• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqiptarët në Mal të Zi dhe vonesa e publikimit të të dhënave nga regjistrimi i popullsisë

July 1, 2024 by s p

Ndonëse është paralajmëruar më herët se rezultatet nga regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi, të mbajtur me 1-28 dhjetor 2023 do të shpallen më së largut në muajin qershor, sipas informacioneve të fundit për çështje teknike, përkatësisht në mungesë të sofuerit ata do të shpallën më vonë, qe hapë dilema dhe spekulime ku çështje kyçe paraqet struktura kombëtare e gjuhësore e popullsisë në këtë mjedis, që është dukuri e shoqërive të pakonsoliduara, ku bënë pjesë edhe Mali i Zi.

Nail Draga

Nga ana e MONSTAT-it kanë njoftuar se deri me tash janë shpallur dy tenderë për blerjen e softverit por ata kanë dështuar, por së shpejti do të shpallet tenderi i tretë dhe shpresohet se do të realizohet me sukses qe do të mundësojë shpalljen e të dhënave nga regjistrimi i popullsisë. Por, deri atëherë do të vazhdojnë komentet negative në lidhje me këtë çështje, që krijon mundësi për spekulime në opinionin e gjerë.

Të dhënat e përgjithshme të publikuara

Të dhënat paraprake mbi regjistrimin e popullsisë, familjeveve dhe të banesave në Mal të Zi që është mbajtur nga 1-28 dhjetor 2023 nga ana e MONSTAT-it opinionit iu prezantuan me 25 janar, ku numri i përgjithshëm i popullsisë është 633.158 banorë apo për 2.1% më tepër së në vitin 2011(620.029 banorë).

Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë, në aspektin regjional, del se regjioni Verior në Mal të Zi, është i përfshirë nga dukuria e shpopullimit sepse për pesëdhjetë vjet 1971-2023, numri i banorëve ka rënë për 70.617(30.66%) nga 230.309(1971) në 159.662(2023).

Nga ana tjetër regjioni Qendror ka pasur rritje për 106.944 banorë(34.54%) nga 202.612(1971) në 309556(2023). Po ashtu rritje ka pasur edhe regjiioni Jugor për 65.277 banorë(39.81%) nga 96.683(1971) në 163.960(2023).

Dukuria e tillë e shpopullimit të popullsisë, dëshmon pabarazinë e zhvillimit ekonomik në aspektin regjional, e cila në sajë të parashikimeve do të vazhdojë edhe në të ardhmën, ku me atraktiv do të jetë regjioni Qendror e ai Jugor.

Shpopullimi, dukuri shqetësuese

Sipas të dhënave të publikuara në vitin 2011 në Mal të Zi ishin 43 vendbanime pa banorë(3.3%)ndërsa tash ky numër është rritur në 74(5.1%) e numrit të përgjithshëm në Mal të Zi.

Nga ana tjetër është rritur dukshëm edhe numri i vendbanimeve nga 10 banorë e më pak qe janë 304 (20.8%) ndërsa në vitin 2011 ishin 120 apo 9.2%. Një e dhënë e tillë dëshmon

se për disa vite në vijim një e katërta e vendbanimeve do të jenë pa banorë, që është dëshmi e migrimit të popullsisë, përkatësisht e shpopullimit të vendbanimeve!

Spekulime me strukturën e popullsisë

Në mungesë të publikimit zyrtar të strukturës së popullsisë nga individë të ndryshëm janë prezantuar informata sa i përket strukturës kombëtare të popullsisë. Një çështje e tillë ka të bëjë kryesisht ne lidhje me numrin e të deklaruarëve në aspektin kombëtar si malazez dhe serb, sepse në sajë të raporteve politike viteve të fundit në Mal të Zi kjo çështje është politizuar shumë.

Ndërsa nëse analizojmë të dhënat nga regjistrimet e kaluara te popullsisë (1948-2011) ka fakte të mjaftueshme se janë bërë falsifikime numërike në këtë drejtim, e ate kryesisht në favor të malazezëve e në dëm të popujve tjerë, që ishte në kundërshtim me realitetin në këtë mjedis multinacional. Ne këtë aspekt falsifikime janë bërë edhe ndaj shqiptarëve qe dëshmohet nëse analizohen të dhënat sipas vendbanimeve te banuara me popullsi shqiptare në viset e tyre si popullsi autoktone në këtë mjedis, që paraqet çështje për hulumtim të veçantë.

Por, pasi në ndërkohë mungojnë të dhënat zyrtare nga regjistrimi i popullsisë e sidomos ne lidhje me veçoritë etnike e kulturologjike individë të ndryshëm janë paraqitur me prezantim të te dhënave të cilat nuk janë si rezultat i të dhënave të përpunuara nga regjistrimi i popullsisë andaj si të tilla nuk kemi të bëjmë me informata të sakta por janë parashikime personale apo grupeve të ndryshme, dhe si të tilla nuk janë zyrtare por janë lajthitje për opinionin e gjerë.

Pikërisht ne lidhje me këtë çështje nga MONSTAT-i kanë informuar se të dhënat e mbledhura sipas pyetësoreve ka qenë e nevojshme të vendosen në sistem, për të filluar procesi i kontrollit dhe përpunimi i të dhënave. Vendosja e të dhënave ka filluar në muajin shkurt dhe ka zgjatur deri në fund të prillit. Krahas fazës së vendosjes së të dhënave është edhe kontrollimi i të dhënave, ku kjo fazë do të zgjasë deri në publikimin e të dhënave definitive nga regjistrimi i popullsisë.

Duke marrë parasysh se nga janari e deri tash është krijuar një vakum kohor individëve të ndryshëm iu është dhënë mundësia për paraqitje te të dhënave të ndryshme në lidhje mbi strukturën kombëtare e gjuhësore të popullsisë qe me të drejt i quajmë spekulime sepse për të dhënat zyrtare kompetent është vetëm MONSTAT-i e askush tjetër.

Në pritje të softuerit

Kemi të bëjmë me softuerin i cili ka rolin e kontrollit te të dhënave të grumbulluara gjatë regjistrimit të popullsisë, familjeve dhe të banesave, i cili deri me tash nga ana e MONSTAT-it është shpallur dy herë por ka dështuar andaj së shpejti do të shpallët tenderi i ri i treti më radhë, duke shpresuar qe përfundimisht të zgjidhet kjo çështje teknike, qe është e nevojshme për publikimin e të dhënave zyrtare të regjistrimit të popullsisë.

Në sajë të ligjit MONSTAT-i e ka paraparë si obligim që qytetarëve t´iu ofrojë mundësinë për të vërtetuar të dhënat e tyre, në lidhje me karakteristikat etnike e kulturologjike të mbledhura ne procesin e regjistrimit përmes softverit. Kemi të bëjmë me një procedurë qe nuk mund të vlerësohet vetëm si teknike, sepse ka të bëjë me seriozitetin dhe saktësinë e të dhënave të prezantuara në regjistrimin e popullsisë. Kemi të bëjmë me mundësinë teknike te çdo qytetari për të lexuar e parë personalisht të dhënat e regjistruara në fletën e regjistrimit të popullsisë, çështje e cila eliminon dilemat për spekulime të ndryshme, që është dukuri e shoqërive e vendeve të pakonsoliduara, ku bënë pjesë edhe Mali i Zi.

Përfundimisht cekim se sipas Ligjit për Regjistrim, publikimi i rezultateve nga regjistrimi i popullsisë, familjeve dhe banesave të vitit 2023, është në kompetencë të MONSTAT-it, andaj çdo informacion tjetër është spekulim dhe pa vlerë për opinion e gjerë.

(Qershor 2024)

Filed Under: Rajon

Lufta e NATO-s, Tony Blair dhe Plani “Patkoi”

June 24, 2024 by s p

Prof.dr. Sylë Ukshini/

Sipas historianit të njohur gjerman, Holm Sundhaiussen, të cilin kisha fatin ta kem profesor dhe mbikqyrës në Freie Universitetit BErlin, një ndër mbështetësit më të vendosur të një intervenimi ushtarak ishte kryeministri britanik Tony Blair, i cili në maj 1997 kishte zëvendësuar paraardhësin e tij konservativ John Major dhe kishte nisur një kthesë në politikën britanike ndaj Ballkanit. Blair ishte i mendimit se politika e nënshtrimit ndaj Milloshevqit kishte dështuar, se nuk duhej lejuar përsëritja e një «Bosnje të dytë» dhe se bashkësia ndërkombëtare ka obligim të mbrojë popullsinë civile në ato shtete, të cilat nuk mund apo nuk duan të garantojnë këtë mbrojtje («përgjegjësia ndërkombëtare për mbrojtje»). Nën presionin e Blair-it NATO vendosi të intervenojë. “

Në këtë luftë të NATO-s kundër caqeve ushtarake mori pjesë edhe Gjermania, pasi qëllimi politik i NATO-s ishte evitimi i një «katastrofe humanitare». Sipas Sundhaussen-t, ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë Rudolf Scharping e kishte përdorur këtë nocion për herë të parë në një fjalim më 6 shkurt 1999. Edhe Kancelari Gerhard Schröder e arsyetoi pjesëmarrjen e forcave ajrore gjermane në luftën kundër Jugosllavisë me synimin e «pengimit të një katastrofe humanitare në Kosovë».

Por, Milosheviqi nuk hoqi dorë në realizimin e idesë së tij për spastrimin etnik të Kosovës. Si rrjedhojë brenda pak javësh më shumë se 800’000 shqiptarë u dëbuan nga Kosova dhe u strehuan në Shqipëri dhe Maqedoni. Mijëra u vranë dhe u groposën në varre masive. Ministri i jashtëm gjerman Joschka Fischer dhe ministri i mbrojtjes Scharping këtu shihnin dëshminë për ekzistencën e planit serb «Patkoi» për dëbimin sistematik të shqiptarëve të Kosovës në drejtim të Shqipërisë. Por, ekzistenca e këtij plani nuk u dëshmua kurrë, edhe pse Scharping i kishte dorëzuar Tribunalit të Hagës dëshmitë e planit “Patkoi”. Lidhur me këtë plan Sundhaussen thotë se “edhe nëse ai nuk ka ekzistuar, veprimi i armatës jugosllave dhe i njësive policore të Ministrisë së Brendshme ndoqi një skemë unike (me ose pa plan të detajuar).”

Foto: Së bashku me prof. Dr. Sylë Ukshini – Freie Universitet Berlin

Filed Under: Rajon

NUK HARROHET GJENOCIDI I PANDËSHKUAR GREK 

June 24, 2024 by s p

C:\Users\User\Downloads\Ahmet Mehmeti, portret.jpg

Nga Ahmet Mehmeti 

Studiues

Prej 27 qershorit 1944 deri në 13 mars 1945 në Çamëri u masakruan 2909 vetë prej të cilëve 214 gra, 96 fëmijë, ndër ta 32 nën moshën 3 veç. U dhunuan 745 gra e vajza si dhe u rrëmbyen 76 të tjera. Si pasojë e spastrimit etnik dhe fetar me dhunë vdiqën ose u rrëbyen e u zhdukën rrugëve 2473 vetë (nga dhuna, uria, sëmundjet, etj), gjithsej të vdekur 5277 vetë. 

U shkatërruan 68 fshatra e qytete. U dogjën 5800 shtëpi dhe u rrënuan 102 objekte kulti etj.  

Këto masakra ishin  finalja e atyre që kishin filluar në Prroin e Selanit ku u martirizuan  pabesisht 72 krerë të zgjedhur nga paria e Çamërisë në mars të vitit 1913 kur vendi ra nën robërinë greke pas vendimit fatal të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, një ngjarje kobëzezë ndërkombëtare e ndërmarrë nga Fuqitë e Mëdha kundër kombit shqiptar ku më shumë se gjysma e trojeve etnike dhe e popullsisë shqiptare u la jashtë kufijve të kësaj krijese shtetërore gjysmake, që u bë pre e humorit dhe presioneve të të mëdhenjve. 

Historia e Çamërisë (1913 – 1944) nën pushtimin grek ishte një  mynxyrë që u karakterizua nga nxitja e drejtpërdrejtë dhe publike e shtetit dhe kishës ortodokse greke në marrëveshje për të kryer genocid, bashkëfajësi për genocid dhe genocid etniko-fetar i mirëfilltë i kryer nga qeveritarë, funksionarë apo nga persona të veçantë ashtu siç përkufizohet në Konventën për parandalimin dhe ndjekjen e krimit të gjenocidit të miratuar nga Ansambleja e Përgjithëshme e OKB-s me rezolutën e saj të 9 dhjetorit 1948 dhe që hyri në fuqi më 12 janar 1951.  

Po  rikujtojmë këtu rezolutat e Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-s të datave 13 shkurt 1946 dhe 31 tetor 1947 në lidhje me ekstradimin dhe ndëshkimin e kriminelëve të luftës dhe të rezolutës 95 të 11 dhjetorit 1946  që konfirmuan parimet e të drejtës ndërkombëtare të njohura nga Staatuti i Gjykatës ushtarake ndërkombëtare të Nurembergut dhe nga vendimi i atij gjyqi si dhe rezolutat e 12 dhe 16 dhjetorit 1966 nëpërmjet të cilave Asambleja e Përgjithëshme ka dënuar shprehimisht si krime ndaj njerëzimit nga njera anë shkeljen e të drejtave ekonomike dhe politike të popullsive autoktone dhe nga ana tjetër politikën e aparteidit. 

Në asnjerën nga deklaratat solemne, aktet dhe konventat që synojnë ndjekjen dhe shtypjen e krimeve të luftës dhe të krimeve kundër njerëzimit , nuk është parashikuar kufizim në kohë. 

Konventa mbi mosparashkrimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit (hyri në fuqi më 11 nëntor 1970) shprehet qartë në Nenin 1 : “Krimet e mëposhtëme janë të paparashkrueshme cilado qoftë data kur janë kryer:  

a) Krimet e luftës, në mënyrë të veçantë “shkeljet e rënda” të përmendura në Konventat e Gjenevës të 12 gushtit 1949 për mbrojtjen e viktimave të luftës;  

b) Krimet kundër njerëzimit, të kryera qoftë në kohë lufte apo paqeje, dëbimi nëpërmjet një sulmi të armatosur ose pushtimit dhe aktet çnjerëzore që rrjedhin nga politika e aparteidit, si dhe krimi i gjenocidit, ashtu siç është përcaktuar në Konventën e 1948-ës për parandalimin dhe ndjekjen e krimit të gjenocidit , qoftë edhe kur këto akte nuk përbëjnë shkelje të së drejtës së brendëshme të vendit ku ato janë kryer”. 

Dispozitat e kësaj Konvente kërkojnë që për cilindo nga krimet e sipërpërmendura të vihen në zbatim ndaj përfaqësuesve të autoritetit të shtetit  dhe ndaj personave të veçantë që kanë marrë pjesë në të si autorë ose bashkëfajtorë, apo që do të njihen fajtorë për nxitje të drejtëpërdrejtë në kryerjen e cilitdo nga këto krime, ose që do të kenë marrë pjesë në një marrëveshje me qëllim që ai të kryhet , pavarësisht se në çfar shkalle ekzekutohet , si dhe ndaj përfaqësuesve  të autoritetit të shtetit që do të toleronin kryerjen e tij (Neni 2). 

Konventa e mosparashkrimit të krimeve të luftes dhe krimeve kundër njerëzimit kërkon nga shtetet palë  që në përputhje me procedurat e tyre kushtetuese të marrin të gjitha masat ligjore apo të tjera që do të jenë të nevojëshme për të siguruar mosparashkrimin e krimeve të përmendura në nenet 1 dhe 2 të kësaj konvente, si përsa i përket ndjekjeve ashtu edhe përsa i përket dënimit. Atje ku mund të ekzistojë një parashkrim në këtë fushë, me ligj apo me një mënyrë tjetër, ai do të hiqet, thekson Neni 4. 

Për të gjitha sa u përmendën më sipër Greqia në rastin e Çamërisë nuk ka zbatuar asnjë detyrim ndaj konventave kundër gjenocidit. Është pikërisht kjo shkelje flagrante e ligjeve dhe konventave ndërkombëtare që Greqia raciste  bën presion ndaj shtetit shqiptar, me vend e pa vend, me të gjitha format dhe mënyrat, t’i shmanget detyrimeve strikte ndërkombëtare për krimin e gjenocidit, aq sa kërkon ta heqë edhe emrin e Çamërisë nga librat shkollore të historisë, gjeografisë, letërsisë etj. 

Shteti grek, megjithëse është prej kohësh pjesë e Bashkimit Europian, është shumë prapa në krahasim me disa shtete fqinje ballkanike si Shqipëria etj, që nuk e ka përafruar legjislacionin e vet kombëtar me atë tëBE-s, nuk ka firmosur dhe as ka ratifikuar protokolle si ai Nr. 4 i Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Liritë Themelore.  

Më e keqja që ka bërë shteti grek është zhdukja me gjenocid, zjarr e hekur, e minoriteteve kombëtare, duke grabitur pasuritë e tyre të tundëshme e të patundëshme, në fund të Luftës së Dyte Botërore siç ishin hebrenjtë, shqiptarët çamë, maqedonasit sllave (egejcit) etj. Për këtë deri sot ai nuk ka dhënë llogari, nuk ka kërkuar falje dhe nuk është ndëshkuar rëndë siç e meriton në bazë të Konventave kundër Gjenocidit. Kjo ka sjellë që edhe në Kushtetuten e sotme greke mungojnë minoritet kombëtare, pasi Greqia nuk njeh minoritete të tilla në teritoret që i dha Europa Plakë (The Ethnopolitical Encyclopedia of  Europe, f. 422, London, 2004). Këto janë plagë të rënda që Greqia nuk duron sot as t’ja kujtojnë.  

Ajo ka firmosur Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare që më 22. 09. 1997 dhe ende nuk e ka ratifikuar. Dhe Europa bën sehir. Kështu shkojnë punët dhe vlon racizmi pastaj nëpër Europë. Llogaritë i paguajn minoritetet e shtypura. Greqia është shembulli më i keq në botë. 

Shteti grek sot u mohon të gjitha të drejtat shqiptarëve autoktonë çamë me gjoja bashkëpunimin e tyre me nazi-fashizmin dhe nuk ka asnjë argument, dokument ose arsye pasi edhe vetë shkencëtarët historianë grekë kanë argumentuar se nuk ishin çamët që bashkëpunuan me nazifashizmin por qeveritë greke gjatë gjithë Luftes së Dyte Botërore.  Gjithashtu Kisha Ortodokse që edhe sot është dominuese sipas Kushtetutës greke “ që përbënte një bashkëbisedues të privilegjuar me autoritetet e Pushtimit” (JM).  Rreth 3 000 (tre mijë) çamë morën pjesë kundër nazifashizmit me armë në dorë në një popullsi  prej rreth 30.000 – 40 000 njerëz, aq sa përbëhej në atë kohë ushtria e kriminelit Zervas (shih Jorgos Margaritis : “Bashkëpatriotë të Padëshiruar – Të dhëna mbi shkatërrimin e minoriteteve të Greqisë, hebrenjtë, çamët” f. 1 28-129 T. 2009). Napoleon Zervasit, këtij krimineli lufte dhe bashkëpuntor me nazifashizmin, shteti grek i ka ngrtitur monumente për krimet e kryera ndaj fëmijëve, pleqve e plakave dhe njerëzve të tjerë të pambrojtur e të pafajshëm vetëm e vetëm se ishin shqiptarë dhe muslimanë. 

Akuzat dhe kërcënimet e politikës dhe institucioneve të larta shtetërore greke  si dhe të ministrave, kryeministrave, presidentëve në këto 30 vitet e fundit  “Mbi Gjyqin Special të Kolaboracionistëve” duke dënuar 1930 shqiptarë në mungesë me akuza false bien poshtë nga vetë  dokumentet e drejtësisë greke që çjerrin hipokrizinë e shtetit gjenocidist dhe të propagandës raciste greke.  

Në dokumentin e pakontestueshëm të Gjykatës së Diktimit të Janinës me Nr. Prot.1837, datë 29 shtator 1976  për Ministrinë e Rendit Publik, Drejtorinë e Shërbimeve Kriminale dhe Seksionin e Arkivave – Zyra e Ndjekjeve, Athinë u jepet përgjigje të gjitha shkresave të tyre si vijon:”Për arsye e në bazë të vendimit të Ministrisë të Drejtësisë Nr. 17 845/1976 mbi shkatërrimin e dosjeve të proceseve gjyqësore penale , a) të atij të Diktimit 3 dhe 5 anëtarësh të Janinës deri edhe në vitin 1970, b) të Gjykatës Penale të kolaboracionistëve të Janinës, Artës, Prevezës deri edhe në vitin 1950, c) si dhe të Gjykatës Speciale të Janinës për kolaboracionistët, gjithashtu deri edhe në vitin 1950, nuk ka qenë i mundur verifikimi përfundimtar apo i parevokueshëm i atyre për të cilat bëhet fjalë në dokuimentet tuaja të mësipërme, në vendimet, në mungesë, të Gjykatës Speciale të Janinës për kolaboracionistët, prandaj, duke i konsideruar këto vendime për këto arsye  si asnjëherë të komunikuara dhe që nuk kanë qenë aspak në fuqi si të tilla (të zbatuara), pra, si jo përfundimtare, ato, për rrjedhojë, bëjnë pjesë në parashkrim të dënimit penal dhe jo në atë të vendimit, domethënë, të Nenit 549 të së Drejtës së Vjetër Penale. Prandaj, krimet e bëra më parë në bazë të cilave u dënuan dhe për të cilat bëhet fjalë në vendimet e mësipërme, janë të parashkruar mbasi kaluan shtatë vjet nga kruerja e tyre , sipas Nenit 120, në frymën e të cilit u bënë. Ky document i rëndësishëm është vulosur dhe firmosur nga Prokurori i Diktimit të Janinës Vasilios Xhavellas (shih G. R. 10. 05. 1995,  f.2) 

Natyrshëm lind pyetja: Pse kjo pandëshkueshmëri e gjenocidit grek edhe pas gati tetë dekadash nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore dhe 30 vjet pas përmbysjes së  totalitarizmit ? 

Siç dëshmojnë vetë dokumentet e shtetit dhe të Drejtësisë greke çamët jo vetëm nuk jane fajtorë por po vazhdon gjenocidi edhe sot nëpërmjet mohimit të kthimit në shtëpitë, pronat, varrezat dhe trojet e tyre mijëvjeçare. Ka një përgjigje: Shteti shqiptar nuk po bën detyrën e vet, nuk e ka në axhendën e punës së tij zgjidhjen e Çështjes Çame si problem i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut dhe si Minoritet Kombëtar Shqiptar në trojet e veta në Çamëri (Thesproti). 

Për këtë, në radhë të parë përgjegjësi mbajnë krerët autokratë të shtetit paskomunist, që kanë drejtuar Shqipërinë në periudhën 30 vjeçare, nga e majta dhe nga e djathta, me urdhërin e të cilëve ky problem është hequr nga programet e partive të të tyre të mëdha si dhe nga programet e qeverive kukulla që janë nën presionet dhe diktatin fashisto-racist të Athinës zyrtare. 

Në Shqipërinë e sotme nuk zbatohet ligji, nuk zbatohet kushtetuta. Vetëm kur në Shqipëri të vendoset shteti ligjor do të zgjidhet edhe Çështja Çame. 

Dergoi për botim: Hyqmet Zane                                 

Gazetar, studiues i çështjes çame

Filed Under: Rajon

Në 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës u promovua libri i Dr. Lulzim Nikës, “Dokumente amerikane për Kosovën 1945-1999”/1!

June 13, 2024 by s p

Dr.Muharrem Qafleshi/

Dje, Kosova ka përkujtuar datën 12 qershor, duke festuar 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit, që simbolizon hyrjen e trupave paqeruajtëse të NATO-s në territorin e saj.

Ky moment historik ka pasuar fushatën ajrore të kryer nga Aleanca Veri-Atlantike kundër forcave ushtarake dhe policore serbe, një përpjekje e vendosur për të ndaluar vuajtjet e popullsisë shqiptare në Kosovë.

Në shenjë të këtij jubileu, pati organizime të shumta shtetërore si dhe parakalimi i ushtrisë së Kosovës.

Ndërsa në sallën e madhe të Institutit Albanologjik në Prishtinë u bë promovimi i librit të autorit dr. Lulzim Nika “Dokumente amerikane për Kosovën 1945-1999”, që ishte një ngjarje e rëndësishme që tërhoqi vëmendjen e hulumtueseve, punëtorëve shkencore, të disa deputeteve të Kosovës, ish- politikanë me poste të larat shtetërore dhe familjarëve e të afërmëve të Dr. Lulzim Nikës.

Pra, në sallën e madhe të Institutit Albanologjik në Prishtinë ishte e pranishme ajka e shkencës kosovare.

Fjalën përshëndetëse e bëri ushtruesi i detyrës të drejtorit të Institutit Albanologjik Dr. Lulzim Lajçi, pastaj për librin folën redaktoi prof. dr. Jusuf Osmani, recensentët prof. dr. Agim Zogaj dhe Dr. Lush Culaj ndërsa për personalitetin dhe rëndësinë e librit të Lulzim Nikës dr. Muharrem Qafleshi.

Me nga një fjalim rastin u paraqiten edhe ish-ministrat e Arsimi Dr. Arsim Bajrami dhe dr. Enver Hoxhaj.

Në fund paraqiti një ekspoze të thuktë e të qartë rreth librit dhe sfidave që kishte autori gjatë hulumtimit të dokumenteve arkivore në bibliotekat presidenciale në Shtëpinë e Bardhë dhe i falënderojë të gjithë në pranishmit për prezencën e tyre.

Unë po paraqes versionin e shkurtër të ekspozesë sime në këtë promovim libri.

Dr. sci. Lulzim Nika është një figurë e njohur dhe e dalluar akademike në fushën e shkencave historike, politike e diplomatike, një kërkues e hulumtime i përkushtuar e i apasionuar me një veprimtari të pasur botuese në historiografinë kombëtare.

Autor i një veprimtarie të pasur krijuese e botuese në fushën e historisë dhe diplomacisë, ka botuar tre libra shkencor në fushën e historisë e diplomacisë si dhe shumë punime shkencore në revistat më kredibile shkencore.

Pjesëmarrës në konferenca të shumta shkencore kombëtare e ndërkombëtare.

Dr. Lulzim Nika, është një ndër emrat më të rëndësishëm të historisë sonë kombëtare, i cili vite të tëra ia kushtoi krijimtarisë shkencore, duke hulumtuar dokumente shkruara arkivore në arkivat amerikane dhe evropiane për ndriçimin e ngjarjeve historike të historiografisë shqiptare që nga pas Lufta e Dytë Botërore e deri në luftën e fundit për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Lulzim Nika, ka dhënë një kontribut të çmuar dhe shumë kompleks edhe në jetën politike e diplomatike të Kosovës, ai ishte Këshilltar Politik në Ministrinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, nënkryetar i Komunitetit Shqiptar në Dallas të Teksasit, sekretar i Zyrës së Komunitetit Shqiptar po ashtu në Dallas të Teksasit në SHBA, profesor i historisë në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, aktualisht pas vlerësimit të punës dhe veprimtarisë intelektuale e atdhetare, emërohet drejtori i Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas, të cilin post e ushtron me përgjegjësi, korrektësi që rezultojnë me suksese të mëdha si në suksesin e nxënësve po ashtu edhe në disiplinë e tyre

Libri të cilin po e promovojnë sot, pasqyron përmes dokumenteve të diplomacisë amerikane për gjendjen e popullit shqiptar të Kosovës dhe e viseve të tjera shqiptare në Jugosllavinë e pas Luftës së Dytë Botërore me të gjitha ngjarjet pesë dekadëshe, e që ishte një periudhë e ngjeshur me ngjarje dhe zhvillime të rëndësishme, ku populli shqiptar i Kosovës, përjetojë tmerret dhe mizorit e serbe e në veçanti të UDB-së jugosllave e sidomos në kohën e Aleksadër Rankoviqit, Sllobadan Milosheviqit e deri në vitin 1999, në Luftën e Kosovës ku shqiptarët u angazhuan përmes Ushtrisë së saj Çlirimtare për çlirimin dhe pavarësimin e saj nga Serbia ultra nacionaliste.

Në këtë libër Dr. Lulzim Nika ka dhënë kontributin e tij shumë të rëndësishëm në ndriçimin e fakteve historike e diplomatike, i cili sjell dokumente arkivore origjinale amerikane për Kosovën dhe të përkthyera në gjuhën shqipe.

Autori ka shfrytëzuar gjerësisht dhe detajisht dokumentet e de klasifikuar të bibliotekave presidenciale të Shtëpisë së Bardhë duke nisur nga Hari Truman, Lindon Xhonson, Ronald Regan, Xhorxh H. Bush, Bill Klinton deri të Xhorxh W. Bush, si dhe letrat e senatorëve e kongresenëve amerikan drejtuar Shtëpisë së Bardhë, memorandumeve, raporteve të inteligjencës amerikane etj.

E gjithë ideja e këtyre dokumenteve është ta paraqes rëndësinë e diplomacisë amerikane që ishte dhe është një zë jetik për Kosovën, po ashtu edhe për të nxitur hulumtuesit e rinj për hulumtime nëpër arkivat amerikan e evropian që të dalin me fakte, argumente e botime të reja për historiografinë shqiptare kosovare.

Vlera e këtij libri të këtyre dokumenteve për historinë e Kosovës janë të patjetërsueshme.

Në këto dokumente, fshihen të gjitha aktivitet 54 vjeçar të diplomacisë amerikane për Kosovën, nga i cili libër do nxirren në dritë shumë të vërteta që tash për tash i mungojnë historiografisë tonë kosovare.

Lexuesi do ta përpijnë këtë libër të autorit Lulzim Nika duke e lexuar me interesim të madh, ngase është një studim i mirëfilltë shkencor me një qasje shumëdimensionale shkencore, ku lexuesi shqiptar i Kosovës, do të gjejë përgjigjejët e shumë pikëpyetjeve të tyre: për përpjekjet dhe qasjen e diplomacisë amerikane për zgjidhjen e çështjes së Kosovës gjatë periudhës 1945-1999, e sidomos gjatë Luftës së Kosovës të vitit 1999.

Së këndejmi, lexuesi shqiptar do ta ketë në dorë një libër me një qasje shumë serioze shkencore, me shumë informacione dhe me shumë të dhëna përmes dokumenteve origjinale e të përkthyera.

Kjo do të thotë, se të gjithë lexuesit, si studenti e si profesori, si qytetari e politikani, si poeti e si shkrimtari, si diplomati e si historiani, si publicisti e si gazetari, do të kenë çfarë të marrin nga ky libër shkencor.

Po ashtu në këtë libër lexuesi do ta shoh punën intelektuale të dr. Lulzim Nikës, i cili këtë libër e ka shkruar me shumë dashuri dhe profesionalizëm të lartë shkencor, historik e diplomatik.

Autorin e përgëzojë dhe e Urojë që të na sjell sa më shumë libra të tillë shkencor.

Filed Under: Rajon

Kryetarët e Parlamenteve Konjufca e Nikolla nderuan fëmijët e vrarë në luftë

June 12, 2024 by s p

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, bëri homazhe në nderim të 1133 fëmijëve të vrarë nga forcat pushtuese serbe gjatë luftës në Kosovë. 

Pranë pllakës përkujtimore për fëmijët e vrarë, të vendosur në oborrin e Kuvendit, të dy kryetarët vendosën lule të freskëta, duke kujtuar gjithashtu se liria jonë erdhi me sakrificë e dhimbje të papërshkrueshme, me shumë jetë të pafajshme të ndërprera në mes, ndër to edhe këta fëmijë që nuk u kursyen nga aparati kriminal i shtetit serb.

Kryetari Konjufca tha se sot ndajmë triumfin e lirisë, por ndajmë edhe dhimbjen, duke iu përkulur së bashku veprës sublime të të rënëve, me zotimin për drejtësi ndaj tyre, e me përkushtim që me punën tonë të nderojmë saktificën e tyre. 

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • …
  • 202
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”
  • Përurim i “American Dream” në Vatër
  • Një vit që ka filluar mbarë për Vatrën në Chicago
  • Kategorizimi i qyteteve shqiptare sipas Sami Frashërit në vitin 1890
  • Abas Kupi, historia, e vërteta dhe dashuria për atdheun…
  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT