• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Speciale e Diellit- Nënpresidenti amerikan Joe Biden në vizitën e dytë në Kosovë

August 14, 2016 by dgreca

 

1 Behlul

-Ne Foto:Diplomati i parë i SHBA në Kosovë Majkëll Mekllellën (Michael McClellan) në konferencë për shtyp, ku është korrespondenti tash i Gazetës DIELLI Behlul Jashari – në plan të parë në mes dhe gazetarë tjerë

Nënpresidenti amerikan Joe Biden në vizitën e dytë në Kosovë/

-Nënpresidenti amerikan Joe Biden dhe dr. Jill Biden vizitojnë Kosovën javën e ardhëshme/

-Thaçi: Zëvendës-Presidenti Biden është i përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. Populli i Kosovës është krenar me mikun i cili që nga fillimi i viteve nëntëdhjetë ishte shpresa dhe zëri i fuqishëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në Washington/

-“Kosova pret në festë zëvendëspresidentin amerikan Joseph Biden”, “Biden: Njohja e Pavarësisisë së Kosovës përbën proces të pakthyeshëm”, “Ambasada e SHBA: Biden, i prekur nga të shprehurit masiv të dashurisë dhe respektit”, janë titujt e raportimeve që kam bërë gjatë vizitës së parë historike në maj 2009./ -Që prej 20 vitesh, SHBA-të janë vendi i parë nga gjithë bota me prani diplomatike në Kosovë. Në vitin 1996, më 12 janar, Presidenti historik Ibrahim Rugova përshëndeste paralajmërimin e Ndihmës-Sekretarit të Shtetit të SHBA, Riçard Hollbruk, për hapjen e një Zyre Amerikane në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë/

-Fillimisht, Zyrtari i USIA-as (Agjencia Informative Amerikane), Majkëll Mekllellën (Michael McClellan) në 22 maj 1996 ka mbërritur në Prishtinë për të udhëhequr punët në hapjen e Zyrës në Kosovë/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI
PRISHTINË, 14 Gusht 2016/Nënpresidenti i SHBA, Joe Biden dhe Dr. Jill Biden do të udhëtojnë për në Prishtinë, Kosovë, javën e ardhëshme.

Të martën, 16 gusht, në mbrëmje, mbërrinë në Aeroportin e Prishtinës.

Të mërkurën, 17 gusht, Nënpresidenti Amerikan Biden do të zhvillojë takime dypalëshe me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Isa Mustafa.

Gjithashtu, nën patronatin e Qeverisë së Kosovës, Nënpresidenti Joe Biden dhe Dr. Jill Biden do të shkojnë për vizitë afër Kampit Bondsteel për të marrë pjesë në cermoninë e emërimit të rrugës kushtuar djalit të tyre të ndjerë Joseph R. “Beau” Biden, III.

Para vizitës, Ambasada e SHBA në Kosovë ka dërguar axhendën.

Ndërsa, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka paralajmëruar se, javën e ardhshme vjen Zëvendës-Presidenti Biden në Republikën e Kosovës.

“Kjo vizitë e mikut të Kosovës shënon një moment të ri dhe historik për Kosovën. Tash e 26 vite, Zëvendës-Presidenti Biden është i përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. Populli i Kosovës është krenar me mikun i cili që nga fillimi i viteve nëntëdhjetë ishte shpresa dhe zëri i fuqishëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në Washington. Miqësia e Kosovës me SHBA-në është e përjetshme. Kosova dhe populli i saj i janë mirënjohës për jetë Zëvendës-Presidentit Biden dhe familjes së tij për kontributin e tyre. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë SHBA-në”, shprehet presidenti Thaçi.

Kjo do jetë vizita e dytë e nënpresidentit të SHBA, Joe Biden, në Kosovë. E para ishte në maj 1999, për të cilën atëherë kam raportuar me titujt: “Kosova pret në festë zëvendëspresidentin amerikan Joseph Biden”, “Biden: Njohja e Pavarësisisë së Kosovës përbën proces të pakthyeshëm”, “Ambasada e SHBA: Biden, i prekur nga të shprehurit masiv të dashurisë dhe respektit.

20 Maj 2009: KOSOVA PRET NË FESTË ZËVENDËSPRESIDENTIN AMERIKAN JOSEPH BIDEN

PRISHTINË, 20 maj 2009/ Kosova pret në festë zëvendëspresidentin amerikan, Joseph Biden në vizitën e nesërme të vlerësuar historike nga institucionet e vendit dhe populli, ndërkohë që përgatitjet për mikpritjen e mirëpritjen e madhe shihen kudo në Prishtinë , kryeqytetin e shtetit më të ri në  botë, raportoja në 20 maj 2009.

Më tej, mes tjerash, theksoja se, në orët e pasditës së sotme, derisa punëtorët komunal të kryeqytetit kishin përfunduar punët në stolisjen e shesheve dhe rrugëve me flamuj të SHBA-ve dhe të Kosovës dhe në vendosjen në bilborda të  fotografive të mëdha të zëvendësprsidentit amerikan Biden bashkë me përshendetjet e mirëseardhjes.

Ndërsa , në ditën e vizitës, në 21 maj 2009 raportoja:

21 Maj 2009: BIDEN: NJOHJA E PAVARËSISISË SË KOSOVËS PËRBËN PROCES TË PAKTHYESHËM

Zëvendëspresidenti amerikan, Joseph Biden sot në Prishtinë në takim me drejtuesit më të lartë të vendit ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së se pavarësia e Kosovës përbën proces të pakthyeshëm.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë të qartë tashmë se njohja e pavarësisë së Kosovës përbën proces të pakthyeshëm. Kjo nuk do të ndryshojë”, tha ai pas takimit me presidentin Fatmir Sejdiu e kryeministrin Hashim Thaçi.

“Së dyti, një Kosovë e tërë dhe e bashkuar është kusht minimal, për aq sa i përket qëndrimit të SHBA-ve. Një Kosovë e Bashkuar dhe e pandarë është absolutisht kusht esencial dhe themelor”, theksoi Biden.

“Gjëja e tretë që dua ta potencoj është se mendoj se qeveria ka arritur një progres të konsiderueshëm gjatë vitit të parë. Progresi që qeveria e ka arritur brenda një viti është i jashtëzakonshëm dhe unë mendoj se një element qenësor i suksesit të vazhdueshëm të qeverisë dhe i faktit që kjo qeveri është përqafuar nga bota është natyra vërtetë shumetnike e kësaj shoqërie, e këtij vendi dhe e kësaj qeverie”, tha Biden.

“Dhe unë jam i bindur se përkushtimi për këtë është i vërtetë dhe njëmend i përhershëm. Për aq sa të ekzistoj ky përkushtim, do të ekzistojë edhe mbështetja e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, vijoi ai.

“Gjatë udhëtimit tim në Bosnjë, Serbi dhe tani në Kosovë, unë kam thënë se ky është një rast historik. Që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumica e shteteve evropiane kanë ëndërruar një Evropë të tërë, të bashkuar, të lirë dhe në paqe. E vetmja pjesë që i mungon kësaj gjëegjëze – ndonëse më herët thashë paqe – e vetmja pjesë që i mungon kësaj gjëegjëze apo tërësie është që, për herë të parë në historinë e tij, Ballkani të ketë rast të jetë tërësisht i integruar në BE. Kjo është mundësia që ne e kemi tani, ky është qëllimi i SHBA-ve, ky është qëllimi i këtyre liderëve dhe ky është qëllimi i – kujtoj unë – pothuaj të gjithë liderëve të rajonit. Kur kjo të ndodhë, ëndrra që ka lindur pas Luftës së Dytë Botërore do të bëhet realitet”, theksoi zëvendëspresidenti Bajden.

Në vizitën e parë në Kosovë pas shpallljes së pavarësisë Biden tha se për të kjo ishte një ditë vërtetë e mrekullueshme.

“Bazuar në përvojën tonë, kur një vend është demokratik dhe kur është i bashkuar me vendet e tjera demokratike, të gjitha gjërat që e kanë pllakosur atë vend në të kaluarën tejkalohen dhe ofrohet një mundësi më e mirë për një të ardhme më të ndritshme, kështu që unë jam optimist. Jam optimist dhe edhe njëherë dua ta falënderoj qeverinë për mikpritjen dhe dua t’ju tregoj se sa kisha kënaqësinë të kthehesha në një Kosovë që po ndërtohet dhe zhvillohet. Pash njerëz nëpër rrugë që po buzëqeshin. Gjersa po fluturoja për në aeroport, pashë çati të shtëpive të tjera, të reja; pashë përparim, pashë se njerëzit po ecnin para. Për mua kjo është një ditë vërtetë e mrekullueshme, që pata rastin të kthehem. Dhe unë u jam shumë mirënjohës, jo vetëm qeverisë, por edhe tërë popullit të Kosovës”, përfundoi zëvendëspresidenti i SHBA-ve,  Biden.

Ndërsa, që në fillim të fjalës së tij, zëvendëspresidenti Biden falënderoi për nderimin e tij nga presidenti Sejdiu me Medaljen e Artë të Lirisë, duke e quajtur këtë si një nga nderet më të mëdha që i janë bërë ndonjëherë, raportoja, mes tjerash.

***

Në Ditën e Lirisë, 12 qershor 2004 – në 5 vjetorin e hyrjes shpëtimtare të NATO-s në Kosovë në 12 qershorin e vitit 1999, Presidenti në atë kohë Ibrahim Rugova në akademinë solemne njoftonte se me rastin e atij përvjetori kishte vendosur të dekorojë me “Medaljen e Artë të Lirisë” burra shtetesh dhe personalitete të njohura të botës për meritat e tyre për mbrojtjen e lirisë së Kosovës dhe për ndërtimin e lirë të Kosovës.

Në tekstin e Dekretit Presidencial thuhej:

“Në pesëvjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s/KFOR-it në Kosovë, 12 qershorit, Ditës së Lirisë së Kosovës, në bazë të fuqive kushtetuese të Presidentit të Kosovës me Dekret të veçantë kam vendosur të dekoroj me ‘Medaljen e Artë të Lirisë’ shefa të shteteve, të qeverive, senatorë, kongresmenë, deputetë, ushtarakë, ministra, personalitete të Amerikës e të Evropës për meritat e tyre për mbrojtjen e lirisë së Kosovës, dhe për ndërtimin e vendit të lirë të Kosovës, si dhe për integrimin e tij në bashkësinë e kombeve të lira të botës”.

22 Maj 2009: KOSOVË – AMBASADA E SHBA: BIDEN, I PREKUR NGA TË SHPREHURIT MASIV TË DASHURISË DHE RESPEKTIT

PRISHTINË, 22 maj 2009/ Ambasada Amerikane  në Prishtinë falënderon popullin e Kosovës për mirëseardhjen e ngrojhtë dhe zemërgjerë për nënkryetarin  SHBA-ve, Joseph Biden, gjatë vizitës në Kosovë, duke theksuar ai  ishte i prekur nga të shprehurit masiv të dashurisë dhe respektit.

“ Ambasada e SHBA-ve dëshiron të falënderojë popullin e Kosovës për mirëseardhjen e ngrohtë dhe zemërgjerë që ia ofruan nënkryetarit Biden me 21 maj. Gjersa nënkryetari nuk pati mundësi të takohet personalisht me gjithë ata mijëra njerëz që shfaqën entuziazmin e tyre duke u rreshtuar pranë rrugëve të Kosovës, ai ishte i prekur nga të shprehurit masiv të dashurisë dhe respektit”, thekson deklarata e kumtuar nga Ambasada Amerikane.

“Kërkojmë falje për çdo vështirësi të shkaktuar nga mbyllja e rrugëve dhe masave tjera të nevojshme që ishin të lidhura me vizitën”, shtohet në kumtesë.

 

SHBA, 20 VJET PRANIE NË KOSOVË

 

Që prej 20 vitesh, SHBA-të janë vendi i parë nga gjithë bota me prani diplomatike në Kosovë. Në vitin 1996, më 12 janar, Presidenti historik Ibrahim Rugova përshëndeste paralajmërimin e Ndihmës-Sekretarit të Shtetit të SHBA, Riçard Hollbruk, për hapjen e një Zyre Amerikane në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. “Ky është një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet e shkëlqyeshme midis SHBA dhe Kosovës, dhe tregon kujdesin e vazhdueshëm amerikan për gjendjen në Kosovë dhe çështjen e Kosovës”, theksonte Rugova dhe shfaqëte shpresën se edhe vende të tjera, nga Evropa, do të hapnin zyra të tilla në Kosovë.

Hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë u bë nga Nënsekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum, në 6 qershor 1996. Presidenti Rugova bashkë me familjen ka marrë pjesë në hapjen solemne të Zyrës Amerikane në Prishtinë, të parës nga gjithë bota, në një ditë historike.

Fillimisht, Zyrtari i USIA-as (Agjencia Informative Amerikane), Majkëll Mekllellën (Michael McClellan) në 22 maj 1996 ka mbërritur në Prishtinë për të udhëhequr punët në hapjen e Zyrës së këtij shërbimi.

Hapja e përfaqësisë amerikane në kryeqytetin e Kosovës ishte festë për kosovarët dhe u përjetua si një moment shumë i rëndësishëm dhe historik për të ardhmen, raportoja para 20 viteve.

Pas përfundimit të luftës, në Kosovën e lirë, Zyra e SHBA-ve në Prishtinë (USOP) rifilloi të punojë në shtator të vitit 1999.

USOP përfaqësonte Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-së (USAID), Departamentin për Drejtësi dhe Departamentin për Mbrojtje.

Më pak se dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë, Zyra e SHBA-së në Prishtinë u bë Ambasadë në 8 prill 2008, ndërsa, po atë vit historik, në 18 korrik, Tina Kaidanow është betuar si Ambasadore e parë Amerikane për Republikën e Kosovës.
Zyra e SHBA-ve në Prishtinë u bë Ambasadë në një ceremoni ku kanë marrë pjesë udhëheqësit më të lartë të Kosovës. “Si rezultat i statusit të ri të Kosovës si vend i pavarur, i njohur nga shumë prej kombeve më të fuqishme dhe më të përparuara të botës, na është dhënë leja nga Kongresi i SHBA-ve për t’u hapur formalisht si ambasadë e Shteteve të Bash kuara”, ka thënë Kaidanow në ceremoninë solemne.

Ajo ka shtuar se, “derisa Zyra e SHBA-ve në Prishtinë ka funksionuar për shumë vite me të gjitha përgjegjësitë dhe detyrat e një misioni të zellshëm diplomatik, emërimi si ambasadë pasqyron një fazë të re në zhvillimin tonë dhe nënvizon përkushtimin tonë të thellë dhe të qëndrueshëm për të punuar për përparimin e Kosovës dhe popullit të saj”.

Diplomatja e SHBA-ve në Prishtinë, Kaidanoë, siguroi për vazhdimin dhe intensifikimin e përpjekjeve në vitet në vijmim dhe se asistenca amerikane Kosovës do të ketë për qëllim sigurimin e një të ardhme më të ndritur për të gjithë.

“Ju sjell urimet nga niveli më i lartë i Qeverisë së SHBA-ve për këtë rast shpresdhënës, përfshirë nga Sekretarja e Shtetit Rice, e cila dërgoi përshëndetjet e saj personale”, tha më tej Kaidanow.

“Është kanqësi dhe nder të jemi këtu në Kosovë në një kohë aq të rëndësishme, dhe i shprehim mirënjohjen tonë të posaçme popullit të Kosovës, i cili na ka ofruar besimin dhe bashkëpunimin e vet gjatë gjithë këtyre viteve”, ka theksuar e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë.

Duke e marrë fjalën në ceremoni atëherë Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu tha se “Kosova ka tashmë një histori të marrëdhënieve speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë farkuar nëpër kohë të stuhishme të ekzistencës sonë”.

Më tej presidenti Sejdiu përkujtoi:

“Po mbushen 12 vjet që kur kemi përfaqësim diplomatik të SHBA-ve në Kosovë. Hapja e Zyrës Amerikane më 6 qershor 1996, që u bë nga Nënsekretari Amerikan i Shtetit John Kornblum, ka shënuar vendosjen e pranisë amerikane në Kosovë në rrethana të veçanta.
Ky shënonte moment të rëndësishëm të marrëdhënieve të shkëlqyeshme në mes të Kosovës dhe SHBA-ve, do të thoshte më 1996 Presidenti Ibrahim Rugova, i cili me të drejtë e quante këtë lidhje ‘miqësi të përhershme’ në mes të dy vendeve tona”.
Më tej Sejdiu tha se Presidenti amerikan George W. Bush, në letrën e tij të njohjes së pavarësisë së Kosovës, që ia kishte dërguar atij të nesërmen e shpalljes, përkujtonte “lidhjet e thella dhe të sinqerta të miqësisë që bashkojnë njerëzit tanë”.

“Kjo miqësi, theksonte Presidenti Bush, ‘e farkuar gjatë orëve më të errëta të tragjedisë së Kosovës, është bërë edhe më e fortë në nëntë vitet që kur ka mbaruar lufta në Kosovë’”, tha Sejdiu.
“Sot, me hapjen e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, po kurorëzohet njëra pjesë e punës për vendosjen e marrëdhënive të plota diplomatike në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. Kjo do të përmbyllet me hapjen e Ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, përfundoi Sejdiu, President në atë kohë.
“Dita e sotme është e veçantë për ne, sepse miku ynë më i madh, SHBA-të po avancojnë statusin e prezencës së tyre në shtetin tonë të ri”, ka thënë në ceremoni  atëherë Kryeministri Hashim Thaçi, Presidenti i tashëm i Kosovës.

Ai vlerësoi se, “duke e avancuar statusin e zyrës së deritanishme në Ambasadë të plotëfuqishme, dëshmohet së SHBA-të kanë besim në Kosovë”.

“Prandaj, unë si Kryeministër dhe i tërë populli i Kosovës jemi të nderuar dhe jemi mirënjohës për këtë gjë. Si përfaqësues i popullit tim, me lejoni që të them se edhe ne kemi besim të madh në Shtetet e Bashkuara. Ne gjithmonë e kemi çmuar dhe do ta çmojmë miqësinë dhe marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Thaçi.

“Besimi në liri, barazi, dhe drejtësi janë vlerat sublime, të cilat e bëjnë kombin amerikan të jetë madhështor sot. Prandaj, ne me vendosmëri shikojmë drejt Shteteve të Bashkuara dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim dhe kultivojmë këto vlera të përbashkëta”, nënvizoi kryeministri në atë kohë.

“Ndërkohë, që Kosova do të vazhdojë udhëtimin e saj në mesin e vendeve të lira dhe demokratike të botës, ne përgjithmonë do të ruajmë në zemrën tonë respektin e veçantë për popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët janë të përfaqësuar nga kjo Ambasadë këtu”, përfundoi Thaçi duke uruar “në këtë rast madhështor”.

Në 1 korrik 2009 Prishtina ndau 5 hektarë truall për ndërtimin e objektit të ri të ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.

Atëherë kryetari i komunës së Prishtinës Isa Mustafa (tash kryeministër) dhe ambasadorja amerikanë në Kosovë Tina Kajdanow, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për dhënien e truallit në shfrytëzim Ambasadës Amerikane, në lagjen Arbëria të kryeqytetit.

Memorandumi është edhe një shembull i forcimit të lidhjeve ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, u theksua në ceremoni.

Në 5 maj 2015, në Prishtinë u zhvillua ceremonia e përurimit të fillimit të ndërtimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e institucioneve më të larta kosovare, si dhe  të ambasadave në Kosovë.

“Ky moment shënon fillimin e ndërtimit të shtëpisë tuaj të përhershme në Kosovë, në shtetin tonë të ri qytetarët e të cilit u janë përjetësisht falënderues dhe mirënjohës për rolin e guximshëm dhe historik që keni në bërjen e Kosovës shtet”, theksonte atëherë Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, në fjalën e rastit, duke iu drejtuar, Ambasadores së SHBA-ve, Tracey Ann Jacobson, e cila përfundonte misionin në Prishtinë.

Ambasada Amerikane në Prishtinë në 30 mars njoftonte se, Presidenti Obama ka nominuar Greg Delaëie-n që të shërbejë si Ambasadori i ardhshëm i SHBA-ve në Kosovë.

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë me “mirëmengjes” niste prezantimin e tij përmes videos duke paralajmëruar ardhjen në Prishtinë. “Unë jam Greg Delawie dhe është nder për mua të shërbej si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës. Pres ta vazhdoj miqësinë e gjatë mes shteteve tona. Zyrën tonë informative në Kosovë e kemi hapur në vitin 1996. Tani pothuaj 20 vjet më vonë, objekti i ambasadës sonë të re në Prishtinë është në ndërim e sipër”, shprehej ambasadori duke shtuar se shërbimi publik është i rëndësishëm për familjen e tij.

“Gjithmonë kam besuar në vlerën e marrëdhënieve mes popujve, jo vetëm mes qeverive. Vazhdimi dhe ndërtimi i lidhjeve të tilla me Kosovën, demokracinë më të re të Evropës, do të jetë njëri prej prioriteteve të mia kryesore”, theksonte ambasadori amerikan.

Njoftimi dërguar nga ambasada e SHBA në Prishtinë theksonte se, Greg Delawie ndjehet i nderuar që do të shërbejë si ambasador i ardhshëm amerikan në Kosovë.

Në 21 gusht 2015, Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, dorëzoi letrat kredenciale në pritjen me ceremoni solemne shtetërore te atëherë Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, bashkë me të cilën edhe shëtitën më këmbë shesheve të Prishtinës.

Pavarësinë e Kosovës të shpallur në 17 Shkurtin historik 2008 Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë njohur që në ditën e parë pas shpalljes.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Behlul Jashari, Joe Biden, ne Kosove, Vizita e dyte

Kadetë të Ushtrisë së SHBA familjarizohen me kulturën dhe gjuhën shqipe

August 11, 2016 by dgreca

Nga Shefqet Kërcelli/

Në kuadër të programit të shkëmbimit kulturor dhe gjuhësor “CULP”,(Cultural Understanding & Language Proficiency), gjatë muajit korrik dhe ditëve të para të gushtit, 36 kadetë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zhvilluan vizitë në vendin tonë. Fillimisht ushtarakët miq u njohën me jetën e ushtarakëve shqiptarë dhe gjuhën shqipe në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes “Skënderbej”. Më pas ata vizituan mjediset e Batalionit të Forcave Speciale (bFS) të Forcës Tokësore. Kjo vizitë kishte për qëllim njohjen e kadetëve me misionin, detyrat dhe aktivitetet e kryera nga bFS ndër vite. Mbas një brifing të shkurtër rreth aktivitetit të bFS në vite, vecanërisht pjesmarrjen në operacionet paqeruajtëse, për nder të vizitës së miqve nga SHBA, efektivat e këtij batalioni elitë të Forcës Tokësore kryen një demonstrim stërvitor, me tematikë nga stërvitja e tyre e përditshme si dhe taktikat që aplikohen nga këto forca në misionet “Combat” si, qitje të ndryshme (transition, 5×25, precision), veprimet luftarake në qendrat e banuara, çlirim pengu, aksionet antiterror, etj. Këto demostrime luftarako-stërvitore u zhvilluan në poligonin e dhuruar për bFS nga Departamenti i Mbrojtjes dhe Ambasada e SHBA në Tiranë me vlerë 1 milion $. Ndërkohë gjatë këtyre demonstrimeve kadetët amerikanë u njohën dhe me armatimin e ri që përdoret nga bFS. Në përfundim të aktivitetit, përgjegjësi i ekipit të kadetëve amerikanë, Nënkolonel Troy Bucher, shprehu falënderimet e tij të përzemërta për pritjen e ngrohtë dhe vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Ai vlerësoi angazhimin dhe kontributin e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të operacioneve paqeruajtëse dhe antiterror të NATO-s. Gjithashtu nënkolonel Buher shprehu një falënderim dhe përgëzim të veçantë për trupat e bFS në performancën e treguar gjatë këtyre demonstrimeve. Në ditët në vijim në kuadër të programit shkëmbimi kulturor dhe gjuhësor, kadetët dhe instruktorë amerikanë zhvilluan vizitë në Komandën e Forcës Detare.
Të shoqëruar nga  koordinatori i këtij aktiviteti për palën shqiptare, N/Kolonel Behar Mara, kadetët amerikane u pritën nga Shefi i Shtabit i Forcës Detare, Kapiten i Rangut të I-rë Arsen Mullaj dhe kuadro të Forcës Detare.
Pas urimit të mirëseardhjes në Komandën e Forcës Detare, ushtarakëve miq ju prezantua shkurtimisht një pjesë e aktivitetit të Forcës Detare. Kështu, Kapiten Lejtnant Elvis Cenka, i njohu studentët me historikun, detyrat dhe misionin e saj, konceptin operacional se, si Forca Detare kryen dy misione, sistemet e mjetet në përdorim për patrullimin në det, ashtu dhe ato për vëzhgimin e hapësirës detare, organizimin e Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare, iniciativat dhe angazhimet rajonale në të cilat Forca Detare është pjesëmarrëse si dhe planet e së ardhmes për  pjesëmarrje në misionet e reja në kuadër të NATO-s. Kadetët e rinj shfaqën interes veçanërisht mbi konceptin e funksionimit operacional të Forcës Detare “Një flotë dy misione” dhe cila është perspektiva e zhvillimit të FD në të ardhmen. Në vijim të programit kadetët amerikanë vizituan bregdetin piktoresk të Vlorës, shijuan prodhimet e detit në hotel “New York” dhe vizituan Flotiljen Detare në Pashaliman. Më pas zhvilluan një lundrim në ishullin e Sazanit ku u njohën me këtë mrekulli natyrore të shqiptarëve. Para largimit nga Shqipëria kadetët amerikanë vlerësuan mikpritjen e ushtarakëve shqiptarë dhe pasuritë turistiko-historike të vendit tonë.

1 shefqet

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: dhe gjuhën shqipe, Kadetë të Ushtrisë së SHBA familjarizohen, me kulturën, Shefqet Kercelli

SPECIALE-Në Pejë, e diel me shi, kujtime, shqetësime dhe festë

August 10, 2016 by dgreca

Foto Gazeta DIELLI: Agim Rexhaj, Sylë Lajqi, Bajram Dreshaj e Behlul Jashari në Pejë, 7 gusht 2016/

-Një takim në Prishtinë dhe një udhëtim në Pejë drejt Rugovës, me ftesë të zv/kryetarit të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, Agim Rexhaj/

-Verave rritet Peja, vijnë këtu nga bota njerëzit e saj…/

-Kujtime për Presidentin historik Rugova, thoshte: Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

PRISHTINË, 10 Gusht 2016 /Mëngjesi i të dielës së 7 gushtit 2016 ishte me shumë shi, lojërat tradicionale në Rugovë, për ku isha nisur i ftuar nga Agim Rexhaj, ishin shtyrë në pritje të një të diele tjetër me diell, prandaj u ndalëm në Pejë, në qytetin e tij në Kosovë, ku ka ardhur për pushimet e verës nga qyteti i Nju Jorkut –Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

AGIM REXHAJ-NDERI I KOMBIT, ME DY DEKORATA PRESIDENCIALE, TË KOSOVËS DHE SHQIPËRISË

Këtë verë e takova për herë parë, ndërsa e njihja kaherë si emër: Agim Rexhaj, pjesë e lëvizjes e luftës për lirinë e pavarësinë e Kosovës, mik e bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, themelues e udhëheqës i LDK-së në SHBA, për shumë vite vatran edhe aktualisht zv/kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra” dhe Nderi i Kombit – i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë.

“Është ajo dekorata e dytë Presidenciale, e para ishte nga Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova”, më thotë ai, derisa bisedojmë bashkë në teracën e një hoteli buzë lumit Lumëbardhi në Pejë.

“Zotit Agim Rexhaj me nderim të madh për punën që ka bërë në SHBA për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ibrahim Rugova 8.11.2005 Prishtinë Kosovë”. Këtë dedikim e ka shkruar me dorën e vet Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në një komplet veprash në tetë vëllime. Ky komplet i veprave letrare të Ibrahim Rugovës, në vitin 2005, ishte botuar në Prishtinë nga Shtëpia Botuese “Faik Konica”, ndërsa promovimi do bëhej në 4 nëntor në Tiranë, në Panairin e librit në kryeqytetin shqiptar.

“Për Z. Agim Rexhaj nga Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova Prill 2004, USA”, shkruan në flakërim ari dedikimi te Vula e Presientit të Kosovës, me shqopnjën dykrenare – të Flamurit të Dardanisë, me yllingjashtëcepësh nga Flamuri i Skënderbeut.

Dekorata tjetër Presidnciale erdhi pas vitesh, edhe nga Shqipëria. Në Tiranë, në 24 nëntor 2014, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, vlerësoi gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar në Institucionin e Kreut të Shtetit, veprimtarë të shquar të Federatës Pan-Shqiptare në Amerikë “Vatra”.
Kreu i Shtetit shqiptar nderoi veprimtarinë e çmuar atdhetare dhe përkushtimin e paepur në shërbim dhe mbështetje të çështjes kombëtare me Dekoratën Nderi i Kombit për Agim Rexhaj, ndërsa pas vdekjes u dekoruan vatranët dhe gazetarë të Diellit, shumica e të cilëve u martirizua nga diktatura çnjerëzore komuniste: Aqif Përmeti, Bahri Omari, Kolë Tromara, Kristo Kirka, Kostaq Kota, Aqile Tasi, Kristo Floqi dhe Andon Frashëri.
Presidenti Nishani çmoi gjithashtu (pas vdekjes) veprimtarët e spikatur për lirinë dhe çështjen shqiptare si dhe në homazh të heroizmit dhe sakrificës për idealet atdhetare me Dekoratën e Artë të Shqiponjës: Faslli Frashërin, Ali Kuçin, Kolë Rrodhen dhe Halit Qytezën.

“Sot është një ditë e madhe për VATRËN”, është shprehur zv/kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, Agim Rexhaj, në fjalën përshëndetëse e falënderuese për dekorimet nga Presidenti i Shqipërisë.

“Unë ndjehem i lumtur, i nderuar, i prekur, i detyruar deri në pikën e fundit të qenjes time për kombin tim.
Zoti President!
Nuk ka fjalë që ta përshkruajë mirënjohjen time për Juve, për Institucionin që Ju Përfaqësoni, për nderin që na keni bërë.
Por ka një mënyrë për t’ua shpërblyer këtë:
Ta çojmë më pëprara punën e Vatrës për të mirën e Shqipërisë, Kosovës dhe tërë shqiptarëve në botë”, ka theksuar i sapodekoruari me Nderi i Kombit, Rexhaj.

Për këto dekorime rilexoj te Gazeta Dielli, organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, derisa shfletojmë edhe ekzemplarë arkivi të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja, duke pirë kafenë e mëngjesit në Pejë, rrugës drejt Alpeve shqiptare, Rugovës…

PRESIDENTI RUGOVA, INTERVISTAT NË GAZETËN RILINDJA: KOSOVA E PAVARUR NË NATO E NË BE DHE NË MIQËSI TË PËRHERSHME ME SHBA

“Presidenti Rugova: Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”. Kështu e citonte në 5 mars 2002 në kryetitull të ballinës gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, për të cilën lideri historik Rugova ka folur menjëherë pas rizgjedhjes President, një ditë më parë në 4 mars.

“Ju e dini qëndrimin tim për të ardhmen e Kosovës. Kam punuar dhe unë dëshiroj që sa më parë të njihet pavarësia e Kosovës dhe gjithësesi që ajo do të jetë e pavarur, e lirë, demokratike dhe e integruar në rrjedhat e civilizimit europian e botëror, po në atë afat që thatë ju”,  është përgjigjur Presidenti Rugova në pyetjen që i bëra, si kryeredaktor i gazetës Rilindja, se si e sheh Kosovën pas tre vitesh të mandatit. Me pyetjen time të parë ishte edhe urimi për rizgjdhjen President i Kosovës.

Në mëngjesin me “mendime të bukura për Kosovën”, në qytetin e Pejës, shfletojmë edhe ekzemplarët e gazetës me intervistat ekskluzive për Rilindjen që kam zhvilluar me Presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova: të fundvitit 2002 me titull “Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA”, të jubileut të 60 vjetorit të gazetës tradicionale kosovare Rilindja -12 shkurtit 2005  me titull “Pavarësia e Kosovës është e mira e të gjithë qytetarëve dhe do ta qetësojë rajonin” … dhe me intervistën  me titull “Politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve” ekskluzive për Agejncinë shtetërore zyrtare të lajmeve të Shqipërisë – ATSH, që kam zhvilluar në 22 shtator 1994.

Presidenti Rugova në Festën e Flamurit e të 90 vjetorit të Pavarësisë Shqiptare kishte dalë me propozimin për simbolet shtetërore, për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës.

“Gjithësesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës. Siç e dini, flamurin qe sa vite unë e përdor edhe si stemë të Presidentit të Kosovës, pra si emblemë, edhe në komunikime ndërkombëtare zyrtare, po edhe të brendshme. Edhe flamurin shtetëror duhet ta kemi, flamur që shpreh specifikën e Kosovës…Për Himnin, do përkujtuar se është ajo kënga e dashur e 1912-tës, që e kanë kënduar të gjithë shqiptarët (Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë)…”, më thoshte Presidenti Rugova në intervistë në fundvitin 2002.

“Kosova dhe populli i saj janë sot këtu që të kryhet edhe formalisht, apo zyrtarisht, si doni t’i themi, edhe njohja e pavarësisë, të jemi një anëtar i bashkësisë së kombeve të botës së lirë”, më thoshte Presidenti Rugova në intervistën tjetër eksluzive në shkurt 2005, ku poashtu fliste edhe për autostradën dhe marrëdhëniet me Shqipërinë, edhe për garancitë e shtetit të Kosovës për pakicat kombëtare, për të gjithë qytetarët.

“Pavarësia e Kosovës do të kishte efekt pozitiv edhe për të gjithë fqinjët tanë”, dhe “njohja sa më e shpejtë e pavarësisë së Kosovës do të ndihmonte edhe qetësimin e të gjithë shqiptarëve në këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, theksonte Rugova në intervistë për Rilindjen.

“Zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale…”, theksonte e ritheksonte Presidenti historik, Ibrahim Rugova, dhe në intervistën që kam zhvilluar në shtatorin 1994 – intervistën e parë ekskluzive të një Presidenti të Kosovës për ATSH-në,  e vlerësonte Referendumin e 26 deri 30 shtatorit1991 “një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë”, fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”…

Bisedojmë gjatë me Agimin, kemi kohë gjithë ditën që e kishim planifikuar të jemi në lojërat tradicionale në Rugovë, krahinën e njohur edhe për prejardhjen e familjes së Presidentit histotik Rugova, ku në fsharin Malaj ngrihet një Kompleks memorial.

Në vitin 1944, në 2 dhjetor u lind Ibrahim Rugova në fshatin Cerrcë, të komunës së Istogut, në një familje të madhe që kishte prejardhjen nga krahina e Rugovës, apo siç njihej në ato anë, në familjen e Sadri Elezit. Familja është e njohur për tradita kombëtare dhe për qëndresë të pareshtur kundër pushtuesve. Familja i takon fisit Kelmendi, nënfisi Lajçi, e vendosur në fshatin Malaj të Rugovës, ku edhe sot i ka pronat e saj.

Në fshatin e lindjes së Presidentit historik Rugova, në Cerrcë të Istogut, është i lindur edhe Agimi dhe edhe për këtë flasim dhe e kujtojmë…

Në shtypin shqiptar kam lexuar se Rexhaj pas demontratave të vitit 1981, i përndjekur, u detyrua të largohet nga Kosova dhe nga Austria shkoi në SHBA. Shtypi thekson se, “Zoti Rexhaj ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova në vazhdimësi, apo thënë më drejtë një mik personal i Presidentit, dhe mikëpritës i tij në SHBA gjatë gjitha vizitave”.

VIZITAT E PRESIDENTIT RUGOVA NË SHBA. PRESIDENTI CLINTON: MË THA SE DUHET TË NA NDIHMOSH

 

Një prej atyre vizitave në SHBA, për të cilat edhe kam raportuar si korrespondent nga Kosova, ishte ajo kur në 29 maj 1998 Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në Uashington u takua me Presidentin amerikan Bill Clinton. “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”, deklaronte Rugova pas takimit. Ndërsa, Clinton tha se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s.

Njëmbëdhjet vite më vonë, në 1 nëntor 2009,  në Kosovën e lirë, Presidenti amerikan Bill Clinton, në fjalën e tij në Kuvendin e Republikës kosovare, por edhe në sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar.
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, tha Presidenti amerikan Clinton.
Ai ka treguar se është rritur në një vend që ka gjeologji të ngjashme me Kosovën, në Arkanzas. “Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”,  ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve, Clinton gjatë vizitës në Kosovë.

Derisa dëgjoja nga vetë Presidenti i SHBA Clinton për ndihmën që i kishte kërkuar Presidenti i Kosovës Rugova dhe raportoja për këtë kujtoja edhe raportimet e mëhershme nëpër vite si korrespondent nga Kosova i Agjencisë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë -ATSH, pjesë e të cilave ishin edhe ato nga kolona e tankeve të para të NATO-s që hynin në Kosovë në mëngjesin e hershëm të 12 qershorit 1999, nga ora 05 e 17 minuta, e më parë për fillimin e bombardimeve të aviacionit të NATO-s mbi caqet e forave serbe në mbrëmjen e 24 marsit 1999, derisa goditjet e para në Prishtinë u ndien rreth orës 20:00. “Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodh në Kosovë, është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton,  derisa nga Shtëpia e Bardhë  i drejtohej kombit amerikan, duke folur për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të  NATO-s.

Derisa me Agimin flasim edhe për vizitat e Presidentit Rugova në SHBA, një vatran tjetër – shqiptar në Amerikë, veprimtar i hershëm e nënkryetar i LDK-së atje, Sylë Lajqi, që ka ardhë për pushime në vendlindje, në Pejë na bashkohet në teracën e hotelit. Ai na tregon edhe një barcoletë shqiptare nga ato që shpërthejnë të qeshur e që në një nga vizitat në SHBA, gjatë një ndeje, ia kishte treguar Presidentit Rugova…

SHQETËSIME PËR DEMARKACIONIN E KUFIRIT KOSOVË-MALI I ZI

Shiu i të dielës në Pejë bie pa ndalë dhe njerëzit mbushin teracën buzë lumit të fryrë, shumë prej tyre janë bashkëatdhetarë që kanë ardhë për pushime e për t’u çmallur në vendlindje. “Verave rritet Peja, vijnë këtu nga bota njerëzit e saj”, dëgjohet një nga bisedat në tavolinat e shumta në teracën e madhe të hotelit. Pejanët flasin edhe për shqetësimet e tyre dhe tavolinat në teracë shpesh “shndërrohen” edhe në tryeza debati për demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, ku kufizohet edhe komuna e Pejës.

Një vatran tjetër, shqiptar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pronar atje i TVALB, Bajram Dreshaj, duke shprehur shqetësimin për variantin e demarkacionit të kufirit thotë se ndanë jo vetëm pjesë të Kosovës po edhe vallaun nga vëllau. “Në fshatin Haxhaj, me shtëpitë e tyre, një vëlla mbetet në këtë anë në Kosovë e një në anën tjetër në Mal të Zi”, tha Dreshaj, vatrani i tretë që erdhi në tavolinën ku ishim buzë Lumëbardhit të Pejës.

“Banorët e fshatit Haxhaj të Rugovës ndihen të pasigurt”, ka raportuar media kosovare këtë verë, duke shtuar se, “të shtënat janë dëgjuar, por nuk dihet se kush ka shtënë” dhe se, “banorët e këtij fshati thonë se ata janë dëmtuar më së shumti nga demarkacioni me shtetin malazez”.

Shqetësime për demarkacionin e kufirit Kosovë-Mali i Zi ka edhe Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra”, thotë zv/kryetari i saj, Agim Rexhaj, dhe mesazhi është të gjithë të mendojnë mirë, që  deputetët e Kosovës mos të ratifikojnë asnjë marrëveshje që dëmton trojet kombëtare shqiptare.

Me kohë, edhe në deklaratën e 12 korrikut 2016, theksohej se, Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra”, ashtu si shumë organizata e fondacione Shqiptaro Amerikane në SHBA, me shqetësim të madh ka përcjellë situatën e fundit të krijuar në Kosovë lidhur me kufirin Kosovë-Mali i Zi, pikërisht rreth ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin kufitar.

“Federata ‘Vatra’ për më shumë se 100 vjet ka qenë dhe mbetet edhe për këtë shekull avokatja e mbrojtjes së trojeve etnike. Askush nuk ka të drejtë që të ‘dhurojë’ atë çka brezat paraardhës e mbrojtën edhe me jetë. Nuk është vendi dhe koha të shesim patriotizëm, por me gjakftohtësi të dëgjojmë zërin e ndërgjegjes kombëtare, para se të merret një vendim, që nesër nuk mund të korrigjohet”, theksohet në deklaratë.

“Shpresojmë dhe besojmë që do mbaheni mend ndër gjenerata si legjislativ i cili nuk ratifikon çfarëdo marrëveshje që dëmton trojet shqiptare”, është, mes tjerash, mesazhi i Federatës Pan-Sipitare të Amerikës “Vatra” për Kuvendin e Kosovës.

SHQIPTARËT NË SHBA EDHE PËR NDËRTIMIN E KATEDRALËS “NËNË TEREZA” NË PRISHTINË

Nga “Vatra” e shqiptarëve në SHBA këtë verë do vijnë edhe vatranë të tjerë në Kosovë. Do vijë edhe Marjan Cubi – arkëtari i “Vatrës”, kryetar i Komisionit për mbledhjen e  fondeve për ndërtimin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë. “Shqiptarët në Nju Jork mblodhën edhe $ 270 mijë për Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë”, ishte një nga njoftimet në fillimin e pranverës 2016.

“Marjan Cubi: Shqiptarët e Nju Jorkut kanë ndërtuar murin më të madh të Katedrales “Nene Tereza” ne Prishtine”, ishte titulli i intervistës që ka zhvilluar editori i Gazetës Dielli, Dalip Greca, me të cilin kam komunikim e bashkëpunim të përditshëm, të shkëlqyer, ka më shumë se një vit.

Ndërsa, Agim Rexhajn e njoha nga afër, e takova për herë të parë në Prishtinë në këtë verë në teracën e një prej hoteleve në qendër, ku më dhuroi ekzemplarë të më të herëshmes gazetë shqiptare në gjithë botën, të themeluar nga personalitetet e mëdha të kombit Fan Noli e Faik Konica e që në 15 shkurtin 2016 festoi 107 vjetorin  – Gazetës Dielli, organ i “Vatrës”, për të cilën kam mësuar nga historia e kombit dhe shtypit shqiptar e për të cilën jam korrespondent nga Kosova ka më shumë se një vit, nga Dita e Lirisë – 12 qershori 2015, që festohet tradiconalisht nga 12 qershori 1999 kur NATO-forca më madhe planetare hyri në Kosovë, pas ndërhyrjes shpëtimtare me aviacion  kundër caqeve të forcave serbe që bënin masakra, spastrim etnik e gjenocid kundër shqiptarëve që donin lirinë e pavarësinë e luftonin për këtë.

ÇMIMI PËR KONTRIBUT TË VEÇANTË NË PROMOVIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE, DEDIKIM VATRËS DHE DIELLIT

Ishte 2 gushti i kësaj vere, kur në Prishtinë, organizuar nga Ministria e Diasporës, në kuadër të manifestimit tradicional Dita e Diasporës, në një ceremoni, ku mori pjesë dhe u përshëndet veçantë Agim Rexhaj, zv/kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, organ i së cilës është Gazeta Dielli, si korrespondent i saj në Kosovë mu dha Çmimi për kontribut të veçantë në promovimin e diasporës shqiptare. Duke u falënderuar në ceremoni për vlerësimin theksova se çmimin ia dedikoj  VATRËS dhe gazetës organ i saj  Gazetës DIELLI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazeta Dielli edhe shumë vite më parë merrte e botonte shkrimet e mia – raportimet si korrespondent nga Kosova i Agjencisë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë, që nga 24 maji 1992, i zgjedhjeve të para pluraliste presidenciale e parlamentare, të mbajtura në rrethana okupimi e shtetrrethimi ushtarako-policor, që pasonin Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut  e Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumin e fundshtatorit 1991 për Kosovën Shtet Sovran dhe të Pavarur, që atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik…

Në Pejë dita me shumë shi e të dielës së 7 gushtit 2016 po sillte edhe me shumë gëzim, festohej: Kosova shtet i pavarur që nga 17 Shkurti historik 2008, i njohur deri tash nga 112 shtete anëtare të OKB-së, me xhudisten pejane Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e parë olimpike, në Rio 2016 në Brazil – të artë. Festë dhe gëzim për të gjithë shqiptarët në botë…

E Peja edhe një të diel tjetër, të ardhëshmen, do pres shqiptarët drejt Rugovës…

Lojërat tradicionale “Rugova 2016” në fshatin rugovas Kuçishtë, rrethina e Pejës, të paralajmëruara për 7 gusht e që nuk u mbajtën atë ditë  për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, do mbahen të dielen e 14 gushtit.

“Lojërat tradicionale ‘Rugova 2016’ janë lojëra popullore, karakteristikë etnokulturore e trevës së Rugovës dhe prezantojnë shumëllojshmërinë e traditës, zakoneve dhe dokeve të kësaj treve malore e që në përmbajtje të tyre hyjnë sikurse lojërat e shkathtësive fizike e lojërat luftarake të burrave, ashtu edhe lojërat humoristike, lojërat dëfryese, këngët tradicionale, vallet popullore dhe ritet e ndryshme etnokulturore të kësaj treve të njohur shqiptare”, thanë organizatorët.

Lojërat tradicionale “Rugova 2016”, që ruajnë traditën kombëtare kanë për qëllim edhe forcimin e identitetit te diaspora shqiptare, pjesëtarë të së cilës në këtë kohë pushimesh të verës vijnë edhe nga Amerika, vende të Evropës e të tjera të botës në Kosovë e trojet tjera etnike dhe janë pjesëmarrës.

Filed Under: Reportazh Tagged With: agim Rexhaj, Behlul Jashari, e diela e Festes, ne Peje, speciale

TOKA QE VRISTE U KTHEHET FERMEREVE

August 8, 2016 by dgreca

Me ndihmen e SHBA dhe Norvegjise pastrohen 15 ha toke nen te cilen “flinin” prej 18 vitesh predhat e vitit te mbrapshte, 1997/

Nga Berati Sulo Gozhina/

BERAT – I është dashur rreth dy vjet punë që ekipi i xhenjerve të spëcializuar për çmilitarizimin të pastroj mbi 15 ha tokë buqësore të fermerve të fshatit Mbreshtan, Palikësht e  Gjoroven nga mbetjet e predhave të pa shpërthyera nga viti i mbrapsht i 97-së dhe më pas t’ua rikthej sërisht këtyre të fundit të pastruar dhe gati për t’u shfrytëzuar. Vendimi për pastrimin e këtyre zonave ka filluar pas shumë incedenteve të ndodhura gjatë punës që fermerve kanë pasur në vite në arat e tyre buqësore. Është dashur ndërhyrja e Ministrisë së Mbrojtjes mbështetur nga donatori kryesor SHBA, si dhe me organizatën Norvegjeze të asistencës që ishin partner në këtë projekt, që të filloj pastrimin e mbi 19 zonave të tillave në të gjithë Shqipërine dhe kryesisht në zonat ku mos bindja civile e vitit 97-të bëri që në tokat buqësore të hidheshin predha, lëndë ekspozive e mbetje të tjera të cilat për më shumë se 18 vjet të mbeteshin nëntokën buqësore të fermerve dhe të krijonin në shumë raste edhe ngjarje tragjike. Për përfundimin e pastrimit të sipërfaqës prej 15 ha tokë buqësore në tre zonave në fjalë në Gjoroven kanë marrë pjesë në cermonin e dorzimit të zonave të pastruara, fermerve të tre fshatrave, zevendës Ambasatori i Ambasadës Amerikane në vendin tonë z. Muniz, zvendës Ministri Mbrojtjes Petro Koçi, Drejtori i AMMCO-s Arben Braho, ITF (Internacional Trust Tund Enhancing Human Segurity), autoritetet lokale, Prefekti Qarkut të Beratit Fadil Nasufi, Kryetari Bashkisë Petrit Sinaj, banor të zonës, gazetar etj.

  1. Ambasatori Muniz – Presim të kemi një bashkëpunim në vazhdimësi në të gjitha aspektet e marredhënies tonë. Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara që vatrat e rrezikshme në mbarë Shqipërin të bëhen të sigurta dhe tokat t’u kthehet bashkësive lokale, në këtë rast mesa kuptoj ky teritor do t’i ktheht  fermerëve për të mbjellë ullinj. Pavarsisht kjo punë garanton një rrugë të sigurët për fëmijët që shkojnë në shkollë, kjo punë e rëndësishme do ti lejoj qytetarve që ti gëzojnë burimet e komuniteteve të tyre. Kjo punë është vërtet e vështirë dhe shpesh e rrezikshme, por në një periudhë relativisht të shkurtër, AMMCO dhe partënerët e tij e pastruan këtë teritor nga rreziku i minave. Shpresojmë që pastrami do të vazhdojë derisa Shqipëria  të jetë plotësishtë e sigurët nga kërcënimi i municioneve të vjetra. Jemi krenar që mundet të ndimojmë në sigurinë e shqipërisë, si aleat i NATO-s, miq dhe partne, ne shohim sa përparim ka bërë ky vend në dy dekadat e fundit.

Petro Koçi – citoj mes të tjerash se Ministria e Mbrojtjes ka pasur në qëndër të vemëndjes pastrimin e zonave të nxehta në përputhje me standartet e sigurisë humanitare dhe kthimin e tyre për përdorimin civil, brenda vitit 2018. Ndërsa sot jemi këtu për t ëpërgëzuar këtë staf të mblekullueshmë që punoj për më shumë se dy vjet në terren dhe arriti që sot tu japim në përdorim fermerve të kësaj zone si dhe janë këtu mes nesh, tokën buqësore që kanë vite që nuk e përdorin për arsye se toka e tyre ishte  e pushtuar nga predhat e pa shopërthyera, në kohën e mosbindjes civili gjatë vitit 97-të, gjë e cila bëri që në disa raste të kishim dhe ngjarje tragjike. Por kjo punë nuk do të ishte realizuar pa mbështetjen e dornatorit kryesor në këtë rast të SHBA-së dhe Partnerit në punime ITF. Norvegjeze, si dhe punonjësit e AMMCO-s dhe bashkpiunimit me feremrët e tre fshatrave Mbreshat, Palikësht e Gjoroven ku dhe jemi sot, që gjej rastin ti falnderoj ashtu si dhe Ambasadorin Amerikan Z. Muniz, krerët e pushtetin vendor Kreun e bashkisë Sinaj, Prefektin Nasufi, fermerët e tre fshatrave etj. Po gjatë cermonisë u ndanë dhe tituj stimulus për punën dhe për dornatorët.

Petrit Sinaj – kryetari i bashkisë të Beratit ku dhe ka në juridiksionin e tij, tre fshatrat tha në fjalën e tij se: “ Tashëm pas dy vjetësh banorët e zonëns ku dhe sot jemi çëmojën larët punën e grupit xhenjer dhe të krej stafit që bëri të mundur pastrimin sipërfaqes prej 15 ha tokë buqësore në tre fshatrat. Nga sot fermerët do të punojën ne arat e tyre buqësore pa pasur frikën e shëprthimit të minave apo municioneve të tjera të pa shëprthyera (predha të kalibreve të ndryshëm apo lëndëve të tjera), në këto toka fermerët që këtë vitë do të mbiellin tokat e tyre që për më shumë se 18 vjet i kanë lënë der vetëm nga frika e municioneve të hedhura aty nga viti 1997. Për këtë punë të shkëlqyer gjej rastin të falnderoj stafin xhenjer të punës AMMCO-s, në terën. Si dhe gjej rastin të falnderoj edhe partnerin Norvegjez ITF, që me dornatorin kryesor arriten që të siellin sigurin edhe në këtë zonë të rrezikshme. Po kështu gjej rastin të falnderoj për bashkëpunimin me stafin e punimeve edhe fermerët e zonave që nga sot do të kenë në përdorim sipërfaqët e tokës buqësore tashmë të pastruar.

Fadil Nasufi – Jam këtu sot për të falnderuar grupin e xhenjerve të cilit për më shumë se dy vjet punuan pa marë parasyshë dhe rrezikun duke pastruar 15 ha tokë buqësore të zaptuar nga predhat e pa shpërthyera gjatë vitit të mbrapsht të 1997-së. kur mosbindja civile shpërndahu në këto zona predha të kalibreve të ndryshme dhe që mbeten aty për më shumë se 18 vjet dhe sot kjo tokë po u dorzohet fermerve të fshatrave Mbreshtan, Palikësht e Gjoroven. Në këtë rast gjej mundësin që të falnderoj dornatorin kryesor SHBA-në si dhe partnerin ITF, Noevegjz që në bashkëpunim me AMMCO, të bëjë një punë të dobishme për largimin e rrezikut duke përfunduar pastrimin e tokat buqësore dhe  dorzimin e tyre sot fermerve që kemi këty present. Një falnderim të vaçant për pjesmarjen në cermonin e dorzimit të tokës buqësore fermerve dhe që ndodhet sot mes nësh z. Ambasadorin Muniz, zvendës MInistrin e Mbrojtjes Petro Koçn, krerët e pushtetit vendor si dhe fermerët e zonës.

Drejtori i AMMCO-së, Arben Braha – bëri prezent punën e bërë nga specialitët xhenjer dhe krejt stafi që ai drejtonte punimet në teren në të tre zonat në fjalë. Në detaj Braha bari present punën në Mbreshatn Palikësht dhe në Gjoroven. Të dhënat tregoj se në të tre zonat janë pastruar 146. 971 m2 tokë të ndotura nga municionet nga viti 1997-të. 13.934 municione të rrezikshme të kalibrave të ndyshme janë gjetur gjatë procesit të pastrimit, brenda të cilave, djegor, detonator elektrik, and trupa të armëve si dhe mjete të rënda si murtaja e predha.  99.621 arëm të leta ( 23 mm and plumba), ( SAA), janë gjetur gjatë pastrimit në këtë hotspot., 17.181.5 kg skrap janë gjatë preoçesit të pastrimit. Të gjitha munisionet e gjendura gjatë pastrimit janë asgjesuar në vend. Gjatë punës tonë nuk ka pasur asnjë lloj incidenti të ekipit të punës apo dhe të banorve të zonës dhe kjo fal kujdesit në punë si dhe bashkëpunimit me banorët e mberkullueshmë të tre fshatrave ku dhe u kryen punimet dhe të fshatrave gjiton. Ndaj sot gjej rastin të falnderoj banorët e këtyre fshatrave, pushtetin vendor, Prefektin si dhe Dornatorin kryesor SHBA-në  dhe zvendës Mbasadorin MUNIZ.

Vlen të përmendet

Zonat e rrezikshme – në të gjithë vendin tonë nga Ministria e Mbrojetjes janë përcaktuar 19 zona të rrezikshme, ku më shumë se 2.3 milion m2 tokë janë indentifikuar si më të rrezikshmenë këto që quajtura hotspote, për shkat të pranisë të municioneve të pa plasura. Deri n ëkëto moment numuri I hotspoteve të rrezikshme me municione të paplasura është reduktuar në 7 nga 19 të tilla të indetifikuara në fillim të vitit 2011. Këto hotspote kërkojnë pastrimin dhe përbëjnë një sipërfaqe totale të rrezikshme prej 1. 600. 581 m2dhe janë të shpërndara në të gjith vendin.

Aksidentet – Aksidenti i fundit nga municionet është regjistruar në shtator 2015, I cili rrezultoj me dëmtimin e një personi nga një diagore. Sipas të dhënave të zyrës së AMMCO, ka 996 viktima me mjetet shpërthyese(150 të vrar dhe 846 të plagosur), të rregjistruar në të gjithë Shqipërinë gjatë periudhës nga viti 1997, deri në Korrik të vitit 2016.

Filed Under: Reportazh Tagged With: FERMEREVE, Sulo Gozhina, TOKA QE VRISTE, U KTHEHET

Në Frasnitë, atje ku rron ende gjaku i arbrit

July 15, 2016 by dgreca

Nga Sergio Sejdi Bitiçi/Dielli arkiv/

Në mëngjesin e bukur të 26 nëntorit 2011, shoferi na solli nga Cosenza (Kozenca) në Frascineto, për një orë, duke kaluar nëpër fushat, luginat dhe malet piktoreske, të zbukuruara me shtëpi të arkitekturës mesjetare, me vreshta të gjëra përreth autostradës Cosenza- Sorrento dhe kodra të tëra të veshura me gështenja ose ullishte, të mbjellura me estetikë, si dhe fusha me limona e portokaj. Eshtë hera e parë që ndodhem mysafir në Calabrinë panoramike, që i përngjan aq shumë viseve të Shqipërisë.
Frascineto është një qytezë e hijshme, me një popullsi prej 30000 banorësh, rrëzë mali, matanë të cilit shtrihet krahina e Campanjës (La regione di Campagna), ku më 1430 janë dyndë kolonitë më të para të shqiptarëve. Nga maja e malit shihet Vlora, ndërsa shqiptarët në Frasnitë kanë ardhur më 1480, ku gjenden deri sot.
Po sa taksia hyri në qytet, dalluam shenjën e parë, tabelën, ku shkruhej: Frascineto (Frasnitë), më vonë pamë emrat e tjerë të shesheve (piazza) dhe rrugëve, të shkruara në gjuhën shqipe, apo arbëreshe, siç i thonë vendasit, madje edhe website i bashkisë është në dy gjuhë, italisht dhe shqip. Në hyrje të kishës treqindvjeçare arbëreshe, Shën Maria e Butë, grupi i madh muzikor, Banda di Doria, priste mysafirët me muzikë tradicionale.
Kisha ishte mbushur plot atë mëngjes, për ta celebruar 50 vjetorin e priftërimit të Papas Antonio Bellusci. Ishte një festë e përgatitur me kujdes në këtë kishë madhështore, që dukej se posa ishte restauruar për rastin në fjalë, me program të pasur, që zgjati tre orë. Mikpritësit na prijnë drejtë karrigeve të rezervuara dhe na ulën në dy vendet e para. Nuk vonoi shumë dhe Papas Antonio Bellusci erdhi plot mirësi, na përshëndeti duke na përqafuar me ngrohtësi, e duke na uruar mirëseardhjen. Mikëpritja bujare arbëreshe prekej gjithkund. Pas pak një burrë elegant i moshës mesatare, m’u afrua dhe me buzeqeshje m’u drejtua, me një theks të kulluar arbëresh:
– Bitiçi?
– Po, – i them.
– Tommaso Bellusci jam, u prezantua ai. Nuk jemi takuar ndonjëherë, por unë ju njoha menjëherë, sapo ju pashë, ju njoh nga fotografitë që na ka treguar Papas Bellusci.
U përqafuam si të njohur të vjetër.Na dëshiroi mirëseardhje.Ceremonia e festimit kishte një program të pasur fetar dhe kombëtar. Skena e mbushur plot, ofronte një spektakël me petkat klerikale dhe tradicionale, që gjithë kësaj ia shtonte bukurinë grupi i të rinjve dhe të rejave, veshur me kostume kombëtare të mbarë krahinave shqiptare. Kostumet kombëtare të femrave ishin të qendisura me flori.Më ra në sy bukuria fort e rrallë e kostumeve arbëreshe. Aty mësova se arbëreshët i paskan kostumet më të bukura në mbarë Italinë! Po ashtu këta janë i vetmi grup etnik, që kanë ruajtur doket, zakonet, ritet dhe traditat e origjinës shqiptare.
U njoha me Ipeshkvin Ercole Lupinacci, i cili sapo me takoi thirri hareshëm:
– Oh Vatra! Vatra ka bërë aktivitet të madh kombëtar me 1969, kur ishte 60 vjetori i gazetës “Dielli”.Kam qenë në Boston, shtoi më tutje.
Kryetari i Bashkisë së Frasnitës Francesco Pellicano më foli rrjedhshëm në gjuhën arbëreshe. Ndërsa ish-kryetari i Bashkisë Tommaso Ferrari, me profesion inxhinier, na shoqëroi deri në mbrëmje vonë, fliste kthjellët gjuhën arbëreshe. Duke ndjekur bisedat, vërejta se me Papas Antonio-n, të rinj e të vjetër flisnin vetëm në të folmen arbëreshe, si duket ishte standardi, që kishte vendosur vetë Bellusci. Tek Liturgjia solemne e Shenjtit Jani Krizostomit që u mbajt në Frasnitë të shtunën 26 nëntor 2011 morën pjesë episkopi arbëresh, Monsinjor Ercole Lupinacci, arbëresh nga katundi i Jul Varibobës (Mbuzati-S.Giorgio Albanese) bashkë me 35 priftërinj arbëreshë, të cilët kishin ardhur për të nderuar 50-vjetorin e priftërisë së Antonio Belluscin. Liturgjia e shenjtë u mbajt në ritin bizantin-grek dhe me këngët në gjuhën greqishte, sipas zakonit, dhe disa pjesë në gjuhën arbëreshe.Kori i kishës u drejtua nga prifti arbëresh Arcangelo Capparelli nga katundi Firmoza.Ishin të pranishëm gjithë banorët e katundit me kryetarin Francesco Pellicano. Kishin ardhur dhe nga Roma dhe nga Reggio Calabria shumë miq për të nderuar dy priftërinjtë A. Bellusci, famullitari i kishës së Shën Mërisë së Fjetjes në Frasnitë, dhe ish-famullitarin Vincenzo Scarvaglione. Episkopi E.Lupinacci, kryetari i Bashkisë Ngjisk Pellicani dhe të tjeret, krahas dhuratave, vunë në dukje rolin e madh të A.Belluscit, famullitar në Frasnitë, dhe priftit V.Scarvaglione, ish-famullitar, për ruajtjen dhe mbatjen gjallë të kulturës arbëreshe dhe të traditës kombëtare. Antonio Bellusci, famullitar i Frasnitës, duke marrë fjalën në fund të Liturgjisë falenderoi jo vetëm besimtarët e pranishëm, por edhe vëllaun shqiptar Sejdi Bitiçin, vëllezërit e tij, dhe gjithë shqiptarët në Amerikë dhe në Canada, të cilët, siç u shpreh ai, gjatë udhëtimëvet të shumta të Papas A. Belluscit për çështjen e Kosovës dhe për studime etnografike, e kanë ndihmuar dhe i kanë dhënë mikpritje të madhe në vatrat e tyre. Falenderoi edhe anëtarët e Vatrës historike në Boston dhe në New York.
Pas ceremonisë u shtrua një drekë për më shumë se njëqind mysafirë, në lokalin më të mirë të vendit.Moment emocional ishte surpriza që më ofroi Papas Antonio Bellusci, i cili solli priftërinjtë tek tavolina ime dhe ata kënduan në kor këngën e Vektores.Para se të largohemi nga salla, më sollën nga një tavolinë në tjetrën, ku këndoheshin këngë arbëreshe.Kush e ka provuar aromën e këngëve arbëreshe, e ka të lehtë të kuptojë emocionet e fuqishme që përjetuam ato çaste.Zonja Rina, motra e Antonios, i dinte tekstet e të gjitha këngëve dhe u printe në shumicën e rasteve. Në grup dallohej çifti i ri; Vincenzo Frascina dhe Silvana La Rocca, që kishin zëra të bukur dhe këndonin me ngazëllim. I dëgjoja me radhë të gjitha këngët dhe zemra më flladitej nga aroma arbëreshe. Me vete thashë: Gjaku i arbërit rron dhe nuk shprishet. E lashta, gjuhë e ëmbël arbërore, rron mes vëllezërve dhe motrave të gjakut tonë! Në bllokun tim të shënimeve shkrova titujt e këngëve që u kënduan: Skënderbeg; Lule,lule; Kopile, moj kopile; Vajzë, moj vajzë. Nga fundi për të ma plotësuar dëshirën kënduan këngën “Moj e bukura More”, për të cilën, dikush që kisha afër më tha, se i pëlqente më fort versioni modern, që e transmeton Radio Tirana. Unë duke menduar se e njohin i prina këngës “Moj Korçare sa e bukur je”, ku më përcollën bukur. Në pasditen e vonë vajtëm tek lagja e vjetër e Frasnitë, ku familja Bellusci jeton me breza të tërë, për të vizituar Bibliotekën Internacionale A. Bellusci, themeluar nga vetë ai.Kjo bibliotekë është një muze, monument i vërtetë i historisë dhe kulturës shqiptare, që gjindet në shtëpinë ku ka lindur i ati. Shtëpinë e ka rindërtuar me duart e tij i vëllai, Tommaso, me material tradicional, gurë e beton, duke i ruajtur trarët dhe dërrasat origjinale të shtëpisë. Biblioteka ka më se 10000 libra në dy tre katet e shtëpisë, që mbetet gjithmonë e hapur dhe është e vetmja bibliotekë që funksionon. Në njërën nga odat e shtëpisë janë të instaluar vegje antike, ku motra e tij Rina thur basma e pëlhura artizanale të cilësisë së lartë. Papas Antonio bashkoi gjithë familjen e tij duke përfshirë edhe nipat Danile, avokat në Romë dhe Alessandro, ekonomist në Milano, të cilët janë të përgatitur ta trashëgojnë këtë thesar. Papas Antonio filloi ceremoninë duke valëvitur flamurin kuq e zi, me fjalime të matura për rastin, të gjitha të vëna në dukje me video dhe foto. Si surprizë, në shenjë mirënjohje, për pritjen që i kemi bërë Sabit Bitiçi dhe unë me vëllezër e familje, disa herë qysh më 1989, për përkrahjen e ndihmën materiale në restorantet tona, në Manhattan: Minetta, Grand Ticino, Toscana dhe Chelsea Trattoria Italiana, ku unë isha bashkë pronar me Mustafën dhe Sabitin. Përmendi gjithë antarët e AACL (Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane të formacionit të vitit 1989, në krye me Joseph Dioguardin.) Zoti Antonio Bellusci, i rrethuar nga i vëllai Tommaso, nga e motra Rina dhe nga nipërit Alessandro e Daniele si edhe bashkëshortet e tyre Benedetta e Francesca, më nderoi me: “Urdhërin nderi Kulturor “Lidhja/L’Unione” për kontribut të shquar në zhvillimin të bashkëpunimit dhe të vëllazërimit të Diasporës shqiptare në SHBA me arbëreshët në Calabri, me këtë Bibliotekë Shqiptare dhe me revisten time “Lidhja”, për pavarësinë e Kosovës dhe për “Përparimin e Shqipërisë”, Frasnita më 26.XI.2011. Presidenti dhe themelluesi Antonio Bellusci, prift arbëresh me shtetësi shqiptare, gazetar shkrimtar etnolog”. Kjo ceremoni përfundoi me nënshkrimin tim të Librit të Biblotekës, ku pata nderin edhe unë të kem pjesëmarrje dhe pjesënë libër, që kanë nënshkruar intelektualët më të njohur të kombit, nga mbarë bota. Nënshkrimi im u shndërrua në koment e dedikim me hapsirë një faqe, ku shfaqa vetëm një pjesë të ndjenjave që kam për Belluscin si patriot dhe punëtor i zellshëm për kombin.Ndoshta ka qenë De Rada, por në jetën time kam njohur vetëm Tahir Kërrnajën, i cili po ashtu ka punuar vetëm për interes të kombit.Bellusci me dedikimet e veprat tij ka pasuruar kulturën e historisë tonë kombëtare. Ai më tregon me pasionin e studiuesit: arbëreshët që jetojnë në Calabri kanë ardhur nga gadishulli ballkanik në Calabri që në fund të shekullit XV pas vdekjes së Skënderbeut. Veçanërisht janë larguar nga jugu i Shqipërisë së sotme: Epiri, Himara, Dibra, dhe nga krahina të Helladhes, veçanerisht nga Peloponezi. Ne arbëreshët në Calabri, tha ai, nga e folmja, kostumi dhe mbiemrat, kemi prejardhje nga toskëria.Siç dihet toskëria, nga pikëpamja fetare, ishte ortodokse me ritin bizantin-grek dhe nën juridiksionin e Mitropolitit të Ohrit, i cili ishte nën juridiksionin e Patriarkut në Kostandinopojë. Papas Bellusci përdor të folmen arbëreshe, që i tingëllon bukur: “Kur Atrat tanë kanë emigruar këtu në Itali, – shton ai-, kishën priftrat si udhë-heqës e si kapedanë, të cilët i kanë mbajtur gjithmonë të bashkuar dhe kanë mbrojtur grupet e emigrantëve prej pushtetëve të vendit. Atrat tanë kanë gjetur strehë në vende të humbura dhe të shkatërruara, afër maleve, dhe atje ata për shekuj e shekuj kanë punuar dhe ripopulluar vendin. Dhe si besimtarë ata kanë mbajtur dhe ruajtur gjithmonë ritin bizantin-grek të Atravet të tyre si edhe gjuhën dhe zakonet e prindërve.Italianët të vendit ishin fetarë katolikë me ritin roman-latin, dhe ne arbëreshët ishëm fetarë katolikë me ritin bizantin-grek.Dhe kështu, duke luftuar shumë për ruajtje të identitetit tonë lindor, kemi mbajtur ritin bizantin, gjuhen dhe zakonet deri në ditën e sotme”, shpjegon ai.
Më pas ai më tregoi se “Papa Benedikti XV, në vitin 1919, ka themeluar dioqezën arbëreshe me ritin bizantin-grek në katundin Unger, italisht Lungro (Cosenza), dhe ka emëruar një episkop arbëresh, i cili sot ka juridiksion në disa katunde arbëreshe në Calabri dhe në Basilikata.Frasnita (Frascineto-Cosenza) është një nder ata katunde arbëreshë që ka mbajtur që nga viti 1490 (viti i themelimit) deri sot ritin bizantin-grek e Atravet tanë, gjuhën dhe zakonet arbëreshe. Afër Frasnites janë edhe këta katunde arbëreshë: Ejanina, Cifti, Shën Vasili, Ferma, Ungra, Firmoza.”
U larguam nga Biblioteka A. Bellusci me kujtimet më të prekshme dhe ai bashkë me vëllain Tommaso dhe tjetrin Tommaso Ferrari na përcollën me makinë, natën vonë. Tek Arbëreshët, në Calabria, përveç traditës, gjuhës e zakoneve ekziston edhe bujaria shqiptare, për të cilën jemi kryelartë.

Filed Under: Mergata, Reportazh Tagged With: atje ku, gjaku i Arbrit, Në Frasnitë, rron ende, sergio bitici

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 118
  • 119
  • 120
  • 121
  • 122
  • …
  • 178
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ANGELA KOSTA DHE CHANEL BASHHYSA FITUESE TË ÇIMIMIT NDËRKOMBËTAR TË EKSELENCËS “DIVINAMENTE DONNA” NË SENATIN E REPUBLIKËS ITALIANE
  • “TASHMЁ JEMI TЁ VJETЁR PЁR T’U KTHYER NЁ SHTЁPI” – POEZI NGA ORIADA DAJKO
  • IRONIA DHE HIPOKRIZIA RRETH PRONËSIMIT TË KATEDRALËS NË SHKODËR
  • Dita e Verës – Festa e lashtë e ripërtëritjes shqiptare
  • Luan Rama sjell në Tiranë tablotë ikonike të piktorëve francezë për Shqipërinë dhe shqiptarët
  • Në Tiranë u zhvillua koncerti “Me Zanin e Bjeshkëve” i këngëtarit Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh”
  • Shqipëria ka nevojë për Xhorxh Uashingtonët e saj
  • Kriza globale, nga Ukraina në Lindjen e Mesme
  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 
  • MËRGIM XHEVAT KORҪA, IN MEMORIAM
  • Ardita Statovci, pedagoge pranë “Washington Conservatory of Music”: “Muzika është gjuhë universale që të mundëson ta prezantosh një copëz të identitetit e kulturës së vendit tënd në çdo anë të botës”
  • Përkujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta Fan Stilian Nolin, një figurë themelore të historisë dhe kulturës shqiptare
  • Festohet bukur 7-8 Marsi në Fialdelfia nga shoqata “Bijtë e shqipes”
  • Përtej mitit: identiteti si vetëdije shoqërore
  • Harmonia fetare në imazhin e një pulle postare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT