• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Damiano Gualiardi një figurë e rendësishme në  shpërndarjen e kulturës arbereshe

October 19, 2024 by s p

Sot, në pak rreshta dëshiroj  t’iu njohë me një figurë arbëreshe, i cili sipas meje njihet më tepër për rolin e tij në fushë të politikës se sa për kontributin e tij  të vlefshëm  në fushë të kulturës arbëreshe. Ky  arbëresh quhet   Damiano Gualiardi. C:\Users\iljas\Downloads\FB_IMG_1729103249470.jpg

Z. Gualiardin e njoha nën shoqërimin e një mikut tim shumë të mirë prof Francesco Marchiano disa vite më parë në Spezzano\ Spixano, ngulim arbëresh. Mu prezantua si “Uomo della politica” por unë e perceptova më tepër si një arbëresh i cili donte botën arbëreshe,  hulumtues i saj  dhe kishte dhënë një kontributë gjigand në shpërndarjen e kulturës arbëreshe.

Atë mbrëmje  ndodheshim në San Benedetto Ullano (qyteza arbërshe në Kalabri), ku do të mbahej pjesa e dytë e kuvendit “Arbëria dhe Fëmijët”,  organizar nga Federata  Uniarb, zhvilluar në datat  10, 11, 12 tetor,  dhe argumenti në këtë pjesë  ishin kostumet. 

Në fakt  kisha dëgjuar për kostumin e grave të Mongrassano,  qytezë kjo për të cilën  Z.Gualiardi, thelloi studimet dhe arriti që në 1988 të publikonte tekstin Mongrassano, “Viggio nei secoli di una comunità” dhe nisa ta pyesja për argumentin në fjalë. Si gjithmonë ndodh që argumenti sjellë argument, dhe si përfundim vijnë një seri informacione të cilat do t’i lexoni në vijim 

Atë mbrëmje në qytezën e  San Benedetto Ullano, frynte një erë e ftohtë, dhe si rrjedhojë  gjetëm një vend ku ishim më pak të goditur nga era.  Në një kënd të oborrit Agri- Art gjendej një stol Përballë ishte guzhina dhe na vinte aroma e gatimeve ku po gatuhej për mysafirët që të darkonin së bashku. Në ato momente i zoti i lokalit  Oreste Blandi na sjellë një shishe birrë të shoqëruar me një piatë, ku mblidhej filozofia e shpirti arbëror. Dy qofte nga një për secilin, një fetë bukë, por mbi të gjitha ai ambjent i qeshur, i gëzuar. Një atkosferë që ia kalonte çdo atmosferë e një restoranti të c’do kalibri qoftë ai.  U rezervova vetëm me fjalën “faleminderit” por me siguri që zemrat tona, (të të treve)  kishin perceptuar më parë atë çka deshën të thonin  shikimet tona. 

Ndjeva një ndjesi të çuditshme, një ndjesi gjitonie”  shqisat ishin të gjitha në  ato vite fëmijërie, e më dha idenë e atyre festave, kur mblidheshim farë e fisë në shtëpinë e gjyshes, në atë obborin e saj. Për njëçast heshta,  ndërsa shpirti im  voziste si një e marrë  në atë epokë të shkuar. 

Bisda me Z Gualiardi  nisi me kerkimet e tij në ngulimin arbëresh të Mongrassano-s, Cs, dhe vura re që ai më fliste me shumë dashuri për atë qytezë sikur të ishte lindur dhe rritur në atë ngulim arbëresh. 

Mongrasano- më tha Ai- është një ngulim  e formuar në dy pjesë. Njëra pjesë është më e lashtë se tjetra.  Padyshim që  ky ngulim ishte e populluar nga një grup i familjeve ardhur nga Shqipëria; rreth vitit 1478 ose në fillim të vitit 1500. Më 20 korrik 1459 Princi i Bisignano e dha në juridiksionin civil Peshkopit të S. Marco. Më 1642 familja Gaetani e bleu atë, e cila në 1688 ia shiti Marquises  se Fuscaldos që e mbajtën atë deri në heqjen e feudalizmit (1806).. Në 1811 u bë një pjesë e Serra di Leo. Më 1816 u ngrit në një bashki, me Serra di Leo e fraksionin e saj. 

Foto në vijim Mongrassano.

Në këtë rrugëtim Autori shtrihet në hapsirë dhe në kohë në kërkimet e bëra prej tij, duke na dhënë një vizion të Mongrassano-s në shekuj.  Ndërsa më rrëfente, ai nënvizon faktin se  arbëreshët e Mongrasano-s  ardhur nga territoret e Shqipërisë vazhdojnë të ruajnë akoma mbi 750 fjalë arbëreshe. Mbiemrat e tyre janë edhe një tregues shumë i qartë, dhe se ruajnë ende sot idiomën e gjuhës nga kanë ardhur , si  edhe disa vjersha që i quajnë Vajtime. 

Për të arritur në këto konkluzione, Gualiardi  kishte ndjekur një metodologji dhe kishte  përdorur  intrumenta: mapën demografike, Komparatën, fjalorin e Domenico Zangari, Çabej, Fan Noli fq 13.( Në 1978 ai kishte themeluar; Centro di Documentazione e Ricerca Arbëreshe në San Demetrio Corone\ Shën Mitër).  

Autori në këtë “Udhëtim”  kishte krijuar  një album fotografik mbi kostumet dhe jetën e arbëreshëve të Mongrassano-s,  duke krijuar atyre  “Një park” me  pemë gjenealogjike të familjeve,  të cilat krijonin historikun e e atzre shekujve të qytezës së tyre. Këto metoda hapnin  njëkohësisht kapilar për tu kryer studime antropologjike, etnolinguistike, Eco linguistike,  etje . Munda të grumbulloja 2000 foto dhe 3000 persona dhe kjo u realizua në 1977.

Interesante është se si arbëreshët e Mongrassano-s mbajnë mbiemrat e tyre si Sarri( Sharri, Peta, Golemi, Losh). Fjalët më antike për organet gjenitale shprehur  në zhargonin “ volgar” metaforik “ Rrush”  ende dëgjohet  sot në fjalorin e  tyre të përditshëm. Në viti 2019 i publikon këto mbiemra në : L-origine albanese di alcuni cognomi della comunità di Mongrassano, Edizioni Vatra. 

Foto e vitit 1912. Është bërë në ditën e Karnavaleve. Kjo e re është veshur me kostumin e nusërisë së arbëreshëve të Mongrassano-s 

Kërkime mbi botën arbëreshe autori kishte filluar vite më përpara. Në vitin 1984 Gualiardi publikon librin : Gli arbëresh di Calabria- note sui origini, sviluppo, stato attuale e problemi. Ndërsa një Fjalor Italisht- shqip  e kishte publikuar në 1985.  Në foton Leo Serra,  pamja na jep një vështrim të shkurtër të jetës së përditshme të arbëreshëve të dikurshëm  bërë nga sakrifica të mëdha, por edhe njerëz të heshtur dhe këmbëngulës, të injoruar nga institucionet, të detyruar ta lidhin fatin e tyre me tokën dhe solidaritetin të lindur nga nevoja: furra e përbashkët bëhet jo vetëm një instrument i bërjes së bukës, por edhe i miqësisë mes tyre.

Në 1988,  autori publikon; Orme di una rinascita. 

Dëshira për ta parë këtë botë arbëreshe të ngjallet. Kontesti hisorik, politik e shoqëror i jepte atë ideal të një rilindje të kësaj bote arbëreshe e cila kishte dhënë shenja agonie. 

Në 2001 jemi jo shumë larg pas miratimit të ligjit mbi pakicat kombëtare hisorike, dhe shohim dhe deklaron që  ky ligji nuk është një ligj i denjë për krahinat ku shtrihen arbëreshët. Këtë pikë Gualiardi  e shtron si “ Uomo di politico” por dhe një individ i kulturës, ku deklaron qartë se arbërishtja dueht të jetë pjesë e detyrueshme e kurrikulave shkollore.  Vetëm kështu mund ta shpëtojmë Arbërinë e Arbëreshëve.  

Autori në tekstet që publikon nuk ndalon vetëm tek gjuha, tek historiku, por edhe tek ajo kulturë që është ende gjallë që është ende e vyer shumë e rëndësishme. Pikërisht për këtë autori grupon minorancën e re dhe të vjetër, krijon një atlante, ku prezantohet objektet kulturore si ato materiale  jo materiale dhe shtron kërkesën e shpëtimit të saj.  (Vecchie e nuove minoranze 1990)  

Guagliardi është një djalosh, i cili rritet në një qytezë arbëreshe ku fryma e botës shqiptare nuk kishte munguar asnjëherë. Arsyeja ishte  sepse jo largë prej asaj qyteze rreth 2 km larg  ishte Istituti Shën Adriano ku ku kalitën profesorë e intelektualë shumë të zotë. Pasi mbaron studimet në liceun Klasik në Shën Mitër, vazhdon studimet për sociologji. Ishte dega që prferonte dhe që kishte bërë kërkime mi atë etni ku pjesë e së cilës ishte dhe vetë Ai. Kush më mirë se sa ai në atë grupë studentësh  njihtë këtë pakicë minoritare pjesë e së cilës ishte edhe ai. Gualiardi rritet me ideale. Ideale të një komunizmi utopik, ku egziston barzia dhe lumturia është e të gjithëve. Karrjera e tij politike fillon më 1976, kur emërohet këshilltarë në Komunën e San Demetrio Corone. Ngjit shkallët në karrjerën e tij politike. Në 1981 formon Lega Italiana della Minoranza arbëreshe (Lidma). 

Në vitin 2000 zgjidhet në Këshillin Rajonal në shtatë legjistratura, dhe më vonë Assessore rajonal te Turizmit dhe të Mirat kulturale, i deleguar për pakicat minoritare lingustike të  Kalabrezve në botë.  Projektues dhe Drejtor të Istitutit Internacional, Centro iconografik arbëresh di Mongrassano 1990-1997, dhe sot është Presidente i Federates dhe shoqatave arbëreshe. 

Ndërsa bisedon me të nuk të jep idenë atyre individëve në fushë të politikës të cilët mbajë një guckë që të krijon distancë. Flet me pasion, dhe butësia nuk  është indiferente. Nuk më flet shumë për karrjerën e tij poltike. Përqëndrohet tek ato vite kur Shqipëria edhe pse nën një rregjim të fortë nuk munguan asnjëherë librat mga Shqipëria drejt arbëreshëve. Po ashtu edhe grupet folklorike të asaj kohe. 

Me shumë entuziazëm nis dhe rrëfen për grupin e tij “ Zjarri”. Vitet e rinisë. Bukuria  e atyre viteve në një qytezë të thjeshtë. Faqet e atij libri të një stil të rrjedhshëm plot informcione, data, kostume, ngjarje, përshkrime por edhe kontest historik të atyre viteve ’70 vite revolucioni të një shoqëria sa transitore aq edhe  industriale. Ishin vitet që u shtuan edhe aktivitete kulturore me Shqipërinë. 

Në 1974 ishte 30 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, dhe po fillonin përgatitjet. Unë isha në atë kohë një djalosh me ide të komunizmit dhe caktohem nga  Haki Keta, përfaqësues i Ambasadës shqiptare në Romë. Në aktivitet  ishte e ftuar  edhe Poetesha, paritizania  Joyce Lassu. Vjen Asnsambi i këngëve dhe i valleve, Hysni Zela, Vaçe Zela,  e shumë artistë të tjerë të mëdhenjë. Kush kujton atë aktitet i vinë mornicat edhe sot. Kishim në shpirt idealet për një botë më të mirë. Në sytë tanë  kishim dritën e vëllazërisë.  

Janë shumë kujtime. Në këto momente më bie ndërmend viti  1976, z.Haki Keta që ishte përfaqësues i amasadës shqiptare  në Romë më bënë një telefonatë dhe më thotë se  Anasambli i shtetit të Shqipërisë do të vinte në Itali.  Problemi ishte që të organizoheshin e të gjendeshin  fondet  për të realizuar këtë aktivitet. Cesaro Marino  në ato vite  ishte Kryetar Bashkie në Sezzano Albnanese\ Spixano  i cili  organizoi këtë takim  ku ansambli nuk  nxorri asnjë kokërr leku. 

Raportet i mbanim me përfaqësuesin  Misto Treska. Edhe këtu aktiviteti pati një jehonë dhe çdo gjë shkoi më së miri. 

 Në 1978 vjen nga Shqipëria  Ansambli shtetëeror në Shën Mitër. Kishte ardhur vetëm Kori..  Duhet të dini se në ato vite ne kishim një rringjallje me botën shqiptare. Në këtë periudhë nga 17 buste të Gjergj Katriotit të cilët u vendosën në territorin Italian,  9 prej tyre  janë vendosur me mbështetjen time në periudhën e Legës\ Lidhjes ku kisha themeluar dhe bëja pjesë.  

Arbëreshët gjatë kohës së rregjimit nuk mbajtën vetëm raport në fushën e kulturës, mbanim edhe raport në fushë të kërkimeve shkencore. Në vitin 1977 vijnë në Kalabri profesor si Aleks Buda, Jurgo Bula, Eqerm Çabej.  Më vonë vijnë edhe profesor Jup Kastrati, Dhimitër Shuteriqi, Ali Xhiku.. Pata fatin që ti njohë këta studiues, koka të mëdha të shkencës shqiptare  që më bënë akoma më shumë të njohë, të dua tokën nga erdhën të parët e mi, por edhe të ruaj kete gjuhë të stërgjyshëve të mi. 

Në vitin 1978  kur ishte java e dytë e karnavalit u mbajtë ekspozita e fotografive. Depozituam 100 fjalor të gjuhës shqipe 1, 2, 3, por edhe volumet të profesor Kastallarit, Shuteriqi etje. 

Në mujain e nëtorit 1979, do të organizohej një tjetër aktivitet i madh. I dërgoj z. Taqo Zota, si dhe z. Minella Totona katër kuponat e pagimit për koncertin në Frasnitë, Civita, Cerzeto, Spixano. Brënda 10 ditëve do të jepnim listën e pjesëmarrësve. Ishim të ftuar nga z. Pirro Lako. 

Nisemi në 26 dhjetor dhe  mbrrijmë në 27 Dhjetor në 1979 në Han të Hotit. Ishim gjithsej 7 persona dhe ishim të shoqëruar nga Zoti Taqo Zota. Në Pgradecë  bie një borë e madhe dhe bllokohemi.  Nuk mund të niseshim me autobus. Funksiononte vetëm treni që nisej nga Gur i kuq dhe mbrrinte në Tiranë. Dëshira e tyre ishin të na përcillnin me makina, por për një moment iu them. Për ne nuk ka problem ngjietemi edhe në tren. 

Mbrrijë në stacion të trenit dhe atje gjejmë ushtarë që kryenin ushtrinë në rrethin e Korëçs. Rrobat e tyre si mos më keq. Këpëucë të grisura, ndonjë pallto edhe të arnuar. Kishte plot fshatare të varfër të atyre zonave. I kam ndër mend edhe sot. Për një moment organizatorët na thenë se trenin duhet të shfrytëzohej vetëm për personat e grupit. Unë në ato momete nuk duroj dotë atë gjendje dhe iu them: Ne do të ngjitemi të gjithë në tren dhe do të udhëtojmë së bashku. O të gjithë ose asnjë. Kështu u bë,  u ngjitëm të gjithë në atë trenë duke udhëtuar Guri Kuq- Pogradecë- Han I hotit.  Kemi kënduar dhe qeshur, rrëfyer,  dhe kemi ndjerë një entuziazëm sikur të ishim vëllezër motra, miq e shokë të një familje të madhe. Gjaku nuk mashtron kurrë!  Ishte 2 Dhjetor të vitit 1980

Në vitin 1980 futen në botën arbëreshe disa fjalor. Unë kisha si qëllim të shpërndaja shumë libra të cilat  ishin pjesë e gjuhës, dhe e kulturës sonë. Kujtoj Fjalorin  e Z Emil Lafe shqip italisht  Shtëpia botuese Vatra. Sollëm maune( Tir) plot me libra të cilat ua shpërndamë bibliotekave të komunave po ashtu edhe atyre privateve. 

Në 1981, vjen këtu Profesor Jup Kastarti,  Shuterqi,  Ali xhiku, etje dhe i shoqërojmë në qytezat arbershe. Shikonim tek këta profesorë atë lidhjen e fortë që na lidhte me tokën mëmë dhe që prindërti gjithmonë na i kishin futur në deje, që ne ishim një popull që kishim ardhur nga Shqipëria dhe që do të mbanim gjallë amanetin e të parëve duke ruajtur gjuhën traditat.    

Në 1984, në fushën kulturore të botës arbëreshe ndodhi dicka madhështore. Atë vit do vinte ansambli i këngës dhe i valleve nga Shqipëria. Kishim organizuar dicka  dhe  me fondet që kishim arrinim të mbulonim vetëm disa prej qytezave si Spixanë, Shën Mitër, Fermë, Firmozë, Civita, Frasnitë, etje në Kalabri. Ky aktivitet po kalonte kufijët rajonal dhe po i jepte mundësi që të njiheshim arbëresh me arbëresh té cilat gjendeshin në krahinat e tjera. 

Sido tia bënim? Marrë në telefonin, sepse qëllimi im ishte që ky koncert të shtrihej në të gjithë arbërinë. Në faktë Ajo i kaloi tejet e saj, sepse ky aktivitet  shkon në Casalvecchio, Chieuti, Ururi. 

Në atë zonë aty, në Molize, kemi mikun tonë arbëresh prof Mario Massari i cili ishte edhe Kryetar Bashkie. Marrë në Telefon prof Mario, i cili më thotë që nuk kishte më detyrën e Sindakos por do mundohemi ti sistemojmë nëpër shtëpira. Arrijmë dhe jepet koncerti i parë në sukses i jashtëyakonshëm me mijëra arbëresh degjonin tingujt e ardhur nga toka mëmë. Këndonim së bashku, një sienergji gjaku të shprishur ishte krijuar që bënte më të fuqishme atë vazhdimësi shekullore. Më takonte që ti shoqëroja deri në Bari. Ishte shumë emocionuese sei arbëreshët e Portokanonit ishin vendosur gjerdan,  përpara autobizit dhe nuk lejonin aspak që të nisej autobuzi. Nuk harroj kurrë ato emocione, ato sy  të përlotur, si dhe  tek taku i zemrave mes këtyre vëllezërve që krijonte atë magji shekullore rrahjesh zemre e shpirti nga koha që kur të parët e tyre ishin ndarë. 

I shoqëroj deri në Bari dhe kthehem në qytezën time.  Ata do të merrnin tragetin dhe do të niseshin për në Shqipërinë Mëmë.  

Vitet e vështira ishin gjatë periudhës së Revltës.  Ishte Mars i Viti 1991. Dëgjoja se ç’po ndothe në Shqipëri. Ato momente delikate që po kalonte Shqipëria, kur vëmëndja e të gjithëve ishte tek ndërrimi i sistemit, di dhe ndaj atyre që po vinin drejt bregut të Italisë, si dhe preokupimi se ku do të sistemoheshin, mëndja ime shkoi edhe tek ata shqiptare të papaunë,  që iu ishin djegur fabrikat, uzinat,  tek ata fshatarë  që bujqësia iu ishte  shkatërrua dhe ishin në një mjerim të pa parë.  Nuk ndenja, por menjëherë kërkova të bëja diçka për të. Mobilizohem dhe iu them miqëve të mi: Djema ndihmojmë ata vëllezër e motra në Shqipëri që po vdesin nga Uria dhe skamja. Në këtë grupë bënte pjesë edhe Prof Cettina Mazzei 

Spedicioni i parë drejt Shqipërisë ishte ai imi, Mars 199,  ku së bashkë me shumë qytetarë të ndershëm nisim drejt Shqipërisë 3(tre) Maune ( Tir)  drejtë Durrësit. I Kujtoj edhe sot ato momente kur në horizont pash të mbrrinte drejt bregut  trageti. Gjithmonë kisha patur mëndjen që t’iu bëja mirë vëllezërve të mi.

Më kujtohet që  kur vinte ansambli i shtetit, apo kur vinin grupe artistike, në fushën e shkëmbimeve kulturale , jo vetëm që jam munduar të jap më të mirën time të mundëshme por edhe i kam ftuar në shtëpi  kam kërkuar që ti redne pjesë të familjes, aq sa i kam hapur deri  dyert e dollapit, ku kanë qenë rrobat e mia  dhe u kam thënë: Merrni çfarë të doni. Vonë shumë vonë mora vesh që këta këngetare ishin pjesë të një “ Mercato nero” ku shisnin me çmime shumë të larta çfarë iu dhuronim, por kjo është tjetër histori. 

Gjatë gjithë karrjerës sime politike, kujtoj të gjitha ato hapa që bëja me idealin tim në shpirt për të mbajtur lidhje me këta vëllezër, që ata kishin nevojë për ne dhe ne kishim nevojë për ata.  

Ka shumë për të rrëfyer, por doja të shtoja periudhën e kur ishim grup i Zjarrit. Ishim të rinjë. Janë ato hapa ku ideali, pasioni dashuria forca patriotike nuk njohin kufij. Nuk do të harrojë kurrë Papas Xhuzepe Faraka, që na mblodhi dhe na na shtoi atë dashuri, për tu ndjerë pjesë e asaj bote arbërore që na përkiste.  Ishte viti 1973 kur u krijua grupi Zjarri. Foto në vijim Frasnitë 1973.

C:\Users\iljas\Downloads\20241017_110142.jpg

Jeta jonë ishte e rrethuar mes kostumeve arbërore, mes fjalëve arbërisht, mes festave të traditave si dhe mes atyre katundeve ku ne dëgjonim gjuhën tonë atë arbërore. Një rini e shëndetshme. 

Gualiardi është  president i FAA, dhe një lidhje të ngushtë e kishte edhe me qëndrën që themeloi At Bellusci në 1980.  Më gëzoi pa masë kur më tha se At Bellisci ishte i vetmi nga Priftërinjtë që nuk  ndalej në atë fjalë “ Komunist” dhe nuk u sollë si shumë priftërinjë të tjerë që mbyllnin derën por ai ishte me mentalitet të hapur. Sa herë që silleshin libra nga Shqipëria dhe shpërndaheshin në biblioteka ai kurrë nuk tha Jo, por i merrte sado të karakterit “Enverist” që ishin. Ai kurrë nuk i dogji ato libra dhe revista me përmbajtje të një rregjimi, sepse librat nuk digjen kurrë, janë pjesë e historisë sado të hidhura qofshin ato. 

Vitet e fundti Zoti ishte lidhur shumë me FAA dhe Gualiardin në veçanti, i interesonte një Arbëri e bashkuar, një Arbëri e fortë.  

C:\Users\iljas\Downloads\FB_IMG_1729103758128.jpg

Në vitin 2003 del një punë kolosale e Gualiardit “ La diversità Arbereshe. Testo antologico in quattro volumi. Nje tekst qe meriton njò vòmòndje dhe njò kritikò leterare.  

Vëllimi i parë është i ndarë në katër pjesë. Pjesa e parë fillon me rrëfimin historik të formimit të bashkësive shqiptare të Kalabrisë dhe më pas, duke kapërcyer afirmimin e letërsisë dhe intelektualitetit arbias, duke arritur në veprimtarinë bashkëkohore, pa harruar gjendjen aktuale të të folurit dhe diglosisë shqipe në shqipfolës. kontekst. Në pjesën e dytë donim të jepnim një paraqitje gjithëpërfshirëse të shprehjeve të diversitetit në kulturën popullore: festat fetare dhe popullore, kultura materiale, zakonet femërore, momentet e jetës së përditshme dhe cikli i vitit…. historia e ritit grek , dallimet liturgjike, kishat mijëravjeçare, kishat me strukturë arkitekturore greke dhe ato të ritit latin përbëjnë temën e pjesës së tretë. Së fundi, në pjesën e katërt theksohen elementët themelorë të organizimit urban të fshatit arbëresh.  Për më tepër, është përfshirë informacion i detajuar për asetet e tjera kulturore të komuniteteve; bibliotekat dhe koleksionet e librave, muzetë dhe strukturat kulturore, ekspozitat, arkeologjia. 

Teksti është vepër e plotë e Damiano Guagliardit, i cili përdori kontributet e Pier Luigi Ferraro, Rosanna Guagliardi dhe Giuseppe Carlo Siciliano në disa kapituj.

Vëllimi i dytë, me karakteristika mbizotëruese të informacionit historik, është i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë i kushtohet komuniteteve individuale të provincës së Kozencës, formimit të tyre dhe ngjarjeve historike më të spikatura; pjesa e dytë përmban biografitë e rreth pesëqind personaliteteve më të rëndësishme të historisë së Arberisé me përfshirje të pjesshme të bashkëkohësve. Vëllimi është krijuar tërësisht nga Giuseppe Carlo Siciliano.

C:\Users\iljas\Downloads\unnamed (4).jpg

Vëllimi i tretë është rezultat i një përpjekjeje me tre duar. Pjesa e parë, kushtuar letërsisë arbëreshe dhe redaktuar nga Giuseppe Carlo Siciliano, përmban një antologji poetike nga Variboba deri në ditët e sotme, duke përfshirë disa tekste anonime nga tradita gojore. Antologjia prezantohet nga një ese e redaktorit mbi intelektualët shqiptarë në Risorgimento Calabria. Pjesa e dytë që lidhet me këngën është kuruar nga muzikanti Pirro Pano, ish-drejtor artistik i grupit të këngës dhe valleve popullore “Na bashkoi kenka popullore” të Teatrit të Operës së Tiranës dhe profesor i kontrabasit në Konservatorin Kombëtar të Shqipërisë. Ky kapitull përfshin tekste këngësh popullore me tematika që variojnë nga ato fetare, lirike dhe epike; Këngës i paraprin një studim krahasues i elementeve të përbashkëta midis këngës popullore arbëreshe dhe asaj të Shqipërisë së Pirro Panos. Së fundi, pjesa e tretë paraqet një koleksion bibliografik mbi arbereshet dhe është redaktuar nga Damiano Guagliardi. Koleksioni përfshin afërsisht treqind tituj duke përfshirë tekste, artikuj shkencorë dhe dokumente historike.

Puna e Gualiardit nuk ka të sosur edhe pse ndonjëherë gjëndja shëndetësore nuk është nga më të mirat, ai vazhdon të mbështesë me mish e shpirt botën arbëreshe, promovon dhe publikon, dhe si një individ i politikës  vazhdon  të cojë përpara ligjin 482\ 99 që gjuha të jetë pjesë e kurrikulave shkollore. Ai pret e përcjellë cilin do që vjen nga Shqipëria dhe  dhe i ka hapur dyert për këdo që do dhe mbështet botën arbërore. . 

Eshtë vonë. Ora ka kaluar 21, as vetë nuk di se si fluturuan  orët, por kur flitet për Arbërinë, për plagët e saj agoninë e saj, je e përqëndruar vetëm në atë qark, por mbi të gjitha mësova shumë për rolin konkret të këtij arbëreshi që prapa atyre epiteteve “ enverist”  gjendet një shpirt i gjerë, i butë,  ndaj popullit arbëror,  që ka vënë në shërbim të saj mundin, sakrificat dhe  dashurinë për Arbërinë dhe Shqipërinë. 

Filed Under: Reportazh

Rilindja,18 tetor 1978: U dha Çmimi Nobel për Paqe NËNË TEREZA – LAUREATE

October 18, 2024 by s p

Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja shkruante historinë.

PRISHTINË, 17 Tetor 2024- Gazeta DIELLI- Behlul Jashari / “U dha Çmimi Nobel për Paqe NËNË TEREZA – LAUREATE”, ishin mbititulli e titulli i gazetës Rilindja në 18 tetor 1978, ku në nëntitull theksohej: “Fituesja, që përndryshe është shqiptare, deklaroi se të hollat prapë do t’i shpenzojë për qëllime bëmirësie”. Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja raportonte për ngjarjen e madhe në Oslo të një dite më parë.

Në 10 dhjetor 1979 Nana Terezë, pasi kishte pranuar Çmimin Nobël për Paqe në Oslo ka deklaruar: “Përsa i përket prejardhjes, unë jam shqiptare, indiane përkah nënshtetësia, motër murgeshë katolike, përkah thirrja, që i përkas tërë botës…” Këto fjalë të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë, të shënuara në “Rilindja”, mbushën gëzim e krenari gjithë kombin.

Kështu kam shkruar në RILINDJA 60 VJET MONOGRAFI, botuar shtojcë speciale e gazetës tradicionale të Kosovës për ditën e jubileut -12 shkurtit 2005, ku kam cituar fjalët e nobelistes shqiptare Nëna Terezë në ditën e pranimit të Çmimit Nobël.

Nën foton në monografi shkruan: Nënë Tereza në bisedë me dr. Mehmet Begracën dhe redaktorin e gazetës sonë (Rilindja) Nehat Islamin (qershor, 1980).

TË TJERA NGA MONOGRAFIA RILINDJA 60 VJET:

SHKRONJA PËR “RILINDJEN” DËRGOI TIRANA:

Në Shtypshkronjën e “Rilindjes” në Prizren nuk kishte shkronja të mjaftueshme të derdhura në plumb për shkrim në gjuhën shqipe. Shkronja plumbi të alfabetit shqip në një sasi më të madhe u sollën me arka nga Shqipëria pas një marrveshje të nivelit më të lartë në Tiranë të udhëheqjes së atëhershme të Shqipërisë dhe të Kosovës, marrjveshje që përfshinte edhe dërgimin e mësuesve shumë të nevojshëm për shkollat e hapura kosovare.

HISTORIA NË NJË FJALI

“Rilindja” filloi të dalë më 12 Shkurt 1945 në Prizren, në kuadrin e vendimeve të Kuvendit të Bujanit, e mandej vazhdoi të dalë në kryeqytetin Prishtinë, si gazetë institucionale, gjegjësisht me një status të medias publike, ndërsa që nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta doli edhe në kushtet e ndalimit e të mbylljes së dhunshme, doli edhe me emrin “Bujku” si gazetë gjysëmilegale dhe e rezistencës, që e sfidoi ndalimin, doli e pavarur dhe do të mbetet e pavarur.

RILINDJA MË 1962: KOSOVA FITOI BANORIN E NJIMILIONIT

RILINDJA e datës 6 Korrik 1962 shkruante se Kosova “fitoi këto ditë banorin e njimilionit…”

“Simbas regjistrimit të fundit të 31 marsit të vitit të kaluem, në këtë teritor ka pasë 963.551 banorë…” shkruante gazeta duke shtuar se “asht interesante” se në Kosovë “ka afër 40 mijë mashkuj ma shumë se femna”.

ABETARJA E PARË NË GJUHËN SHQIPE

Sot duel nga shtypi abetarja e parë në gjuhën shqipe e cila me punen vetmohuese të punëtorëve grafik u shtyp, për një kohë realtivisht të shkurtë…Abetarja përmbanë 58 faqe dhe asht shtyp në 5.000 ekzemplarë.

(RILINDJA, 19 nanduer 1946)

GJUHA E NJËSUAR LETRARE NË RILINDJA NGA 12 SHKURTI 1970

RILINDJA në 25-vjetorin e saj, më 12 Shkurt 1970, filloi të dalë me gjuhën e njësuar letrare shqipe. Me këtë rast, në artikllin “Të mësojmë me vullnet gjuhën letrare” bënte thirrje që gjuhës letrare t’i kushtohet kujdes më i madh nga të gjithë.

PALLATI I SHTYPIT FILLOI TË NDËRTOHET NË NËNTOR 1971

RILINDJA më 20 Nëntor 1971 informonte se një ditë më parë në afërsi të Stadiumit të Prishtinës me një solemnitet rasti filloi ndërtimi i Pallatit të Shtypit. RILINDJA pasi kishte investuar në truallin e Pallatit filloi edhe nëdrtimin e tij, duke qenë udhëheqëse e punimeve dhe investitore.

Filed Under: Reportazh

Living heritage of Tropoja: A unique blend of stunning natural beauty and a vibrant cultural heritage

October 17, 2024 by s p

Authors: 

Armela Xhaho

Azgan Berbati

Lulzim Logu

Tropoja is considered one of the most remarkable regions of Albania, combining a unique blend of natural beauty and rich cultural heritage. Its landscape is incredibly spectacular and enormous. It combines largely untouched natural forest and a wealth of rare biodiversity with a history of settlements dating back to the Palaeolithic, ancient culture and traditions embedded in a transhumant way of life.  Tropoja is considered a hidden treasure of northern Albania or the land of legends, poetry, chestnut trees, cultural and living heritage.  The cultural identity of Tropoja is deeply intertwined with its oral traditions, performing arts, and social practices, which have been passed down through generation. 

Tropoja has a rich history dating back to the Illyrian period. Rosuja – the 3000-year-old Ilyian settlement almost forgotten on the mountainside above Bujan. One of the oldest settlements from the 4th century BC, traces of which can be seen to nowadays, belong to the fortress of Rosuja. During the 20th century, it played a significant role in Albania’s resistance against foreign occupation. Archaeological excavations in Rosujë between 1963 and 1964 revealed crucial insights into the town’s origins and development. From the 4th century BC, Rosujë emerged as the region’s primary artisanal, trading, and administrative hub. The discovery of coins from Shkodra, Durrës, and Apollonia highlights the trade links between this area and other Illyrian cities. Additionally, by the 4th-3rd centuries BC, the region had achieved a high level of agricultural development. The fortifying walls constructed over time, along with a substantial layer of ash dating back to the 2nd century BC, provide evidence of the resilience of our Illyrian ancestors in the face of foreign invasions.

Within the territory of Tropoja Municipality, there are approximately 19 cultural monuments (counting for almost half of cultural monuments   for the region) and 30 natural monuments, categorized as biomonuments, geomonuments, and hydromonuments. The region is also home to significant historical sites, such as ancient fortresses and traditional Albanian houses – type of dwelling known as “kulla”.

 House towers in Tropoja   are Important historical landmarks.  Highland towers in Tropoja are categories as Memorial landscapes – places that speak the memory of very important historical events and well known  historical persons. Such landscapes hold a historical and architectural value of traditional buildings in Albania which have a special ethnographic, cultural and historical values. For Albanians, the concept of home has always held a sacred significance, underscoring its profound importance throughout history. Among various types of traditional Albanian dwellings, towers stand out due to their extensive geographical presence. Constructed across different social strata, these towers were not only residential but also served defensive purposes. They embody the spirit of generosity and hospitality that characterizes our culture. The essence of Albanian hospitality, encapsulated in the saying “Bread, salt, and heart,” is deeply intertwined with these towers.  The Towers of Mic Sokoli and Sali Mani are two traditional towers located in the village of Bujan, a few kilometers south of Bajram Curri. The village of Bujan has been mentioned as a dwelling place since the 14th century CE. The tower of  Mic Sokolit: A historic tower house, symbolizing Albanian resistance. Mic Sokoli, born in Bujan, was a notable fighter of the Albanian League of Prizren. He died in battle fighting against the Ottoman forces in 1881 CE. The tower has seen many battles and survived many attacks. As such, it has special patriotic value, not only for the town but the entire country. In fact, the exhibits within the tower-museum focus not only on Sokoli but on exposing the national resistance against invaders. The tower was declared a monument of culture in 1978. The tower of Sali Mani is the place where the Conference of Bujan was held during the Second World War. This is also a building of high patriotic significance for Albania as Sali Mani, uncle to Mic Sokoli and leader of the resistance of 1912, lived there. As such, these towers have special patriotic value, not only for the town but the entire country. 

Bajram Curri Mill: This gorgeous mill was built more than 120 years ago along the beautiful Valbona River. Among locals, it is known simply as Mulliri i Currit. This small center of history and culture is located only 4 km away from the town of the same name. Quite fortunately, the trip is quite worthwhile as the tower stands in one of the most beautiful areas of the entire country. The nature surrounding the tower is simply stunning! This two-story building, typical of the old architecture of the area, was declared a monument of the first category in 1979.

Although not well documented, many natural sites in the area are held to be sacred, testifying to the fact that Tropoja has been considered a place for spiritual inspiration and a life-giving region. Cultural landscapes evoke some of the deepest feelings in human beings. It is here that were these people have experience the annual cycle of nature and belongings. All these functions and experiences taken as a whole make the cultural landscape of Tropoja a living experience of primary territorial identity. It is where they belong, where they feel in a very personal way. 

As regards the intangible cultural heritage, Tropoja is known for its deep-rooted cultural traditions, including folk music, dance, epic poetry, traditional crafts.  Epic poetry in the area is being considered as a map or a document of an ancient cultural heritage that has survived in one form or another through centuries. “Epos of the Kreshniks“, a cycle of legendary epic songs, which is considered one of the most important artistic pillars of the spiritual culture of Albanians.  Local rhapsodies, historians and community member are engaged in narrative performance and interpretation of northern epic cycle “Epos of Kreshniks” – the  “Songs of the Frontier Warriors”, that are  Albanian traditional songs  of the heroic legendary cycle of Albanian epic poetry. North Albanians call the songs “Old Songs”, “Lute Songs”, as they were sung with lute, or the “Songs of Brave Men”. This  masterpiece of spiritual heritage were proposed to UNESCO for inclusion in the world cultural heritage list, along with the lute   They are the product of Albanian culture and folklore orally transmitted down the generations by the Albanian lahutarë (‘rhapsodes’ or ‘bards’) who perform them singing to the accompaniment of the lahutë.  The Albanian traditional singing of epic verse from memory is one of the last survivors of its kind in modern Europe, and the last survivor of the Balkan traditions. The poems of the cycle belong to the heroic genre, reflecting the legends that portray and glorify the heroic deeds of the warriors of indefinable old times. Important research was carried out by foreign scholars like Lord’s remarkable collection of over 100 songs containing about 25,000 verses is now preserved in the Milman Parry Collection at Harvard University.   Due to rapid technological development, this national heritage is in danger of disappearing and in need  for being preserved. Despite the decline and negligence, however, there is still time left to save and preserve this heritage. Throughout northern Albania, old people still perform epic songs of frontier warriors. Modern influences and  high level of corruption are influencing the art, but the tradition is still alive. The songs of frontier warriors that are sung today in late nights throughout far flung hamlets and villages are tunes and echoes from a deep past that we should all try to preserve with pride, cherish them.  

The traditional Tropojan folk dance “Kcimi of Bjeshka” with Tupan of Tropoja, is performed  as a spiritual reminiscence of Ancient Dardanian dances. These Tropoian movements come from early times to the present day, passing this indisputable value of national intangible cultural heritage from generation to generation.This type of dance creates two natural gender extremes “girlish lyricism” and “masculine epicism”, based on the nature of the Albanian Alps, such as the steep slopes of Valbona and its crystal water, showing the mentality that characterizes this area, the temperament and all the characteristics others, which easily belong to this genre of folklore, being one of the main components of national identity. Tropoja Municipality and a working group of artists, performers, folklore carriers, professors, lecturers, etc., have submitted a proposal to the National Committee of Spiritual Heritage at the Ministry of Culture to announce ” The raising of the tropoja drum” as a “Masterpiece of the national spiritual heritage”. The Tropoja dance has been submitted to UNESCO as a protected heritage.

 The harmonic composition and visual integrity of natural and man-made features of the landscape evokes a strong sense of beauty, and the visible interrelatedness of human life with its natural environment is an image of a world in harmony. Tropoja  has an extraordinary cultural and historical wealth showcases traditional Albanian life and artifacts. In such a small space you find such a diverse combination of historical, cultural and spiritual heritage. Like very few other regions in Europe, Tropoja represents such a system as a living way of life in its full complexity and integrity and therefore merits thorough consideration as a world heritage cultural landscape. 

C:\Users\User\Desktop\bashkia tropoje\Bujan.jpg

Bujan, Tropojë

C:\Users\User\Desktop\bashkia tropoje\Bujan, Valbone.jpg

Bujan, Tropojë

C:\Users\User\Desktop\bashkia tropoje\Bujan,_Tropojë,_Albania_–_Mani_Kulla_2018-05_01.jpg

Tower of Sali Mani 

C:\Users\User\AppData\Local\Temp\{0EFFFCFD-DD12-4E73-B66E-BCC01F22EF5F}.tmp

Tower of Mic Sokoli

Tropojë

Authors: 

Armela Xhaho

Armela Xhaho has been awarded a fellowship at the University of Groningen, the Netherlands, where she completed her PhD research on migration issues. Throughout her career, Armela has offered expertise to various global organizations, including IOM; GI-TOC; GIZ; World Vision; CoE; ICMPD; UNICEF; UNODC, etc. Her research work spans multiple countries and includes significant contributions to social sciences, gender, migration and policy advocacy.

Azgan Berbati

Azgan Berbati holds a Bachelor’s and a Master’s degree in Environmental Engineering and Ecology. He has served as a representative for students within the University Government (academic senate) and on the Institutional Electoral Commission. He was awarded the “Best Poetry” prize in 2017 and published his collection “The Scream of Silence” in 2019. Additionally, he has co-authored several literary works and is a member of the Albanian-American Writers Association in the United States.

Lulzim Logu

Lulzim Logu has been graduated in Biology since 1984. He has long served as the head of the Writers’ Association, Tropojë branch, and the Literary Club “Tropoja,” and currently leads the the Writers and Artists Club of Tropoja. He is a member of the International Poets’ League, W.P.S, and has been published in across several poetry collections. Logu began writing early on, producing publicist articles, poetry cycles for both children and adults, prose, and literary criticism, and he has published several books.

Filed Under: Reportazh

The 80th anniversary of the Albanian Orthodox Church of Saint Nicholas!

October 15, 2024 by s p

Ardit Breznica/

Last night, the talented dancers of Grupi Arbëria lit up the stage at St. Nicholas Albanian Orthodox Church – Chicago, IL 80th Anniversary Celebration! The crowd was amazed at how much the kids accomplished after only three practices, showcasing their dedication and pride for their Albanian heritage.

A special highlight of the evening was a visit from Jim Belushi, who congratulated the young dancers and joined them for a group photo.

It’s not too late to have your kids join Grupi Arbëria! We welcome children aged 6 and up, regardless of experience. Practices are held every other Sunday from 1-2 p.m. Message us for more information—let’s keep the tradition alive!

🇦🇱
🇦🇱
🇦🇱

Mbrëmë, valltarët e talentuar të Grupit Arbëria ndezën skenën në Festën e 80-vjetorit të Kishës Ortodokse Shqiptare të Shën Nikollës! Publiku u mahnit me sa shumë kanë arritur fëmijët pas vetëm tre provave, duke treguar përkushtimin dhe krenarinë e tyre për trashëgiminë shqiptare.

Një moment i veçantë i mbrëmjes ishte vizita e Jim Belushit, i cili përgëzoi valltarët e rinj dhe u bashkua me ta për një foto grupi.

Nuk është vonë që fëmijët tuaj të bashkohen me Grupi Arbëria! Ne mirëpresim fëmijë të moshës 6 vjeç e lart, pavarësisht nga përvoja. Klasat e valles, mbahen nje here ne 2 jave, te djelave nga ora 1-2 pasdite. Na shkruani për më shumë informacion — le të mbajmë gjallë traditën!

Filed Under: Reportazh

AALEA Showcases the Albanian American Diaspora as a Model of Unity, Professionalism, and Civic Pride

October 14, 2024 by s p

Dritan Lazami/

Human Trafficking Detective for the Dane County Sheriff’s Office

The Albanian law enforcement diaspora is growing globally, with Albanians increasingly entering law enforcement professions in various countries, particularly in the United States, Germany, Switzerland, and other parts of Europe. These officers are building bridges between their respective communities and local law enforcement agencies, while maintaining a strong connection to their Albanian heritage.

In the United States, organizations like the American Albanian Law Enforcement Association (AALEA) play a significant role in uniting Albanian-American law enforcement officers from across the country. AALEA focuses on promoting cultural pride, supporting officers of Albanian descent, and fostering connections between Albanian communities and law enforcement agencies. Officers in these roles include suburban police officers, deputy sheriffs, special agents, investigators, and state troopers.

In countries like Germany and Switzerland, the Albanian diaspora has also made significant strides in law enforcement, with Albanians serving as police officers, detectives, and other roles in public safety. Polizeikommissar Morina from Bielefeld, Nordrhein-Westfalen, for example, is an inspiring figure for the younger Albanian generations in these regions.

This growing involvement of Albanians in law enforcement not only strengthens ties between the diaspora and their host countries but also helps in promoting a positive image of the Albanian community abroad. It reflects a commitment to service, law, and order while maintaining pride in their Albanian roots.

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • …
  • 194
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Mid’hat Abdyl Frashëri, 25 mars 1880 – 3 tetor 1949
  • Arbëreshë — History, Language, and Identity of the Albanians of Italy
  • Përkujtojmë në ditën e ndarjes nga jeta kompozitorin Tish Daija
  • DITA E BASHKIMIT TË GJERMANISË DHE MIRËNJOHJA SHQIPTARE
  • Nga Rajerson te Wendt, 35 vjet ndërmjet dy fotografive
  • Kur betonizimi shitet si zhvillim
  • Skulptori Vasil Rakaj dhuroi 1 mijë dollarë për Vatrën e Diellin
  • VATRA PROMOVOI VEPRAT LETRARE TË SHKRIMTARIT NAMAN OSMANI
  • “Lumturi me pikatore” – Poezi nga Suela Kerxhaliu Shala
  • Kujtojmë në ditën e lindjes klerikun martir At Bernardin Palaj, historian, folklorist, muzikant dhe shkencëtar
  • Fan Noli një shumësi personalitetesh!
  • NGA SHKODRA NË AMERIKË, NGA GJUHA E BURIMEVE TE HISTORIA SHQIPTARE
  • Si u ndërtua në Kosovë miti i propagandës “rreziku demografik shqiptar”
  • Join us for the 34th Albanian Festival at SUNY Purchase on November 1st, 2026. Doors open at 4 pm and the show runs from 5 pm to 8 pm
  • Miti dhe dritëhijet e Salemit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT