• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kongresmeni i New York-ut, Maloney martohet me partnerin e vet Florke

January 15, 2014 by dgreca

NEW YORK CITY : Kongresmeni demokrat i Nju Jorkut,  Sean Patrick Maloney, do të bëhet anëtari i dytë i ulur në karrigen e Kongresit Amerikan, që martohet me partnerin e tij, të të njëjtit seks , njoftoi zyra e tij .

Kurse, kjo sipas shtypit është e para për shtetin e Nju Jorkut, që një kongresmen do të martohet me të dashurin e tij, që e kishte për një kohë të gjatë , ai është Randy Florke , sipas një deklarate të dhënë nga zyra e kongresmenit Maloney, për  Times Herald – Record dhe CNN .
Maloney 47 vjeçar, nga radhet e partisë demokrate, i cili përfaqëson qarkun verior të New York-ut, ka qenë i fejuar me partnerin e tij, Randy Florke, në ditën e Krishtlindjeve, njoftoi zëdhënësja e tij Stephanie Formas, duke shtuar se çifti, ka tre fëmijë, të miratuar shtoi ajo.
Ata kanë lëshuar një komunikatë ku thonë se janë të ngallëzyer se do të ndërmarrin hapin e radhës në marrëdhënien e tyre, krijimin e familjes bashkëshortore – martesën e të njëjtit sex.

” Pas 21 vjet së bashku , ne jemi të ngazëllyer për hapin e ardhshëm në udhëtimin tonë si një familje bashkëshortore “, tha çifti në deklaratën e tyre zyrtare . ” Për dekada me radhë , ne kemi luftuar për të siguruar që të gjitha familjet mund të përjetojnë gëzimet e angazhimit e të dashurit me të njëjtin sex dhe ne jemi krenar të kemi miqtë tanë dhe të tregojmë se cila është pesha e familjes në këtë moment të veçantë me ne, dhe në të ardhmen e afërt do të bëjmë dasmën. ”
Shtypi amerikan shkruan se Florke, i kishte propozuar për martesë kongresmenit Maloney në Krishtlindje , një ditë pasi një nga tre fëmijët e tyre të miratuar, u tha se shkroi një letër për ta, tek Santa, duke shprehur një dëshirë që etërit e tyre( Florke dhe Maloney) do të martoheshin zyrtarisht.
Kongresmeni demokrat Barney Frank ( D-Mass. ) u bë i pari anëtar që mban karriken e Kongresit të martohet me partnerin e tij të njëjtit seks në vitin 2012 , pak para daljes në pension të tij .

Ndërsa, kongresmeni demokrat Mark Pocan ( D-Wis. ) , i cili u zgjodh në vitin 2012 , është i martuar tashmë , pasi ai u martua parterin e tij në Kanada në vitin 2006 . Martesa e kongresmenit Pocan -nuk është njohur nga shteti i tij , por është e njohur në nivel federal në Kanada.
Shteti i New Yorkut , ka legalizuar martesat mes homoseksualëve në 2011 . Deri tani shkruan shtypi njujorkez nuk ka pasur detaje në lidhje kur Maloney dhe Florke po planifikojnë të martohen dhe ku do të bëhet dasma ./Beqir SINA/

 

Filed Under: Kronike, Sociale Tagged With: Kongresmeni Maloney, martohet, me partnerin Florke

SARA TITKA, VAJZA SHQIPTARE, QË KA SHKËMBYER LETRA ME PRESIDENTIN E AMERIKËS, XHORXH W. BUSH…

November 12, 2013 by dgreca

Nga: Murat Gecaj/

1.

Një mbasdite nëntori 2013, sipas bisdës së bërë më parë, mora udhën për në Lagjen “Ali Demi” të kryeqytetit  tonë. Kam qenë edhe më parë në atë Qendër të mësimit të gjuhëve të huaja, të cilën e drejton kolegia e mikja, Lindita Titka-Pasholli. Njohja jonë lidhet me një ngjarje të shumë viteve të kaluara, pra kur ajo ishte në moshë të vogël. E kam treguar këtë gjë edhe në një rast tjetër, prandaj nuk do të zgjatem më këtu. Shënoj vetëm se, atëherë, kisha publikuar një shkrim modest për gjyshën e saj, mësuesen veterane të arsimit tonë kombëtar, Nazmie Pasholli. Ajo kishte hapur, për herë të parë, një shkollë shqipe për vajzat malësore, në Peshkopi. Kështu, mbeti e nderuar dhe e paharruar, në kujtesën e nxënëseve të saj, si dhe të prindërve të tyre.

Pasi Lindita kishte gjetur adresën time e-mail, më dërgoi një mesazh falënderues dhe më tregoi, se ku punonte. Pa humbur kohë, shkova në Qendrën e mësimit të gjuhëve të huaja, që ajo drejton dhe u njoha nga afër me punën e mirë, që bëhej aty. Në vijimësi, kursin për mësimin e gjuhës angleze e ndoqi aty edhe mbesa ime 9-vjeçare, Dorela. Pra, lidhjet tona u forcuan.

Siç nisa të tregoja në fillim të këtyre pak radhëve, këto ditë, shkova atje për t’i dhënë Linditës një “libërth” të vogël, me disa recensione rreth librit tim, me titullin “Dorela”(Tiranë, 2012) dhe dy vëllime të librit “Thesar Kombëtar”, botuar nga Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë, “Papa Klementi XI-Albani”-Suedi, që u përuruan në dy ditët e fundit të tetorit 2013, në Tiranë e Durrës.

Në atë pasdite, kursin e gjuhës angleze për 8 nxënës, e drejtonte vajza binjake e Linditës, Sara Piro Titka, e cila vetë ndjek degën e gjuhës gjermane, në Universitet, bashkë me motrën, Xhesikën. Me atë rast, hymë në klasë dhe me aparatin fotografik shkrepa një pozë. Kur dolëm që andej, mami i saj m’u drejtua: “Sara ka një kujtim shumë të bukur e të paharruar, të 8-9 viteve më parë, kur jetonim, familjarisht, në Çikago të Amerikës. Ajo dhe motra e saj binjake, Xhesika, mësuan shpejt anglisht, në shkollën e tyre. Një ditë, mësuesja u kishte kërkuar që t’i shkruanin nga një letër Presidentit të Amerikës, Xhorxh W. Bush. Kështu, secila e bëri një gjë të tillë, pra në to shprehën mendimet e veta. Mësuesja ua postoi letrat atyre, për në Shtëpinë e Bardhë. Ndërsa të dyja vajzat tona nuk na treguan gjë, në shtëpi, për detyrën e dhënë nga mësuesja dhe as për dërgimin e letrave!…Kaluan disa ditë e ndodhi diçka e pabesueshme dhe emocionuese, si për vetë binjaken tonë, Sarën, bashkënxënësit e mësuesit e saj dhe për gjithë familjen tonë. Postjeri na solli një zarf jo të zakonshëm. Vinte nga Shtëpia e Bardhë, i drejtohej personalishet Sarës dhe ishte e nënshkruar nga Presidenti i SHBA-ve, Xhorxh W. Bush…Këtë letër dhe fotografinë e Bushit, me të shoqen, Laurën, që i dërgoi ai atëherë, Sara i ka të vendosura në dhomën e saj dhe i mban si një “diplomë” tw çmuar. Është një kujtim i rrallë, që jo çdokush mund ta ketë,  në jetën e tij…”.

2.

Për kureshtjen e lexuesve të këtij shkrimi, po e japim faksimilen e kësaj letre, anglisht, si dhe përkthimin e saj, nga znj.Lindita Titka-Pasholli. Pra, ja çfarë shkruhej aty:

“4010, Rruga “North Bernard-Çikago-Ilinois, 60618-2216

E dashura Sara (Titka),

Ju falënderoj për letrën tuaj, si dhe mendimet e sugjerimet,  që ju ndani me ne,  gjë që unë kam dashur ta dëgjoj gjithmonë, nga amerikanët e rinj. 

Ashtu siç ju vazhdoni me studimet tuaja, shpresoj se  po përpiqeni të lexoni dhe mësoni më shumë rreth  çështjeve, që ju interesojnë  më tepër, ngjarjeve ose ndodhive të fundit, si dhe historinë e vendit tonë, duke ndjekur më shumë bibliotekën e vendit tuaj ose duke  hyrë  në Website-in e  Shtëpisë të Bardhë: www.Whitehousekids.gov dhe  www.whitehouse.gov. Gjithashtu, ju nxis që të arrini qëllimet tuaja të larta, duke  mësuar ose studiuar shumë e të ndihmoni të tjerët, në nevojë.

Me përkushtimin,  që keni ndaj shkollës dhe me dashurinë për të  tjerët, mund të arrini aftësi

të  plota dhe të bëheni e përgjegjshme për  komunitetin tuaj.

Unë dhe Zonja Bush, ju dërgojmë urime me dëshirat tona më të sinqerta: Zoti të bekoftë ty dhe Amerikën!

Sinqerisht: George W. Bush,

Shtëpia e Bardhë-Vashington, më 20 shkurt 2004”.

 

   

…Në mbyllje të këtyre pak radhëve, pasi treguam për këtë ngjarje interesante dhe të paharruar në jetën e Sara Titkës, tashmë e kthyer përgjithnjë në Shqipëri, bashkë me familjen, i urojmë nga zemra asaj: Jetëgjatësi, shëndet e mbarësi në punë, gëzime dhe lumturi në jetë!

Tiranë, 12 nëntor 2013

Filed Under: Kulture, Sociale Tagged With: presidenti Bush, Sara tika, vajza

VITAMINA B NDIHMON TRURIN

November 10, 2013 by dgreca

Vitamina B luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e trurit.Studiuesit e Universitetit të Oksfordit morën në analizë 158 persona që vuanin nga sëmundja Alzheimer. Këta pacientë kishin nivel të larta të homocIsteine, e cila çon në përkeqësim të aftësive të tyre njohëse.

Në këtë studim, grupi i parë mori një shtesë me vitaminë B dhe grupi i dytë një qetësues të padëmshëm. Këto teste treguan se grupi që mori vitaminë B kishte dy herë më pak gjasa për t’u prekur nga ulja e aftësisë njohëse.
Sipas këtij studimi, ata që kanë marrë 0.8 miligramë acid folik çdo ditë, 20 miligramë vitaminë B6 dhe 0.5 miligramë vitaminë B12 ngadalësojnë shenjat e rënies së aftësisë njohëse.o.k/noa(Lajmi shqip)

Filed Under: Sociale Tagged With: ndihmon trurin, Vitamina B

SHQIPERIA ZBRET 5 SHKALLE

October 29, 2013 by dgreca

“Doing Business”, Shqipëria humbet 5 vende/

Banka Botërore publikoi sot raportin vjetor Doing Business 2014, një vëzhgim mbi lehtësirat e të bërit biznes në 189 vende të botës. Krahasuar me vitin e kaluar kur Shqipëria renditej e 85-ta në klasifikim, këtë herë ajo ka humbur 5 pozicione, duke u renditur në vend të 90-të.
Raporti merr në shqyrtim 10 tregues të cilët lidhen me kompleksitetin dhe kostot e proceseve rregulatore si dhe me kuadrin ligjor dhe institucional me të cilin ndeshet një aktivitet biznesi. Pothuajse të gjithë treguesit për Shqipërinë kanë mbetur të pandryshuar, sipas raportit të këtij viti, dhe vendi përmendet vetëm se ka lehtësuar pagesat për korporatat, të cilat, taksat mbi të ardhurat mund t’i paguajnë tanimë cdo tremujor.
Përkeqësimi i pozicionit të Shqipërisë duket se është ndikuar më së shumti nga përmirësimet e vendeve të tjera, ndërkohë që në ndryshim nga një vit më parë, në listë janë shtuar edhe katër shtete të tjera.
Shqipëria vazhdon të ruajë një vlerësim mjaft pozitiv përsa i përket treguesve që lidhen me marrjen e një kredie apo me mbrojtjen që gëzojnë investitorët, ku ajo është respektivisht në vend të 13 dhe 14, në përmirësim nga viti i shkuar. Ajo është gjithashtu në pozicion të mirë edhe me treguesit që lidhen me zgjidhjen e problemeve të likuiditetit (klasifikohet e 62-ta) apo dhe me hapjen e një biznesi, ku klasifikohet e 76-a, 14 pozicione më keq se një vit më parë e ku rezulton që të ketë një shtim në procedura dhe një rritje të lehtë të kostove.
Ndërkohë që Shqipëria vazhdon të mbetet e fundit në treguesin për lejet e ndërtimit, ashtu si dhe gjatë viteve të shkuara. Një vlerësim negativ sërish edhe për kriterin e energjisë, që mat lehtësinë me të cilën një biznes mund të sigurojë furnizimin elektrik. Shqipëria është e 158-a.
Ndonëse ende në brezin e fundit të klasifikimit, Shqipëria ka përmirësuar pozitën e saj përsa i përket pagesës së taksave, duke u renditur e 146, nga vendi i 160 në të cilin ndodhej vitin e shkuar. Ndërsa ka një përkeqësim të fortë, duke humbur 39 pozicione, në treguesin e respektimit të kontratave, ku nga vendi i 85-të ka shkuar në të 124-in.

Filed Under: Sociale Tagged With: Banka Boterore, shqiperia

Analiza premtuese kanceri

September 1, 2013 by dgreca

Hulumtuesit janë duke eksploruar një strategji të re për zbulimin e kancerit të vezoreve. Prej një kohe të gjatë, mjekët përdorin një analizë gjaku për të zbuluar këtë lloj kanceri tek gratë që dyshohen të jenë prekur nga sëmundja. Tani ata shpresojnë se kjo mënyrë mund të funksionojë edhe për gratë e shëndetshme. Njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Jessica Berman.
Sipas Fondit Ndërkombëtar të Studimeve për Kancerin, ai i llojit ovarian apo i vezoreve është përgjegjës për gati 2 përqind të të gjitha llojeve të kancereve që diagnostikohen çdo vit. Sëmundja është mjaft vdekjeprurëse pasi nuk ka simptoma specifike në fazat e para dhe kur gruaja shkon tek mjeku me ankesat për fryrje barku dhe dhimbje, është shumë vonë për të filluar trajtimin.
Karen Lu është shefe e Departamentit të Onkologjisë dhe Gjinekologjisë në qendrën Anderson në Universitetin e Teksasit.
“Ne dimë se mbi 75 përqind e grave me kancerin e vezoreve paraqiten në fazat e vonëshme kur shanset për një kurim të qëndrueshëm janë shumë të pakta. Ne e dimë se nëse e zbulojmë në fazat e para shanset për kurim afatgjatë, mund të jenë deri në 90 përqind.”
Shansi për ta zbuluar kancerin herët mund të vijë nga një analizë gjaku që është përdoryr për gati 20 vjet. Mjekët e përdorin këtë analizë, që kontrollon nivelin e një proteine të quajtur CA-125, për të konfirmuar diagnostikimin e kancerit të vezoreve ose për të monitoruar përparimin e grave që tratohen për sëmundjen.
Lu dhe kolegët e saj hetuan mundësinë e përdorimit të niveleve CA-125 për të kontrolluar gratë në fazat pas menopauzës për kancer.
Ato ishin të përfshira në një studim 11 vjecar me gati 4 mijë gra të shëndetshme në mbarë Shtetet e Bashkuara. Pjesëmarrëset, 50 deri në 74 vjeç pa histori të kancerit të gjirit apo të vezoreve në familje, bënë një analizë gjaku për proteinën CA-125 në fillim të studimit dhe u ndanë në grupe. Gratë bënë analiza të regullta për gati një dekadë.
Zonja Lu thotë se ato gra që e kishin nivelin e proteinës CA-125 të ulët vinin çdo vit për të përsëritur analizën. Gratë me nivel mesatar e bënë analizën çdo tre muaj.  Gratë me nivel të lartë të proteinës CA-125 u dërguan tek specialisti i kancerit për një ekzaminim me ultratinguj. 85 gra u referuan tek mjeku bazuar tek kjo analizë. Për 10 gra u rekomandua operacion, katër nga të cilat kishin kancerin e vezoreve në faza të hershme. Mes grave të tjera, njëra kishte kancer endometrial, tre kishin tumore beninj dhe dy kishin ndryshime të dyshimta të qelizave.
Metoda e ndarjes së grave në tre grupe rreziku, sipas zonjës Lu, provoi të ishte gati 100 përqind e efektshme në zbulimin e kancerit të vezoreve perms analizës së proteinës CA-125.
“Kur pamë shtim të nivelit të proteinës i referuam gratë për analizë me ultratinguj që diktoi kancerin në fazat e para.”
Studiuesit britanikë kanë përfunduar një studim me gati 200 mijë gra të shëndetshme për të parë nëse rreziku i tyre për vdekje nga kanceri ovarian u pakësua përmes analizave të përvitshme.
Zonja Lu thotë se në varësi të rezultatit, analiza mund të rekomandohet edhe për gratë e shëndetëshme. Rezultatet e studimit nga zonja Karen Lu dhe kolegët e saj u publikuan në revistën Cancer.(VOA)

Filed Under: Sociale Tagged With: analiza premtuse, kanceri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Skulptori Gëzim Muriqi vjen me “ringjalljen” e Skënderbeut
  • Mistika dhe Fizika
  • “Atdhetari i shtigjeve të lirisë” – monografi për heroin e kombit Xhavit Hazirin!
  • THE UNITED STATES DAILY (1928) / AHMET ZOGU FALENDERON PRESIDENTIN AMERIKAN CALVIN COOLIDGE PËR NJOHJEN DHE URIMET E TIJ ME RASTIN E NGJITJES NË FRONIN E SHQIPËRISË (TELEGRAMI)
  • Kryetari Glauk Konjufca takoi ish-Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi dhe Kongresistin Torres
  • Populli i Kosovës ka zgjedhur rrugën e vet
  • Shoqata studentore shqiptare në Columbia “Columbia University Albanian Society,” organizon: Bashkëbisedim mbi Eposin e Kreshnikëve
  • AMBASADOR BLERIM REKA VIZITON VATRËN TË MËRKURËN NË ORËN 2 PM
  • PROF.DR. ZYMER NEZIRI LIGJËRATË NË VATËR TË ENJTEN MË 30 MARS ORA 6.30 PM
  • “Fëmijët shqiptarë të Kosovës – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999”
  • BOKSIERI SHQIPTAR KRISTIAN PRENGA — NJË MOMENT KRENARIE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT KUDO
  • Dashuri dhe vdekje – Fati tragjik i prindërve të Karl Thopias
  • Kryeministri Kurti: Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë
  • Kosovë-Homazhe te Memoriali në Izbicë
  • Kryetari Glauk Konjufca takoi Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT