës Latine. Është ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën, prandaj edhe kemi hapur ambasadën tonë këtu. Edhe vendet e tjera të Amerikës Latine duhet të ndjekin shembullin e Panamasë”, ka theksuar presidenti Thaçi, duke shtuar se bashkëpunimi ndërmjet deputetëve kosovarë dhe atyre të Panamasë si dhe të Parlatinos do të përbënte avancim i marrëdhënieve të Kosovës me këtë pjesë të botës.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Parlatino, me seli në Panama, Elias Castillo, ka mirëpritur propozimin e presidentit Thaçi, duke thënë se Kosova ka një vend në Parlamentin e Amerikës Latine.

Presidenti Thaçi gjatë ditës ka mbajtur një ligjëratë edhe në njërin nga universitetet më me ndikim në Panama, “Universiteti i Marisë së Shenjtë”, i cili dallohet për angazhimin për të drejtat e njeriut.

Në këtë Universitet, presidenti Thaçi është dekoruar me çmimin “Vizitor i nderit”.

Fillimisht, rektori i këtij universiteti, Juan Planells Fernandez, është shprehur se presidenti Thaçi me lidershipin dhe punën e tij për Kosovën ka qenë frymëzim për të gjithë.

“Vizita e Presidentit të Kosovës, një vend i vogël që ka dalë nga një dhembje, por me një qëndrim të pajtueshmërisë dhe të dialogut të hapur për të gjithë, pa dyshim se është një sinjal i shpresës për njerëzimin dhe si e tillë e sinjalizon botën që të vazhdojë një rrugë të tillë”, ka thënë rektori Fernandez.

 Ndërsa, presidenti Thaçi, në ligjëratën e tij para udhëheqësve të universitetit dhe studentëve, ka thënë se Kosova mbetet model i bashkëjetesës fetare.Në takime të ndara, presidenti Thaçi ka bashkëbiseduar me presidentë të Amerikës Qendrore dhe Latine, me ish-Mbretin e Spanjës Juan Carlos I, me kryeministra dhe ministra të shteteve, me fokus të veçantë te shtetet që nuk na kanë njohur dhe që presim të na njohin.  

“E falënderova posaçërisht Presidentin e Panamasë, Juan Carlos Varela, për pritjen bujare dhe ndihmën që ky shtet po i jep Kosovës në ndërveprim global diplomatik”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Presidenti është takuar edhe me Presidentin e Kostarikës, Luis Guillermo Solís. Është ky një ndër shtetet që kanë njohur Kosovën ndër të parët dhe ka ofruar përkrahje të vazhdueshme për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare. 

“Jemi pajtuar që të akreditojmë ambasadorët jorezidentë dhe të fillojmë një varg konsultimesh për rritjen e shkëmbimeve në të gjitha fushat. Pranova me kënaqësi që ta vizitoj shtetin e Kosta Rikës më vonë, ndërsa ftova homologun në Kosovë. Jemi të bekuar që kemi miq që në çdo anë të botës”, ka thënë Presidenti i Republikës së Kosovës, Thaçi.

Presidenti Thaçi ka zhvilluar takim edhe me presidentin e Paraguajit, Horacio Cartes, me presidentin e Hondurasit, Juan Orlando Hernández, me presidentin e Republikës Dominikane, Danilo Medina Sánchez, me kryeministrin e Xhamajkës Andrew Holness dhe me zëvendëspresidentin e Guatemalës, Jafeth Ernesto Cabrera Franco.

Filed Under: Rajon Tagged With: e Amerikës Latine, per Kosoven, Qendra, Thaçi: Panama

Shqipëria, Kosova dhe vendet tjera themelojnë Qendrën e Ballkanit Perëndimor për Hulumtime dhe Inovacione

September 18, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 18 Shtator 2015/ Shqipëria, Kosova, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi kanë nënshkruar marrëveshjen për themelimin e Qendrës së Ballkanit Perëndimor për Hulumtime dhe Inovacion.Nënshkrimi u bë gjatë Konferencës Ministrore të Ballkanit Perëndimor për Hulumtime dhe Inovacion, e cila është mbajtur sot në Split, Kroaci. Ministri kosovar i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, në Konferencë theksoi se bashkëpunimi në sferën e hulumtimit dhe inovacionit është një domosdoshmëri e kohës për vendet e rajonit dhe një mundësi shumë e mirë që të bashkuara të ecin rrugës së integrimeve evropiane.Sipas njoftimit dërguar nga Ministria kosovare, Qendra e Ballkanit Perëndimor për Hulumtime dhe Inovacione do të jetë një organizatë ndërkombëtare, e pavarur, jo-fitimprurëse dhe në pronësi të palëve nënshkruese të marrëveshjes rajonale.

Kjo qendër do të mbështesë fuqizimin e bashkëpunimit në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, duke përmirësuar klimën e Ballkanit Perëndimor për hulumtim dhe inovacion. Për më tepër, kjo Qendër do të promovojë mobilitetin e hulumtueseve të rinj dhe kandidatëve për doktoratë në kuadër të rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe mes rajonit dhe vendeve tjera.Themelimi i kësaj Qendre dhe asistenca teknike rajonale për të është e paraparë edhe në kuadër të Strategjisë Rajonale të Ballkanit Perëndimor për Shkencë dhe Hulumtim në të cilën është e përfshirë edhe Kosova.Është paraparë që Bashkimi Evropian të mbeshtesë këtë qendër me 200 milionë euro, fond në të cilin do të mund të përfitojnë përmes projekteve edhe hulumtuesit kosovarë./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: e Ballkanit Perëndimor, kosova, Qendra, shqiperia

Dom Gjergj Meta:“Don Bosko” na përket të gjithëve

June 4, 2015 by dgreca

Bbashkësia e qendrës profesionale “Don Bosko” ka protestuar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit që u kthen pronarëve 15.000 m2 të territorit ku është ngritur qendra “Don Bosko”, për të ndërtuar pallat.
Në planin pjesor të kësaj zone parashikohet që në këtë truall të ndërtohen pallate 7-katëshe. Në vitin 1992, qeveria shqiptare ia kanë dhënë këtë terren nunciaturës apostolike për një periudhë 49-vjeçare, për të ndërtuar një qendër të forumit kulturor dhe profesional për të rinjtë.
Përfaqësuesi i Kishës Katolike, dom Gjergj Meta, pjesëmarrës në këtë protestë, veç shtetit i ka bërë thirrje dhe familjes Petrela, të cilëve u është kthyer prona, të mos i prishin këto ambiente.
“Pretendohet se është e familjes Petrela, një nga familjet më të mëdha dhe të nderuara të Tiranës. Këto hapësira të ‘Don Bosko’-s i përkasin gjithë qytetit, prandaj, përveç gjykatësve dhe sistemit gjyqësor, për të cilin shpeshherë kemi bërë kritika, u bëjmë thirrje dhe atyre që pretendojnë të ndërtojnë këtu që të vënë dorën në zemër, sepse kjo na përket të gjithëve”, – thotë Don Gjergj Meta.

Filed Under: Kronike Tagged With: Dom Bosko, Dom Gjergj Meta, Qendra

Artikujt e fundit

  • Albanian Festival in Waterbury
  • Dita Ndёrkombёtare e Muzeve dhe Siteve Arkeologjike
  • “Net të Bardha” nga Bujar Alimani sjell klasikët në teatrin tonë dhe fton të tjera projekte
  • “Portreti artistik autentik dhe fizionomia e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”
  • Maqedonia e Veriut dhe oligarkia në ekonomi, media, religjion dhe siguri
  • NJË APEL PËR TELESHIKUESIT E “ALBTVUSA” NË 25 VJETORIN E THEMELIMIT
  • “5-vjetori i themelimit të Shoqatës Iliria St. Louis”
  • Annual Albanian Boat Party
  • “Rebeli” Fan Noli i Ilir Ikonomit promovohet në Boston më 8 qershor 2025
  • PLUMBAT E VASIL LAÇIT QË TRONDITËN FASHIZMIN
  • Vota dhe kandidatët për deputetë të Diasporës
  • Përse t’u japësh njerëzve shpresë të rreme të bën të fuqishëm?
  • “Dialogu Kosovë–Serbi”, një interpretim politik
  • At Zef Valentini, ndër emrat më të ndritur të albanologjisë dhe historiografisë shqiptare
  • QË DRITA E DITURISË PËRPARA TË NA SHPJERË…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT