• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

U zhvillua në New York, Konferenca e Sipërmarrësve Profesionistë të Amerikës së Veriut

April 15, 2014 by dgreca

Konferenca NAPEC Innovation 2014 u mbajt dje(në 12 prill 2014) në Manhattan – New York , dhe u ndoq nga më shumë se 300 të pranishmit nga e gjithë bota, ndërsa u organizua dhe u drejtua nga një shqiptar/

Nga BEQIR SINA, Manhatttan NYC/

EAST SIDE – NYC : Konferenca :” NAPEC Inovacioni 2014″ është një konferencë kryesore për ndërmarrjet të vogla dhe të mesme, në Amerikën e Veriut, një risi për të treguar qëndrueshmeri në rritjen e biznesit dhe zhvillimit të biznesit të vogël dhe të mesmë. Këtë e treguan më së miri me anë të video – kumtesave të mbajtura në këtë konferencë, folësit. Konferenca afro “gjysmë milion dollar”, u sponsorizua nga Bursa e Stambollit, FEBA, Istambul Institute Leadership, World Innovation Forum, Carnegie Mellon University Hinz College, Johnson Cornell University , Institute for Social Innovation.
Konferenca” NAPEC Innovation 2014″ u mbajt të shtunën(në 12 prill 2014) në hotelin Marriott në Manhattan – New York , dhe u ndoq nga më shumë se 300 të pranishmit nga e gjithë bota, ndërsa u organizua dhe u drejtua nga një shqiptar , bashkëthemeluesi i saj Erdoan Shipoli nga Mitrovica – Kosovë.
Kurse, në mesin e pjesëmarrësve ishin të pranishëm dhe biznesmen, drejtues biznesesh, të suksesshëm shqiptarë, një grup i studentëve shqiptarë nga universitet e Miçiganit dhe FEBA, New Jersey , New Yorku, Drejtori dhe një nga themelluesit e qendrës Albanian Culture Center(ACC), Qendra kulturore e shqipëtarëve në New Jersey, z. Shaban Gjoka,z. Harrun Pollozhani,z. Kalosh Sela dhe z. Haxhi Dauti.
Kjo ngjarje prestigjioze vjetore bashkoi për një ditë në hotel Marriott në qendër të qytetit të New Yorkut, sipërmarrësit , akademikët, studentët, dhe ekspertët ndërkombëtarë , përfaqësues të organizatave dhe shoqatave me mbështetje të biznesit shqiptarë dhe të huaj, përfaqësuesit e bursës së Stambollit dhe drejtuesit e institucioneve financiarë , njdekësit e politikave prodhuese dhe agjencitë ndërkombëtare të inovacionit të përfshira në zhvillimin e biznesit të vogël dhe të mesme në Amerikën e Veriut .
“Konferenca “NAPEC Innovation 2014” e mbajtur në metropolin amerikan New York, ishte e fokusuar dhe e përqëndruar, në fushat kyçe që kanë nevojë për të investuar në mënyrë që të rritet dhe të mbështet biznesi i tyre . Disa nga udhëheqësit e shquar të biznesit, erdhën në këtë për të treguar ide nga disa nga sfidat e tyre për të ardhmen që lidhen me fillimet e bizneseve dhe praktikat më të mira brenda sektorve të “SEM dhe NVM-ve” tha bashkëthemeluesi i saj Erdoan Shipoli për gazetën tonë .
Simbas tij – kjo Konferencë, kishte për qëllim të lehtësojë kontaktimet mes afaristëve dhe biznesmenve që të fokusohen në fushat kryesore të rritjes në bizneseve të vogla , duke përfshirë financat , zhvillimin e produkteve dhe të teknologjisë , duke sjellë së bashku udhëheqësit e industrisë në fushat kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm , për të edukuar dhe frymëzuar sipërmarrësit kryesorë, dhe pronarët e bizneseve të mesme dhe të vogla SEM dhe NVM-ve , dhe profesionistët në rritjen e bizneseve të tyre duke përdorur strategjitë fundit dhe teknologjive të internetit.
“NAPEC – është një mënyrë për të rritur Rrjetet e biznesit në Amerikën e Veriut , për të mësuar dhe të ndajnë përvojat, ndërkohë që për shqiptarët është që të njihen me bizneset shqiptare jashtë vendit , projektet, idetë dhe arritjet e tyre të suksesshme në Amerikën e Veriut” deklaroi Shipoli
NAPEC është themeluar nga disa prej profesionistëve, sipërmarrësit dhe akademikë , të cilët ishin aktivë në komunitetet dhe profesionet e tyre, në Amerikën e Veriut dhe Europë . Një nga themeluesit , dhe njeriu “kyç” i NAPEC është me origjinë nga Kosova , nga Mitrovica, ai është Erdoan Shipoli , një CEO i tanishëm i NAPEC .
Ndërkohë, që aty u fol edhe pë Këshillin e Sipërmarrësve Profesionistë të Amerikës së Veriut ( NAPEC ) i cili është një rrjet për biznesmenët profesionistët dhe sipërmarrësit që ofrojnë mundësi në rrjetëzimin e tyre brenda komunitetit të biznesit , ku në fokus kan Amerikën e Veriut. Këtu kemi të bëjmë me një fakt interesant : disa prej themeluesve NAPEC janë shqiptarë të Kosovës dhe me origjinë shqiptare nga Shqipëria ose trojet shqiptare s.p.sh : Erdoan Shipoli është CEO, Lirida Kercelli është program menaxhere dhe Ali Kaja është kordinator per median, kurse studentë dhe biznesmen të tjerë shqiptarëjanë vullnetar të organizmit të kësaj konference.
Folësit kryesorë të “Konferencës “NAPEC Innovation 2014”, e mbajtur në metropolin amerikan New York, ishin Mustafa Baltaci, (Executive Vice President, Borsa Istambul (Istambul Stock Exhange), Blake Swensrud Chairman World Cell Inc.,Chip Dempsey, Executive Director, Morgan Stanley – Institutional Equity Divizion. Kurse “Innovation Challenge Judges” qenë Larry Richards, David Schlapbah.Madeline McEneney, dhe Dr. Georges E. Haddad.
Konferenca Innovation Challenge NAPEC bashkoi sipërmarrësit dhe studentët nga universitetet më të mira për të konkurruar për më shumë se 20 mijë dollar në shpërblime të fituesve: Çmimi i parë: 10,000 dollar, Çmimi i dytë 5,000, Çmimi i tretë 2,500 Çmimi Idea 1,500 dollar dhe Çmimi Idea më të gjelbër 1,000 dollar.
Ndërsa u folë për të menduarit jashtë kutisë lëvizëse në tregjet dhe format e kërkesat e ardhshme të konsumit. Një vend të veçantë zuri edhe konkurimi i cili është i dizajnuar për të ndihmuar dhe të shpërblejë studentët që duan të ndjekin ide të reja të biznesit, të zhvilluara në një teknologji dhe në një produkt të tregtueshme, ose të ketë një qasje të re për një problem të vështirë apo mundësi bindëse. Finalistët me anë të vido projekteve të tyre inovative shfaqën idetë e tyre për sipërmarrësit, investitorët dhe kapitalet e sipërmarrjeve dhe iu përgjigjen pyetjeve reagimeve të vlefshme në sipërmarrjet e tyre.
Objektivi i sfidës së “Konferencës “NAPEC Innovation 2014”, ishte për ekipet e studentëve të konceptualizuar në një produkt ose shërbim inovativ, për të krijuar një plan biznesi për komercializimin e produktit / shërbimit dhe klientit. Gjyqtarët e konkurrencës ishin sipërmarrës, drejtues të nivelit CEO, dhe investitorët që dalin vullnetarë për t’u takuar me studentët të cilët janë të interesuar në fushën e marketingut, biznesit, duke shpalosur secili prej tyre idetë e tyre të reja inovative.

Filed Under: Sociale Tagged With: Beqi Sina, Konferenca e sipermarresve profesioniste, ne New York

Haxhinasto: Zbatuam ligjin, protesta e drejtuesve të furgonave u politizua

February 28, 2014 by dgreca

TIRANE 28 shkurt/ Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, deklaroi të premten se qeveria është e vendosur për të zbatuar ligjin, i cili parashikon që furgonat 8+1 të punojnë vetëm si taksi dhe jo si shërbim ndërurban. Gjatë një deklaratë për shtyp, Haxhinasto komentoi edhe praninë e deputetëve të opozitës në protestë. Sipas tij, deputetët janë të zgjedhurit e popullit dhe duhet të jenë të parët që duhet të zbatojnë ligjin. Nëse ata mendojnë, vijoi Haxhinasto, se ky ligj nuk qëndron, deputetët duhet të paraqesin amendimet e tyre. “Deputetët e opozitës nuk janë aty për asnjë arsye tjetër, përveçse për të politizuar dhe përdorur protestën e tyre për qëllime polike në gjykimin tonë”, deklaroi Haxhinasto.

Lidhur me protestën e drejtuesve të furgonëve 8+1, Haxhinasto tha se qeveria është e vendosur për të zbatuar ligjin. “Ky është një detyrim ndaj qytetarëve dhe atyre që kanë humbur jetën në aksidente tragjike”, deklaroi Haxhinasto, duke theksuar se qeveria nuk po fshihet pas problemit.
Detyra jonë, vijoi ai, është të zgjidhim problemin dhe t’u shërbejmë të gjithë qytetarëve, t’u japim atyre standarde të larta sigurie dhe mirëqënie.
Sipas tij, nëse ata kanë licence për taksi dhe ndërkohë punojnë si transport ndërurban, diskriminohen 5500 pronarë të transportit ndëurban që janë të licencuar. “Nëse ata kërkojnë të punojnë në këtë transport, le të plotësojnë dokumentacionin dhe standardet për të punuar si transportues ndërurban. Drejtues të furgonave 8+1 protestuan sot ndaj vendimit të qeverisë për të eliminuar transportin ndërurban me furgonat 8+1.

Filed Under: Sociale Tagged With: Haxhinasto, Protesta e furgonave, u politizua

“Shell” dhe “Petromanas Albania”, kërkime për naftë e gaz në një pus të ri në Shpirag

February 19, 2014 by dgreca

Nga Nini Mano/- Në zonën hidrokarbure Molisht-Shpirag, kompanitë “Royall Dutch Shell” dhe “Petromanas Albania”, kanë nisur kërkimet për naftë dhe gaz në pusin Molishti 1, me një investim prej 200 milionë usd.

Shpimet për këtë pus të ri parashikohet të arrijnë në 4000 metra thellësi, bëjnë të ditur burimet nga “Petromanas Albania”.
Zona Molisht-Shpirag përbëjnë bllokun e kërkimit 2-3 në kërkimin për hidrokarbure në bazë të Marrëveshjes Hidrokarbure që kompanitë kanë me AKBN.
Në fazën e parë përfundoi shpimi i pusit Shpiragu-2 në nëntor 2013, ku pas testimeve, rezultoi zbulimi i naftës dhe gazit jo vetëm në sasi të konsiderueshme, por për cilësinë e lartë të një nafte të lehtë, ndryshe nga zonat e tjera naftëmbajtëse. Kjo lloj nafte, thonë ekspertët, është më e kërkuara në tregjet botërore për cilësinë shumë të lartë energjitike.
Kërkimet në këtë zonë në rrethin e beratit nisën në vitin 2001, kur me shpimin e pusit Shpiragu-1, u vërtetua prania e naftës dhe gazit në strukturën e Shpiragut.
Të dy kompanitë ”Royall Dutch Shell” dhe “Petromanas Albania” janë kompani të listuara në bursat ndërkombëtare për naftë dhe gaz

Filed Under: Sociale Tagged With: Kerkmime, per nafte e gaz, pus i ri, Shpirag

NJE VAJZE ME LEUKEMI KERKON NDIHME

February 8, 2014 by dgreca

Apel për ndihmë humanitare – vajzën e sëmurë nga Leukemia – Dorina Mani 18 vjeç/

TIRANE : Çdo ditë që kalon për të tashmë është bërë si një kapërcim i sfidës së saj – për të mundur sëmundjen dhe për të luftuar për jetë. 18 vjeçarja nga Peshkopia Dorina Fatmir Mani, e lindur më 10 shkurt 1996, është ekzaminuar në Hematology Clinic në Tiranë dhe ka dalë me diagnozën Acute Leukemia. një sëmundje e rëndë dhe shumë e kushtueshme për tu shëruar.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka konkluduar në bazë të Decision(vendimit) numër 83 datët 30 Dhjetor 2013 nga Komisioni Shëndetësor i Spitalit Univeristar ” Nene Tereza”” Qendra e Directorante aprovuar nga Drejtoria e Përgjithëshme e Spitalit në lidhje me pacienten Dorina Mani 18 vjeçe me diagnozën “Acute Leukemia”

Ndërkoh që ajo po vuan nga Leukemia Akute (ALL), duhen siguruar të hollat për të paguar shërimin e shtrenjtë që kërkon kjo sëmundje. Sëmundja e saj përveç anëtarëve të familjes së saj, është shndërruar në një ankth të përditshëm edhe për të afërmit e saj – miqt dhe dashamirët. Mbasi duhen 200 mijë euro që t’i paguhen spitalit në Romë – Itali, ku asaj duhet t’i bëhet transplantimi i palcës kurrizore, pasi sipas mjekëve shqiptarë në Shqipëri, nuk mund t’a bëjnë këtë lloj transpaltimi.

Andaj kërkohet në se keni mundësi dhe dëshironi të ndihmoni një jetë, që çdo cent i dhuruesve të derdhet në xhirollogarinë e hapur për shërimin e Dorianës, është i vlefshëm vetëm për të siguruar jetën e saj.

Vajza që është në luftë me sëmundjen dhe lutet çdo ditë Zotit, po kërkon edhe ndihmën tuaj t’a sfidojë atë sëmundje, Ajo shkruan në një mesazh kurajoz nga shtrati se :” Unë jamë Dorina Mani – jamë 18 vjeçe – vij nga Peshkopia një qytet në verilindje të Shqipërisë, dhe studioj në vitin e fundit në gjimnaz. Nga fundi i dhjetorit 2013, u diagnostikova dhe dola me Luekemi dhe u shtrova në spital ku edhe gjendem aktualisht në përfundimin e fazës së parë të kimioterapisë.”

Më tej ajo sqaron se si e mësoi ajo sëmundjen : ” Në fillim askush nuk ma tha të vërtetën në lidhje me sëmundjen me pretesktin se ishte thjesht një anemi pak e rëndë, por pas 21 ditësh fillova të kisha humbje të flokëve dhe ky ndoshta ishte momenti i parë,  kur unë zbulova sëmundjen time, që më pas mjekët më thanë se kisha nevojë për një transplant në palcën kurrizore, i cili sipas tyre nuk realizohet dotë në Shqipëri. Ky lloj transplanti më kan thënë kushton 200 mijë Euro .”

Kurse, për arsye ekonomike se familjae saj nuk i disponon një shumë kaq të madhe, në luftë me jetën e saj është e detyruar të kërkojë ndihmë, tashmë tek të gjithë shqiptarët, në Shqipëri, Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbasi ëndrra e saj është që Dorina të shërohet dhe që ajo mund të shkojë përsëri në shkollë dhe të kthehet përësëri pranë familjes dhe shokëve e shoqeve të saj – të bëhet një financiere në të ardhmen që tju ndihmojë njerëzve – por mbi të gjitha të jetojë edhe ajo si të gjithë ne.

Zëri i saj na thërret dhe na djek kudo : “Ju luetem më ndihmoni se kam me të vërtet shumë nevojë për ndihmën tuaj dhe të çdo kujt që dëshiron të shpëtojë një jetë – një vajzë të re 18 vjeçe – Ju faleminderit !”/B.SINA/

Xhirollogaria për Dorina Valbona Mani :

 Llogaria bankare për transferë në Banka Kombëtare Tregëtare IBAN.AL,1320511179752946 CLIDCFUSDW – SWIFT : NCBAALTX

 

Filed Under: Sociale Tagged With: Dorina Mani, Leukemia, ndihme

Nje marshim-proteste ne Washington kunder abortit, nen moton:March For Life – 2014 !

January 26, 2014 by dgreca

Nga Valentin Lumaj/

Te merkuren e kaluar, date 22 Janar 2014 , mbi 400 mije amerikanë marshuan perpara Kongresit Amerikan dhe Gjykates se Larte nen moton “March for Life”. Ky aktivitet eshte i pervitshem dhe perfaqeson nivelin me te larte te ndergjegjes njerezore, pasi kundershton Abortin e femijeve te palindur, dhe eshte totalisht pro jetes dhe politikave qe mbeshtesin ndihmen ndaj nenave dhe femijeve para dhe pas lindjes.

Eshte viti i dyte radhazi qe Kisha Katolike e Zojes Pajtore ketu ne Michigan ndjek kete aktivitet. Edhe kete rradhe famullia jone u perfaqesua nga nje grup modest, te udhehequr nga Don Ndue Gjergji, ky njeri i palodhur, simbol dijes, i paqes dhe bashkepunimit mes shqiptareve. Megjithese nje udhetim i veshtire dhe nje mot te ftohte dhe jo te favorshem, ata percollen ne Washington DC , mes besimit, lutjeve dhe shpirtit protestues, mesazhin pro jetes.
Disa fakte mbi Abortin:
41 vjet me pare, ne vitin 1973, Gjykata e Larte ( Supreme Court), ne Shtetet e Bashkuara miratoi ne thelb te drejten kushtetuese te abortit, kurdo nje qytetare e kerkon. Qysh nga ajo kohe, miliona amerikane s’kane pushuari se kerkuari per te rivendosur te drejten e jetes per cdo qenie njerezore ne kulture dhe ligj. Afersisht gjysma e amerikaneve e indentifikojne veten si “pro-life”, ne mbrojtje te jetes, dhe pro politikave qe mbrojne gruan nga demet e abortit.
Qysh nga ajo kohe Aborti legal ka marre jeten e mbi 56 milion femijeve . Prandaj sot me shume se kurre ne duhet te kuptojme dhe shpjegojme se pse cdo qenie njerezore ka te drejten e jetes ne vend te vdekjes se dhunshme, si dhe, se si aborti viktimizon si femijen , po ashtu edhe nenen.
Disa argumente:
-Aborti merr nje jete femije. Nga momenti i conceptimit apo ngjizjes, eshte formuar nje qenje njerezore e dallueshme dhe e gjalle, e cila meriton te drejten per te jetuar. Cdo qenie njerezore ka te drejten e Zotit per te jetuar si perpara ashtu edhe mbas lindjes.
-Aborti demton nenen gjithashtu. Ai paraqet rreziqe afat shkurtra dhe afat gjata per shendetin fizik dhe emocional te gruas. Si pasoje, grate mund te vuajne infeksione te ndryshme, depresione, apo rritje te rrezikut te lindjeve te parakohshme si dhe komplikacione ne shtatezanite e ardhshme. Akoma ka gra qe nuk e dine, ju fshihet dhe nuk ju tregohet per efektet negative te abortit, apo qe se kuprojne se aborti eshte nje vrasje me dashje.
-Aborti na demton neve te gjitheve, duke krijuar nje kulture te shperfilljes ndaj jetes njerezore. Aborti rrezikon grate, poshteron memesine si dhe denigron atesine, burrat humbasin femijen e tyre, humbasin rolin e tyre si prinder si dhe u demtohet gruaja te cilen duan.
Cdo vit taksapaguesit amerikane, jane te detyruar te subvencionojne industrine e abortit. Sot USA, eshte njera nga vetem kater vendet e botes, se bashku me Kinen, Korene e veriut dhe Kanadane, te cilat lejojne abortin e vone, per cfaredo arsyeje, mbasi femija eshte ne gjendje te mbijetoje jashte barkut te nenes.
Ne 41 vjet, mbi 56 milion jete njerezore jane shkulur legalisht dhe pa meshire nga barku i nenes, vetem ne USA. Barku i nenes, ne vend qe te jete ashtu sic duhet te jete, ashtu sic e ka krijuar Zoti, vendi me i sigurte i jetes, fatkeqsisht eshte kthyer ne vendin me te rrezikuar te jetes. Evidencat thone se nje ushtar amerikan ne vijen e pare te frontit ne Irak apo Afganistan eshte me i sigurte se nje foshnje ne barkun e nanes se vet. Po ti marrim se bashku luften e pare boterore, luten se dyte boterore, luften ne Vietnam, ne Bosnje, ne Kosove, Libi, Irak Egjypt dhe Siri, numri i viktimave te vrare eshte shume me i vogel sesa numri i viktimave te vrare ne barkun e nenes nepermjet abortit legal.
Eshte nje dhimbje, nje brenge, dhe nje revoltim i drejte edhe per mua qe po e shkruaj po ashtu edhe per ty qe e lexon. Ku po shkon kjo shoqeri, cilat vlera mbrojme, ne cilin Zot besojme (in God we Trust)???
Prandaj le t’a ngreme zerin, le te bashkohemi te gjithe kunder abortit te femijeve te gjalle akoma te palindur, le te diskutojme me njeri-tjetrin, t’ja fillojme nga familja jone, tek shoqeria apo tek Kisha e Zojes Pajtore. Ju nena, ne momentin e fundit para abortit, ndalni nje moment, kerkoni ndihme apo keshille. Ne cdo moment mund te kontaktoni dhe te konsultoni me motrat murgesha te Kishes tone apo te kishave tuaja. Ndoshta ne ate moment te fundit varet jeta e nje foshnje te pambrojtur dhe te pafajshme.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Sociale Tagged With: kunder abortit, marshim ne washington, Valentin Lumaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • …
  • 28
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHQIPTARËT NË ARIZONA FESTUAN 7-8 MARSIN
  • “24 Marsi, data e mirënjohjes Kombëtare ndaj USA dhe NATO-s” !
  • Diaspora Amerikane në Nju Jork proteston: “Save Drin River, Save Dibra”
  • Vatra jonë arsimore “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë në Feuerthalen, në kantonin e Zyrihut
  • DUKAGJINI KËRKON RRUGËN!
  • Sot, kujtojmë 143- vjetorin e lindjes së Mit’hat Frashërit
  • KUR PRISHESHIN TEMPUJT, ME SHOKUN E KLASËS VISARIN…
  • Sot 126 vjet nga numri i parë i “Albania”-s me botuesin vetëm 22 vjeç
  • Guri i budallait dhe mendja e zgjuar
  • “Strategjia e Mbrojtjes dhe Zhvillimit të interesave Kombëtare”!
  • Kalendar: 24 Marsi 1999, Dita që i hapi shteg Lirisë e Pavarësisë së Kosovës
  • LIRIE (LYDIA) MEMETI, NJË HISTORI SHQIPTARE FRYMËZUESE
  • Vjena – Qytet i Requiemeve – Requiem për Musinenë!
  • Tregimi për zonjat e suksesit shqiptar- ideja që jeton pa kohë
  • Ish-diplomati Syla, ftesë qeverive tona t’i promovojnë shtetet në SHBA, Kanada dhe Izrael

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT