• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Te Nënëlokja e UÇK-së, NËNË STANA!

December 23, 2024 by s p

Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam sot Nënëloken e UÇK-së, Nënë Stanen dhe bijtë e saj, bashkëluftëtarët tanë: Fatmirin, Viktorin e Filipin, bijtë dhe bijat e tyre, nipat dhe mbesat e tyre, disa prej të cilëve kishin ardhë enkas nga Kroacia, për të na dëshiruar mirëseardhje. Bashkë me ne ishte edhe Famullitari i Kishës në Peshter, z.Dom Shtjefën Doda e Motra e Nderit, znj. Hana Nikollaj.

Në këtë vizitë të bukur familjare, sot, me ne, te Nënë Stana, Nënë e 8 djemve dhe tri vajzave, te kjo pasardhëse dinjitoze e Gonxhe Bojaxhiut – Shën Terezës, ishin edhe bashkëluftëtarët tanë, Ejup Gashi e Naser Ahmeti. Në këtë shtëpi, bazë e luftës së UÇK-se, sot na kanë pritur shumica e pjestarëve të kësaj familjeje të lavdishme shqiptare, të cilët përveç kontributit me pushkë në dorë, kanë pritë e përcjell qindra luftëtarë të lirisë, por edhe të plagosur, siç ishin Rrahman Dina( dëshmor i kombit) e Afrim Myrtaj – luftëtar emblematik i UÇK-së.

Kjo është Familja e madhe patriotike e atdhedashëse e Ndue dhe Stanë Gashit, që dhanë gjithçka nga zemra e tyre bujare, për qindra luftëtarë të lirisë të UÇK-së, duke i pritur e përcjellur, me bukë e krip e zemër, deri në përfundimin e luftës dhe çlirimin e Kosovës dardane nga barbaria e mizoria serbe.

Me këto veprime heroike e sakrifica mbinjerëzore, ishin plotësisht të vetëdijshëm se, do ta rrezikonin çdo anëtar të familjes së vet, e që do të martirizoheshin komplet Familja, në stilin Adem Jasharian, por e zgjodhën rrugën e dhimbjes, të nderit e të krenarisë kombëtare, për të mbetë përgjithmonë e nderuar dhe e respektuar, deri në përulje, nga populli ynë i shumëvuajtur e liridashës.

E dashura Nëna Stanë, Ty dhe Familjes tënde të lavdishme, përjetësisht të jemi falënderues për kontributin e madh dhënë lirisë së Kosovës e Bashkimit Kombëtar! Urime dhe Gëzuar Krishtlindjet!

BRUS – lagjja Peshter

Shkruan: Nusret PLLANA

22 dhjetor 2024,

Prishtinë

Filed Under: Rajon

Regjistrimi për Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë

December 21, 2024 by s p

Regjistrimi për Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë.

Filed Under: Rajon

Roli i medias në mbrojtjen e demokracisë

December 20, 2024 by s p

Bajram Begaj/

Në këtë fundvit të 2024-ës kam privilegjin dhe kënaqësinë e veçantë të jem me ju, kërkuesit dhe mbrojtësit të lajmit të vërtetë, kujdestarë të informacionit tonë të përbashkët dhe kontributorë thelbësorë në fuqizimin e vlerave të demokracisë. Me përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj, çdo fjalë që përcillni, çdo ngjarje që raportoni, çdo histori që i jepni jetë, ndikon në ndërgjegjësimin e shoqërisë sonë dhe në formësimin e debatit publik. Ju jeni urë e rëndësishme lidhëse mes ngjarjeve dhe shoqërisë, duke bërë të njohur të vërtetën dhe duke sjellë informacione të rëndësishme në jetën tonë të përditshme. Puna juaj është më shumë se përgatitja dhe përcjellja e lajmit.

Ajo është një akt kurajoje në shërbim të publikut, shpesh i kryer në rrethana sfiduese, me burime të kufizuara. Ju mbani mbi supe përgjegjësinë e transmetimit te publiku të lajmit profesional në një kohë që ju duhet të menaxhoni e filtroni qindra realitete të transmetuara në dhjetëra forma, për të sjellë te ne informacionin e vërtetë. Roli i medias në mbrojtjen e demokracisë, në debatin dhe lirinë e mendimit, është i pazëvendësueshëm. Qytetarët e kërkojnë dhe duan informacionin.

Atyre u pëlqen të lexojnë, dëgjojnë, kuptojnë, sfidojnë, mbështesin e debatojnë. Sa më e respektuar dhe profesionale të jetë media shqiptare, aq më shumë do të jetë e informuar dhe e përfshirë shoqëria dhe shumë më e fortë do të jetë demokracia. Media është përballur me një sërë sfidash të rëndësishme, të evidentuara edhe në progres-raportin e fundit të Komisionit Evropian. Integriteti dhe funksionimi i medias në vendin tonë janë tema të rëndësishme për të sotmen dhe të ardhmen e shoqërisë sonë. Në kohën e rrjeteve sociale dhe teknologjisë së komunikimit që zhvillohet me shpejtësi marramendëse, mbi supet tuaja bie edhe një pjesë e madhe e peshës së edukimit të publikut me cilësinë e lajmit dhe të të rinjve me pasionin për profesionin e informacionit cilësor. Zëri juaj, pena juaj, imazhi që ju transmetoni, sjellin sa qartësi, aq edhe orientim. Ju ndikoni në mënyrën se si shoqëria jonë e shikon veten dhe reflekton. Në këtë aspekt, kemi nevojë të bashkëpunojmë për të luftuar stereotipat, stigmatizimin dhe llojet e ndryshme të diskriminimit në shërbim të kohezionit social, kulturor e atij ndërmjet brezave.

Mediat sociale e kanë diversifikuar informacionin, i kanë dhënë zë gjithsecilit, kanë hapur mundësi të mëdha, por gjithashtu, edhe sfida të reja. Ky diversifikim i lajmit ka ardhur me një kosto të lartë për cilësinë e tij për shkak të keqinformimit dhe të “fake news”-ve, ndaj roli juaj si profesionistë të informimit është më i rëndësishëm se kurrë. Ju jeni ata që hidhni dritë mbi të vërtetën, duke verifikuar informacionin në një oqean përmbajtjeje të pafiltruar. Këtij oqeani të trazuar lajmesh e komentesh i është shtuar tashmë dhe Inteligjenca Artificiale, e cila ashtu si mediat sociale, ka një potencial të pakufishëm, aq sa paraqet edhe rreziqe.

Inteligjenca Artificiale mund ta përforcojë punën tuaj duke hapur horizonte të reja për transmetimin e informacionit dhe për analizimin e të dhënave, por teknologjia duhet t’i shërbejë shoqërisë, jo e kundërta. Ju nxis ta përdorni atë me kujdes, etikë, humanizëm, profesionalizëm dhe gjithmonë në shërbim të së vërtetës. Përballja me këto sfida kërkon bashkëpunim ndërmjet institucioneve, organizatave të medias dhe shoqërisë civile për të mbrojtur lirinë e shtypit, për të siguruar informim të saktë dhe për të mbështetur zhvillimin e një mjedisi mediatik të qëndrueshëm, të besueshëm dhe të paanshëm. Jetojmë në një botë të polarizuar me botëkuptime të ndryshme mes brezash, grupeve sociale e kulturore. Komunikimi në ambiente të ndryshme, veçanërisht në shkolla, është ashpërsuar.

Ju ftoj të bashkojmë forcat në të përditshmen e në nisma inovative për të dhënë shembujt pozitivë dhe praktikat e komunikimit paqësor e cilësor. Në intensitetin e imazheve dhe zërave në shumë rrjete, le të nxisim e paraqesim zërin dhe imazhin e qytetarisë, vetëpërmbajtjes, dijes dhe mirëkuptimit, të gjitha këto të domosdoshme për një shoqëri të zhvilluar dhe një të ardhme të mirëqenë e të begatë në vendin tonë. Kjo është veçanërisht e nevojshme në kohë si tonat, shumë sfiduese. Konfliktet e luftërat vijojnë në Evropë dhe Lindjen e Mesme. Në këto kohë tensionesh, lajmi i vërtetë gjendet vetëm te mediat profesioniste, të cilat padyshim janë të sfiduara si nga lajmet e rreme e “deep fake”, ashtu dhe nga vështirësitë financiare.

Gjithsesi, zëri i profesionistëve të medias së guximshme nuk ka munguar dhe media profesionale mbetet një busull që na udhëheq në vlerësimin e drejtë të kompleksitetit të realiteteve. Ju siguroj se Presidenti ka vëmendjen e vullnetin për t’ju dëgjuar e mbështetur. Përpjekja dhe integriteti juaj janë të shenjta. Ju jeni profesionistë të nderuar dhe frymëzim për të rinjtë e të rejat që do të ndjekin rrugën tuaj, për t’ju përkushtuar të vërtetës dhe një profesioni sfidues në shërbim të së drejtës themelore për informim. Profesioni juaj përbën një mision jetik për shoqërinë. Ai është garanci për një shoqëri më të drejtë. Padyshim, jo çdo gjë varet nga ju, por ju keni pushtetin e katërt, ndoshta atë më të fuqishmin në botën e sotme. Unë uroj ta përdorni këtë pushtet me përgjegjësi.

Jam dhe do të mbetem bashkëpunëtori e mbështetësi juaj për një shoqëri të mirinformuar, për qeverisje transparente dhe për dialog politik e social, kuptimplotë e paqësor. Ju uroj që këtë vit të ri të mund ta ushtroni profesionin tuaj të bukur si gazetarë në pavarësi e liri të plotë, të kërkoni të vërtetën, të mund ta transmetoni atë te publiku pa u shqetësuar e pa u vënë në rrezik. Informacioni juaj i drejtë, në kohë dhe i paanshëm i jep frymë debatit dhe ushqen demokracinë tonë. Në këtë moment reflektimi, në një vit të mbushur me ngjarje të rëndësishme për vendin, kombin dhe qytetarët, dëshiroj t’ju falënderoj për punën tuaj të palodhur dhe të guximshme.

Gëzuar Vitin e Ri!

Ju sjelltë 2025-a risi të këndshme, audiencë e lexueshmëri të lartë dhe shumë suksese!

Le të jetë viti i ri 2025, një vit i mbushur me gëzim, suksese dhe frymëzim për të vazhduar misionin tuaj të rëndësishëm./Gazeta Panorama

Filed Under: Rajon

Kohabitacioni dhe qeverisja – shqiptarët në Mal të Zi

December 19, 2024 by s p

Dukuria e kohabitacionit,  në praktikë është paraqitur në vendet e ish kampit socialist pas miratimit të pluralizmit politik, duke dëshmuar se kemi të bejmë me model të ri të qeverisjës  i cili duhet të përshatët si kudo në vendet me traditë demokratike.

Nail Draga 

Vetëm në pluralizëm  qytetarët  në vendet e ish kampit socialist  kanë pasur mundësi të njihen me dukurinë e kohabitacionit. Kemi të bëjmë me përfaqësuesit e pushtetit të cilët nuk i takojnë partisë së njëjtë   në institucionet kryesore të vendit siç janë presidenti dhe kryeministri. Në këtë aspekt një dukuri e tillë është e pranishme në Mal të Zi  nga viti 2020, duke vazhduar edhe tash si një model  i qeverisjës. Nga ai vit në Mal të Zi në pozita të tilla kemi të bëjmë me dy president dhe tre kryeministra, të cilët janë përpjekur për „kompromise“ të cilat dëshmojnë se kohabitacioni është realitet shoqëror në pluralizëm.

Ndryshime jo vetëm  programore

Opinioni i gjerë është i informuar se kohabitacioni aktual në Mal të Zi është pasojë e ndarjëve të brendshme të partive duke u trajtuar si papajtueshmëri personale. Por, me kalimin e kohës del qartë se kemi të bëjmë ndryshime në  aspektin ideologjik e programor, nga del se kemi diferencim në dy pozitat me të rëndësishme shtetërore. Nga aspekti i demokracisë një qendrim i tillë nuk paraqet dobësi, por e kundërta, sepse me reagime nga ana  e presidentit kemi të bëjmë me kontrollë të pushteit ekzekutiv, dukuri e cila më parë ka qenë shumë e rrallë.  

E kaluara nuk mund të harrohet

Nga 30 gushti 2020, kur u bë rotacioni i pushtetit në Mal të Zi, kur pas tri dekadave kaloi në opozitë DPS-i, në skenën politike janë të pranishme kalkulimet e ndryshme të subjektëve politike të cilët nuk zgjedhin mjete për të qenë pjesë e qeverisjes si në nivelin lokal e ate qendror. Ish opozita e cila tash  është në pushtet në ketë aspekt përveç përvojës së tyre kanë mësuar shumë nga partia e cila ka udhëhequr për tridhjetë vite(DPS), madje në disa çështje edhe duke iu tejkaluar.

Por, duke marrë parasysh se e kaluara nuk harrohet, pas datës 30 gusht 2020 pothuaj të gjitha subjektët politike në nivel lokal e ate qendror refuzojnë qe në koalicion të ftojnë DPS-in, sepse ata janë përgjegjës për qeverisjën e vendit  në të kaluarën.  

Demokracia e pakonsoliduar 

Jo rrallë në skenën politike në Mal të Zi, nuk respektohen parimet demokratike ku subjekti politik me numër më të madh mandatësh duhet të propozojë kryetarin e të tjerët pozitat tjera sipas mandateve të fituara. Por, ndodhë e kundërta, partitë e vogla, kushtezojnë për të qenë pjesë e koalicioneve, madje edhe duke kërkuar më shumë se realisht iu takojnë. Një veprim i tillë nuk ka të bëjë fare me parimet demokratike, por me interesin e subjektëve të ndryshme politike, duke kushtëzuar subjektin më të votuar. Mos arritja e koalicionit për formimin e pushtetit lokal si në Podgoricë dhe Budva, është dëshmi transparente e një konstatimi të tillë. 

Numrat si kushtëzim  

Askush nuk mund të mohojë rëndësinë e numrave, sidomos kur është në pyetje formimi i koalicionit qeverisës, por kushtezimi për pozita të veçanta,  paraqet kërcënim politik ndaj partisë politike më të madhe. Dhe nga një veprim i tillë arrihen kompromise të dhimshme, vetëm për hir të qeverisjes në mjedisin përkatës. Ne raste të tilla, parimet demokratike humbin vlerat e veta, nga del se ambiciet për pushtet nuk kanë masë reale, ku raste të tilla ka  kudo, ku as Ulqini nuk është përjashtim. 

Dështimi i rotacionit

Në skenën politike në nivelin lokal subjekte të ndryshme politike në sajë të arritjes së koalicionit janë dakorduar qe kryetarin e komunës ta ndajnë mes tyre së cila nga dy vite.  Një dukuri e tillë ka ndodhur në Ulqin me rastin e zgjedhjeve lokale të cilat janë mbajtur me 27 mars të vitit 2022, ku dy vitet e para kryetarin ta ketë URA ndërsa dy vitet tjera FORCA. Kryetari nga URA u verifikua në kuvendin lokal me 3.6.2022, por, me rastin e rotacionit të pozitës së kryetarit(2024), nga URA nuk respektuan  marrëveshjen sepse tentuan të vazhdojnë më tutje me atë pozicion. Por, nga ana tjetër duke kuptuar intrigat e tilla FORCA arriti të dekompozoi koalicionin ekzistues  ku URA mbeti jashtë ku  në vend të tyre afruan DPS-in, duke qenë shumica e re në parlamentin lokal, e cila ka  mbeshtetur kandidatin e FORCËS për kryetar, i cili u verifikua  nga kuvendi i Ulqinit me 30.5.2024. 

URA pësoi dy autogola

Një veprim i tillë nga URA ishte befasi për opinionin  sepse koalicioni këto dy vite ka funksionuar mirë, duke arritur suksese në aspektin financiar, por edhe në disa projekte zhvillimore. Por ambiciet për pushtet dhe animoziteti ndaj disa individëve ndikoj që të mos respektohet marrëveshja ku vendimtarë ishte   rotacioni  në lidhje me kryetarin re komunës. Me këtë veprim politik URA pësoi dy autogola, duke  u vetpërjashtuar  jashtë qeverisjes lokale si dhe riktheu DPS-in në pushtetin lokal në Ulqin.

Në mënyrë identike një dukuri e tillë ka ndodhur edhe në komunën e Beranës, sepse duke mos respektuar rotacionin e kryetarit, dhe të pamundësisë të formojnë një koalicion të ri, është bërë shpërndarja e parlamentit lokal dhe është shkuar në zgjedhje të parakohshme lokale që janë mbajtur me 8 dhjetor 2024.

Interesat jo vetëm individuale 

Janë pikërisht veprimet e tilla të subjektëve të ndryshme politike me numër të vogël këshillatrësh apo deputetësh të cilët kanë kërkesa të palogjikshme, por shfrytëzojnë momentin për tu treguar  gjoja të rëndësishëm, edhe e pse e dijnë se pesha e tyre reale  në skenën politike është e ulët.  Dhe deri sa të kemi pjesëmarrës të tillë në skenën politike, demokracia pluraliste ka humbur vlerat reale, sepse eliminohen parimet demokratike sepse  në skenë janë të pranishme interesat e grupeve apo të individëve  të ndryshëm.

Nga qeverisja qytetare të ajo  partiake

Pikërisht nga një situatë e tillë në qeverisjet lokale por edhe ate qendrore janë punësuar individë të ndryshëm, që me përjashtim të rastëve, pjesa dërmuese tyre janë militant  apo individë të tjerë qe iu përkasin ekskluzivisht  partive politike. Ne raste të tilla  nuk  respektohet kriteri i profesionalizmit dhe meritokracisë, por përshtatshmëria dhe nepotizmi nga del se se shumica e kuadrave partiake, janë për të dëshiruar. 

Nëse me herët koncepti i qeverisjës trajtohej qoftë edhe formalisht si i qytetarëve, tani e ka humbur tërësisht atë kuptim sepse kemi të bëjmë me qeverisje partiake, e cila ka marrë përmasa të virusit të përgjithshëm shoqëror, me pasoja për të tashmën dhe të ardhmën. 

Konkurset pa peshën e duhur

E dhëna se individë të ndryshëm nga subjektët partiake  të koalicionit përcaktohen më parë se sa të shpallet konkursi publik, e dëshmon në mënyrë transparente një konstatim të tillë. Pikërisht, nga një situatë e tillë dëshpruese kuadrat e verifikuara dhe të dëshmuara mbesin jashtë mundësive për tu punësuar, sepse në rënd të parë është përkatësia dhe përshtatshmëria partiake se sa profesionalizmi e meritokracia.

(Dhjetor 2024)

Filed Under: Rajon

“Ligji për gjuhët”, a po rrëmohet në themelet e shtetit maqedon?

December 11, 2024 by s p

Hisen Berisha/

Më 11 dhjetor, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut do të shqyrtojë një nga ligjet më të rëndësishme dhe më të ndjeshme të miratuara në periudhën e pas Marrëveshjes së Ohrit – Ligjin për Gjuhët. Ky akt përfaqëson një gur themeli për barazinë gjuhësore dhe për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, një komunitet që përbën faktorin shtetformues pa të cilin RMV nuk mund të qëndroj si shtet.

Kontestimi i Ligjit për Gjuhët, veçanërisht dispozitat që përcaktojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, është një tentativë për të kufizuar të drejtat e fituara të shqiptarëve pas luftës çlirimtare, dhe për të minuar proceset e integrimit shoqëror e politik.

Reagimi i Bashkimit Demokratik për Integrim, duke dërguar një letër informuese dhe alarmuese drejt SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s, tregon shqetësimin për një tendencë të mundshme regresive që cenon jo vetëm barazinë qytetare, por edhe stabilitetin multietnik në vend.

Ky hap i BDI-së sugjeron gjithashtu një varësi nga komuniteti ndërkombëtar për të mbajtur balancat delikate në Maqedoninë e Veriut. Përfshirja e faktorëve ndërkombëtarë është një taktikë e përdorur shpesh për të ushtruar presion mbi institucionet vendase, veçanërisht në raste kur ekziston dyshimi për motive politike prapa vendimeve të gjyqësorit.

Ligji për Gjuhët nuk është thjesht një rregullim teknik apo administrativ por është i një rëndësie specifike në kontekstin politik dhe social, i cili simbolizon njohjen dhe respektin për diversitetin etnik dhe gjuhësor të Maqedonisë së Veriut. Zbatimi i këtij ligji ka qenë jetik për shqiptarët, duke siguruar që gjuha shqipe të përdoret në institucionet publike dhe të jetë një pjesë integrale e sistemit shtetëror.

Shqyrtimi i këtij ligji nga Gjykata Kushtetuese ngre pyetje të rëndësishme rreth balancës mes reformave demokratike dhe presioneve të grupeve konservatore që mund të synojnë kufizimin e të drejtave të fituara me shumë përpjekje. Një vendim që cënon zbatimin e plotë të ligjit do të minonte frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe do të krijonte një precedent të rrezikshëm për të drejtat e komuniteteve tjera në vend.

Duke iu drejtuar SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s, BDI-ja synon të ndërgjegjësojë aktorët ndërkombëtarë për pasojat potenciale të një vendimi që do të kufizonte të drejtat gjuhësore të shqiptarëve. Ky reagim thekson se çështja e Ligjit për Gjuhët nuk është vetëm një problem kombëtar, por ka edhe një dimension ndërkombëtar që lidhet me stabilitetin rajonal, proceset integruese dhe respektimin e standardeve demokratike. Një gjë që duhet të thuhet zëshëm është fakti se shteti i Maqedonisë së Veriut nuk mund të ekzistoj pa faktorin shqiptarë. Historia jo shumë e largët na tregon se si është mohuar ekzistenca e shtetit maqedonas, i cili edhe ashtu është krijim strategjik të cilin e kanë mohuar e pënguar kohët të gjatë Bullgaria duke e mohuar si entitet, apo dhe Greqia duke e mohuar në aspektin toponimistik, e Serbia me synime për ta mbajtur nën sundim ose ndarë. Kurse janë shqiptarët që e mbështeten dhe ndihmuan në konsolidimin e tij deri te pavarësimi dhe krijimi i identitetit duke i përvetësuar si histori maqedonase të gjitha vlerat historike të kombit shqiptarë dhe duke e marr emrin sipas territorit që është ilir.

Në një kohë kur Maqedonia e Veriut kërkon të forcojë pozitën e saj si një shtet demokratik dhe multietnik, shqyrtimi i Ligjit për Gjuhët nga Gjykata Kushtetuese përbën një test kritik për angazhimin e vendit ndaj barazisë dhe drejtësisë sociale.

Çdo vendim që do të cenonte përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe do të rrezikonte jo vetëm arritjet e deritanishme, por edhe marrëdhëniet ndëretnike dhe perspektivën euroatlantike të vendit. Institucionet e Maqedonisë së Veriut dhe partnerët ndërkombëtarë duhet të sigurojnë që ky ligj të mbrohet si një element kyç i kohezionit shoqëror dhe stabilitetit afatgjatë.

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • …
  • 203
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ANNA KOHEN: Nuk harrroj vlerat humanitare dhe bujarinë e shqiptarëve
  • Akademia e Shkencave përkujton me nderim në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta akademik Kristo Frashërin
  • Ndryshimet e Kodit Penal një realitet me risqe dhe kurthe penalizimi për gazetarët
  • Kongresi Kombëtar i Lushnjes u bë gur themeli për ndërtimin e shtetit shqiptar
  • Libri “Tragjedia Çame” i bashkëautorëve Lita-Halimi, një testament dokumentar
  • FREEDOM IN JANUARY 2026
  • “ALBLIBRIS”, NJË PREMTIM KADARESË QË E KREVA NË NËNTËDHJETËVJETORIN E TIJ
  • Përmendorja e Skënderbeut në Ulqin
  • Join us at Albanian Heritage Day at Yankee Stadium!
  • ABAS KUPI, AKTIVITETI POLITIK NË EMIGRACION DHE NË SHBA
  • Marksizmi, nostalgjia e sfumuar filozofike dhe praktike
  • U mbajt konferenca shkencore “Tish Daija në 100 vjetorin e lindjes”
  • NDËRROI JETË PJETËR LEKA IVEZAJ
  • LIRIA KA EMËR: UÇK
  • VENDI IM

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT