Kosovë-Shqipëri, qershori 2015 rritje fluksi 39% të hyrje daljeve të personave krahasuar me 2014/
Nga Behlul Jashari – PRISHTINË, 3 Korrik./-Shqipëria dhe Kosova shkojnë drejt unifikimit të plotë të dy ekonomive. Ministri kosovar i Financave Avdullah Hoti priti sot në Prizren në vizitë zyrtare një delegacion të Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë të kryesuar nga ministri i Financave Shkëlqim Cani.
Ministri i Financave të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, duke falënderuar homologun e tij për mikpritjen dhe bashkëpunimin që kanë pasur gjatë kësaj periudhe, tha se të dyja palët sot kanë arritur në konkluzionin që është bërë një punë e madhe, është arritur objektivi dhe janë përmbushur të gjitha pikat e programit që të dyja palët kishin hartuar në mars të këtij viti.
“Për në mbledhjen e shtatorit ku do të bëjmë përsëri analizën, ne së bashku identifikuam një grup çështjesh tashmë më jo vetëm të karakterit procedural dhe të rregullimeve që duhet të bëjmë në të gjithë atmosferën harmonizuese dhe unifikuese të dokumentacioneve dhe të praktikave, por të hedhim hapa shumë herë më konkretë në përfitime të drejtpërdrejta dhe konkrete të tatimpaguesve kryesisht të biznesit, por edhe të individëve të të dy krahëve”, tha ministri shqiptar.
“Objektivi ynë final është që të mos ketë asnjë barrierë dhe asnjë kufizim në mënyrë që shqiptari i Kosovës apo i Shqipërisë ta ndjejë vetën në Kosovë apo Shqipëri njëllojë për nga aspekti fiskal. Kjo është detyrë e jona dhe këtë detyrë me bindje të plotë, me dëshirën më të madhe dhe me vullnetin e plotë do ta përmbushim në një kohë sa më të shkurtër. Në shtator do të takohemi dhe do të ju flasim për hapat e realizuara dhe për objektivat që kemi”, theksoi ministri shqiptar, Cani.
Gjatë kësaj vizite ministri Hoti së bashku me bashkëpunëtorët e tij sot në Prizren zhvilluan një në takim të përbashkët më ministrin e Financave të Republikës së Shqipërisë Shkëlqim Cani dhe bashkëpunëtorët e tij për të diskutuar lidhur me marrëveshjet të arritura në mars të këtij viti ndërmjet të dy qeverive në Tiranë.
Ministri Hoti tha se, “sot kemi kaluar besoj prej fjalëve në vepra pas takimit të përbashkët të qeverive në mars, ku së bashku me Ministrin Cani kam pas kënaqësinë të nënshkruajmë një marrëveshje ndërmjet dy ministrive të financave dhe administratave tatimore dhe doganore”. “Tash e sa muaj grupi punues ka punuar për të quar përpara ato që jemi marrë vesh në takimin e përbashkët të dy qeverive. Besoj që kemi bërë progres të mirë, ka plot çështje të cilat kanë marr rrugë dhe kanë filluar të implemtohen. Normalisht ka edhe të tjera që duhet të punojmë bashkërisht”, u shpreh ai.
“Sot jemi ulur bashkë, kemi rishikuar progresin që kemi arritur të dy ministritë në lehtësimin e shkëmbimeve tregtare, në eliminimin e barrierave, në luftimin e ekonomisë joformale dhe në shumë çështje të tjera. Jemi dakorduar për progresin që është arritur deri më tani dhe jemi të kënaqur me punën që është bërë në të dyja anën e kufirit. Në fakt jemi duke punuar që të eliminojmë komplet këtë kufi dhe u dakorduam për një plan të punës për 3 muajt e ardhshëm dhe besojmë që në fund të shtatorit do të takohemi prapë për të eleminuar të gjitha pengesat që janë në mes dy vendeve tona sa i përket bashkëpunimit ekonomik. Ne po lëvizim shpejt me hapa të mëdhenjë, konkretë dhe praktikë drejtë unifikimit të plotë të dy ekonomive si hap i parë drejtë i integrimit të plotë të dy vendeve në tregun e përbashkët të Bashkësisë Evropiane”, tha ministri Hoti, cituar në njoftimin e dërguar nga zyra e tij.
GENOCIDI I SREBENICES
ZYRTARE TE KOMBEVE TE BASHKUEME PERDORIN FJALEN “GENOCID” PER MASAKREN E SREBRENICES/
Perktheu per DIELLIN: Gjon Kadeli/
Rusia dhe aleatet e saj ne Ballkan mund t’a quejne fymje perdorimin e fjales genocid, per te pershkrue masakrimet e mija njerezve ne Srebrenice, gjate luftes ne Bosnje, por shume pake njerez te tjere ne
Kombet e Bashkueme, ngurrojne t’a perdorin fjalen genocid. Gjate debatit ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkueme, qe u mbajte me 1 korrik, mbi nji rezolute, per te rikujtue 20 vjetorin e vrasjes se ma shume se 8000 muslimanve Boshnjake, burra e djeme te ri,te cilet mbas vrasjes u hodhen ne vorreza ne mase. Keto ishin vrasjet ma te shumta ne mase, qe ngjane ne Europe, ga Lufta e Dyte Botnore.
Skretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkueme Bab Ki-Mun, pa kurrfar ngurrimi, perdori fjalen gjenocid gjate fjlaimit te tij. Te njejten gja bani Kryetari i Gjykates se Nalte te Kombeve te Bashkueme Serge Aramertz, i cili po persekuton ata qe ishin pergjegjes per kete gjenocid, edhe Ambasadoria e Shteteve te Bashkueme prane Kombeve te Bashkueme Samantha Power, e cila ishte ne Bosnje, si gazetare e pavarun, gjate kohes se vrasjeve ne mase, ne korrik te 1995-ses Ambasadoria Power tha se “Ata qe mohojne sot genocidin ne Srebrenice, vejne vehten ne nji pozite te keqe dhe poshtnijne vehten.” “Ajo kerkoi qe vendosmenia qe u shkaktue nga tmerri i Srebrenices duhet, jo vetem te perkujtojme te kaluemen, por te bajme gjithashtu cdo gja te mundun, per te parandalue genocidet dhe vrasjet ne mase ne te ardhshmen.”
Por ishte Boshnjakja Abisada Dudic, qe shkaktoi perlotjen e syve, te atyne qe ishin te pranishem, kur ajo pershkroi, kete ngjarje tejet tronditese. Ajo tregoi se si iku si femij nga shtepia e saj afer Srebrenices, me kujtime te “Friges,gjakderdhjes dhe te zjarrit te luftes.” Dudic shtoi se , shpresa e familjes se saj asht, qe
trupat(kufomat) e te afermve te tyne do te gjinden, tuej perfshi edhe ate te nji axhe te saj, qe ajo e pau heren e fundit tuej ikun ne nji pyll, per te shpetue nga masakra qe ngjau ne Srebrenice..Ajo shtoi edhe keto: “Me quejte ate qe ngjau ne Srebrenic me cdo emen , pervec genocid, qofte emni masaker,tragedi, katastrofe ose me cdo emen tjeter, jo vetem qe pengojme mundesine e rikshillimit, por perforcojme qendrimin e atyne qe mohojne genocidin, dhe qe kryesojne perpjekjet e Serbve te Bosnjes per t’u nda nga Bosnja.” ” Kjo gja i viktimizon
perseri ata qe shpetuen, dhe pakson madhesine e krimit.”
Ambasadoria e Bosnjes ne Kombet e Bashkueme Mirsada Collakovic, e cila kryesoi ceremonine perkujtimore, e cilsoi mohimin e genocidit si “Faza e fundit e genocidit.’ “Ajo shtoi se asht njifar vrasje e dyfishte,
gjate se ciles viktimat jane vra dhe mandej kujtes e kesaj ngjarje tejet barbare po zhduket.”
Perkujtimi i kesaj ngjarje nga Organizata e Kombeve te Bashkueme u ba, nderkohe qe u bane perpjekje te shuimta kunder saj nga Rusia, Serbet e Bosnjes dhe Serbia, kunder cdo perdorimi te fjales genocid, ne nji rezolute te Keshillit te Sigurimit te kombeve te Bashkueme.ne te cilen do te shenohet 20 vjetori i masakres se Srebrenices.(AP/Reuters)
URIMI I KRYEMINISTRIT
Kryeministri Isa Mustafa uroi qytetarët e Kosovës me rastin e 25 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990/
Prishtinë, 2 korrik 2015/
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 25 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë ditë të shënuar në kalendarin historik të shtetit të Kosovës.
Në urim, kryeministri Isa Mustafa thekson se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, është dëshmi e vullnetit, përkushtimit dhe përpjekjeve të pareshtura të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci.
Kryeministri Isa Mustafa thekson se kjo datë shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës dhe të popullit të saj.
Me këtë rast, kryeministri Isa Mustafa poashtu ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës për delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, për vendosmërinë dhe vizionin e treguar me rastin e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, në rrugën drejt realizimit të vullnetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.(BJ)
DITA E PARE E ALARMIT NE GREQI
GREQIA NË ALARMIN E SHPËRBËRJES DHE RRËNIMIT…/
Shënime në ditën e parë të kapitullimit të Greqisë/
Nga Abdurrahim ASHIKU-ATHINE/
Banka Evropiane vendosi për të ngrirë fondet drejt bankave të Greqisë ku sistemi financiar grek gjendet pranë rrënimit…
Sot në mëngjes qepenat e hekurt të të gjitha bankave në Greqi kanë rënë përtokë si në një ditë të madhe zie.
Flitet që kështu do të qëndrojnë deri më 6 korrik, të hënën pas referendumit popullor të nxitur nga Qeveria Cipras.
Radhë të gjata pranë bankomateve në shpresë të tërheqjes së “bukës së ditës”, vetëm 60 euro. Kjo në rastin e lumtur kur në sirtarët e bankomatit ka para…
Në disa bankomatë radha ishte shthurur, ishin mbaruar paratë…
Radhë të gjata për karburant në të gjitha pikat e shpërndarjes. Ke të drejtë të marrësh vetëm 20 euro benzinë, me para të thata në dorë. Kartat e kreditit nuk kanë vlerë…
Dyndje në aeroporte nga turistët në kthim urgjent drejt vendbanimit të tyre në të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian…
Alarm në sistemin zyrtar të turizmit. Zëdhënës deklarojnë se për turistët nuk ka kufi pagesash nga bankomatët…
Greqia është në kolaps. Greqia është deklaruar e rrënuar ekonomikisht.
Po kush paguan për këtë gjendje të Greqisë?
Pamja që zotëronte sot Athinën (dhe të gjithë Greqinë), nga vëzhgimi i thjeshtë me sy, tregon se ata që e paguajnë janë njerëzit e thjeshtë, ata që rrinë në radhë për “bukën e ditës”, për “benzinën e ditës”, për shpenzimet për energjinë elektrike, ujin, qiranë…
Në radhë për 60 euro-t e “bukës së ditës” nuk sheh ata që e iniciuan dhe e çuan në këtë derexhe Greqinë, që ia ulën kokën dhe ia thanë të ardhmen.
Greqia nuk sheh të ardhme. Ajo është në kaos. Është para një referendumi ku sido që të votojë, t’i thotë “JO” apo “PO” shpresat i ka të shuara.
Evropa, nëpërmjet “zërave të kamur” është e pranishme në të gjitha dritaret e vogla të televizioneve greke.
Tjerr lesh për të nxjerrë fill në furkë pa bashkë.
Gjendja e tanishme në Greqi, rrënimi ekonomik e shpirtëror i saj, është në baraspeshe midis politikës greke dhe evropiane, midis marrësve dhe dhënëseve të parave, të miliardave.
Evropa kërkon paratë që ka dhënë. Greqia refuzon që t’i japë. Nuk ka ku t’i marrë. Taksat, uljet e pagave dhe të pensioneve, rritja e TVSH për produktet e domosdoshme që mbajnë jetën gjallë kanë një kufi prekjeje. Evropa këmbëngul që këto të ulen, që populli të paguajë dhimbshëm ndërkohë që ata që e çuan Greqinë në këtë derexhe, të pasurit, miliarderët, paratë e krimit dhe të korrupsionit, të vjedhjes së madhe të fondeve akorduar ndër dhjetravjeçarë, janë ngrirë në banka të njohura për hermetikshmërinë e tyre dhe dyert e dritaret e mbyllura.
Evropa i ka dhënë paratë por nuk ka kontrolluar kurrë ku shkuan dhe si u përdorën, nuk ka kontrolluan se si ato u rikthyen në bankat nga ishin marrë në llogari private të pushtetarëve. Nuk kontrolloi se në Greqi djali apo vajza, për 15-20 vjet nga vdekja e prindit merrte pensionin e tij. Nuk kontrolloi se në Greqi askush nuk paguante taksë për shtëpinë, për pagën që merrte, për sipërfaqet e mbjella me ullinj, vreshta, drithëra, pambuk, duhan, agrume…
Ishte jashtë vëmendjes së donatorëve evropianë kontrolli ndaj parave në adresë të zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë ku një pronar me 10 ullinj shkruante se ka njëmijë, një blegtor me 10 dele shkruante se ka pesëqind…
Evropa që këto në vendet e veta i mat këto me mikrometër nuk e kërkoi dhe nuk e kontrolloi që kjo gjë të bëhet edhe në Greqinë anëtare e Bashkimit Evropian, anëtare e Evropës së Bashkuar, pjesë e të njëjtit sistem monetar, euros.
Greqia livadhisi si deshi, shiu në lëmë pa grurë, mori dhe nuk dha, vodhi ditën me diell…
Populli grek ka hyrë në një tunel pa grykë dalje, udhëton në errësirë pa një qiri të ndezur.
Evropa, nga sa shoh e dëgjoj nga zërat që më vijnë në ekranin e vogël nga Brukseli, është në alarm.
Një personalitet i saj fton popullin grek të votojë “PO” ?!
Njëqind vjet të shkuara një filozof botonte një libër, librin me titullin “Mbi parullën e Shteteve të Bashkuara të Evropës”. Konkluzioni i tij ishte se një Evropë e Bashkuar në kushtet e kapitalizmit është utopi…
Evropa u bashkua…
Evropa po shpërbëhet…
Greqia është hallka e parë e zinxhirit të saj të dobët bashkues…
Mbas saj mund të këputen hallka të tjera…
Mbase hallkën greke, në ditët në vijim, Evropa e pasur do të mundohet ta saldojë me një pikë çeliku apo bronzi.
A do të mbajë?
Dyshoj…
Shpresoj…
Shpresa është e vetmja dëshirë njerëzore që nuk vdes…
Ndërsa ndjek fytyrat dhe zërat në ekranet e vegjël të televizioneve grek mendimi më ndalet tek një e katërta e shqiptarëve, tek mërgimtarët që në këtë rrënim të Greqisë e ndjejnë veten si “kalit kur e godasin në kokë”. Nuk di nga të shkojë…
Abdurahim Ashiku
Athinë, 29 qershor 2015
Bisedimet Kosove-Serbi: një “ditë e gjatë dhe e rëndë”
Kosovë-Serbi, ndërpriten bisedimet për të vazhduar në mbrëmjen e një “dite të gjatë dhe të rëndë”/
Ne Foto:Pamje nag takimi i se Henes ne Bruksel/
Nga Prishtina: Behlul Jashari/
PRISHTINË, 29 Qershor.-Bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel të raundit të 27-të në nivel të lartë kryeministror, të nisura sot në mëngjes, jënë ndërprerë pasdite për arsye të obligimeve të ndërmjetësueses, përfaqësueses së lartë të BE-së, Frederica Mogherini, ndërsa do të vazhdojnë në mbrëmje.Shefja e diplomacisë evropiane, Mogherini, fillimisht takoi veçantë delegacionin kosovar, e pastaj delegacionin serb, para takimit të përbashkët trilateral.
Pas takimit me Mogherini, nga kryeministri kosovar Isa Mustafa nuk ka pasë ndonjë deklaratë, ndërsa sipas medias së Beogradit, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se “pret ditë të gjatë dhe të rëndë në Bruksel”.
Kosova dhe Serbia po zhvillojnë dialogun për të njëjtat tema si në 23 qershor edhe sot në Bruksel, në raundin e dytë kryeministror brenda një jave, në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA.“Bashkësia e komunave serbe” në Kosovë, renditej e para nga “katër temat” e raundit të 26-të të dialogut në nivel të lartë kryeministror Prishtinë-Beograd. Media në Serbi ka renditur të dytën “energjetikën”, të tretën “telekomunikacionin” dhe të katërtën “Parkun e paqes” siç e quajnë barrikadën në urën kryesore mbi lumin Ibër të qytetit të Mitrovicës, që ndanë veriun me shumicë serbe nga jugu me shumicë shqiptare.
- « Previous Page
- 1
- …
- 154
- 155
- 156
- 157
- 158
- …
- 202
- Next Page »