• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gazeta historike Rilindja, 19 Mars 2004: PËRGJAKJA E KOSOVËS VËREJTJE PËR TË GJITHË

March 20, 2024 by s p

-Gazeta tradicionale Rilindja, që është histori e Kosovës, doli edhe në kushtet kur nuk mund të dilte, botim i jashtëzakonshëm për ngjarjet – trazirat e marsit 2004 në Kosovë… Në ballinë editoriali që kam shkruar me mbititullin MESAZHET E KOSOVËS e me titullin PËRGJAKJA E KOSOVËS VËREJTJE PËR TË GJITHË/

-22 Mars 2004: Duke u përgjegjur në një pyetje nëse pas ngjarjeve të fundit, pavarësia e Kosovës është vënë në rrezik, Presidenti Ibrahim Rugova e mohoi këtë pikëpamje, duke thënë se shtypi ndërkombëtar dhe personalitetet e ndryshme pohojnë se është e domosdoshme dhe është urgjente pavarësia e Kosovës, por edhe vetë këtë e thekson vazhdimisht. “Këto ngjarje mund të dobësojnë imixhin e progresin e Kosovës, por të gjithë e kanë kuptuar se pavarësia është e domosdoshme”, nënvizoi Presidenti Rugova/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

PRISHTINË,  17 Mars 2024/ Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, kryeredaktor i së cilës isha, para 20 viteve, në ditën e 19 Marsit 2004, në botim të jashtëzakonshëm në  kryeartikullin në ballinë kishte mbititullin ZHVILLIME DRMATIKE E TRAGJIKE NË KOSOVË, DHJETËRA TË VRARË E QINDRA TË PLAGOSUR dhe kryetitullin APELE: VETËPËRMBAJTJA DHE QETËSIA JANË INTERESI MADHOR I KOSOVËS.

Kryelajmi në këndin lart ishte TRUPA SHTESË TË NATO-s ARRIJNË NË KOSOVË.

Tituj të tjerë në ballinë që paralajmëronin shkrime nga faqet e brendshme të gazetës ishin: HOLKERI: POLITIKA E UNMIK-ut NUK KA NDRYSHUAR; PRESIDENTI RUGOVA: PROTESTAT JANË KUNDËR PAVARËSISË; SHQETËSIM I THELLË I KUVENDIT TË KOSOVËS PËR ESKALIMIN E PROTESTAVE; QEVERIA FTON QYTETARËT QË MENJËHERË T’I NDALIN PROTESTAT.

Editoriali që kisha shkruar e botuar në ballinën e gazetës Rilindja me mbititullin MESAZHET E KOSOVËS e me titullin PËRGJAKJA E KOSOVËS VËREJTJE PËR TË GJITHË i plotë është ky:

 MESAZHET E KOSOVËS

PËRGJAKJA E KOSOVËS VËREJTJE PËR TË GJITHË

Behlul JASHARI:

Dhuna dhe destabiliteti janë tragjike për të gjithë në Kosovë, do të ishte mesazhi i parë i ngjarjeve të fundit të përgjakshme, që ishin edhe sinjal alarmi për mungesat në sigurinë e qytetarëve.

Tmerrin e mungesës së sigurisë e shpalosi në mënyrën më tronditëse mbytja barbare e tre fëmijëve shqiptarë, që si reagim u pasua me revoltën, me vrasjen e dhjetëra qytetarëve të tjerë të Kosovës, me plagosjen e qindra të tjerëve, si dhe me zjarrvënie.

Të gjithë ata që kujdesen në mënyrë të veçantë për sigurinë e serbëve në Kosovë tashmë duhet ta shohin e ta ndiejnë edhe më qartë mesazhin se nëse nuk ka siguri për shqiptarët nuk mund të ketë siguri as për serbët. Se, siguria dhe lëvizja e lirë duhet të mbretërojnë për gjithë qytetarët e Kosovës dhe nuk mund të arrihen me enklavizime e ndarje etnike, as duke paralizuar jetën me bllokimin e rrugëve.

Mesazhet u drejtohen atyre që sigurinë e kanë përgjegjësi të rezervuar, UNMIK-ut, KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, misionit aq shumë të dashur e të  kërkuar nga kosovarët, veçmas nga shqiptarët, që nga koha kur goditeshin egërsisht nga gjenocidi dhe spastrimi etnik.

Por, ato mesazhe nuk drejtohen me djegien e veturave të UNMIK-ut dhe me plagosjen e ushtarëve të KFOR-it.

Shumica e kosovarëve, më shumë se të gjithë, e dëshirojnë një përfundim të suksesshëm të Misionit të UNMIK-ut në Kosovë.  Dështimi i Misionit të UNMIK-ut do të ishte edhe më shumë dështim për Kosovën.

Mesazhet iu drejtuan edhe liderëve e institucioneve të Kosovës, që të kryejnë punët që duhen kryer, e që të përmbushin obligimet që kanë marrë para elektoratit që i ka votuar. Disa liderë dhe institucione morën edhe mesazhin se duhet të reflektojnë edhe pse nuk kanë ndikimin që mendojnë se e kanë kur u drejtohen qytetarëve me thirrjet e tyre në rastet kur revolta shpërthen.

Zhvillimet e fundit në Kosovë, edhe për ndërkombëtarët, edhe për vendorët, kanë edhe mesazhin se nuk duhet të lejohen skenaret, manipulimet dhe dirigjimet nga Beogradi. As strukturat paralele, as organizimet e qendrat e shërbimeve të fshehta serbe, që janë vazhdimësi e një kohe e një regjimi që gjykohet në Hagë. As synimet e Beogradit për t’u futur me forca në Kosovë dhe për ta shfrytëzuar situatën më të re për ndarjen përfundimtare të Kosovës.

Për të gjithë, e në veçanti për ata që shohin ëndrra për rikthimin e Serbisë në Kosovë është mesazhi: E ardhmja e Kosovës nuk mund të ndërtohet pa vullnetin e kosovarëve.

Por, tash, mënyra më e mirë për përcjelljen e këtyre mesazheve dhe për të gjitha mesazhet e angazhimet e tjera për të mirën e Kosovës është: Rikthimi i qetësisë dhe paqes në Kosovë.

Dhe, është koha që të gjithë të jenë kundër dhunës. Asgjë nuk mund të arrihet me dhunë.

Dhuna nuk arsyetohet. Zgjidhjet e kërkuara do të gjenden në qetësi.

 NË BALLINË ME SHKRONJA TË BARDHA NË TË ZEZËN BOTOHEJ EDHE KY REDAKSIONAL: 

BOTIM I JASHTËZAKONSHËM, “RILINDJA” DEL EDHE NË KUSHTET KUR S’MUND TË DALË

“Rilindja” edhë në situatën që është dëshiron dhe është e përkushtuar t’i kontribuojë qetësisë, stabilitetit, demokracisë, tolerancës, orientimeve evroatlantike, aspiratave të Kosovës, të sotmes dhe të ardhmes më të mirë të qytetarëve të saj.

Është e përkushtuar për një informim të drejtë, profesonal, të jetë në nivel të proceseve e të standardeve për Kosovën.

Prandaj, “Rilindja”, që është histori e Kosovës qe 60 vjet, del edhe në kushtet kur nuk mund të dalë, botim i jashtëzakonshëm për ngjarjet e fundit në Kosovë. Ky numër u përgatit me llaptopë personalë, në mungesë të mjeteve për punë, e në shtëpi – në mungesë të lokaleve të punës, në një situatë të jashtëzakonshme, për të cilën opinioni është i njoftuar.

Besojmë e shpresojmë se së shpejti do t’i jepet fund mbylljes së gazetës tradicionale të Kosovës “Rilindja”, se do t’i krijohen kushtet për punë me kthimin në shtëpinë e saj në Pallatin e Rilindjes ose në lokale alternative. Presim të realizohen premtimet dhe zotimet e UNMIK-ut e të institucioneve të zgjedhura të Kosovës, realizimin e përkrahjes për të drejtën tonë të shprehur në një letër që na ka dërguar PSSP, Harrri Holkeri, që e vlerësojmë një ngjarje të madhe për “Rilindjen”.

SHËNIM NGA KRONIKAT E KOHËS – VITI 2004:
16 mars 2004: Në veri të Mitrovicës, tre fëmijë shqiptarë nga Çabra mbyten në ujërat e lumit Ibër, ndërsa pohimet e para të një fëmije tjetër që ka mbijetuar flasin se “ata janë ndjekur me qen prej serbëve dhe janë detyruar të hidhen në lumë”…Për tri ditë, 17-19 mars, Kosova përballet me ngjarjet më të rënda të pasluftës, të njohura si ngjarjet e marsit të vitit 2004… 

NGA RAPORTIMET E MEDIAS – QENDRËS PËR INFORMIM TË KOSOVËS NË 20 E 22 MARS  2004: 

PRESIDENTI RUGOVA, KRYEMINISTRI REXHEPI DHE KRYEPARLAMENTARI DACI KANË MIRATUAR MBRËMË NJË DEKLARATË TË PËRBASHKËT

Prishtinë, 20 mars 2004 – Tre udhëheqësit e institucioneve më të larta të Kosovës: Presidenti Ibrahim Rugova, Kryeministri Bajram Rexhepi dhe Kryeparlamentari Nexhat Daci kanë miratuar mbrëmë një deklaratë të përbashkët, me të cilën kanë vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë po përmirësohet.

Ata njëkohësisht kanë kërkuar që të shtohen përpjekjet për të kthyer gjendjen në suazat e normalitetit në Kosovë. Në një deklaratë të përbashkët të cilën e lexoi Presidenti Rugova thuhet se sulmet ndaj pjesëtarëve të pranisë ndërkombëtare janë në kundërshtim me interesat e Kosovës, sikurse edhe akte të tjera të dhunës dhe të rrënimeve, që kanë ndodhur ditët e fundit në Kosovë.


“E përsërisim se sulmet ndaj pranisë ndërkombëtare civile dhe ushtarake janë krejtësisht të papranueshme dhe në kundërshtim të drejtpërdrejtë me interesat jetike të Kosovës. Me këtë rast edhe njëherë theksojmë se shkatërrimet e objekteve fetare dhe kulturore, pasurisë publike dhe të shtëpive janë të papranueshme për popullin e Kosovës dhe të dënueshme”, thuhet në deklaratë.


Ndërkaq, kryeparlamentari Nexhat Daci tha se nuk do të ketë gjendje të jashtëzakonshme, që të shpallet nga dikush për shumë arsye. “Nuk mundet një vend që nuk i kontrollon vetë kufijtë, që nuk e ka ushtrinë e vet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, por këtë e kishim në shqyrtim”, ka thënë Daci. Ai shtoi se admirali Xhonson e bëri të qartë para gazetarëve që ngritet shkalla e masave të ndërmarra dhe ishim në pajtueshmëri të plotë.

 PRESIDENTI RUGOVA KA ANULUAR VIZITËN E PARAPARË NË SHBA PËR SHKAK TË ZHVILLIMEVE TË FUNDIT NË KOSOVË

Prishtinë, 20 mars 2004 – Për shkak të zhvillimeve të jashtëzakonshme të këtyre ditëve në Kosovë, Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, ka anuluar një vizitë të paraparë për javën e ardhshme në SHBA.


Presidenti Rugova ka pasur një ftesë nga guvernatori i Pensilvanisë për të vizituar këtë shtet, ndërsa qëndrimi i tij në SHBA përfshinte edhe takime të nivelit shumë të lartë në Uashington D.C. dhe takime të rëndësishme në Nju Jork, njofton Zyra e Presidentit të Kosovës.

NË KOSOVË MBËRRIJNË FORCA SHTESË TË NATO-s

Prishtinë, 20 mars 2004 – Në Kosovë po mbërrijnë përforcime për paqeruajtësit e NATO-s dhe aleanca është zotuar të vërë në kontroll dhunën që shpërtheu mes shqiptarëve dhe serbëve.


Më shumë se 2 mijë ushtarë amerikanë, britanikë, francezë, gjermanë, italianë dhe finlandezë, u dërguan për të ndihmuar 17 mijë trupat e alenacës që ndodhen në Kosovë.


Ushtarët britanikë po vendosen në pikat strategjike për të ndihmuar në vendosjen e rendit, pas shpërthimiet të dhunës etnike që la të paktën 31 njerëz të vrarë dhe 500 të tjerë të plagosur, duke përfshirë edhe 61 paqeruajtës.


Komandanti i NATO-s për Evropën Juglindore, admirali Gregori Xhonson, i përshkroi përleshjet e përgjakshme jo shumë të ndryshme nga spastrimi etnik dhe tha se ato duhet të marrin fund sa më parë.

LDK NË NJU JORK: KONFRONTIMI ME FORCAT E KFOR-IT DHE TË POLICISË ËSHTË RREZIK PËR TË ARDHMEN E KOSOVËS

Nju Jork, 20 mars 2004 – Çmimi, të cilin po e paguan Kosova nga zhvillimet e fundit në Kosovë, të cilat u kurorëzuan me mbi 30 të vdekur e mbi 600 të plagosur, si dhe me dëme të mëdha materiale e pronësore, është një çmim tragjik për Kosovën dhe për përpjekjet e saj në ndërtimin e demokracisë e të pavarësisë.

Apelojmë te qytetarët e Kosovës, – thuhet në një deklaratë të Degës së LDK-së në Nju Jork me rrethe, duke shtuar se po rrezikohet e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës dhe duke apeluar për gjakftohtësi dhe të përfillen kërkesat e institucioneve të Kosovës.


“E kuptojmë thellësisht shqetësimin dhe revoltën e qytetatëve të Kosovës pas ngjarjes tragjike të fëmijëve në lumin Ibër në Mitrovicë dhe solidarizohemi me dhembjen e tyre.

Poashtu e kuptojmë pakënaqësinë e tyre të thellë me bllokimin e rrugëve nga bandat e ekstemistëve serb dhe inskenimet e tyre të ndyta, por, në të njëjtën kohë, kërkojmë që pakënaqësitë e dhe protestat e qytetarëve me zhvillimet e kohëve të fundit në Kosovë të shqiptohen me rrugë paqësore dhe përmes institucioneve legjitime të Kosovës”, thuhet më tutje në këtë deklaratë dhe theksohet se “manifestimet e dhunshme, mbi të gjitha konfrontimi me forcat e KFOR-it dhe të policisë së UNMIK-ut e të SHPK-së si dhe aktet e djegieve e të shkatërrimit të shtëpive e të pronave sjellin para rrezikut të ardhmen e Kosovës”.


“Këto ditë, kur Kosova është duke kaluar nëpër ethet e rënda të një gjendjeje të jashtëzakonshme, mbi të gjitha duhet të mbretërojë arsyeja dhe veprimet e matura, vetëpërmbajtja nga aktet dhe manifestimet e dhunës. Sepse veprimet e dhunshme krijojnë imazhin për Kosovën si për një vend të dhunës, imazh ky për të cilin mbi të gjitha janë të interesuar armiqtë e popullit shqiptarë”, thuhet në deklaratë.


Në fund të kësaj deklarate, Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Nju Jork me rrethe, edhe njëherë i bëb apel qytetarëve tanë që të udhëhiqen nga udhëzimet e lëshuara nga institucionet legjitime të Kosovës, në krye mer Presidentin Ibrahim Rugova dhe që në bashkëpunim me organet e rendit e të sigurisë, me ato vendore dhe ndërkombëtare, t’i kontribuojnë normalizimit të situatës e të gjendjes së sigurisë në Kosovë dhe që kërkesat e tyre t’i shqiptojnë me anë të rrugëve institucionale.

SOT DITË ZIE NË KOSOVË NË NDERIM TË QYTETARËVE QË HUMBËN JETËN GJATË TRAZIRAVE TË FUNDIT  

Prishtinë, 22 mars 2004 – Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova ka shpallur ditën e sotme ditë zie në Kosovë për nderim dhe kujtim të qytetarëve që humbën jetën gjatë trazirave të fundit në Kosovë.

PRESIDENTI RUGOVA VLERËSOI SOT PARA GAZETARËVE SE GJENDJA KA FILLUAR TË NORMALIZOHET NË KOSOVË

Prishtinë, 22 mars 2004 – Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova pati sot një takim me gazetarë të vendit dhe të huaj në të cilën foli për situatën aktuale në vend.

Pasi përkujtoi se sot është ditë zie në Kosovë për të kujtuar dhe nderuar viktimat e trazirave të javës së kaluar, Presidenti Rugova vlerësoi se gjendja ka filluar të normalizohet, duke thënë se ishte më qetë gjatë këtyre ditëve në gjithë Kosovën.

“Ne do të fillojmë shqyrtimin e shkaqeve dhe të pasojave që u paraqitën në këto trazira.

Do t’i shqyrtojmë raportet me UNMIK-un që të jenë më produktive dhe më efikase”, tha më tutje ai. Presidenti theksoi se objektet e dëmtuara kulturore e historike, ato publike, si dhe shtëpitë e qytetarëve do të rindërtohen dhe në lidhje me këtë përkujtoi se Qeveria tashmë ka marrë një nismë në këtë drejtim.

Duke pasur parasysh progresin që ka arritur Kosova gjatë pothuajse pesë vjetëve të kaluara, Presidenti Rugova tha se vazhdimisht ka kërkuar të bëhet njohja formale e pavarësisë së Kosovës, duke nënvizuar se pavarësia është një çështje vitale për të gjithë qytetarët e Kosovës. “Pra një Kosovë e pavarur, demokratike e integruar në BE, në NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të, si dhe në marrëdhënie të mira me të gjitha fqinjët”, theksoi ai.

“Pavarësia i duhet Kosovës për të përshpejtuar zhvillimin e saj demokratik dhe ekonomik, sepse do të qetësonte popullin e Kosovës dhe këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, tha Presidenti Rugova, duke shprehur optimizëm se do të kapërcehet gjendja e krijuar në vend pas trazirave.


“Jam optimist se do të tejkalojmë shpejt këtë gjendje dhe do të vazhdojmë progresin dhe afirmimin e Kosovës në botë”, u shpreh zoti Rugova.


Duke u përgjegjur në një pyetje nëse pas ngjarjeve të fundit, pavarësia e Kosovës është vënë në rrezik, Presidenti Rugova e mohoi këtë pikëpamje, duke thënë se shtypi ndërkombëtar dhe personalitetet e ndryshme pohojnë se është e domosdoshme dhe është urgjente pavarësia e Kosovës, por edhe vetë këtë e thekson vazhdimisht. “Këto ngjarje mund të dobësojnë imixhin e progresin e Kosovës, por të gjithë e kanë kuptuar se pavarësia është e domosdoshme”, nënvizoi zoti Rugova.


Në pyetjen tjetër në lidhje me përpjekjet për ndërtimin e një Kosove multietnike dhe nëse pas ngjarjeve të fundit mund të ketë reperkusione, Presidenti Rugova tha se Kosova është si çdo vend tjetër në Evropë. Është një vend ku ka shumicën shqiptare dhe grupet etnike, minoritetet…

Koncepti multietnik do të thotë komunikim brenda shoqërisë, kurrsesi një inxhiering i popullsië të një vendi, tha ai. “Pra, unë kam thënë shpesh se edhe sot Kosova është multietnike, ka shumicën shqiptare, ka minoritetet, ato që ekzistojnë në Kosovë, prandaj perspektiva është që do të ketë komunikim mes të grupeve etnike, popullit të Kosovës, qytetarëve të saj”.


Duke komentuar raportet me UNMIK-un dhe ndërkombëtarët, Presidenti tha se këto çështje shpesh i ka theksuar, dhe UNMIK-u është dakord që këto raporte të shyrtohen, për të pasur marrëdhënie më produktive, më efikase, siç tha, në kuptimin normal të fjalës dhe jo në kontekst të këtyre ditëve. “Pra çështja e kompetencave, pastaj e institucioneve dhe autoriteteve të Kosovës dhe çështjet e tjera që të kemi një efikasitet më të madh të dy palët”.


I pyetur për 24 marsin, për bilancin e pesë vjetëve të kaluara në Kosovë, Presisdenti Rugova tha se është një bilanc pozitiv dhe është shënuar progres i madh në të gjitha fushat e jetës vazhdimisht. Pra 24 marsi është një datë e shënuar, tha ai, duke shtuar se të rinjtë e Kosovës e kanë quajtur “ditën e shpresës”. “Një respekt dhe një nderim i madh për NATO-n, për focat e KFOR-it, të cilat prej pesë vitesh që ndodhen në Kosovë po bëjnë sigurinë e vendit”, tha ai.


Në pyetjen tjetër, rreth pohimeve për ndarjen e Kosovës, dhe nëse bashkësia ndërkokmbëtare mund të bëjë ndonjë kompromis për pavarësinë dhe ta ndajë Kosovën, Presidenti Rugova u përgjegj:
“Këto janë spekulime të ndryshme, të cilat nuk vijnë në konsiderim as për bashkësinë ndërkombëtare as për ne.

Pra kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm. Dhe askund nuk janë prekur kufijtë e mëparshëm. Çdo lëvizje në këtë drejtim do të shkaktonte probleme të reja dhe çështje të reja”, tha Presidenti Rugova, duke ritheksuar se kufijtë janë të paprekshëm dhe të pandryshuar.

“INDIPENDET”: FUQITË E MËDHA DUHET PATJETËR TË CAKTOJNË DATËN PËR PAVARËSINË E KOSOVËS

Londër, 22 mars 2004 – Gazeta “Indipendent” e Londrës ka botuar një koment në të cilin përkujtohen fjalët e Riçard Hollbrukut që kishte paralajmëruar serbët se duhet të zgjedhin Kosovën apo Evropën, duke konkluduar se nëse zgjedhin Kosovën do të humbin të dyjat.


Në tekstin e Markus Tanerit, i cili më herët ka qenë korrespondent nga Ballkani i kësaj gazete, e tani bashkëpunëtor i Institutit për Luftën dhe Paqen, theksohet se politikanët e Beogradit nuk po tregojnë publikisht kurrfarë shenje se ky paralajmërim i Hollbrukut ka arritur deri në veshët e tyre.


Të gjithë druajnë, shkruan “Indipendent”, madje edhe nëse paralajmëroni diçka të tillë, Kosova me të vërtetë do të jetë e humbur. Tani Serbia rrezikon sërish të karakterizohet si vend jostabil, ngapak tmerrues dhe i pasigurt për investime.


Dhe, siç pritet, nëse në zgjedhjet presidenciale në Serbi fiton partia ultranacionaliste, e cila angazhohet për kthimin e të gjitha territoreve serbe të humbura gjatë viteve nëntëdhjetë, atëherë sheqetësimi vetëm sa do të rritet.


Autori në “Indipendent” përfundon se fuqitë e mëdha duhet patjetër të caktojnë datën për pavarësinë e Kosovës dhe të punojnë në këtë drejtim se si të sigurojnë autonomi për bashkësinë serbe në Kosovë, ose të ofrojnë ndonjë alternativë madje edhe nëse do të nënkuptonte ndarjen në vija etnike.

NË PROTESTAT E FUNDIT NË KOSOVË KANË HUMBUR JETËN 24 PERSONA DHE 551 JANË PLAGOSUR

Prishtinë, 22 mars 2004 – Sipas bilancit më të ri të KFOR-it në Kosovë në protestat e fundit kanë humbur jetën 24 persona dhe 551 janë plagosur, prej tyre 22 në gjendje të rëndë. Në mesin e të plagosurve janë edhe 98 pjesëtarë të policisë së UNMIK-ut dhe SHPK-së, si dhe 55 pjesëtarë të KFOR-it.


Ndërkaq, anembanë Kosovës janë djegur 27 makina të UNMIK-ut, 19 makina të SHPK-së dhe 24 makina të civilëve. Kështu kanë theksuar burimet e administratës së UNMIK-ut në Kosovë.

KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN NË ÇIKAGO APELON TË RUHET MIQËSIA E KRIJUAR ME MUND ME SHBA-të

Çikago, 22 mars 2004 – Kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan i Illinois-it, me seli në Çikago, në bashkëpunim me partitë politike dhe organizatat që veprojnë në këtë shtet, denon ashpër përshkallëzimin e dhunës dhe prishjen e rendit dhe qetesisë publike në Kosovë, kurse familjeve të viktimave u shpreh ngushellimet më të thella.


Ky komunitet, ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë me Kosovën dhe me popullin e saj. Prandaj, ai apelon te populli i Kosovës që të mos bjerë në provokimet dhe kurthat e sherbimeve të huaja të cilat gjatë kohe janë të përgatitura dhe planifikuara nga qeveria serbe në Beograd që me çdo kusht të pengohet Pavarësia e Kosovës.


Ky komunitet apelon te populli i Kosoves që institucioneve te saj dhe atyre ndërkombetare t’u japë përkrahje të plotë në zgjidhjen e problemeve dhe në normalizimin e situates.


Ky komunitet denon ashper sulmet ndaj forcave ndërkombetare te KFOR-it dhe te UNMIK-ut si dhe djegjet e monumenteve fetare ne Kosove dhe fton popullin e Kosoves të jetë me tolerant ne situata të vështira.


Ne i kuptojmë veshtiresitë dhe pengesat e popullit te Kosoves, por, jemi të bindur se ekzistojne forma tjera demokratike per realizimin e qellimeve kombetare, te cilat , nuk kane kurgje te perbashket me dhunen.


Populli i Kosoves është i vetëdijshem për kontributin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe të aleatëve të saj në çlirimin e Kosoves. Prandaj, ky popull duhet të jetë i përgatitur të sakrifikojë edhe durimin. Populli i Kosoves, me institucionet vendore dhe ndërkombetare duhet të bashkëpunojë maksimalisht me qëllim që të ruhet miqësia e krijuar me mund, sidomos me ShBA-të.

LAJMI QË KAM SHKRUAR NË 22 SHTATOR  2006: KOSOVË, ARRESTOHEN SHTATË VETA PËR NGJARJET E MARSIT 2004

Në Kosovë janë arrestuar dje shtatë persona të dyshuar për pjesëmarrje dhe kryerje të veprave gjatë trazirave të marsit 2004. Zyra për informim e Shërbimit Policor të Kosovës ka bërë të ditur se arrestimi është kryer me autorizimin e prokurorit, ndërsa hetimet janë zhvilluar nga hetuesit e SHPK-së dhe ata ndërkombëtarë. Policia ka  bërë të ditur se hetimet janë të mbikqyrura nga prokurori kompetent, pa dhënë hollësi të tjera.

Deri tash për ngjarjet e marsit 2004 janë gjykuar dhe kanë marrë dënime të ndryshme rreth 240 persona. Trazirat e marsit, ku humbën jetën 19 veta e pati  qinda të plagosur, pasuan një ngjarje tragjike të mbytjes së tre fëmijëve shqiptarë në lumin Ibër në veri të Kosovës.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Prishtinë ka publikuar emrat e 11 shqiptarëve e 6 serbëve të vrarë gjatë protestave më 17 e 18 mars, si dhe emrat e tre fëmijëve shqiptarë të mbytur në Ibër më 16 mars, në rrethana ende të pandriquara.

Filed Under: Reportazh

AMERIKANËT DUAN TË DINË PËR SHENJTEN NËNË TEREZA

March 19, 2024 by s p

Fjala e znj. Eda Zhiti në Kishën “St. Mary” në Mokena, në shtetin Illinois.

Father Dindo Billote do të shkruante: Uau!! Sot ishte një ditë e veçantë në “Shën Marinë” tonë! Kishim një folëse të mrekullueshme, një eksperte, që na vizitoi, ajo e ka njohur Shën Nënë Terezën e Kalkutës!

Unë e takova Eda Agaj Zhitin me bashkëshortin e saj Visar Zhiti gjatë pelegrinazhit tonë të fundit në Tokën e Shenjtë dhe ishte privilegj të bisedoje me këtë çift të mrekullueshëm, shenjtorë nga Shqipëria!

Në pasdioten tonë në Kishën “St. Mary” fjala e Edës ishte e shkëlqyer dhe përsiatjet e saj mahnitëse! U ndjeva sikur isha në praninë e Shën Nënë Terezës dhe Shën Gjon Palit II, ndërsa ajo po fliste për ta! Zoti është kaq i mirë me ne në Famullinë “St Mary” në Mokena!

Biseda e Edës është pjesë e serisë së takimeve tona për Shenjtorët Modernë, që janë mozaikë në qelq në vitrazhet e Kapelës tonë të hershme të adhurimit të Shën Marisë, e ndërtuar në vitin 1864. Në dritaret e reja përndrisin Shenjtorët, për të cilët ne do të sjellim ekspertë për të na folur për ta Eda është folësja jonë e parë!! Isha gjithashtu i lumtur që pashë shumë nga pelegrinët e Tokës së Shenjtë të na bashkoheshin në pasditen tonë! Prapë bashkë. Të gjithë në mbështetje të Edës! Po ashtu shoh familjarë dhe miq këtu që janë nga Shqipëria! Ka dhe protestantë dhe myslimanë plot. Lutja jonë është që t’i sjellim edhe tek Jezusi. Bashkë me famullitarët tanë të mrekullueshëm këtu! Zoti është kaq i madh! Më pëlqen e gjithë kjo…

SALLA E TAKIMIT

Na mblodhi Shenjtja shqiptare Nënë Tereza, – po thoshin të gjithë të pranishmit.

Tryezat e rrumbullakta në sallën e madhe të kishës ishin plot si në festa. Sa të përzemërt janë amerikanët! Befasi e bukur ishin dhe ta pelegrinë te Tokës së Shenjtë, ja, mes tyre i riu Jeremy, i qeshur dhe i dhembshur me prindërit e tij, familja e bukur Nowak, krenaria – veterani i Vietnamit Jim me Zonjën, të tjerë e të tjerë, salla plot. Po edhe grupi i shqiptarëve aty, Imelda me Ernestin, Vjollca me Mitron, Flora me Dhimon, Artani me Zonjën, Taipi, Blerina, Liza, Sonila me vajzën si kukull, e Asosacionit “Care for Albania” e të rinj plot.

Father Dindo plot mirësi hapi atë takim aq të ngrohtë. Fjala e të ftuarës Eda Zhitit rrodhi si një lutje dhe u ndoq me aq vëmendje dhe emocion, – na u duk sikur erdhi vetë Nënë Tereza këtu, – do të thoshin pas duartrokitjeve.

Kumboi anglishtja liturgjike, por dhe shkodranishtja, dhe korçarçja – të ëmbla të dyja, përsëri bisedat për për mrekullinë Nënë Tereza, na bashkoi kaq bukur, vazhdojnë të falenderojnë, na sollët Shenjten, – përsërisin, – familjen e saj dhe atdheun, Shqipëri e Kosovë dhe shekullin e saj, le ta quajmë të Nënë Terezës…

COPËZA NGA LIGJËRIMI:

NËNË TEREZA – SHENJTORJA E SHEKULLIT TË XXI,

GRUAJA MË E FUQISHME E BOTËS…

“In the silence of the heart God speaks”

Saint Mother Teresa.

…on the occasion of Mother Teresa’s birthday, there was an official reception at the UN, during which the documentary film on her life and works all over the world, was presented. Perez De Cuellar, UN secretary, at that time, introduced Mother Teresa by saying: “Here is the most powerful woman in the world. She is “the United Nations”, because Mother Teresa unites the whole world in love…” 1

1.

Këtë do të desha të kujtonim sot së bashku, diçka nga jeta e Nënë Terezës, që pse ajo është gruaja më e fuqishme dhe si e bashkon botën…

Unë jam bashkëatdhetare e Saj, dhe kur tregova se me tim shoq e djalin tonë e kishim takuar, kemi vizituar shtëpine e saj, etj, kjo bëri pershtypje dhe siç duket Fr. Dindo nuk e harroi dhe u thirra të tregoj dhe këtu. Pranova. E ndjeva detyrë. Unë jam shqiptare siç është dhe Nënë Tereza shqiptare.

Ajo është frymëzim për ne dhe botën dhe kudo ku ka shkuar, ka përhapur paqen.

Po jetojmë në kohë të shqetësuara dhe me luftë. Po e thyej kronoligjinë e fjalës time dhe tregoj menjëherë: në vitin 1982 Nënë Tereza 71 vjeçare shkoi në Bejrut, kaloi ne Palestinë dhe Izrael për të shpëtuar jetë fëmijësh dhe prej pranisë së saj u bë armëpushim.

Motra të Nënë Terezës sot janë në Ukranë për të shpëtur njerëz në gërmadha.

Ukrainian President Volodymyr Zelensky e falenderon dhe Shqipërinë për mb:eshtetjen në luftën kundër Rusisë dhe ndihmat i krahëson me aktet e N;enë Terezës. Nënë Tereza edhe duke mos qenë fizikisht, e ndihmon njerëzimin me frymën e saj. Me lutjet e saj, lutem tani që lufta kudo t’i lerë vendin paqes sa me shpejt dhe perherë. Amen!

2.

Lejomëni të jem më intime në rrëfimin tim.

Ndersa Nënë Tereza ishte bere e famshme ne bote, ne atdheun e saj, ne Europe, ne Ballkanin e ashper, ne Shqiperine e varfer, nuk i dinin as emrin, ishte e ndaluar nga dikatura komuniste qe sundonte, nderkaq Shqiperia ishte vendi i mbyllur, ateist me kushtetute, qe kishte shkaterruar tempujt e fese dhe kleriket i kishte futur burgjeve apo dhe i kishte pushkatuar.

Më pas, kur diktatura po binte, ne njohem zerin e Saj, bemat e mrekullueshme, atë vetë, lutjet, porosite…

Ajo u bë ikona e gjallë dhe e familjes sime.

FAMILJA

e Nënë Terezës vinte nga Kosova, katolikë tradicionalë.

Kolë Bojaxhiu, babai i saj,

ishte një tregtar bemires me autoritet. Mbështetës i themelimit të teatrit te Shkupit, të Bandes Muzikore të qytetit, e mbi të gjitha mbështetës i çështjes së pavarësisë së Shqipërisë, te pushtuar nga perandoria osmane. Prandaj dhe helmuan shovinistët…

Drane Bojaxhiu

Nëna e Nënë Terezës, ishte një grua e devotshme, e përulur, e përkushtuar, ajo rriti dhe edukoi 3 fëmijët e saj jetimë. (dy i kishin vdekur).

Nënë Tereza do të thoshte më vonë për atë: “Nëse do të shpallej ndokush shenjte, ajo duhet të jetë Nëna ime”. Ajo i dha bijës së vogël frymën e krishterë, pasionin dhe virtytin që bënte për të tjerët.

Lazër Bojaxhiu

është vëllai i madh i Nënë Terezes.

Ai studio në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, u bë oficer dhe për shkaqe politike emigroi herët në Itali.

Nënë Tereza do t’i thoshte atij më vonë me humor: Ti je oficer në shërbim të një mbreti që ka një million, një milon e gjysmë banorë, unë jam në shërbim të Zotit që ka gjithë universin.

Age Bojaxhiu

është motra më madhe e Nënë Terezës

Para se të niste Lufta II Botërore, atë do ta merrte nëna e saj, Drania, dhe do të shkonin në Shqipëri e do të vendoseshin në kryeqytet, në Tiranë.

Agia pas luftës do të punonte në Radio – Tirane, në sektorin e gjuh;eve sllave, meqenëse dinte serbo-kroatisht. Por do të mbylleshin kufijtë, do të vendosej diktatura komuniste dhe ato, nënë e bijë nuk do ta shihnin më as Lazrin dhe as Nënë Terezën.

Gonxhe Bojaxhiu,

është fëmija i tretë, Nënë Tereza e ardhshme, Shenjtorja e Kohëve Moderne….

THIRRJA:

Në kishën kroate të Letnicës, në Kosovë, jo shumë larg shtëpisë së saj, Nënë Tereza ndjeu thirrjen…

Shtëpia e Nënë Terezës nuk është më Shkup, tani kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut.

Mbi sheshin e ri janë vëne shenjat, vizimet, projeksioni se ku ka qenë ajo shtëpi. Tre pllaka me pak tekst e dëshmojnë këtë gjë, njëri është në gjuhën maqedonase, një tjetë në anglisht dhe tjerri në shqipe. Ai në gjuhën amtare të Nënë Terezës vazhdimisht ose e thyejnë ose e vjedhin. Kur kemi shkuar të vëmë lule aty, nuk e kemi gjetur.

Unë kujtoj me emocion kur me tim shoq shkuam në Shenjtëroren e Letnicës, ku Nënë Tereza ndjeu thirrjen e parë për t’u vënë shërbim të Zotit.

Tim biri student në atë kohë në Universitetin Katolik “Sacro Cuore” në Milano, i dërgova një fotografi të shenjtërores ku i thosha: “Ja kisha ime”. Ende e ndiej të tillë…

THIRRJA BRENDA THIRRJES

Nëna e Nënë Terezë do t’i çonte një letër në Indi, ku do t’i thoshte që të mos rrinte e mbyllur por të dilte t’u shërbente njerëzve.

Murgesha e re tregon se një ditë në rrug:e kishe parë një njeri të uritur q;e po e hanin minjtë. Ajo u tmerrua dhe donte të ikte me vrap, pastaj u kujtuar për diçka dhe u kthye. Përzuri minjtë dhe e ngriti njeriun që po e hanin minjtë. E çoi në një spital, por nuk ja pranuan, në një tjet:ed dhe n:e një tjetër, por jo. Dhe e mori në shtëpinë e saj dhe e solli në jetë.

Kjo do të ishte metafora e misionit të Nënë Terezës.

Dhe vazhdoi:Ajo hapi shtëpitë e mëshirës si fillim në Indi ku jo vetëm varfëria ishte ekstreme, por dhe etja për Zotin, për të vazhduar në Amerikën Latine si Venezuelë, Peru, Brazil, në Kolumbi, në Bolivi, në Argjentinë, Guatemalë, Uruguaj për të vazhduar në Europë: në Itali madje deri brenda në Vatikan. Në Austri. Belgium, Finland, Holland, Poland, France, Germany, Great Britain, Greece, Ireland, Poland, Portugal, Spain, Ex Yugoslavia, Russia, dhe pas rënies s:e diktaturës dhe në atdheun e saj në Shqipëri.

3.

Nga letra e Nënë Terezës, shoh dy çështje, që do t’i ndaj këtu me ju:

E para: Njohja ndërkombëtare i erdhi asaj si rezultat i përkushtimit të jetës së saj më të varfërve të më të varfërve, lebrozëve e te sëmurëve në pergjithësi e atyre që ishin në grahmat e fundit të jetës, të qenit e saj pro jetës e kundër abortit – shkatërruesin e dashurisë e paqes sipas saj, mbështetja fëmijëve të abandonuar, nxitja e dialogut ndërfetar, nxitja e paqes.

E dyta: Misionaret e mëshirës, motrat e saj, por dhe vëllezerit, Nënë Tereza i sheh si “dhuratën më të mirë që kisha mund t’i bëjë një vendi”.

Kardinal Komastri rrëfen: “Ishim në shtëpinë e Nënë Terezës në San Gregorio, ishim në kapelë kur bie zilja e telefonit. Ishte Gjon Pali II. Nëna shkon të përgjigjet e në kthim më thotë: “Ishte Papa. Nesër më do në meshë në kapelën e Tij.

Nëna i kërkoi Papa Gjon Palit të II-të: “At i Shenjtë, dua të të bëj një dhuratë përpara se të vdes”.

– “Dhuratat e tua janë të rrezikshme, – iu përgjigj Papa.

Nëna duke buzëqeshur iu përgjigj: “Dhurata ime është të mbush Vatikanin me të varfër. Dua një qoshe ku të sjell të varfrit pranë teje. Papa tejkaloi vështirësitë dhe u hap shtëpia, Casa “Dono di Maria”.

E kam vizituar dhe unë këtë shtëpi brenda Vatikanit.

SHQIPËRIA E VOGËL

NË BOTËN E MADHE

Do të ndal pak në atdheun tim që është dhe i Nënë Terezes. Asaj i qe refuzuar me vite e viti nga dikttura komuniste ateiste të vinte në Shqipëri, që nëse, nuk takoi dot nënën dhe motrën, të çonte lule në varret e tyre. Kur ra perandoria komuniste dhe Shqipëria po ndryshonte ajo i dërgoi një letër Presidentit të atëhershëm të Shqipërisë, “I have no gold nor silver, but I give you my sisters and I hope together, we will do something beautiful for God and our people.”.

Letrën është shkruam me dorë dhe është nxjerrë nga arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Shqiptare. Është në anglisht, ndoshta si qortim, se ata, shteti, e kishin shprishur shqipen e lashtë liturgjike. S’kam flori e argjend, – shkruante, por motrat e maid he duam të b:ejm:e diçka të bukur për Zotin dhe veç popullin tone…

Nënë Tereza erdhi në Shqipëri për herë të parë në gusht 1989. Dhe po vinte shpesh e më shpesh, edhe dy here në vit. E pane shqiparët me dashuri dhe adhurim.

Një herë ku Presidenti i ri i Shqipërisë me bashkëshorten e tij shkuan ta takonin Nënë Terezën në një nga shtëpitë e dashurisë, siç i quante ajo, e gjetën atë duke pastuar çimenton. Buzëqeshi siç dinte ajo, por punën nuk e ndaloi. Siç duket donte të na thoshte se ne kemi nevojë të pastrojmë tokën, ku shkelim, ecjen tone, ndërgjegjen.

Kur Papa Vojtila erdhi të vizitojë Shqipërinë ne 25 prill 1993, Nënë Tereza arriti më parë se ai, që ta priste si bija që atin në pragun e derës së shtëpisë.

Tani aeroporti në kryeqytetin shqiptar ka emrin e Nënë Terezës. Ne na duket sikur të gjithë që shkojnë në Shqipër i pret Nënë Tereza dhe ata që ikin nga Shqipëria i përcjell ajo me bekimet e saj.

SHENJTËRIMI.

Ne ishim në Vatikan, në sheshin më të bukur të botës katolike, në San Poetro ashtu siç kishim ardhur familjarisht kur u lumtura dhe vendi pranë altarit ishte plot me tulipanë nga Hollanda.

Nuk mund të rri pa e thënë, ne punuam për palën shqiptare në këtë shenjtërim, sepse shërbenim në ambasadë pranë Selisë së Shenjtë. Me vete kishim dhe lutjet e shenjtes Nënë Tereza, të cilat i botoi për herë të parë në shqip im shoq. Po dhe një portret të Nënë Terezës, që e ksihte vizatuar djali ynë, kur ishte tre vjeç e gjysmë, me disa kryqe ne fond me ngjyra të ndryshme, që do ta botonte dhe gazeta e Vatikanit “Osservatore Roamno” duke komentuar se ato kryeqe ashtu përfaqësonjnë racat njerëzore që bashkon Nënë Tereza dhe viziatimi i këtij fëmije është m:e I forte se traktatet e burrave t:e shtetve.

Kishte kaq shumë dritë dhe emocion ajo e diel e 4 shtatorit 2016. Mbi 120 000 pelegrinë, të ardhur nga të gjithë kontinentet, valonin flamujt e Vatikanit, por dhe të Shqipërisë, të Indisë, Europës dhe të Amerikës.

Zëri Papa Françeskut duke sikur pëhapej me flatrat e bardha të pëllumbave dhe ndalte në folenë e çdo zemre, shkrujat në librin tim, që ia kushtova kësaj ngjarjeje të madhe, “Il girono di Santa Madre Tereza” (Dita e Shenjtes N:en;e Tereza”, që e botoi “Libreria Rditrice Vaticana:” për të cilin jam ftuar në disa promovime dhe kam dhën;e intervistë dhe në “Zërin e Amerikës”.

Desha të mblidhja emocionet dhe mendimet e të gjithëve që ishin aty, 120.000 veta nga e gjith:e bota, por ishte e pamundur. Po të grave? Edhe ato ishin me mijëra.

Dh më lindi befas ideja që të bëja një antologji me mbresat vetëm të grave të Trupit Diplomatik, të ambasadoreve dhe bashkëshorteve të ambasadorëve, të merrja qoftë dhe një fjali nga secila, të linim si dëshmi tonën në atë ditë madhore.

E ndjeja detyrë si bashkatdhetare e Nënë Terezës. Kjo më solli këtu dhe do të vazhdoj…

Filed Under: Reportazh

Një Penelopë legjendare në dy kryevepra arti dhe në dy shpirtje shprehëse

March 18, 2024 by s p

Albert Vataj/

Ajo është Penelopa e Homerit, e Odises, e mitit të shndërruar në ikonë të gruas besnike, e bashkëshortes që pret burrin që sfidoi detet gjatë kthimit nga Lufta e Trojës për në Itakë. Dhe ajo e ndërtoi këtë madhështi, përmes së një simbolike që gjeti një inspirim për shumë krijues dhe artistë që gjithnjë u pamjaftuan më çfarë pavdekësuan ata këtë grua. Ditën end dhe natën sh’end, është ngulitur thellë si një thirrje e ligjësisë së shpirtit të një gruaje, e hyjnisë së saj që lartësohet në beskim. Së andejmi morën shkas gjithë epikat e qëndresës së gruas, duke u bërë këtë një fill që lidh çdo legjendë apo trill, çdo të vërtetë apo idealizim.

Penelope duke fjetur nga Cavalier Jules, 1849, e vendosur në sallën qendrore, Musée D Orsay, Paris dhe derdhja e mermertë e Penelopës së trishtuar, nga Leonidas Drosis, vepër e cila ndodhet në Luvër, janë dy prej shumë e shumë trajtimeve të kësaj tematike, në të gjitha gjinitë e artit. Këto janë dy skulptura në mermer, të krijuara në idealizim të një prej legjenda e besnikërisë së gruas, të asaj që e bëri atë një pikë kulmore të një vepre që qëndron në themel të klasicizmit.

Skulptori akademik francez, Pierre-Jules Cavelier (30 gusht 1814 – 28 janar 1894) e përjetëson këtë grua ikonike duke fjetur, ndërkohë që neoklasiku grek i shekullit të 19-të, Leonidas Drosis e nxori nga mermeri Penelopën në një prehje të pikëllimtë, ulur mbi fronin e saj mbretëror.

Si, Jules Cavelier ashtu edhe Drosis, përcjellin, rengun e endëses që e simbolizon atë. Në të dy skulpturat ajo mban në dorë lëmshat e fillit që end e sh’end qefinin për babain e Odises. Francezi ka zgjedhur ta sjell ndërsa ajo fle, e lodhur dhe e rraskapitur në qëndresën prej besnikeje, ndërkohë që greku e skalit me një portret të pikëlluar nga mundimi dhe pritja e stërgjatë.

Siç dihet Penelopa është e martuar me personazhin kryesor, mbretin e Itakës, Odiseun (Uliksi në mitologjinë romake), dhe vajzën e Icarius të Spartës dhe Periboea (ose Polikastës). Ajo ka vetëm një djalë me Odisen, Telemakun, i cili lindi pak para se Odiseu të thirrej për të marrë pjesë në Luftën e Trojës. Ajo pret njëzet vjet për kthimin e Odises, kohë gjatë së cilës ajo sajon strategji të ndryshme dinake për të vonuar martesën me njërin nga 108 pretenduesit (të udhëhequr nga Antinous dhe duke përfshirë Agelaus, Amphinomus, Ctessippus, Demoptolemus, Elatus, Euryades, Eurymachus dhe Peisand).

Pas kthimit të Odises, i maskuar si një lypës i moshuar, ai zbulon se Penelopa ka mbetur besnike. Ajo ka shpikur truke dinake për të vonuar kandidatët, një prej të cilave është të pretendojë se është duke thurur një qefin varrimi për babain e moshuar të Odises, Laertes, dhe me të përfunduar ajo do të zgjedhë një nga ata që e synojnë atë. Çdo natë, Penelopa, për tre vjet, zhbën një pjesë të qefinit që end ditën, derisa Melantho, një skllav, zbulon mashtrimin e saj dhe ua bën prezent rivalëve.

Përpjekjet e Penelopes për të vonuar rimartesën shpesh shihen si një simbol i besnikërisë ndaj burrit të saj, Odises.

Arti është përpjekur ta ruaj të pavdekshëm simbolikën e besnikërisë së kësaj gruaje, duke e mëtuar në vepra dhe hymnizuar në aktin sublim të besnikërisë, që përcillet si një trofe i një gruaje, të cilën mund ta lodhi pritja por jo ta gjunjëzojë. Sepse ky është arti, kjo është ajo çfarë shpirtrat krijues kanë tentuar t’u shpërfaqen gjeneratave, duke e ofruar besnikërinë e kësaj gruaje si një flijim të shenjtë, si një premtim që pëshpërit thellë në brendinë e një gruaje, aq thellë sa mund të depërtojë vetëm koha dhe arti.

Filed Under: Reportazh

FAQE ARKIVI: Reportazhi nga kufiri Kosovë-Shqipëri “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”- Mars 1996

March 16, 2024 by s p

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

Para 28 viteve, në 18 Mars 1996, në gazetën e përditshme të rezistencës “Bujku”, të vetmes shqip atëherë në Kosovë, themelues-kryeredaktor i parë i së cilës isha, në reportazhin nga kufiri Kosovë-Shqipëri me titull “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, i dërguar edhe në Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë dhe që në “Paraqitje e shkurtër e regjistrimeve të gjetur” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë e gjejë se është botuar, në 19 Mars 1996, edhe në gazetën Rilindja që dilte në Tiranë pas ndalimit nga regjimi okupues në Prishtinë, mes tjerash, kam shkruar:

“Një grup i të rinjëve dhe të rejave nga rrethi i Prizrenit, ditë më parë ishin penguar të shkojnë në Shqipëri, meqë nuk iu ishin dhënë vizat dalëse nga administrata e instaluar policore serbe në Prizren.

Qëllimi i udhëtimit të tyre në Shqipëri ishte të marrin pjesë në festën e njohur të qytetit të Elbasanit-të Ditës së Verës, Ditës së Luleve, të 14 Marsit.

Donin të shihnin se si kremtohet në Elbasan e njëjta festë që është edhe në Prizren e rrethinë”…

***

Në gazetën “Bujku” reportazhi ka nënshkrimin edhe të korrespondentit të saj në Prizren, Fatmir Pireci, bashkë me të cilin shkuam drejt kufirit…

Filed Under: Reportazh

SHQIPËRIA, VENDI KLASIK I HERONJVE 

March 14, 2024 by s p

Dedë Gjon Ujka: Hero i fundit i heronjve të Lahutës së Malcisë të

                                         At Gjergj Fishtës                  

A person standing at a podium with a flag

Description automatically generated

Disa ditë më parë, më fort për arsye nostalgjike, isha duke shfletuar një numër të vjetër të revistës së Ernest Koliqit, “Shëjzat” (1974 -1-10), kur më ra në sy shkrimi me titullin “Shqipnija Vendi Klasik i Herojve” — një artikull ky që përkujtonte karakteristikat e burrave të dikurshëm të Malësisë së Madhe – duke veçuar malësorin Dedë Gjon Ujka – që në moshën 103-vjeçare kishte ndërruar jetë në vitin 1972, në Malësinë e Madhe.  

Veçohej burri i maleve tona, Dedë Gjon Ujka si përfaqësues i heronjve klasikë të Shqipërisë – i fundit i tillë nga ata për të cilët shkruante At Gjergj Fishta në epopenë kombëtare, “Lahuta e Malcisë” – të asaj Shqipërie, që sipas Felix Julie, që “Në të gjitha kohërat ka qenë djepi klasik i heronjve”.  Artikulli veçon gjithashtu karakteristikat e Dedë Gjon Ujkës, që ndërroi jetë jetë në fillim të 1970-ave — i fundit i heronjve malësorë të Lahutës së Macisë të At Gjergj Fishtës — edhe si përfaqësues i vlerave dhe trimërisë së “Shqiptarit”, që sipas F. Pouqueville ish-diplomatit dhe historianit francez, “me shtatin e tij vigan, me zërin e tij sokëllim sit ë shqipes, paraqet luftarin e maleve…I gatshëm dhe i papërtueshëm në betejë, i paepur dhe i patundur në fatkeqsi, i palodhur dhe i pakursyer në mundime, ai i del përpara çdo rreziku”, sh[nohet në artikullin e revistës “Shëjzat”.

Siç e dinë lexuesit e Lahutës së Malcisë, kryevepra e Poetit Kombëtar At Gjergj Fishtës është e mbushur me emra të heronjve të tillë, të cilët, siç vjershëtonte Lordi Byron (Bajron), “Kur besa dhe nderi i thrret të derdhin gjakun, ata si trima turren ku t’i çojë i pari i tyre.” Në Lahutën e Malcisë, Fishta kujtoi luftërat e harruara, historinë e pashkruar, shënoi emrat e tyre në altarin e Kombit – ashtu siç e meritonin! Marash Ucin, Oso Kukën e Abdyl Frashërin, (“I la nam ai Toskënisë, Faqe të bardhë i la Shqypënisë”, ndër të tjerë heronjë që përemdn Fishat në Lahutën e Malcisë.

Njëri prej këtyre luftëtarve trima të maleve tona – që siç cilësohet në revistën “Shëjzat” “si “Heroi i fundit i Lahutës së Macisë”, Dedë Gjon Ujka, “Duke mundur turkun e sllavin me trimëri, ai mundi me vjetërsi edhe shekullin”.  Ndërroi jetë në vendlindjen e tij në Malcinë e Madhe në vitin 1972, në moshën 102-vjeçare, por jo pa parë dhe provuar rreziqe dhe shumë vështërsi të tjera nën komunizëm, siç ka vuajtur mbarë Malësia e Madhe nga diktatura sllavo-komuniste, envero-titiste. 

“Një besim popullor thotë se për ironi të fatit, disa heronj jetojnë gjatë për me pa e provue më shumë rreziqe dhe vështirsi të ndryshme. Dedë Gjon Ujka, njëmend pau mjaft  fatkeqsi, pësoi shumë mundime dhe  përjetoi tragjedi familjare e kombëtare. Në familjen e tij, pau komunistët kah i djegin shtëpinë, i marrin pasurinë dhe i vrasin, nji  prej  bijve të tij, Pashkun. Në kombin mbarë ai pau çka nuk kishte parë as në   kohën e turkut. N’ato male të Malcisë, të zbardhuna prej bore dhe të  skuquna prej gjakut, Dedë Gjon Ujka, pau burrat e dheut kah i hjedhnin   prej shkambit dhe kah i mbulojnë me gur e rroxga.  Në ato fusha të Arbnisë, të njomura me djersën e ballit dhe të lagura me lotët e zemrës, pau njerëz që pushkatoheshin në rreshta dhe të varroseshin në grumbuj neper kanale e gropa, që ata vet kishin hapur. Pau bashk me bijtë e vet, qinda e mijëra shqiptarë kah rrahen e mundohen nepër kampe e burgje.” 

Trimi i Lahutës së Malcisë, sipas artikullit në Shëjzat, “Pau kah fiken   konaqe, kah digjen katunde e bajraqe, kah rrënohen kisha e xhamija, kah mbyllen kuvende e teqe, kah prishen fé e zakone pa të cilat nuk jeton nji popull; pau kah thehen lahuta e qytelija me të cilat përjetohen dhe unjisohen në fushën e luftës për liri, të gjallë e të vdekun: heronj të largët e t’afërt, në kohë e brezni”.

Po e sjell këtë shkrim modest bazuar në artikullin e botuar në vitin 1974 në revistën “Shëjzat” të Ernest Koliqit, kushtuar Dedë Gjon Ujkës, njërit prej heronjve të Lahutës së Malcisë të At Gjergj Fishtës, duke besuar me autorin se të jetuarit gjatë të këtyre stërgjyshërve të Kombit, dëshmitarë trima dhe bujarë, të jetë thenë nga “Ora e bardhë e Shqiptarisë”, që jeta e vështirë plot vuajtje e sakrifica si dhe verpimtaria e tyre kombëtare e denjë të përmendet në Lahutën e Malcisë — të përcjelli ndër shekuj e brez pas brezi, “verbin kombëtar, trimërinë e së kaluarës heroike dhe fisnike të popullit tonë” dhe të trimave të tij, si Dedë Gjon Ujka e Marsh Doka, luftëtarë të maleve kreshnike, sipas Poetit Kombëtar, At Gjergj Fishtës:

“Dedë Gjon Ujka e Marash Daka

Burra lé për çark t’martinës,

Fjalën fjalë, besën çelikut,

Ballë për ballë e jo mbas shpinës,

Msue me i rà në luftë anmikut…” 

Lahuta e Malcisë dhe vlerat e karakteristikat e heronjve të saj, mbeten edhe sot një gurrë vlerash kombëtare që dalin nga toka dhe nga zemra shqiptare, një burim që nuk shteret kurrë. Në Lahutën e Malcisë dhe në autorin e saj At Gjergj Fishtën, Kombi shqiptar ka dhe duhet të ketë sot dhe gjithmonë një burim të pashtershëm vlerash që mbeten për t’u zbuluar nga brezat, me gjithë përpjekjet mizore për ta minimizuar duke e anashkaluar— për të mos thënë për ta zhdukur veprën dhe influencën e tij në Atdhe. 

Duhet thenë edhe njëherë, se indiferenca zyrtare politike, akademike dhe historike ndaj At Gjergj Fishtës në Shqipëri dhe në trojet shqiptare, si trashëgimi e pashpjegueshme ndaj trajtimit të Fishtës gjysëm shekullor nga komunizmi sllavo-aziatik i regjimit të Enver Hoxhës – pothuaj 35-vjet “post-komunizëm”, është një dhunim ndaj historisë së kombit dhe shkelje brutale e kujtimit të heronjve të saj si — ndër të tjerë – protagonistit të këtij artikulli modest, Dedë Gjon Ujkës, por edhe trimërisë së Oso Kukës dhe urtësisë së Marash Ucit, të vlerave të Ali Pashës, Dedë Gjon Lulit, Abdyl Frashërit dhe Bashkimit të Lidhjes së Prizrenit – simbole të heroizmit, urtësisë dhe bashkimit, vlera këto që, për fat të keq, sot nuk shihen askund në horizontin politik e kombëtar ndër shqiptarët!

Frank Shkreli

A person holding a guitar

Description automatically generated

                     Dedë Gjon Ujka, Heroi i fundit i Lahutës së Malcisë

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • …
  • 173
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT