• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KETE HERE FLAMURIN E VORIO EPIRIT E KA NGRITE LEFTERI PREJ SHQIPERIE

March 21, 2015 by dgreca

Sa herë që Greqia feston pavarësinë e saj, gjatë paradave ushtarake jemi mësuar të dëgjojmë britmat e ushtarëve grek duke hedhur parrulla që ofendojnë shqiptarët. Këtë vit ushtarët grek në garnizonet e tyre kanë ngritur flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë ose siç i thonë ata, Autonomia e Vorio Epirit. Flamuri i aneksimit të jugut të Shqipërisë, është ngritur nga trupat parashutiste me emrin, “O TOLMON NIKA”. Njëri nga ushtarët grek quhet Lefter Prifti, shtetas i Shqipërisë dhe shtetas i Greqisë dhe është kryetar i shoqatës ekstremiste greke “Shoqata Kombëtare e Vorio Epirit 1014”. Ky akt i tillë në garnizonin e ushtrisë greke është provokim i rëndë, kur dihet se Greqia dhe Shqipëria janë anëtarë të NATO-s, kanë nënshkruar edhe marrëveshje të fqinjësisë së mirë. @Arben Llalla

Filed Under: Rajon Tagged With: arben llalla, Flamuri i Vorio Epirit

Dokument: 74 senatorë në SHBA kritikojnë qeverinë e partisë së Erdoganit

March 20, 2015 by dgreca

Në senatin e SHBA nga 100 senatorë 74 prej tyre firmosën një zarf në të cilin shprehën shqetësimet në lidhje me ngjarjet e fundit në Turqi pas censurës së shtypit të vendosur nga qeveria Turke dhe shkeljen e të drejtave të njeriut. transmeton lajmiri.com
Për Turqinë është hera e parë që një numër kaq i madh senatorësh firmosin një zarf të tillë dhe mësohet se këtë zarf e dërguan në zyrën e John Kerry. Ky numër kaq i madh senatorësh është një moment historik për Turqinë.
Senatorët me anë të letrës protestuan kundër arrestimeve të gazetarëve dhe kritikuan bastisjet e policisë turke në gazetën Zaman dhe në televizionin Samanyolu.
Letra u firmos edhe nga senatorë që konsideroheshin miq nga qeveria e Turqisë ku disa prej tyre janë: Senatori i Partisë Republikane Bill Cassidy, Senatori i Partisë Demokratike Tim Kaine, Senatori i Partisë Republikane John Boozman dhe Senatori i Partisë Demokratike Tom Carper.
Në letër ndër të tjera theksohet se ”Arrestimi i Drejtori të Përgjithshëm i gazetës Zaman Ekrem Dunamli dhe Drejtori i Përgjithshëm i Televizionit Samanyolu Hidayet Karaxha shkaktoi shumë reagime në rang botëror. Këta gazetarë u arrestuan pas ngjarjeve të diskutueshme në 14 Dhjetor. Dumanli u lirua por fatkeqësisht Karaxha qëndron akoma në paraburgim. Këta gazetarë drejtojnëmedia tëfuqishme që kritikojnë veprimet antidemokratike të Erdoganit.(Pergatitit: Ervin Shkulaku)
http://www.leahy.senate.gov/press/statement-of-senator-patrick-leahy-on-assault-on-press-freedom-in-turkey-senate-floor

Filed Under: Rajon Tagged With: 74 Senatore, kritikojne, qeverine e Erdoganit, Shkulaku

24 VJET NGA RIVENDOSJA E MARRDHENIEVE SHBA-SHQIPERI

March 16, 2015 by dgreca

Historia e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA/
TIRANE, 16 Mars/ – Marrëdhëniet e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë zgjeruar 24 vjet pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, duke u shtrirë në të gjitha fushat, në interes të të dy vendeve e popujve, në interes të paqes, sigurisë e zhvillimit të rajonit e më gjerë.
Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, u rivendosën më 15 mars 1991, pas një ndërprerje prej 52 vjetësh. Fillimisht marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve u vendosën më 28 korrik 1922.
Në një vështrim të përgjithshëm, marrëdhëniet midis vendeve fillojnë me vitet e hershme të shekullit të XX, kur Presidenti amerikan Uillson, i ofroi mbështetjen e nevojshme dhe të domosdoshme shtetit të ri shqiptar, për njohjen e tij.
Marrëdhëniet me SHBA-në mbeten të rëndësisë parësore dhe strategjike për Shqipërinë. SHBA-të, janë aleati i pazëvëndësuëshëm i demokracisë dhe i shtetit shqiptar.
Bashkëpunimi dhe partneriteti midis dy vendeve është i orientuar në drejtim të forcimit të stabilitetit, paqes dhe zhvillimit rajonal; konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës; integrimit Euro-Atlantik të Shqipërisë; thellimit të reformave dhe të zbatimit të ligjit në Shqipëri; të ekonomisë, tregtisë dhe konsolidimit të ekonomisë së tregut; të drejtat e njeriut, lufta kundër terrorizmit, lufta kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve ilegale, etj.
Këto marrëdhënie të bashkëpunimit të gjerë dhe partneritetit të ngushtë, janë një bazë e sigurt që ato të përparojnë më tej në interes të dy vendeve dhe popujve tanë, në interes të paqes, sigurisë dhe zhvillimit të rajonit tonë e më gjerë.
– Bashkëpunimi ekonomik –
Duke vlerësuar edhe njëherë nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe, ekziston dëshira dhe vullneti i dyanshëm që edhe marrëdhëniet ekonomike të arrijnë në të njëjtin nivel. Aktualisht, në Shqipëri, janë të pranishme rreth 180 biznese amerikane të të gjitha përmasave dhe nga një spektër i gjerë i ekonomisë.
Janë krijuar të gjitha kushtet tashmë për një prani shumë më të dukshme të kapitaleve amerikane në Shqipëri, veçanërisht në sektorët strategjikë e ata prioritarë të ekonomisë sonë. Mbështetja substanciale që Qeveria amerikane i ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve Shqipërisë, nëpërmjet agjensive të saj, për ndërtimin e institucioneve dhe krijimin e parametrave të tregut të lirë, krijon kushtet për rritjen e investimeve të drejtpërdrejta amerikane.
Në kuadër të bashkëpunimit me agjensitë apo institucionet amerikane mund të përmendim: USAID, Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit, Fondi Shqiptaro-Amerikan për Ndërmarrjet, Dhoma Amerikane e Tregtisë, etj. Ndërsa si biznese private të pranishme në Shqipëri, apo pjesëmarrje në projekte mund të përmendim: Lockheed Martin, Bechtel, EximBank, etj, si dhe prania në projekte me partnerë të tjerë si ASG Power, Airport Partners, etj.
– Marrëveshjet Shqipëri-SHBA –
Ka rreth 24 traktate dhe marrëveshje midis Shqipërisë dhe SHBA-ve në fusha të ndryshme ku do të veçojmë, traktate në fushën e drejtësisë dhe policisë, ekonomisë, transportit, sigurisë dhe mbrojtjes, dhe fushës së kulturës.(Anila Struga-ATSH)

Filed Under: Rajon Tagged With: 24 VJET, NGA RIVENDOSJA E MARRDHENIEVE, SHBA-SHQIPERI

TE NDARA QE KUR LINDEN: UKRAINA E RUSIA, NDJEKIN DY RRUGE TE NDRYSHME

March 9, 2015 by dgreca

Si dhe pse keto dy vende, mberrijten ne piken ku ndodhen tashti?
By Brian Whitmore/
Perktheu GJON KADELI/
Natyrisht, shkaku per krizen e tashme, asht vendosmenia e Rusise, per
te mos lejue Ukrainen te integrohet ne Perendim. Por arsyeja baze asht
se mbas 1991-shit, ato moren drejtime te ndryshme. Keto dy rruge te
ndryshme e kane piknisjen, gjate dy diteve fate-zeza, ne fazen e
hereshme formuese, mbas shpartallimit te Bashkimit Sovjetik.
FAJI FILLESTAR I RUSISE
Dita e pare asht 4 tetori 1993, kur presidenti i Rusise Boris Jeltsin,
e zgjidhi problemin e tij te gjate me Parlamentin, tuej dergue tanket,
te cilet gjuejten ndertesen e atij insitucioni dhe e nenshtruen ate.
Ne ate moment, u duk, si nji fitore per Jeltsinin dhe ndjeksit e tij
reformiste kunder ligjvenesve, te mbrapambetun dhe reaksionare, por ne
te vertete ishte nji krim fillestar i Rusise.
Gjuejtja ma arme e Parlamentit Rus krijoj nji precedence (shembull) qe
grindjet politke mund te zgjidhen me force. Si rrjedhim Presidenca e
Rusise u shendrrue, ne nji ent shume te fuqishem, qe nuk i jepte
llogari askuj; gja qe Putini do t’a perdorte ne menyre te plote. Keto
lloje veprimesh provojne se, ne te vertete, zbatimi i ligjit ne Rusi,
asht, me thane te pakten, vetem nji iluzion.
Ish shefi i personelit te Jeltsinit, Sergei Filatof tha se tash 20
vjete kemi vazhdue me perdorun te njejtat menyra. “Ne mbijetuem ate
rast dhe duhet te kishim mesue, dicka prej tij, por fatkeqesisht, nuk
mesuem asgja. Te gjithe ne kishim mentalitetin Perandorak Rus,ku
fuqija, i zgjidhe ma mire problemet, se sa bisedimet dhe kompromiset.
Ne qofte se ne, duem te bahemi ndonjihere, shoqni demokratike, ne
duhet t’i ndryshojme, menyrat tona qeverisese, dhe metodat e
marredhanjeve, ndermjet autoriteteve drejtuese”.
ALTERNATIVA PER UKRAINEN
Me 10 korrik 1994 u mbajten zgjedhjet e pregjitheshme ne Ukraine,
mbasi ai vend fitoi pavaresin nga Bashkii Sovjetik. Njerzit votuen
kunder presidentit ne fuqi Leonid Kravcuk. Kravcuk dha dorehqjen, pa
krijue ndonji problem dhe e lejoj Kucmen te fillonte detyren. Kravcuk
kishte nji grindje te madhe me antaret e Parlamentit, por ndryshe nga
menyra ruse, kriza ne Parlamentin e Ukraines u zgjidhe ne menyre
paqsore, me nji marreveshje, per te ba zgjedhje te parakoheshme,
presidenciale dhe parlamentare.
Ja vlen te vehet ne dukje se gjta te gjitha zgjedjeve qe jane zhvillue
ne Ukranin dhe ne Rusi, qe nga koha qe Ukraina fitoi pavaresine,
zgjedjet ne ate vend kane qene demokratike, edhe pse jo te persosuna,
kurse ne Rusi nuk kane qene aspak demokratike.
ANALIZA (SHOSHITJA) E DY GJANAVE TE PERKUNDERTA
Jo vetem qe, vazhdimisht zgjedhjet ne Ukraine kane qene, ma
konkurruese se ne Rusi, por edhe elita politike dhe ajo ekonomike, ka
qene gjithnji ma pluralistike, qe nga koha e shpartallimit te
Bashkimit Sovjetik. Ukraina, ne menyra te vazhdueshme asht ba ma
demokratike, kurse Rusia ma pak demokratike.
Sean Guillori, i Qendres se Studimeve Ruse e Europiane ne Pitburg te
Shteteve te Bashkueme tha se “Qendrimi i eger i elites ruse ne
krahasim me ate shume ma te bute te elites Ukrainase” ishte nji faktor
themelor qe percaktoi rruget e ndryshme te te dy vendeve,qe nga koha
qe Ukraina fitoi pavaresine.
NDRYSHIME TE PARIKESHILLUESHME
Qe nga vjeti 1991, kur Ukraina fitoi pavaresine, ajo mberrijti nji
zhvillim shume ma te madhe demokratik se sa Rusia. Si rrjedhim, ne
fillim te veres se 2013-tes, shoqnia civile e Ukraines, me nji bindje,
gjithnji e ma te madhe, donte dicka edhe m a te mire. Hapi i pare ne
kete drejtim ishte nenshkrimi nga Ukraina, e nji marreveshje
bashkpunimi me Bashkimin Europain. Historiani i Universiteti Yale,
Timothy Snyder, tha gjate nji lekture keto fjale “Ne qofte se ju jeni
nji student, nji pronar i nji tregetije te vogel ne Ukraine,ju e
kuptoni Europen ne kete menyre, Ajo asht pjese e historise tone.
Europa sot, don te thote Bashkimi Europian, dhe Bashkimi Europian don
te thote, se asht vendi ku zbatohet ligji, dhe njeriu mund t’i
parashofi zhvillimet e ndryshme” Snyder shtoi se kryengritja ne
Euromaidan te Ukraines “ishte nji kryengritje e klases se mesme” per
t’i dhane fund sundimit te vendit nga nji sistem Oligarksh ne nji
sistem demokratik gjithepershijes.
Ajo qe e bani kete gja vendimtare, ishte se oligarket kryesore, si per
shembull Rinat Ahmetov dhe Igor Kolomojski, i bane llogorite, se ata
do te kishin kushte ma te mira, per te mbrojtun pasunite e tyne, ne
nji sistem qeveritar te lloit Europian, se sa, ne nji Ukraine, qe ne
te vertete ishte nji koloni e Rusise. Kur nji gja e tille ngjau,
drejtimet politike, qe Ukraina e Rusia moren, qe nga viti 1991, u bane
te parikeshillueshme.
Tuej shkrue kohet e fundit nji artikull ne Revisten “Foreign Affairs”
historiani i Universitetit Prinnceton, Stephan Kotkin, ven ne dukje se
Ukraina “asht nji komb teper i madh dhe i pavarun, per t’u perbi nga
Rusia”.
Ukraina u bashkue me Rusine me 1653, per t’u mrojtun bashkarisht,
kunder pushtueve te mundshem. Ukraina me qinda vjetesh asht trajtue
nga Rusia si nji koloni e saj. Pervec kesaj, nder te tjera, tragjedija
qe krijoj Rregjimi Komunist Sovjetik, tuej perdorun terrorin, e aq ma
keq urine, kunder popullit te Ukraines, gjate te ciles humben jeten,
ma shume se 4 milione Ukrainas, e me qinda mija te tjere u kalben
neper burgjet e kampet e perqendrimit ruse. Si mund t’i harrojne keto
veprime barbare ruse Ukrinasit. Pra shifet se kush asht fajtor , per
kete gjendje te krijueme. Natyrisht, tavarishat rusega

Filed Under: Rajon Tagged With: Gjon kadeli, ne lindje, Rusia, te ndara, Ukraina

Rama dhe Mustafa: Bashkimi kombëtar në rrugën drejt BE-së

March 9, 2015 by dgreca

Kryeministri Edi Rama ka takuar paraditen e sotme homologun e tij kosovar Isa Mustafa.
Kjo është vizita e parë e kryeministrit Mustafa në Shqipëri që prej kohës që ai u zgjodh kryeministri i Kosovës.
Në një konferencë të përbashkët me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, Mustafa bëri me dije se mbledhja e radhës e përbashkët mes dy qeverive do të mbahet më 23 mars, ku pritet të firmosen marrëveshje të rëndësishme mes dy vendeve.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama i vlerësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve, duke shtuar se këto marrëdhënie do të intensifikohen në fusha të tjera për të arritur objektivin e përbashkët, integrimin evropian.
“Marrëdhëniet mes nesh janë të shkëlqyera. Mbledhja e dytë e përbashkët mes dy qeverive do të mbahet në Tiranë më 23 mars. Atëherë do i japim një raport të hollësishëm publikut për sa kemi bërë deri tani në lidhje me marrëveshjet dhe projektet e përbashkëta”, tha Rama.
Nga ana e tij, kryeministri i Kosovës shprehu mirënjohjen për kontributin që Shqipëria ka dhënë ndaj populli dhe qeverisë së Kosovës në ndërtimin e shtetit të ri si dhe përkrahjen për njohjen e Kosovës nga vendet e BE-së që nuk e kanë njohur ende dhe përkrahjen në anëtarësimin e misioneve shumëkombëshe.
“Jemi mirënjohës për çdo gjë që kemi bërë së bashku dhe për mbështetjen e qeverisë dhe popullit shqiptar në të gjitha fazat e shtetndërtimit tonë. Kemi arritur rezultate shumë të mira në projektet e përbashkëta në arsim dhe kulturë dhe tani duhet punuar në projekte ekonomike”, tha Mustafa.

Kryeministri Mustafa, veç takimit me homologun Rama, do të pritet edhe nga Presidenti Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Filed Under: Rajon Tagged With: Bashkimi Kombetar, drejt BE-së, Ne rrugen, Rama dhe Mustafa:

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 162
  • 163
  • 164
  • 165
  • 166
  • …
  • 201
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT