• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SËMUNDJET INFEKTIVE, HISTORIA VAZHDON…

August 22, 2024 by s p

Dr. Shefqet Deliallisi/

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) para tre ditësh deklaroi shpërthimin në Afrikë të epidemisë së Lijës së majmunit (monkey pox) shkaktuar nga një varianti i ri ngjitës i virusit Mpox, dhe shpalli emergjencën botërore të shëndetit publik.

Disa orë me pas agjencia e shëndetit publik e Suedisë regjistroi rastin e parë jashtë kontinentit Afrikan…edhe pak më pas u deklarua një rast edhe në Pakistan.

Historia vazhdon…

***

Antibiotikët e rinj të fuqishëm dhe vaksinimi, krijuan iluzionin e gabuar se epoka e sëmundjeve infektive po merrte fund…

Në fundin e viteve 60′, nxitur nga mposhtja e lisë, poliomielitit dhe sëmundjeve të tjera infektive gjatë dy dekadave të mëparshme, komuniteti mjekësor në përgjithësi besonte se sëmundjet infektive ishin mposhtur, shkenca e kishte fituar luftën kundër mikrobeve, dhe mjekësia, duhej t’i kthehej luftës kundër sëmundjeve kronike si kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Dr. Robert Petersdorf, ikonë në fushën e sëmundjeve infektive, në fundin e viteve 1970, me shkrimin e tij “Dilema e mjekëve” tërhoqi vëmendjen e opinionit mjeksor :

“Megjithë besnikërinë që unë kam ndaj sëmundjeve infektive, s’mund të mos pyes veten, ku janë sëmundjet infektive”?!

Dy vite më pas (1972), mikrobiologë me famë botërore për zbulimet e tyre, Macfarlane Burnet dhe David White, në librin “Historia natyrale e sëmundjeve infektive”, shkruanin: “Parashikimi më i mundshëm për të ardhmen për sëmundjet infektive është se do të jenë shumë të fjetura. Ndonjë sëmundje e re, edhe mund të shfaqet papritur, është shfaqur gjithmonë, por pesëdhjetë vitet e fundit asnjë s’kemi parë”.

Pasojat : strukturat gjigande në shërbim të sëmundjeve infektive u tkurrën, spitalet u kthyen në objekte historike, specialiteti dhe specialistët e sëmundjeve infektive u shvlerësuan…

***

Në verën e vitit 1981 u shfaqën rastet e para të asaj që do të njihej si SIDA, ndikimi global i të cilës ishte tronditës, më shumë se 84 milionë të infektuar me virusin HIV, dyzet milionë të vdekur. Kjo bëri që interesi për sëmundjet infektive të ringjallej, u bë e qartë se kërcinimi prej tyre do të vazhdonte…

Më pas gripi i shpendëve ; gripi i derrit (e para pandemi e shekullit të 21-të,); shpërthime të Ebolës në Afrikë; Zika në amerikë; sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes (SARS) ; sindroma e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS)…

****

Në prill 2015, në kohën e epidemisë së Ebola-s , Bill Gate ngriti alarmin :

” Një epidemi e tmershme pritet të shpërthejë! Rreziku s’janë rraketat por viruset, s’është rreziku nuklear por epidemitë botrore. Virusevet mund të vrasin 10 milion njerëz…duhet të nxjerrim mësime nga epidemia e Ebolës”…por mësimet u haruan.

Pandemia covid -19 që shpërtheu në 2019, e gjeti botën të papërgatitur…

***

Aleksandër Fleming në vitin1928, ditën kur ishte duke marrë çmimin Nobel për zbulimin e penicilinës paralajmëroi : “Në të ardhmen bakteriet mund të evoluojë dhe të bëhen të afta për t’i mposhtin antibiotikët…”

Ka vite që rezistenca ndaj antibiotikeve bërben një kërcënim serioz për mbarë botën.

Gjithnjë e më shpesh mjekët luftojnë infeksione të cilët mund të shuhen vetëm me antibiotikët më të fuqishëm ose, në rastin më të keq, nga asnjëri prej tyre.

****

Në shekullin e 21-të sëmundjet infektive do të vazhdojnë të jenë të shumta.

Epidemi të përsëritura të sëmundjeve të shfaqura rishtazi me një ritëm të përshpejtuar, epidemi sëmundjeve që migrojnë në zona të tjera, sëmundje të vjetra të heshtura që s’janë të shërueshme,

bakteret patogjene që zhvillojnë rezistencë ndaj antibiotikëve…

***

Asnjë arsye s’ka që kërcënimi i sëmundjeve infektive të zbehet, aq më pak të zhduket, Shpërthimi i tyre s’është as rastësor, as kaotik as fatkeqësi natyrore.

Janë ndryshimet e kushteve sociale dhe mjedisore, ndëhyrja brutale e njeriut mbi mjedisin, pushtimi i habitateve të kafshëve, që krjojnë kushte të favorshme për mikrobet që të shumëzohen dhe përhapen lehtësisht…

Shtimi i popullsisë, udhëtimi i shpejtë midis kontinenteve, përdorimi i gabuar i antibiotikëve; luftrat lokale; të gjitha bashkë i kthejnë sëmundjet infektive në një kërcënim ekzistencial për racën njerëzore.

***

“Varka e Noes”

Një bashkëbisedim mes profesorit (një kirurg vaskular) me studentët e tij :

“Supozoni për një çast një përmbytje gjigante që do të shkatërrojë planetin dhe banorët e tij. Ka vetëm një varkë të madhe me të cilën mund të ruhet civilizimin. Në këtë varkë ka vend vetëm për 100 banorë mes tyre vetëm pesë mjekë.

Cilët mjekë mendoni që duhen marrënë anije?

Studentët diskutojnë, dhe përfundojnë : “Më të dobishmit për këtë mision duhet të jenë mjekë që mund të zgjidhnin shqetësimet e çastit, një mjek urgjence, një mjek familje, një anestezist, një kirurg i përgjithshëm, madje dhe një kirurg ortoped !”

Profesori ndërhyn : “Duhet të merrni parasysh që përzgjedhja juaj duhet të sigurojë ripopullimin e botës së re pas përmbytjes”. Rikthehet diskutimi, qetësia pas përmbytjes rriti vlerat e mjekut obstetër dhe pediatër…

Dhe ndërsa anija po bëhej gati për lundrim, profesori ndërhyn përsëri :

“Po sikur të ketë sëmundje infektive të reja, që nuk janë hasur kurrëndonjëherë më parë ?”

Studentët lëkunden, dikush propozon : ” të domozdoshëm janë një mjek infeksionist apo dhe epidemiolog…”

***

Ka vite që mjekët e rinj s’preferojnë më specialitetin e sëmnundjeve infektive.

Pasiguria për të ardhmen e këtyre sëmundjeve bëri 35 vjet më parë që unë të braktisja zgjedhjen time për specialitetin e sëmundjeve infektive, megjithë pasionin për to, sigurisht ndikuar edhe nga që babai im kish qenë mjek infeksionist…

***

Spostimi i specialiteti të sëmunjeve infektive humbi një ekspertizë unike për diagnostikimin, trajtimin e infeksioneve, humbi mundësinë e paksimit të rezistencës mikrobike, përcaktimin e çfarë mjekimi duhet, dhe më e rëndësishmja, çfarë mjekimi nuk duhet.

Për gjithë këto arsye, specialiteti i sëmundjeve infektive duhet të kthehet në një nga specialitetet tërheqëse për studentët dhe mjekët e rinj.

***

Sëmundjet infektive në shekuj kanë ardhur valë-valë, kanë marrë ç’kanë dashur, kanë ikur, për t’u rikthyer dhe për të riikur.

Ajo që duket si fundi i sëmundjeve infektive, në të vërtetë është vetëm përshtatja për të jetuar me to.

Filed Under: Sociale

Sir Alexander Fleming…

August 20, 2024 by s p

Saimir Kadiu/

Imagjinoni një fermer të përulur skocez të quajtur Fleming duke u munduar në fermën e tij, kur befas, britma shpuese thyejnë qetësinë. Pa menduar, ai braktis mjetet e tij dhe vrapon drejt zhurmes.

Ajo që gjen është një fëmijë që lufton në moçal, i bllokuar dhe duke u mbytur. Pa hezitim, Fleming rrezikon jetën e tij, duke përdorur një degë të gjatë për ta tërhequr fëmijën drejt sigurisë.

Të nesërmen, një makinë luksoze shkon drejt shtëpisë modeste të Flemingut. Doli një zotëri i shquar – Randolph Churchill, babai i djalit që Fleming shpëtoi. Churchill ofrohet të shlyejë guximin e fermerit me pasuri, por Fleming nuk pranon, duke thënë: “Të shpëtoj dikë është detyra ime; humanizmi nuk ka çmim”.

Pikërisht atëherë, djali i vetë Flemingut shfaqet në derë. Churchill, i intriguar, pyet: “A është ky djali juaj?” Kur Fleming konfirmon me krenari, Churchill propozon një marrëveshje intriguese: nëse Fleming nuk pranon paratë e tij, ai do të financojë shkollimin e djalit në shkollat ​​më të mira, duke u siguruar që ai të ketë të njëjtat mundësi si vetë fëmija i Churchillit.

Fleming, duke kuptuar mundësinë për t’i dhënë djalit të tij një të ardhme që nuk mund ta përballonte kurrë, pranon me mirënjohje. Djali i tij vazhdon të ndjekë Shkollën Mjekësore të Shën Marisë në Londër dhe bëhet Sir Alexander Fleming, shpikësi i penicilinës.

Por ja ku historia e bën rrethin e plotë: vite më vonë, është penicilina që i shpëton jetën Winston Churchill, djalit të Randolph, i cili do të bëhej dy herë kryeministër i Britanisë.

A nuk është magjepsëse se si një akt i vetëm mirësie mund të valëvitet nëpër histori, duke lidhur jetë në mënyra kaq të papritura?

Filed Under: Sociale

Sa e vlefshme është Kemoterapia në trajtimin e sëmundjeve kanceroze?

August 15, 2024 by s p

Dr. Zekri Palushi, Australi

(Kërkimet e reja shkencore kanë treguar se kemoterapia zgjon nga gjumi qelizat e fjetura kanceroze, dhe ndihmon që sëmundja të shpërndahet në qeliza dhe organe të shëndosha, duke inkurajuar   kështu rikthimin e kësaj sëmundje, bile edhe në një formë më e fuqishme)!

Në botën e trajtimit të sëmundjeve kanceroze lajmet ecin me shumë avashllëk. E them këtë, sepse kanë kaluar 12 vjet nga koha që kërkues të ndryshëm shkencor, arritën të demonstrojnë se kemoterapia (chemotherapy), në të vërtetë ndihmon si në rritjen, ashtu dhe shpërndarjen e kancerit, dhe këtë e bën nëpërmjet invadimit të qelizave të shëndosha që rrethojnë zonën kanceroze. Pesë vjet më vonë, punonjës të tjerë shkencorë gjetën se mekanizmi riparues i ilaçeve kemoterapeutike, i ndihmon qëlizat kanceroze që të rikthehen, bile edhe më të fuqishme.

     Duke u bazuar në praktikën e tyre të përditëshme, edhe vetë mjekët onkolog, kanë arritur në të njejtin  konkluzion me çfar thamë më sipër, por megjithatë, ata prap se prap vazhdojë t’ju japin ilaçe kemoterapeutike pacientëve të tyre, dhe këtë e bëjnë jo vetëm në pacjentët me kancer aktiv, por e japin, apo e rrekomandojnë edhe në pacien të shëndoshë. Për shembull: Gratë me kancer të gjirit edhe pse, pas ndërhyrjes kirurgjikale konsiderohen të sheruara, (heqja kirurgjikale, për një kancer të pa metastatizuar, konsiderohet si standard i artë trajtimi), prap se prap, atyre në shumicën e rasteve u jepet një kurs kemoterapie! 

    Le të shohim shkurtimisht se çfar thonë disa punime shkencore për kemoterapinë. 

Për shembull: Një grup studiuesish, në Qendrën Fred Hutchinson të kancerit, në Seattle të Washingtonit (Fred Hutchinson Cancer Research Centre), ka zbuluar se kemoterapia inkurajon prodhimin e proteinës WNT16B, e cila ndihmon qelizat kanceroze jo vetëm për të mbijetuar, por edhe për rritur. Po kështu, kjo proteinë bashkvepron me qeliza të tjera kanceroze, duke i nxitur ata që jo vetëm të rriten, por edhe të invadojnë qelizat e shëndosha, dhe si pasoj e këtij veprimi, ky kancer bëhet rrezistent ndaj trajtimit të më vonshëm që mund ti bëhet.

    Pra, sipas këtij studimi, llogjika të thotë se kemoterapia është një trajtim krejt i pa arsyeshëm, një gjë që është konfirmuar që nga viti 2012, por që është injoruar, dhe vazhdon të injorohet edhe sot.

   Vlen të përmendet se edhe pësë vjet më parë, punonjës të tjerë shkencorë, arritën në të njëjtin konkluzion, duke thënë se: Me ilaçe kemoterapeutike mund të arrihet një “fitore” e shpejtë kundra kancerit, por, po këto ilaçe, në të njëjtën kohë, aktivizojnë edhe një proces tjetër që, jo vetëm e lejojnë  rikthimin e këtij kanceri, por edhe e ndihmojnë atë që të metastasizohet, pra të përhapet edhe në organe të tjera.

     Ndërsa, Punonjësit Shkencor, të Kolegjit Mjekësor Albert Einstein, në New York, gjatë testimit të efekteve të kemoterapisë në qelizat kanceroze të gjirit, kanë gjetur se këto ilaçe aktivizojnë një mekanizëm riparues, i cili mundëson jo vetëm rikthimin e qelizave kanceroze, por i  bënë ata edhe më të fuqishme. Përveç kësaj, kemoterapia ndihmon për të krijuar atë që njihet si Tumor Microenvironments of Metastasis (TMEM), e cila, i lejon qëlizat kanceroze që të shpërndahen edhe në organe të tjera.

    Po ky grup shkënctarësh, mendon se këto efekte, kemoterapia i shkakton jo vetëm në kancerin e gjirit, por edhe në format e tjera kanceroze.

    Pothujse e njëjta gjë konfirmohet edhe nga grupi shkencor i Universitetit Emory, në Atlantë, të Georgias (USA). Ata, thonë se kemoterapia ndihmuese (adjuvant chemotherapy), është një arsye e madhe pse kanceri i gjirit rikthehet. Për shembull, TAXANES, (një nga ilaçet më të shpeshta të kemoterapisë), zgjon nga gjumi qëlizat e fjetura, (të cilat më parë ishin kanceroze), dhe në të njëjtën kohë, dëmton qëlizat e shëndosha që gjenden rreth zonën kanceroze. Po ky grup, testoj influencën e taxanes mbi  qelizat stromale kanceroze, (që gjenden në indin lidhorë), -dhe mbi qelizat e shëndosha. Në këto raste, ata gjetën se ky ilaç (DOCETAXEL, një lloj TAXANE), edhe në doza të vogla, kishte arritur të dëmtojë qelizat stromale, por jo qelizat kanceroze. Dhe për më keq, qelizat e fjetura, jo vetëm që ishin ririkthyer në qëliza kanceroze, (një fenomen, që shkencëtarët e përshkruajnë si “escaping from dormancy”), por  edhe kishin filluar të fragmentoheshin (të ndaheshin). Dhe ky proces kishte ndjekur  “efektin domino”, një fenomen, që unë, për shkak të kompleksitetit të tij teknik po e thjeshtëzoj:  Pra, qëlizat më parë të shëndetëshme, dëmtohen nga përdorimi i kemoterapisë, e si rrezultat çlirojnë dy molekula qelizore sinjalizuese, të cilat kanë aftësi që të rrisin inflamacionin G-CSF (granulocyte colony stimulating factor), duke aktivizuar kështu edhe palcën e kockave, -e cila nga ana e sajë çliron qeliza stemike (stem cells), dhe IL-6 (Interleukin-6), që është një molekulë me atribute pro, dhe anti-infamatore. Pra, edhe një herë u  vërtetua se këto procese stimulonin qelizat e fjetura, duke i kthyer ato, përsëri në gjendjen e tyre të mëparshme, kanceroze.

Tashmë dihet se këto dy molekula ndihmojnë për shpërndarjen e kancerit, dhe për aktivizimin e tij, mjafton edhe një dozë e vetme kemotherapie. Për më tepër, ky grup shkencor, vuri re se kemoterapia ri-programonte qëlizat kanceroze, në atë mënyrë, që ata ti rrezistonin mjekimit kemoterapeutik. Ndërsa, në eksperimentet me minj, ata gjetën se përgjigja e sistemit të tyre imunitar shëndërrohej: nga luftimi kundër kancerit, në promotor të rritjes së tij.

Duke u njohur me këto të dhëna shkencore, si dhe, duke ditur vuajtjet ekstreme që pacjentët përjetojnë gjatë sesioneve kemoterapeutike, duke përfshirë ketu dhe efektet anësore që ata shkaktojnë, (si problemet e zemrës, neuropatitë e ndryshme,leukemitë, rikthimin e kancerit, etj., etj.,) atëherë  natyrshëm del pyetja: A ja vlen marrja e kemoterapisë?

    Kjo pra, për mendimin tim, duhet të ishte në epiqendrën e diskutimeve doktorr-pacient, dhe nga këto diskutime, duhet të dalë edhe përgjigja e pyetjes sime. 

    *Në një shkrim tjetër, do të flasim për mundësitë e trajtimit jo-kemoterapeutik të kancerit.

Referencat: 1- NatMed, 2012; 18(9): 1359-68. 2- Sci TransMed, 2017; 9(397): eaan0026. 3- PloS Biology, 2023; 21(9): e3002275. 4- Kathy Katella, “Do You Still Need Chemo for Breast Cancer? Oct4, 2022, yalemedicine.org. 5- NewEng J Med, 2015; 372(2): 134-41

Dr. Zekri Palushi, Australi, 4 Gusht, 2024 

Filed Under: Sociale

Për ullinjmbledhëset e dikurshme të Himarës

August 14, 2024 by s p

Aleksandër Çipa/

Në fëmininë time të lënë pas, në Himarë, mbaj mend disa gjëra të pashlyeshme në kujtesë… Janë së pari disa elemente dhe fenomene të peizazhit,…disa punë të burrave dhe shumë punë të nënave shamizeza:

Nga peisazhi mbart, … si për shembull, dallgët e detit, sidomos shkumën e tyre në rërë dhe stërkalat në shkëmbinjtë e Spilesë. Plantacionet me ullinj dhe bahçet me portokalle e limona e pak mandarina, përrenjtë që buçisnin dhe i jepnin imazh homerik krejt tablosë së natyrës mbi dhe përreth lagjes Stefanel e cila vendosej mbi Shpellën e Spilesë të cilën herë e quanin të Osisesë, herë të Sfaios, herë të bollotës etj. etj…

( Ky përcaktimi i fundit kishte të bënte me një lojë letrash të sjellë nga emigrantët e Bregut ndoshta nga Aleksandria ose Franca, ku kishin krijuar traditën e tyre mërguese, para viteve 1900….)

Por imazhin që e mbart si një pikturë magjike, epike dhe unike njëherësh, është ai i grupit të himarioteve, ullinj-mbledhëse.

Përgjithësisht ishin shamizeza, ose shamibardha veshur në të zeza. Fytyrëzeshkëta të gjitha… Niseshin diku nga ora 6.30-7.00 e mëngjesit, drejt parcelave me ullinj në muajt e fundvitit… Në ditë me shi siguronin disa katrorë me plastmasë për të mos u lagur dhe për t’i shtruar nën ullinj. Në fëmininë time edhe plastmasi ishte gjë e rrallë. Ullimbledhëset lidhnin në mes disa futa të qepura enkas, të cilat mund të mbanin nga 5 deri në 7 e herë-herë edhe 10 kilogramë ullinj. Mbi lidhësen e futës së bardhë e cila shpesh ndotej për shkak të baltës së duarve që lëviznin si mekanizëm preçiz, lidhnin së pari një thes në të cilin do të hidhnin futat me ullinj të mbledhur. Ishte një mundim raskapitës që krijonte përditë një garë të çuditshme ekzistenciale mes atyre shamizezave dhe shamibardhave të Bregut. Ato dëshmonin një aftësi sa prej skllavesh, aq edhe prej spartanesh. Nuk e njihnin lodhjen edhe kur raskapiteshin. I shtonin futat me ullinj pasi çukisnin me shpejtësinë më magjepsëse të çdo sqepi, ullinjtë e rënë nga pemët shtatmëdha apo të shkundura prej tyre. Duart e tyre ishin të ashpra edhe pse duar nënash ose bijash!

Ato e kryenin këtë punë pa e ndërprerë nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 5 të çdo pasditeje. Pushonin ndoshta vetëm një gjysëm ore që hanin diçka nga bohçet e tyre për drekë.

Në orën e pasdites së vonë, pasi fshihnin futat ose thasët në trungjet, kryesisht zgavrat e ullinjve, për t’i gjetur të nesërmen, niseshin drejt shtëpive… Ky ritual vazhdonte deri sa mbaronte vjelja ose mbledhja e ullinjve. Sipas tyre ulliri ishte një vit në ksodhi dhe një vit jo. Ato të gjitha shfaqeshin dhe dëshmoheshin nëpër parcelat e ullinjve, më këmbëngulëse se dallgët mbi shkëmbinj, duke e përsëritur rëndomë si maksimë të jetës së tyre, shprehjen bregase: Përpiqemi si vala për shkëmbi!,- aq e preferuar veçanërisht prej nënës sime, një kampione e përhershme në mbledhjen e ullinjve…!

Himarë, Gusht 2024

Filed Under: Sociale

Nëpunës apo Nënpunës? Cila është trajta e saktë e kësaj fjale dhe pse?

August 13, 2024 by s p

Sevi (Lami) Agolli/

Duke qenë se merrem çdo ditë me gjuhën shqipe dhe duke qenë se kjo fushë është pasioni im, shumë miq, ish-kolegë, bashkëpunëtorë, të njohur etj., më shkruajnë dhe kontaktojnë për çështje ose dilema gjuhësore që hasin gjatë punës ose ditës së tyre. Madje një ditë, në një zyrë që merret me çështje financiare, debati konstruktiv gjuhësor kishte arritur deri aty, sa kolegët e asaj zyre ishin ndarë në dy grupe rreth përdorimit të fjalës “Nëpunës” apo “Nënpunës”. Debati kishin arritur deri aty, sa i kishin shpallur sfidë njëri-tjetrit për trajtën që kishin zgjedhur. Njëri grup këmbëngulte për trajtën jonormative “nënpunës”, me arsyetimin se ashtu e kishin dëgjuar dhe përdorur gjithmonë, dhe grupi tjetër, që kishte bërë pak kërkime në fjalorë, këmbëngulte në trajtën normative, pra të saktë, “nëpunës”, por që në jetën e përditshme e kishin dëgjuar dhe hasur shumë rrallë në këtë trajtë. Duke e hasur rrallë ose aspak trajtën e saktë, kjo sjell dilema rreth përdorimit të saktë të saj.

Si përfundim, dilemat në këtë rast i shuan vetëm një profesionist gjuhe, i cili mund të të shpjegojë pse shkruhet apo është kështu. Mikja ime, që ishte pjesë e kësaj zyre, për të shuar kureshtjen dhe për të zgjidhur dilemën më merr në telefon dhe më pyet për trajtën e saktë të kësaj fjale. Pa e ditur situatën që kishte krijuar mes tyre kjo dilemë gjuhësore, shqiptoj variantin e saktë. Nuk arrita as ta nis shpjegimin pse kjo trajtë është e saktë, sepse nga ana tjetër e telefonit dëgjova brohorimat e grupit fitues. Mikesha ime që më telefonoi, më shpjegoi se kishin debatuar shumë për këtë fjalë, sa e kishin kthyer në sfidë nëpërmjet tyre. Ajo që më gëzoi ishte fakti, se sot ka më shumë shqipfolës të ndërgjegjësuar për ta shkruar bukur dhe saktë gjuhën shqipe dhe ajo që më trishtoi, ishte fakti se shumë trajta të gabuara nga përdorimi i madh dhe i gjatë i tyre, thuajse kanë zëvendësuar trajtat e sakta normative të gjuhës shqipe.

Po pse nëpunës dhe jo nënpunës, – më pyeste një mikja ime, që siç duket ishte në grupin e humbjes së sfidës, – kur kemi “nënkalim”, “nëntokë”, “nënkryetar”, “nëndrejtor”, “nënpresident”,“nënprodukt”, “nënprefekt” etj., kurse këtë fjalë e shkruajmë “nëpunës”?

Pyetja e saj ishte e drejtë, ndaj gjykova si të dobishëm shpjegimin e saj edhe për shumë shqipfolës të tjerë, që mund të kenë këtë hamendësim.

Edhe mua gjatë punës sime më ka ndodhur shpesh, që këtë fjalë ta has në të dyja trajtat: “nënpunës” dhe “nëpunës”. Me të drejtë, shumë prej nesh mund të ngrenë pyetjen pse trajta normative e kësaj fjale është “nëpunës” dhe jo “nënpunës”, kur kjo fjalë, ashtu si fjalët e tjera më lart formohet me parashtesën prodhimtare të gjuhës shqipe “nën” dhe emrin “punë”. Këtu qëndron edhe gabimi ynë me këtë fjalë, sepse duhet parë si është formuar kjo fjalë. Kjo fjalë shkruhet kështu, për shkak të prejardhjes së saj. Ajo formohet me përngjitje dhe prapashtesim njëkohësisht: “në+punë+ës”, dhe jo me anë të parashtesës “nën” plus emrin “punë”, siç formohen fjalët: nënprodukt, nënpresident, nënkalim, nëntokë, nënkryetar, nëndrejtor etj. Ne përdorim trajtën e gabuar “nënpunës” për analogji me këto fjalë, që formohen me parashtesën “nën”. Në rastin e emrit “nëpunës”, kjo fjalë është formuar nga përngjitja prej përdorimit të dendur të fjalëve “në” + “punë”, si shkoj në punë, ku parafjala “në” është përngjitur me emrin “punë” nga përdorimi i dendur prej shumë kohësh, duke marrë edhe prapashtesën “s” e duke formuar kështu emrin e prejardhur: nëpunës.

Filed Under: Sociale

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 76
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dr. Athanas Gegaj, editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës përkujtohet në New York
  • SHQIPJA – GJUHË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL, POR TË LASHTË E RRËNJETHELLË NË TROJET E VETA
  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE
  • Isuf Luzaj, poeti i mbërthyer në kryqin e kundërshtive!
  • Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, in memoriam…
  • Tefta Tashko‑Koço: Sopranoja e përjetshme e skenës shqiptare, muzikës lirike dhe identitetit kombëtar
  • Uniteti Kombëtar si Doktrinë Gjeopolitike: Shqipëria dhe Kosova në Arkitekturën e Re të Rendit Ndërkombëtar
  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT